Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Takimi i Procesit të Berlinit, cilat janë marrëveshjet rajonale që u diskutuan

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 22:46

Ministrat e jashtëm të vendeve evropiane dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan të martën në Berlin për të diskutuar planet për integrimin e rajonit në BE.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock priti takimin si pjesë e Procesit të Berlinit për të diskutuar integrimin e rajonit në bllok.

Sipas një deklarate pas takimit, pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor ranë dakord për elemente të shumta për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e tregut të përbashkët rajonal.

Në deklaratë thuhet se një arritje e dukshme nga procesi është Marrëveshja për Akses në Arsimin e Lartë dhe Pranimin në Studimet e Lartë në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo marrëveshje synon t’u japë studentëve të drejtën për të ndjekur studimet në institucione të arsimit të lartë të akredituar dhe promovon lëvizshmërinë e studentëve,” tha ajo.

Marrëveshja do të përmbyllet në Samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.

Pjesëmarrësit miratuan gjithashtu një deklaratë mbi Standardet Rajonale të Kontrollit të Investimeve të Huaja Direkte (FDI) për Ballkanin Perëndimor Gjashtë.

Një Deklaratë e përbashkët mbi Aksesin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit u ra dakord gjithashtu për të inkurajuar partneritetet kërkimore dhe inovative dhe për të lehtësuar një ekosistem dinamik rajonal të inovacionit.

Marrëveshjet dhe deklaratat e së martës do të përfundojnë në Samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme gjermane Angela Merkel për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përshpejtuar integrimin e këtyre vendeve në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Takimi i Procesit të Berlinit, cilat janë marrëveshjet rajonale që u diskutuan appeared first on Euronews Albania.

Panik në Izrael, Ambasada në Tel Aviv njoftim të rëndësishëm për shqiptarët atje

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 22:08

Ambasada shqiptare në Izrael ka dhënë një njoftim për të gjithë shqiptarët që ndodhen shumë pranë vatrave të nxehta të sulmeve ajrore iraniane.

Përmes deklaratës ju bëhet apel gjithë qytetarëve shqiptarë që në raste emergjence të kontakojnë përmes numrit të telefonit ose adresës elektronike të ambasadës.

Për lehtësi është sugjeruar që të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael të kontakotojnë për ndihmë përmes mesazheve në Whats App.

Ky njoftim vjen pasi këtë të martë Irani ka sulmuar me 200 raketa balistike Izraelin.

Njoftimi i ambasadës është kritik për sigurinë e qytetarëve shqiptarë atje, duke ofruar informacion të rëndësishëm dhe kanale kontakti në raste emergjente.

Njoftimi i Ambasadës:

“Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:

+972 544806601

+972 549042813

si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

[email protected]

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në ËhatsApp apo në telefonat celularë. Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Faleminderit!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Panik në Izrael, Ambasada në Tel Aviv njoftim të rëndësishëm për shqiptarët atje appeared first on Euronews Albania.

A do të kthehet Libani si Gaza? Eksperti Beqa ngre alarmin

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 21:52

Këtë të martë Irani ka lëshuar 200 raketa balistike drejt izraelit, sulm të cilin Garda Revolucionare e Iranit e ka cilësuar si një hakmarrje ndaj  të vrasjes së Nasrallah dhe nëse Izraeli përgjigjet do të pësojë një goditje edhe më të fortë.

Nisur nga kjo situatë, eksperti i Marrdhënieve Ndërkombëtare, Mentor Beqa u shpreh në Noë me Erla Mëhillin se ekziston një rrezik i madh që Libani të kthehet në një vend si Gaza.

Në analizën e tij eksperti ngriti një hipotezë, nisur nga një deklaratë e Izarelit në vitin 1982 ku shprehej se pushtimi i Libanit Jugor ishte thjesht një inkursion i shkurtër, e megjithatë e mbajti të pushtuar për 18 vite.

