Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Policia e kallëzoi në SPAK për shkak te tensioneve në Kuvend, Monika Kryemadhi e pret lajmin duke kërcyer (VIDEO)

By: V K
1 October 2024 at 15:28

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është mes atyre opozitarë që policia i referoi në SPAK, pas tensioneve të një ditë me parë në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget.

Por mesa duket këtë kallëzim, deputetja Kryemadhi e ka marrë me shumë sportivitet. Në rrjetet sociale, ish-kryetarja e LSI ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer, ndërsa shkruan: “Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk m`u ndanë sa majtas djathtas”.

“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thote policia.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

The post Policia e kallëzoi në SPAK për shkak te tensioneve në Kuvend, Monika Kryemadhi e pret lajmin duke kërcyer (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Presidenti Bajram Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse

By: V K
1 October 2024 at 15:09

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar kreun e ri të NATO-s Mark Rutte. “Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse”.

Presidenti Begaj, uroi Mark Rutte për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Në urimin e tij, Begaj shpreh besim se, nën drejtimin e tij, Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse.

“Shumë urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”, – shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.

Mark Rutte, mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.

The post Presidenti Bajram Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik/ Përplaset autobusi, humbin jetën 20 fëmijë (VIDEO)

By: V K
1 October 2024 at 14:53

Një aksident tragjik ka ndodhur në kryeqytetin e Tajlandës, ku më shumë se 20 fëmijë dyshohet se kanë vdekur.
Autobusi me të cilin udhëtonin dhjetëra nxënës shkolle, u përplas dhe më pas u përfshi nga flakët në Bankok.

Një pjesë prej fëmijëve dhe disa mësues kanë arritur të dalin të gjallë, ndërkohë rreth 20 të vegjël për fat të keq janë konstatuar pa jetë.

Pamjet e publikuara tregojnë se autobusi është shkatërruar plotësisht nga zjarri. Hetuesit thuhet se nuk kanë mundur të hyjnë në automjet për shkak të rrezikut nga flakët.

Autobusi ishte një nga tre mjetet që po transportonin fëmijë dhe mësues që ktheheshin nga një ekskursion në shkollë në provincën veriore të Uthai Thani.

Ministri i Transportit tha se autobusi funksiononte me gaz natyror të kompresuar, duke e quajtur ngjarjen tragjike.

Kryeministri i Tajlandës, ndërkohë, ka urdhëruar ministrat që të vizitojnë vendin e ngjarjes.

Autobusi po udhëtonte në një autostradë në Bangkok, kur një gomë shpërtheu, duke e bërë atë të përplasej me një pengesë, tha një punonjës shpëtimi.

Pamjet video nga vendi i ngjarjes treguan flakët duke përfshirë autobusin ndërsa ai digjej nën një mbikalim, re të mëdha tymi të dendur të zi që ngriheshin në qiell.

Tajlanda ka një nga rekordet më të këqija të sigurisë rrugore në botë, me automjete të pasigurta dhe drejtim të dobët që kontribuojnë në numrin e lartë vjetor të vdekjeve.

The post Aksident tragjik/ Përplaset autobusi, humbin jetën 20 fëmijë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit me burg, zbardhet kërkesa drejtuar Gjykatës së Lartë

By: V K
1 October 2024 at 14:41

Katër ditë pas dënimit me burg, Ervin Salianji, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimit me burg.

Ndër të tjera, në shkresë argumentohet se pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1, ç`ka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së

Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhet në kërkesë.

The post Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit me burg, zbardhet kërkesa drejtuar Gjykatës së Lartë appeared first on Albeu.com.

I vodhi pensionin një të moshuare, procedohet arkëtari i postës në Fier

By: V K
1 October 2024 at 14:13

Prokuroria e Fierit, ka nisur procedim penal ndaj arkëtarit të një poste, i cili dyshohet se i falsifikoi firmën një të moshuare.

