Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

“Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshke dhe i jep mjekimin gabim

By: Oldi
18 September 2024 at 22:09

“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Muçelli, punonjës i Qendrës Shëndetësore Cakran, në orarin e punës kryen vizita të ndryshme, eko për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore. Qytetarja ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Muçelli, le qendrën shëndetësore […]

The post “Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshke dhe i jep mjekimin gabim appeared first on BoldNews.al.

S’pranoi dot ndarjen, francezja i dërgon gruas së shqiptarit foto nga momentet e tyre intime

By: Java News
18 September 2024 at 22:52

Një franceze, ish-partnere e një 35-vjeçari me origjinë shqiptare, është vënë në shënjestër të policisë në Chania pas një denoncimi ndaj saj për pornografi.

Iish-i i saj e akuzoi atë se kishte kërcënuar se do të zbulonte marrëdhënien e tyre “të paligjshme” me gruan e tij. Në pamundësi për të duruar ndarjen me 35-vjeçaren dhe i dërgoi bashkëshortes së këtij të fundit foto, ku burri shfaqet me poza të pahijshme në momentet e tyre private, si dhe mesazhe të regjistruara që zbuluan marrëdhëniet e tyre.

35-vjeçari ka lënë me këtë sjellje ish-in e tij dhe dje ka bërë denoncimin ndaj saj në Drejtorinë e Policisë së Chania. Gruaja franceze, e akuzuar për kërcënime në familje dhe pornografi hakmarrëse, nuk është gjetur dhe po kërkohet të japë llogari për veprimet e saj.

/a.r

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ndryshon shpejtësia në Kod Rrugor, por jo tabelat: Nuk kemi autostrada!

By: Oldi
18 September 2024 at 21:57

Në Mars 2023 janë bërë ndryshime në Kodin Rrugor për shpejtësinë në autostrada, që shkon nga 110 në 130 km/h. Sipas ekspertëve, tre janë autostradat që i kap ky ndryshim: Tiranë-Elbasan, Rruga e Kombit dhe Fier-Vlorë. Në një monitorim me kamera shohim që në tabelat rrugore nuk janë reflektuar ndryshimet. Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shprehet […]

The post Ndryshon shpejtësia në Kod Rrugor, por jo tabelat: Nuk kemi autostrada! appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet shqiptari në Itali/ U kap me 93 kg kokainë me vlerë 4 milionë euro

By: Oldi
18 September 2024 at 21:49

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pasi në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 93 kg kokainë. Mësohet se lënda narkotike kokainë është sekuestruar në Itali gjatë një operacioni policor në Brianza. Sipas mediave të huaja, vlera e drogës përllogaritet në rreth 4 milionë euro nëse […]

The post Arrestohet shqiptari në Itali/ U kap me 93 kg kokainë me vlerë 4 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Iu gjet në banesë kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

By: Java News
18 September 2024 at 21:50

Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italaine, pasi në banesë ju gjet drogë me vlerë 4 milionë euro.

Siaps mediave italaine 31-vjeçari shqiptar kishte kohë që mbahej nën vëzhgim pasi dyshohej për shpërndarje droge në sheshet e Monzës dhe Milanos.

Pas grumbullimit të provave policia në bashkëpunim me prokurorinë ushtruan kontroll në banesën e shqiptarit ku gjetën 93 kilogram lëndë narkotike, e llojit kokainë.

/a.r

“Corridor VIII response”- Mbërrijnë në Shqipëri 825 ushtarë britanikë, stërvitje amfibe në Pashaliman

By: Java News
18 September 2024 at 21:19

Qeveria, në mbledhjen e të mërkurës, miratoi vendimin që lejon pjesëmarrjen e 825 trupave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët dypalëshe “Corridor VIII response”.

“Qëllimi i pjesëmarrjes të Forcave të Armatosura është demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për koordinimin, sigurimin e teatrit të zbarkimit, pritjen dhe shoqërimin e forcave britanike në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vendim.