Sipas Beqas, përsëritja e tensioneve dhe dhunës në Lindjen e Mesme, siç ishte rasti në vitin 1982 me invazionin izraelit në Liban, mund të ofrojë një perspektivë për atë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Nëse Libani kthehet në një “Gaza të vërtetë”, për ekspertin kjo do të nënkuptonte një rritje të konflikteve dhe një krizë humanitare të thellë, duke pasur parasysh se Libani ka një histori të gjatë të tensioneve etnike dhe politike.

“Izraeli ka një vit që po sulmon Gazën dhe Hamasin, e nuk ka mundur ta mposht Hamasi, përderisa nuk ka lëshuar 100 pengjet. Të gjithë ekspertët ndërkombëtar thonë se Izraeli nuk e ka mposhtur Hamasin, natyrisht që i ka dhënë një goditje të fortë, por Hamasi është ende aktiv pas një viti. Kryeministri izaelit thonë do hyjmë Liban, që të shkatërrojnë edhe Hezbollahun. Po sa do zgjasë kjo luftë në Liban. Deri tani nga sulmet janë zhvendosur 1 milionë banorë libanez, është bombarduar kampi i palestienzëve me 180 mijë banorë. Tani  çfarë duhet të presim tjetër në Liban,sepse e kemi një precedent të tillë në Gaza, a do të përsëritet e njëjta gjë edhe në Liban? Izraeli ka thën që do jetë inkursion i shkurtër, po e njëjta gjë ka ndodhur në 1982, e njëjta shkurtësi ishte 18 vite. Ka dalë në vitin 200 nga Libani, edhe në atë kohë janë të njëjtat deklarata. A është legjitime të ngremë shqetësimin se  çfarë do ndodhë në Liban duke pasur parasysh precedentijn historic dhe atë se  çfarë po ndodh në Gaza?” – u shpreh eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do të kthehet Libani si Gaza? Eksperti Beqa ngre alarmin appeared first on Euronews Albania.

“Nëse do kalonin 40% e raketave në Izrael do ishte bërë nami”, përplasen ekspertët

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 21:10

 Irani ka goditur këtë të martë Izraelin me 200 raketa balistike, ku pas kësaj ka pohuar se 80% e raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat e tyre sonte.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmi është në përgjigje të vrasjes së Nasrallah dhe nëse Izraeli përgjigjet do të pësojë një goditje të fortë.

Për të diskutuar rreth ngjarjes dhe pasojave të këtij sulmi, 2 prej të ftuarve në Now me Erla Mëhillin ishin eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj dhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi.

Në fjalën e tij, Krisafi u shpreh se duke njohur gjuhën që përdorin izraelitët, ky sulm ishte shumë i vogël, pvarësisht formës se si u transmetua dhe gjithashtu Izraeli ishte i përgatitur për një kundërpërgjigje të tillë nga iranianët.

Sipas eksperit Krisafi mendohet se duhet të jenë përdorur më pak se 40% e numrit të përgjithshëm të raketave, sepse nëse kjo do të kishte ndodhjur pasojat do të kishin qenë të pallogaritshme.

Mirëpo, eksperti Goxhaj e kundërshtoi këtë qëndrim të Krisafit, duke thënë se mund të jenë përdorur rreth 40% e raketave, të cilat kanë goditur bazat ushtarake të Izraelit.

Pjesë nga emisioni:

Krisafi: Duke qenë se e njoh gjuhën ibraike, nuk mendoj se ka qenë dëm, dëmi ka qenë shumë i vogël. Flitet vetëm për një person të vrarë në Bregun Perëndimor, që është vrarë nga copëzat e raketave të hedhura në ajër. Izraeli ishte goxha i papërgatitur dhe kishin informacione që do të goditeshi. Nëse do kalonun më shumë 40 % e numrit të raketave do ishte bërë nami,”

Goxhaj: Janë goditur baza ushtarake, jo civilë. Irani nuk ka bërë sulm terrorist. Edhe kur u godit baza ushtarake, nuk u dha njoftim.