Sipas të dhënave, arkëtari i postës, E. P., 36-vjeç dyshohet se e falsifikoi firmën me qëllim përvetësimin e pensionit të të moshuarës.

Ky incident regjistrohet teksa shënohet Dita Botërore e të Moshuarve, teksa në vendin tonë prej ditës së sotme hyri në fuqi dhe indeksimi i pensioneve.

The post I vodhi pensionin një të moshuare, procedohet arkëtari i postës në Fier appeared first on Albeu.com.

Edhe Enveri të ngrihet nga varri nuk trembemi/ Berisha thirrje këshillave bashkiakë dhe drejtuesve vendorë: Mosbindje civile

By: V K
1 October 2024 at 13:48

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar deklaratën e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, se do ta çojë zjarrin e djeshëm në Kuvend në SPAK, duke i kujtuar se deputetët e opozitës nuk tremben.

Berisha u bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiakë për mosbindje civile.

“Dënoj deklaratën e bastardit me tre mbiemra, bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës. I them këtij bastardi skundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë deri në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë. I them këtij banditit të shndërruar në ministër për biografinë e tij çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria sepse opozita dhe opozitarët do të japin vendin që meriton.

Së treti, jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale të bëjnë gjithçka, mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze. Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, deklaroi Berisha.

The post Edhe Enveri të ngrihet nga varri nuk trembemi/ Berisha thirrje këshillave bashkiakë dhe drejtuesve vendorë: Mosbindje civile appeared first on Albeu.com.

Nga sot nis indeksimi i pensioneve në masën 4.1 %

By: V K
1 October 2024 at 13:25

Duke nisur nga dita e sotme 1 Tetor 2024, nis indeksimi i pensioneve në masën 4.1 % për 791 257 pensionistë. Indeksimi bëhet duke u bazuar në llogaritjen e Institutit të Statistikave të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024, për mallrat e shportës për pensionistët.

Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024.

Synim kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve, kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.

Qeveria ka paralajmëruar se nga mesi i këtij muaji, do të nisë edhe konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për skemën e re në fokus do të jetë vendosja e barazisë mes profesioneve me të ardhura të njëjta.

Nga ana tjetër, ai ka deklaruar edhe se bonusi i fundvitit, këtë dhjetor do të jetë më i lartë sesa në vitet e shkuara.

The post Nga sot nis indeksimi i pensioneve në masën 4.1 % appeared first on Albeu.com.

Grabitja e 4.6 mln euro në Rinas/ Dështon seanca për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës

By: V K
1 October 2024 at 12:35

Seanca për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës, lidhur me grabitjen e 4.6 milion euro në Aeroportin e Rinasit, ka dështuar.  Shkak u bë Atalanta Zeqiraj, për të cilën gjykata njoftoi palët se kishte probleme shëndetësore teksa nuk u caktua datë për seancën e radhës, pasi mund të caktohet në gjyqtar tjetër për zëvendësimin e saj.

Në seancën e kësaj të marte, SPAK do të vinte me konkluzioneve dhe paraqitjen e pretencës, si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc.

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme, ka dënuar në Tetor 2023 me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Numri dy i bandës, Klement Çala, do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite.

Ndërsa i akuzuari si pjesë e bandës është edhe Talo Çela, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati, duke u zhvilluar në mungesë.

The post Grabitja e 4.6 mln euro në Rinas/ Dështon seanca për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës appeared first on Albeu.com.

Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të Partisë Demokratike

By: V K
1 October 2024 at 12:19

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 në  Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

F. N., 53-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

G. B., 38-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

B. N., 39-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

Dh.Ç.(T)., 51-vjeçe,
F. H., 56-vjeç,
Xh.M., 57-vjeç,
L.G., 52 vjeç,
A.Gj., 50-vjec
I.Zh., 37-vjeçe,
L.M., 47-vjeçe,
D.S., 59-vjeç,
L.B., 61-vjeç,
L.H., 57-vjeç,
A.D., 57-vjeç,
E.B., 51-vjeç,
E.Xh., 39-vjeçe,
S.K., 40-vjeçe,
S.K., 43-vjeç,
E.S., 66-vjeç,
K.M., 62-vjeç,
V.D., 56-vjeç,
M.K., 50-vjeçe;
I.Ç., 60-vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të Partisë Demokratike appeared first on Albeu.com.

