Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

By: user7
3 October 2024 at 10:44

Është mbylluar brenda thuajse gjysmë ore seanca e sotme plenare. Deputetët e mazhorancës kanë votuar qtësisht të vetëm pikat e rendit të ditës. Pas kësaj si deputetët ashtu dhe ministrat socialistë janë larguar nga ambientet e Kuvendit.

Ndërkohë deputetët e opozitës pas përplasjeve me Gardën e Republikës dhe pas protestës simbolike me djegien e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj, janë larguar gjithashtu nga oborri i Kuvendit.

The post Mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave appeared first on Lapsi.al.

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

By: user7
3 October 2024 at 10:40

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Gjithashtu mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për dosjen e 21 janarit. Siç raportohet Hoxha do të te japë sqarime ne lidhje me nje material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës se 21 janarit.

Disa muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi që dosja ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, që është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Sakaq protesta e 21 janarit u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

The post “Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën para Kuvendit

By: user7
3 October 2024 at 10:31

Manekinët me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, janë djegur para Parlamentit nga deputeti Flamur Noka. Fillimisht deputetët demokratë larguan fjongon rozë të vendosur në hyrje të Kuvendit.

Më pas Noka nxori një shishe me benzine dhe më pas i vuri flakën. Deputetët e tjerë të PD qëndronin në hyrje të Kuvendit.

The post Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën para Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Makina e Spiropalit mbërrin në Parlament, demokratët i bllokojnë dyert

By: user7
3 October 2024 at 10:05

Makina e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali ka mbërritur në Parlament, por demokratët kanë bllokuar dyert. Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se makina është bosh dhe se pushteti i narkove hyn si minjtë në Parlament.

“Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë”, tha Noka.

The post Makina e Spiropalit mbërrin në Parlament, demokratët i bllokojnë dyert appeared first on Lapsi.al.

Ministri Hasani tenton të futet në Kuvend, pengohet nga Gazment Bardhi

By: user7
3 October 2024 at 09:59

Nga pjesa e pasme e Kuvendit disa deputetë të opozitës nuk kanë lejuar futjen në sallë të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Ndërkohë pati dhe një debat me deputetin Gazment Bardhi.

Bardhi: Largohu të lutem. Ne kemi ardhur me vota. Të ka emëruar krimi.

Hasani: Ul gishtin

Bardhi: Bashkë me ushtarin e Ergys Agasin, që është ministër i brendshëm. Sju vjen zor. Pinjoll i Enver Hoxhës.

The post Ministri Hasani tenton të futet në Kuvend, pengohet nga Gazment Bardhi appeared first on Lapsi.al.

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, deputeti i PS-së përplaset me Flamur Nokën

By: user7
3 October 2024 at 09:54

Deputetët e opozitës kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja.

Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini.

The post “Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, deputeti i PS-së përplaset me Flamur Nokën appeared first on Lapsi.al.

Të dhënat e Cens 2023: Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç

By: user7
3 October 2024 at 08:47

Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete. Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Cens 2023.

Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë. Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore.

Siç tregon grafiku i mëposhtëm, numri më i madh i meshkujve beqarë është në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë të tillë, që përbëjnë 31% të beqarëve gjithsej. Në grupmoshën 30-34 vjeç ka mbi 59 mijë meshkuj beqarë ose 27% e totalit të beqarëve meshkuj. Në grupmoshën 35-39 vjeç ka 41 mijë meshkuj beqarë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç ka 22,6 mijë beqarë. Numri i beqarëve vjen e ulet me moshën. Në grupin 50-54 vjeç ka mbi 6800 meshkuj beqarë.

Në popullatën femra ka më pak beqare se sa meshkuj. Numri më i madh i femrave beqare është në grupmoshën 25-29 vjeç, ku numërohen rreth 59 mijë femra të pamartuara. Në grupin 30-34 vjeç në të gjithë vendin janë 26,6 mijë femra beqare dhe gjithashtu rreth 26 mijë të tilla janë nga mosha 35-39 vjeç. Në moshën 50-54 vjeç janë 1166 femra beqare.

