Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita

By: Mirgen
2 October 2024 at 22:42

Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda nga Këshilli i Ministrave, ka ardhur një reagim edhe nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit. Mes rreshtave, duke e quajtur […]

The post Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

SPAK i sekuestroi telefonin, Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit

By: E.K
2 October 2024 at 14:12

Ilir Proda është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha e konsideroi procesin si transparent me integritet dhe theksoi se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi. Proda u emërua në krye […]

The post SPAK i sekuestroi telefonin, Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit appeared first on FaxWeb.

Ilir Proda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

By: user7
2 October 2024 at 14:06

Ilir Proda është emëruar ditën e sotme si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmin për emërimin e Prodës nga Këshilli i Ministrave e ka dhënë vetë Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një dalje për gazetarët. Ministri Hoxha, pas emërimit të Prodës në krye të Policisë, theksoi se do të hapet konkurimi për drejtuesit e policive në qarqe.

Kandidati i cili sot u emërua në krye të policisë do të jetë në krye të policisë dhe pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme. Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit”, tha ministri Hoxha.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka përzgjedhur Drejtorin e Policisë së Elbasanit Ilir Prodën, për të qënë pasuesi i Muhamet Rrumbullakut. Pas propozimit, vendimi i qeverisë për këtë kandidaturë është marrë në mbledhjen e sotme. Në garë për postin e drejtorit ishte Altin Mena Ardian Çipa, Ilir Proda, Neritan Nallbati dhe Skënder Hita.

The post Ilir Proda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit appeared first on Lapsi.al.

Këshilli i Ministrave jep ‘OK’. Miratohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit!

By: gaze tare
2 October 2024 at 13:22

Ilir Proda është Drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Emri i tij u konfirmua pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ministri Brendshëm Ervin Hoxha tha për mediat se Proda u konfirmua mes 10 kandidatëve të tjerë dhe organet ligjzbatuese kanë thënë se figura e tij është e pastër, referuar faktit që emri i tij është përmendur për dekonspirim operacionesh. Proda ishte në garë për postin e drejtorit me Altin Menën, Ardian Çipën, Neritan Nallbatin dhe Skënder Hitën në listën e kandidatëve më të vlerësuar.

Kush është Ilir Proda?

Prej marsit të vitit 2023, Ilir Proda, mban postin e drejtorit të Policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit,  Proda e nisi karrierën e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

The post Këshilli i Ministrave jep ‘OK’. Miratohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit! appeared first on iconstyle.al.

SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit

By: V K
2 October 2024 at 14:12

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është emëruar Ilir Proda. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e konsideroi procesin si transparent me integritet dhe theksoi se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i ka kaluar këto etapa verifikimi.

Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit, pas një konkurrimi ku morën pjesë mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie.

Gjithashtu, Ministri i Brendshëm u shpreh lidhur me një episod kur Ilir Prodës, i cili ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, SPAK i kishte sekuestruar telefonin, pas dyshimeve, se një operacion kundër bandave në Elbasan ishte dekonspiruar.

“Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord, po ashtu dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin”, tha Hoxha në reagimin e tij.

The post SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit appeared first on Albeu.com.

Ngjitja e Ilir Prodës drejt kreut të Policisë së Shtetit lë pas dyshime

2 October 2024 at 08:29

Fituesi i konkursit për drejtimin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda e ka aktualisht telefonin të sekuestruar si pjesë e një hetimi të SPAK për dekonspirimin e dyshuar të një operacioni, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Kryeministria thonë se pastërtia e figurës së tij është e verifikuar edhe nga SPAK. Mes një liste të shkurtër […]

The post Ngjitja e Ilir Prodës drejt kreut të Policisë së Shtetit lë pas dyshime appeared first on BoldNews.al.

Ngjitja e Ilir Prodës drejt kreut të Policisë së Shtetit lë pas dyshime

2 October 2024 at 07:43

Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i propozoi kryeministrit Edi Rama emrin e Ilir Prodës për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kandidatura e Prodës ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit për t’u zyrtarizuar. Ai pritet të zëvendësojë Muhamet Rrumbullakun, drejtuesin jetëgjatë të Policisë […]

The post Ngjitja e Ilir Prodës drejt kreut të Policisë së Shtetit lë pas dyshime appeared first on Reporter.al.

“Nuk ka organizatë kriminale më të fuqishme se Rama!”/ Hoxha: Drejtorin e policisë e zgjodhi KM-ja, ja karriera e tij

By: admin
1 October 2024 at 23:00

Artan Hoxha ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që pritet të firmoset nga Edi Rama së shpejti. Emri i propozuar është Ilir Proda.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se drejtorin e ka zgjedhur ekskluzivisht Edi Rama dhe jo grupet kriminale, pasi sipas tij, nuk ka “asnjë bandë kriminale më të fuqishme se Rama”. Hoxha shpjegoi edhe karrierën e 43 vjeçarit Proda.

“Mendoj se në një vend si Shqipëria kryeministri ka marrë votën dhe merr përsipër edhe riskun. Si trajneri i kombëtares, Duka e zgjedh atë. Edhe drejtorin e përgjithshëm e zgjedh Rama, nuk mund të zgjedhë Lamallari.

