Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Përfshirje në trafik droge dhe shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 2 policë

2 October 2024 at 08:57

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se ka pezulluar një efektiv policie 30-vjeçar në Fier.

B.D. akuzohet se se ka shpërdoruar detyrën dhe është përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjithashtu AMP ka njoftuar se është pezulluar nga detyra edhe një efektiv 57 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet në Berat.

Sipas njoftimit ai ka shpërdoruar detyrën duke lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme, kundrejt përfitimit të vlerave monetare

“Masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme, kundrejt përfitimit të vlerave monetare”,-thuhet në njoftim.

The post Përfshirje në trafik droge dhe shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 2 policë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut

2 October 2024 at 08:46

Izraeli ka kryer të mërkurën një sërë sulmesh të reja në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Në një postim në platformën X, ushtria tha se caqe të sulmeve ishin “objektivat terroriste”.

Ajo tha se ka lëshuar disa urdhra evakuimi për njerëzit që jetonin në ndërtesat në periferitë jugore të Bejrutit, në orët e para të së mërkurës. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit filluan qysh të martën një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut – organizatë e cilësuar si terroriste nga SHBA-ja – në Libanin jugor.

Sulmet e reja u kryen disa orë pasi Irani sulmoi me rreth 180 raketa Izraelin, në shenjë hakmarrjeje për, siç tha, vrasjen e aleatëve të tij në Liban.

Irani, gjithashtu, paralajmëroi “sulme shkatërruese” nëse Izraeli përgjigjet.

Përshkallëzimi i vazhdueshëm ka rritur frikën për rrëshqitjen e rajonit në një luftë gjithëpërfshirëse.

The post Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do të paguajë

2 October 2024 at 08:31

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje.

“Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu në një takim të kabinetit të tij.

“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: këdo që na sulmon, do ta sulmojmë”, shtoi ai.

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se sulmi të martën ishte hakmarrje për agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë.

Ai tha se çdo hakmarrje do të përballej me “shkatërrim të madh”. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit.

Një zyrtar izraelit i sigurisë tha se shumica e tyre janë kapur nga Forca Ajrore e Izraelit, në bashkëpunim me Komandën Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA-së. SHBA-ja konfirmoi se “ka kapur disa raketa” të hedhura nga Irani drejt Izraelit.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsëritën thirrjet për armëpushim. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do të paguajë appeared first on Euronews Albania.

Zjarret e fuqishme në Greqi, Shqipëria dërgon në ndihmë 30 zjarrfikës dhe 5 mjete

2 October 2024 at 08:19

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarret e fuqishme në Greqi, Shqipëria dërgon në ndihmë 30 zjarrfikës dhe 5 mjete appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet në SHBA, kandidatët për zëvendëspresident përballen me njëri-tjetrin

2 October 2024 at 08:04

Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, me pikëpamje thellësisht të kundërta për çështjet që e shqetësojnë Amerikën, shtrënguan duart mbrëmjen e së martës në debatin e vetëm të kandidatëve për postin e nënpresidentit ndërsa afrojnë zgjedhjet e 5 nëntorit.

Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance shprehën mospajtimet e tyre për krizën në Lindjen e Mesme, imigracionin, taksat, ndryshimet klimatike dhe energjinë. Gjysma e parë e debatit u shoqërua nga kundërshtitë politike dhe sulme të lehta personale.

60-vjeçari Tim Walz, guvernator i Minesotës dhe ish mësues i shkollës së mesme shprehu argumentet e tij përballë kundërshtarit republikan, 40-vjeçarit JD Vance, autori i një prej librave më të shitur në Shtetet e Bashkuara dhe senator konservator nga Ohajo.

Në debatin e organizuar nga kanali televiziv CBS News, demokrati Walz vuri në pikëpyetje aftësinë e republikanit Trump për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se ish presidenti është shumë i paqëndrueshëm për t’ja besuar udhëheqjen e vendit në një kohë krize si ajo në Lindjen e Mesme.

Kundërshtari i tij, republikani JD Vance tha se bota ishte më e sigurte gjatë katër viteve që republikani Trump drejtoi Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nëse do të mbështeste një sulm parandalues izraelit kundër Iranit, republikani Vance sugjeroi se vendimi i takon Izraelit ndërsa demokrati Walz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes.