Krisafi: Nuk mendoj që Izraeli ëhtë gjetur i papërgatitur, sulmi është më shumë për spektakël, nuk ka për qëllim të bëjë ndonjë dëm të madh. Irani ishte i detyruar të përgjigjej dhe mori kohë të përgjigjej. Ajo që kam parë nga kohët e fundit për iranianët është se shihet një lloj frike dhe një lloj  çorientimi brenda tyre. Ka dy ndarje, është pjesa e Gardës Revolucionare që mendon se do përgjigjen ashpër ndaj izraelit dhe pjesa e dytë e presidentit që mendojnë se s’ka nevojë të shkohet deri në këtë pikë.

Sipas përfaqësuesve të Iranit në OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste të regjimit sionist – që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit”.

The post “Nëse do kalonin 40% e raketave në Izrael do ishte bërë nami”, përplasen ekspertët appeared first on Euronews Albania.

Takimi i Procesit të Berlinit| Bregu: Bashkëpunimi nuk është zgjedhje, domosdoshmëri

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 20:21

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që u zhvillua sot në kryeqytetin gjerman.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, vlerësoi punën e RCC-së dhe Sekretares së saj të Përgjithshme, Majlinda Bregu, duke theksuar kontributin thelbësor në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

“Duke bërë bilancin e 10 viteve të Procesit të Berlinit, mund të them se ka shumë për të qenë krenar për arritjet konkrete përmes agjendave tona të bashkëpunimit rajonal. Fluksi i pandërprerë i mallrave kritike gjatë pandemisë dhe më tej, korsitë e gjelbra që janë tashmë realitet jo vetëm brenda Ballkanit, por janë zgjeruar edhe me BE-në; dyfishimi i vëllimit të tregtisë brenda rajonit për mallrat në 5 vite; rritja prej 500% e përdorimit të roaming brenda Ballkanit Perëndimor; afro 1,200 kompani të reja kanë marrë pjesë në tregtinë brenda rajonit; lehtësimi i lëvizjes së fuqisë punëtore dhe trajtimi i dinamikave në ndryshim të tregut të punës dhe zhvendosjeve demografike me njohjen reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë dhe të shtatë profesioneve. Të gjitha këto, të njohura dhe të panjohura, kanë bërë që 82% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të mbështesin bashkëpunimin rajonal,” tha Bregu në takim.

Bregu theksoi se RCC, së bashku me partnerët, është duke punuar në planin e ri të të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratimi i të cilit pritet në Samitin e Procesit të Berlinit më vonë këtë muaj.

“Bashkëpunimi rajonal nuk duhet të jetë vetëm për nënshkrimin e marrëveshjeve, por për zbatimin e plotë të angazhimeve. Nuk mjafton të drejtojmë gishtin ose të presim që të tjerët të udhëheqin. Ka hapësirë që të gjithë të bëjnë më shumë. Ky është një udhëtim kolektiv nëse duam të sjellim ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme. Bashkëpunimi nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri! Ia kemi borxh vetes dhe brezave të ardhshëm,” përfundoi Bregu.

Pas takimit, Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor lëshuan një deklaratë mbi përforcimin e bashkëpunimit, duke vlerësuar arritjet në agjendat e koordinuara nga RCC për CRM.

Ata ranë dakord për Deklaratën e Përbashkët që riafirmon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, që pritet të miratohet në Samitin e Berlinit më vonë këtë muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Takimi i Procesit të Berlinit| Bregu: Bashkëpunimi nuk është zgjedhje, domosdoshmëri appeared first on Euronews Albania.

Sulmi raketor në Izrael, shefi i Pentagonit paralajmëron pasoja të rënda për Iranin

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 20:11

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka thënë homologut të tij izraelit Yoav Gallant se Uashingtoni kishte “rritur gatishmërinë e forcave” në rajon në pritje të sulmit iranian.

Thirrja dukej se kishte ndodhur përpara se Irani të lëshonte qindra raketa drejt Izraelit.

“Sekretari dhe ministri Gallant diskutuan pasojat e rënda për Iranin në rast se Irani zgjedh të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Irani ka lëshuar rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit.

