Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Champions League, Sparta Praga e shqiptarëve merr 1 pikë ndaj Stuttgart

By: gaze tare
1 October 2024 at 23:54

U luajtën mbrëmjen e sotme prej orës 18:45, dy duelet e vlefshme për Champions League ku u shënuan në total 6 gola. Sparta e Pragës, siguroi 1 pikë të vyer në transfertë ndaj Shtutgartit, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Çekët me Qazim Laçin dhe Albion Rrahmanin titullar barazuan 1-1, teksa në fushë nga stoli u hodh edhe Ermal Krasniqi në minutën e 81-të.

Ndërkohë në duelin tjetër mes Salcburgut dhe Brestit, skuadra franceze triumfoi me rezultatin 0-4 duke turpëruar kështu austriakët në shtëpi. Kjo është fitorja e dytë e francezëve në dy takimet e para në Champions, dicka historike për ta, që konfirmohen edhe një herë si surpriza më e bukur pas dy ndeshjeve të para, të formatit të ri të kompeticionit më të rëndësishëm në nivel klubesh në Europë./REFORMA

The post Champions League, Sparta Praga e shqiptarëve merr 1 pikë ndaj Stuttgart appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 1 October 2024Main stream

Detaje të reja nga “Squid Game 2”

By: gaze tare
1 October 2024 at 22:27

Dhjetori pritet të jetë një muaj emocionues për fanatikët e “Squid Game”, pasi pritet të dalë sezoni i dytë i këtij seriali të suksesshme. Me aktorë si Gong Yoo, pritshmëritë janë të larta për një sezon që do të vijë me shumë mister, aksion dhe tension. Data e premierës, 26 dhjetorit është e shumëpritur nga publiku, i cili është i gatshëm të bëjë një rrugë tjetër në botën e errët të “Squid Game”.

Ishte tetori i vitit 2024, kur “Squid Game” u shndërrua në një fenomen global, dy javë pas publikimit të heshtur në platformë, duke u bërë seria e parë koreane që arriti në vendin e parë në SHBA në Netflix.

Tani, pritshmëritë janë krejt të ndryshme për sezonin e dytë të “Squid Game”, që pritet të dalë për Krishtlindje. Ndryshe nga sezoni i parë, tashmë ekziston një strategji marketingu.

Disa javë më parë u publikua një trailer i parë që përqendrohet në Seong Gi-hun, të luajtur nga Lee Jung-jae, i cili kthehet në lojë, ndoshta për hakmarrje, duke përgatitur konfliktin e tij me Front Man-in. Megjithatë, Front Man nuk është i vetmi mister që mund të zbulojë sezoni i dytë, pasi krijuesi Hwang Dong-hyuk vazhdon të zgjerojë botën e “Squid Game”. Gjithashtu, kemi Shitësin, i njohur si “The Slapper”, që rekruton njerëz të cenueshëm në lojë. Një ‘teaser’ i ri për sezonin e dytë u publikua dje, me fokus të veçantë te ky personazh.

Në këtë video promocionale, Gong Yoo, aktori që luan Shitësin, është duke u përgatitur për ditën e tij. Ai pi kafe, shikon qytetin, vesh një kostum të rregullt dhe shkon në metro për punë… si shumë biznesmenë të tjerë në qytete të mëdha. Por puna e tij është më e errët, pasi ai rekruton njerëz në lojë, duke i shtyrë drejt vdekjes me premtime të shtrembëruara. Kjo është një metaforë e qartë për kapitalizmin e pakufizuar, temë që “Squid Game” e ka trajtuar që nga fillimi.

The post Detaje të reja nga “Squid Game 2” appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Personat që pijnë çaj janë më pak të rrezikuar nga zemra

By: gaze tare
1 October 2024 at 21:26

Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Këtë e thotë një studim, ku morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.

Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.

Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme.

Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Çajrat më të mirë për zemrën

Kur vjen puna tek përfitimet për zemrën, lloji i çajit që zgjidhni ka shumë rëndësi, sidomos për mënyrën se si mund të ndërveprojë me ilaçet.

Kardiologët amerikanë thonë se çaji i zi, i bardhë dhe jeshil janë çajrat më të mirë për zemrë.

Çaji i zi

Çaji i Zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën.

Njerëzit që pijnë çaj të zit re herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit.

Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është zgjedhja më e mirë për zemrën.

Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq.

Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajrat.

Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut.