Republikani Vance shtroi pyetjen se përse Nënpresidentja Harris nuk kishte bërë më shumë për të trajtuar problemet e inflacionit, imigracionit dhe ekonomisë gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë përkrah Presidentit Biden.

“Nëse Kamala Harris ka plane kaq të mira për të trajtuar problemet e klasës së mesme, atëherë ajo duhet t’i zbatojë ato tani, jo kur kërkon të ngrihet në detyrë, por në postin që populli amerikan e zgjodhi atë mbi 3 vite e gjysmë më parë”, tha zoti Vance.

Zoti Walz tha se zoti Trump u kishte dhënë përparësi miliarderëve duke ulur taksat ndërsa sulmoi kandidatin republikan për president për trysninë e ushtruar ndaj republikanëve në Kongres për të hequr dorë nga një projektpropozim dypartiak për sigurinë kufitare në fillim të vitit.

“Shumica prej nesh duam ta zgjidhim këtë”, tha zoti Walz për emigracionin. “Donald Trump kishte katër vjet për ta bërë këtë dhe i premtoi elektoratit amerikan se sa e lehtë do të jetë”.

Zoti Vance e prezantoi veten me respekt, të përzemërt dhe herë pas here mbështeti zotin Walz. Lidhur me energjinë, zoti Vance tha se qëllimi i fushatës republikane ishte që ëndrra amerikane të ishte e arritshme përsëri. Ai argumentoi shtimin e prodhimit të energjisë brenda vendit ndërsa fortifikoi politikën proteksioniste tregtare të zotit Trump duke thënë se eksportimi jashtë vendit i vendeve të punë ishte një politikë e gabuar.

Shkëmbimi më i tensionuar ndodhi afër fundit të debatit, kur republikani Vance, i cili ka thënë se nuk do të kishte votuar për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, shmangu pyetjen nëse ai do të sfidonte votimet e nëntorit nëse zoti Trump do të humbiste.

Demokrati Walz reagoi duke fajësuar pretendimet e zotit Trump për mashtrime në zgjedhje dhe nxitjen e trazirave të 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan, një përpjekje e pasuksesshme për të parandaluar certifikimin e fitores së zgjedhjeve nga demokrati Joe Biden.

“Ai ende thotë se nuk i humbi zgjedhjet”, tha zoti Walz përpara se t’i drejtohej kundërshtarit Vance. “A i humbi zgjedhjet në vitin 2020?”

Zoti Vance e anashkaloi pyetje ndërsa e akuzoi Nënpresidenten Harris për censurimin në internet të pikëpamjeve të kundërta.

Demokratja Harris u konsiderua gjerësisht si fituese përballë kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump, në debatin e vetëm mes tyre më 10 shtator në Filadelfia, i cili u ndoq nga rreth 67 milionë shikues.

Analistët thonë se debatet mes kandidatëve për nënpresident mund të jenë të zjarrta por në përgjithësi nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, një ndikim i lehtë tek opinioni publik mund të jetë vendimtar në garën e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës përpara fillimi të debatit, analisti Bill Galston me Institutin Brooking tha se një pjesë e rëndësishme e debatit për të dy kandidatët është që të mos bëjnë gabime ose të shprehin pikëpamje politike që bien ndesh me kandidatët për president.

“Gjëja e parë që duhet të bëjnë është që të prezantojnë veten para elektoratit dhe të përpiqen të krijojë një përshtypje përgjithësisht të mirë”, tha zoti Galston. “Së dyti, rregulli kryesor i kandidatëve për nënpresidentë është pothuajse i njëjtë me rregullin kryesor të nënpresidentëve, mos bëni asgjë që do të dobësonte, minonte ose vinte në siklet kandidatin ose presidentin tuaj”.

Dy palët po kërkojnë të shtojnë mbështetjen, ndërsa sondazhet kombëtare tregojnë se demokratja Harris gëzon një avantazh të lehtë përballë kundërshtarit të saj, Donald Trump. Sidoqoftë, duket se shtetet fushëbetejë do të jenë ato që do të përcaktojnë se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për katër vitet e ardhshme.

“Ai ende po thotë se nuk i humbi zgjedhjet,” tha Walz, përpara se t’i drejtohej Vance. “A i humbi zgjedhjet e 2020?”