Siç shihet nga të dhënat ka diferenca të mëdha në numër ndërmjet femrave dhe meshkujve në të njëjtën grupmoshë. Për shembull nga mosha 30-34 vjeç ka 45% meshkuj beqarë më shumë se femra beqare. Nga mosha 35-39 vjeç ka 62% meshkuj beqarë më shumë se femra me këtë status. Në grupmoshën 40-44 vjeç ka 61% më shumë meshkuj beqarë se femra.

Tranzicioni demografik që ka vijuar në tre dekadat e fundit, ka krijuar emigracion të lartë të lëvizjeve të brendshme dhe rënie të lindjeve. Kjo ka bërë që të ketë zhvendosje të vendbanimeve dhe qasje të ndryshme për jetën midis femrave dhe meshkujve.

Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit dhe nuk zgjedhin arsimin dhe zanatet, ndërkohë femrat preferojnë të shkollohen. Rritja e disbalancave në arsim i pengon shumë meshkuj të gjejnë partneren e jetës dhe kjo vjen edhe për femrat beqare të cilat synojnë gjithnjë e më shumë të rriten në karrierë, duke vënë mos vënë në plan të parë krijimin e familjes./ Monitor

The post Të dhënat e Cens 2023: Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç appeared first on Lapsi.al.

Irani e sulmoi me qindra raketa, pritet hakmarrje e ashpër e Izraelit

By: user7
3 October 2024 at 08:28

Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj armikut të vet të përbetuar.

Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit.

Izraeli e ka asgjësuar lidershipin dhe i ka shkatërruar aftësitë luftarake të Hezbollahut, aleatit më të afërt dhe kyç të Iranit në strategjinë e Teheranit për ta luftuar Izraelin.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Ndërkohë, Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – u vra nga një sulm i dyshuar izraelit në Teheran, në korrik.

Ekspertët kanë thënë se trysnia e brendshme për t’iu përgjigjur Izraelit dhe pozita e dobësuar e Iranit në rajon, e detyruan Teheranin të veprojë.

“Irani duket se ka arritur në përfundimin se kostoja e mosveprimit ishte më e madhe sesa rreziqet e ndërmarrjes së veprimeve”, tha Vaez.

“Nuk ka dyshim se Teherani është i vetëdijshëm për rreziqet, jo vetëm duke e përsëritur, por duke e zgjeruar sulmin raketor kundër Izraelit, duke nxitur kështu një hakmarrje izraelite që duket se sigurt do të ndodhë”, shtoi ai.

Sulm i madh, përgjigje e ashpër
Sulmi i Iranit me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në prill, i parë i drejtpërdrejtë ndonjëherë ndaj armikut të tij, ishte shumë i parashikuar. Irani gjithashtu përdori dronë me rreze të gjatë veprimi dhe raketat më të vjetra në atë sulm.

Nëse krahasohet me sulmin e atëhershëm, sulmi i Iranit më 1 tetor ishte “shumë substancial”, tha Fabian Hinz, hulumtues nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.
Dëshmitë fillestare sugjerojnë se Irani përdori raketat balistike, të cilat arritën në Izrael brenda disa minutash, tha ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Qëllimi i mundshëm, tha Hinz, ishte t’i jepte Izraelit kohë të kufizuar për t’u përgatitur.

Në prill, Izraeli iu përgjigj sulmit të Iranit duke goditur një sistem radari të mbrojtës ajror në qytetin qendror iranian, Isfahan.

Por, ekspertët paralajmërojnë se hakmarrja izraelite këtë herë pritet të jetë shumë më e ashpër.

Zyrtarë izraelitë janë cituar nga mediat duke thënë se Izraeli mund të godasë zona strategjike brenda Iranit, duke përfshirë objektet energjetike.

Një sulm i mundshëm izraelit ndaj ndonjë objekti nafte ose gazi në Iranin e pasur me energji, do të ishte spektakolar për t’u parë, por i padëmshëm nga pikëpamja strategjike, tha Farzin Nadimi, hulumtues në Institutin e Uashingtonit për Studime të Lindjes së Mesme.