Megjithatë, nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, ky çaj nuk është i duhuri për ju.

The post Studimi: Personat që pijnë çaj janë më pak të rrezikuar nga zemra appeared first on iconstyle.al.

Sulmi terrorist në Tel Aviv, konfirmohen 8 viktima dhe 9 të plagosur

By: gaze tare
1 October 2024 at 20:50

Pas sulmit terrorist në Tel Aviv të Izraelit, konfirmohen tetë të vdekur dhe nëntë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Jaffës, ndërsa mësohet se dy autorët e sulmit janë ekzekutuar nga policia izraelite.

Dyshohet se dy autorët zbritën nga hekurudha dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit që prisnin në stacionin e trenit.

The post Sulmi terrorist në Tel Aviv, konfirmohen 8 viktima dhe 9 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

S’ka vend për dyshime! Zbuloni nëse Salsano do të jetë ose jo pjesë e “Portokallisë”

By: gaze tare
1 October 2024 at 20:21

Prej ditësh është përfolur kudo nëpër rrjet se Salsano Rrapi nuk do të jetë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”. Mirëpo lajmi është konfirmuar vetë faqja e Portokallisë teksa ka postuar një foto të moderatorit dhe nuk ka më vend për dyshime: Salsano do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon.

Me një eksperiencë 25 vjeçare, skenike, televizive dhe kinematografike, Salsano Rapi është pjesë e “Portokalli” prej 18 vitesh si aktor, moderator dhe skenarist. Gati për një tjetër sezon të suksesshëm!”, thuhet në postim.

Ai do të bashkëprezantojë spektaklin e humorit këtë sezon bashkë me Nevinën dhe Kiarën, e cila bashkohet për herë të parë me këtë program në vend të Xhemi Shehut.

The post S’ka vend për dyshime! Zbuloni nëse Salsano do të jetë ose jo pjesë e “Portokallisë” appeared first on iconstyle.al.

Irani nis sulmin masiv ajror në Izrael, dërgon 500 raketa

By: gaze tare
1 October 2024 at 19:25

Rreth 500 raketa u lëshuan në Izrael të martën mbrëma nga Irani.

CEO i Magen David Adom, Eli Bin njoftoi se kishte një goditje të drejtpërdrejtë në një ndërtesë në veri të Tel Aviv, në rrugën George Weiss, megjithatë, MDA konfirmoi se ende nuk ka viktima. Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Sikurse e përmendëm më sipër, ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve.

Shumë rënie të tjera u regjistruan në Dimona, Nabatim, Hora, Hod Hasharon, Beer Sheva dhe Rishon Lezion.

Ben Gurion njoftoi se të gjitha uljet dhe ngritjet janë ndalur dhe të gjithë trenat janë ndalur. Avionët që ishin në ajër për ulje bënë një kthesë. Jordania dhe Iraku gjithashtu kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore.

תיעוד: נפילת שברי מיירטים וטילים בים המלח@rubih67
(צילום: יובל אפריאט) pic.twitter.com/ojN9RY8hGA

— כאן חדשות (@kann_news) October 1, 2024

The post Irani nis sulmin masiv ajror në Izrael, dërgon 500 raketa appeared first on iconstyle.al.

1 tetor, Dita Ndërkombëtare e Kafesë

By: gaze tare
1 October 2024 at 19:01

Bota feston sot Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, si çdo vit, më 1 tetor. Kjo ditë synon të festojë dashurinë që kanë njerëzit për pijen e dashur, të pasur me kafeinë. Çdo vit, Dita Ndërkombëtare e Kafes përmban një temë dhe qëllim. Tema për këtë vit është “Kafja, rituali juaj i përditshëm, udhëtimi ynë i përbashkët”.

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe studimet tregojnë se ka efekte të shumta shëndetësore, si dhe një ndikim të konsiderueshëm ekonomik. Një rishikim i gjerë i 127 studimeve tregon se konsumimi i rregullt i kafes mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit, diabetit të tipit 2, sëmundjes së Parkinsonit dhe goditjes në tru, duke përmirësuar gjithashtu humorin dhe kujtesën.

Megjithatë, është e rëndësishme të mos kalohet konsumimi i më shumë se 400 mg kafeinë në ditë. Kjo mund të rritë ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Kafeja është më shumë se thjesht një pije. Është një fenomen kulturor që nxjerr si përfundim bashkësinë shoqërore dhe lidhjen e komunitetit. Në Paris, ka disa ceremoni të çuditshme etiopiane të kafesë dhe disa kafene të modës që e marrin kafen si një pjesë të domosdoshme të jetës së tyre të përditshme.