I doli emri në bisedat e SKY ECC, ish-gjyqtari Besnik Hoxha paraqitet në SPAK

By: V K
1 October 2024 at 11:44

Ditën e sotme, ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha, është paraqitur në SPAK. Emri i tij përmendet në dosjen ‘Zarka’ për çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes. Njëri nga të dyshuarit e quan ‘Beso grupi’ dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen ‘Besnik Hoxha shkodrani’.

Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranes të përmendur për ‘Toyota Yaris’, ish-prokurotë dhe ish-gjyqtarë, një anëtare e Klp që ka qenë mes prokurorëve të ‘Toyota Yaris’ dhe prokurorë apeli.

 

The post I doli emri në bisedat e SKY ECC, ish-gjyqtari Besnik Hoxha paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali: Kemi hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria vend që prodhon siguri dhe paqe

By: V K
1 October 2024 at 11:20

Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore të zhvilluar në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali,u shpreh se Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit në BE.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se vendi ynë, me rritjen e saj ekonomike dhe zhvillmet e brendshme, prodhon siguri, paqe e miqësi mes kombeve dhe popujve.

Elisa Spiropali: Vitet e fundit Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme e kontribute për siguri e paqe. Presidenca e OSBE dhe anëtarësia në Këshillin e Sigurimit, kanë dëshmuar lidershipin e vendit tonë për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë, vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe rajonet e trazuara të botës.

Me zhvillimet e saj të brendshme, rritjen ekonomike, kontributin në zhvillimet e integrimet rajonale, partneritetin si anëtare e denjë e NATO-s, arritjes drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria është bërë sot një vend që prodhon sot kohezion, siguri e paqe, e miqësi mes kombeve e popujve.

Në çështjen e integrimit në BE, Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit.

The post Elisa Spiropali: Kemi hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria vend që prodhon siguri dhe paqe appeared first on Albeu.com.

Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (EMRI)

By: V K
1 October 2024 at 10:59

Risena Xhaja, është emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Xhaja do të zëvendësojë në këtë post, drejtorin e komanduar pak muaj më parë, Idriz Haxhiaj.

Xhaja vjen në këtë detyrë pas një përvojë të gjatë në administratë, në nivele drejtuese. Më herët, ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024.

Gjithashtu, nga marsi deri në korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP), periudhë gjatë së cilës kjo agjenci arriti të mbledhë mbi 831 milionë lekë detyrime të pakthyera nga palët e treta sa i përket kredive të akorduara përmes skemave të garancive shtetërore.

Kush është Risena Xhaja?

Me një karrierë të spikatur thuajse 20-vjeçarë në administratën publike, znj. Xhaja ka qëndruar nga viti 2019 deri në 2023 në pozicionin e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si edhe Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues i komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni.

Në vitin 2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës. Anëtare e organit këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë për ekzekutimin e vendimeve penale, Kryetare e Bordit te Universitetit të Arteve nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve dhe nga viti 2016 deri në vitin 2019, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht në këtë periudhë ka ushtruar funksionin e inspektorit të jashtëm financiar pranë Ministrisë së Financave.

Znj.Xhaja e nisi karrierën e saj në administratën publike në qershor 2002, në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku edhe në vijim, nga viti 2006 ushtroi funksionet e Drejtorit në Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin në Ministrinë e Kulturës.