Sipas përfaqësuesve të Iranit në OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste të regjimit sionist – që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit”.

Shtëpia e Bardhë, nga ana tjetër tha të martën mbrëma se presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris po monitorojnë situatën dhe po marrin përditësime të rregullta nga ekipet e tyre të sigurisë kombëtare.

Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ndihmonte mbrojtjen e Izraelit dhe të rrëzonte raketat që synonin Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi raketor në Izrael, shefi i Pentagonit paralajmëron pasoja të rënda për Iranin appeared first on Euronews Albania.

Shtëpia e Bardhë| Biden urdhëron ushtrinë amerikane t’i shkojë në ndihmë Izraelit

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 19:32

Shtëpia e Bardhë tha të martën mbrëma se presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris po monitorojnë situatën dhe po marrin përditësime të rregullta nga ekipet e tyre të sigurisë kombëtare.

Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ndihmonte mbrojtjen e Izraelit dhe të rrëzonte raketat që synonin Izraelin.

Pak më parë, qindra raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit, ngjarje që u bë e ditur në një deklaratë nga ushtria izraelite.

 

Paraprakisht sirenat e sulmit ajror kanë rënë në të gjithë Izraelin qendror, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm rakete.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u bëjnë thirrje izraelitëve që “të qëndrojnë vigjilent dhe të ndjekin saktësisht udhëzimet e komandës së frontit të brendshëm”.

“Me të dëgjuar një sirenë, duhet të hyni në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të qëndroni atje deri në njoftimin e dytë”, thuhet nga IDF.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtëpia e Bardhë| Biden urdhëron ushtrinë amerikane t’i shkojë në ndihmë Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, IDF jep grafikun e vendeve nën alarmin e sulmeve

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 19:19

Pak më parë, qindra raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit, ngjarje që u bë e ditur në një deklaratë nga ushtria izraelite.

Paraprakisht sirenat e sulmit ajror kanë rënë në të gjithë Izraelin qendror, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm rakete.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA ka konfirmuar tani se ushtria e Teheranit ka nisur të lëshojë raketa balistike drejt Izraelit.

IDF ndau një grafik që tregon vendndodhjet e alarmeve për sulm ajror të lëshuara në të gjithë Izraelin në minutat e fundit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u bëjnë thirrje izraelitëve që “të qëndrojnë vigjilent dhe të ndjekin saktësisht udhëzimet e komandës së frontit të brendshëm”.

“Me të dëgjuar një sirenë, duhet të hyni në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të qëndroni atje deri në njoftimin e dytë”, thuhet nga IDF.

The post Irani lëshon raketa drejt Izraelit, IDF jep grafikun e vendeve nën alarmin e sulmeve appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër| Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë tokën me lajthi

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:55

Në Gjirokastër janë rikthyer vatrat e zjarreve ndërsa flakët kanë përfshirë sipërfaqe bujaësore të mbjella me lajthi në zonën e Odries.

Zjarri u shfaq rreth orës 15:25 në rrethinat e fshatit “Andon Poçi”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës dhe 1 automjet mbështetës me 6 efektivë.

Zjarri ndodhej në krahun jugor të fshatit dhe për shkak të bimësisë dhe favorizimit nga era flakët rrezikonin të përhapeshin në dy parcela të mbjella me lajthi që ndodheshin në këtë zonë.

Falë ndërhyrjes në kohë u bë e mundur izolimi i zjarrit në blloqet me lajthi dhe fikja e plotë e tij.

U dogj një sipërfaqe me barëra e shkurre ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër| Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë tokën me lajthi appeared first on Euronews Albania.

Konflikti në rritje Izreal-Hezbollah, SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:48

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave e tyre në Lindjen e Mesme për “disa mijëra”, duke sjellë njësi të reja dhe duke i zgjeruar disa nga njësitë që tashmë ishin të dislokuara atje, tha Pentagoni.

