Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

2 October 2024 at 07:03

Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës, pasi Teherani lëshoi një sërë raketash ndaj rivalit të tij të kahmotshëm më 1 tetor.

Teherani tha se ky sulm, i cili ndodhi në një kohë kur Izraeli kishte lajmëruar për një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit, ishte një përgjigje ndaj vrasjeve të liderëve militantë që mbështeten nga Irani.

Kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin, pas një sulmi me raketa dhe dronë në prill, si hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask.

Pas sulmit, Izraeli dhe Irani e kërcënuan njëri-tjetrin, ndërsa liderë të ndryshëm botërore bënë thirrje për armëpushim, mes frikës për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

OKB-ja kërkon armëpushim

Pas valës së raketave nga Irani, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”

“Kjo situatë duhet të ndalojë. Ne patjetër që kemi nevojë për një armëpushim”, tha Guterres.

Ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur konflikti me Hamasin në Gazë po vazhdonte.

Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinezë Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

SHBA: Sulmi, plotësisht i papranueshëm

Ndërsa sulmi po ndodhte, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, urdhëroi ushtrinë amerikane të “ndihmojë mbrojtjen e Izraelit nga sulmet iraniane dhe të rrëzojë raketat që po synonin Izraelin”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin “totalisht të papranueshëm” dhe tha se ai duhej të dënohej nga e gjithë bota.

“Raportet e para sugjerojnë se Izraeli, me mbështetje aktive nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, e ka përballuar me sukses këtë sulm”, tha Blinken për gazetarët.

Ndërsa, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi për pasoja për Iranin.

BE-ja kërkon armëpushim rajonal

Bashkimi Evropian (BE) dënoi “në terma të fuqishëm” sulmin me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në platformën X: “Cikli i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjeve rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Një armëpushim i menjëhershëm në të gjithë rajonin është i nevojshëm”.

Spanja bën thirrje për “vetëpërmbajtje”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri thirrje për një fund të “spiralës së dhunës” që ka përfshirë Lindjen e Mesme, ndërsa ministri i Jashtëm kërkoi “vetëpërmbajtje” nga palët e përfshira.

“Qeveria spanjolle e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe kërkon që spirala e dhunës të përfundojë”, tha Sanchez në platformën sociale X.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, u shpreh se Madridi po lëshonte “një thirrje të re për të gjithë aktorët, duke përfshirë Izraelin, për të treguar përmbajtje dhe jo përshkallëzim”.

Gjermania: Irani duhet të ndalojë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkoi që Irani të ndalojë menjëherë sulmin me raketa ndaj Izraelit, duke shkruar në X: “E dënoj sulmin në terma sa më të forta të mundshme”.

“Irani duhet të ndalojë sulmin menjëherë, pasi po e çon rajonin më tej drejt greminës”, shtoi ajo.

Franca: Situata po përkeqësohet në Lindje të Mesme

Kryeministri francez, Michel Barnier, të martën tha se ishte i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës.

“Situata po përkeqësohet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, me një përshkallëzim dhe një sulm, dhe duket se një konflikt i drejtpërdrejtë po zhvillohet mes Iranit dhe Izraelit”, i tha Barnier parlamentit, duke e cilësuar situatën “mjaft serioze”.

Britania e Madhe dënon sulmin e Iranit

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e dënoi sulmin e Iranit, sipas zyrës së tij, gjatë një bisedë me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Starmer gjithashtu “shprehu angazhimin e palëkundur të Britanisë për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve”, sipas një njoftimi nga zyra e Starmerit./REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 1 October 2024Main stream

Irani sulmoi Izraelin, ish-ambasadori: Ç’ndodh me Lindjen e Mesme nëse fiton Trump

1 October 2024 at 22:47

Ish-ambasadori Agim Nesho ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke komentuar sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të realizuar pasditen e të martës, Nesho tregoi edhe qasjen që mund të ketë SHBA ndaj këtij konflikti nën drejtimin e administratave të mundshme. Sipas tij nëse zgjedhjet e 5 nëntorit do i fitojë Donald Trump, atëherë kërkesa e SHBA-së do jetë mbyllja e konfliktit me një shtet të vetëm, e ky do të jetë shteti i Izraelit.