The post Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Agron Shehaj paralajmëron burgosjen e tij: Mund të kem fatin e Salianjit në gjyqin me Gjiknurin

By: V K
1 October 2024 at 10:53

Mbrëmjen e djeshme, deputeti Agron Shehaj, tekas ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel,  lidhur me çështjen e Ervin Salianjit, i cili që prej ditës së premte vuan dënimin në burgun e Fierit, pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë, ai paralajmëroi edhe burgosjen e tij.

Shehaj u shpreh se mund të ketë fatin e Salianjit, pasi vetë demokrati ka një gjyq me socialistin Damian Gjiknurin, për shpifje.

Ndër të tjera, Shehaj tha se situata është shumë e rëndë.

Deputeti komentoi edhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku tha se do të jenë formale.

“Nuk isha se nuk dyshoja se do ndodhte kjo që ndodhi. Nuk dua të gjykoj kolegët e opozitës, por besoj se kjo nuk mjafton. Kemi 12 vjet që pas çdo skandali bëjmë diçka të ngjashme. Mendoj se duhet diçka më shumë. Harrojmë që njerëzit duhet të kenë besim te ne. Situata është shume e rëndë… situata me Salianjin ndryshon çdo gjë. Nëse ndjekim këtë logjikë, edhe unë do dënohem me burg. I bie që do më hedhin në gjyq dhe do më çojnë në burg. Kushdo në Shqipëri, pas asaj që ndodhi është më pak i sigurt, i lirë seç ishte më parë. Të ishte kritik ndaj qeverisë, administratës. Kjo është shumë e rëndë.

Kjo nuk është një gjë që lind nga hiçi, ishin të gjitha shenjat. E kam thënë dhe sulmohem kur e them që zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë formalitet. Nëse themi që gjendja është e rëndë është sepse është e rëndë, dhe kërkon që të përfshihemi, dhe jo të ikim. Ne duhet të shohim realitetin në sy, është si njeri sëmurë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e ardhshme si do shkojnë. Unë them që ne duhet të themi të vërtetën.

Sot e kuptuam ne se Salianji u dënua? Unë kam një gjyq me Gjiknurin, që më akuzon se kam shpifur. Më ka hedhur në gjyq, unë e di shumë mirë si do shkojë ai gjyq. Nuk ka gjykatës apo prokurorë, hiq ndonjë që ka gjasa nga SPAK”, u shpreh Shehaj.

The post Agron Shehaj paralajmëron burgosjen e tij: Mund të kem fatin e Salianjit në gjyqin me Gjiknurin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ E pyetën për Kaderin, Lumbardhi nervozohet: A po të dukem si…

By: V K
1 October 2024 at 10:45

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë. Ishte Kaderi ajo e cila bëri publike ndarjen, madje ka hedhur akuza për fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.

Ish-futbollisti, në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë”, nuk ka dashur të flasë fare për këtë çështje. Ai u duk i nervozuar teksa u pyet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.

“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai, duke vijuar më tej: “A po të dukem si i lënduar”?

Më tej, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherë për gjërat që ka kaluar në jetë.

The post VIDEO/ E pyetën për Kaderin, Lumbardhi nervozohet: A po të dukem si… appeared first on Albeu.com.

Salianji riposton foton simbolike me peshkun e madh në Parlament: Këtu lejohen vetëm peshkaqenë (FOTO)

By: V K
1 October 2024 at 10:40

Mëngjesin e sotëm, Ervin Salianji  ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale, nga burgu i Fierit. Ai ka ripostuar një foto të disa viteve më parë, me një peshk të madh të cilin e mbante në duar, përballë Kuvendit, si simbolikë që “peshqit e mëdhenj të politikës të përfundonin pas hekurave”, shkruan ai.

Duke zbuluar se çfarë i ka thënë një nga punonjësit e Gardës, Salianji ka vetëm një thirrje: “Reagoni”.

Postimi i Ervin Salianjit:

Mirëmëngjes!

Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!

Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.

Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeminsitrit.
E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…

Reagoni!

The post Salianji riposton foton simbolike me peshkun e madh në Parlament: Këtu lejohen vetëm peshkaqenë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Surprizat e motit/ Sinoptikania Anira Gjoni: Shi dhe shtrëngata, ja zonat që do ketë problematika

By: V K
1 October 2024 at 10:34

Muaji Tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale në të gjithë vendin. Sinoptikania Anira Gjoni, teksa fliste në studion e lajmeve të “Ora News, solli dhe parashikimin e motit në këto ditë të para të tetorit.

Parashikimi i motit nga Anira Gjoni:

Muaji nis me temperatura pak më të freskëta se sa muaji shtator. Përgjatë këtyre dy ditëve kemi pasur një rënie të temperaturave sipas vlerave minimale, ashtu dhe atyre maksimale.

Gjatë ditës së sotme temperaturat maksimale do të shkojnë:

– Në bregdet, 22 gradë

– Në zonat e ulëta, 23 gradë

– Në zonat malore deri në 17 gradë.

Ndërsa për ditën e nesërme, pra të mërkurën presim që ato të jenë në të njëjtat nivele, me një rritje prej 1 gradësh.

Ndërsa dita e enjte do të jetë ajo që do të sjellë një rritje prej 2-3 gradësh. Por, nga ana tjetër, ditën e enjte do të kemi dhe rikthimin e reshjeve të shiut, të cilat do të na shoqërojnë përgjatë dy ditëve në vijim.

Dita e enjte dhe e premte, do të shoqërohet me shira në të gjithë qarqet e vendit.

Fillimisht, të enjten reshjet do të nisin në Shkodër dhe në Lezhë, më pas ato do të shtrihen në të gjitha qarqet gjatë natës dhe ditës së të premtes.

Në disa zona këto rreshje mund të sjellin problematikat si pasojë e shtrëngatave të shiut.

Temperaturat në fund të javës pritet të jenë më të larta, konkretisht ditën e enjte ato do të jenë: Në zonat e ulëta, 28 gradë, ndërsa ato minimale do të pësojnë një rritje prej 2-3 gradësh që përcillet me vlerat maksimale.

Ndërsa fundjava, pra dita e shtunë dhe e dielë presim që të ndërpriten reshjet e shiut.

The post Surprizat e motit/ Sinoptikania Anira Gjoni: Shi dhe shtrëngata, ja zonat që do ketë problematika appeared first on Albeu.com.

Cekes së Beratit i mbyllin saraçineskën, zgjidhet problemi i mbifaturimit të ujit (VIDEO)

By: V K
1 October 2024 at 10:24

Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe me emrin e tij si Cekja i Beratit, i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” më 25 shtator.

Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj.

Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit. Ai tregoi për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi.

“Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, u shpreh ai.

Më pas, ai tregoi se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme, duke i zeruar ato në korrik të 2024.

Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor. Faturat e korrikut dhe gushtit janë në vlerën 11500 lekë. Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

Fiksi e zgjidhi problemin e Cekes pas disa ditësh.

“Pas marrjes së ankesës grupi i verifikimit është dërguar në terren për të kryer kontrollin përkatës. Sipas konstatimeve të grupit, matësi i ujit lexon saktë dhe nuk ka probleme teknike. Megjithatë, është vërejtur një konsum i lartë i ujit, i cili pas kontrolleve të kryera janë si rezultat i një rrjedhje në banesë. Kjo rrjedhje është shkaktuar nga një saraçineskë e dëmtuar, e cila ishte konstatuar gjatë kontrollit. Janë ndërmarrë masat e nevojshme për riparimin e rrjedhjes.

Ky rast tregon rëndësinë e mirëmbajtjes së rrjetit të brendshëm për të shmangur konsumet e panevojshme të ujit dhe kostot shtesë që mund te krijohen për abonentët”, shkruhet në reagimin e UKS.