Rritja e pranisë ushtarake të Uashingtonit në Lindjen e Mesme vjen në një kohë konflikti në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupit militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, duke ngritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

“Një numër i caktuar njësish të dislokuara tashmë në rajonin e Lindjes së Mesme… do të zgjerohen, dhe forcat që ishin të destinuara t’i zëvendësonin njësitë ekzistuese tani do të shtohen në vend se të zëvendësojnë [ato ekzistuese]”, tha zëdhënësja e nëndegës së shtypit të Pentagonit, Sabrina Singh.

“Këto forca të shtuar përfshijnë avionët luftarakë F-16, F-15E, A-10, F-22 dhe personelin përkatës”, tha Singh, duke shtuar se, si rezultat, SHBA-ja do të ketë “disa mijëra” ushtarë më shumë në rajon.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi të martën se tre skuadra shtesë avionësh luftarakë po arrinin në rajon, ndërsa një skuadër tjetër ishte tashmë e pranishme.

Izraeli njoftoi të martën se ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, e kishte informuar sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, mbi operacionet tokësore “të lokalizuara dhe të shënjestruara” që kishin për objektiv pozitat e Hezbollahut në Jug të Libanit.

Austin tha se mbrëmjen e kaluar kishte ofruar mbështetje për Gallant për “zhbllokimin e infrastrukturës sulmuese” të Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin.

Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin për “pasoja serioze” nëse ai godet drejtpërdrejt Izraelin në përgjigje të sulmeve ndaj grupit militant të mbështetur nga Teherani./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti në rritje Izreal-Hezbollah, SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:24

Arkeologët që punojnë në Peru, të ndihmuar nga inteligjenca artificiale, kanë zbuluar 303 simbole gjigante të panjohura më parë, të gdhendura në shkretëtirën Nazca.

Gjetjet përfshijnë zogj, bimë, merimanga, figura njerëzore me mbulesa koke, koka të prera dhe një orkë me thikë.

Sipas mediave të huaja, zbulimi pothuajse dyfishon numrin e gjeoglifeve të njohura të Nazca-s , vepra arti misterioze të formuara në tokë nga lëvizja e gurëve ose zhavorrit që datojnë rreth 2000 vjet më parë.

Gjetjet e studiuesve hedhin dritë mbi qëllimin enigmatik të simboleve.

Të vendosura 50 kilometra në brendësi të bregut jugor të Perusë, simbolet e mëdha u gjetën në shkretëtirë duke filluar nga fillimi i shekullit të 20-të. Rreth 500 metra mbi nivelin e detit, gjeoglifet i kanë mbijetuar epokave.

Shkalla e gjetjeve të reja është rritur vitet e fundit, me një mesatare prej 19 gjeoglife të gjetur çdo vit nga viti 2000 deri në vitin 2020.

Përdorimi i AI ka ndikuar në rritjen e numrit të simboleve si dhe premton “një revolucion në zbulimet arkeologjike.

Studiuesit vunë në dukje se përdorimi i AI ngushtoi kërkimin për gjetjen e simboleve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca appeared first on Euronews Albania.

“Porta e poezisë elbasanase”, regjisorja Egla Ceno tregon risitë e këtij edicioni

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:15

Nën tingujt e violinës së maestro Zeqir Sulkuqi, në teatrin “Skampa” Elbasan u zhvillua edicioni i katërt i “Porta e Poezisë Elbasanase”.

Nën regjinë e Egla Cenos, dhe një skenografi sa magjike aq edhe domethënëse u prezantuan mbi 20 poezi vetem të poetëve të Qarkut Elbasan.

Intepretimi nga regjisoria Ceno shoqëruar me tinguj e violinës bënë që të gjithë poezitë të duartrokiteshin nga publiku.

Maestro Zeqir Sulkuqi tregoi për Euronews Albania pse është e veçantë për të kjo pjesmarrje.