Sulmi ndaj ndonjë objekti bërthamor do të sillte më shumë rreziqe dhe do të duhej të ishte shumë i madh, duke marrë parasysh se infrastruktura kryesore bërthamore e Iranit ndodhet thellë nën tokë, tha ai.

Sulmet që synojnë objektet bërthamore të Iranit, të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se i kanë ushtruar, mund ta detyrojnë Teheranin të armatosë programin e vet bërthamor, kanë paralajmëruar ekspertët.

“Pa marrë parasysh se cili është synimi [i Izraelit], një goditje e tillë është e destinuar ta detyrojë Teheranin të hakmerret, duke nxitur sulme me raketa balistike që mund ta shtyjnë tërë rajonin drejt humnerës”, tha Vaez./REL

The post Irani e sulmoi me qindra raketa, pritet hakmarrje e ashpër e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë në tetor pritet të pakësohen deri në 15%

By: user7
3 October 2024 at 08:05

Kultura e grurit ka qenë një nga drithërat që mbillej më gjerësisht në vend prej fermerëve. Muaji tetor është periudha e mbjelljes së grurit, por sipas përfaqësuesve të kompanive të shitjes së farave dhe agronomëve është në rënie interesi i fermerëve për mbjellje. Vasfi Sherifi, drejtues i kompanisë AGROVAS-SHE, për tregtimin e farave, fidanëve dhe plehrave kimike, njëkohësisht dhe me profesion agronom tha se sivjet pritet rënie deri në 15% të të mbjellave në zonën e Korçës.

Shkak, sipas tij, është mungesa e tregut për shitjen e produktit. Për periudhën 2023-2024, gruri i prodhuar nga fermerët mbeti stok, nga rënia e çmimit 50 deri në 60% krahasuar me çmimin e shitjes në 2022.

“Interesi i fermerëve për të shtuar të mbjellat me grurë është në rënie. Sivjet mendohet që të mbjellat të bien deri 15%. Kjo ka ardhur tërësisht për shkak të rënies së çmimit të shitjes së grurit dhe të mbetjes së tij stok. Ndërsa kostot e prodhimit nuk janë shtuar. Çmimet e produkteve të plehërimit të grurit janë ulur deri 40% krahasuar me vitin 2022, ku për shkak të luftës në Ukrainë, pati shtrenjtim të lartë të tyre. Edhe çmimet e farës së grurit për mbjellje janë ulur” tha ai.

Agronomët pohojnë se për shkak të mosshitjes së grurit, fermerët janë të detyruar ta përdorin sasinë e prodhuar si ushqim për kafshët. Përveç mungesës së leverdishmërisë, shpopullimi i zonave malore ka sjellë që disa fshatra të largëta të mbeten pa mullinj të bluarjes së grurit. Pasja e një mulliri në fshat ka kontribuar ndër vite në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë për popullatën vendase. Mungesa e tyre po ndikon te braktisja e mbjelljes së grurit në sasitë e vetë konsumit.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave në 2022 në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023. Me subvencione direkte u mbështetën 4 mijë fermerë me një fond prej 5 milionë USD. Financimi shtoi në zona të caktuara sipërfaqet e tokave me të mbjella deri në 40% sipas agronomëve.

Në 2023 sipas të dhënave të INSTAT sipërfaqja e tokës me mbjellje gruri arriti në 57,200 ha. Krahasuar me 2022 sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë u shtua 6%. Sipas agronomëve para viteve ’90 sipërfaqja e tokave të mbjella me grurë arrinte deri 200 mijë ha. Në raport me vitin 1998, periudha më e hershme e raportuar nga INSTAT, të mbjellat me grurë për 2023 u pakësuan 45%. Ndërsa sasia e prodhuar e grurit u rrit rreth 1% krahasuar me 2022.

