Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Sot hapim një kapitull të ri

By: V K
3 October 2024 at 14:14

Ditën e sotme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Në fjalën e tij, ministri tha se sot hapet një kapitull i ri në rrugën e policisë së shtetit.

Gjithashtu, ministri Hoxha u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit, do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë.

“Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht”, tha ministri Hoxha.

“E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, u shpreh ministri.

The post Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Sot hapim një kapitull të ri appeared first on Albeu.com.

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

By: V K
3 October 2024 at 14:05

Këtë të enjte, SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.

Me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj, për të dhënë deklarime është paraqitur mjeku Emdond Gashi.

Ndërkohë deri më tani, SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh, lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

The post Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Vrasësi i grave del në gjyq/ Dan Hutra kërcënon gazetarët: Do vijë edhe momenti juaj mos u mërzisni

By: V K
3 October 2024 at 13:33

Këtë të enjte, autori i vrasjeve makabre, Dan Hutra, ka dalë para togave të zeza. Vrasësi i grave është shfaqur mjaft i tensionuar, duke mos kursyer kërcënimet as ndaj gazetarëve.

Ai i akuzon këta të fundit për lajme të rreme, teksa i kërconon, duke u thënë se do ju vijë dita edhe juve.

“Do zbërthehen të gjitha, çfarë keni thënë, gënjeshtra e të vërteta, do të zbërthehen të gjitha. Do të vijë edhe momenti juaj, mos u mërzisni”, tha ai.

Për shkak të mosformimit të trupit gjykues, seanca u shty për në 10 tetor. Nga kafazi i sallës së gjyqit, Hutra kundërshtoi avokatin kryesisht të caktuar nga gjykata, duke pohuar se nuk ishte dakord të mbrohej prej tij.

Vrasjet e Dan Hutrës

Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30-vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku, si dhe plagosi ish-vjehrrën.

Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamëz, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeç.

Kujtojmë se disa muaj më parë, shtetasi Dan Hutra, tentoi të arratisjen nga burgu i Fierit, por nuk ia doli.

Planin kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, përkatësisht Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, të akuzuar për vjedhje.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Në dhomën e Dan Hutrës mësohet se; ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Dan Hutra, u arrestua vitin e kaluar, pasi kreu masakrën e trefishtë, ku ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në zona të ndryshme të Tiranës.

The post Vrasësi i grave del në gjyq/ Dan Hutra kërcënon gazetarët: Do vijë edhe momenti juaj mos u mërzisni appeared first on Albeu.com.

Këmbëzën e vura në kornizë/ Bardhi i drejtohet Spiropalit: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?

By: V K
3 October 2024 at 13:03

Këtë të enjte, përmes një reagimi në rrjetin social X, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila gjatë fjalës së saj në një forum tha se të hënën në Kuvend shpëtoi nga gjuajtja e deputeti demokrat, për shkak të paaftësi së tij për të qëlluar në shenjë, teksa shtoi se kishte marrë si dhuratë nga stafi këmbën e karriges në një kornizë xhami.

Bardhi i ka bërë një pyetje publike Elisa Spiropalit, se çfarë dhurate i ka bërë Pëllumb Gjoka, (i arresrtuar nga SPAK), për detyrën e re si kryeparlamentare.

“Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re”? – shkruan Bardhi.

Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 3, 2024

Deklarata e Spiropalit:

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, – tha kryetarja e Kuvendit.

The post Këmbëzën e vura në kornizë/ Bardhi i drejtohet Spiropalit: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re? appeared first on Albeu.com.

Dogji bashkëshorten me benzinë, arrestohet Bledar Trëndafili

By: V K
3 October 2024 at 12:39

Ditën e sotme, ka marrë fund arratia për 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili më 31 Gusht i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit, 31-vjeçe.

