Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit

By: user 4
4 October 2024 at 11:53

26-vjeçari Enea Themollari që ndërroi jetë sot në spital ishte viktimë e pafajshme e një sherri mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe motrave Nikolli, njëra prej të cilave është në një marrëdhënie me një person tjetër të penduar të drejtësisë.

Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët, pasi u dëmtua nga një sasi tritoli që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli. Themollari ishte një viktimë e pafajshme e sherrit dhe në fund nuk ia doli.

Për sasinë e tritolit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”– ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Më pas ato publikuan edhe një video që tregonte se Nuredin Dumani jetonte në kushte shumë të mira, falë lidhjeve që kishte në polici dhe në prokurori. Në dhomën e tij, ai kishte palestër dhe një kompjuter të lidhur me internetin.

Njëra nga motrat, Alda Nikolli tregoi në një intervistë për Top Channel se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën, e cila më kërcënoi, më tha “më fakto që flet me Nuredinin”. Kur ja faltova me një voice. 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.

Alda tregoi se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (Xhanej) Nikollit, ai veproi hapur në burg.

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë…Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, tha ajo.

Alda Nikolli tha se për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo.

Nga shpërthimi i tritolit ndërrroi jetë sot fqinji i dy vajzave, Enea Themollari i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë.

The post Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit appeared first on Lapsi.al.

“Mbante shtëpinë, s’ka më keq”/ I riu humbi jetën nga tritoli, fqinjët: Motrat Nikolli nuk jetojnë më këtu

4 October 2024 at 10:47

I riu Enea Themollari humbi jetën sot në spitalin e Traumës, pas tre muajsh në gjendje të rëndë, teksa konsiderohet si viktimë e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit. Ai ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol. […]

The post “Mbante shtëpinë, s’ka më keq”/ I riu humbi jetën nga tritoli, fqinjët: Motrat Nikolli nuk jetojnë më këtu appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e Enea Themollarit, fqinji: I pafajshëm! Punëtor, mbante prindërit e sëmurë

By: fra nc
4 October 2024 at 10:17

Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Enea Themollari ka shkaktuar një valë trishtimi dhe dhimbjeje në Elbasan, duke tronditur thellë komunitetin lokal. Enea, i cili ishte një viktimë e pafajshme e shpërthimit të tritolit më 14 korrik 2024, ndërroi jetë pas tre muajsh luftë për jetën në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë.

Fqinji i tij, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se është e papranueshme që një ngjarje e tillë mund të ndodhë në shtëpinë e dikujt, ku ai duhet të ndihet i sigurt.

Fqinji tha se Enea ishte i vetmi që punonte në familje, duke mbajtur dhe dy prindërit e sëmurë.

“Shumë djalë i mirë, i veçantë nga të tjerët, nuk ka pasur fjalë. Është e pabesueshme. Tre muaj në gjendje kome. As e mendonim të ndodhte një gjë e tillë. Dhimbje e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për ne gjithë lagjen. I ati sakat, e ëma e sëmurë, ai punonte dhe mbante gjithë shtëpinë. Katastrofë e madhe për ta. Për çfarë arsye të ikë ky djalë? Ku është shteti, çfarë po bën? I pafajshëm, pa asnjë lloj arsyeje, në shtëpinë e vet. Ka gjë më të rëndë se të jesh në shtëpinë tënde dhe të ikësh? E pabesueshme!”- tha fqinji.

29-vjeçari ishte viktimë e pafajshme e shpërthimit me tritol që u vendos në portën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli. Fqinj me motrat Nikolli, i riu ishte shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi, duke bërë që ai të merrte dëmtime të rënda brenda banesës së tij.

Në media dhe rrjete sociale motrat Nikollai kanë akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Pavarësisht deklaratave të tyre ende nuk ka asnjë autor të ngjarjes së rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e Enea Themollarit, fqinji: I pafajshëm! Punëtor, mbante prindërit e sëmurë appeared first on Euronews Albania.

