Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Izraeli rifillon sulmet në Bejrut, të paktën 6 të vrarë në një ndërtesë banimi

3 October 2024 at 10:03

Gazeta Si- Të paktën gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj një ndërtesë banimi në Bejrut, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Autoritetet thanë se sulmi u krye gjatë natës dhe goditi një ndërtesë banimi në qarkun Bashura. Banorët kanë raportuar se pas sulmit kanë ndierë erë të sulfurit dhe agjencia shtetërore e lajmeve në Liban e ka akuzuar Izraelin se po përdor bomba fosfori, që janë të ndaluara ndërkombëtarisht.

Edhe në të kaluarën, grupet për të drejtat e njeriut e kishin akuzuar Izraelin se kishte përdorur predha me fosfor të bardhë gjatë sulmeve në qytezat dhe fshatrat në jug të Libanit.

Njoftimi për sulmin në Bejrut vjen në kohën kur qeveritë nga e mbarë bota po nxitojnë që të evakuojnë qytetarët e tyre nga Libani.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban kundër Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit – teksa po vazhdon edhe luftën në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore në zonën kufitare. Megjithatë, së fundi tensionet janë përshkallëzuar dhe Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë zyrtarë të lartë të Hezbollahut, përfshirë edhe udhëheqësin Hassan Nasrallah.

Hezbollahu shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Irani – që mbështet Hezbollahun, por edhe Hamasin – të martën lëshoi afër 200 raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Nasrallahut, teksa Izraeli është zotuar se do të kundërpërgjigjet ndaj Teheranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha më 2 tetor se ai nuk mbështet një sulm izraelit që do të shënjestronte programin bërthamor të Iranit./REL/

The post Izraeli rifillon sulmet në Bejrut, të paktën 6 të vrarë në një ndërtesë banimi appeared first on Gazeta Si.

I vodhën para rojes së karburantit në periferi të Tiranës, 2 autorët në kërkim

3 October 2024 at 09:54

Gazeta Si – Policia e Tiranës është vënë në kërkim të dy personave, ende të paidentifikuar, të cilët kanë grabitur një pikë karburanti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes.

Sipas autoriteteve, këta dy persona, ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur një shumë  parash rojës së karburantit, dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

The post I vodhën para rojes së karburantit në periferi të Tiranës, 2 autorët në kërkim appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Bardhi dorëzon në SPAK telefonin për mesazhet e ‘Mbretin Zog’: Biseda të sajuara, duan të më shantazhojnë

2 October 2024 at 16:00

Gazeta Si – Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar me iniciativë të tij telefonin e tij në SPAK pas denoncimit që bëri pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me disa mesazhe që i kanë mbërritur në aplikacionin “Signal” nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

Në mesazhe elektronike, dallohen emra të personazheve të krimit në vend, Ervis Martinaj (i zhdukur prej dy vitesh) dhe Erigers Mihasi (i ekzekutuar në një atentat në Tiranë), për të cilë Bardhi mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakte në të shkuarën.

Ai u shpreh se dorëzoi me vullnet të plotë telefonin e tij në SPAK dhe tha se do të paraqitet “për këtë veprim hetimor të nevojshëm” sa herë të jetë nevoja.

“SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interes publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme. I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim”, – theksoi Bardhi pas daljes nga SPAK.

Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme më 30 shtator, u shpreh se mesazhet janë një tentativë për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Tashmë do t’i takojë SPAK për të zbardhur rastin, nëse bëhet fjalë për biseda të sajuara, apo autentike.

Në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK, shkruhet: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”.

The post Bardhi dorëzon në SPAK telefonin për mesazhet e ‘Mbretin Zog’: Biseda të sajuara, duan të më shantazhojnë appeared first on Gazeta Si.

Izraeli shpall ‘non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

2 October 2024 at 13:45

Gazeta Si – Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres “person non grata” dhe i ndaloi hyrjen në Izrael.

Katz tha se vendimi ishte i lidhur me dështimin e Guterres për të dënuar në mënyrë eksplicite sulmin e Iranit në territorin izraelit të martën.

Today, I have declared UN Secretary-General @antonioguterres persona non grata in Israel and banned him from entering the country.