Për mua, Edi Rama mund ta zgjidhte direkt, ai i thërret kandidatët. Gjëja tjetër, patjetër organizatat kriminale kanë patur interest të dinë se kush do të zgjidhet. Por sot, nuk ka asnjë organizatë më të fuqishme se Edi Rama. Sot nuk ka asnjë organizatë kriminale më të fuqishme se kryeministri. Kështuqë e vendos ai. E ka vendosur Edi Rama.

Tani vijmë te kandidati. Edhe në komunikatëtn e Ministrisë së Brendshme, kandidatët kryesorë, janë klasifikuar me shumë pak diferencë me njëri tjetrin. U zgjodh një i brezit të ri, 43 vjeç. Unë mendoj se një drejtor policie duhet ta ketë të fundit këtë në karrierë, jo të jenë të rinjtë.

Zoti Proda, është oficer që e ka nisur nga gaveta, ka ngjitur hierarkinë duke kryer të gjithë detyrat si inspektor, pasj shef komisariati, nëndrejtor krimesh, se aty mbledh edhe informacion dhe prej një viti ishte drejtori i policisë së Elbasanit.

Është emër i ri, që po vihet me këtë ide, jashtë ndikimeve dhe problematikave që ka patur Shqipëria. Pra këto çështjet që ka SPAK nëpër duar. Emri i parë që u lakua në një hetim të SPAK ishte pikërisht emri i Ilir Prodës, për çështjen e celularit që i mori SPAK.

Tani ndodhemi në momentin kur ky zotëri merr detyrën në një moment jo të favorshëm, e dëgjove Nokën çfarë tha. Objektivi kryesor janë zgjedhjet, duhet të thërrasë njerëzit”, tha Hoxha.

The post “Nuk ka organizatë kriminale më të fuqishme se Rama!”/ Hoxha: Drejtorin e policisë e zgjodhi KM-ja, ja karriera e tij appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Rama takoi disa kandidatë”/ Lala: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit

1 October 2024 at 09:15

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, që pritet të jetë Ilir Proda, e kanë zgjedhur bandat kriminale të Durrësit. Ajo e konsideroi si garë fiktive, pa asnjë lloj transparence dhe vetëm për propagandë, procesin e bërë nga Ministria e Brendshme për të zgjedhur […]

The post “Rama takoi disa kandidatë”/ Lala: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Karriera/ Kush është Ilir Proda, kandidati për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Emri i tij në tryezën e kryeministrit Rama

By: E.K
30 September 2024 at 14:43

Ilir Proda, aktualisht Drejtori i Policisë së Elbasanit, është emri që iu propozua kryeministrit Edi Rama nga ana e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai ishte në garë për postin e drejtorit me Altin Menën, Ardian Çipën, Neritan Nallbatin dhe Skënder Hitën në listën e kandidatëve më të vlerësuar. […]

The post Karriera/ Kush është Ilir Proda, kandidati për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Emri i tij në tryezën e kryeministrit Rama appeared first on FaxWeb.

Pjesë e uniformave blu prej vitit 2005/ Kush është Ilir Proda

By: user 8
30 September 2024 at 14:49

Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës. Kryeministri Edi Rama pritet të firmosë të mërkurën emrin e drejtorit të Policisë.

Më poshtë gjeni CV e Ilir Prodës:

2002-2005 Akademia e Policisë

-Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë
-Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë
-Mars 2012-Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
-Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës
-Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë
-Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë
-Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
-Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë
-Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
-Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit

The post Pjesë e uniformave blu prej vitit 2005/ Kush është Ilir Proda appeared first on Lapsi.al.

U propozua për drejtimin e Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda dhe karriera e tij me uniformat blu

By: D Marku
30 September 2024 at 15:04

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda që së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të policisë Elbasan, propozohet drejtor i Policisë së Shtetit.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të Policisë Elbasan.

Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë.

The post U propozua për drejtimin e Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda dhe karriera e tij me uniformat blu appeared first on Albeu.com.

Ilir Proda u propozua për drejtor të Policisë së Shtetit, vjen reagimi i parë nga opozita! Paloka: Çdo lëvizje që bën Rama tani është në funksion të…

30 September 2024 at 14:42
Ka ardhur reagimi i parë nga opozita, pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha propozoi Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga studioja e lajmeve në News24, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se nuk e njeh Prodën, por shtoi se do të jetë një nga lidhjet mafioze. Ai tha

Karriera/ Kush është Ilir Proda, kandidati për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Emri i tij në tryezën e kryeministrit Rama

30 September 2024 at 14:19
Ilir Proda, aktualisht Drejtori i Policisë së Elbasanit, është emri që iu propozua kryeministrit Edi Rama nga ana e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai ishte në garë për postin e drejtorit me Altin Menën, Ardian Çipën, Neritan Nallbatin dhe Skënder Hitën në listën e kandidatëve më të vlerësuar. Dhe

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit! Zbulohet emri i propozuar nga Ministri Ervin Hoxha për qeverinë

30 September 2024 at 14:05
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha,  do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, i cili aktualisht është drejtor i DVP Elbasan. Pas propozimit, vendimi i qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës. Në garë për postin e drejtorit ishte Altin Mena Ardian Çipa,
❌
❌