Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

“Irani përdori raketa të prodhuara në 2023″/ Softa: Izraeli, hakmarrje të fortë. Nura: Lindja e Mesme në luftë totale

By: Re Nato
2 October 2024 at 23:45

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se Irani përdori raketa balistike të prodhuara në vitin 2023, në sulmet ndaj Izraelit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se Izraeli do të ketë reagim të fortë, pas sulmeve me raketa iraniane.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se konflikti po shkon drejt një dimensioni të paparashikueshëm, teksa shtoi se Lindja e Mesme, tanimë është në luftë totale.

Fatjon Softa: Irani ka kohë që po rrit kapacitetin e tij ushtarak, të raketave me rreze të mesme dhe të gjata veprimi. Goditja e Izraelit është bërë me disa raketa, të prodhuara në 2023. Këto lloj raketash hipersonike, kanë rreze veprimi 1400-1500 kilometra. Të gjithë këto raketa, pjesa më e madhe e tyre u shkatërruan. Irani ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e sanksioneve të forta, për shkak të zhvillimit të pasurimit të urnaiumit. Ka prodhuar armë dhe ka furnizuar Rusinë, armët iraniane janë përdorur edhe në konfliktin në Ukrainë. Armët që disponon, nuk shkojnë te armët atomike, ka një informacion të jashtëzakonshëm, nga SHBA, paralajmëruan sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Shqipëria, nuk besoj se do jetë në planet e Iranit. Pritet të ketë reagim të fortë të Izraelit ndaj Iranit. Do të ketë goditje të përcaktuara.

Artur Nura: Konfilti po shkon në një dimension të paparashikueshëm. Po plasi një bombë bërthamore, ka një sistem zinxhir, që shkatërron çdo njërën nga palët. Do pritet sulm i Izraelit ndaj Iranit. Jam i bindur, praktika e deritanishme, sulmi i 7 tetorit dhe hakmarrja izraelite, sulmet e Hezbollahut, hakmarrja izraelite ndaj Libanit, tregon që situata nuk është e thjeshtë. Në invazionin ajror, Irani mund të ketë armë jo të bëra publike, do jetë përgjigje e vetëkontrolluar. Edhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit, ishte i vetëkontrolluar. Lindja e Mesme është në luftë totale./abcnews.al

Malet shiten 1 euro/ Hidhet për konsultim projektligji për privatizmin e pronave shtetërore në zonat malore

By: Re Nato
2 October 2024 at 23:18

Shteti do të vendosë në dispozicion të privatit prona shtetërore  me çmimin simbolik 1 euro. Kusht është paraqitja e një projekti investimi i cili do të nxisë punësimin në këto zona.

Projektligji është  hedhur tashmë për konsultim.Në draft   i jepet  përparësi që të përfitojnë nga kjo nismë edhe atyre personave që vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.

“Projekti i investimi”  cilësohet projekti i përgatitur nga investitori që përmbledh të dhënat financiare, administrative dhe teknike të investimit të propozuar dhe më pas  paraqitet pranë ministrisë përgjegjëse  duke plotësuar kërkesat dhe kushtet e dokumentit të planifikimit për zonën e përcaktuar. Në projektligj nuk përcaktohen kriteret apo vlera e investimit që duhet të realizohet.

Iniciativa për këtë projektligj merret në kuadër të “Programit  100 Fshatra”, dhe më konkretisht, në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, për zhvillimin zonave lokale të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik.

Kjo nismë vjen pas asaj të realizuar per  investime strategjike që u përqendruan kryesisht në hotele e resorte përgjatë vijës bregdetare, ku pronat shtetërore u vunë në dispozicion të privatit./abcnews.al

Burg britanik në Shqipëri/ Londra investon miliona paund në Ali Dem, do të vijnë shqiptarët “e rrezikshëm”

By: Re Nato
2 October 2024 at 23:13

Britania po ndihmon në hapjen e një burgu të ri që do kushtojë miliona paund  në Shqipëri. The Telegraph ka zbuluar se behet fjale per Burgun e Ali Demit pas marreveshjes se arritur me heret mes Tiranes dhe Londres zyrtare.

Media Britanike ka rikujtuar nepemjet nje artikuli se Britania po i paguan Shqipërisë nje shume prej 4 milionë paundësh në vit, për të rikthyer 200 të burgosur shqiptare, si dhe financon trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë dhe pajisjet e rehabilitimit.