Por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022. Në muajin korrik çmimi për shitjen e grurit 21 deri 23 lekë për kg, deri 33% më lirë se në 2023. Në raport me çmimin e shitjes së grurit vendas në 2022, rënia e çmimit është rreth 60%./ Monitor

The post Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë në tetor pritet të pakësohen deri në 15% appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Meksikë/ Ushtarët hapin zjarr ndaj emigrantëve, humbin jetën gjashtë persona

By: user7
3 October 2024 at 08:01

Ushtarët meksikanë vranë gjashtë emigrantë pasi hapën zjarr ndaj grupi prej 33 migrantësh. Sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes, migrantët udhëtonin me një kamion që ishte përpjekur t’i shmangej një patrulle ushtarake.

Gjithashtu 10 emigrantë të tjerë u plagosën në incidentin e së martën në mbrëmje. Emigrantët ishin nga Egjipti, Nepali, Kuba, India dhe Pakistani. Ministria tha se incidenti ndodhi pranë qytetit Huixtla, rreth 40 kilometra nga Tapachula, pranë kufirit me Guatemalën.

Tapachula, është një pikë hyrjeje në Meksikë për shumë emigrantë që synojnë të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, shumë prej të cilëve ikin nga dhuna dhe varfëria.

The post E rëndë në Meksikë/ Ushtarët hapin zjarr ndaj emigrantëve, humbin jetën gjashtë persona appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Kallëzimi për shantazh/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

By: user7
2 October 2024 at 15:08

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është paraqitur pasditën e sotme Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Bardhi në SPAK ka shkuar për të dhënë detaje pas kallëzimit që bëri se e kanë kërcënuar me anë të mesazheve në aplikacionin ‘Signal’.

Kreu i grupit demokrat është kërcënuar nga mesazhe anonime në aplikacionin ‘Signal’. Në mesazhe, shkruheshin emrat e Ervis Martinajt dhe të Erigers Mihasit, me shkrimin ‘Të jesh mirë’. Bardhi i ka kërkuar SPAK-ut që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.

The post Kallëzimi për shantazh/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Ilir Proda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

By: user7
2 October 2024 at 14:06

Ilir Proda është emëruar ditën e sotme si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmin për emërimin e Prodës nga Këshilli i Ministrave e ka dhënë vetë Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një dalje për gazetarët. Ministri Hoxha, pas emërimit të Prodës në krye të Policisë, theksoi se do të hapet konkurimi për drejtuesit e policive në qarqe.

Kandidati i cili sot u emërua në krye të policisë do të jetë në krye të policisë dhe pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme. Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit”, tha ministri Hoxha.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka përzgjedhur Drejtorin e Policisë së Elbasanit Ilir Prodën, për të qënë pasuesi i Muhamet Rrumbullakut. Pas propozimit, vendimi i qeverisë për këtë kandidaturë është marrë në mbledhjen e sotme. Në garë për postin e drejtorit ishte Altin Mena Ardian Çipa, Ilir Proda, Neritan Nallbati dhe Skënder Hita.

The post Ilir Proda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit appeared first on Lapsi.al.

G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme

By: user7
2 October 2024 at 13:53

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të mbajë takim virtual me liderët e G7-s më vonë të mërkurën (sot) për t’i diskutuar krizat në Lindjen e Mesme, ka thënë zyra e saj.

“Italia do të vazhdojë të përpiqet për zgjidhje diplomatike, duke përfshirë edhe përmes aftësive të saj si kryesuese e G7-s. Unë kam thirrur për takim këtë pasdite liderët e shteteve të grupit”, citohet t’i ketë thënë Meloni kabinetit të saj.

Italia mban presidencën e radhës së G7-s – grupi i demokracive kryesore perëndimore, i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Meloni i ka thënë ministrave se ka “shqetësime të thella” për zhvillimet e fundit, duke përfshirë sulmin raketor të Iranit kundër Izraelit dhe jostabilitetin në Liban, ka thënë zyra e saj.

The post G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme appeared first on Lapsi.al.

Pasi “shiti” bregdetin, qeveria kalon tek malet, ja si do jepet me 1 euro toka

By: user7
2 October 2024 at 12:56

Teksa prej vitesh bregdeti iu nënshtrua projekteve të investimeve strategjike, diçka jo pak e kontestuar për modelin e zhvillimit që po formësohet në këtë pjesë, duket se tani radha është e maleve. Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i emërtuar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” parashikon procedurat dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet e interesuar për të zhvilluar projektet e tyre në tokat që do të merren me çmimin simbolik 1 euro.