Stërvitja zhvillohet në periudhën 18 shtator -13 tetor 2024, në afërsi të Bazës Detare të Pashalimanit, sipas teknikave amfibe dhe në Portin e Durrësit për trupat e Strategic Reserve Force (SRF).

“Trupat britanikë gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Gjatë hyrjes, qëndrimit e daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat britanikë shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në vendim.

/a.r

Kërcënuan Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

By: Java News
18 September 2024 at 21:12

Kryetari i klubit të futbollit “Iliria” i Fushë Krujës, Nazmi Selmani së bashku me nipin Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme nga burgu. Selmani u arrestua bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person pasi akuzohen se kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Konflikti mes tyre ka ardhur pasi Selmani ka kërkuar që Duka t’i fusë një nga djemtë në kombëtare. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, që aktualisht është i angazhuar si portier në ekipin e Tiranës. Rreth orës 21:30 më 31 gusht 2024, Nazmi Selmani, dy futbollistët Santiago Selmani e Brajan Selmani dhe Redian Haxhi e Petrit Selmani kanë kërcënuar Dukën me anë të një mesazhi telefonik dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa.

Po ashtu është zbardhur edhe mesazhi që presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani i ka dërguar Dukës. Në mesazh thuhet: “…pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”.

/a.r

Pogradec/ Ngacmoi seksualisht vajzën, arrestohet infermieri i urgjencës së spitalit

By: Oldi
18 September 2024 at 19:37

Policia ka arrestuar infermierin të Urgjencës së Pogradecit, Metjan Muço i cili një ditë më parë u filmua duke ngacmuar seksualisht një paciente. “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual” Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më […]

The post Pogradec/ Ngacmoi seksualisht vajzën, arrestohet infermieri i urgjencës së spitalit appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Unazën Plepa-Shkozet, humb jetën një 60-vjeçar

By: I K
18 September 2024 at 18:36

Mësohet se një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Plepa-Shkozet, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti.

Sipas informacioneve të para, viktima është një 60-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk është përcaktuar nëse 60-vjrçari ka ndërruar jetë për shkak të aksidentit apo nëse ka pësuar arrest kardiak.

Ndërkohë, ekspertët do përcaktojnë shkakun e vdekjes, nëse është përplasur nga ndonjë mjet apo jo.

The post Aksident me vdekje në Unazën Plepa-Shkozet, humb jetën një 60-vjeçar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Në 10 të natës ikimnë…”/ Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet infermieri i Urgjencës në Pogradec

By: Java News
18 September 2024 at 19:46

Arrestohet infermieri i Urgjencës së Pogradecit, i cili u filmua duke ngacmuar një paciente. Rasti u denoncua në emisionin “Stop”, ku infermieri u kap “mat”. Policia njofton se ai është ndaluar ditën e sotme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre. Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë. Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.

Po udhëtonte me motor, humb jetën 60-vjeçari në aksin Plepa-Shkozet

By: Java News
18 September 2024 at 18:36

Një 60-vjeçar që udhëtonte me motor ka humbur jetën në aksin Plepa – Shkozet.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se policia është nisur drejt vendngjarjes.

Policia tha se nuk dihet nëse ka qenë aksident apo 60-vjeçari ka pësuar infarkt.

Policia deklaroi se ekspertët do përcaktojnë shkakun e vdekjes, nëse është përplasur nga ndonjë mjet apo jo.

U konfliktua fizikisht me një të mitur, e pëson 21-vjeçari në Vlorë

By: Oldi
18 September 2024 at 17:38

Një 21-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një të mitur, 13-vjeç. Sipas komunikatës, E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një shtetas të mitur 13 vjeçar, thotë policia. ”Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe […]

The post U konfliktua fizikisht me një të mitur, e pëson 21-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Lezhë, drejtuesi i furgonit të shkollës përplas një fëmijë! Ja si paraqitet gjendja e 7-vjeçares

18 September 2024 at 17:03
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ku drejtuesi i furgonit të një shkolle ka përplasur një fëmijë 7 vjeç, nxënëse e klasës së parë. Sipas informacioneve të para, e mitura mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. Bëhet me dije se në

