Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Bujqësia nuk njeh më rritje, edhe blegtoria në krizë

By: fra nc
2 October 2024 at 16:49

Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare po zbehet nga viti në vit. Kontributi i saj këtë vit është 2% më i ulët se një vit më parë, duke arritur në 16.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa sektorët që po marrin hov në ekonomi janë ndërtimi dhe turizmi.

Në tremujorin e dytë, bujqësia u rrit me 0.16%, ndërsa për të njëjtën periudhë një vit më parë ra me 0.04%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ky ishte tremujori i 8-të radhazi që sektori qëndron në vendnumëro.

Ndonëse çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur dhe kërkesa nga jashtë për prodhime shqiptare është e lartë, prodhimi nuk u është përgjigjur zhvillimeve të kohës. Të dhënat nga tregu sugjerojnë se dobësitë më të mëdha po shfaqen në sektorin e blegtorisë, ku rënia e numrit të krerëve ka qenë e fortë. Në vitin 2024, numri i bagëtive në vend shënoi rënie me mbi 12%. Blegtoria është dega e dytë më e rëndësishme e bujqësisë, dhe rënia e saj ndikon në gjithë sektorin bujqësor.

Ndërkohë, zhvillimet kanë qenë pozitive në sektorin e serrave, ku çmimet e larta të eksportit kanë nxitur zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella. Nga ana tjetër, zhvillimet klimatike me një pranverë me shira dhe mot të ftohtë, si dhe korrikun shumë të nxehtë, kanë dëmtuar frutat dhe prodhimin bujqësor në fusha këtë vit.

Sektori bujqësor po përballet me emigrimin të lartë të forcës punëtore jashtë vendit dhe drejt sektorëve të tjerë të ekonomisë, ku pagat janë më të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bujqësia nuk njeh më rritje, edhe blegtoria në krizë appeared first on Euronews Albania.

Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë, argëtohemi më pak

2 October 2024 at 08:19

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB-së. Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më […]

The post Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë, argëtohemi më pak appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Bujqësia në rënie të vazhdueshme”- Jorida Tabaku: Skemat aktuale kanë penalizuar fermerët dhe fshatarët e vegjë, duhet mbështetje

29 September 2024 at 16:58
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e bujqësisë në Shqipëri, duke theksuar se sektori është në rënie për tre vite me radhë. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku vuri theksin te potenciali i jashtëzakonshëm i tokës shqiptare, por që për fat të keq nuk po shfrytëzohet në
❌
❌