Referuar draftit nënvizohet se qëllimi i këtij ligji është nxitja dhe tërheqja e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona rajonale dhe/ose lokale, të cilat për shkak të burimeve natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gamën e gjerë të aktiviteteve në natyrë që ofrojnë konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë me përparësi zhvillimin malor dhe kanë nevojë për mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficience të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit dhe vlerave territoriale.

Në nenin 8 të draftit specifikohet se “në zonat e përcaktuara, ministria përgjegjëse vendos për kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1(një) euro, të gjitha pasuritë e paluajtshme shtetërore me posedues faktik jopronar, të transferuara në pronësi të saj sipas parashikimeve të këtij ligji, pavarësisht zërit kadastral të saj si troje, tokë bujqësore, pyje, kullota, me kusht që të plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji dhe kushtet e zhvillimit në përputhje me dokumentet e miratuara të planifikimit në zonën e përcaktuar”.

Projektligji saktëson hallkat institucionale që angazhohen për të bërë verifikimet mbi pasuritë disponueshme për këtë politikë, konsultimet publike që bëhen në njësitë e vetëqeverisjes vendore, paraqitjen e kërkesës nga investitorët. Ky draft pritet që pas miratimit të shoqërohet me akte të tjera nënligjore që do ta bëjnë atë të zbatueshëm si dhe do të detajojnë më shumë procedurat./Monitor.al

The post Pasi “shiti” bregdetin, qeveria kalon tek malet, ja si do jepet me 1 euro toka appeared first on Lapsi.al.

Trazirat e Lindje së Mesme mbërrijnë në Europë? Dy shpërthime pranë Ambasadës izraelite në Danimarkë

By: user7
2 October 2024 at 12:08

Policia në Danimarkë tha se dy shpërthime ndodhën gjatë natës së shkuar në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë. Përmes një postimi në platformën X, policia tha se nuk ka ndonjë të plagosur, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar. Policia nuk dha detaje për dëmet që mund të jenë shkaktuar dhe tha se është herët të thuhet nëse shpërthimi kishte cak ambasadën. Të martën në mbrëmje, zona përreth Ambasadës izraelite në Stokholm u mbyll gjithashtu, pasi u raportua për “një zhurmë të fortë”.

Mediat lokale raportuan më vonë se ndërtesa e ambasadës ishte sulmuar me plumba. Këto zhvillime vijnë në kohën kur Izraeli po kryen një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut – organizatë e cilësuar si terroriste nga SHBA-ja – në Libanin jugor. Izraeli është duke vazhduar edhe sulmet në Gazë, tashmë gati një vit.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli u sulmua nga Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – i cili vrau mbi 1.200 njerëz dhe mori peng qindra të tjerë. Në përgjigje, Izraeli po kryen një fushatë të ashpër sulmesh në enklavën e banuar me palestinezë, e cila kontrollohet nga Hamasi. Mbi 42.000 njerëz janë vrarë atje që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve të Hamasit./ REL

The post Trazirat e Lindje së Mesme mbërrijnë në Europë? Dy shpërthime pranë Ambasadës izraelite në Danimarkë appeared first on Lapsi.al.

PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS, mes tyre dhe Ramën

By: user7
2 October 2024 at 11:51

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme 73 deputetë të Partisë Socialiste ditën e djeshme. Mësohet se mes të kallëzuarve nga PD-ja janë dhe Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali si dhe Kreu i Grupit të PS Niko Peleshi.

Sipas PD-së ndaj tyre rëndojnë dy veprave penale që janë “Pengimi i ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”. Shkak për këtë kallëzim, është bërë pengimi që socialistët i bënë mandatit të Olta Xhaçkës, për tu dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i PD-së:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 dhe nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetutese, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal.