Anyone who cannot unequivocally condemn Iran's heinous attack on Israel, as almost every country in the world has done, does not deserve to step…

— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) October 2, 2024

Ai gjithashtu akuzoi Guterres për “mbështetje të terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve të Hamasit, Hezbollahut, Houthis dhe tani Iranit”.

Në muajt e fundit, Guterres ka qenë shumë kritik ndaj Izraelit dhe pushtimit të Rripit të Gazës pas sulmeve të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetorin e kaluar dhe kjo kishte bërë që Katz ta përkufizonte atë, dhe në vazhdimësi edhe Kombet e Bashkuara, si një organizatë anti-semite.

Guterres kishte thënë vetëm se ai dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”.

“Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje” sulmet e Iranit ndaj Izraelit, “nuk e meriton” të jetë në gjendje të hyjë në territorin e tij, tha Katz, nga partia e krahut të djathtë Likud.

The post Izraeli shpall ‘non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres appeared first on Gazeta Si.

Iu merrnin qytetarëve kartat e kreditit dhe aplikonin për kredi, arrestohen dy persona në Fier

2 October 2024 at 12:05

Gazeta Si – Policia e Fierit ka goditur një rast mashtrimi me kartat e identitetit të qytetarëve, të cilat më pas i përdornin për të aplikuar për kredi bankare.

Aksioni i koduar “Kredia” vuri në pranga 2 persona; A. H. 28 vjeç banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.  

Nga hetimi i agjentëve të sektorit kundër krimeve ekonomike dhe financiare, 2 të arrestuarit mashtronin qytetarët duke u marrë kartat e identitetit dhe më pas i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Rasti u zbulua pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët ishin vënë në dijeni se në emër të tyre ishte aplikuar për kredi në bankë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.

The post Iu merrnin qytetarëve kartat e kreditit dhe aplikonin për kredi, arrestohen dy persona në Fier appeared first on Gazeta Si.

Seanca në GJKKO për ‘Gërdecin’, avokati i Fatmir Mediut kundërshton akt ekspertimin ekonomiko-financiar

2 October 2024 at 10:45

Gazeta Si – Avokatët e Fatmir Mediut, vijonë të kundërshtojnë ekspertimin ekonomiko-financiar të procesit gjyqësor për “Gërdecin”, ku ish-ministri i Mbrojtjes është i pandehur për disa akuza.

Ndërkohë që Mediu mungon në sallën e gjyqit, në seancë në GJKKO, avokatët  e tij po kundërshtojnë raportin e ekspertëve.

Henrik Ligori theksoi se demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim, – tha një nga avokatët, Hentik Ligori. – Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve. Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre. Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij”.

Sipas Ligorit, “ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe pëe të dhënë një mëndim shkencor. Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar? Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Avokati i ish-ministrit shtoi se “dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin. Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre. Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë, tha avokati Ligori.

Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln Lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Nga shpërthimi në Gërdec më 15 mars 2008 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.

The post Seanca në GJKKO për ‘Gërdecin’, avokati i Fatmir Mediut kundërshton akt ekspertimin ekonomiko-financiar appeared first on Gazeta Si.

Kapja e 202 kg kokainë në Milano me vlerë 15 milionë euro, si u arrestuan 3 shqiptarët   

2 October 2024 at 10:28

Gazeta Si – Tre shqiptarët e arrestuar një ditë më parë me 202 kg kokainë, u ndaluan në dy raste të ndryshme në periferinë e Milanos në Itali.

Pjesa e parë e drogës, 142 kg kokainë u gjet e fshehur brenda 4 makinave të parkuara në parkingun e varrezave në Agrati. Dy shqiptarë, të moshave 44 vjeç dhe 37 vjeç, u arrestuan gjatë aksionit policor.

Njëri prej tyre kishte marrë me qira një garazh dhe një apartament në zonë. Lënda narkotike ishte fshehur në vende të posaçme brenda automjeteve.

Në rastin e dytë u sekuestrua sasi prej 60 kg kokainë në Milano në një makinë me targa angleze.

Një shqiptar i tretë u arrestua gjithashtu. Të dy rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas mediave italiane, shqiptari i tretë që u kap në Milano e kishte marrë sasinë prej 60 kg kokainë nga automjetet e parkuara pranë varrezave.

Sipas policisë italiane, vlera e kokainës së sekuestruar përllogaritet në rreth 15 milionë euro.

