Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Rusia nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Libani

3 October 2024 at 14:50

Rusia ka nisur evakuimin e qytetarëve nga Libani. Ministri i Emergjencave Alexander Kurenkov tha se një fluturim special u nis nga Bejruti me anëtarët e familjeve të diplomatëve rusë.

Ministria e Emergjencave tha se rreth 60 persona do të mbërrijnë në Rusi nga Libani këtë të enjte.

“Evakuimi është kryer me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin”, shtoi ministria.

Rusia shpesh ndihmon edhe në evakuimin e qytetarëve nga ish-republikat e tjera sovjetike në situata të tilla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Libani appeared first on Euronews Albania.

BE çon Hungarinë në gjykatë, shkak ligji kundër ndikimeve të huaja

3 October 2024 at 14:27

Komisioni Evropian ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar për “mbrojtjen e sovranitetit” shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj.

Sipas KE-së, ky ligj themelon Zyrën për mbrojtje të sovranitetit që ka për detyrë të hetojë aktivitete specifike që thuhet se kryhen në interes të një shteti tjetër apo trupi të huaj, organizate apo personi, aktivitete që “supozohet se shkelin apo kërcënojnë sovranitetin e Hungarisë”.

Në njoftim u tha se KE-ja e kishte njoftuar në shkurt të këtij viti Hungarinë për shqetësimet rreth ligjit. Por, pasi përgjigja e Hungarisë ndaj shqetësimeve të bllokut nuk ishte e kënaqshme, në maj Komisioni dërgoi një opinion duke përsëritur shqetësimet lidhur me shkeljen e Kartës së BE-së për të drejtat themelore, liritë themelore të tregut të brendshëm dhe legjislacionin e BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

“Në përgjigje të këtij opinioni, Hungaria pretendoi se ligji për mbrojtjen e sovranitetit nuk e cenon ligjin e BE-së dhe shqetësimet e ngritura ishin të pabaza”, tha KE-ja.

Por, KE-ja tha se shumica e shqetësimeve që ka ngritur për këtë çështje ende nuk janë adresuar.

Më 12 dhjetor 2023, Asambleja Kombëtare hungareze miratoi ligjin për mbrojtjen e sovranitetit, që i jep fuqi Zyrës për mbrojtje të sovranitetit për të kryer hetime. Kjo zyrë mund të hetojë “çdo aktivitet që financohet nga jashtë e që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, vullnetin e votuesve apo mbështet aktivitete të tilla”.

Në preambulë thuhet se ligji është miratuar në përgjigje të “sulmeve të paligjshme ndaj sovranitetit të Hungarisë nga organizata të huaja dhe individë që synojnë të mbrojnë interesat e tyre në Hungari dhe të kundërshtojnë interesat dhe rregullat hungareze”.

Ligji parasheh që të bëhen publike gjetjet e hetimeve. Gjithashtu, parashihen pasoja negative për entitetet që janë subjekt i hetimit.

BE-ja dhe Budapesti në të kaluarën janë përplasur për shkak të sundimit të ligjit në Hungari dhe respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT.

LEXONI GJITHASHTU:

The post BE çon Hungarinë në gjykatë, shkak ligji kundër ndikimeve të huaja appeared first on Euronews Albania.

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

3 October 2024 at 13:47

SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.

Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj për të dhënë deklarime mjeku Emdond Gashi.

Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

Kujtojmë se  abuzimet brenda spitalit Onkologjik, u zbuluan më 26 qershor të këtij viti. Pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on Euronews Albania.

21 Janari, Artan Hoxha pas qendrimit 3 orë në SPAK: Vrasjet u urdhëruan në 7 sekonda

3 October 2024 at 13:34

Gazetari investigativ Artan Hoxha u paraqit këtë të enjte në SPAK për dosjen e 21 Janarit. Ai ka qëndruar atje për 3 orë e 20 minuta.

Pas daljes nga SPAK gazetari Hoxha tha se ka dorëzuar kasetën me materiale audio-përgjimi ku sipas tij janë komunikimet e drejtuesve të gardës, momenti kur është dhënë urdhri për të qëlluar si edhe komunikime me drejtues të lartë të shtetit në atë kohë.

