Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Malet shiten 1 euro/ Hidhet për konsultim projektligji për privatizmin e pronave shtetërore në zonat malore

By: Re Nato
2 October 2024 at 23:18

Shteti do të vendosë në dispozicion të privatit prona shtetërore  me çmimin simbolik 1 euro. Kusht është paraqitja e një projekti investimi i cili do të nxisë punësimin në këto zona.

Projektligji është  hedhur tashmë për konsultim.Në draft   i jepet  përparësi që të përfitojnë nga kjo nismë edhe atyre personave që vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.

“Projekti i investimi”  cilësohet projekti i përgatitur nga investitori që përmbledh të dhënat financiare, administrative dhe teknike të investimit të propozuar dhe më pas  paraqitet pranë ministrisë përgjegjëse  duke plotësuar kërkesat dhe kushtet e dokumentit të planifikimit për zonën e përcaktuar. Në projektligj nuk përcaktohen kriteret apo vlera e investimit që duhet të realizohet.

Iniciativa për këtë projektligj merret në kuadër të “Programit  100 Fshatra”, dhe më konkretisht, në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, për zhvillimin zonave lokale të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik.

Kjo nismë vjen pas asaj të realizuar per  investime strategjike që u përqendruan kryesisht në hotele e resorte përgjatë vijës bregdetare, ku pronat shtetërore u vunë në dispozicion të privatit./abcnews.al

❌
❌