Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Kuvendi shtyn seancën e nesërme plenare, zhvillon homazhe për Gerti Bogdanin

By: user 8
18 September 2024 at 16:29

Kuvendi nesër do të mbajë homazhe për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

Homazhet do të mbahen nesër në sallën ku mbahen seancat plenare. Homazhet mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00. Seanca e rregullt plenare shtyhet për të premten.

“Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

Faleminderit”, thuhet në njoftim.

The post Kuvendi shtyn seancën e nesërme plenare, zhvillon homazhe për Gerti Bogdanin appeared first on Lapsi.al.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Kuvendi shtyn për të premte seancën plenare

18 September 2024 at 15:35

Kuvendi i Republikës ka shtyrë për ditën e premte seancën plenare të parashikuar për të enjten. Lajmi konfirmohet nga burime të medias, teksa ky vendim është marrë për shkak të ndarjes së parakoshme nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën në moshën 44-vjeëare pas një arresti kardiak. Nesër do të […]

The post Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Kuvendi shtyn për të premte seancën plenare appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç

17 September 2024 at 16:53

Gara për zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga shoqëria civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është futur në ngërç pasi shorti i hedhur të martën vetëm mes dy emrave të kualifikuar la pa kandidaturë KLP-në. Nënkomisioni i Posaçëm i Ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në organet drejtuese të drejtësisë […]

The post Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç appeared first on BoldNews.al.

“Një hap, jo në drejtimin e duhur”, VOA: Vendimi i Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, shqetësoi SHBA-të dhe BE-në

By: E.K
14 September 2024 at 09:24

Në Shqipëri Delegacioni i BE-së e konsideroi sot “një hap jo në drejtimin e duhur”, vendimin e parlamentit i cili pengoi dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të çështjes së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Ambasada amerikane po ashtu ndau të njejtin shqetësim pak më vonë. Ndërkohë, gjatë ditës kryetarja e parlamentit […]

The post “Një hap, jo në drejtimin e duhur”, VOA: Vendimi i Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, shqetësoi SHBA-të dhe BE-në appeared first on FaxWeb.

Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar?

By: E.K
13 September 2024 at 08:49

PS nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herë të tretë, duke mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës për verifikim.  Kryetarja e Kuvendit njoftoi se do t’i drejtohet nesër (pra 13 shtator) Komisionit të Venecias për mendim. Po kush do të jetë objekti për të cilin do kërkojnë mendim? Në raportin dërguar Kuvendit lidhur me mandatin e […]

The post Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar? appeared first on FaxWeb.

Kuvend/ Rama interpelancë për skandalin e mbetjeve toksike të ‘Kurum’!

By: E.K
12 September 2024 at 09:07

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM që po tregtoheshin nga kompania tjetër “Sokolaj” drejt Azisë (Singapor dhe Tajlandë), pritet të jetë sot në qendër të debatit politik në Kuvend. Gjatë seancës plenare në pikat e rendit të ditës është parashikuar që të mbahet interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktet e bëra publike për transportin e paligjshëm […]

The post Kuvend/ Rama interpelancë për skandalin e mbetjeve toksike të ‘Kurum’! appeared first on FaxWeb.

Basha nuk e duron më Bardhin, ndryshon ulësen në Kuvend, çfarë nuk u pa sot në seancën plenare

By: M C
2 September 2024 at 19:23

Dikur bashkëpunorët më të ngushtë, sot nuk duan ta shohin me “sy” njëri-tjetrin, kjo është marrdhënia mes Lulzim Bashës dhe ish-mikut të tij Gazment Bardhi, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.

Edhe pse në sesionin e kaluar marrdhënia Basha-Bardhi ishte po kaq e ngrirë sa edhe sot, sërish ata qendruan në krah të njëri-tjetrit në ulëset e Kuvendit, por këtë sesion gjërat kanë ndryshaur.

The post Basha nuk e duron më Bardhin, ndryshon ulësen në Kuvend, çfarë nuk u pa sot në seancën plenare appeared first on Albeu.com.

Zgjati vetëm një orë, përfundon seanca e parë e sesionit të ri parlamentar

By: M C
2 September 2024 at 18:55

Ka përfunduar seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar në Kuvend. Seanca e cili nisi me fjalën e kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropalin zgjati vetëm një orë.

Po ashtu në foltoren e Kuvendit kanë mbajtur fjalën e tyre edhe kryetarët e grupeve të tjera parlamentare. Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.

Ndërkohë që brenda Kuvendit po zhvillohej seanca, jashtë po protestonin banorët e Fushë-Krujës dhe Krujës lidhur me hyrje-daljet në autostradën e re të Thumanë- Kasharit.

The post Zgjati vetëm një orë, përfundon seanca e parë e sesionit të ri parlamentar appeared first on Albeu.com.

Mbarojnë pushimet për deputetët! Nesër nisja e sesionit të ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës

By: M C
1 September 2024 at 19:39

Fjalimi i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali do të çelë seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, të hënën e 2 shtatorit.

Seanca që është parashikuar të mbahet në orën 17:00, pritet të jetë e shkurtër por do të reflektojë qëndrimet e palëve për disa nga temat kryesore të debatit politik gjatë muajve të ardhshëm. Veç Kryetares së kuvendit, nesër pritet të marrin fjalën edhe Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka në cilësinë e krerëve të Grupeve Parlamentare.

Pas seancës së të hënës, e radhës është ajo e 12 shtatorit, ku priten dy vendime të rëndësishme sa i përket mandatit të deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj.

Mocioni për mandatin e deputetit Sinaj do të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në një mbledhje të thirrur në datën 4 shtator.

Ndërkohë, sa i përket punimeve të komisioneve parlamentare, në javën e parë të shtatorit është caktuar deri më sot vetëm mbledhja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, që pritet të mbahet me 3 shtator.

The post Mbarojnë pushimet për deputetët! Nesër nisja e sesionit të ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit

9 August 2024 at 17:26

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së  mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. Spiropali e thirri […]

The post Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit appeared first on Reporter.al.

❌
❌