Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Pengimi i punimeve në Kuvend dhe djegia e karrigeve, “Etika” përjashton me 60 ditë 3 deputetë të PD, zbulohet “dënimi” edhe për të tjerët

2 October 2024 at 22:34

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar me 40 ditë. Kujtojmë se ky vendim vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 […]

The post Pengimi i punimeve në Kuvend dhe djegia e karrigeve, “Etika” përjashton me 60 ditë 3 deputetë të PD, zbulohet “dënimi” edhe për të tjerët appeared first on Shekulli.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Kroos: Në gusht shkova me pushime për herë të parë në jetën time

By: admin
2 October 2024 at 18:20

Gjatë një bisede të gjatë me tenistin Zverev, ish-mesfushori 34-vjeçar Toni Kroos foli për karrierën e tij: “Unë gjithmonë kam dashur të arrij nivelin më të lartë. Kam luajtur me shumë lojtarë të nivelit të lartë, por pak ia kanë dalë. Udhëtimi i vazhdueshëm dhe largësia nga familja më kanë lodhur ndër vite.

Ndoshta pas pesë vitesh do të them se ishte shumë shpejt, por tani ndihem mirë. Në gusht shkova me pushime për herë të parë në jetën time. Dhe tani, kur i çoj fëmijët në shkollë, shkoj në shtëpi dhe jo për tu stërvitur”.

Për CR7 ai tha: “Të gjithë duam të fitojmë tituj dhe të shënojmë gola, por për Cristianon shënimi i golave ​​ishte një varësi pozitive. Unë guxoj të them se është ai dëshiron të jetë edhe në Arabinë Saudite”.

Për vizitat e tij në Valdebebas: “Nuk e di nëse Ançelotit i pëlqen shumë, por është e vërtetë, prezantohem herë pas here dhe them se dua t’i bashkohem grupit. Aktualisht ekziston rreziku që Carlo të më thotë: ‘Tani qëndro këtu’. Për momentin nuk më pëlqen të stërvit të rriturit. Do të hap një akademi për të rinj në Madrid”.

The post Kroos: Në gusht shkova me pushime për herë të parë në jetën time appeared first on Albeu.com.

Foden bën të lumtur City-n: Po kthehem në formë

By: admin
2 October 2024 at 17:59

Goli i Phil Foden kundër Slovan Bratislavës në Ligën e Kampionëve jep idenë se çfarë i mungonte Manchester Cityt gjatë periudhës në të cilën anglezi u dëmtua.

Lojtari më i mirë i Premier foli për TNT Sports pas fitores 4-0: “Nuk mendoj se ishte e lehtë, duhet të kesh respekt për kundërshtarët. Ndonjëherë ishte e vështirë. Ndihem mirë, po kthehem në skemat e skuadrës”.

Anglezi vazhdoi në kanalet zyrtare të klubit:

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për mua, padyshim që të jem atje përsëri më bëri të lumtur, ishte mirë të shënoja përsëri, por më e rëndësishmja ishte thjesht duke shijuar futbollin tim përsëri! Jam i lumtur me rezultatin dhe mënyrën se si kam luajtur. E kam pasur një fillim shumë të ngadaltë të sezonit, me pak lodhje, të jem i sinqertë”.

The post Foden bën të lumtur City-n: Po kthehem në formë appeared first on Albeu.com.

Surpriza e Champions, Brest mbulon me 2 ndeshje shpenzimet e gjithë vitit

By: admin
2 October 2024 at 14:50

Çfarëdo që të ndodhë, ky sezon do të jetë një sukses për Brestin. Klubi i vogël francez është ulur në tavolinën e madhe të Ligës së Kampionëve dhe falë një kalendari të favorshëm, e gjen veten me pikë të plota pas dy javësh, në të njëjtin nivel me Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.

Fitorja 3-1 ndaj Sturm Graz në ditën e parë, një sukses 0-4 i bujshëm në Salzburg në javën e dytë dhe tani Brest ëndërron një vend në Playoff, ndërkohë që arkat e klubit po mbushen plot.

Dy fitoret sollën 4.2 milionë euro (2.1 milionë për fitore) që është e barabartë me pothuajse 10% të buxhetit vjetor të vendosur nga klubi, një nga më të voglat në Ligue 1 dhe pothuajse 18% të kufirit të pagave aktualisht prej 23.5 milionë bruto.

Nëse kësaj shume i shtojmë edhe 18.62 milionë që i takon klubeve të kualifikuara në fazën e Ligës dhe të ardhurat nga ndeshja në shtëpi kundër Sturm Grazit, Brest ka mbuluar që tani të gjithë faturën e pagave të klubit.

