Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Artan Hoxha del pas 3 orësh nga SPAK: Dorëzova një audio-përgjim 34 minutësh

3 October 2024 at 13:58

Rreth 3 orë ka zgjatur qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme i gazetarit Artan Hoxha, i cili ka dëshmuar para oficerëve të BKH-së në lidhje me dosjen e “21 Janarit”. Në një prononcim për mediat me gazetarët, Hoxha deklaroi se ka dorëzuar një material audio-përgjim 34 minuta, të cilat janë komunikime të Gardës së Republikës para […]

The post Artan Hoxha del pas 3 orësh nga SPAK: Dorëzova një audio-përgjim 34 minutësh appeared first on BoldNews.al.

21 Janari, Artan Hoxha pas qendrimit 3 orë në SPAK: Vrasjet u urdhëruan në 7 sekonda

3 October 2024 at 13:34

Gazetari investigativ Artan Hoxha u paraqit këtë të enjte në SPAK për dosjen e 21 Janarit. Ai ka qëndruar atje për 3 orë e 20 minuta.

Pas daljes nga SPAK gazetari Hoxha tha se ka dorëzuar kasetën me materiale audio-përgjimi ku sipas tij janë komunikimet e drejtuesve të gardës, momenti kur është dhënë urdhri për të qëlluar si edhe komunikime me drejtues të lartë të shtetit në atë kohë.

“SPAK-u ka filluar çështjen. Një nga elementët që prokuroria kërkoi është një kasetë me audio-përgjim, para momentit se të ndodhte vrasja, gjatë momentit që ndodhi dhe pas. Është momenti kur janë dhënë urdhrat nga komandantët e Gardës në 21 janar. Është thënë se nuk ka një server ku janë regjistruar të gjithë komunikimet në radio të drejtuesve të Gardës.

Gjykata në atë kohë tha se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia dhe se nuk ka patur komunikim. Kjo kasetë ndihmon hetimin, pasi me këtë kasetë bëhet e qartë që jo vetëm ka patur komunikim, por komunikimi mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë mes tyre. Është një kasetë me regjistrim që zgjat rreth 34 minuta.

Momenti që ndodhin vrasjet është 7 sekonda në këto 7 sekonda jepet urdhri për të qëlluar dhe për të ndaluar. Materiali shërben për të identifikuar se kush janë njerëzit apo zinxhiri komandues i gardës, aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e gardës. Materiali i është vënë në dispozicion prokurorisë dhe tani vlerëson prokuroria se për çfarë do u shërbejë atyre”,-tha Artan Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 21 Janari, Artan Hoxha pas qendrimit 3 orë në SPAK: Vrasjet u urdhëruan në 7 sekonda appeared first on Euronews Albania.

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, ja pse është thirrur

3 October 2024 at 10:19

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Burime për mediat bëjnë me dije se gazetari është thirru nga SPAK për të dëshmuar para oficerëve të BKH-së në lidhje me dosjen e “21” Janarit. Hoxha pritet të dëshmojë rreth një materiali audio që përmban komunikimet e punonjësve të Gardës […]

The post Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, ja pse është thirrur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