Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

“Antikorrupsioni”/ Pse krerët e drejtësisë po refuzojnë Komisionin “Xhafaj”

4 October 2024 at 07:33
VALENTINA MADANI/ Katër institucione të drejtësisë refuzuan të marrin pjesë në komisionin “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”. Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila refuzoi pjesëmarrjen, më pas Gjykata e Larta, ILD dhe SPAK-u. Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm

“Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 22:39

Avokati Ardian Leka ishte i ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth sistemit të drejtësisë dhe mënyrës se si zgjidhen prokurorët apo gjyqtarët në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, veçanërisht ata në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Lekës prokurorët dhe gjyqtarët emërohen nga një trupë prej tre personash, dy prokuorë të SPAK dhe një gjyqtare e Gjykatës së Apelit, situatë kjo që krijon një “rreth të mbyllur”.

Kjo sepse sipas avokatit, vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut mund të kenë pasoja të mëdha pa një mekanizëm të qartë kontrolli mbi sistemin e drejtësisë.

Leka tha se prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë njëri-tjetrin, gjë e cila mund të dëmtojë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të minojë besimin e publikut në drejtësi.

“Ne kemi një linjë ligjore që miraton ose jep rrugën se çfarë duhet të bësh për tu bërë prokuror ose gjyqtar, e njëjta linjë ligjore është për prokurorët ose gjyqtarët e SPAK-ut, që duhet ta ndjekësh detyrimisht atë. Dhe në fund fare KLGJ ose KLP është ai që vendos emërimin ose jo, pra kriteret që vendos ligji, nëse t ii plotëson ose jo. 2 prokurorë të SPAK-ut bashkë me një gjyqtare të Apelit që vendosin që ky prokurori bën dhe ky gjyqtari nuk bën. Ky nuk është konflikt interesi, por është katastrofë. Sepse nuk do ketë gjyqatër që do ju thotë atyre që vendimmmarrja e tyre është e gabuar. Prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë veten e vet, ky është një handikap ligjor dhe thënë thjesht mos të raftë lapsi. Kjo është një gjë që e ka future ligjin në një siklet të vërtetë. Nuk po duam të përfitojmë përtej asaj që e drejtës, por të drejtën duhet ta kemi të garantuar,” -tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Institucionet e drejtësisë refuzuan pjesëmarrjen në Komisionin “Xhafaj”, Gjekmarkaj: Reagimi pas burgosjes së Salianjit, ndërkombëtarët po flasin

3 October 2024 at 17:47
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar refuzimin e institucioneve të larta të drejtësisë në vend për të merrë pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion “Xhafaj”. Gjekmarkaj shkruan se ky ishte reagimi pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji me një vit burg është i qartë dhe se ndërkombëtarët po flasin. “Reagimi i parë pas burgosjes

E hoqën nga drejtimi i emisionit, Ardit Murataj dërgon në SPAK drejtuesit e RTSH

By: D Marku
3 October 2024 at 16:18

Moderatori Ardit Murataj ka reaguar publikisht pasi e hoqën nga drejtimi i programit të mëngjesit në RTSH, “Mirëmëngjesi Shqipëri”. Ai ka ndarë një video në rrjetin e tij social Instagram, ku shprehet se do ta hedhë në gjyq këtë institucion për këtë largim në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye.

Sipas tij, kontrata ishte për një sezon të plotë televiziv ndërkohë që ai ka realizuar vetëm 20 emisione, si autor dhe drejtues i këtij programi.
Të dashur miq, por edhe nga ju keqdashës. Sot ju njoftoj se rrugëtimi në RTSH ka përfunduar. I gjendur përballë paligjshmërisë dhe shantazhit të faktuar me dokumente dhe prova audio-vizive, po ju njoftoj se do t’i drejtohem SPAK-ut, me çdo informacion, provë apo fakt. Për të çuar në vend drejtësinë dhe integritetin tim dhe po ashtu edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH, të cilët kanë bërë një shpërdorim detyre. Po i informoj burrërisht, përballë dhe jo në mënyrë të pabesë siç ata bën ata. Pa asnjë pikë respekti i përshëndes të gjithë ata.”

The post E hoqën nga drejtimi i emisionit, Ardit Murataj dërgon në SPAK drejtuesit e RTSH appeared first on Albeu.com.