Kafeina, përveçse ofron energji, ndihmon në përmirësimin e mikrobiomës së zorrëve dhe stimulon rritjen e baktereve të dobishme. Një konsum optimal është 2-3 filxhanë në ditë, ndërsa shtimi i erëzave natyrale mund të përmirësojë shëndetin e kafesë. Kafeja e zezë preferohet më shumë, ajo përmban më shumë antioksidantë se variantet me qumësht dhe pjekjet më të lehta ruajnë më shumë përbërës të dobishëm.

Në vendin tonë, sektori i kafesë përballet me sfida të reja, duke përfshirë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve. Në periudhën pas pandemisë përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve kanë theksuar se çmimet e produkteve bazë janë në rritje.

The post 1 tetor, Dita Ndërkombëtare e Kafesë appeared first on iconstyle.al.

Zbuloni simptomat e kancerit të gjirit

By: gaze tare
1 October 2024 at 18:49

Për shumë njerëz, shenja e parë e kancerit të gjirit është shfaqja e një kokrre (gunge) në gji. Mirëpo, simptomat e kancerit të gjirit janë të ndryshme – nga kokrra deri tek simptomat më pak të dukshme, siç janë ndryshimet në lëkurë. Nëse zbuloni ndonjë nga këto simptoma, nuk do të thotë automatikisht që keni kancer të gjirit, por është absolutisht thelbësore të vizitoni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Kanceri i gjirit duhet të identifikohet dhe trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Për pacientët me kancer të hershëm të gjirit kjo mund të ofrojë mundësinë më të mirë të shërimit ndërsa pacientëve, sëmundja e të cilëve është përhapur në organe të tjera do t’ ju mundësojë trajtimin e personalizuar, i cili do të sigurojë rezultatin më të mirë të mundshëm të mjekimit. Njihuni me simptomat e kancerit të gjirit dhe veproni menjëherë.

Ndryshimet në teksturën e lëkurës në ose rreth gjirit:
rrudhosja e lëkurës
formimi i gropëzave në lëkurë

Trashja e indit të gjirit
Shfaqja e erupsioneve lëkurore (ang. rash) ose përskuqja në thithkë ose në zonën përreth saj
Ndryshimet në thithkë të tilla si tërheqja e thithkës ose ndryshim i formës së saj
Venat e dukshme në gji
Ënjtje në sqetull

Kontrolloni rregullisht gjinjtë tuaj. Njihuni me simptomat e kancerit të gjirit. Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë. Diagnoza dhe trajtimi i kancerit të gjirit para se të përhapet ju jep mundësinë më të mirë të shërimit.

The post Zbuloni simptomat e kancerit të gjirit appeared first on iconstyle.al.

Cardi B tregon momentin kur e kuptoi menjëherë se ishte shtatzënë,pa bërë asnjë test

By: gaze tare
1 October 2024 at 18:13

Këngëtarja e mirënjohur Cardi B ka zbuluar disa detaje më tepër lidhur me shtatzëninë e saj të tretë. Kjo gjë ndodhi në një video live në Instagram.

Cardi tha teksa ishte live në llogarinë e saj personale të Instagram-it se ajo e kuptoi menjëherë që ishte përsëri në pritje të ëmbël, nga një detaj i vetëm.

“Ishte rreth 20 mars ose 16 mars… ishte rreth atyre ditëve. U zgjova një mëngjes dhe goja ime kishte shije bakri. Fjalë për fjalë kishte shije si bakër. Kështu që unë thashë, ‘Oh zot. Kjo më ka ndodhur vetëm kur kam qenë shtatzënë’,” tha Cardi duke shtuar, “Kështu që unë e dija automatikisht që isha shtatzënë”.

Cardi zbuloi se sipas llogaritjeve të saj, ajo mendonte se ishte gjashtë ose shtatë javëshe shtatzënë, por vizita e saj me gjinekologen e la atë të tronditur.

“Ajo tha: “Ti nuk je shtatzënë në javën e shtatë apo në gjashtë të shtatzënisë. Ti je në javën e 17-të”. Dhe unë thashë, “Çfarë?”,”- kujton Cardi.