The post Surpriza e Champions, Brest mbulon me 2 ndeshje shpenzimet e gjithë vitit appeared first on Albeu.com.

Nuk ka më kthim pas, Armando Cungu largohet nga Laçi

By: admin
2 October 2024 at 14:16

Tashmë është zyrtare: Armando Cungu largohet nga Laçi. RTSH Sport mëson se trajneri i njohur shkodran është larguar përfundimisht nga drejtimi i skuadrës kurbinase.

Pas humbjes në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Teutës, Cungu ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe nuk është paraqitur në stërvitje gjatë kësaj jave. Ndonëse drejtuesit e klubit i kanë kërkuar sërish trajnerit që të mos largohet, kësaj radhe Cungu ka vendosur që të mos kthehet pas. Tekniku ka vendosur që të qëndrojë pushim për një periudhë kohore.

Kujtojmë që trajneri shkodran njoftoi në emisionin “Supergol” në RTSH se jepte dorëheqjen nga Laçi pas humbjes në Korçë përballë Skënderbeut, por drejtuesit e bindën që të vazhdonte sepse ishin të kënaqur me punën e tij dhe se rezultatet nuk tregonin gjendjen reale të skuadrës.

Tashmë gjithçka është mbyllur dhe Laçi është në kërkim të një trajneri të ri, ende nuk dihet se kush do të jetë në stol në ndeshjen e radhës kundër Dinamos. Kujtojmë që Laçi qëndron në vendin e fundit në renditjen e Abissnet Superiore, me 3 pikë pas 7 javësh, pa provuar ende shijen e fitores këtë sezon.

The post Nuk ka më kthim pas, Armando Cungu largohet nga Laçi appeared first on Albeu.com.

25 ndeshje pa humbje në Champions, City barazon rekordin e United

By: admin
2 October 2024 at 14:00

Thyerja e rekordeve është bërë një gjë e zakonshme për Manchester City dhe Pep Guardiolën. Klubi anglez kaloi me lehtësi përballjen ndaj Slovan Bratislavës (fitoi 4-0) të martën, duke çuar në 25 numrin e ndeshjeve pa humbje në Ligën e Kampionëve dhe duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave.

Rekordin e cilës skuadër barazuan? Atë të vendosur nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Manchester United.

City nuk njeh humbje humbur tani që nga disfata dramatike 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në maj 2022. Që nga ajo kohë, klubi fitoi trofeun e famshëm për herë të parë, por humbi me penallti ndaj “Los Blancos” në përballjen e fundit, megjithëse rekordi është i zbatueshëm vetëm për 90 minuta.

Rekordi i United u shtri përgjatë sezoneve 2007/08 dhe 2008/09. City do të ketë shansin për të thyer rekordin kur të përballet me Sparta Praha në Etihad Stadium më 23 tetor.

The post 25 ndeshje pa humbje në Champions, City barazon rekordin e United appeared first on Albeu.com.

Mungesat shqetësojnë Atalantën, Gjimshiti titullar ndaj Shakhtarit

By: admin
2 October 2024 at 13:43

Atalanta do të luajë kundër Shakhtar Donetsk në Gjermani (“Gelsenkirchen”) një sfidë të vlefshme për javën e dytë të Champions League. Zikaltërit kanë disa mungesa për sfidën e sotme, pasi plot 6 lojtarë nuk janë në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini.

Të dëmtuarve afatgjatë Toloi, Scamacca dhe Scalvini iu janë shtuar në ditët e fundit edhe Matteo Ruggeri, Isak Hien dhe Marco Brescianini.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti është kthyer tashmë në një titullar fiks të skuadrës italiane, prandaj edhe në sfidën e sotme kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk, kapiteni kuqezi do ta luajë që nga minuta e parë.

The post Mungesat shqetësojnë Atalantën, Gjimshiti titullar ndaj Shakhtarit appeared first on Albeu.com.

‘Jam në turne’, dokumentar me materiale të rralla për ‘Artistin e Popullit’ Pandi Raidhi

2 October 2024 at 12:11

”Jam në Turne” titullohet filmi dokumentar kushtuar aktorit Pandi Raidhi, Artist i Popullit, që u shfaq në Qendrën për Hapje dhe Dialog, COD.

Ky film nxjerr në pah figurën e papërsëritshme të aktorit, që qëndron në piedestalin e skenës dhe të ekranit shqiptar. Përmes materialeve të rralla, regjistrimeve filmike, intervistave nga kolegët e familjarët, dokumentari tenton të sjellë historinë e jetës, një histori triumfi, talenti, pune të palodhur dhe përkushtimi në skenë dhe në ekran.

