Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Malet shiten 1 euro/ Hidhet për konsultim projektligji për privatizmin e pronave shtetërore në zonat malore

By: Re Nato
2 October 2024 at 23:18

Shteti do të vendosë në dispozicion të privatit prona shtetërore  me çmimin simbolik 1 euro. Kusht është paraqitja e një projekti investimi i cili do të nxisë punësimin në këto zona.

Projektligji është  hedhur tashmë për konsultim.Në draft   i jepet  përparësi që të përfitojnë nga kjo nismë edhe atyre personave që vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.

“Projekti i investimi”  cilësohet projekti i përgatitur nga investitori që përmbledh të dhënat financiare, administrative dhe teknike të investimit të propozuar dhe më pas  paraqitet pranë ministrisë përgjegjëse  duke plotësuar kërkesat dhe kushtet e dokumentit të planifikimit për zonën e përcaktuar. Në projektligj nuk përcaktohen kriteret apo vlera e investimit që duhet të realizohet.

Iniciativa për këtë projektligj merret në kuadër të “Programit  100 Fshatra”, dhe më konkretisht, në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, për zhvillimin zonave lokale të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik.

Kjo nismë vjen pas asaj të realizuar per  investime strategjike që u përqendruan kryesisht në hotele e resorte përgjatë vijës bregdetare, ku pronat shtetërore u vunë në dispozicion të privatit./abcnews.al

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Pasi “shiti” bregdetin, qeveria kalon tek malet, ja si do jepet me 1 euro toka

By: user7
2 October 2024 at 12:56

Teksa prej vitesh bregdeti iu nënshtrua projekteve të investimeve strategjike, diçka jo pak e kontestuar për modelin e zhvillimit që po formësohet në këtë pjesë, duket se tani radha është e maleve. Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i emërtuar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” parashikon procedurat dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet e interesuar për të zhvilluar projektet e tyre në tokat që do të merren me çmimin simbolik 1 euro.

Referuar draftit nënvizohet se qëllimi i këtij ligji është nxitja dhe tërheqja e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona rajonale dhe/ose lokale, të cilat për shkak të burimeve natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gamën e gjerë të aktiviteteve në natyrë që ofrojnë konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë me përparësi zhvillimin malor dhe kanë nevojë për mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficience të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit dhe vlerave territoriale.

Në nenin 8 të draftit specifikohet se “në zonat e përcaktuara, ministria përgjegjëse vendos për kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1(një) euro, të gjitha pasuritë e paluajtshme shtetërore me posedues faktik jopronar, të transferuara në pronësi të saj sipas parashikimeve të këtij ligji, pavarësisht zërit kadastral të saj si troje, tokë bujqësore, pyje, kullota, me kusht që të plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji dhe kushtet e zhvillimit në përputhje me dokumentet e miratuara të planifikimit në zonën e përcaktuar”.

Projektligji saktëson hallkat institucionale që angazhohen për të bërë verifikimet mbi pasuritë disponueshme për këtë politikë, konsultimet publike që bëhen në njësitë e vetëqeverisjes vendore, paraqitjen e kërkesës nga investitorët. Ky draft pritet që pas miratimit të shoqërohet me akte të tjera nënligjore që do ta bëjnë atë të zbatueshëm si dhe do të detajojnë më shumë procedurat./Monitor.al

The post Pasi “shiti” bregdetin, qeveria kalon tek malet, ja si do jepet me 1 euro toka appeared first on Lapsi.al.

❌
❌