“SPAK-u ka filluar çështjen. Një nga elementët që prokuroria kërkoi është një kasetë me audio-përgjim, para momentit se të ndodhte vrasja, gjatë momentit që ndodhi dhe pas. Është momenti kur janë dhënë urdhrat nga komandantët e Gardës në 21 janar. Është thënë se nuk ka një server ku janë regjistruar të gjithë komunikimet në radio të drejtuesve të Gardës.

Gjykata në atë kohë tha se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia dhe se nuk ka patur komunikim. Kjo kasetë ndihmon hetimin, pasi me këtë kasetë bëhet e qartë që jo vetëm ka patur komunikim, por komunikimi mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë mes tyre. Është një kasetë me regjistrim që zgjat rreth 34 minuta.

Momenti që ndodhin vrasjet është 7 sekonda në këto 7 sekonda jepet urdhri për të qëlluar dhe për të ndaluar. Materiali shërben për të identifikuar se kush janë njerëzit apo zinxhiri komandues i gardës, aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e gardës. Materiali i është vënë në dispozicion prokurorisë dhe tani vlerëson prokuroria se për çfarë do u shërbejë atyre”,-tha Artan Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 21 Janari, Artan Hoxha pas qendrimit 3 orë në SPAK: Vrasjet u urdhëruan në 7 sekonda appeared first on Euronews Albania.

“Mos gënjeni shumë”, Dan Hutra del para gjyqtarëve, përplaset me mediat

3 October 2024 at 12:54

Nis seanca e parë në Gjykatën e Tiranës për Dan Hutrën, personi i cili bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa.

Ai i vrau asaj motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Gjithashtu, ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Sapo është futur në sallë ai u është drejtuar mediave duke ju thënë: “Mos gënjeni shumë ore”.

Kujtojmë se Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.

 

The post “Mos gënjeni shumë”, Dan Hutra del para gjyqtarëve, përplaset me mediat appeared first on Euronews Albania.

Rebelët Huthi pretendojnë se kanë sulmuar Tel Avivin

3 October 2024 at 12:42

Rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Irani, thanë se kanë kryer një sulm me dronë ndaj Tel Avivit, edhe pse autoritetet izraelite nuk e kanë konfirmuar drejtpërdrejt këtë sulm.

Përmes një deklarate, rebelët thanë se kanë kryer “një operacion ushtarak që shënjestroi caqe të rëndësishme në Jafa [Tel Aviv] me një numër dronësh”.

“Operacioni arriti me sukses qëllimet e tij, dronët arritën caqet e tyre dhe armiku nuk ishte në gjendje të konfrontohej me ta apo t’i rrëzonte”.

Ushtria izraelite tha se ka penguar “një cak të dyshuar ajror” në afërsi të Izraelit qendror gjatë natës, pa dhënë më shumë detaje.

Të mërkurën, rebelët Huthi pretenduan se kanë lëshuar raketa lundruese drejt Izraelit, pasi një natë më parë Irani lëshoi afër 200 dronë drejt këtij shteti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rebelët Huthi pretendojnë se kanë sulmuar Tel Avivin appeared first on Euronews Albania.

Dogji gruan me benzinë se nuk donte divorcin, arrestohet Bledar Tërndafili

3 October 2024 at 12:14

Është arrestuar këtë të enjte Bledar Trëndafili, personi i cili tentoi të digjte gruan e tij. Ai i e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën duke i shkaktuar djegie në 35% të trupit, gruas Melisa Trëndafili.

Sipas informacioneve  Bledar Trëndafili prej më shumë se një muaji Trëndafilit ka qenë në kërkim nga policia e Korçës dhe e Tiranës.

Korrespondenti i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi tha në një lidhje direkte se Trëndafili është pikasur kur ka tentuar të shkojë në spitalin e Korçës.

“Ka tentuar të shkojë në spitalin e Traumës. Ende nuk dihet nëse qëllimi ka qenë për të kërkuar falje apo për diçka tjetër, por burimet nga drejtoria vendore e policisë së Korçës dhe e Tiranës, bëjnë me dije se aty është pikasur fillimisht Trëndafili, i cili më pas u arrestua në flagrancë në qytetin e Korçës”,-tha korrespondenti Shkëmbi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dogji gruan me benzinë se nuk donte divorcin, arrestohet Bledar Tërndafili appeared first on Euronews Albania.

