Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Çfarë duhet të dini për Garën në Singapor

By: rom ario
20 September 2024 at 13:04

1600 – Afërsisht 1600 prozhektorë të fuqishëm janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në 4.940 km e “Marina Bay Circuit”. Prodhojnë një ndriçim 4 herë më të shndritshëm se një stadium futbolli dhe janë projektuar të minimizojnë reflektimin e pistës për të përmbushur standartet transmetimit televiziv që kërkohen nga FIA.

1 – Çmimi i Madh i Singaporit është i pari që zhvillohet natën. Ai debutoi në botërorin e vitit 2008.

14 – Në çdo edicion të zhvilluar deri tani, “Safety Car” ka qënë e pranishme të paktën një herë në pistë.

15 – Fitorja e Carlos Sainz një vit më parë i dha fund serisë prej 15 fitoreve rradhazi të Red Bull. Ecuria më e gjatë për një skuadër në historinë e Formula 1.

0.293 – Fitorja e Fernando Alonso’s në vitin 2010 kishte diferencën më të ngushtë në historinë e garës. Vetëm 0.293” përpara vendit të dytë ku u rendit Sebastian Vettel.

5 – Lewis Hamilton ka mundësi të barazojë rekordin e fitoreve të Sebastian Vettel (5) në Singapor. Britaniku numëron 4 fitore, të parën në bordin e Mclaren në vitin 2009 dhe 3 të tjerat në bordin e Mercedes në vitet 2014, 2017, 2018.

2 – Dy pilotë të tjerë që vendosën “pole position” do të kthehen këtë fundjavë në Singapor. Fernando Alonso u nis i 1’ri në vitin 2010 me Ferrari dhe Sainz një vit më parë me të njëjtën makinë.

4 – Vettel dhe Hamilton kanë secili nga 4 “Pole positions” në “Marina Bay Circuit”. Charles Leclerc është piloti tjetër që u nis i 1’ri në vitet 2019 dhe 2022.

200 – Carlos Sainz pritet të startojë garën e 200’të në karrierë këtë fundjavë. Piloti spanjoll debutoi në Formula 1 në bordin e Toro Rosso’s (sot Racing Bulls) në “2015 Australian Grand Prix”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë duhet të dini për Garën në Singapor appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Kryeministri nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme

12 September 2024 at 15:45

Në fillim të gushtit ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se 100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, që del nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike, ishin ngarkuar në korrik në Portin e Durrësit me destinacion Tajlandën. Por kryeministri tha se nuk kishte asnjë analizë apo provë të […]

The post Kryeministri nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme appeared first on Reporter.al.

Mbetjet toksike/ Singapori zbardh itinerarin: Zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, por i kthyem drejt Durrësit

By: M C
29 August 2024 at 20:20

Dy anijet e ‘Maersk’ me mbetje toksike të prodhuara nga kompania ‘Kurum’ zbarkuan në portet e Singaporit më 18 dhe 24 Gusht, dhe tashmë kanë marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri.

Mediat në Singapor citojnë autoritetet vendase, të cilat zbardhin itenerarin e plotë të anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furrat e çelikut të KURUM dhe që tregtoheshin nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës.

Sipas mediave në Singapor, anijet Maersk “Compton” me 41 kontejnerë dhe “Condor” me 61 kontenjerë me mbetje, përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.

Të pyetur nga gazetarët nëse Singapori kishte kryer teste për të përcaktuar nëse bëhej fjalë për mbetje toksike apo substance të tjera të dëmshme, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Autoriteti Detar i Singaporit u mjaftuan vetëm me përgjigjen: “Në përputhje me Konventën e Bazelit, Singapori lehtësoi kthimin e kontejnerëve në vendin e origjinës .”

Sipas organizatës Basel Action Network, që dha alarmin për mbetjet tosike, “Shqipëria nuk u informua kurrë për eksportin nga eksportuesi, shtetet tranzit nuk u informuan dhe Tajlanda nuk mori kurrë asnjë njoftim për këto mbetje”.

Zbulimi i 800 ton mbetje toksike, të nisura nga Durrësi drejt Tajlandës vuri nën hetim nga prokuroria kompaninë turke ‘Kurum’, si të dyshuar për prodhimin e tyre.

The post Mbetjet toksike/ Singapori zbardh itinerarin: Zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, por i kthyem drejt Durrësit appeared first on Albeu.com.

❌
❌