Burime për mediat bëjnë me dije se prej rreth 1 muaji, ai ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të Qarkut të Korçës, ndërsa sot është kthyer në lagjen nr 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e Policisë

Autoritetet kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me familjarë dhe të njohur, ndërsa kërkimet ishin shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u mesditën e sotme në Korçë.

Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari e kreu aktin e rëndë, pasi prej shumë kohësh bashkëshortja e kishte braktisur Elton alias Bledar Trëndafilin, për shkak se ai ishte kthyer në përdorues i rregullt droge dhe alkooli.

Prej rreth 4 muajsh ata jetonin të ndarë nga njerëri-tjetri, edhe pse nuk kishin bërë kërkesë për divorc. Bledar Trëndafili nuk pranonte ndarjen nga bashkëshortja dhe ditën e ngjarjes kishin lënë takim për t’u sqaruar, por përfundoi me zjarrvënien ndaj bashkëshortes.

Ata janë dhe prindër të dy fëmijëver të mitur.

The post Dogji bashkëshorten me benzinë, arrestohet Bledar Trëndafili appeared first on Albeu.com.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali takon Begajn në presidencë, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
3 October 2024 at 12:27

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Presidencë, në një takim të panjoftuar më parë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Vizita e Spiropalit në Presidencë, vjen në një kohë kur situata politike në vend është e tensionuar. Nga raportimet mësohet se në qendër të takimit mund të jenë zhvillimet politike në vend, veçanërisht pas tensioneve dhe përplasjeve që janë krijuar në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj mes deputetëve opozitarë.

Takimi vjen 4 ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet pasditen e së hënës, dhe sikundër është paralajmëruar mund të ketë edhe bllokime rrugësh, në kuadër të asaj që konsiderohet si mosbindje civile.

Dhe gjithashtu mes dy drejtuesve më të lartë të shtetit, mund të diskutohet edhe data se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Një mundësi është që zgjedhjet të mbahen të dielën e parë të muajit maj, por data zyrtare do të caktohet nga Presidenti me një dekret, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

The post Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali takon Begajn në presidencë, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Kush po shantazhon duke falsifikuar mesazhet e SKY? Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë: Lufta ka shkuar deri te Gjykata Kushtetuese

By: V K
3 October 2024 at 12:04

Gjatë një interviste për ”Të Pashoq” me Edjona Devrishin, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka bërë deklaratën e fortë, kur thotë se përgjimet e SKY po përdoren për t`u bërë shantazh disa njerëzve, jo vetëm në drejtësi dhe politikë.

Duke marrë rastin e Gazment Bardhit, ai thotë se po përdoret e njëjta metodë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, madje kjo punë ka arritur deri në Kushtetuese.

“Ka shumë kohë që për SKY ECC ka nisur një fushatë shantazhi, jo për politikanë, por për njerëzit që ikurajojnë SPAK-un dhe organet që ta çojnë deri në fund këtë proces dhe të çojë pas hekurave personat që kanë bërë krime.

Ka nisur shantazhi te prokurorët, gjyqtarët, po vijon deri te Kushtetuesja, nëse duhet shpallur apo jo antikushtetues.

Bëhet përems nxjerrjes së faksimileve ”fake” sikur ti je i përfshirë.

Këto janë që njerëzit të mbyllin gojën dhe të lejojnë grupe të caktuara të fitojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi gjykatat.
Ka pasazhe që nga ajo që kam parë unë, sepse janë të shpërndarë në kohë dhe u janë drejtuar shumë individëve… nuk flas për zotin Bardhi, për të do flasë SPAK.

Nuk janë të atij formati që ne kemi parë në seancat gjyqësore. Shumë lehtë shihet se si i kanë ndryshuar nga pikëpamja kompjuterike”, thotë ai.

Karamuco ka paralajmëruar arrestime të reja në kuadër të përgjimeve të SKY.

Ai tregon se ka qenë personalisht në SPAK dhe ka parë aty dosjet deri në tavan për këtë cështje.

Gjithashtu, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë.