IDF: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë

3 October 2024 at 12:06

Ushtria izraelite tha më 3 tetor se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë një sulmi ajror të kryer në Rripin e Gazës rreth tre muaj më parë.

Sulmi, sipas ushtrisë izraelite, u krye ndaj një ndërtese nëntokësore në veri të Gazës, duke vrarë Rawhi Mushtaha dhe dy komandantë të tjerë të Hamasit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh.

Hamasi ende nuk ka komentuar për këtë njoftim të bërë nga Izraeli.

Izraeli tha se tre komandantët ishin strehuar në një ndërtesë të fortifikuar nëntokësore në veri të Gazës, që shërbente si qendër kontrolli dhe komande.

Në njoftim u tha se Mushtaha ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Yahya Sinwar, udhëheqësit kryesor të Hamasit, që ndihmoi në planifikimin e sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Sinwar besohet se është gjallë dhe po fshihet brenda Gazës.

The post IDF: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë appeared first on Euronews Albania.

Flakë e përplasje fizike, mbyllet mes tensioneve seanca: Çfarë ndodhi në Parlament

3 October 2024 at 10:18

Ka përfunduar seanca plenare e mbajtur këtë të enjte në Parlamentin e Shqipërisë. Ajo i zhvillua mes tensioneve të shumta ndërsa deputetët e opozitës, 24 prej të cilëve të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, tentuan të hynin në sallë.

Deputetët e opozitës këtë të enjte u paraqiten një orë më herët në Parlament, ku u përballen me punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët kishin bllokuar hyrjen. Mes tyre pati tensione të vazhdueshme, por deputetët nuk u lejuan të futen në sallë. Ata tentuan gjithashtu të hyjnë në Parlament nga dyert e tjera të cilat gjithashtu ishin të bllokuara.

Debate dhe përplasje të forta fizike pati mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Fillimisht, ministri i Financave, Petrit Malaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, dhe ministri Igli Hasani u penguan nga deputetët e PD, çka solli ndërhyrjen e gardës.

Përplasje pati edhe pranë derës së Kuvendit midis deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetëve socialistë Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj.

Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë.

Në këtë moment deputetët e opozitës nxorrën në oborrin e Parlamentit disa manekinë të veshur si të burgosur e me fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, (i denoncuar nga Gazment Bardhi)  Fatmir Xhafaj dhe të vëllait të tij Geron Xhafaj (i denoncuar nga Ervin Salianji)

 

The post Flakë e përplasje fizike, mbyllet mes tensioneve seanca: Çfarë ndodhi në Parlament appeared first on Euronews Albania.

“Po futen si minjtë në Kuvend”, Noka: Këta nuk përfaqësojnë popullin

3 October 2024 at 10:06

Deputeti Flamur Noka  i cili është përjashtuar për 60 ditë nga Sekretariati i Etikës tha para dyerve të bllokuara të Parlamentit se është e turpshme që deputetët e mazhorancës, po futen nga dritarja e tualetit brenda në Kuvend.

Ai tha se mazhoranca nuk përfaqëson popullin por sipas tij ata kanë 11 vite që e vjedhin popullin. Ai gjithashtu ftoi të gjithë popullin ti bashkohet protestës së opozitës që do të mbahet më 7 tetor.

“Vijnë dhe hyjnë si mijtë në parlament, makina është bosh ndërsa këta hyjnë nën rrogoz. ka hyrë nga dritarja Kryetarja e Kuvendit. Ka gjë më të neveritshme? Këta nuk përfaqësojnë popullin, këta hyjnë si minjtë nga dera e dritarja e banjës e më pas kakarisin e flasin në emër të popullit e të ligjit dhe bëjnë vendime për të vjedhur 51 miliardë euro në 11 vit. A mund të na thonë se ku kanë shkuar? 51 miliardë euro kanë vjedhur e qajnë për një karrige. Këta nuk qajnë për karriget, qajnë se flakët e tyre do përpijnë Surrelin. Kjo është një arsye se pse populli shqiptar duhet të protestojë të hënën në orën 18”,-tha Flamur Noka.

The post “Po futen si minjtë në Kuvend”, Noka: Këta nuk përfaqësojnë popullin appeared first on Euronews Albania.