Një sërë kontrollesh u kryen në disa banesa dhe ambiente të marra me qira prej shqiptarëve në Milano dhe komunën Agrati.

Brenda tyre u gjetën makineri për numërimin e parave, një çantë me 3000 kartëmonedha false, 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë Euro janë false.

Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar.

The post Kapja e 202 kg kokainë në Milano me vlerë 15 milionë euro, si u arrestuan 3 shqiptarët    appeared first on Gazeta Si.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK: S’ka lidhje me interesin publik

2 October 2024 at 12:13

Gazeta Si – Ish-bashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Spahia u shpreh se u thirr në lidhje me një çështje që nuk ka interes publik.

Më 26 mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 14 majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Bardh Spahia mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës më 31 mars 2022 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2023, kur në zgjedhjet vendore të 14 majit fitues u shpall socialisti Benet Beci.

The post Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK: S’ka lidhje me interesin publik appeared first on Gazeta Si.

Bota dënon sulmin e Iranit me raketa ndaj Izraelit: Armëpushim rajonal

2 October 2024 at 09:53

Gazeta Si – Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës, pasi Teherani lëshoi një sërë raketash ndaj rivalit të tij të kahmotshëm më 1 tetor.

Teherani tha se ky sulm – i cili ndodhi në një kohë kur Izraeli kishte lajmëruar për një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – ishte një përgjigje ndaj vrasjeve të liderëve militantë që mbështeten nga Irani.

Kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin, pas një sulmi me raketa dhe dronë në prill, si hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask.

Pas sulmit, Izraeli dhe Irani e kërcënuan njëri-tjetrin, ndërsa liderë të ndryshëm botërore bënë thirrje për armëpushim, mes frikës për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

OKB-ja kërkon armëpushim

Pas valës së raketave nga Irani, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”

“Kjo situatë duhet të ndalojë. Ne patjetër që kemi nevojë për një armëpushim”, tha Guterres.

Ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur konflikti me Hamasin në Gazë po vazhdonte.

Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinezë Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

SHBA: Sulmi, plotësisht i papranueshëm

Ndërsa sulmi po ndodhte, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, urdhëroi ushtrinë amerikane të “ndihmojë mbrojtjen e Izraelit nga sulmet iraniane dhe të rrëzojë raketat që po synonin Izraelin”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin “totalisht të papranueshëm” dhe tha se ai duhej të dënohej nga e gjithë bota.

“Raportet e para sugjerojnë se Izraeli, me mbështetje aktive nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, e ka përballuar me sukses këtë sulm”, tha Blinken për gazetarët.

Ndërsa, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi për pasoja për Iranin.

BE-ja kërkon armëpushim rajonal

Bashkimi Evropian (BE) dënoi “në terma të fuqishëm” sulmin me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në platformën X: “Cikli i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjeve rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Një armëpushim i menjëhershëm në të gjithë rajonin është i nevojshëm”.

Spanja bën thirrje për “vetëpërmbajtje”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri thirrje për një fund të “spiralës së dhunës” që ka përfshirë Lindjen e Mesme, ndërsa ministri i Jashtëm kërkoi “vetëpërmbajtje” nga palët e përfshira.

“Qeveria spanjolle e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe kërkon që spirala e dhunës të përfundojë”, tha Sanchez në platformën sociale X.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, u shpreh se Madridi po lëshonte “një thirrje të re për të gjithë aktorët, duke përfshirë Izraelin, për të treguar përmbajtje dhe jo përshkallëzim”.

Gjermania: Irani duhet të ndalojë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkoi që Irani të ndalojë menjëherë sulmin me raketa ndaj Izraelit, duke shkruar në X: “E dënoj sulmin në terma sa më të forta të mundshme”.

“Irani duhet të ndalojë sulmin menjëherë, pasi po e çon rajonin më tej drejt greminës”, shtoi ajo.

Franca: Situata po përkeqësohet në Lindje të Mesme

Kryeministri francez, Michel Barnier, të martën tha se ishte i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës.

“Situata po përkeqësohet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, me një përshkallëzim dhe një sulm, dhe duket se një konflikt i drejtpërdrejtë po zhvillohet mes Iranit dhe Izraelit”, i tha Barnier parlamentit, duke e cilësuar situatën “mjaft serioze”.