Skandali tek Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

3 October 2024 at 14:14

Mjeku Edmond Gashi me kërkesë të prokurorit Elvin Gjoka është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Ai është futur në godinën e SPAK i shoqëruar nga avokatja e tij, teksa do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me skandalin tek spitali Onkologjik në QSUNT, për të cilën është nën […]

The post Skandali tek Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

3 October 2024 at 13:47

SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.

Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj për të dhënë deklarime mjeku Emdond Gashi.

Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

Kujtojmë se  abuzimet brenda spitalit Onkologjik, u zbuluan më 26 qershor të këtij viti. Pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on Euronews Albania.

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

By: user 4
3 October 2024 at 14:01

SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.

Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj për të dhënë deklarime mjeku Emdond Gashi.

Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

The post Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Artan Hoxha del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta,dalin përgjime të zyrtarëve të lartë

By: user7
3 October 2024 at 13:40

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje.

Hoxha ka deklaruar se në SPAK ka dorëzuar një material audio për vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit.

“Gjykata atëherë vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim. Kaseta, me anë të saj vërtetohet komunikimi, por komunikimi është rutinë, në momentin pas vrasjes më duket shumë i ftohtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Materiali shërben për të identifikuar kush është zinxhiri komandues i Gardës dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do të vlerësojë më pas sa i vlefshëm është ai audioregjistrim.

Jo vetëm ka qenë me urdhër, por urdhër ka ardhur më lart me gjakftohtësi më të madhe, ashtu sikurse erdhi dhe urdhri për të ndaluar. Nëse zjarri do të zgjaste sikur 30 sekonda më shumë, aty do të ishte bërë masakër shumë më e madhe se sa u bë. Për mua, nëse nuk zbardhet as këtë radhë, nuk ka për t’u zbardhur më. Provat u prishën që në momentin që ndodhi ngjarja. SPAK tani është më ndryshe, e ka ma të lehtë të thërrasë zyrtarë të lartë. Kam identifikuar dy të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e Gardës, por kjo u përket hetimeve”, tha ai.

The post Artan Hoxha del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta,dalin përgjime të zyrtarëve të lartë appeared first on Lapsi.al.

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

By: V K
3 October 2024 at 14:05

Këtë të enjte, SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.

Me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj, për të dhënë deklarime është paraqitur mjeku Emdond Gashi.

Ndërkohë deri më tani, SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh, lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

The post Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

SPAK refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt

By: Ela
3 October 2024 at 11:57

Prokurorët e SPAK kanë marrë vendimin që të mos bëhen pjesë e të ashtuquajturit Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion. Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të […]

The post SPAK refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt appeared first on BoldNews.al.

Forumi rajonal/ Dumani: Pavarësia e SPAK kusht themelor, duhet të mbrohet e forcohet

By: E.K
3 October 2024 at 11:53

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot në forumin rajonal të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit se institucioni që ai drejton ka një nga sfidat më të rëndësishëm në vendin tonë. “Për të qenë të suksesshëm në luftën e korrupsionit duhet që të kemi disa mjete apo disa instrumente në dorën tonë. Shumica e vendeve të […]

The post Forumi rajonal/ Dumani: Pavarësia e SPAK kusht themelor, duhet të mbrohet e forcohet appeared first on FaxWeb.

Ekskluzive: SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Xhafa

By: fra nc
3 October 2024 at 11:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzon ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar të ngritur nga mazhoranca, “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, që drejtohet nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i njohur gjithashtu si ‘arkitekti’ i reformës në drejtësi.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, pas një kërkese për informacion, SPAK thotë se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

SPAK thekson se nuk e sheh të nevojshme pjesëmarrjen në komision, pasi i ka bërë publike të gjitha problematikat përmes raporteve periodike në KLP dhe Kuvend.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ‘Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë, duke u trajtuar në mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime, të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotë SPAK në një përgjigje për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati.

SPAK ndau qëndrimin edhe me mediat e tjera pas interesimit dhe lajmit të publikuar nga Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive: SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Xhafa appeared first on Euronews Albania.

Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion

By: user7
3 October 2024 at 12:37

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ‘Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë, duke u trajtuar në mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024. Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime, të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotë SPAK.

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

The post Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion appeared first on Lapsi.al.

