Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 October 2024Main stream

E zbulon gazetarja, ja ç’kishte veshur personi që i vuri tritolin motrave Nikolli

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 18:11

Enea Themollari, 29 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas disa muajsh në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik, kur një sasi eksplozivi u vendos në hyrjen e apartamentit të fqinjit, duke lënë të plagosur rëndë Themollarin, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin.

Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi në mesnatë dhe Themollari, i cili ishte zgjuar nga zhurmat, u godit nga dera e banesës gjatë shpërthimit.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për muaj të tërë në gjendje kritike, por për fat të keq, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Një person me precedentë të mëparshëm, është fiksuar nga kamerat e sigurisë, duke lëvizur në zonë, momentin e shpërthimit me tritol 3 muaj më parë, në pallatin ku jetonin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan, dhe mbeti i plagosur aksidentalisht fqinji i tyre 26-vjeçar, i cili sot per fat te keq nderroi jete ne spitalin e Traumes.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka thënë në emisionin “People” se personi i dyshuar ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe kishte veshur një bluzë të bardhë  gjatë momentit kur ka shkuar për të vendosur sasinë e eksplozivit në banesën e motrave Nikolli.

“Përmes burimeve kofidenciale bëhet me dije se autori ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Ndërsa kamerat e sigurisë e kanë fiksuar këtë moment, kur personi ka vendosur tritolin, më konkretisht  në orën 05: 35 minuta,” –tha gazetarja.

Burime thonë se Policia ka identifikuar personin e dyshuar,  por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre kishte nisur një romancë.

Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kushte luksoze në qeli, dhe vendos gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E zbulon gazetarja, ja ç’kishte veshur personi që i vuri tritolin motrave Nikolli appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit

By: user 4
4 October 2024 at 11:53

26-vjeçari Enea Themollari që ndërroi jetë sot në spital ishte viktimë e pafajshme e një sherri mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe motrave Nikolli, njëra prej të cilave është në një marrëdhënie me një person tjetër të penduar të drejtësisë.

Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët, pasi u dëmtua nga një sasi tritoli që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli. Themollari ishte një viktimë e pafajshme e sherrit dhe në fund nuk ia doli.

Për sasinë e tritolit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”– ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Më pas ato publikuan edhe një video që tregonte se Nuredin Dumani jetonte në kushte shumë të mira, falë lidhjeve që kishte në polici dhe në prokurori. Në dhomën e tij, ai kishte palestër dhe një kompjuter të lidhur me internetin.

Njëra nga motrat, Alda Nikolli tregoi në një intervistë për Top Channel se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën, e cila më kërcënoi, më tha “më fakto që flet me Nuredinin”. Kur ja faltova me një voice. 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.

Alda tregoi se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (Xhanej) Nikollit, ai veproi hapur në burg.

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë…Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, tha ajo.

Alda Nikolli tha se për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo.

Nga shpërthimi i tritolit ndërrroi jetë sot fqinji i dy vajzave, Enea Themollari i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë.

The post Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit appeared first on Lapsi.al.

O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan…

By: V K
4 October 2024 at 10:03

Enea Themollari, luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”,- ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu, krejtësisht i pafajshëm nga kjo histori, ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë tre muaj më vonë në spital.

Alda Nikolli deklaroi në SPAK, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

The post O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan… appeared first on Albeu.com.

Ky është 26-vjeçari Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli në Elbasan

By: V K
4 October 2024 at 09:21

Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Enea Themollari, viktima e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi në më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut.

Enea Themollari, ishte duke shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe si pasojë e shpërthimit të fortë, dera e banesës së tij u shemb dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë.

Për rreth 3 muaj, ai u mbajt në reanimacionin e spiralit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Familja është në shok nga kjo humbje e parakohshme, aq më tepër në rrethana të tilla, ku djali i tyre ishte tërësisht i pafajshëm, dhe pa asnjë lidhje me ngjarjet e motrave Nikolli.

Pak kohë më parë, babai i Eneas kishte bërë apel për ndihmë, duke kërkuar ndërhyrjen e mjekëve për të shpëtuar të birin, i cili ishte në intubim.

Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë”, thoshte ai mes lotësh, duke shpresuar për një mrekulli që fatkeqësisht nuk ndodhi.

Motrat Nikolli janë nga Lezha, por ishin shpërngulur në banesë me qira në Elbasan. Ato akuzojnë drejt për drejt të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për këtë krim.

Alda Nikolli, pretendon se ishte e lidhur me Nuredin Dumanin, ndërkohë që ky i fundit kishte njëkohësisht të dashur dhe Mirjete Hajdinajn nga Kosova. Kur e ka marrë vesh kjo e fundit, sipas Aldës, ai i ka kërcënuar deri sa dhe kreu krimin e rëndë me tritol.

Alda Nikolli, ka publikuar edhe fotot se si fliste me skype me Nuredin Dumanin nga qelia e burgut. Ndërkohë, motra e saj, Xhovana Nikolli është e lidhur me të penduarin tjetër të drejtësisë, Amarildo Nikolli alias Xhanej dhe pretendon se Dumani e ka rrahur këtë të fundit, pasi ndodhen në të njëjtin burg.

Deri më tani, kjo ngjarje mbetet e pazbardhur dhe me asnjë person të arrestuar nga Policia e Elbasanit.

The post Ky është 26-vjeçari Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli në Elbasan appeared first on Albeu.com.

❌
❌