Britania e Madhe dënon sulmin e Iranit

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e dënoi sulmin e Iranit, sipas zyrës së tij, gjatë një bisedë me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Starmer gjithashtu “shprehu angazhimin e palëkundur të Britanisë për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve”, sipas një njoftimi nga zyra e Starmerit./REL/

The post Bota dënon sulmin e Iranit me raketa ndaj Izraelit: Armëpushim rajonal appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Irani sulmon për herë të dytë Izraelin me rreth 200 raketa balistike: Hakmarrje për Gazën dhe Libanin. IDF: Do keni pasoja!

1 October 2024 at 20:47

Gazeta Si – Irani sulmoi me rreth 200 raketa Izraelin mbrëmjen e kësaj të marte, pak pas paralajmërimit më herët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mes objektivave ishte selia qendrore e Mossad-it dhe bazat ushtarake.

BBC raportoi se mbi Tel Avivin u dëgjuan sirenat e luftës ndërsa edhe në Jeruzalem pati disa shpërthime, ndërsa pjesa më e madhe e raketave u ndaluan nga sistemi antiajror i quajtur “Iron Dome”.

Ushtria izraelite apeloi qytetarët që të qëndronin në gatishmëri dhe të ndiqnin me përpikmëri instruksionet.

“Ju kërkohet të qëndroni në një strehë deri në një njoftim tjetër. Shpërthimet që po dëgjoni ndodhin nga interceptimet në ajër ose predhat që bien. Ushtria po vazhdon të identifikojë dhe interceptojë raketat”, deklaroi forca mbrojtëse e Izraelit.

RAW FOOTAGE: Watch as Iranian missiles rain over the Old City in Jerusalem, a holy site for Muslims, Christians and Jews.

This is the target of the Iranian regime: everyone. pic.twitter.com/rIqUZWN3zy

— Israel Defense Forces (@IDF) October 1, 2024

Pas rreth një ore pasi dha këtë njoftim, ushtria izraelite doli sërish në një deklaratë ku tha se qytetarët mund të dalin nga strehëzat e mbrojtjes, por gjithsesi të ndiqnin udhëzimet e tyre. Kjo siç duket shënoi edhe fundin e sulmit të Iranit.

Izraeli tha se sistemi i saj i mbrojtjes ajrore ishte plotësisht funksional. Po ashtu zëdhënësi i ushtrisë u shpreh se deri më tani nuk ka raportime për ndonjë të lënduar nga sulmi. Ai deklaroi se sulmi ishte i rëndë dhe do të ketë pasoja.

Nisja e sulmit u konfirmua edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA, e cila tha se ushtria nisi një sulm me raketa balistike kundër Izraelit.

Ata publikuan një deklaratë të Gardës Revolucionare Islamike duke konfirmuar lëshimin e dhjetëra raketave kundër Izraelit dhe duke kërcënuar “me një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet”. Agjencia e lajmeve “Reuters” thotë se drejt Izraelit u lëshuan rreth 200 raketa.

Garda Revolucionare e përshkroi sulmin si një përgjigje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah të premten dhe vrasjet ndaj popullit libanez e palestinez.

Në deklaratë thuhej se forca e saj ajrore shënjestroi baza të rëndësishme dhe do të bëjë publike detaje të tjera më vonë.

Irani pati paralajmëruar hakmarrje pasi Izraeli vrau të premten Hassan Nasrallah-un, kreun e Hezbollahut. Kjo forcë është aleate e Teheranit në Liban.

Lideri suprem i Iranit tha pas vrasjes së tij se kjo ngjarje nuk do të kalojë pa u marrë hak. Pavarësisht kësaj, trupat izraelite nisën edhe një sulm tokësor edhe në Libanin Jugor. Forcat izraelite thanë se në shënjestër kanë disa fshatra që paraqesin rrezik për veriun e Izraelit.

Në prill të këtij viti Irani lëshoi me shumë se 300 raketa dhe dronë ndaj Izraelit. Sulmi ishte si kundërpërgjigje ndaj atij që u krye në Konsullatën iraniane në Siri ku u vranë disa komandantë të lartë të saj.

Pas kësaj kanë ndodhur edhe incidente të tjera si për shembull vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

The post Irani sulmon për herë të dytë Izraelin me rreth 200 raketa balistike: Hakmarrje për Gazën dhe Libanin. IDF: Do keni pasoja! appeared first on Gazeta Si.

