Irani ka goditur këtë të martë Izraelin me 200 raketa balistike, ku pas kësaj ka pohuar se 80% e raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat e tyre sonte.
Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmi është në përgjigje të vrasjes së Nasrallah dhe nëse Izraeli përgjigjet do të pësojë një goditje të fortë.
Për të diskutuar rreth ngjarjes dhe pasojave të këtij sulmi, 2 prej të ftuarve në Now me Erla Mëhillin ishin eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj dhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi.
Në fjalën e tij, Krisafi u shpreh se duke njohur gjuhën që përdorin izraelitët, ky sulm ishte shumë i vogël, pvarësisht formës se si u transmetua dhe gjithashtu Izraeli ishte i përgatitur për një kundërpërgjigje të tillë nga iranianët.
Sipas eksperit Krisafi mendohet se duhet të jenë përdorur më pak se 40% e numrit të përgjithshëm të raketave, sepse nëse kjo do të kishte ndodhjur pasojat do të kishin qenë të pallogaritshme.
Mirëpo, eksperti Goxhaj e kundërshtoi këtë qëndrim të Krisafit, duke thënë se mund të jenë përdorur rreth 40% e raketave, të cilat kanë goditur bazat ushtarake të Izraelit.
Pjesë nga emisioni:
Krisafi: Duke qenë se e njoh gjuhën ibraike, nuk mendoj se ka qenë dëm, dëmi ka qenë shumë i vogël. Flitet vetëm për një person të vrarë në Bregun Perëndimor, që është vrarë nga copëzat e raketave të hedhura në ajër. Izraeli ishte goxha i papërgatitur dhe kishin informacione që do të goditeshi. Nëse do kalonun më shumë 40 % e numrit të raketave do ishte bërë nami,”
Goxhaj: Janë goditur baza ushtarake, jo civilë. Irani nuk ka bërë sulm terrorist. Edhe kur u godit baza ushtarake, nuk u dha njoftim.
Krisafi: Nuk mendoj që Izraeli ëhtë gjetur i papërgatitur, sulmi është më shumë për spektakël, nuk ka për qëllim të bëjë ndonjë dëm të madh. Irani ishte i detyruar të përgjigjej dhe mori kohë të përgjigjej. Ajo që kam parë nga kohët e fundit për iranianët është se shihet një lloj frike dhe një lloj çorientimi brenda tyre. Ka dy ndarje, është pjesa e Gardës Revolucionare që mendon se do përgjigjen ashpër ndaj izraelit dhe pjesa e dytë e presidentit që mendojnë se s’ka nevojë të shkohet deri në këtë pikë.
Sipas përfaqësuesve të Iranit në OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste të regjimit sionist – që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit”.
The post “Nëse do kalonin 40% e raketave në Izrael do ishte bërë nami”, përplasen ekspertët appeared first on Euronews Albania.