Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Jamarbër Malltezi mbetet në arrest/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

3 October 2024 at 15:47

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak, për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Sakaq, Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “korrupsion” dhe “pastrim parash”

Për këtë dosje voluminoze prej 500 faqesh, është marrë i pandehur edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili  akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për  “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim”.

Ish-kryeministri Sali Berisha prej 30 dhjetorit të 2023 ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”/abcnews.al

 

Mikrokreditë, rregullat e reja nga BSH/ Deralla: Ja ku konstatojnë këto ndryshime

3 October 2024 at 14:30

TIRANË- Më shumë filtra për dhënien e kredive nga institucionet e mikrokredive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën ndryshimet në rregullore që lidhet me administrimin e rrezikut të veprimtarisë së këtyre institucioneve ku parashikohen një sërë kufizimesh.

Në rregulloren e re kërkohet një vlerësim më i imtësishëm i aftësisë paguese të qytetarëve.

Drejtori i Departamentit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla, i ftuar në “Money Report”, u shpreh se institucionet financiare nuk duhet t’u japin hua atyre personave që nuk kanë aftësi paguese apo kanë një historik jo të mirë në raport me kthimin e borxheve.

“Të gjithë individët që nuk kanë mundësi të marrin kredi dhe e bëjnë të pamundur pagesën, duhet te jenë në “black list”, me qëllim që të përjashtohen nga huadhënia ato individë, që janë kreditorët e këqij. Të gjithë këto rregulla përmirësojnë kushtet e kreditimit për konsumatorin”, tha ai.

Ai paralajmëroi se brenda vitit, Banka e Shqipërisë do të miratojë një rregullore të re, e cila synon mbrojtjen e konsumatorit.

“Rregullorja e re që do të miratojmë brenda këtij viti, është tërësisht në mbrojtje të konsumatorit”, shtoi ai.

Më tej Deralla, u shpreh se Banka e Shqipërisë do hartojë dhe një kuadër rekomandues me qëllim që institucionet financiare të përdorin elementet informues në reklamat e tyre.

“Kemi parashikuar një detajim të elementeve të reklamës, për të mos krijuar keqkuptime tek konsumatori. Ato elemente që konsiderohen si të pasaktë ose elementë, të cilët janë të tillë, por që i përkasin një segmenti të caktuar, duhet të bëhet i qartë informacioni”, tha ai./ abcnews.al

Gazetarja i dërgoi aksidentalisht shënimet/ BBC merr vendimin, anulon intervistën e planifikuar me Boris Johnson

3 October 2024 at 14:08

BBC ka anuluar një intervistë me Boris Johnson, pasi Laura Kuenssberg i dërgoi aksidentalisht ish-kryeministrit shënimet e saj informuese. Kuenssberg, i cila moderon emisionin të së dielës, tha se “nuk ka kuptim të pretendosh se është diçka tjetër përveçse e turpshme dhe zhgënjyese”

Duke zbuluar gabimin në X, ajo tha se ishte duke u përgatitur të intervistonte Johnson sot dhe “gabimisht i dërgoi shënimet informuese atij në një mesazh të destinuar për ekipin e saj”.
“Kjo padyshim do të thotë se nuk është e drejtë që intervista të vazhdojë”, shtoi ajo.

Ish-redaktorja politike e BBC-së, tha se ishte “zhgënjyese” dhe se ka “shumë pyetje të rëndësishme për t’u bërë”.

“Por duhet lënë mënjanë fytyrën e skuqur, ndershmëria është politika më e mirë”, shtoi Kuenssberg. Intervista me Johnson do të transmetohej në një program special 30-minutësh të enjten në mbrëmje, dhe ishte promovuar shumë nga BBC për dy javët e fundit.