Raketat iraniane në qiejt e Tel Avivit e Jeruzalemit, njerëzit poshtë makinave

1 October 2024 at 20:16

Gazeta Si – Trafiku i makinave u bllokua në Tel Aviv, pasi Irani nisi sulmin me mbi 200 raketa ndaj Izraelit. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë makinat e ndaluara dhe njerëz që kërkojnë strehim poshtë tyre dhe nën një urë.

Trafiku ajror u ndërpre gjithashtu në aeroportin Ben Gurion të Izraelit. “Aktualisht nuk ka ngritje apo ulje”, – tha një zëdhënës i aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit.

The post Raketat iraniane në qiejt e Tel Avivit e Jeruzalemit, njerëzit poshtë makinave appeared first on Gazeta Si.

Sulm terrorist në Tel Aviv, të paktën 8 të vdekur pas të shtënave ndaj turmës në stacionin e trenit

1 October 2024 at 19:23

Gazeta Si – Në orët e pasdites së kësaj të marte, raportohet për një sulm terrorist në Jaffa, një periferi e Tel Avivit, e cila ka qenë skenë e të shtënave me armë zjarri në rrugë.

Mediat izraelite flasin për të paktën tetë civilë të vdekur dhe shtatë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia izraelite thotë se po heton incidentin si një “sulm terrorist”. Të paktën dy burra të armatosur ishin në aksion, duke hapur zjarr ndaj njerëzve që ishin në një stacion hekurudhor. Të dy terroristët janë neutralizuar. Situata në Lindjen e Mesme mbetet shumë e tensionuar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa trupa në tokë. Në disa video, dy burra të armatosur shihen gjithashtu duke zbritur nga një tramvaj dhe duke hapur zjarr ndaj njerëzve që prisnin në ndalesë. Dy sulmuesit do të ishin neutralizuar. Sipas burimeve të tjera ka një sulmues të tretë në arrati.

The post Sulm terrorist në Tel Aviv, të paktën 8 të vdekur pas të shtënave ndaj turmës në stacionin e trenit appeared first on Gazeta Si.

Shtyhet seanca për dosjen ‘Metamorfoza’, debate mes Altin Dumanit dhe avokatëve për përgjimet e Sky ECC

1 October 2024 at 18:29

Gazeta Si – Pak më shumë se 3 orë ka zgjatur këtë të martë seanca paraprake e dosjes “Metamorfoza”, edhe pse Gjykata e Posaçme vendosi ta shtyjë për më 8 tetor seancën e radhës për të akuzuarit.

Në seancën ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, si një nga prokurorët që ka drejtuar hetimet, palët janë përfshirë në debat mbi mënyrën si janë administruar të dhënat e aplikacionit “Sky ECC” nga drejtësia shqiptare.

Avokatët e të pandehurve kanë pretenduar paligjshmëri, pretendim që është kundërshtuar nga prokurorët.

Në seancën paraprake, organi i akuzës ka shpjeguar mënyrën si kanë ardhur këto komunikime në vendin tonë, që janë disponuar me letër-porosi sipas ligjit. Në fakt, sipas avokatëve, Prokuroria ka pranuar që janë përgjime dhe i gjithë diskutimi është juridik. 

Gjatë seancës, ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-drejtuesi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri dhe boksieri, Asmer Bilali kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, biznesmeni me influencë në zonën e Velipojës, Pëllumb Gjoka, i cili nga bisedat e përgjuara rezulton si organizator atentatesh në bashkëpunim me grupin “Bajri”, përmes avokatëve të tij mbrojtës ka kërkuar gjykim të zakonshëm bashkë me të pandehurit e tjerë.

Në dosjën “Metamofoza”, përmes përgjimeve telefonike u zbuluan vrasje, tentativa vrasjesh dhe një sërë krimesh të tjera, ku protagonist ishin edhe ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita.

Ky operacion goditi një grup kriminal në Shkodër dhe provat e mundësuan nga autoritetet e drejtësisë franceze dhe belge përmes zbërthimit të aplikacionit të koduar, “Sky ECC”.

The post Shtyhet seanca për dosjen ‘Metamorfoza’, debate mes Altin Dumanit dhe avokatëve për përgjimet e Sky ECC appeared first on Gazeta Si.