Karamuco paralajmëron nisjen e një epoke të re në luftën ndaj trafikut. Ai thotë se amerikanët kanë parë se ka nevojë për një volum më të lartë pune dhe prandaj vendosën të hapin zyrën e tyre.

“Do të thotë një formë e organizmit të zyrës që ka volum pune.

Që nuk është thjesht një oficer kontakti, por zyrë e mirëfilltë asistence. Dhe kjo e çon në tjetër nivel raportin me DEA-n.

Kjo po hapet sepse ata gjykojnë që volumi i marrëdhënieve që kanë mes institucionet tona për trafikun e drogës, duhet të vijë në një nivel që duhet një zyrë konkrete. Jo një agjent i ngarkuar. Dhe kjo është një nga risitë”, thotë ai.

I pyetur nëse DEA ka besim te autoritetet shqiptare, duke qenë se ka nxjerrë numra kontakti direkt me qytetarët, eksperti përgjigjet kështu: “E kanë bërë në Meksikë, edhe në vende të tjera të Amerikës Latine.

Edhe për çështjen e terrorizmit ata vënë numer direkt, edhe pse i kërkon vendi i tyre.

Është kjo praktikë. Ata nuk bazohen vetëm te ligjet e tyre, por dhe te konventat. DEA ka 16 stacione në Evropë.

Ka në Athinë dhe ne me ata kemi nisur kontaktet. Sollën një oficer në ambasadë. Zyra nuk do jetë vetëm për Shqipërinë, por dhe pjesën lart Adriatikut. Vijën dhe ata të FBI. Trajnojë, japin informacion dhe ikin. Kjo bëhet në mënyrë të shpeshtë”.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, paralajmëron se Ervin Salianji, nuk do ta vuajë një vit të plotë dënimin në qeli. Ai deklaron se Gjykata e Lartë do e ndryshojë vendimin, por sipas tij, problem janë vonesat me zbardhjen e vendimeve.

“Ky rast ka marrë vendim të formës së prerë dhe duhet të shohim të zbardhur vendimin. Nëse unë e shoh të zbardhur, krijoj idenë se çfarë ka ceduar nga mbledhja e provave dhe mbi të cilat do të vihet në vend e drejta e shkelur në gjykatat më të larta. Jemi para faktit që kemi një vendim të formës së prerë.

Gjykata e Apelit ka një problem se jep ekstrakt dhe vonon zbardhjen e vendimit. Avokatët i kanë të lidhura duart.

Unë e kam ndjekur në mënyrë mediatike, jo të kem parë aktet konkrete. Mendoj se Gjykata e Lartë do jetë më e butë. Nuk besoj se do bëjë 1 vit burg. Ka mundësi dhe ta rikthejë në Apel. Janë disa versione të hapura. Nëse gjykon se mund të pezullohet vuajtja e dënimit”, thotë ai.

I pyetur për dnëiomin e Salianjit nga Apeli me 1 vit burg për kallëzim të rremë në kuadër të dosjes ”Babale”, eksperti thotë se po pret me durim zbardhjen e vendimit të plotë nga Apeli, për të parë aty argumentët ligjorë e pastaj të gjykojë nëse trupa gjykuese ka ceduar, është ndikuar apo ka dhënë vendim të drejtë.

The post Kush po shantazhon duke falsifikuar mesazhet e SKY? Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë: Lufta ka shkuar deri te Gjykata Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion për gjendjen e Ramës

By: V K
3 October 2024 at 11:51

Mëngjesin e  sotëm, kryeministri Edi Rama, i është nënshtruar një operacioni në QSUNT në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama, ku sipas Kryeministrisë, Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike të hernies inguinale, nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata.

Gjithashtu, mësohet se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, deklaron Kryeministria.

The post Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion për gjendjen e Ramës appeared first on Albeu.com.