The post Cekes së Beratit i mbyllin saraçineskën, zgjidhet problemi i mbifaturimit të ujit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi: Parlamenti jashtë funksionit, të gjithë në shesh para kryeministrisë së krimit (FOTO)

By: V K
1 October 2024 at 09:51

Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, shprehet se pas ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Shqipërisë si rrjedhojë e burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, tashmë nuk ka kthim pas për opozitën.

Teksa publikon pamjet kaotike në shkallët e godinës së Kuvendit, ku deputetët i vunë flakën karrigeve të sallës së seancave plenare, Maliqi thotë se e djeshmja është një akti i mbarë i fillimit të mbrojtjes së fjalës së lirë, të demokracisë, votës dhe të ardhmes.

“S’ka kthim pas. Fillim i mbarë në mbrojtje të fjalës së lirë, të demokracisë, votës, së ardhmes.

Në 7 Tetor të gjithë në shesh para Kryeministrisë së krimit, drogës, shpopullimit, më pas në çdo rrugë e shesh në Tiranë dhe në shkallë vendi, kundër Regjimit, mafies, narkoshtetit, drejtësisë së kapur, skandaleve korruptive.

Parlamenti jashtë funksionit. Qeveri teknike, zgjedhje të lira!

O Sot, o kurrë në protestë, mosbindje, revolucion demokratik pa kthim deri në fitoren e votës së lirë”, shprehet në reagimin e tij ish-deputeti Lefter Maliqi.

ÇFARË NDODHI DJE NË KUVEND?

Ka zgjatur vetëm 25 minuta seanca plenare e pasdites së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje të forta nga opozita.

Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, opozita shkaktoi kaos dhe tensione, ku nuk mungoi përplasja e deputetëve demokratë me Gardën e Republikës.

Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ.

Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, opozita shkaktoi kaos dhe tensione, ku nuk mungoi përplasja e deputetëve demokratë me Gardën e Republikës.

Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ.

“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.

Pas deklaratave, deputetët e opozitës i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë Parlamentit.

Menjëherë pas përplasjeve, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, e frikësuar njoftoi mbylljen e seancës së djeshme parlamentare.

Ky aksion i opozitës pati si arsyetim kryesor dënimin me burg të Ervin Salianjit, me Partinë Demokratike që ka paralajmëruar më herët përgjigje të ashpër kundrejt qeverisë.

“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, paralajmëroi Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.

The post Lefter Maliqi: Parlamenti jashtë funksionit, të gjithë në shesh para kryeministrisë së krimit (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet tek “Drejtësia” në Shkodër/ Vajza: Bab, doli Senada 5, babai: Ah plehra, pse për 5 pagova unë, hajt se e gadisim mirë

By: V K
1 October 2024 at 09:19

Një dosje penale që mban Nr. 474, e cila është regjistruar në Prokurorinë e Lezhës, për ndjekjen e një rasti të prodhimit dhe shitjes së drogës, ka nxjerrë zbuluar një seri bisedash të përgjuara, që flisnin për një episod korruptiv në sistemin e Drejtësisë dhe në sistemin universitar në Shkodër.

Për shkak të kësaj situate prokurorët e Lezhës, duke vlerësuar çështjen, kanë vendosur që bisedat e përgjuara t’ia dërgojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK në Tiranë.

Këto përgjime dhe të tjera të kryera më pas nga SPAK, u kthyen në gurin e themelit të një dosje penale që mban Nr. 546, ku të pandehur për korrupsion pasiv përfunduan profesorët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, si: Dekani Gasper Kokaj, shefja e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi dhe pedagogia pranë këtij Departamenti, Luljeta Zefi.

Nën akuzë për korrupsion aktiv, kanë përfunduar dhe Lekë Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët janë prindërit e dy studenteve që kishin ngelur në provimet e “Masterit”.

Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim për t`i vendosur nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.