Pamjet/ Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 persona! Në pranga edhe pronari i një argjendarie

18 September 2024 at 16:46
Katër persona janë arrestuar, mes tyre edhe pronari i një argjendarie, pasi akuzohen se kanë vjedhur në një banesë sende me vlerë rreth 15 mijë euro. Operacioni i koduar “Falco” është zhvilluar nga komisariati nr 6 dhe policia e Krujës, ndërkohë janë sekuestruar sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët,

E rëndë në Lezhë! Shoferi i furgonit të shkollës përplas një të mitur, 7-vjeçarja transportohet drejt Traumës

By: I K
18 September 2024 at 17:09

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur sot në Lezhë, ku shoferi i furgonit të një shkolle ka përplasur një fëmijë 7 vjeç.

Sipas informacioneve të para, e mitura mësohet se është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.

Bëhet me dije se në momentin e aksidentit, 7-vjeçarja po kthehej nga shkolla.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Lezhë! Shoferi i furgonit të shkollës përplas një të mitur, 7-vjeçarja transportohet drejt Traumës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

GJKKO merr të pandehur ish-shoferin e Ardi Veliut: Nën akuzë për kontrabandë, fshehje pasurie e pastrim parash

By: Java News
18 September 2024 at 17:26

Gjykata e Posaçme mori të pandehur ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizajn, familjarë të tij dhe disa persona të tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal.

Nga ana tjetër, GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar dhe në në rast dënimi, ata do të përfitojnë ulje të tij.

Në pranverën e 2023-shit, SPAK lëshoi disa masa sigurimi pas një hetimi të inicuar nga autoritete franceze për dyshimet se Idrizaj bashkë me të tjerë ishin përfshirë në kontrabandë mallrash, fshehje e të ardhurave apo edhe pastrim parash.

/a.r

Furgoni i shkollës përplas një 7-vjeçare në Lezhë, e mitura niset drejt Traumës

By: Java News
18 September 2024 at 17:16

Një aksident i rënd është regjistruar në Shënkoll të Lezhës.

Një furgon që transportonte nxënës ka përplasur një fëmijë të moshës rreth 7 vjeç duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 7-vjeçarja si pasojë e dëmtimeve është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

/a.r

VIDEO / Grabitën sende me vlerë 15 mijë euro, arrestohen “skifterët” nga Fushë-Kruja

By: Java News
18 September 2024 at 17:00

Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës kanë arrestuar 3 persona, të akuzuar për grabitjen e sendeve me vlerë 15 mijë euro në një banesë në Tiranë. Gjithashtu është arrestuar edhe një pronar argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Në pranga ranë L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal; F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C. Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.r

Skandali i diplomave në “Wisdom”, kolegji sfidon Ministrinë: Do të vijojmë mësimin!

18 September 2024 at 15:49

Nga Boldnews.al Hetimet e autoriteteve italiane të bëra publike nga mediat në Itali ishin një rrufe në qiell të pastër për kolegjin universitar “Wisdom” në Shqipëri, ku vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik kishin shpallur thirrje punësimi për staf akademik. Me moton “Zgjidh Wisdom University”, Zgjidh të ardhmen”, ky institucion u […]

The post Skandali i diplomave në “Wisdom”, kolegji sfidon Ministrinë: Do të vijojmë mësimin! appeared first on BoldNews.al.

Kishte mbjellë kanabis, përfundon në pranga 59-vjeçari në Gjorm të Selenicës

By: Oldi
18 September 2024 at 15:49

Një 59-vjeçar nga fshati Gjorm i Selenicës ka përfunduar në pranga nga Policia e Vlorës pasi ka rezultuar se në pronën e tij kishte kultivuar 6 bimë kanabisi. Policia thotë se bimët janë asgjësuar përmes djegies, teksa 59-vjeçari do të përballet me akuzat. ‘‘Stacioni i Policisë Selenicë arrestoi shtetasen L. M., 59 vjeçe, banuese në […]

The post Kishte mbjellë kanabis, përfundon në pranga 59-vjeçari në Gjorm të Selenicës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