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter mbush 100 vjeç: Po pres të votoj për Kamala Harris

1 October 2024 at 18:04

Gazeta Si – Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, mbushi këtë të martë, 1 tetor, 100 vjeç. Prej vitesh i sëmurë terminal, ai ka kaluar 19 muajt e fundit nën kujdesin paliativ në shtëpinë e tij në Xhorxhia.

Sipas mediave amerikane, që i referohen familjarëve të tij, ish-presidenti kërkon të jetojë, duke pasur një qëllim: të votojë për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori.

Ai dëshiron ta shohë kandidaten demokrate të mposhtë Donald Trump më 5 nëntor, ditën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar të shohë gruan e parë në historinë amerikane të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.

Në shkurt 2023, Jimmy Carter, presidenti i 39 amerikan dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, vendosi të largohej nga klinika që e priste dhe “të kalonte kohën që i kishte mbetur me familjen e tij”. Askush nuk do të kishte vënë një bast për stabilitetin e tij fizik dhe mendor.

Gruaja e tij Rosalynn – me të cilën ai ishte i martuar prej 77 vjetësh – vdiq më 19 nëntor të viti t shkuar në moshën 96-vjeçare.

Ata u fejuan në vitin 1945. Vitin e kaluar, Jimmy kishte gjetur pak forcë që i kishte mbetur për të qenë i pranishëm në funeralin e saj dhe për t’i dhënë lamtumirën për herë të fundit.

Fotografët kishin përjetësuar një burrë që ishte shumë i dobët, i shtrirë në një karrige me rrota.

Kur Carter u zgjodh president, Amerika pyeti: “Jimmy Who?” (Jimmy kush?).

Suksesi i tij më i madh ishin marrëveshjet e paqes të arritura në Camp David në vitin 1978, midis presidentit egjiptian Sadat dhe kryeministrit izraelit, Begin.

Megjithatë, menaxhimi i pengjeve në Iran gjatë revolucionit të Khomeinit dhe pjesërisht në Afganistan, pas pushtimit të vendit nga BRSS, ishte katastrofik.

Demokrati Carter, një dhjak baptist, ishte president midis 1977 dhe 1981: ai mundi republikanin Gerald Ford dhe më pas u mund nga Ronald Reagan katër vjet më vonë.

Këtë të martë, qyteti Plains, pak më shumë se 200 kilometra nga Atlanta, në juglindjen rurale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Carter lindi në vitin 1924, po përgatitet të festojë në mënyrë madhështore 100-vjetorin e “heroit” të tij. Këtu Jimmy punoi si fermer kikiriku përpara se të kthehej në politikë.

The post Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter mbush 100 vjeç: Po pres të votoj për Kamala Harris appeared first on Gazeta Si.

Dënimi me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin në Gjykatën e Lartë (zbardhet shkresa)

1 October 2024 at 14:44

Gazeta Si – Katër ditë pas dënimit me burg, Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një shkresë ku kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi atë me 1 vit heqje lirie për kallëzim të rremë.

“Ne kërkojmë nëpërmjet kësaj kërkese pezullimin e ekzekutimit, ose shtyrja e tij në kohë për tre muaj, referuar faktit që është dënuar me vendim të formës së prerë me burgim një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për një denoncim publik të kryer në maj të vitit 2018, denoncim ky që në kundërshtim me çdo normë të rendit juridik në fuqi në vendin tonë, është konsideruar si konsumim i veprës penale të “kallëzimit të rremë” të parashikuar nga neni 305 i K.Penal”, thuhet në kërkesë.

Më tej, në kërkesë thuhet se ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit.

“Ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit, në kuptim të nenit 71, pika 2, gërma “dh”, të Kushtetutës. Nga ana tjetër, ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimi pengon kandidimin në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në periudhën prill – maj 2025, ku zoti Salianji është caktuar drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, në kuptim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në kërkesë thuhet ndër të tjera se vendimi është iniciuar pa u arsyetuar, por vetëm me dispozitiv. Gjithashtu, sipas kërkesës, vepra penale e supozuar e konsumuar nga ana e kërkuesit Ervin Salianji, ka ndodhur në maj të vitit 2018, pra më shumë se 6 vite më parë nga marrja e vendimit formë të prerë.