“Çështja e nacionalizmit arab dhe përkrahjes nga Rusia, gjatë luftës së ftohtë ka qenë një nga elementët kryesor që e ka bërë Izraelin një aleat të sigurt të Amerikës.  Së dyti ishin çështja e kontrollit të Lindjes së Mesme dhe raportet që krijojnë fuqitë në atë kohë, sidomos gjatë luftës së ftohtë dhe se si ndaheshin zonat e influencës.

Këtë e ka ndihmuar nacionalizmi arab i cili kundër interesave të popullit palestinez nuk e la që të ndërtonte atë gjë që gjithë komuniteti ndërkombëtar e pranoi që në ’48, që të krijohej shteti i pavarur palestinez. E shfrytëzuan vetë për qëllime të luftës, propagandës e të tjera e si rrjedhojë e çuan këtë konflikt deri në pasojat e sotme.

Me ardhjen e Trump do ketë një tjetër prespektivë. Të dyja palët do ndihmojnë Izraelin, kjo nuk ka diskutim. Por Trump e ka deklaruar dhe mbështet pikëpamjen e një shteti, që do jetë vetëm shteti Izraelit. Kjo është pikëpamja e administratës së Trump. Administrata e demokratëve nëse fiton do vazhdojë në rrymën e dy shteteve”,-tha Nesho.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani sulmoi Izraelin, ish-ambasadori: Ç’ndodh me Lindjen e Mesme nëse fiton Trump appeared first on Euronews Albania.

“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit

1 October 2024 at 22:31

Kandidati republikan dhe ish-presidenti amerikan ka fajësuar administratën Biden për përshkallëzimin në disa pjesë të Lindjes së Mesme, duke premtuar se do të rivendosë paqen në rajon nëse zgjidhet.

“Bota është në zjarr dhe del jashtë kontrollit. Ne nuk kemi udhëheqje, askush nuk e drejton vendin. Ne kemi një President inekzistent në Joe Biden dhe një zëvendëspresident që mungon plotësisht, Kamala Harris”, tha Trump në një deklaratë.

Ai shtoi se “Irani ishte në kontroll” kur ai ishte president.

Ndërsa Trump vendosi sanksione të rënda ndaj Iranit pas prishjes së një marrëveshjeje shumëpalëshe bërthamore, Teherani vazhdoi të armatoste dhe financonte aleatët e tij në rajon gjatë mandatit të tij.

Biden vazhdoi të zbatonte sanksionet e kohës së Trump ndaj Iranit dhe shtoi më shumë dënime kundër Teheranit në tre vitet e fundit.

Trump përsëriti pa prova se sulmi i udhëhequr nga Hamas i 7 tetorit kundër Izraelit nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

“Mos hyni në konflikt me ne”, Presidenti i Iranit paralajmëron Izraelin

1 October 2024 at 22:19

Presidenti i Iranit ka lëshuar një deklaratë pas sulmit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një “përgjigje vendimtare” ndaj “agresioneve” të Izraelit, por duke theksuar se Irani nuk dëshiron luftë.

“Ky veprim ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit,” tha Presidenti Masoud Pezeshkian në një postim në X. “Të dijë Netanyahu se Irani nuk kërkon luftë, por ai qëndron me vendosmëri kundër çdo kërcënimi… Mos hyni në konflikt me Iranin.”

Kujtojmë se pasiten e kësaj të marte Irani ka lëshuar me qindra raketa drejt Izraelit, 40% e të cilave arritën të thyenin mbrojtjen ajrore të vendit.

Sulmi vjen si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së liderit të Hezbollah, Hassan Nassrallah dhe një sërë sulmesh të tjera izraelite.

Një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka thënë për Al Jazeera se sulmi me raketa iraniane ishte një sukses dhe disa baza ushtarake izraelite u goditën siç ishte planifikuar.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, shtoi se shkalla e përgjimit nga sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit ishte “e dobët”, duke theksuar se kishte viktima midis trupave izraelite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos hyni në konflikt me ne”, Presidenti i Iranit paralajmëron Izraelin appeared first on Euronews Albania.

FOTO| Irani godet Izraelin me raketa, përfundon sulmi

1 October 2024 at 20:05

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kërcënimi nga raketat iraniane duket se ka përfunduar dhe tha se banorët mund të dalin nga vend-strehimet. Sipas tij, nga sulmi nuk pati viktima.

“Do të ketë pasoja për sulmin. Kemi plane dhe do të veprojmë sipas kohës dhe vendit që ne përcaktojmë”, shtoi zëdhënësi.