VIDEO/ Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në aeroportin e Japonisë

3 October 2024 at 10:51

Një bombë e pashpërthyer amerikane nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ishte ‘varrosur’ në një aeroport japonez, shpërtheu të mërkurën, duke shkaktuar një krater të madh në një rrugë lidhëse dhe anulimin e më shumë se 80 fluturimeve, thanë zyrtarët japonezë.

Askush nuk u lëndua dhe nuk kishte asnjë aeroplan aty pranë kur bomba shpërtheu në aeroportin Miyazaki në Japoni, thanë zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Tokës.

Një hetim nga Forcat e Vetëmbrojtjes dhe policia, konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë amerikane 225 kilogramëshe dhe nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm. Zyrtarët po përcaktonin se çfarë e shkaktoi shpërthimin e papritur të saj.

🌐 Breaking News: Explosion at Miyazaki Airport? ✈💥

This morning, an explosion was reportedly captured on the information camera at Miyazaki Airport at 7:58 AM, sending plumes of dust into the air.

The airport office has confirmed that a sinkhole was found on the taxiway… pic.twitter.com/LPwA0VKsPp

— Currently JAPAN (@Currently_JAPAN) October 2, 2024

Një video e regjistruar nga një shkollë aviacioni aty pranë, tregoi shpërthimin duke nxjerrë copa asfalti në ajër si një shatërvan. Videot e transmetuara në televizionin japonez treguan një krater në rrugë lidhëse, që thuhet se ishte rreth 7 metra në diametër dhe 1 metër të thellë.

Sekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi, tha se më shumë se 80 fluturime ishin anuluar në aeroport që nga mesdita e së mërkurës. Aeroporti tha se dëmtimi i rrugës lidhëse u riparua gjatë natës dhe fluturimet rifilluan të enjten në mëngjes.

Aeroporti Miyazaki u ndërtua në vitin 1943 si një ish-qendër trajnimi fluturimi të marinës perandorake japoneze, nga e cila disa pilotë u ngritën në misione sulmi vetëvrasës.

Një numër bombash të pashpërthyera të hedhura nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në zonë, thanë zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Qindra tonelata bomba të pashpërthyera nga lufta mbeten të ‘varrosura’ rreth Japonisë dhe ndonjëherë zbulohen në kantieret e ndërtimit./ abcnews.al

Meksikë, ushtarët vrasin gjashtë emigrantë

3 October 2024 at 10:21

Ushtarët meksikanë vranë gjashtë persona pasi hapën zjarr ndaj grupi prej 33 emigrantësh, njoftuan autoritetet vendase.

Sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes, emigrantët udhëtonin me një kamion që ishte përpjekur t’i shmangej një patrulle ushtarake.

10 emigrantë të tjerë u plagosën në incidentin e së martën në mbrëmje, shtoi ministria.

Emigrantët ishin nga Egjipti, Nepali, Kuba, India dhe Pakistani.

Ministria tha se incidenti ndodhi pranë qytetit Huixtla, rreth 40 kilometra nga Tapachula, pranë kufirit me Guatemalën.

Tapachula, është një pikë hyrjeje në Meksikë për shumë emigrantë që synojnë të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, shumë prej të cilëve ikin nga dhuna dhe varfëria.

Moti i keq, pezullohet peshkimi në Durrës dhe Vlorë

3 October 2024 at 09:37

SHQIPËRI- Vendi ynë këtë të enjte është përfshirë nga moti i keq me erë dhe reshje shiu. Kjo ka bërë që dallgëzimi në det të jetë i lartë duke detyruar autoritetet detare të marrin masa për të pezulluar aktivitetin për anijet e vogla të peshkimit.

Në Durrës, kapiteneria ka marrë masa duke urdhëruar flotën e peshkimit të pezulloje për 48 orë aktivitetin.

Burime nga kapiteneria thanë për ABC News se të enjten dhe të premten nuk do të lejohen anijet e peshkimit të dalin në det dhe u është e bërë thirrje edhe anijeve që ndodhen në det të ankorohen pranë portit të peshkimit.

