Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Flamur Noka e akuzoi në emision, Armando Lilo i përgjigjet live: Nuk jam kushëriri i Fatmir Xhafaj dhe s’jam arrestuar asnjëherë

By: M C
3 October 2024 at 22:59

Politikani i lartë demokrat, Flamur Noka ka akuzuar mbrëmjen e sotme biznesmenin e ndërtimit Armando Lilo se është lidhje e afërt e Fatmir Xhafaj dhe në biznes është futur pasi ai i ka pastruar emrin. Sipas Nokës, Lilo në vitin 2013 ka dhunuar dy person dhe njërin prej tyre e ka plagosur me armë.

“Armando Lilo kush është?! Është lidhje e Fatmir Xhafës, familjare, thuajse e afërt. Ervin Salianji është në burg për fjalën e lirë, sepse ka prekur mafien, ka guxuar të denoncojë të vërtetën që nuk guxonte kush atëherë.

Armando Lilo është një njeri që edhe sot e kësaj dite, për DSIK që varet nga Edi Rama dhe për organet e drejtësisë të këtij regjimi, është person i papërshtatshëm. Në 29 Maj të 2013 Armando Lilo ka dhunuar për një pronë në Kashar babë e bir dhe ka plagosur djalin.

Sapo erdhën në pushtet rilindasit, iu mbyllën të gjitha këtij dhe u shndërrua në biznesmen. A e njihni Oltion Bistrin?! Është i burgosur sot, por në informacionet e drejtësisë (SKY) thuhet se Armando Lilo ishte një kanal që pastronte paratë e tij. Te pallati atje janë edhe apartamentet e Oltion Bistrit”, u shpreh Flamur Noka mbrëmjen e sotme.

Mirëpo, drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka njoftuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë se Armando Lilo kishte reaguar për këto akuza të Flamur Nokës dhe ka mohuar të jetë kushëriri i Fatmir Xhafaj, apo të ketë qenë ndonjëherë i arrestuar.

“Regjia më thotë që Armando Lilo ka reaguar dhe thotë që e sfidoj zotin Noka që nuk kam qenë asnjëherë i arrestuar, thotë që nuk kam qenë në makinë dhe që nuk jam kushëri i Fatmir Xhafës. Këto janë tre gjërat që ai i ka dërguar regjisë së emisionit”, u shpreh Grida Duma.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Flamur Nokës, i cili duke lexuar të dhënat që kishte, tregoi detaje nga ngjarja e ndodhur më shumë se 11 vite më parë në Kashar, për një pronë. Sipas tij, Armando Lilo nuk është kushëri i Xhafës, por bashkëshortja e tij, po.

“Më 29 Maj të 2013 a ke dhunuar së bashku me Ervis Naken dhe pastaj ke plagosur babë e bir?! Sipas Kodit të Procedurës Penale me këtë vepër duhet të ishe dënuar deri në 10 vite burg. Kush t’i ka mbyllur në prokurori dhe gjykatë pas ardhjes së socialistëve në pushtet?! Është shoqëruar.

E dyta, çfarë e ka gruaja jote Fatmir Xhafën?! Se unë nuk thashë e ka ai, e ka gruaja. Gruaja e ka çun teze. E treta, a është bërë një akt në paraburgimin… të gjej datën, në 3 Gusht 2023 kush ia dërgojë noteren në burg Oltion Bistrit të redaktonte prokurën që të shpëtonin apartamentet e tua?!”, përmbylli Flamur Noka.

The post Flamur Noka e akuzoi në emision, Armando Lilo i përgjigjet live: Nuk jam kushëriri i Fatmir Xhafaj dhe s’jam arrestuar asnjëherë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Favore nga qeveria për Armand Lilon, Rama dhe Veliaj i falën pronën publike “portofolit” të Xhafës

By: Ardit
2 October 2024 at 22:34

Emisoni Plug  zbardh detaje të reja nga aferat e qeverisë me trojet publike për të favorizuar biznesmenin Armand Lilo. Jo vetëm Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, por edhe vetë kryeministri Edi Rama është i përfshirë në këtë skandal. Në vitin 2022 Edi Rama denoncoi 7 kate pa leje të kullës Eye Of Tirana të Armand […]

The post Favore nga qeveria për Armand Lilon, Rama dhe Veliaj i falën pronën publike “portofolit” të Xhafës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