Autoritetet izraelite njoftuan ndalimin e të gjitha fluturimeve nga dhe drejt aeroporteve izraelite. Një njoftim i ngjashëm për mbylljen e hapësirës ajrore ishte bërë pak më herët edhe nga Jordania.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dëshmitarët thanë se panë të rrëzohen mbi hapësirën ajrore të Jordanisë disa nga raketat e nisura, ndërsa dhjetëra të tjera vazhduan lëvizjen drejt Izraelit.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka lëshuar disa dhjetëra raketa drejt Izraelit dhe se sulmi do të përsëritet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga Izraeli.

Alarmi për një sulm iranian ndaj Izraelit u dha fillimisht pak orë para se ai të fillonte nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore u dëgjuan për rreth 1 orë gjithandej Izraelit, duke udhëzuar banorët të shkonin në vend-strehime.

Presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Harris e ndoqën sulmin e Iranit kundër Izraelit nga Dhoma e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, duke u informuar rregullisht nga ekipi i sigurisë kombëtare.

1 of 7
Irani sulmon me raketa Izraelin
Irani sulmon me raketa Izraelin

Presidenti Biden shkroi në rrjetin social X se “Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të ndihmuar Izraelin për t’u mbrojtur dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin diskutoi sot me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gallant, para fillimit të sulmit me raketa nga Irani, rreth “pasojave të ashpra” që do të kishte Irani nëse sulmonte Izraelin.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit Pat Ryder, Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin gjatë bisedës telefonike me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi se “Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të mirë gadishmërie për të mbrojtur personelin amerikan, aleatët dhe partnerët përballë kërcënimeve nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga Irani dhe janë të vendosura që të parandalojnë ndonjë aktor që të shfrytëzojë tensionet dhe të zgjerojë konfliktin në rajon.”

Sipas misionit iranian në OKB, nëse Izraeli do të kundërpërgjigjet, vala e ardhshme e sulmeve nga Irani do të jetë “shkatërrimtare”.

Në një deklaratë të postuar në platformën X të Misionit të Iranit pranë OKB-së, autoritetet iraniane thanë se “kundërpërgjigja e ligjshme, racionale dhe legjitime e Iranit ndaj akteve terroriste të regjimit Zionist – që përfshin vënien në shënjestër të shtetasve dhe interesave iraniane dhe shkeljen e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit – u krye me sukses.”

“Nëse regjimi Zionist guxon të kundërpërgjigjet apo të kryejë akte tjera keqdashëse, një kundërpërgjigje tjetër dhe shkatërruese do të pasojë. Shtetet rajonale dhe përkrahësit e zionistëve këshillohen që të ndajnë rrugët me regjimin,” thuhet në postimin e Iranit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar iranian të ketë thënë se sulmi iranian u urdhërua nga udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe se Teherani është përgatitur për një kundërpërgjigje të mundshme nga Izraeli.

Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei ndodhet në një vend të sigurt pasi sulmit me raketa ndaj Izraelit, tha një zyrtar i lartë i Iranit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai ishte dërguar në vendin e sigurt pas vrasjes nga Izraeli të udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah javën e kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, si një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.”

Ai tha se ky përshkallëzim “duhet të marrë fund. Na duhet patjetër një armëpushim”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FOTO| Irani godet Izraelin me raketa, përfundon sulmi appeared first on Euronews Albania.

“Përgjigja ndaj Izraelit u krye siç duhet”,-reagon misioni iranian në OKB

1 October 2024 at 19:28

Teherani sugjeroi se sulmi i tij raketor kundër Izraelit ka përfunduar dhe paralajmëron qeverinë izraelite kundër kryerjes së hakmarrjes së vet.

“Përgjigja ligjore, racionale dhe legjitime e Iranit ndaj akteve terroriste të regjimit sionist, që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit – është kryer siç duhet,” misioni iranian në tha OKB në një postim në rrjetet sociale.

Iran’s legal, rational, and legitimate response to the terrorist acts of the Zionist regime—which involved targeting Iranian nationals and interests and infringing upon the national sovereignty of the Islamic Republic of Iran—has been duly carried out. Should the Zionist regime…

— I.R.IRAN Mission to UN, NY (@Iran_UN) October 1, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Përgjigja ndaj Izraelit u krye siç duhet”,-reagon misioni iranian në OKB appeared first on Euronews Albania.

❌
❌