Zjarri i opozitës jashtë Kuvendit/ Balla: Ndodh sa herë jemi afër BE-së

By: V K
3 October 2024 at 11:29

Pas mbylljes së seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, foli për gazetarët, ku komentoi aksionin e deputetëve të PD-së jashtë sallës, ku u përleshën me gardën dhe me deputetët e PS-së.

Balla thekson se është një përsëritje e marrëzive të kaluara të opozitës dhe ndodh në një moment historik, kur Shqipëria po bëhet gati për tu anëtarësuar në BE.

“Pjesa më e madhe, e njoh, nuk është situatë që ndodh për herë të parë. Është bërë dhe çdo vjeshtë, edhe para 1 viti ishte e njëjta situatë.

Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të vetë drejt BE-së, kemi konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE që hap kapitujt e anëtarësimit të vendit.

Kush mendon se kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykate e ka gabim. Kush mendon ti marrë shqiptarët për budallenj e ka gabim. Një situatë që e kemi parë shpesh.

Kush mendon të përsërisi të njëjtin marrëzinë dhe të presi rezultat të ndryshëm është budalla thotë Anjshtanji. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Nëse do isha deputet i opozitës do e përdorja këtë nder duke folur ne emër të popullit.

Në demokraci pushtetet janë të ndara, legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori.

PS nuk komenton vendimet e gjyqësorit. Është ndryshe të komentosh një fenomen dhe ndryshe një vendim gjykate.

Ai fenomen duhet të marri fund. Kur vendimet e gjykatave bien në kundërshtim me njëra tjetrën kemi një autoritet mbi palët Venecian”.

The post Zjarri i opozitës jashtë Kuvendit/ Balla: Ndodh sa herë jemi afër BE-së appeared first on Albeu.com.

Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT

By: V K
3 October 2024 at 11:07

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, është paraqitur në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale, shkruan televizioni A2.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

The post Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT appeared first on Albeu.com.

Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para Kuvendit dhe i vendosin zjarrin (VIDEO)

By: V K
3 October 2024 at 10:33

Socialistët kanë arritur që të futen të gjithë në Kuvend, ku kanë nisur seancën plenare, edhe pse në sallë nuk ndodhet asnjë deputet i opozitës, ashtu siç e preferon kryeministri Edi Rama, një Kuvend pas opozitës.

Ndërkohë, deputetët e PD-së, pasi nuk arritën që të ndalonin futjen e kolegëve socialistë në Kuvend, kryen një akt simbolik në oborrin e Kuvendit.

Ata sollën aty katër manekina me veshje burgu dhe fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, Fatmkir Xhafajt dhe vëllait trafikant të drogës së tij Geron alias Agron Xhafaj.

Ka qenë Flamur Noka, ai i cili i ka lyer me benzinë dhe më pas iu vuri zjarrin.

 




The post Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para Kuvendit dhe i vendosin zjarrin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

By: V K
3 October 2024 at 10:14

Mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha, është paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

Hoxha pritet të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Më 21 janar 2011, Edi Rama, në atë kohë kreu i Partisë Socialiste të opozitës, drejtonte një demonstratë kundër qeverisë së kohës, të kryesuar nga politikani i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Protesta u thirr nga Partia Socialiste, pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive, duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën disa të tjerë.

The post Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Deputeti Frrok Gjini i kthehet ashpër Nokës: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament (VIDEO)

By: V K
3 October 2024 at 09:51

Këtë të enjte, ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës dhe deputetëve të PS. Deputetët e opozitës, kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja.

Deputeti Flamur Noka, është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini.

Përplasja:

Flamur Noka: “Ik Frrok, hajde tani, ik”!

Frrok Gjini: “Mos më prek më dorë”!

Flamur Noka:Ik Frrok, nuk hyn”.

Frrok Gjini:Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament”.

Flamur Noka:Frrok hajde me mua të flasim”.

Frrok Gjini:S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.
“Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën”, tha Noka.

“Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini.

Opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj, për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”.

The post Deputeti Frrok Gjini i kthehet ashpër Nokës: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Mora dhuratë një copë druri, më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

By: V K
3 October 2024 at 09:37

Ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka folur sërish për tensionet e të hënës në Kuvend, ku drejt saj deputeti Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges.

Në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit, Spiropali tha se nga stafi i saj atë këmbë karrige e kishte marrë si dhuratë të vendosur në një kornizë.

Do ta mbaj ca kohë në zyrë, tha Spiropali, më pas do ta çoj në shtëpi, ndërsa theksoi se “e ruajti fati dhe paaftësi e goditësit për të qëlluar në shenj”.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami.

Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponentë i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër?

Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha kryetarja e Kuvendit.

The post U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Mora dhuratë një copë druri, më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit appeared first on Albeu.com.

Grabitet pika e karburantit në periferi të Tiranës, autorët në kërkim

By: V K
3 October 2024 at 09:27

Gjatë natës së kaluar në Tiranë, është grabitur një pikë karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes.

Policia raporton se dy shtetas ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash rojes së karburantit, dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

The post Grabitet pika e karburantit në periferi të Tiranës, autorët në kërkim appeared first on Albeu.com.

Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndalohen nga Garda

By: V K
3 October 2024 at 09:04

Këtë të enjte, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.

Bëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, por deputetët Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji dhe të tjerë kanë mbërritur në shkallët e Parlamentit dhe kanë tentuar të hyjnë, por punonjësit e Gardës janë bërë gardh dhe kanë bllokuar dyert.

The post Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndalohen nga Garda appeared first on Albeu.com.

A e dinte që do e largonte Rama nga Ministria e Brendshme? Ja si përgjigjet Balla

By: V K
3 October 2024 at 08:45

Më 28 korrik, kryeministri Edi Rama, komunikoi një sërë ndryshimesh të papritura në qeveri, ku një prej “surprizave” ishte Taulant Balla që u largua nga detyra si Ministër i Brendshëm, për t’u zëvendësuar me Ervin Hoxhën.

I ftuar në Klan News, ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, u pyet pikërisht për këtë lëvizje “surprizë” të Ramës dhe nëse e ai e dinte përpara se Rama të shpallte lëvizjet. Balla e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë.

Unë mendoj që gjatë qëndrimit dhe ushtrimit të detyrës si Ministër i Brendshëm kam bërë gjënë e duhur dhe kam punuar me energjitë e mira maksimale. Tani kam përsipër një detyrë, për shkak të intensitetit me përgjegjësi të madhe për të organizuar forcën më të madhe politike edhe jashtë Shqipërie”, – u shpreh Balla.

I pyetur se pse e larguan kur po punonte mirë, Balla e shmangu sërish: “Këtu më thoni që nuk keni kohë kur unë flisja për pensionet dhe pastaj doni të merreni me thashetheme. Ua dhashë përgjigjen. Faleminderit”, – e mbylli Balla këtë çështje.

Pakënaqësinë për këtë temë e tregoi edhe kur u pyet për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të policisë së shtetit.

“I uroj suksese. S’ kam asnjë koment”, – tha Balla prerë.

Largimin si drejtues politik i qarkut të Fierit për t’i dhënë detyrën e koordinatorit për diasporën, Balla tha se e sheh me përgjegjësi.

“Ka qenë nder i madh për mua që te jen drejtues politik në 2 nga 3 qarqet më të mëdha të vendit, ku përjashtohet këtu Tirana dhe të kem pasur në këto dy qarqe rezultate tepër të mira për Partinë Socialiste”, – tha Balla

The post A e dinte që do e largonte Rama nga Ministria e Brendshme? Ja si përgjigjet Balla appeared first on Albeu.com.

Transformohet struktura e familjes, 343 mijë beqarë në Shqipëri nga mosha 25-59-vjeç, ja kush dominon

By: V K
3 October 2024 at 08:13

Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete.

Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Cens 2023.

Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë.

Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore.

Numri më i madh i meshkujve beqarë është në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë të tillë, që përbëjnë 31% të beqarëve gjithsej.

Në grupmoshën 30-34 vjeç ka mbi 59 mijë meshkuj beqarë ose 27% e totalit të beqarëve meshkuj.

Në grupmoshën 35-39 vjeç ka 41 mijë meshkuj beqarë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç ka 22,6 mijë beqarë. Numri i beqarëve vjen e ulet me moshën. Në grupin 50-54 vjeç ka mbi 6800 meshkuj beqarë.

Në popullatën femra ka më pak beqare se sa meshkuj. Numri më i madh i femrave beqare është në grupmoshën 25-29 vjeç, ku numërohen rreth 59 mijë femra të pamartuara. Në grupin 30-34 vjeç në të gjithë vendin janë 26,6 mijë femra beqare dhe gjithashtu rreth 26 mijë të tilla janë nga mosha 35-39 vjeç. Në moshën 50-54 vjeç janë 1166 femra beqare.

Siç shihet nga të dhënat ka diferenca të mëdha në numër ndërmjet femrave dhe meshkujve në të njëjtën grupmoshë.

Për shembull nga mosha 30-34 vjeç ka 45% meshkuj beqarë më shumë se femra beqare. Nga mosha 35-39 vjeç ka 62% meshkuj beqarë më shumë se femra me këtë status.

Në grupmoshën 40-44 vjeç ka 61% më shumë meshkuj beqarë se femra.

Tranzicioni demografik që ka vijuar në tre dekadat e fundit, ka krijuar emigracion të lartë të lëvizjeve të brendshme dhe rënie të lindjeve. Kjo ka bërë që të ketë zhvendosje të vendbanimeve dhe qasje të ndryshme për jetën midis femrave dhe meshkujve.

Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit dhe nuk zgjedhin arsimin dhe zanatet, ndërkohë femrat preferojnë të shkollohen. Rritja e disbalancave në arsim i pengon shumë meshkuj të gjejnë partneren e jetës dhe kjo vjen edhe për femrat beqare të cilat synojnë gjithnjë e më shumë të rriten në karrierë, duke vënë mos vënë në plan të parë krijimin e familjes./Monitor

The post Transformohet struktura e familjes, 343 mijë beqarë në Shqipëri nga mosha 25-59-vjeç, ja kush dominon appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 3 Tetor 2024/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja

By: V K
3 October 2024 at 07:51

Sot, më 3 Tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan, blihet me 88.7 lekë dhe shitet 90.1 lekë.

Euro, sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë.

Paundi britanik, sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet sot në blerje me 104.7 lekë, në shitje me 106 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.8 lekë dhe në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor 3 Tetor 2024/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja appeared first on Albeu.com.

Tensione dhe kaos në Kuvend/ Opozita me 24 deputetë të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot

By: V K
3 October 2024 at 07:37

Në seancën e sotme në Kuvend, pritet të ketë  tensione. Ashtu si edhe të hënën, deputetët e opozitës kanë “premtuar” një seancë jo normale, aq më tepër pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Etikës për dënimin e deputeteve të PD, në lidhje me kaosin dhe dhunën që përfundoi me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit.

Sekretariati vendosi që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati, të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili.

Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë.

Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Vendimi hyn në fuqi prej ditës së sotme, 3 tetor, kur do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, tha Sekretariati i Etikës.

Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pas kërkesës që bënë një grup deputetësh nga Partia Socialiste në pushtet menjëherë pas seancës së 30 shtatorit, e cila u shoqërua me akte dhune brenda Kuvendit jashtë tij.

The post Tensione dhe kaos në Kuvend/ Opozita me 24 deputetë të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot appeared first on Albeu.com.

❌
❌