“Për mua bën pjesë ne një eksperiencë shumë të bukur, që unë e kam provuar dhe herë tjetër por si këtë rradhë do të thosha që është një organizim apsolut. Elbasani ka poetë të mrekullueshëm dhe i ka pasur keto prej vitesh dhe sot ne do të bëjmë një prezantim të krijimtarisë së tyre me të bukur,” –u shpreh Sulkuqi.

Risitë e edicionit të katërt i tregon regjisorja, e cila thotë se kur fjala dhe tingulli bëhen bashkë çdo gjë është me e bukur.

“Kemi ardhur në edicionin e katër PEPE, “Porta E Poezisë Elbasan”, që merret eksluzivisht me poetët dhe poezitë që poetët e Elbasanit shkuajnë.  Për mua është nder dhe fat i madh të ndaj skenën me maestro Zeqir Sulkuqin. Risia është që fjala dhe tingulli bëhen bashkë. 01:36 Kemi me tepër se 20 poetë të Elbasanit në këtë edicion dhe poezitë janë përzgjidhur nga Klubi i Krijuesve Elbasan me shumë kujdes,” –tha Ceno.

Sulkuqi, me intepretimin ne violinë por edhe gjatë shfaqjes vuri në dukje se poetët janë më afër paqes se askush tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Porta e poezisë elbasanase”, regjisorja Egla Ceno tregon risitë e këtij edicioni appeared first on Euronews Albania.

Rritet “frikshëm” numri i aksidenteve në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:02

Aksidentet rrugore nuk po e ndalojnë trajektoren rritëse.

Gushti ka shënuar sërish një rekord të ri me 173 aksidente rrugore, shifër kjo 48% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Sipas raportit  të fundit të INSTAT, krahas aksidenteve është shtuar dhe numri I të plagosurve dhe viktimave të përfshirë në to.

Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe tẽ plagosur), me një rritje prej 40% në  krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët kanë nxjerr në pah se në 8 muajt e vitit në të cilin jemi janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.

Nga këto aksidente janë dëmtuar rreth 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Pozitiv është fakti, se fatalitetet janë ulur, nga 15,7 viktima për 100 aksidente në 2023 ka rënë në 9,2  viktima.

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Grup-mosha 25-34 vjeç vazhdon të përbëjë shumicen e drejtuesve të mjeteve që i shkaktojnë aksidentet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet “frikshëm” numri i aksidenteve në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat appeared first on Euronews Albania.

1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 16:47

Elbasani u përzgjodh mes qyteteve të Shqipërisë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të lançuar fushatën kombëtare të Tetorit rozë për parandalimin dhe kapjen në kohë të kancerit të gjirit me sloganin “Ia vlen të jetosh”.

1 në 8 gra rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit.

“Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se duhet t’ja themi edhe vetë vetes, jo vetëm në Tetor, por në çdo fillim muaji, në çdo fillim dite e jave. Duhet t’ja kujtojmë vetes se “Ia vlen të jetosh” çdo sekond. E që të mund të jetosh duhet të parandalosh. E që të mund të parandalosh, duhet të kontrollohesh dhe të kurohesh në kohën e duhur,” –u shpreh ministrja Albana Koçiu.

Përgjatë 31 ditëve të tetorit, në të gjithë Shqipërinë do të ofrohen mamografi falas edhe pa nevojën e ndjekjes së sistemit të referimit.

“Vajzat dhe gratë e moshës 30- 50 vjeç do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Gratë 50-70 vjeç, do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në E-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë periodikisht mamografinë e radhës,” –sqaroi Koçiu.

Në shërbim të zonave të thella do të jenë edhe mamografitë e lëvizshme.

Përgjatë vitit 2023 në të gjithë vendin janë kryer 25 mijë mamografi nga të cilat, 5 mijë janë ekzaminime nga njësitë e mamografive të lëvizshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit appeared first on Euronews Albania.

E ngarkuara me Punë e SHBA takim me gjyqtarët e Kushtetueses, zbardhen diskutimet

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 16:00

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja, Holta Zaçaj, ka zhvilluar sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Shqipëri,  Nancy VanHorn.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të vendimeve të saj.