Një anketë e fundit e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe qendrës NORC për Hulumtim të Çështjeve Publike tregon se rreth gjysma e votuesve të regjistruar kanë një pikëpamje jo të favorshme për senatorin e Ohajos, nga 40 për qind që ndanin këtë mendim në muajin korrik.

Ndërkohë, zoti Walz po përballet me kritika lidhur me shërbimin e tij në ushtri dhe zbatimin e politikave progresive në Minesota, ndërsa zoti Vance përpiqet të tregojë se kandidati demokrat është shumë larg votuesve të zakonshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet në SHBA, kandidatët për zëvendëspresident përballen me njëri-tjetrin appeared first on Euronews Albania.

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Gaza, 9 të vrarë dhe 20 të plagosur

2 October 2024 at 07:12

Forcat Ajrore izraelite kanë sulmuar një “komandë dhe komplekse kontrolli” të Hamasit në Gaza, që është përdorur “më parë” si shkollë e mesme, tha ushtria izraelite në një postim në X.

Ai tha se ish-Shkolla Përgatitore Al-Bureij po përdorej nga Hamasi për të komplotuar sulme ndaj Izraelit dhe se ishin marrë hapa për të shmangur lëndimin e civilëve, duke përfshirë përdorimin e “municioneve të sakta, mbikëqyrjes ajrore dhe informacioneve shtesë të inteligjencës”.

Më vete, të paktën nëntë persona u vranë dhe 20 u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shkollë ku strehoheshin persona të zhvendosur në Gaza, sipas Reuters duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve Wafa. Nuk dihet menjëherë nëse raporti i referohej të njëjtës shkollë.

The post Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Gaza, 9 të vrarë dhe 20 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

2 October 2024 at 07:03

Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës, pasi Teherani lëshoi një sërë raketash ndaj rivalit të tij të kahmotshëm më 1 tetor.

Teherani tha se ky sulm, i cili ndodhi në një kohë kur Izraeli kishte lajmëruar për një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit, ishte një përgjigje ndaj vrasjeve të liderëve militantë që mbështeten nga Irani.

Kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin, pas një sulmi me raketa dhe dronë në prill, si hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask.

Pas sulmit, Izraeli dhe Irani e kërcënuan njëri-tjetrin, ndërsa liderë të ndryshëm botërore bënë thirrje për armëpushim, mes frikës për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

OKB-ja kërkon armëpushim

Pas valës së raketave nga Irani, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”

“Kjo situatë duhet të ndalojë. Ne patjetër që kemi nevojë për një armëpushim”, tha Guterres.

Ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur konflikti me Hamasin në Gazë po vazhdonte.

Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinezë Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

SHBA: Sulmi, plotësisht i papranueshëm

Ndërsa sulmi po ndodhte, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, urdhëroi ushtrinë amerikane të “ndihmojë mbrojtjen e Izraelit nga sulmet iraniane dhe të rrëzojë raketat që po synonin Izraelin”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin “totalisht të papranueshëm” dhe tha se ai duhej të dënohej nga e gjithë bota.

“Raportet e para sugjerojnë se Izraeli, me mbështetje aktive nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, e ka përballuar me sukses këtë sulm”, tha Blinken për gazetarët.

Ndërsa, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi për pasoja për Iranin.

BE-ja kërkon armëpushim rajonal

Bashkimi Evropian (BE) dënoi “në terma të fuqishëm” sulmin me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në platformën X: “Cikli i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjeve rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Një armëpushim i menjëhershëm në të gjithë rajonin është i nevojshëm”.

Spanja bën thirrje për “vetëpërmbajtje”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri thirrje për një fund të “spiralës së dhunës” që ka përfshirë Lindjen e Mesme, ndërsa ministri i Jashtëm kërkoi “vetëpërmbajtje” nga palët e përfshira.

“Qeveria spanjolle e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe kërkon që spirala e dhunës të përfundojë”, tha Sanchez në platformën sociale X.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, u shpreh se Madridi po lëshonte “një thirrje të re për të gjithë aktorët, duke përfshirë Izraelin, për të treguar përmbajtje dhe jo përshkallëzim”.

Gjermania: Irani duhet të ndalojë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkoi që Irani të ndalojë menjëherë sulmin me raketa ndaj Izraelit, duke shkruar në X: “E dënoj sulmin në terma sa më të forta të mundshme”.