Burgu i ri i hapur shqiptar, i quajtur burgu i Ali Demit dhe me qendër në Tiranë, do të jetë strehoje shkelesit shqiptare qe kane me pak se 6 muajt e fundit te mbetura nga denimi me burg. Ky institucion do të imitojë institucione të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar, ku te burgosurit do te kene hapesira te medha per te dale.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar me here gjithashtu se do te paguaje një flotë me vlere 1.5 milion paund me 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri. Kjo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë angleze për të trajtuar krizën e mbipopullimit në burgjet në Angli dhe Uells.

The Telegraph shkuran Janë rreth 1,270 shqiptarë të mbajtur në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi dhe që përbën gati një në shtatë nga 10,500 të burgosur të huaj. 10,500 të burgosurit e huaj po zënë një në nëntë vende në burgje me një kosto prej 52,000 paund për person, ose gati 550 milion paund dhe kjo është arsyeja pse ministrat britanikë po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i riatdhesuar në vendet e tyre./abcnews.al

SHBA: Sanksione të reja Iranit/ Biden: Izraeli të hakmerret, por jo në qendrat bërthamore

By: Re Nato
2 October 2024 at 23:06

Pasi u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah Izraelit dhe se të dy vendet do të hakmerren ndaj Iranit, në një telefonatë me vendet e G7 presidenti Amerikan Joe Biden bëri thirrje për sanksione të reja ndaj Teheranit zyrtar.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar në kushtet anonimatit për Mediat Ndërkombëtare se Washingtoni mbështet të drejtën e Izraelit për tu hakmarrë, por presidenti I Shteteve të Bashkuaa Joe Biden beson se kjo hakmarrje nuk duhet të pëfshi sulme të Tel Avivit në qendra bërthamore të Iranit.

Biden u shpreh për Gazetarët se Izraeli duhet të zgjedhë të hakmerret në mënyrë proporcionale, mbi sulmin që Irani kreu ndaj tij mbrëmjen e të martës duke hedhur mbi 180 raketa balistike.

Nga ana tjetër Presidenti I Iranit në vizitën e tij në Doha u shprah në krah të emirit të Katarit se Irani nuk kërkon luftë, por ai tha se Teherani do të japë një përgjigjhe më të forte nëse Izraeli vendos të hakmerret.

“Na mbeti pa zgjidhje tjetër veçse të përgjigjeshim. Nëse Izraeli dëshiron të reagojë, ne do të kemi një përgjigje më të fortë, për këtë është angazhuar Republika Islamike” tha presidenti Iranian .

Pergjate kesaj te merkure Franca, Gjermani, Britania e Madhe dhe dhjetera vende te tjera perendimore bene thirrje per ulje te tensioneve ne Lindjen e Mesme dhe nje armepushim te menjehershem mes Izraelit dhe Grupit Militant Libanez Hezbollah./abcnews.al

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Artur Meçollari: Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin nga pikëpamja ushtarake

By: Re Nato
2 October 2024 at 21:14

Ish ushtaraku Artur Meçollari thotë se Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin nga pikëpamja ushtarake, pasi televizioni shtetëror turk, TRT raportoi se vendi ynë dhe Serbia kanë mbështetur me armë shtetin izraelit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçollari u shpreh se Shqipëria mund ta ndihmojë Izraelin, vetëm si një vend tranzit.

“Duket lajm i çuditshëm. Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin nga pikëpamja ushtarake. Mund ta ndihmojë vetëm si një vend tranzit. Televizioni shtetëror turk ka thënë edhe shumë gjëra të tjera të cilat nuk janë të vërteta. E çudtishmja është, përmend vetëm dy vendet që do të vizitojë presidenti Erdogan. Është parathënie për një vizitë, ku në fakt, një lajm i dhënë nga TRT, mund të përdoret gjatë vizitës, si një lajm i vërtetë. Unë po ta them, Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin, një vend teknologjik shumë i përparuar. Nuk ka kapacitete të ndihmojë as Ukrainën. Pra, unë e quaj lajmin, më tepër një ndërhyrje, për të krijuar një sfond për vizitën e presidentit Erdogan në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al

Sulmi me raketa/ Meçollari: Irani nuk i shkaktoi dëme Izraelit, armët bërthamore mund ta ndryshojnë skemën e konfliktit

By: Re Nato
2 October 2024 at 20:53

Ish ushtaraku Artur Meçollari thotë se pavarësisht se Irani ka 8 lloje raketash balistike, nuk ka mundur t’i shkaktojë dëme Izraelit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçollari u shpreh se Irani mund të ketë kapacitete ndaj Izraelit, nëse prodhon armën bërthamore.

Ndaj, sipas Meçollarit, Izraeli mund të godasë kapacitetet bërthamore të Iranit.