Në vijim, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese, si një prej institucioneve më të larta në hierarkinë shtetërore, palët në takim shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

The post E ngarkuara me Punë e SHBA takim me gjyqtarët e Kushtetueses, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

Doreza e boksierit të famshëm Muhamed Ali del në ankand, ja çmimi i saj

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:53

Një dorezë boksi e veshur nga Muhammad Ali pritet të shitet për miliona paund kur të dalë në ankand.

Dorez e boksit të dorës së majtë, Baily’s of Glastonbury, u vesh nga Ali gjatë duelit të tij në vitin 1963 kundër Henry Cooper.

Dueli i vitit 1963 ka hyrë në historinë e boksit për disa arsye.

Së pari është ajo që çoi në një kërkesë që të disponohen një palë doreza shtesë boksi.

Për më tepër, është e dukshme si një luftë e rrallë, një nga vetëm katër duelet, në të cilën Ali u rrëzua në ring.

Edhe pse përfundimisht Ali u shpall fitues pas raundit të pestë.

Tani, doreza e kuqe e lëkurës së deleve nga ajo lojë është në ankand nga Stuart Bull Auctions.

“Unë deklaroj se kjo dorezë është e vërtetë. Unë kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për rëndësinë, sigurinë dhe prejardhjen e saj”, tha në një letër Richard Mayers, drejtor menaxhues i Baily, i cili prodhoi dorezën origjinale.

Ankandi online , i cili përfundon më 31 tetor, pritet të arrijë midis 4-6 milionë paund (4,8-7,2 milionë euro).

Besohet se doreza e dorës së djathtë nga boksieri aktualisht i përket një anëtari të familjes mbretërore të Katarit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Doreza e boksierit të famshëm Muhamed Ali del në ankand, ja çmimi i saj appeared first on Euronews Albania.

“Gjyqësori është nën sundimin politik”, Bylykbashi nga PPE: Duam mbështetjen tuaj

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:40

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ishte pjesë e takimit të Asamblesë Politike të PPE në Bruksel këtë të martë.

Në fjalën e tij, Bylykabshi është ndalur në tre pika kryesore sa i takon ngjarjeve të fundit për të cilat opozita do të organizojë edhe një aksion politik, duke përfshirë injorimet e vendimeve të Gjyktyës Kushtetuese, presionin e qeverisë mbi median dhe kontrollin politik mbi sistemin gjyqësor në Shqipëri.

“Ne e kuptojmë se ndonjëherë është e vështirë të kuptosh dhe të besosh atë që po ndodh në Shqipëri. Propaganda dhe lobimi i paguar me miliona euro nga korrupsioni, pikturojnë një fasadë vezulluese. Por, përtej lajmeve për lulëzimin e turizmit dhe gjesteve pompoze të kryeministrit Rama me liderët europianë, ekziston një realitet i ashpër i bashkëpunimit të pushtetit shtetëror, politikës dhe krimit të organizuar.

  • Vendimet e Gjykatës Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisëse.
  • Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarë gjithashtu janë kontrolluar dhe arrestuar pa urdhër gjykate.
  • Gjyqësori është nën kontrollin politik ndërsa ekonomia është e centralizuar në duart e miqve të kryeministrit dhe oligarkëve.” -u shpreh Bylykbashi.

Ndërkaq nënkryetari është shprehur se nisur nga këto tre pika, rikthimi i PArtisë Demokratike në këto forume në PPE është i rëndësishëm për të adresuar edhe çështje të tjera me të cilat po përballet ky subjekt, përfshirë këtu arrestimin e deputetit Ervin Salianji, kryetarit të bashkisë Himarë, Fredi Beleri(dy ditë para zgjedhjeve) dhe vendosjen në arrest shtëpie për kreun e PD, Sali Berisha.

“Për momentin, tre figura politike të opozitës janë në arrest politik ose në burg; dy janë deputetë të grupit parlamentar të partisë demokratike.