“Irani duhet të ndalojë sulmin menjëherë, pasi po e çon rajonin më tej drejt greminës”, shtoi ajo.

Franca: Situata po përkeqësohet në Lindje të Mesme

Kryeministri francez, Michel Barnier, të martën tha se ishte i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës.

“Situata po përkeqësohet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, me një përshkallëzim dhe një sulm, dhe duket se një konflikt i drejtpërdrejtë po zhvillohet mes Iranit dhe Izraelit”, i tha Barnier parlamentit, duke e cilësuar situatën “mjaft serioze”.

Britania e Madhe dënon sulmin e Iranit

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e dënoi sulmin e Iranit, sipas zyrës së tij, gjatë një bisedë me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Starmer gjithashtu “shprehu angazhimin e palëkundur të Britanisë për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve”, sipas një njoftimi nga zyra e Starmerit./REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 1 October 2024Main stream

Irani sulmoi Izraelin, ish-ambasadori: Ç’ndodh me Lindjen e Mesme nëse fiton Trump

1 October 2024 at 22:47

Ish-ambasadori Agim Nesho ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke komentuar sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të realizuar pasditen e të martës, Nesho tregoi edhe qasjen që mund të ketë SHBA ndaj këtij konflikti nën drejtimin e administratave të mundshme. Sipas tij nëse zgjedhjet e 5 nëntorit do i fitojë Donald Trump, atëherë kërkesa e SHBA-së do jetë mbyllja e konfliktit me një shtet të vetëm, e ky do të jetë shteti i Izraelit.

“Çështja e nacionalizmit arab dhe përkrahjes nga Rusia, gjatë luftës së ftohtë ka qenë një nga elementët kryesor që e ka bërë Izraelin një aleat të sigurt të Amerikës.  Së dyti ishin çështja e kontrollit të Lindjes së Mesme dhe raportet që krijojnë fuqitë në atë kohë, sidomos gjatë luftës së ftohtë dhe se si ndaheshin zonat e influencës.

Këtë e ka ndihmuar nacionalizmi arab i cili kundër interesave të popullit palestinez nuk e la që të ndërtonte atë gjë që gjithë komuniteti ndërkombëtar e pranoi që në ’48, që të krijohej shteti i pavarur palestinez. E shfrytëzuan vetë për qëllime të luftës, propagandës e të tjera e si rrjedhojë e çuan këtë konflikt deri në pasojat e sotme.

Me ardhjen e Trump do ketë një tjetër prespektivë. Të dyja palët do ndihmojnë Izraelin, kjo nuk ka diskutim. Por Trump e ka deklaruar dhe mbështet pikëpamjen e një shteti, që do jetë vetëm shteti Izraelit. Kjo është pikëpamja e administratës së Trump. Administrata e demokratëve nëse fiton do vazhdojë në rrymën e dy shteteve”,-tha Nesho.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani sulmoi Izraelin, ish-ambasadori: Ç’ndodh me Lindjen e Mesme nëse fiton Trump appeared first on Euronews Albania.

“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit

1 October 2024 at 22:31

Kandidati republikan dhe ish-presidenti amerikan ka fajësuar administratën Biden për përshkallëzimin në disa pjesë të Lindjes së Mesme, duke premtuar se do të rivendosë paqen në rajon nëse zgjidhet.

“Bota është në zjarr dhe del jashtë kontrollit. Ne nuk kemi udhëheqje, askush nuk e drejton vendin. Ne kemi një President inekzistent në Joe Biden dhe një zëvendëspresident që mungon plotësisht, Kamala Harris”, tha Trump në një deklaratë.

Ai shtoi se “Irani ishte në kontroll” kur ai ishte president.

Ndërsa Trump vendosi sanksione të rënda ndaj Iranit pas prishjes së një marrëveshjeje shumëpalëshe bërthamore, Teherani vazhdoi të armatoste dhe financonte aleatët e tij në rajon gjatë mandatit të tij.

Biden vazhdoi të zbatonte sanksionet e kohës së Trump ndaj Iranit dhe shtoi më shumë dënime kundër Teheranit në tre vitet e fundit.

Trump përsëriti pa prova se sulmi i udhëhequr nga Hamas i 7 tetorit kundër Izraelit nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

“Mos hyni në konflikt me ne”, Presidenti i Iranit paralajmëron Izraelin

1 October 2024 at 22:19

Presidenti i Iranit ka lëshuar një deklaratë pas sulmit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një “përgjigje vendimtare” ndaj “agresioneve” të Izraelit, por duke theksuar se Irani nuk dëshiron luftë.