“Është një situatë hipotetike që nuk mund të ndodhë, goditje pa drejtim. Goditja nuk do të vijë në këtë mënyrë. Objektivi i sotëm i Iranit, është Izraeli. Rasti konkret i Iranit, pavarësisht se Irani ka 8 raketa të karakterit balistik për të goditur Izraelin, ka treguar se nuk është në gjendje të bëjë dëme. Izraeli ka informacione, kur është në gjendje të godasë brenda në Iran, të vrasë shefin e Hamasit, do të thotë se Izraeli ka informacione dhe për të vepruar brenda. E vetmja pikë që Irani sot mund të ketë kapacitete për të goditur Izaelin, është vetëm prodhimi i armës bërthamore. Ai ka edhe marrëveshje me Rusinë e Korenë e Veriut, për programin e tij bërthamor. Të dyja janë të interesuara që Irani të jetë kërcënim bërthamor. Goditja e ardhme e Izraelit kundër Iranit, do të jenë kapacitetet bërthamore. Izraeli, e vetmja gjë që të mbajë avantazhi ushtarak me Irani, është t’i dëmtojë programin bërthamor. Veprimet e Izraelit janë të godasë dhe të tërhiqet nga Libani., Edhe brenda Libanit ka reagime në lidhje me veprimet e Hezbollahut”, theksoi ai./abcnews.al

Sulmi i Iranit/ Çika: Kundërpërgjigja izraelite do jetë e mirëmenduar. Krisafi: Izraeli po çmonton organizatat iraniane në rajon

By: Re Nato
2 October 2024 at 20:24

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika kundërpërgjigja e Izraelit, pas sulmit me raketa të Iranit, do të jetë e mirëmenduar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çika u shpreh se Izraeli mund të godasë rafineritë e naftës në Iran, ose vendet me kapacitete bërthamore.

Ndërsa eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi deklaroi se ky është momenti më i mirë që Izaeli të çmontojë organizatat iraniane në Lindjen e Mesme.

Emilio Çika: Rrjedhimisht, përzgjedhja e objektivave që do godasë, është e mirëmenduar. Mendohet se mund të jenë rafineritë e prodhimit të naftës. Mund të sjellin goditje ekonomike, jo vetëm për Iranin, rajonin, por edhe për BE. Ka vajtur 75 dollarë bareli, nëse kemi përshkallëzim, mund të shkojë 100 dollarë barreli. E dyta, janë kapacitetet të përgatitjes bërthamore, të cilat Irani ka vite ku investon. Goditja e parë ishte brenda, kapaciteve të tilla, i dha mesazh Iranit që mund të godasë brenda në territor dhe në thellësi të territorit. Kryeministri Netanyahu ka dhënë mesazhe kundrejt Iranit dhe ka thënë, duhet t’i lexoni mesazhet tona. Goditjet që ka bërë në Teheran, drejtuesit kryesorë të organizatave. Kapacitetet e goditjes së Izraelit janë të jashtëzakonshme.

Ledion Krisafi: Ka një dallim me vitin 1973. Ajo që po bën izraeli, po vendos supermacinë ushtarake në Lindjen e Mesme. Ajo që ka bërë në 2-3 muajt e fundit, është e jashtëzakonshme. Po çmonton organizatat iraniane në rajon. Ky është dallimi me vitin 1973. Hezbollaku ka bërë krime në Siri, nuk ka një reputacion mjaft të mirë. Ne flasim për Libanin, por 70% e popullsisë nuk ka lidhje me Hezbollahun. Nga këndvështrimi i Izraelit, por edhe nga fjala e Netanyahut, brenda Izraelit po shikohet si moment i artë, për të eleminuar regjimin iranian në Lindjen e Mesme. Organizatat iraniane nuk janë aq të fuqishme sa mendoheshin në letër. Eleminimi i kupolës drejtuse, ka qenë arritje e jashtëzakonshme e Izraelit. SHBA do e kishin këtë mbështetje ndaj Izraelit,  në çdo rast. Të shkosh te eleminimi i plotë i rrezkut amerikan, duhet një “ok” nga amerikanët. Po e shohin si momentin e artë për ta zgjidhur si problem, që e kanë Iranin./abcnews.al

Biden: Nuk do të mbështes sulmet izraelite në objektet bërthamore iraniane

By: Re Nato
2 October 2024 at 19:30

Presidenti amerikan, Joe Biden, teksa u pyet nga gazetarët, deklaroi se nuk do të mbështeste sulmet izraelite në qendrat bërthamore të Iranit.