Pandi Raidhi diti të ishte dhe të mbetet në kujtesën e kolegëve një njeri i mirë, një bashkëpunëtor komod dhe me shumë humor, i pasionuar dhe i vendosur për të përmbushur me shpirt rolet, karakteret, personazhet, ato përfaqësime kinematografike që e kanë vendosur atë në kolonën e korifenjve të artit tonë skenik.

Disa prej filmave më të spikatur ku ai ka interpretuar janë: “Yjet e netëve të gjata”, “Përballimi”, “Krevati i Perandorit”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, “Beni ecën vetë”, “Rrugicat që kërkonin diell” etj.

Pandi Raidhi lindi më 14 prill 1921 në qytetin e Korçës. Ai e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1937 me shfaqen teatrale “Dasma korçare”, ku fitoi menjëherë simpatinë e publikut korçar.

Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi dramën “Dasma korçare”. Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role.

Pandi Raidhi u nda nga jeta më 18 korrik 1999. (ATA)

The post ‘Jam në turne’, dokumentar me materiale të rralla për ‘Artistin e Popullit’ Pandi Raidhi appeared first on Gazeta Si.

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë

2 October 2024 at 11:11

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se gjatë natës në telefon i kanë mbërritur foto e video të tij, sipas tij, të modifikuara. Ai shprehet se “ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, duke shtuar se ka mesazhe kërcënuese në telefon. “Kam bisedën […]

The post Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë appeared first on Shekulli.

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga

2 October 2024 at 11:04

Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare, nuk ka kaluar pa pasoja. Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre. Burime nga Kuvendi […]

The post Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga appeared first on Shekulli.

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme

2 October 2024 at 09:43

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete. Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, […]

The post Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme appeared first on Shekulli.

Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve

2 October 2024 at 09:36

Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre […]

The post Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve appeared first on Shekulli.

Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura në Kuvend! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve të PD

2 October 2024 at 08:21

10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë. Për shkak të tensioneve […]

The post Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura në Kuvend! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve të PD appeared first on Shekulli.

Netanyahu reagon pas sulmeve të Teheranit: Irani bëri gabim të madh! Do ta paguajë. Nuk e kanë idenë e vendosmërisë sonë për hakmarrje

2 October 2024 at 08:17

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje. “Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu në një takim të kabinetit të tij. “Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë […]

The post Netanyahu reagon pas sulmeve të Teheranit: Irani bëri gabim të madh! Do ta paguajë. Nuk e kanë idenë e vendosmërisë sonë për hakmarrje appeared first on Shekulli.

Leverkuseni “fundos” Milanin

By: admin
1 October 2024 at 23:19

Në ditën e dytë të Ligës së Kampionëve, Bayer Leverkusen mposhti Milanin 1-0 në shtëpi falë golit të Boniface në fillim të pjesës së dytë.

Kuqezinjtë, të cilët u shfaqën të nënshtruar për pjesën më të madhe të pjesës së parë, u “ngjallën” dhe iu afruan disa herë barazimit dhe në finale Theo Hernandez goditi një traversë sensacionale.

Për skuadrën e Fonseca-s, ende në 0 pikë, kjo shënon humbjen e dytë pas disfatës në shtëpi ndaj Liverpool-it.

Leverkusen arriti suksesin e dytë radhazi dhe është me pikë të plota.

The post Leverkuseni “fundos” Milanin appeared first on Albeu.com.

Gjithçka e lehtë për Interin, “poker” Crvena Zvezdës

By: admin
1 October 2024 at 23:19

Në ditën e dytë të Ligës së Kampionëve, Interi mposhti Crvena Zvezdën me rezultat 4-0. Në “San Siro”, të besuarit e Simone Inzaghit nuk gabuan dhe e përballuan detyrën pa probleme të mëdha.

Goditja e lirë e Calhanoglu (11′), Arnautovic (59′), Lautaro (71′) dhe penalltia e Taremit (81′) ishin golat që i dhanë sukses zikaltërve, të cilët u ngjitën nëkuotën e 4 pikëve në klasifikim.

Në fushën e lojës për zikaltërit zbriti dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 70-të në vend të Hakan Calhanoglu.

The post Gjithçka e lehtë për Interin, “poker” Crvena Zvezdës appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka organizatë kriminale më të fuqishme se Rama!”/ Hoxha: Drejtorin e policisë e zgjodhi KM-ja, ja karriera e tij

By: admin
1 October 2024 at 23:00

Artan Hoxha ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që pritet të firmoset nga Edi Rama së shpejti. Emri i propozuar është Ilir Proda.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se drejtorin e ka zgjedhur ekskluzivisht Edi Rama dhe jo grupet kriminale, pasi sipas tij, nuk ka “asnjë bandë kriminale më të fuqishme se Rama”. Hoxha shpjegoi edhe karrierën e 43 vjeçarit Proda.