“Krimi i korrupsionit,150 mln €”, Dumani: SPAK ka hetuar personazhet e paprekshëm

3 October 2024 at 09:47

Është mbajtur këtë të enjte Forumi Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, ku merr pjesë edhe  Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato,  Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani si dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani tha se sa i takon krimit të organizuar kanë pasur suksese me personazhe që më herët janë konsideruar të paprekshëm, ndërsa shton se goditja e pasurive kriminale dhe krimi i korrupsionit, shkon në 150 milionë euro.

“Krimi ka evoluar, ne na bie barra ti përshtatemi këtij niveli,  ne si SPAK jemi përpjekur qe te investojmë ne këtë aspekt, rezultatet janë te prekshme. SPAK mund te konsiderohet një strukture e konsoliduar

Bashkëpunimi ndërkombëtar prioritet tjetër i SPAK, është jetik. Kemi ndërtuar një partneritet shumë konstruktiv, në vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor, do te veçoja bashkëpunimin në rajon me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën

Rezultatet e SPAK, ne muajin dhjetor bëjmë 5 vite nga fillimi i funksionimit te tij, kemi dëshmuar se kemi kapacitete për ndjekjen penale pavarësisht profilit politik dhe publik.

Sa i takon krimit të organizuar kemi pasur rezultate, personazhe qe asnjëherë nuk ishte menduar se do te prekeshin. Jashtë fokusit te SPAK nuk ka mbetur as goditja e pasurive kriminale dhe krimi i korrupsionit, shkon në 150 milionë euro”,-tha Altin Dumani

The post “Krimi i korrupsionit,150 mln €”, Dumani: SPAK ka hetuar personazhet e paprekshëm appeared first on Euronews Albania.

Spiropali për kaosin në Kuvend: Më ruajti paaftësia e tyre për të qëlluar në shenjë

3 October 2024 at 09:32

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali, ishte këtë të enjte në  Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, ku merr pjesë edhe  Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dhe si Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Spiropali mbajti e para fjalën e saj ku ka pasur edhe një reagim për deputetët e opozitës të cilët n seancën plenare të zvilluar ditën e hënë kanë djegur karriget e Kuvendit dhe kanë gjuajtur me sende ndaj saj si kryeparlamentare. Ajo tha se nga copa e drurit e shkëputur nga një karrige, e ka ruajtur fati por edhe paaftësia e gjuajtësit (duke iu referuar deputetit Gazment Bardhit) për të qëlluar në shenjë.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës nga Kuvendi, më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. copa e drurit, këmba e karriges të cilën një eksponent i iopozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësi e goditësit për të qëlluar në shenjë. si njeri e kam falur. si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instiktivi primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër.

Nuk kemi as mundësi dhe as kohë që të shtjellojmë të gjitha arsyet. Po ju them vetëm një nga ato, rolin balancues dhe ekuilibrues të pushtetit Gjyqësor. Ka ndodhur pikërisht këtu ku prokurorët shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtar dhe luftoheshin si armiq. Kjo ndodhte kur njerëzit e gjyqësorit merrnin urdhër dhe vepronin si despotë të pavarur ndaj ligjit dhe kishin përgjegjësi vetëm nga një grusht njerëzish të opozitës të cilët, mos o Zot, as e çonin në mend që muind ti hetonin”,-tha Spiropali

The post Spiropali për kaosin në Kuvend: Më ruajti paaftësia e tyre për të qëlluar në shenjë appeared first on Euronews Albania.

U përjashtuan nga Sekretariati i Etikës, deputetët e opozitës shkojnë në Parlament

3 October 2024 at 08:56

Deputetët e opozitës janë paraqitur një orë më herët para dyerve të parlamentit këtë të enjte, për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Megjithatë duket se hyrja e tyre brenda në sallën e Kuvendit nuk është lejuar nga punonjësit e gardës, të cilët kanë bllokuar hyrjen.

Kujtojmë se 24 deputetët e opozitës janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës pasi të hënën shkaktuan kaos në Kuvend, duke nxjerrë karriget e deputetëve jashtë e duke i djegur ato në oborrin e Parlamentit.

Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë, deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.

Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.

The post U përjashtuan nga Sekretariati i Etikës, deputetët e opozitës shkojnë në Parlament appeared first on Euronews Albania.