Ndërkohe, linjat e trageteve mes Durrësit dhe porteve italiane do të vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre si edhe anijet e tonazhit të mesëm dhe të lartë do vazhdojnë punën.

Po ashtu dhe në Vlorë është pezulluar peshkimi, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas meteorologëve, përmirësimi i situatës do të jetë pas datës 4 tetor./ abcnews.al

 

Greqi, zjarri shkrumbon mbi 65 mijë hektarë pyje

3 October 2024 at 09:23

Më shumë se 65 mijë hektarë pyje janë kthyer në hi si pasojë e një zjarri që shpërtheu në rrethin Ksilokastro të rajonit Korinthos, që ndodhet në gadishullin e Peloponezit të Greqisë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, zjarri që filloi të dielën u vu nën kontroll kryesisht sot, pas përpjekjeve intensive të shuarjes nga njësitë ajrore dhe ato tokësore.

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) përcaktoi se deri në mëngjesin e të hënës mbi 65 mijë hektarë pyje ishin djegur nga flakët.

Një analizë e zjarreve pyjore në rajonin Korinthos që nga viti 2010 zbuloi se zjarri i fundit është më i madhi që zona ka përjetuar në më shumë se një dekadë.

Shërbimi i Zjarrfikësve i vendit raportoi se një bletërritës vendas, i cili përdorte tym për t’u kujdesur për bletët e tij kur shpërtheu zjarri, është gjobitur për shkelje të ndalimit të sigurisë nga zjarri, masë që ndalon përdorimin e zjarrit gjatë periudhave me rrezik të lartë zjarri. Dy persona humbën jetën dhe dy zjarrfikës u plagosën nga zjarri që shpërtheu të dielën.

Bill Gates liston “pasojat negative’ të Inteligjencës Artificiale

3 October 2024 at 08:32

Bill Gates është një optimist për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale, por ai ngre disa shqetësime kryesore rreth saj.

Sipas mediave të huaja, bashkëthemeluesi i Microsoft shpalosi tri shqetësimet e tij më të mëdha për teknologjinë ndërsa fliste në një podcast të fundit, të publikuar të hënën.

Gates tha se shqetësimi i tij i parë është “që njerëzit e këqij me qëllim të keq do të përdorin AI për krime kibernetike, bioterrorizëm, si dhe luftëra shtet-komb”.

“Në këto raste le të sigurohemi që njerëzit e mirë të kenë një AI që mund të krijojë mbrojtje kundër atyre gjërave,…”, citohet të ketë thënë ai.

Mediat kujtojnë se buxheti i SHBA-së për vitin fiskal 2025 përfshin miliarda të destinuara për AI, duke përfshirë përpjekjet për të avancuar “zhvillimin dhe përdorimin e sigurt dhe të besueshëm të AI” dhe për të investuar në një “institut të ri të sigurisë së AI për të mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e publikut amerikan”.

Shqetësimi i dytë i Gates është për “shkallën e shpejtë të ndryshimit” që mund të çojë në humbje të vendeve të punës, shkruan BI.

Një raport i Goldman Sachs i vitit 2023 tha se AI mund të rezultojë në “çrregullime të konsiderueshme” të tregut të punës dhe të ndikojë në rreth 300 milionë vende pune me kohë të plotë.

Ndërkohë një sondazh i kryer nga HubSpot vitin e kaluar zbuloi se punonjësit e shitjeve kursenin dy orë e 15 minuta në ditë kur përdornin AI për të automatizuar detyrat manuale, duke përfshirë planifikimin e takimeve, mbajtjen e shënimeve dhe futjen e të dhënave.

“Inteligjenca artificiale nuk po zëvendëson shitësit – por thjesht po kujdeset për aspektet më të përsëritura të punës së tyre”, thuhet në studim.

Gates shtoi se shqetësimi i tij i tretë, i cili “shfaqet shumë”, është skenari i “humbjes së kontrollit”.