  1. Kreu i PD-së dhe opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej një viti. Asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët. Arrestimi i tij është antikushtetues pasi Parlamentit nuk iu kërkua heqja e imunitetit që kërkohet përpara kufizimit të lirisë së një deputeti.
  2. Kryetari i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga opozita, Fredi Bejleri, nga minoriteti grek, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai fitoi zgjedhjet, por u bllokua nga prokurorët dhe gjykatat për të bërë betimin me urdhër të kryeministrit Rama.
  3. Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike.

Të tre rastet janë të bazuara në prova të fabrikuara.
Këto janë fakte të pastra. Nuk është çudi nëse ne që përfaqësojmë sot PDSH-në këtu në këtë Asamble Politike, mund të arrestohemi për denoncimin e kryeministrit Rama.

Kjo është arsyeja pse kthimi i PDSH-së në forumet e PPE-së është kaq i rëndësishëm në këto muaj para zgjedhjeve.

Ne sot bëjmë thirrje për mbështetjen e fortë dhe të zëshme të PPE-së dhe partive simotra, në përpjekjet tona për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të bërë të mundur rotacionin demokratik të pushtetit,” -tha ai.

The post “Gjyqësori është nën sundimin politik”, Bylykbashi nga PPE: Duam mbështetjen tuaj appeared first on Euronews Albania.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkon papritur 4 zyrtarë ushtarakë

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:18

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov njoftoi këtë të martë se i ka paraqitur një kërkesë Kabinetit të Ministrave të vendit për shkarkimin e katër zyrtarëve ushtarakë.

Sipas një deklarate të postuar në Facebook nga ministri, shkarkimet përfshijnë Stanislav Haider, Oleksandr Serhiy, Yuriy Dzhygyr dhe Liudmila Darahan.

“Sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës – Forcat e Armatosura, Drejtoria kryesore e Inteligjencës dhe Shërbimi Special i Transportit Shtetëror – është një perimetër i mbyllur gjatë gjendjes ushtarake. Kjo do të thotë që të gjitha proceset brenda duhet të jenë të qarta dhe të kontrolluara. Çdo përpjekje për të ndikuar tek ata, qoftë e jashtme apo e brendshme, është e papranueshme”, ka thënë Umerov, duke mos sqaruar arsyet specifike për shkarkimin e tyre.

Ai tha gjithashtu se do të informojë opinionin për emërimet e reja, përfshirë ato që kanë të bëjnë me deputetët e tij.

Që nga marrja e rolit të tij në shtator 2023, Umerov ka theksuar se lufta kundër korrupsionit do të jetë përparësia e tij kryesore gjatë kohës që është në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkon papritur 4 zyrtarë ushtarakë appeared first on Euronews Albania.

Forca e reagimit të NATO dislokohen në Ballkanin Perëndimor, shkak stërvitja rutinë

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:05

NATO tha të hënën se rreth 200 personel nga Forca Aleate e Reagimit (ARF) e formuar së fundmi do të dislokohen në Ballkanin Perëndimor midis 30 shtatorit dhe 16 tetorit.

Personeli do të vendoset “për të kryer trajnime për të siguruar gatishmërinë e tij dhe për të mbështetur Forcën e Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO”, thuhet në një deklaratë të Komandës së Përbashkët Aleate në Napoli.

Në deklaratë theksohet se ky është misioni i parë operacional i FSHSH-së që nga themelimi i saj në korrik të këtij viti.

“Një kontingjent ushtarak i Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së prej rreth 50 vetësh do të jetë në Kosovë dhe një nyje komanduese me rreth 150 personel do të krijohet në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Duke vënë në dukje se forcat e dislokuara do të kryejnë stërvitje trajnimi për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për të mobilizuar shpejt një forcë më të madhe, ai shtoi se një pjesë e shtabit të FSHP-së do të integrohet përkohësisht në strukturat komanduese dhe kontrolluese të KFOR-it.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forca e reagimit të NATO dislokohen në Ballkanin Perëndimor, shkak stërvitja rutinë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