Guterres “non grata” në Izrael, zëdhënësi i OKB: Është sulm politik ndaj nesh

3 October 2024 at 08:48

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha para mediave se deklarata e ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Katz, se shefi i OKB-së është “person non grata” është gjithashtu “një sulm tjetër ndaj stafit të Kombeve të Bashkuara që kemi parë nga qeveria e Izraelit”.

Ai tha se në 24 vitet e tij në OKB se nuk dinte që një sekretar i përgjithshëm të jetw shpallur si i tillë, raporton Associated Press.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha të mërkurën se e ka ndaluar hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Izrael, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj vendit.

Katz deklaroi se po e shpallte Antonio Guterres “persona non grata” dhe se ai do të pengohej që të hynte në Izrael.

The post Guterres “non grata” në Izrael, zëdhënësi i OKB: Është sulm politik ndaj nesh appeared first on Euronews Albania.

Pranoi dhurata me vlerë mbi 403 mijë dollarë, dënohet me burg ministri në Singapor

3 October 2024 at 08:30

Subramaniam Iswaran, një ministër i lartë i kabinetit në qeverinë e Singaporit, është dënuar me 12 muaj burg në një gjyq të profilit të lartë që ka mbërthyer kombin e pasur.

Isëaran, 62 vjeç, u deklarua fajtor për pranimin e dhuratave me vlerë më shumë se 403,000 dollarë amerikanë ndërsa ishte në poste publike, si dhe për pengimin e rrjedhës së drejtësisë.

Dhuratat përfshinin bileta për Çmimin e Madh të Formula 1, një biçikletë Brompton T-line, alkool dhe një udhëtim në një avion privat.

Gjyqtari Vincent Hoong, i cili mbikëqyri çështjen në Gjykatën e Lartë të Singaporit, theksoi se krimet e ish-ministrit të transportit ishin abuzim me pushtetin dhe rrezikonin besimin e njerëzve në institucionet publike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pranoi dhurata me vlerë mbi 403 mijë dollarë, dënohet me burg ministri në Singapor appeared first on Euronews Albania.

Vriten 6 persona nga sulmi izraelit në Bejrut

3 October 2024 at 08:04

Të paktën gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj një ndërtese banimi në Bejrut, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Autoritetet thanë se sulmi u krye gjatë natës dhe goditi një ndërtesë banimi në qarkun Bashura. Banorët kanë raportuar se pas sulmit kanë ndierë erë të sulfurit dhe agjencia shtetërore e lajmeve në Liban e ka akuzuar Izraelin se po përdor bomba fosfori, që janë të ndaluara ndërkombëtarisht. Edhe në të kaluarën, grupet për të drejtat e njeriut e kishin akuzuar Izraelin se kishte përdorur predha me fosfor të bardhë gjatë sulmeve në qytezat dhe fshatrat në jug të Libanit.

Njoftimi për sulmin në Bejrut vjen në kohën kur qeveritë nga e mbarë bota po nxitojnë që të evakuojnë qytetarët e tyre nga Libani.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban kundër Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit – teksa po vazhdon edhe luftën në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore në zonën kufitare. Megjithatë, së fundi tensionet janë përshkallëzuar dhe Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë zyrtarë të lartë të Hezbollahut, përfshirë edhe udhëheqësin Hassan Nasrallah.

Hezbollahu shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Njoftimi për sulmin në Bejrut vjen në kohën kur qeveritë nga e mbarë bota po nxitojnë që të evakuojnë qytetarët e tyre nga Libani.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban kundër Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit – teksa po vazhdon edhe luftën në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore në zonën kufitare. Megjithatë, së fundi tensionet janë përshkallëzuar dhe Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë zyrtarë të lartë të Hezbollahut, përfshirë edhe udhëheqësin Hassan Nasrallah.

Hezbollahu shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vriten 6 persona nga sulmi izraelit në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar

3 October 2024 at 07:50

Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.

“Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme”, tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeckun.

Forcat ruse kryen sulme të pareshtura përreth qytetit për ta shkatërruar mbrojtjen ukrainase, duke kërcënuar rrethimin e qytetit, tha komanda.

Trupat e Moskës, me të mëdha në numër dhe pajisje, kanë ecur përpara ngadalë në Ukrainën lindore, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë, Ukraina u është lutur vazhdimisht aleatëve të vet perëndimorë për t’i dhënë armë më të përparuara dhe për ta lejuar t’i godasë shënjestrat ushtarake më thellë brenda Rusisë.