“Gjithashtu vlen të theksohet fakti se ekzekutimi i këtij vendimi, është iniciuar pa u arsyetuar, por vetëm me dispozitiv (vendim i shkurtuar), format ky që nuk njihet nga K.Pr.Penale apo nga ligji nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, fakt ky që na pamundëson edhe depozitimin e rekursit pranë Gjykatës së Lartë. Po ashtu, element tjetër i rëndësishëm që duhet te merret parasysh nga Gjykata e Lartë është fakti që vepra penale e supozuar e konsumuar nga ana e kërkuesit Ervin Salianji, ka ndodhur në maj të vitit 2018, pra më shumë se 6 vite më parë nga marrja e vendimit formë të prerë. Kërkuesi nuk i është shmangur asnjëherë hetimeve apo gjykimit duke qenë pjesëmarrës në çdo seancë gjyqësore dhe nuk ka asnjë qëllim për mosekzekutimin e këtij vendimi pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar dhe humbjes së aktualitetit të këtij dënimi në lidhje me funksionin e parandalimit të posaçëm të dënimit penal”.

The post Dënimi me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin në Gjykatën e Lartë (zbardhet shkresa) appeared first on Gazeta Si.

Mashtruan klientët e agjencisë turistike dhe u morën 15 mijë euro, arrestohen dy punonjësit

1 October 2024 at 13:56

Gazeta Si – Dy punonjës të një agjencie turistike janë ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë përfituar rreth 15.000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë.

Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Travel”. Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit: K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, – njofton policia.

The post Mashtruan klientët e agjencisë turistike dhe u morën 15 mijë euro, arrestohen dy punonjësit appeared first on Gazeta Si.

Akuzat për fshehje pasurie, SPAK: 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses

1 October 2024 at 13:22

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetueses Fatos Lulo, i cili akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose fshehje pasurie.

Dënimi thotë SPAK, të pezullohet, duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka një bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesë argumentet e tij për të kundërshtuar akuzën.

Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga Shkalla e Parë e Vettingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ku i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra.

Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

Një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, Lulo është eliminuar nga Vettingu në shkallën e parë dhe të dytë për shkak të vendimeve  të diskutueshme mbi persona të lidhur me krimin.

Mes tyre, është edhe ajo ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt SHBA-së. Lulo vendosi të rrëzojë dy gjykatat më të ulëta, duke mos e ekstraduar Rrapon, i cili do të gjykohej në SHBA për vrasje.

Një tjetër çështje e rëndësishme në duart e Fatos Lulos, ishte ajo e uljes së dënimit për Edmond Begon, alias Manoli Bega.

Nga 21 vite burg që ishte dënuar në Itali, Lulo ia uli dënimin Begos me 4 vite e 4 muaj në Shqipëri, dënim, të cilin nuk e kreu asnjëherë.

Më 28 prill, SPAK vendosi sekuestrimin e një dyqani me sipërfaqe 172 m2, në rrugën e Durrësit në Tiranë në pronësi të tij.

The post Akuzat për fshehje pasurie, SPAK: 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses appeared first on Gazeta Si.

Avioni luftarak rus për pak sa nuk përplaset me F-16 amerikane mbi Alaskë

1 October 2024 at 13:04

Gazeta Si – Zyrtarët ushtarakë kanë publikuar një video të një incidenti të mundshëm më ajër mes një avioni luftarak rus dhe një amerikan F-16 të dërguar për të vëzhguar nga afër një bombardues rus në brigjet e Alaskës. 

On Sept 23, 2024, NORAD aircraft flew a safe and disciplined #intercept of #Russian Military Aircraft in the Alaska ADIZ. The conduct of one Russian Su-35 was unsafe, #unprofessional, and endangered all – not what you’d see in a professional air force.” – Gen. Gregory Guillot pic.twitter.com/QlkVK30AT4

— War Insights (@warinsights4you) September 30, 2024

Në videon e publikuar të hënën nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, avioni rus shihet duke dalë nga pas dhe duke kaluar disa metra pranë nga avioni amerikan.

Incidenti u dënua nga zyrtari më i lartë i NORAD dhe një nga senatorët amerikanë të Alaskës. “Manovra e një Su-35 rus, ishte e rrezikshme, joprofesionale dhe i vuri të gjithë në rrezik”, – komentoi gjenerali Gregory Guillot, komandanti i Norad.

The post Avioni luftarak rus për pak sa nuk përplaset me F-16 amerikane mbi Alaskë appeared first on Gazeta Si.