“Ky veprim ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit,” tha Presidenti Masoud Pezeshkian në një postim në X. “Të dijë Netanyahu se Irani nuk kërkon luftë, por ai qëndron me vendosmëri kundër çdo kërcënimi… Mos hyni në konflikt me Iranin.”

Kujtojmë se pasiten e kësaj të marte Irani ka lëshuar me qindra raketa drejt Izraelit, 40% e të cilave arritën të thyenin mbrojtjen ajrore të vendit.

Sulmi vjen si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së liderit të Hezbollah, Hassan Nassrallah dhe një sërë sulmesh të tjera izraelite.

Një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka thënë për Al Jazeera se sulmi me raketa iraniane ishte një sukses dhe disa baza ushtarake izraelite u goditën siç ishte planifikuar.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, shtoi se shkalla e përgjimit nga sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit ishte “e dobët”, duke theksuar se kishte viktima midis trupave izraelite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos hyni në konflikt me ne”, Presidenti i Iranit paralajmëron Izraelin appeared first on Euronews Albania.

“Po flisja me familjen”, Ambasadorja e Izraelit në Tiranë flet për momentet e sulmit

1 October 2024 at 21:42

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete.

Ajo tha se ka komunikuar me familjarët e saj në Tel Aviv në momentin e sulmit. Ata janë futur fillimisht në streha dhe kanë qenë të mbrojtur, ndërsa më pas ngjarja sipas saj i është kthyer normalitetit, pasi janë lajmëruar që mund të dalin nga strehat.

“Ne sapo përjetuam një sulm iranian. Rreth 180 raketa janë lëshuar nga Irani. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që sulmohemi nga Irani. Unë po flisja me familjen time në telefon. Falë Zotit nuk ka pasur fatalitete mbrëmjen e sotme dhe ka sisteme sigurie të cilat kanë arritur të kapin në kohë raketat dhe tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit. Zëdhënësi i shtypit, tha se tashmë mund të largohen nga strehat, por duhet të qëndrojnë pranë tyre”,-tha ambasadorja e Izraelit në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Po flisja me familjen”, Ambasadorja e Izraelit në Tiranë flet për momentet e sulmit appeared first on Euronews Albania.

“Përgjigjja mund të jetë e dhimbshme”, ambasadorja izraelite e ashpër ndaj Iranit

1 October 2024 at 21:24

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete.

Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, ajo tha se për këtë duhet të presim ndërsa shtoi se Izraeli e ka treguar se di të reagojë “edhe në mënyrë të dhimbshme”.

“Ne sapo përjetuam një sulm iranian. Rreth 180 raketa janë lëshuar nga Irani. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që sulmohemi nga Irani. Unë po flisja me familjen time në telefon. Falë Zotit nuk ka pasur fatalitete mbrëmjen e sotme dhe ka sisteme sigurie të cilat kanë arritur të kapin në kohë raketat dhe tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit. Zëdhënësi i shtypit, tha se tashmë mund të largohen nga strehat, por duhet të qëndrojnë pranë tyre”,-tha ambasadorja e Izraelit në Tiranë.

E pyetur nëse ishte Izraeli i përgatitur për këtë sulm ajo tha:

“Ne e dinim që sulmet ndaj Izraelit në dy vitet e fundit, nga Hamasi në Gaza dhe Hezbollahu në Liban, ne e dimë që Irani është nga pas. Nuk e di nëse e dinim me saktësi se çfarë do bënin, por iranianët asnjëherë nuk e fshehin synimin e tyre për të sulmuar Izraelin. Mendoj se ne ishim gati dhe jemi gati. Ata thanë se do e sulmonin Izraelin, u paralajmëruan nga Franca e nga vende të tjera Europiane, por ata zgjodhën të sulmonin, ndaj besoj do jenë të gatshëm të paguajnë çmimin cilido të jetë ai”,-tha ambasadorja.