O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan…

By: V K
4 October 2024 at 10:03

Enea Themollari, luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”,- ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu, krejtësisht i pafajshëm nga kjo histori, ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë tre muaj më vonë në spital.

Alda Nikolli deklaroi në SPAK, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

The post O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan… appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me tritol në banesë ku vdiq aksidentalisht fqinji 26-vjeçar, ngjarja i kalon SPAK nën hetim pas akuzave të motrave Nikolli se atentati u porosit nga Nuredin Dumani

4 October 2024 at 10:00
Atentati me tritol në banesën në Elbasan ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Giovanna Nikolli po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Çështja i ka kaluar në komentencë SPAK pas akuzave të motrave Nikolli se pas shpërthimit me tritol, ku për pasojë vdiq aksidentalisht fqinji 26-vjeçar Enea Themollari, është porositur nga vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

Ky është Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli

4 October 2024 at 09:10

Personi që shihni në foton e mësipërme është 26-vjeçari Enea Themollari, viktima e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi në më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit. Ai ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të […]

The post Ky është Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli appeared first on BoldNews.al.

Ky është 26-vjeçari Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli në Elbasan

By: V K
4 October 2024 at 09:21

Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Enea Themollari, viktima e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi në më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut.

Enea Themollari, ishte duke shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe si pasojë e shpërthimit të fortë, dera e banesës së tij u shemb dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë.

Për rreth 3 muaj, ai u mbajt në reanimacionin e spiralit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Familja është në shok nga kjo humbje e parakohshme, aq më tepër në rrethana të tilla, ku djali i tyre ishte tërësisht i pafajshëm, dhe pa asnjë lidhje me ngjarjet e motrave Nikolli.

Pak kohë më parë, babai i Eneas kishte bërë apel për ndihmë, duke kërkuar ndërhyrjen e mjekëve për të shpëtuar të birin, i cili ishte në intubim.

Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë”, thoshte ai mes lotësh, duke shpresuar për një mrekulli që fatkeqësisht nuk ndodhi.

Motrat Nikolli janë nga Lezha, por ishin shpërngulur në banesë me qira në Elbasan. Ato akuzojnë drejt për drejt të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për këtë krim.

Alda Nikolli, pretendon se ishte e lidhur me Nuredin Dumanin, ndërkohë që ky i fundit kishte njëkohësisht të dashur dhe Mirjete Hajdinajn nga Kosova. Kur e ka marrë vesh kjo e fundit, sipas Aldës, ai i ka kërcënuar deri sa dhe kreu krimin e rëndë me tritol.

Alda Nikolli, ka publikuar edhe fotot se si fliste me skype me Nuredin Dumanin nga qelia e burgut. Ndërkohë, motra e saj, Xhovana Nikolli është e lidhur me të penduarin tjetër të drejtësisë, Amarildo Nikolli alias Xhanej dhe pretendon se Dumani e ka rrahur këtë të fundit, pasi ndodhen në të njëjtin burg.

Deri më tani, kjo ngjarje mbetet e pazbardhur dhe me asnjë person të arrestuar nga Policia e Elbasanit.

The post Ky është 26-vjeçari Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli në Elbasan appeared first on Albeu.com.

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari

By: V K
4 October 2024 at 08:04

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Enea Themollari, ishte vetëm 26-vjeç, ku që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë, në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

The post U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari appeared first on Albeu.com.

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari

By: user7
4 October 2024 at 07:58

Ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ngjarje e ndodhur.

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

The post U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari appeared first on Lapsi.al.

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, vdes pas 3 muajsh fqinji 26-vjeçar (EMRI)

4 October 2024 at 07:54

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 26-vjeçari Enea Themollari. Ai mbeti i plagosur për shkak të shpërtjhimit me tritol të regjistruar në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të regjistruar më 14 Korrik në Elbasan. Tritoli u hodh në orët e para të mëngjesit të së dielës së 14 Korrikut në derën e […]

The post Tritoli në banesën e motrave Nikolli, vdes pas 3 muajsh fqinji 26-vjeçar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