Duke folur përpara se të hipte në Air Force One, presidenti shtoi se ai është në diskutime me zyrtarët izraelitë rreth opsioneve, por “përgjigja duhet të jetë proporcionale”, shkruan Sky News.

“Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë ata, por të shtatë prej nesh bien dakord se ata kanë të drejtë të përgjigjen, por përgjigjen, por ata duhet të përgjigjen proporcionalisht,” tha ai.

Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.

Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima./abcnews.al

Irani: Sulmi ndaj Izraelit ishte një domosdoshmëri

By: Re Nato
2 October 2024 at 19:01

Lëshimi i gati 200 raketave balistike ishte një “domosdoshmëri” dhe duhej “për të rivendosur parandalimin”, tha përfaqësuesi i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Çdo akt agresioni nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Kjo është kostoja që ky regjim duhet të mbajë”, tha Iravani, duke iu referuar Izraelit.

Të martën, Irani sulmoi objektiva ushtarake dhe të sigurisë “në përputhje të plotë me të drejtën e tij të vetëmbrojtjes” pas sulmeve të përsëritura të Izraelit në shkelje të integritetit territorial të vendit, sipas tij.

Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.

Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima./abcnews.al

Forcohen kriteret për mikrokreditë/ Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqiperisë miraton rregulloren

By: Re Nato
2 October 2024 at 18:09

Institucionet e mikrokredive do të detyrohen të zbatojnë më shumë rregulla para se të aprovojnë një kredi për qytetarët.Këshilli Mbikqyrës i bankës së Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e fundit ndryshimet në rregullore të cilat parashikojnë vlerësim të aftësisë paguese të qytetarëve dhe jo më shumë se 2 kredi konsumatore.

Guvernatori Gent Sejko tha se këto ndryshime synojnë të mbrojnë konsumatorët.

Pavarësisht se inflacioni qëndron në objektivin e Bankës së Shqipërisë për disa muaj më radhë Banka e Shqipërisë  nuk ndryshoi normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë konstaton se Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i kërkesës së brendshme dhe të huaj./abcnews.al

 

 

 

 

Shefi ushtarak i Izraelit: Do të përgjigjemi ndaj sulmit të Iranit

By: Re Nato
2 October 2024 at 17:50

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se do t’i përgjigjet sulmit me raketa të Iranit.

“Ne do të përgjigjemi. Ne mund të gjejmë objektiva të rëndësishëm dhe mund t’i godasim me saktësi dhe fuqi,” tha shefi i shtabit të përgjithshëm, Herzi Halevi, shkruan Sky News.

“Ne kemi aftësinë për të arritur dhe goditur çdo vend në Lindjen e Mesme, dhe ata nga armiqtë tanë që nuk e kanë kuptuar ende këtë do ta kuptojnë së shpejti”, shtoi ai.

Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.

Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima./abcnews.al

Hezbollahu pretendon se ka shkatërruar 3 tanke izraelite që përparonin në Liban

By: Re Nato
2 October 2024 at 17:27

Hezbollahu thotë se shkatërroi tre tanke izraelite të mërkurën ndërsa ata përparonin drejt një fshati kufitar libanez.

Grupi terrorist i mbështetur nga Irani thotë se “shkatërroi tre tanke Merkava me raketa ndërsa ata përparonin drejt fshatit Maroun al-Ras”, duke iu referuar një zone ku ata raportuan për përplasje me trupat izraelite më herët gjatë ditës.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Izraeli e shpalli “non grata”/ Shefi i OKB-së: Dënoj fuqishëm sulmin me raketa të Iranit

By: Re Nato
2 October 2024 at 16:45

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dha një deklaratë në një takim të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

Guterres i tha këshillit se ai “dënon fuqishëm” sulmin iranian ndaj Izraelit dhe kjo duhet të ishte “e qartë” nga deklarata e tij e mëparshme, shkruan Sky News.

Më herët gjatë ditës, Guterresit iu ndalua hyrja në Izrael pasi vendi e akuzoi atë se kishte një paragjykim anti-izraelit, sepse ai nuk iu referua Iranit në një deklaratë për konfliktin e vazhdueshëm.

Duke folur për situatën në Liban, ai bën thirrje që të “respektohet” sovraniteti i vendit.

“Forcat e Izraelit kanë kryer sulme të pamëshirshme ajrore në të gjithë Libanin, duke përfshirë Bejrutin”, theksoi ai.