Dogjën karriget e Kuvendit dhe krijuan kaos, policia çon për hetim në SPAK 23 deputetët e PD

1 October 2024 at 12:28

Gazeta Si – Gjithsej 23 deputetë, 20 të Partisë Demokratike dhe 3 aleatë nga opozita, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me kaosin dhe veprimet e dhunshme gjatë seancë plenare të ditës së hënë.

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njofton se ka referuar materialet në SPAK për 23 deputetë të opozitës.

Sipas policisë, gjatë zhvillimit të seancës plenare të djeshme këta deputetë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Konkretisht, deputeti Flamur Noka do të hetohet jo vetëm për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, por edhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi gjatë një debati me deputetin socialist Peto Koçi, e goditi atë në dorë.

Edhe Gazment Bardhi do të hetohet për veprën “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi hodhi sende në drejtim të kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali.

Bledion Nallbati po ashtu do të hetohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, bashkë me 20 deputetët e tjerë të opozitës, morën karriget e tyre në Kuvend dhe i vunë flakën në hyrje të institucionit.

Deputetët e tjerë që do të merren në hetim janë, Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Lefter Geshtenja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Mataliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Elidon Bushati, Erisa Xhixho, Sorina Koti, Sajmir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule, Monika Kryemadhi dhe Isuf Çelaj.

“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, -njofton policia.

Seanca e të hënës në Kuvend zgjati vetëm 15 minuta dhe u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Vendimi i opozitës për të mosbindje dhe bojkot të jetës parlamentare, vjen pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit në lidhje me çështjen “Babale”. Opozita nuk e pranon vendimin e gjykatës, të cilën e cilëson politik dhe të diktuar nga kryeministri Rama.

KONKRETISHT:

Flamur Noka, 53 vjeç, akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Gazment Bardhi, 38 vjeç akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Bledion Nallbati, 39 vjeç akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Dhurata Çupi 51 vjeçe

Flamur Hoxha 56 vjeç

Xhelal Mziu 57 vjeç

Lefter Gështenja 52 vjeç

Agron Gjekmarkaj 50 vjeç

Ina Zhupa 37 vjeç

Lindita Metaliaj 47 vjeçe

Dashnor Sula 59 vjeç

Luan Baçi 61 vjeç

Lodovik Hasani 57 vjeç

Asllan Dogjani 57 vjeç

Elidon Bushati 51 vjeç

Erisa Xhixho 39 vjeç

Sorina Koti 40 vjeçe

Sajmir Korreshi 43 vjeç

Edmond Spaho 66 vjeç

Kasem Mahmutaj 62 vjeç

Vangjel Dule 56 vjeç

Monika Kryemadhi 50 vjeçe

Isuf Çelaj 60 vjeç

The post Dogjën karriget e Kuvendit dhe krijuan kaos, policia çon për hetim në SPAK 23 deputetët e PD appeared first on Gazeta Si.

I doli emri në dosjen ‘Zarka’, ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha paraqitet në SPAK

1 October 2024 at 12:21

Gazeta Si – Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur këtë të martë në SPAK. Emri i tij përmendet në dosjen “Zarka” për çështjen e “Toyota Yaris”.

Sipas burimeve, ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e aplikacionit “Sky Ecc”, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes.

Njëri nga të dyshuarit e quan “Beso grupi” dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen, “Besnik Hoxha shkodrani”.

Po për të njëjtën çështje, u thirr në SPAK prokurori i Tiranë, Bledar Valikaj, bshkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranës të përmendur për “Toyota Yaris”, ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, një anëtare e KLP, e cila ka qenë mes prokurorëve të “Toyota Yaris” dhe prokurorë të Apelit.

Më 25 korrik Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi largimin nga detyra të Besnik Hoxhës dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë. Ai u largua nga sistemi i drejtësisë, pasi “dështoi” në kriterin e justifikimit të pasurisë.

Hoxha është i njohur si gjyqtari i çështjes së “21 Janarit”, ku në vitin 2013 shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e ndodhura në Bulevardin para selisë së kryeministrisë gjatë protestës së PS, asokohe në opozitë.

The post I doli emri në dosjen ‘Zarka’, ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha paraqitet në SPAK appeared first on Gazeta Si.

❌
❌