Shumë studiues dhe ekspertë të AI kanë paralajmëruar për vite të tëra për pasojat e mundshme nëse arrihet AGI, ose inteligjenca e përgjithshme artificiale që tejkalon inteligjencën njerëzore – duke përfshirë skenarët e mundshëm të fundit të botës.

Ekspertët kanë paralajmëruar se modelet e AI mund të abuzohen për qëllime të tilla si kryerja e mashtrimeve ose sulmeve kibernetike ose përhapja e dezinformatave, ndër të tjera.

Kujtojmë se përveç Gates, liderë të tjerë biznesi kanë shprehur gjithashtu shqetësime për AI.

Kryeekonomisti i Microsoft, Michael Schwarz, tha në Forumin Ekonomik Botëror vitin e kaluar se ai ishte “i bindur se AI do të përdoret nga aktorë të këqij dhe po, do të shkaktojë dëme të vërteta”.

Ndërsa CEO i OpenAI, Sam Altman, madje ka thënë ndërsa mendon se “rasti më i mirë është aq i pabesueshëm saqë është e vështirë për mua edhe ta imagjinoj”, nga ana tjetër, ai imagjinon se një skenar i rastit më të keq për AI mund të jetë “fikja e dritave për të gjithë ne”.

Rënia e madhe/ Platforma “X” vlen gati 80% më pak që kur u ble Elon Musk

3 October 2024 at 08:23

Platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter vlen pothuajse 80% më pak se dy vjet më parë kur Elon Musk e bleu atë, sipas vlerësimeve nga gjiganti i investimeve Fidelity.

Sipas mediave të huaja,  X nuk tregton më publikisht pasi Musk shpenzoi 44 miliardë dollarë për ta blerë atë në tetor të vitit 2022.

Megjithatë, Fidelity zbulon atë që beson se është vlera e aksioneve të saj të X, dhe këto vlerësime shërbejnë si një barometër për “shëndetin e përgjithshëm të kompanisë”.

Deri në fund të gushtit, ato aksione kishin vlerë vetëm 4.2 milionë dollarë.

Ky vlerësim i ri shënon një rënie prej 24% në vlerë nga ajo që Fidelity vlerësoi në fund të korrikut.

Dhe përfaqëson një rënie marramendëse prej 79% nga 19.66 milionë dollarë që Fidelity vlerësoi se aksionet kishin vlerë në tetor 2022 kur Musk bleu Twitter.

Vlerësimi i ri nga Fidelity nënkupton se X tani vlen vetëm 9.4 miliardë dollarë – shumë larg nga 44 miliardë dollarë që pagoi Musk.

Sidoqoftë, investitorët e tjerë mund të vlerësojnë X ndryshe.

Francë, kundërshtohet me protesta reforma e pensioneve

3 October 2024 at 08:13

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit francez Paris dhe qyteteve të tjera të martën për të kërkuar shfuqizimin e reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.

Krahas kësaj edhe paga më të larta dhe përmirësime të standardeve të tyre të jetesës.

Franca me reformën e pensionit synon që moshën e daljes në pension ta rrisë nga 62 në 64-vjeç.

Duke u mbledhur në sheshin Denfert-Rochereau, qytetarët marshuan drejt sheshit Bastille, duke shprehur mosmiratimin e tyre për politikat e reja të qeverisë që anojnë nga e djathta ekstreme.

“Ne denoncojmë mënyrën se si Macron injoroi votimin demokratik që u zhvillua në qershor.

Për sa i përket kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, kushtet po përkeqësohen vit pas viti”, tha Ramon Villa, sekretar i Federatës Sociale të Shëndetit Jugor.

Demonstruesit theksuan nevojën për të konsideruar rritjen e pagave, shfuqizimin e reformave të pensioneve dhe financimin më të mirë të shërbimeve publike.

Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të iPhone

3 October 2024 at 08:09

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhoneit, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsAppin në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsAppi pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.

 

 

Mediat e huaja jehonë Shqipërisë: Vendi evropian që nuk e keni përjetuar kurrë

3 October 2024 at 08:05

Dëshironi të udhëtoni në një destinacion jashtë hartës së zakonshme turistike dhe aventureske për një përvojë të re jashtë vendit? Vizitoni Evropën.

“Contiki Tours”, kompania kryesore e udhëtimeve zbulon 10 udhëtimet e reja në Evropë në 2025 – mes të cilave është përfshirë edhe Shqipëria, sipas një artikulli të botuar në revistën “The New Zealand Herald”.

Turi i parë i kushtohet vendit të vogël ballkanik, Shqipërisë; pasuar nga një udhëtim në qytetet antike të Athinës, Romës dhe Kajros; dhe pikat e nxehta në Francë, Angli dhe Zvicër.

Louise Levesque, menaxhere e përgjithshme për kompaninë mëmë të “Contiki Tours”, “The Travel Corporation”, tha se Shqipëria është një perlë e fshehur, e renditur ndër tre destinacionet kryesore në trend nga organizata globale “Mastercard”.

Grupi i turistëve “Gen Z” – brezi i parë që u rrit me mediet sociale dhe influencuesit – vizituan burimet e ujërave bruz të Rivierës Shqiptare dhe plazhet me rërë të bardhë, zonat malore, qytetet dhe fshatrat historike dhe kulturën unike.

Udhëtimi tetëditor në Shqipëri përfshin eksplorimin e plazheve dhe Alpeve mahnitëse.

Gjithashtu, turistët patën mundësinë të provonin dhe shijonin kuzhinën e freskët vendase në një nga fermat e agroturizmit – ku ka qëndruar Dua Lipa.

Vendi i vogël evropian është shfaqur si nje destinacion i ri turistik, duke lënë në hije Greqinë dhe Kroacinë – pasi turistët janë në kërkim të përvojave kulturore dhe vendeve bregdetare me plazhe të mahnitshme që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv.

Shqipëria u ofron vizitorëve pushime vërtet unike dhe miqësore me buxhetin.

Iso-polifonia është gjithashtu një element unik i kulturës në Shqipëri – pjesë tradicionale e muzikës popullore shqiptare dhe një trashëgimi kulturore jomateriale e UNESCO-s.

Përveç aktiviteteve kryesore turistike, “Contiki Tours” dhe vizitorët janë të interesuar të marrin më shumë njohuri nga njerëzit dhe komunitetet që mbajnë gjallë këto tradita dhe aftësi.

“Përvoja e parë jashtë vendit mund të ndryshojë jetën. Është diçka që çdo të riu i nevojitet”, tha Levesque.

“Udhëtimi është diçka që mund të përmirësojë vërtet perspektivën tuaj për jetën. Është diçka që ne mendojmë se të gjithë duhet të kenë mundësinë ta përjetojnë”, shtoi ajo.

“Ne vërtet e shohim nevojën, veçanërisht për të rinjtë, që të jenë në gjendje të dalin dhe të eksplorojnë botën – dhe ta bëjnë këtë me një kosto më të ulët”, tha ajo.

Before yesterdayMain stream

Rama uron komunitetin hebre për ‘Rosh Hashanah’: Paqja dhe njerëzimi mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë

2 October 2024 at 14:58

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar komunitetit hebre dhe të gjithë ata që festojnë “Rosh Hashanah”, i njohur ndryshe si Vit të Ri hebre.

“Duke i uruar komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Qoftë ky vit i ri me kthimin e të gjithë pengjeve tek më të dashurit e tyre. Paqja dhe njerëzimi mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan Rama në rumin e tij.