Për më tepër, Cardi tregoi se ajo u emocionua pasi pa sonografinë e bebit.

“Kur shikoj [sonografinë], ishte një foshnjë e formuar. Nuk ishte si një fasule e vogël. Ishte një foshnjë e madhe,” vazhdoi ajo. “Por unë nuk do të të gënjej, kur pashë atë sonogram dhe pashë që është si një fëmijë i formuar, pashë 10 gishta të këmbëve dhe 10 gishta të duarve, ndjeva menjëherë emocione të vërteta, të vërteta, të vërteta.”

The post Cardi B tregon momentin kur e kuptoi menjëherë se ishte shtatzënë,pa bërë asnjë test appeared first on iconstyle.al.

Pas 11 vitesh, legjenda e “F1”,Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik

By: gaze tare
1 October 2024 at 18:02

Michael Schumacher thuhet se u pa në publik për herë të parë pas shumë vitesh teksa mori pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina-Maria.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Schumacher, i cili pësoi lëndime që ia ndryshuan jetën gjatë një aksidenti në ski në vitin 2013, thuhet se ishte i pranishëm për të parë vajzën e tij të lidhte martesën me bashkëshortin e saj Ian Bethke, sipas The Mirror. Schumacher tregon kujdes gjatë gjithë kohës pas aksidentit të tij në Alpet Franceze më shumë se një dekadë më parë , pasi kishte goditur kokën në një shkëmb, pavarësisht se kishte veshur një helmetë ndërsa bënte ski me djalin e tij Mick.

Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Grenoble ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale përpara se të vendosej në koma të shkaktuar nga mjekësia për disa muaj.

55-vjeçari më vonë u kthye në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës në shtator 2014, ku për të është kujdesur nga gruaja e tij Corinna dhe ekipi i tyre i profesionistëve mjekësorë që atëherë.

The post Pas 11 vitesh, legjenda e “F1”,Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik appeared first on iconstyle.al.

Ariana Grande rrëfehet mbi thashethemet për ndërhyrjet kozmetike

By: gaze tare
1 October 2024 at 17:56

Gjatë një interviste, këngëtarja 31-vjeçare Ariana Grande, ka folur rreth spekulimeve për rinoplastikën dhe procedurat e tjera kozmetike, ndërsa ndau edhe rrugëtimin e saj drejt përqafimit të bukurisë natyrale.

Gjatë intervistës, Cynthia Erivo e pyeti drejtpërdrejt nëse ajo kishte bërë ndonjë ndërhyrje për t’u ndjerë më e pranuar apo e njohur. Grande shfrytëzoi rastin për të mohuar me humor pretendimet se ajo kishte një ndërhyrje në hundë ose gjoks, me poligrafin që konfirmonte sinqeritetin e saj.

“Jo, jo akoma,” tha Ariana me shaka kur u pyet për një ndryshim të fytyrës, duke shtuar se ajo është e hapur ndaj idesë në të ardhmen. 

Grande pranoi se kishte përdorur fillers dhe botox në të kaluarën, por zbuloi se ajo i ndërpreu të gjitha procedurat e tilla më shumë se katër vjet më parë. Këngëtarja theksoi mbështetjen e saj për këdo që zgjedh të përmirësojë pamjen në mënyra që i bëjnë të ndihen të bukur. Por tani ajo është e fokusuar në përqafimin e pamjes së saj natyrale, duke përfshirë linjat e saj të buzëqeshjes.

Duke reflektuar mbi përdorimin e fillerave të buzëve në të kaluarën, ajo shpjegoi se si ishte pjesë e një faze ku ndjeu nevojën për t’u përshtatur me standardet shoqërore të bukurisë. Që nga ndalimi i fillerave, ajo thotë se ndihet më e qetë me plakjen dhe pranimin e vetes së saj natyrale.

Madje, ajo shfrytëzoi rastin për të mohuar thashethemet se ajo kishte bërë një ngritje braziliane të të pasmeve (BBL), duke qeshur me idenë dhe duke konfirmuar se nuk është diçka që ajo do ta konsideronte ndonjëherë.

The post Ariana Grande rrëfehet mbi thashethemet për ndërhyrjet kozmetike appeared first on iconstyle.al.

Aktorja e njohur në telashe! Paditet nga ish menaxheri

By: gaze tare
1 October 2024 at 17:11

Aktorja e “Modern Family”, Sarah Hyland është në ltelashe!