E pyetur se çfarë do bëjë tani Izraeli ambasadorja tha se duhet të presim e të shohim:

“Ne u kemi treguar armiqve dhe botës, se Izraeli di shumë mirë të marrë kohën e vetë e të përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme e po ashtu në mënyrë të dhimbshme nëse është e nevojshme. Ne duhet të presim e të shohim”,-tha ambasadorja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Përgjigjja mund të jetë e dhimbshme”, ambasadorja izraelite e ashpër ndaj Iranit appeared first on Euronews Albania.

“Izraeli u gjet i papërgatitur, ka humbje jetësh”, Goxhaj analizon sulmin e Iranit

1 October 2024 at 20:55

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli rreth sulmit me raketa që Irani kreu para pak orësh në Izrael.

Sipas tij Izraeli u gjet shumë i papërgatitur ndaj këtij sulmi, pasi mbrojtja ajrore e tij prej kohësh nuk ka funksionuar.

“Janë lëshuar 400-500 raketa të nivele të ndryshme, mes tyre edhe raketa balistike. 40% e tyre ka kaluar sistemin mbrojtës të Izraelit, për arsye se i ka gjetur të papërgatitur. Pavarësisht se para lëshimit të raketave, iranianët kanë lajmëruar edhe SHBA edhe Rusinë. Një pjesë e këtyre raketave duan rreth 40 minuta të mbërrijnë në Izrael, balistiket duan 12 minuta, ata kanë lëshuar edhe të tjera. Izraelitët kanë pasur probleme me mbrojtjen ajrore”,-tha ish-oficeri Goxhaj.

I pyetur se cilat janë dëmet e këtij sulmi, eksperti i sigurisë u përgjigj:

“Objektivat kryesore kanë qenë objektivat ushtarak, baza kryesore ka qenë baza e nevatimit, baza ajrore. Për herë të parë është goditur edhe një bazë izraelite në Gaza. Dimë që ka dëme materiale dhe humbje jetësh”,-tha Goxhaj i cili theksoi se Irani nuk ka kryer sulm terrorist, pasi ka synuar të arrijë bazat ushtarake. Ai shtoi se për momentin nuk ka shifra të viktimave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Izraeli u gjet i papërgatitur, ka humbje jetësh”, Goxhaj analizon sulmin e Iranit appeared first on Euronews Albania.

Të paktën gjashtë të vdekur nga një sulm me armë në Tel Aviv

1 October 2024 at 20:28

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist me të shtëna dhe therje në Tel Aviv të martën, njoftoi policia izraelite.

Ata thanë se dy “terroristë” filluan një sulm vdekjeprurës në stacionin e trenit të Tel Avivit dhe vazhduan në këmbë përpara se të vriteshin nga civilë dhe inspektorë që përdorën pistoleta personale.

“Të dy terroristët janë neutralizuar në vendngjarje”, tha policia në një deklaratë.

Sulmi ndodhi pak minuta përpara se Irani të lëshonte një breshëri raketash drejt Izraelit.

Pamje televizive, të shpërndara në rrjete sociale, shfaqnin persona të armatosur duke dalë nga një stacion i trenit dhe duke hapur zjarr ndaj personave përreth.

Mjekët dhe paramedikët ofruan trajtim mjekësor në vendngjarje për disa persona të plagosur me lëndime të shkallëve të ndryshme, duke përfshirë disa që ishin pa vetëdije, tha shërbimi izraelit i ambulancës, MDA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën gjashtë të vdekur nga një sulm me armë në Tel Aviv appeared first on Euronews Albania.

FOTO| Irani godet Izraelin me raketa, përfundon sulmi

1 October 2024 at 20:05

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kërcënimi nga raketat iraniane duket se ka përfunduar dhe tha se banorët mund të dalin nga vend-strehimet. Sipas tij, nga sulmi nuk pati viktima.

“Do të ketë pasoja për sulmin. Kemi plane dhe do të veprojmë sipas kohës dhe vendit që ne përcaktojmë”, shtoi zëdhënësi.

Autoritetet izraelite njoftuan ndalimin e të gjitha fluturimeve nga dhe drejt aeroporteve izraelite. Një njoftim i ngjashëm për mbylljen e hapësirës ajrore ishte bërë pak më herët edhe nga Jordania.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dëshmitarët thanë se panë të rrëzohen mbi hapësirën ajrore të Jordanisë disa nga raketat e nisura, ndërsa dhjetëra të tjera vazhduan lëvizjen drejt Izraelit.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka lëshuar disa dhjetëra raketa drejt Izraelit dhe se sulmi do të përsëritet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga Izraeli.