Pas ‘Kushtetueses’ dhe SPAK, një tjetër institucioni i drejtësisë refuzon komisionin “Xhafaj”, ILD: Nuk marrim pjesë

3 October 2024 at 12:06
Tre institucione të drejtësisë kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”. Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila refuzoi pjesëmarrjen, më pas SPAK dhe ILD. Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

By: V K
3 October 2024 at 10:14

Mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha, është paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

Hoxha pritet të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Më 21 janar 2011, Edi Rama, në atë kohë kreu i Partisë Socialiste të opozitës, drejtonte një demonstratë kundër qeverisë së kohës, të kryesuar nga politikani i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Protesta u thirr nga Partia Socialiste, pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive, duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën disa të tjerë.

The post Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, ja pse është thirrur

3 October 2024 at 10:19

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Burime për mediat bëjnë me dije se gazetari është thirru nga SPAK për të dëshmuar para oficerëve të BKH-së në lidhje me dosjen e “21” Janarit. Hoxha pritet të dëshmojë rreth një materiali audio që përmban komunikimet e punonjësve të Gardës […]

The post Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, ja pse është thirrur appeared first on BoldNews.al.

Bardhi hodhi drejt saj këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

By: E.K
3 October 2024 at 10:32

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën në Forumi Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes, ku i pranishëm është kreu i SPAK, Altin Dumani ai dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së saj, Spiropali ka folur dhe për incidentin në seancën e fundit plenare, ku Gazment Bardhi hodhi dret saj këmbën e karriges, […]

The post Bardhi hodhi drejt saj këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit appeared first on FaxWeb.

Hetimet për “21 janarin”, Artan Hoxha në SPAK për të dorëzuar materialin audio

By: fra nc
3 October 2024 at 10:07

Gazetari Artan Hoxha është thirrur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshmi në lidhje me dosjen e “21” janarit. Hoxha pritet të ofrojë sqarime rreth një materiali audio që përmban komunikimet e punonjësve të Gardës së Republikës, përpara dhe pas protestës së 21 janarit.

Gjithashtu, Hoxha do të dorëzojë diktofonin/kasetën ku dëgjohen urdhrat e zinxhirit komandues të Gardës për të qëlluar mbi protestuesit.

Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për 21 janarin pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i kërkoi të rihapë çështjen. Prokuroria e Posaçme po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në vrasjen e katër protestuesve gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Fokusimi i hetimeve është mbi veprimet e Gardës së Republikës dhe urdhrat e dhëna për përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

SPAK ka thirrur dëshmitarë, përfshirë ish-deputetë, analistë dhe ish-punonjës të Gardës, për të dëshmuar mbi ngjarjet dhe vendimet e marra gjatë protestës.

Hetimet po vijojnë nga ana e organit të akuzës për të zbardhur ngjarjen.

The post Hetimet për “21 janarin”, Artan Hoxha në SPAK për të dorëzuar materialin audio appeared first on Euronews Albania.

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

By: user7
3 October 2024 at 10:40

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Gjithashtu mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për dosjen e 21 janarit. Siç raportohet Hoxha do të te japë sqarime ne lidhje me nje material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës se 21 janarit.

Disa muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi që dosja ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, që është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Sakaq protesta e 21 janarit u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

The post “Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Rënia e madhe/ Platforma “X” vlen gati 80% më pak që kur u ble Elon Musk

3 October 2024 at 08:23

Platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter vlen pothuajse 80% më pak se dy vjet më parë kur Elon Musk e bleu atë, sipas vlerësimeve nga gjiganti i investimeve Fidelity.

Sipas mediave të huaja,  X nuk tregton më publikisht pasi Musk shpenzoi 44 miliardë dollarë për ta blerë atë në tetor të vitit 2022.

Megjithatë, Fidelity zbulon atë që beson se është vlera e aksioneve të saj të X, dhe këto vlerësime shërbejnë si një barometër për “shëndetin e përgjithshëm të kompanisë”.

Deri në fund të gushtit, ato aksione kishin vlerë vetëm 4.2 milionë dollarë.

Ky vlerësim i ri shënon një rënie prej 24% në vlerë nga ajo që Fidelity vlerësoi në fund të korrikut.

Dhe përfaqëson një rënie marramendëse prej 79% nga 19.66 milionë dollarë që Fidelity vlerësoi se aksionet kishin vlerë në tetor 2022 kur Musk bleu Twitter.

Vlerësimi i ri nga Fidelity nënkupton se X tani vlen vetëm 9.4 miliardë dollarë – shumë larg nga 44 miliardë dollarë që pagoi Musk.

Sidoqoftë, investitorët e tjerë mund të vlerësojnë X ndryshe.

❌
❌