Kjo pasi ajo po përballet me probleme ligjore pas shkarkimit të menaxherit të saj prej shumë kohësh në prill.

Richard Konigsberg kërkon pagesën e 10% të të ardhurave të saj nga “Modern Family” dhe projekte të tjera që ai e ndihmoi të fitonte.
Konigsberg i tha gjykatës se mendon se Hyland, 33 vjeç, e la të ikte “për të hequr dorë nga pagesa e komisionit të tij prej 10 për qind” për projekte si “My Fake Boyfriend”, “Pitch Perfect: Bumper in Berlin” dhe “Modern Family”, ndër të tjera.

Sipas dosjes gjyqësore, dyshja kishin një marrëveshje të gjatë në të cilën ai mblodhi 10 për qind të asaj që ajo fitoi, duke përfshirë të drejtat nga “Modern Family”, ku ajo luajti Haley Dunphy nga viti 2009 deri në 2020-ën.
Hyland i pagoi ato derisa e la të ikte në fillim të këtij viti, duke i thënë se nuk do të paguante më 10 për qind, raportoi TMZ.
Konigsberg i kërkoi gjykatës t’i jepte një deklaratë që e detyronte Hyland të paguante 10 për qind të parave për të cilat ajo kishte rënë dakord.

The post Aktorja e njohur në telashe! Paditet nga ish menaxheri appeared first on iconstyle.al.

Tronditëse!Modelja erotike vdes papritur pas festës VIP në jahtin e reperit amerikan

By: gaze tare
1 October 2024 at 16:56

Modelja e njohur braziliane, Adriana Vieira, 31 vjeçe është gjetur e vdekur pasi kishte marrë pjesë në festën e jahtit të një reperi në Miami.

Pas festës modelja besohet se kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miami, para se të gjendej trupi i saj i pajetë. Pritësi i festës, i raportuar nga mediat si ‘një muzikant vendas’, nuk është bërë ende publik nëmedia.

31-vjecarja braziliane postonte rregullisht përmbajtje erotike në platforma me pagesë dhe më parë ka punuar si kërcimtare dhe modele në SHBA.

Mediat braziliane thanë se ajo ishte nënë e një fëmije gjashtë-vjeçar, për të cilin kujdesej një dado, teksa ajo udhëtonte.

Adriana, nga Sao Paulo, ishte vendosur në Florida me bashkëshortin dy vjet më parë dhe shpesh postonin në rrjet për stilin e tyre ekstravagant të jetesës. Bashkësorti i saj i identifikuar si Roberto Tesario, ishte kthyer më herët në Brazil duke lënë Adriana të rriste e vetme fëmijën e tyre.

Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar.

Nëna e saj Antonia de Lourdes Vieira tha për mediat braziliane:

“Dua të hetohet vdekja e vajzës time dhe kërkoj ndihmë për kthimin e trupit në atdhe. Nuk dua që ta varrosin atje në varrezat e të varfërve”.

The post Tronditëse!Modelja erotike vdes papritur pas festës VIP në jahtin e reperit amerikan appeared first on iconstyle.al.

Projekte të reja! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv

By: gaze tare
1 October 2024 at 16:30

Ish-banorin e ‘Big Brother VIP Albania’, Meriton Mjekiqin do ta shohim shumë shpejt në ekran.

‘Vip Magazine’ mëson se Meritoni do po përgatitet të sjellë në televizion programin e tij ikonik me intervista, i cili ka zbuluar jo pak talente të reja në fushën e repit. Ky emision, do të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’.

Meritoni e bën prej vitesh këtë program në kanalin e tij në YouTube, por tani është koha ta shohim në ekranet shqiptare.

Meritoni foli pak ditë më parë për emisionin me anë të një video në rrjetet sociale, megjithatë nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me përgatitjet për nisjen e tij.

Emri i tij u lakua në disa media, duke ngritur shqetësim për shëndetin e reperit pasi u aludua se ishte përfshirë në një aksident të rëndë. Duke përgenjeshtruar titujt që po qarkullonin, Meritoni tha se gëzon shëndet të plotë dhe po vijon punën për emisionin e tij që do të shfaqet në ekranin më të madh në vend.

The post Projekte të reja! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv appeared first on iconstyle.al.

Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, jepet vendimi për Tik-Tokeren shqiptare

By: gaze tare
1 October 2024 at 16:16

Klevisa Ymeri, e cila shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla Stjepan dhe Katarina Derek, është dënuar me 4 vite burg.

Sipas mediave kroate, në gjyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në veturën “Mercedes” të Ymerit, dëshmoi gjithashtu sot në gjyq.

“Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMW”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym. Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja,”-tregoi dëshmitari.

Zëvendësprokurorja e shtetit Katarina Šosha dhe përfaqësuesi i familjes Đerek, avokati nga Zagrebi Zvonimir Bodrožić, njëzëri theksuan se e pandehura është fajtore.

Avokati i shqiptares, theksoi se eksperti që ka qenë në vendin e ngjarjes, ka nënvizuar se Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte kur kuptoi se një tjetër mjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e mjetit.

Nga ana tjetër, vetë Ymeri u shpreh se bëri shenjë që të parakalonte, por sipas saj gjithçka ndodhi shumë shpejt deri në momentin e përplasjes.

“Ne po ecnim me shpejtësi 60 deri në 70 kilometra në orë dhe kur pashë se një Mercedes kishte parakaluar një automjet përpara meje, bëra shenjë të parakaloja dhe më pas pashë një automjet tjetër që vinte nga drejtim të kundërt me shpejtësi të lartë. U përpoqa të mos parakaloja, por gjithçka ndodhi shpejt dhe pati një përplasje,”-tha ajo, më pas shtoi se nuk mbante më mend asgjë tjetër për shkak të tronditjes që kishte pësuar.

The post Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, jepet vendimi për Tik-Tokeren shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Elvana Gjata në lidhje me burrë të martuar?Publikohen pamjet e dasmës së inxhinierit

By: gaze tare
1 October 2024 at 15:30

Ashtu sikurse ju bëmë të ditur në një artikull më parë, ‘Vipat e Bllokut’ deklaruan se këngëtarja Elvana Gjata është në një lidhje me inxhinierin shqiptar që jeton në Londër, Elson Bajrakurtaj (lexo këtu).

Mirëpo, sipas tyre, inxhinieri është i martuar. Madje, si për ta vërtetuar këtë deklaratë të fortë, faqja ka postuar 2 foto nga dasma e Bajrakurtaj.

Sikurse shihet, Elsoni është i veshur dhëndër, ndërsa partnerja e tij shihet me fustan të bardhë.

Nuk dihet se në cilin vit ka ndodhur dasma, e nëse Elsoni vijon të jetë i martuar apo është ndarë.

The post Elvana Gjata në lidhje me burrë të martuar?Publikohen pamjet e dasmës së inxhinierit appeared first on iconstyle.al.

Përse Pamela Anderson nuk do të marrë pjesë në serialin e ri ‘Baywatch’?

By: gaze tare
1 October 2024 at 15:03

Pamela Anderson duket se gjithçka që dëshiron të bëjë është të ecë përpara. Aktorja e njohur në një intervistë të dhënë së fundmi ka deklaruar se ajo që dëshiron është që bota ta njohë për atë që është sot, duke u distancuar nga imazhi që dikur dominonte kopertinat e revistave dhe ekranet televizive.

Ajo më pas mohoi çdo lidhje me serialin e ri dokumentar Baywatch, i cili transmetohet në Hulu.

“Dikush më tregoi diçka që po bën Hulu, një lloj dokumentari Baywatch, me të cilin nuk kam asnjë lidhje”, sqaroi Anderson, pavarësisht thashethemeve se anëtarët e kastit origjinal mund të jenë të përfshirë.

“Ata nxorën një intervistë të vjetër, por unë nuk mora pjesë. Ata iu lutën të gjithëve rreth meje që të më futnin në lojë. Ata madje u përpoqën përmes fëmijëve të mi të më bënin të hyja në bord duke u ofruar atyre kredite prodhuese,” tha ajo për revistën Glamour.

Në fakt, Pamela Anderson theksoi se producentët bënë gjithçka që ajo të merrte pjesë, por asgjë nuk mund ta bënte atë të kthehej në kohët e vjetra. “Ata me të vërtetë bënë gjithçka. Por unë u thashë atyre: ‘Jo, vërtet nuk dua të kthehem’.