Alarmi për një sulm iranian ndaj Izraelit u dha fillimisht pak orë para se ai të fillonte nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore u dëgjuan për rreth 1 orë gjithandej Izraelit, duke udhëzuar banorët të shkonin në vend-strehime.

Presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Harris e ndoqën sulmin e Iranit kundër Izraelit nga Dhoma e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, duke u informuar rregullisht nga ekipi i sigurisë kombëtare.

1 of 7
Irani sulmon me raketa Izraelin
Irani sulmon me raketa Izraelin

Presidenti Biden shkroi në rrjetin social X se “Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të ndihmuar Izraelin për t’u mbrojtur dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin diskutoi sot me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gallant, para fillimit të sulmit me raketa nga Irani, rreth “pasojave të ashpra” që do të kishte Irani nëse sulmonte Izraelin.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit Pat Ryder, Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin gjatë bisedës telefonike me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi se “Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të mirë gadishmërie për të mbrojtur personelin amerikan, aleatët dhe partnerët përballë kërcënimeve nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga Irani dhe janë të vendosura që të parandalojnë ndonjë aktor që të shfrytëzojë tensionet dhe të zgjerojë konfliktin në rajon.”

Sipas misionit iranian në OKB, nëse Izraeli do të kundërpërgjigjet, vala e ardhshme e sulmeve nga Irani do të jetë “shkatërrimtare”.

Në një deklaratë të postuar në platformën X të Misionit të Iranit pranë OKB-së, autoritetet iraniane thanë se “kundërpërgjigja e ligjshme, racionale dhe legjitime e Iranit ndaj akteve terroriste të regjimit Zionist – që përfshin vënien në shënjestër të shtetasve dhe interesave iraniane dhe shkeljen e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit – u krye me sukses.”

“Nëse regjimi Zionist guxon të kundërpërgjigjet apo të kryejë akte tjera keqdashëse, një kundërpërgjigje tjetër dhe shkatërruese do të pasojë. Shtetet rajonale dhe përkrahësit e zionistëve këshillohen që të ndajnë rrugët me regjimin,” thuhet në postimin e Iranit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar iranian të ketë thënë se sulmi iranian u urdhërua nga udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe se Teherani është përgatitur për një kundërpërgjigje të mundshme nga Izraeli.

Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei ndodhet në një vend të sigurt pasi sulmit me raketa ndaj Izraelit, tha një zyrtar i lartë i Iranit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai ishte dërguar në vendin e sigurt pas vrasjes nga Izraeli të udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah javën e kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, si një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.”

Ai tha se ky përshkallëzim “duhet të marrë fund. Na duhet patjetër një armëpushim”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FOTO| Irani godet Izraelin me raketa, përfundon sulmi appeared first on Euronews Albania.

Irani sulmon Izraelin, Guterres: Kjo duhet të ndalet! Dënojmë përshkallëzimin

1 October 2024 at 19:45

Irani ka lëshuar sipas mediave izraelite  rreth 500 raketa në drejtim të Izraelit.

Sipas përfaqësuesve të Iranit në OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste të regjimit sionist – që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka reaguar me anë të një postimi ku shprehet se dënon zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi. Kjo duhet të ndalet. Ne kemi nevojë absolutisht për një armëpushim”.

The post Irani sulmon Izraelin, Guterres: Kjo duhet të ndalet! Dënojmë përshkallëzimin appeared first on Euronews Albania.

“Përgjigja ndaj Izraelit u krye siç duhet”,-reagon misioni iranian në OKB

1 October 2024 at 19:28

Teherani sugjeroi se sulmi i tij raketor kundër Izraelit ka përfunduar dhe paralajmëron qeverinë izraelite kundër kryerjes së hakmarrjes së vet.

“Përgjigja ligjore, racionale dhe legjitime e Iranit ndaj akteve terroriste të regjimit sionist, që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit – është kryer siç duhet,” misioni iranian në tha OKB në një postim në rrjetet sociale.