Neni 81 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” specifikon se: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. …4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.”. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka parashikuar dy vepra penale, që të garantuar zbatimin e vendimeve gjyqësore. Konkretisht, neni 320 i Kodit Penal parashikon se kryerja e veprimeve të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”. Ndërkohë neni 320/a i Kodit Penal parashikon se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, dhe kur kjo vepër kryhet për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Në këtë kuptim, deputetët e kallëzuar nga ana jonë, përmes vendimeve nr. 41/2024 dhe 90/2024 të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 1/2023 dhe 55/2024. Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi.

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të regjistrojë procedimin penal për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 25, 320 dhe 320/a të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim, ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtar të Grupit Parlamentar të PS; si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, administrimin e praktikës së plotë shkresore që provon kryerjen e veprave penale.

The post PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS, mes tyre dhe Ramën appeared first on Lapsi.al.

Shantazhohet ish-kryebashkiaku i PD: Më dërguan foto e video të modifikuara me imazhin tim, janë të sajuara

By: user7
2 October 2024 at 11:03

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj është shantazhuar me foto e video të tijat, për të cilat deklaron se janë të modifikuara.

Kapllanaj shkruan në “Facebook” se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person, i cili i ka kërkuar të paguajë një shumë të caktuar parash, pasi në të kundërt do t’i shpërndante te miqtë e tij.

Ai deklaron se do ta referojë rastin pranë organeve ligjzbatuese dhe se imazhet janë të sajuara.

POSTIMI I PLOTË
Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!
Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.
Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet.
E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

The post Shantazhohet ish-kryebashkiaku i PD: Më dërguan foto e video të modifikuara me imazhin tim, janë të sajuara appeared first on Lapsi.al.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

By: user7
2 October 2024 at 10:19

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Spahia u pa i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, teksa ende nuk dihet arsyeja e prezencës në institucionin e akuzës.

The post Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Nesër seanca plenare e radhës, mblidhet sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

By: user7
2 October 2024 at 09:56

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe aksioni në Kuvend në lidhje me seancën plenare që do të mbahet nesër.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në hapje të seancës plenare të ditës së hënë, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre. Ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.

The post Nesër seanca plenare e radhës, mblidhet sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike appeared first on Lapsi.al.

Abuzuan me fondet e rindërtimit, Gjykata Durrës lë në burg 3 zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë

By: user7
2 October 2024 at 09:32

Tre nga pesë zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës, të akuzuar për një dëm prej mbi 353 milionë lekësh përmes abuzimit me fondet e rindërtimit, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Të arrestuar një ditë më parë, ata dolën këtë të martë para Gjykatës së Durrësit, ku prokurorja e çështjes Mediana Meta kërkoi fillimisht vazhdimin e masës së sigurisë arrest në burg për të pestë.

Po, për shkak të rrethanave të veçanta të dy zyrtareve, njëra nënë e një fëmije nën 1 vjeç dhe tjetra me prindër në kujdestari, përveç avokatëve mbrojtës edhe ajo kërkoi masa sigurie më të buta.

Gjykata vendosi që Xhemile Uku, përgjegjëse e zyrës së rinisë dhe sporteve në bashki, të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa për Edlira Ramajn, specialiste e burimeve njerëzore, u vendos masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.

Për tre zyrtarët e tjerë të bashkisë, koordinatorin për të drejtën e informimit Besim Ballabani dhe ish-punonjësit Mario Meka dhe Elton Levonja, gjykata konfirmoi masën e arrestit në burg.

Të pestë personat nën hetim dyshohen për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim, në kuadër të një hetimi që zbuloi abuzime në të paktën 78 raste me fondet e rindërtimit.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit nisi pas denoncimeve të banorëve të Rrogozhinës për manipulime gjatë procesit të verifikimit të dëmeve nga tërmeti i vitit 2019. Zyrtarët akuzohen se kanë plotësuar dosje fiktive për shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, duke përfshirë në to dhe objekte të padëmtuara, si dhe ato që nuk përdoreshin për banim. Shumë qytetarë të padëmtuar realisht kanë përfituar dëmshpërblim edhe për kasolle ku mbanin lopët dhe derrat.

Krahas zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që kanë përfituar nga kjo skemë mashtrimi.

The post Abuzuan me fondet e rindërtimit, Gjykata Durrës lë në burg 3 zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