Ndërkohë, megjithëse ata janë marrë të pandehur, prokuroria e Shkodrës nuk ka kërkuar në gjykatë asnjë masë sigurimi për pezullimin e përkohshëm të tyre.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka zbuluar dosjen e këtij rasti korruptiv brenda Universitetit të Shkodrës, ku një numër i lartë komunikimesh të përgjuara nga SPAK tregojnë se për të kaluar, duke arritur notën “5” në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër, duhet të paguaje.

SPAK ka përgjuar numrat telefonikë të Lekë Tonit,i cili diskuton për data provimesh, shuma monetare dhe pedagogë. Nga verifikimet ka rezultuar se Lekë Toni ka dy vajza, të cilat janë në moshë për të ndjekur studimet e arsimit të lartë.

Në përgjim është vendosur dhe Pëllumb Ndreca, i cili rezulton se ka një vajzë në moshë për të ndjekur studimet e larta, e cila quhet Arlinda Ndreca.

Nga konteksti i shumë bisedave të përgjuara, duket sikur këta dy persona dhe fëmijët e tyre, komunikojnë në lidhje me provimet, ku vajzat e tyre nuk kanë marrë notë kaluese dhe mundësinë që të gjejnë një zgjidhje për të kaluar, duke ofruar para tek pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër.

Mes shumë bisedave mund të evidentohet komunikimi i përgjuar mes studentes Fiona Toni dhe babait të saj Lek Toni, i cili është zhvilluar në datën 3 tetor 2021.

Mes të tjerave, Fiona i thotë babait se teksa kishte dhënë provimin në lëndën “E drejta Evropiane dhe legjislacionit kombëtar”, me pedagogen Senada Reçin, ajo ishte vlerësuar me notën “5”.

Por me këtë vlerësim nuk ishte dakord babai i studentes Lek Toni, i cili i shprehet se ajo (Pedagogia) është një plehrë pasi nuk ishte paguar për ta vlerësuar me “5”.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Fiona:Bab doli Senada, 5″.

Leka:A plehëra për pesë pagujta”!

Fiona:Po plehja. Po hajd ishalla po marr notë të mirë në temë diplome me kompensu”.

Leka:Se e gadisim mirë”.

Nisur nga kjo situatë Prokuroria ka sekuestruar procesverbalet e provimit të dhënë në sezonin e vjeshtës nga studentja Fiona Toni, e cila në 30 shtator 2021 për lëndën “E drejta e konsumatorit”, me komision i përbërë nga Luljeta Zefi dhe Merisë Rukaj, është vlerësuar me notën 9 (nëntë).

Ndërsa në provimin e datës 3 Tetor 2021, sipas bisedës së mësipërme për lëndën “E drejta Evropiane dhe legjislacioni kombëtar”, të dhënë në datën 24 shtator 2021, komisioni i përbërë nga Senada Reçi dhe Merisë Rukaj, ka vlerësuar studenten Fiona Toni me notën 5 (pesë).

Ndërkohë, me procesverbalin e datës 8 Tetor 2021 “Mbrojtje teze”, komisioni i përbërë nga: Dr. Gasper Kokaj, Senada Reçi dhe Phd. Roland Dodani, Fiona Toni është vlerësuar me notën 7 (shtatë).

Sipas Prokurorisë, në përgjigjen shkresore të përcjellë nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, konstatohet se përputhen datat, notat e provimeve dhe emrat e pedagogëve me komunikimet telefonike dhe ato të këqyrura në “WhatsApp”.

Mbi bazën e këtyre përgjimeve dhe krahasimeve me procesverbaleve të vlerësimit të provimit me notë kaluese për dy studentet Fiona Tonij dhe Arlinda Ndreca, prokurorja e Shkodrës Besmira Vishe, ka vendosur të marrë të pandehur Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e korrupsionit pasiv.