Vuledari, një qytet i braktisur me një popullsi prej rreth 14.000 banorësh para luftës, ka qenë në qendër të një beteje të ashpër prej kur Moska e nisi pushtimi e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Qyteti, i vendosur mbi një kodër, është shkatërruar pothuajse plotësisht, por ai vazhdon të ketë rëndësi strategjike për mbrojtjen e rrugëve të furnizimit të Rusisë dhe mund të shërbejë si një trampolinë drejt Pokrovskut, një qendër komunikimi rreth 80 kilometra në veri, të cilën Moska ka muaj të tërë që synon ta pushtojë.

Kanalet ruse në Telegram postuan video të trupave që valëvitnin flamurin rus mbi ndërtesat e shkatërruara në Vuledar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar appeared first on Euronews Albania.

CIA zgjeron rekrutimet online, kërkon informatorë në Kinë, Iran e në Korenë e Veriut

3 October 2024 at 07:20

CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë.

Agjencia kryesore amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web, njoftoi një zëdhënës i CIA-s nëpërmjet një deklarate.

“Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët në regjimet e tjera autoritare, të dinë se ne jemi të hapur për të punuar”, tha zëdhënësi, duke shtuar se me këtë hap CIA po përshtatej me një rritje të shtypjes shtetërore dhe mbikëqyrjes në nivel global.

Në një video në dialektin mandarin postuar në YouTube, e cila përmban vetëm udhëzime të shkruara, agjencia këshillonte individët që ta kontaktojnë atë përmes faqes zyrtare të saj në internet duke përdorur rrjete virtuale të sigurta.

“Siguria dhe mirëqenia juaj janë përparësia jonë”, thuhej në video.

Në video thuhej se agjencia nuk jep garanci se do të përgjigjet dhe se përgjigja mund të marrë kohë.

Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze, akuzoi SHBA-në për kryerjen e një fushate dezinformimi “të organizuar dhe sistematik” kundër Kinës. Ai shtoi se “çdo përpjekje për të futur një pykë mes popullit kinez dhe Partisë Komuniste Kineze do të dështojë”.

Ambasada ruse dhe misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Etja e CIA-s për informacion zbulimi është rritur ndërsa Kina po zgjeron bashkëpunimin me Rusinë dhe Iranin dhe po tregon muskujt ushtarak në rajon.

The post CIA zgjeron rekrutimet online, kërkon informatorë në Kinë, Iran e në Korenë e Veriut appeared first on Euronews Albania.

Vriten nga ushtarët 6 emigrantë në Meksikë

3 October 2024 at 07:04

Ushtarët meksikanë vranë gjashtë emigrantë pasi hapën zjarr ndaj grupi prej 33 migrantësh, njoftuan autoritetete vendase.

Sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes, migrantët udhëtonin me një kamion që ishte përpjekur t’i shmangej një patrulle ushtarake.

10 emigrantë të tjerë u plagosën në incidentin e së martën në mbrëmje, shtoi ministria.

Emigrantët ishin nga Egjipti, Nepali, Kuba, India dhe Pakistani.

Ministria tha se incidenti ndodhi pranë qytetit Huixtla, rreth 40 kilometra nga Tapachula, pranë kufirit me Guatemalën.

Tapachula, është një pikë hyrjeje në Meksikë për shumë emigrantë që synojnë të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, shumë prej të cilëve ikin nga dhuna dhe varfëria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vriten nga ushtarët 6 emigrantë në Meksikë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Salianji në burg për kallëzim të rremë, Kuvendi njofton KQZ për mandatin e deputetit

2 October 2024 at 14:51

Kuvendi ka njoftuar me anë të një shkerse zyrtare kuvendin, lidhur me mandatin e deputetit Ervin Salianji.

Ky i fundit është dënuar me një vit burg nga gjykata e apelit për dhënien e dëshmisë së rreme lidhur me çështjen “Babale”.

Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës së deputetit.

“Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “dh” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit të mandatit të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.9.2024.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”,-thuhet në dokumentin e dërguar.

The post Salianji në burg për kallëzim të rremë, Kuvendi njofton KQZ për mandatin e deputetit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