Iran’s legal, rational, and legitimate response to the terrorist acts of the Zionist regime—which involved targeting Iranian nationals and interests and infringing upon the national sovereignty of the Islamic Republic of Iran—has been duly carried out. Should the Zionist regime…

— I.R.IRAN Mission to UN, NY (@Iran_UN) October 1, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Përgjigja ndaj Izraelit u krye siç duhet”,-reagon misioni iranian në OKB appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Ndriçohet nga flakët qielli i Tel Aviv, Irani sulmon me rreth 500 raketa

1 October 2024 at 19:21

Rreth 500 raketa ka lëshuar Irani në drejtim të Izraelit shkruan Jerusalem Post.

CEO i Magen David Adom, Eli Bin, njoftoi se pati një goditje të drejtpërdrejtë në një ndërtesë në veri të Tel Avivit, në rrugën George Weiss.

Shumë rënie të tjera u regjistruan në Tel Aviv, si dhe në Dimona, Nabatim, Hora, Hod Hasharon, Beer Sheva dhe Rishon Lezion.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmi është në përgjigje të vrasjes së Nasrallah dhe nëse Izraeli përgjigjet do të pësojë një goditje të fortë.

 

The post VIDEO| Ndriçohet nga flakët qielli i Tel Aviv, Irani sulmon me rreth 500 raketa appeared first on Euronews Albania.

“Ahengu Shkodran”, mbyllet edicioni i 12 i festivalit në Muzeun Historik të qytetit

1 October 2024 at 17:47

“Ahengu Shkodran”, vazhdimi i një tradite të hershme të lidhur me zhvillimin e muzikës shkodrane uli siparin e edicionit të 12-të tij në Muzeun Historik të qytetit. Artistët më në zë interpretuan në mënyrë mjeshtërore këngët më të bukura ndër vite.

Artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe kryeashiku i ahengut, Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë për të pranishmit.

Kënga popullore është një nga simbolet e Shkodrës, u shpreh në përfundim të kësaj nate, udhëheqësi artistik Bardhyl Hysa.

 “Jam krenar për këtë aktivitet pasi çdo vit po rritet dhe shpresoj që Shkodrës nuk i mungojnë talentet dhe sidomos për këngët popullore. Shpresoj të rikthehet tradita e këngës popullorë që mos të humbasim këto vlera pasi me me këto vlera ne dallohemi nga popujt e tjerë”,-tha Bardhyl Hysa, udhëheqës artistik.

Me entuziasmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thonë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane.

 “Emocionet janë gjithmonë të mira dhe pse jo ne marrim emocione prej publikut dhe japim emocione duke kënduar këngët e mrekullueshme qytetare shkodrane. Te jem pjesë e kësaj tradite është diçka e mrekullueshme sepse kënga qytetare shkodrane është trashëgimi kulturore”,-tha Ajdis Hasani, këngëtar.

“Të qenurit pjesë e grupit karajfilet që ka Shkodra asht kënaqësi e madhe sepse është një grup prej shumë vitesh dhe një djalëri vogël si unë me një moshë të vogël 16 vjeç nuk është pak”,-tha Denis Fikaj, këngëtar.

Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran erdhi i organizuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”.

The post “Ahengu Shkodran”, mbyllet edicioni i 12 i festivalit në Muzeun Historik të qytetit appeared first on Euronews Albania.

Stuhitë “pushtojnë” botën, mbi 130 të vdekur në SHBA. Tajvani, gati për uraganin

1 October 2024 at 17:30

Të paktën 133 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë konsiderohen të humbur pasi uragani “Helen” përshkoi në ditët e fundit Karolinën e Veriut.

Stuhia ka përmbytur gjithashtu rrugë, ka ndërprerë energjinë dhe lënë njerëzit të pastrehë.

Bëhet fjalë për reshjet më të këqija që Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar në një shekull, me nivelin e shirave që ka kaluar 61 centimetrat.

Autoritetet, të ndihmuara nga vullnetarët, po shpërndajnë ndihma nga ajri dhe toka, duke përdorur kamionë dhe gomerë në zonat e largëta të maleve Alapashe.

Ndërkohë, në jug-lindje të Azisë, autoritetet tajvaneze mbyllën shkollat dhe zyrat dhe evakuuan disa qindra banorë nga zonat e rrezikuara nga tajfuni “Krathon”, që do të zbarkojë të mërkurën.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se rreth 40 mijë trupa janë angazhuar për marrjen e masave parandaluese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Stuhitë “pushtojnë” botën, mbi 130 të vdekur në SHBA. Tajvani, gati për uraganin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