Bashkë me Dekanin e Drejtësisë, e pandehur për korrupsion është marrë dhe shefja e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi, pedagogia pranë këtij departamenti, Luljeta Zefi, si dhe dy prindërit e vajzave.

Tashmë që prej datës 18 shtator 2024, kjo çështje kundër 5 të pandehurve është zbritur për t’u gjykuar në gjykatën e Shkodrës, ku do jetë gjyqtarja e seancës paraprake Egla Mirashi, që do vendosë nëse dosja kundër profesorëve do kalojë për gjykim apo do kthehet sërish në prokurori për plotësim hetimesh.

The post Zbardhen përgjimet tek “Drejtësia” në Shkodër/ Vajza: Bab, doli Senada 5, babai: Ah plehra, pse për 5 pagova unë, hajt se e gadisim mirë appeared first on Albeu.com.

Motrat binjake të ndara prej lindjes, ribashkohen për herë të parë dhe krahasojnë tiparet e tyre (FOTO)

By: V K
1 October 2024 at 09:12

Dy motra binjake të adoptuara nga familje të ndryshme kur ishin vetëm pesë muajshe, janë ribashkuar së fundmi në SHBA. Binjaket bënë një ribashkim emocional kur mësuan se motra, ilustruar ne një program të njerëzve të humbur në televizion.

Në 1964, kur Michele Mordkoff e Allison Kanter ishin vetëm pesë muajshe, ato u adoptuan nga familje të ndryshme.

Dy familjet nuk ishin informuar se ato ishin motra, pasi kujdestarët menduan se ishte më mirë që ato të kishin kujdesin e familjeve të reja.

Michele e Allison nuk dinin që kishin motër por në vitin 2018, Michele ndiqte programin televiziv ‘Three Identical Strangers’ ku një treshe trinjakësh ishin dhene per adoptim nga shërbimet sociale dhe më pas ishin ndarë, sipas nje skeme eksperimentale.

Kjo bëri që Michele të kërkonte për ADN-në e saj dhe historinë familjare në rrjetin Ancestry.com, ku mësoi se kishte një anëtar të afërt familjeve për të cilin nuk dinte gjë, shkruan rrjeti CNN.

Michele vendosi të kontaktonte me personin që faqja e internetit thoshte se ishte i afërmi i saj, dhe rrjedhimisht dërgoi mesazhin te i biri Allison.

Ai më pas i tha nënës së tij:Mama dikush më kontakton për të thënë se është familjar i yti prandaj më jep numrin e çertifikatës së lindjes”.

Shifrat treguan se Allison e Michele ishin motra binjake.

“Unë u shokova pasi mendoja se dikush më kishte vjedhur identitetin”, kujton Allison.

“Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte por i lexova numrat dhe ai më tha, ‘Mama, është motra jote binjake’”.

Tre javë më vonë motrat e humbura prej kohësh u takuan ballë për ballë në New York, ç`ka u dokumentua asokohe nga rrjeti The Atlantic.

Michele e Allison, mësuan se ishin adoptuar dy ditë njëra pas tjetrës.

Ato e quanin të padrejtë që nuk ishin informuar kurrë se ishin ndarë apo se kishin një motër binjake.

“Është e çuditshme, jo vetëm sepse më ngjan por sepse kjo është e vërtetë dhe e dhimbshme”, thotë Michele në takim.

Megjithëse dy motrat nuk janë identike, ato zbuluan se kishin të njëjtat krahë, të njëjtat duar të vogla dhe shumë tipare të tjera te ngjashme.

Hetimet mbi adoptimin e Michele e Allison, zbuluan se shumë binjakë të dhënë për adoptim ishin ndarë në mënyrë të ngjashme në vitet 1960 si pjesë e një skeme të kontestuar eksperimentale adoptimesh, shkruan rrjeti britanik Ladbible.

The post Motrat binjake të ndara prej lindjes, ribashkohen për herë të parë dhe krahasojnë tiparet e tyre (FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