 

“Treguesit janë optimistë”, ekspertja e ekonomisë: Banka e Shqipërisë duhet të ulë normën bazë të interesit

2 October 2024 at 14:40

TIRANË- Teuta Nunaj, eksperte e çështjeve të ekonomisë, e ftuar në “Money Report” në ABC News u shpreh optimiste se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mund të vijojë të ulë normën bazë të interesit.

Ajo shtoi se duke marrë në shqyrtim treguesit makro të ekonomisë, Banka Qendrore i ka të gjitha treguesit se ulja e normës së interesit do ishte një hap i drejtë. Kjo masë shtoi ajo do ta çlironte sistemin e kredimarrjes.

“Unë gjykoj se do ketë një lehtësi, jo vetëm se Banka Qendrore Evropiane e ka ndërmarrë një veprim të tillë, por se në Shqipëri kemi një normë të ulët interesi, treg të qëndrueshëm dhe një ekonomi në rritje dhe këto janë tregues, që mund ta çojnë Bankën e Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit.”, tha ajo./ abcnews.al

 

 

Fundoset anija në Nigeri, të paktën 150 persona të zhdukur

2 October 2024 at 14:05

Të paktën 150 persona janë zhdukur pasi një anije me pasagjerë u përmbyt në rajonin Niger të Nigerisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Situata Emergjente, Abdullahi Baba Arah tha se anija me rreth 300 persona u përmbyt mbrëmë në një lum në rajonin Mokwa.

Ai theksoi se të paktën 150 persona janë zhdukur në fatkeqësi.

Sipas mediave nigeriane, zhytësit vendas shpëtuan shumë udhëtarë pas fatkeqësisë ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajon.

Zyrtare/ Ilir Proda emërohet në krye të Policisë së Shtetit

2 October 2024 at 12:57

Këshilli i Ministrave ka miratuar emrin e Ilir Prodës për drejtues të Policisë së Shtetit.

Kjo u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë komunikimit me mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Lajmi në përditësim…

Sondazhi në SHBA: Republikanët e shohin Izraelin si aleat më shumë sesa demokratët

2 October 2024 at 12:38

Një sondazh në SHBA tregoi se republikanët e shohin Izraelin si aleat të SHBA-së më shumë sesa demokratët.  Sondazhi, i kryer së bashku nga Qendra Associated Press-NORC zbuloi se amerikanët janë të ndarë në mendime në përgjegjësinë e qeverisë izraelite për vazhdimin e luftës.

Sipas sondazhit, rreth gjysma e republikanëve e shohin Izraelin si aleat që ndan vlerat dhe interesat e SHBA-së, ndërsa rreth gjysma e demokratëve e shohin Izraelin si partner me të cilin SHBA-ja duhet të bashkëpunojnë, por që nuk ndan vlerat amerikane.

Ndërsa 50 për qind e pjesëmarrësve argumentojnë se “Hamasi ka përgjegjësi më të madhe” për vazhdimin e luftës, afërsisht 25 për qind thonë se ka njëfarë përgjegjësie dhe 20 për qind thonë se nuk ka përgjegjësi.

Rreth 40 për qind e republikanëve dhe më shumë se 50 për qind e demokratëve mendojnë se qeveria izraelite mban “shumë” përgjegjësi për vazhdimin e luftës. Rreth gjysma e republikanëve thanë se simpatizojnë izraelitët sesa palestinezët dhe demokratët janë njësoj simpatikë për të dy grupet.

Mbështetja për krijimin e një shteti të pavarur palestinez ishte afërsisht 20 për qind në gusht 2023. Tani, kjo mbështetje është rritur në afërsisht 30 për qind, sipas sondazhit.

Më tej thuhet se rreth 40 për qind e amerikanëve vazhdojnë të argumentojnë se vendi i tyre po shpenzon “shumë” për ndihmë ushtarake për Izraelin në luftë, rreth 40 për qind thonë se SHBA-ja po shpenzon “shumën e duhur” dhe rreth 10 për qind mendojnë se shpenzon “shumë pak”.

❌
❌