“Mendoj se në një vend si Shqipëria kryeministri ka marrë votën dhe merr përsipër edhe riskun. Si trajneri i kombëtares, Duka e zgjedh atë. Edhe drejtorin e përgjithshëm e zgjedh Rama, nuk mund të zgjedhë Lamallari.

Për mua, Edi Rama mund ta zgjidhte direkt, ai i thërret kandidatët. Gjëja tjetër, patjetër organizatat kriminale kanë patur interest të dinë se kush do të zgjidhet. Por sot, nuk ka asnjë organizatë më të fuqishme se Edi Rama. Sot nuk ka asnjë organizatë kriminale më të fuqishme se kryeministri. Kështuqë e vendos ai. E ka vendosur Edi Rama.

Tani vijmë te kandidati. Edhe në komunikatëtn e Ministrisë së Brendshme, kandidatët kryesorë, janë klasifikuar me shumë pak diferencë me njëri tjetrin. U zgjodh një i brezit të ri, 43 vjeç. Unë mendoj se një drejtor policie duhet ta ketë të fundit këtë në karrierë, jo të jenë të rinjtë.

Zoti Proda, është oficer që e ka nisur nga gaveta, ka ngjitur hierarkinë duke kryer të gjithë detyrat si inspektor, pasj shef komisariati, nëndrejtor krimesh, se aty mbledh edhe informacion dhe prej një viti ishte drejtori i policisë së Elbasanit.

Është emër i ri, që po vihet me këtë ide, jashtë ndikimeve dhe problematikave që ka patur Shqipëria. Pra këto çështjet që ka SPAK nëpër duar. Emri i parë që u lakua në një hetim të SPAK ishte pikërisht emri i Ilir Prodës, për çështjen e celularit që i mori SPAK.

Tani ndodhemi në momentin kur ky zotëri merr detyrën në një moment jo të favorshëm, e dëgjove Nokën çfarë tha. Objektivi kryesor janë zgjedhjet, duhet të thërrasë njerëzit”, tha Hoxha.

The post “Nuk ka organizatë kriminale më të fuqishme se Rama!”/ Hoxha: Drejtorin e policisë e zgjodhi KM-ja, ja karriera e tij appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin pas sulmit me raketa ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në Luftë të Tretë Botërore

1 October 2024 at 22:31

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky ishte pjesërisht rezultat i veprimit të drejtpërdrejtë nga ushtria amerikane këtë mbrëmje pas “planifikimit intensiv” midis Uashingtonit dhe zyrtarëve izraelitë, tha ai. Sipas Pentagonit, shkatërruesit […]

The post Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin pas sulmit me raketa ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në Luftë të Tretë Botërore appeared first on Shekulli.

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, çfarë dihet për sulmin me 180 raketa të Iranit ndaj Izraelit dhe ç’pritet të ndodhë

1 October 2024 at 21:59

Irani ka lëshuar qindra raketa drejt një pjese të territorit izraelit. Ky është sulmi i dytë i Iranit këtë vit, pasi qëlloi qindra raketa dhe drone në Izrael në prill. Zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se sulmet duket se kanë përfunduar dhe se nuk ka më kërcënim nga Irani për momentin. Por ende nuk dihet […]

The post Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, çfarë dihet për sulmin me 180 raketa të Iranit ndaj Izraelit dhe ç’pritet të ndodhë appeared first on Shekulli.

Lille-Real, Genesio: Ndonjëherë të vegjlit mundin të mëdhenjtë

By: admin
1 October 2024 at 21:52

Bruno Genesio, trajneri i Lille, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Real Madridit, e vlefshme për ditën e dytë të Champions League:

“Nëse hyn në fushë si viktimë dhe i thua vetes se ndeshja është e humbur, më mirë qëndro në shtëpi. Porn ë të njëjtën kohë duhet të tregohemi edhe realist, do të përballemi me klubin më të madh në botë”

“Jo skuadra më e mirë në botë, klubi më i madh në botë. Gjashtë fitore në Champions League në dhjetë vitet e fundit, është një spektakël. Para ndeshjes në këtë rast gjithçka duket e pabalancuar, por qëndron dhe fakti se ndonjëherë të vegjlit mund të mposhtin të mëdhenjtë”.

The post Lille-Real, Genesio: Ndonjëherë të vegjlit mundin të mëdhenjtë appeared first on Albeu.com.

❌
❌