“Civilët po paguajnë një çmim të tmerrshëm, të cilin unë e dënoj plotësisht. Është absolutisht thelbësore të shmanget një luftë e plotë në Liban, e cila do të kishte pasoja të thella dhe shkatërruese”, shtoi Guterres./abcnews.al

 

Sulmet me raketa nga Irani/ Netanyahu mbledh shefat e sigurisë në Tel Aviv

By: Re Nato
2 October 2024 at 16:28

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me shefat e sigurisë, si dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant e kreun e forcave të armatosura, Herzi Halevi.

Takimi u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv.

Në një fjalim të martën vonë, Netanyahu u zotua të hakmerret kundër Iranit pas sulmit të tij raketor ndaj Izraelit.

Prime Minister Benjamin Netanyahu held a consultation with the heads of the security establishment, this afternoon, at the Kirya in Tel Aviv. pic.twitter.com/iDO6VfbNRP

— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) October 2, 2024

Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.

Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima./abcnews.al

Vritet komandanti izraelit në Liban

By: Re Nato
2 October 2024 at 16:17

Ushtria izraelite thotë se një komandant i ushtrisë është vrarë në Liban.

Kapiteni Eitan Itzhak Oster, 22 vjeç, një komandant skuadre në njësinë “Egoz”, u vra gjatë luftimeve, tha IDF, shkruan Sky News.

Është e paqartë saktësisht se ku vdiq komandanti, por Hezbollahu tha se luftëtarët e tij po luftonin forcat izraelite që po përpiqeshin të depërtonin në qytetet Maroun Al Ras dhe Adaisseh.

Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.

Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima./abcnews.al

Dënimi i Salianjit/ Avokati Kara: Ka pasur bindje që përgjimi ishte i montuar. Dhuna e opozitës? Berisha kërkon destabilitet

By: Re Nato
1 October 2024 at 23:47

Avokati Romeo Kara thotë se ka pasur një bindje që në fillim se përgjimi për të cilin Ervin Salianji, pretendonte se kishte të bënte me vëllanë e ish ministrit Fatmir Xhafaj, ishte i montuar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se për dënimin e Salianjit, duhet parë vendimi i arsyetuar i gjykatës.

Ndër të tjera, Kara deklaroi se dhuna e opozitës në Kuvend, vjen pasi Sali Berisha kërkon destabilitet.

“Kallëzimi duhet të jetë, duhet të respektojë formën e tij, të realizohet në prokurori, apo në komisariatet e policisë. Do jetë pjesa e dytë e normës, kur prodhon prova të rreme, me qëllim që të bëhet ndjekje penale. Te arsyetimi i vendimit, duhet të jetë kjo pjesë. Dënimin e ka nga gjobë, në 5 vjet burg. Mendoj, politikisht vlerësoj një lloj ngritje të këtij deputeti, ka qenë protagonist. Ka bindje që nuk ishte zëri i vëllait të ish ministrit të rendit. Ka pasur një bindje që është e tillë. Nuk e kemi lexuar vendimin, për të parë të gjithë arsyetimin.

Mendoj që është e trupshme të ngresh dorë ndaj një femre. Po nuk patëm edhe këtë herë një zbatim të drejtësisë, ajo është goditje për shkak të detyrës, mund të jetë edhe tentativë për vrasje. Për çfarë e goditi, për t’u përkëdhelur? Vepra penale, aty është e rëndë. Tejkaluan çdo normë. Berisha respekton vetëm standardin që i leverdis atij.”, theksoi ai./abcnews.al

Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjtë. Teherani dështoi në sulmin ndaj mbrojtjes sonë

By: Re Nato
1 October 2024 at 23:07

Kryeministri ziraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani do ta paguajë shtrenjtë sulmin me raketa ndaj Izraelit.

“Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë”, tha Benjamin Netanyahu.

“Ekziston gjithashtu një dorë e qëllimshme dhe vrasëse pas këtij sulmi – ai vjen nga Teherani. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: kushdo që na sulmon – ne do ta sulmojmë atë.”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se sulmi kishte “dështuar”, mes pretendimeve nga Teherani që thoshte se rreth 90% e raketave gjetën objektivat e tyre./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Sulmi me raketa, Irani: Kemi shënjestruar 3 baza ushtarake izraelite

By: Re Nato
1 October 2024 at 22:29

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se shënjestroi tre baza ushtarake izraelite rreth Tel Avivit gjatë një vale lëshimesh raketash të martën, sipas medias gjysmëzyrtare iraniane Mehr News.

Ushtria izraelite fillimisht ka vlerësuar se Irani ka lëshuar rreth 180 raketa.

Irani sulmoi më herët Izraelin me qindra raketa, duke paralajmëruar se vala e dytë do të jetë më shkatërruese. Nga ana tjetër, Izraeli është zotuar se do të hakmerret./abcnews.al

❌
❌