Muajin e kaluar, ajo tha në një intervistë se kur po tregonte të kaluarën e saj, mendoi se kishte krijuar një përbindësh. Vetë ajo tashmë ka hequr dorë nga grimi i rëndë dhe siç ka deklaruar po përpiqet të gjejë sërish veten. ‘Unë vishem vetë, lyej vetë dhe bëj gjithçka që duhet të bëj me flokët. Po mendoj, ndoshta do t’i lyej pak buzët. Po mësoj nga e para si të pikturoj, në moshën 57-vjeçare. […] Në sesionet fotografike ku shkova pashë njerëz me paruke të mëdha dhe qerpikë të pafund. Dhe unë po mendoja, ajo nuk isha unë. Nuk mendoja se të tjerët më shihnin kështu. Kur shikova pas në të kaluarën time , mendova se krijova një përbindësh . Kështu që ky rrugëtim më ka bërë të pambrojtur ndaj publikut. Më duket paksa si një operacion në zemër të hapur. Ndjej se për sa kohë që është autentike dhe emocionuese, do të vazhdoj. Sepse ajo jam unë, e duan apo jo disa njerëzve. […]”- tha ajo.

The post Përse Pamela Anderson nuk do të marrë pjesë në serialin e ri ‘Baywatch’? appeared first on iconstyle.al.

E rrallë! Gjyshja në Greqi sjell në jetë nipin e saj përmes surrogacisë

By: gaze tare
1 October 2024 at 14:49

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një familje në Heraklion të Greqisë, ku një gjyshe 55-vjeçare u bë nënë surrogate për hir të vajzës së saj dhe dolli në jetë një djalë të shëndetshëm, Ky është një nga rastet e rralla si në Greqi ashtu edhe në mbarë botën.

Ngjarja është bërë e ditur nga mjeku gjinekolog i “gjyshes surrogate”, Alexandros Zervakis, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjyshja jeton në Kretë, ndërsa vajza në Athinë. Ato kishin qenë te disa mjekë por përpjekjet e tyre kishin dështuar në të kaluarën.

“Më takuan të zhgënjyer dhe në mëdyshje. Ne përpiluam një plan pasi gjyshes surrogate i duheshin disa ndërhyrje korrigjuese që të mund të mbetej shtatzënë. Kemi hasur disa vështirësi si hipertensioni para-ekzistues, mosha dhe korniza të rrepta ligjore. Përgatitja zgjati dy vjet me operacione, ekzaminime dhe komisione për miratime nga Autoriteti Kombëtar i Sterilitetit”, përshkroi mjeku Alexandros Zervakis.

The post E rrallë! Gjyshja në Greqi sjell në jetë nipin e saj përmes surrogacisë appeared first on iconstyle.al.

Festivali në Seul, Ansambli Folklorik Tirana kualifikohet në finale

By: gaze tare
1 October 2024 at 14:31

Ansambli Folklorik Tirana, pjesë e Teatrit Metropol, arriti të prekte finalen në festivalin më të madh folklorik “Cheonan World Dance Festival 2024” në Seul, Koreja e Jugut.

Ansambli Tirana garoi mes ansambleve të shteteve si Ekuadori, Kili, Bolivia, Kolumbia, Meksika, Argjentina, Maqedonia e Veriut, Polonia, Lituania, Kosova, Sllovakia, Gjermania, Bullgaria, Rusia, Franca, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Kazakistani, Mongolia, Uzbekistani, Indonezia, Kina, Singapori, Malajzia, etj.

Pjesëmarrja e Ansamblit Folklorik Tirana në këtë festival është një eveniment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi shpreh vlerat identitare të folklorit shqiptar, duke ndërthurur traditën me inovacionin ndër vite.

@glenidomi #albania#folklor #tirana ♬ original sound – Gleni Domi

The post Festivali në Seul, Ansambli Folklorik Tirana kualifikohet në finale appeared first on iconstyle.al.

Aksident live gjatë emisionit, qytetari përplaset me makinë pas intervistës

By: gaze tare
1 October 2024 at 13:54

Një aksident automobilistik ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar në Tiranë. Përplasja mes dy mjeteve u transmetua live në emisionin ‘D-Night’.

Gazetari po intervistonte një qytetar në makinë, i cili kishte ndaluar për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij. Pasi i’u përgjigj pyetjeve të gazetarit, pak metra me tutje dy makinat përplasen me njëra-tjetrën. Për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.

Aksidenti la të shokuar moderatoren Dajana Shabanin.

The post Aksident live gjatë emisionit, qytetari përplaset me makinë pas intervistës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