Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 October 2024Main stream

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

5 October 2024 at 23:51

Fitorja e Liverpoolit në udhëtim tek Crystal Palace bëri që trajneri Arne Slot të arrijë diçka që asnjë trajner i mëparshëm i Liverpoolit nuk ka qenë në gjendje ta bëjë.

Kjo fitore ishte e nënta për Slot në krye të Liverpoolit, një shifër që asnjë trajner më parë nuk e kishte arritur në krye të klubit gjatë 10 ndeshjeve të para, sipas OptaJoe.

Humbja e vetme e teknikut holandez është disfata befasuese në shtëpi ndaj Nottingham Forest në shtator, por që atëherë, rezultatet kanë qenë perfektë si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Nëse e krahasojmë këtë me paraardhësit e Slot, Jurgen Klopp gjatë 10 ndeshjeve të para fitoi gjashtë ndeshje, barazoi tri dhe humbi një.

9 – Arne Slot is the first Liverpool manager to win as many as nine of his first 10 games in charge of the club. Machine. pic.twitter.com/uDqxzYg4XA

— OptaJoe (@OptaJoe) October 5, 2024

Nëse shkojmë edhe më prapa në arkivë, edhe legjenda Bob Paisley i fitoi gjashtë ndeshje, i humbi tri dhe barazoi një në 10 takimet e tij të para në krye të Liverpoolit gjatë sezonit 1974/1975.

Disa statistika të tjera gjithashtu mahnitën tifozët e Liverpoolit, pasi tashëm ata janë bërë klubi i vetëm në Angli që nuk ka pësuar gol në pjesën e parë të një ndeshjeje.

Për më shumë, Slot është bërë vetëm njëri prej tre trajnerëve që ka fituar katër ndeshjet e para në udhëtim në krye të një ekipi në Ligën Premier.

Ai i është bashkuar një liste të trajnerëve si Luis Felipe Scolari, John Gregory dhe Bobby Gould./Telegrafi/

The post Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit appeared first on Telegrafi.

Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

5 October 2024 at 23:39

Gjatë javëve të fundit, Barcelona kishte mbetur e detyruar që të transferojë një portier të ri si rezultat i lëndimit të kapitenit Marc-Andre Ter Stegen.

Wojciech Szczesny ka nënshkruar me blaugranasit në një marrëveshje deri në fund të sezonit gjë e cila i ka lënë drejtuesit e klubit të mendojnë për një zgjidhje afatgjatë.

Sipas Sport, Barcelona e ka kuptuar që një portier i ri duhet të transferohet verën e ardhshme.

Ata tashmë kanë Ter Stegen dhe Inaki Pena në radhët e tyre, por ky i para ka rënë nga forma gjatë 12 muajve të fundit dhe kjo mund të rritet edhe më shumë varësisht se si do të jetë gjendja e tij pas rikthimit nga lëndimi.

Sipas një raportimi, Marcin Bulka i Nice është njëri nga opsionet që po konsiderohet nga Barcelona. 25-vjeçari është një ish-bashkëlojtar i Szcesznyt pasi kanë luajtur së bashku tek Polonia.

Barcelona janë në dijeni të talentit që posedon Bulka pasi më herët ai kishte qenë në prova tek ‘La Masia’ para se t’i bashkohej Chelseat në vitin 2016.

Tani, nëntë vite pas asaj lëvizje që nuk u realizua, Bulka ka mundësinë që më në fund të transferohet në Kataluni./Telegrafi/

The post Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave appeared first on Telegrafi.

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

5 October 2024 at 23:18

Real Madridi fitoi me rezultat komod 2-0 ndaj Villarrealit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Ky ishte një reagim nga ekipi i Carlo Ancelottit pas humbjes befasuese që pësuan në mesjavë ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë takim për madrilenët i shënuan Federico Valverde dhe Vinicius Junior, nga një për secilën pjesë.

Sidoqoftë, kjo fitore pati një shije të hidhur në fund për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar Dani Carvajal

Po luheshin sekondat e fundit të takimit kur pas një dueli me Yeremy Pinon e mysafirëve, Carvajal ra në tokë duke ulëritur nga dhimbjet e mëdha.

Aty shumë shpejtë u ofruan bashkëlojtarët e tij të cilët u munduan ta qetësojnë derisa u nevojit ndihma e stafit mjekësor për të dalë nga fusha.

Me cago en mi vida, se le ha ido la rodilla a Carvajal. La pinta es feísima pic.twitter.com/RCn6laHU3C

— Madrid Sports (@MadridSports_) October 5, 2024

Siç dukej nga pamjet, me gjasë ai ka lënduar ligamentin ACL një lëndim që po ndodh shpesh në futboll e nga i cili së fundmi u prek edhe ylli i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen.

Ditën e nesërme (e diel) pritet të mbahen disa teste mjekësore për të ditur përfundimisht shkallën e lëndimit të veteranit spanjoll./Telegrafi/

The post Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 5 October 2024Main stream

Real Madridi kthehet tek fitoret dhe mposht me rezultat komod Villarrrealin

5 October 2024 at 22:59

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Villarrealit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Madrilenët golin e avantazhit e gjetën në minutën e 14-të kur Federico Valverde me një gjuajtje e cila u ndihmua nga një devijim i lojtarit kundërshtar gjeti rrjetën për rezultatin 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë mysafirët patën rastin e parë serioz në këtë takim duke goditur traversën me anë të Nicolas Pepes.

Jude Bellingham në minutën e 37-të bëri një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës por topi shkoi jashtë portës.

🤍🦅 MADRIDISMO 🦅🤍 pic.twitter.com/x39E9iSHvB

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 5, 2024

Në pjesën e dytë Real Madridi arriti që të ketë kontroll total të ndeshjes duke arritur që të gjejë edhe golin e dytë.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes braziliani Vinicius Junior që realizoi një gol spektakolar në minutën e 73-të nga distanca për 2-0.

Deri në fund nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu takimi u mbyll me fitoren e Realit që u rikthyen tek fitoret pas humbjes në mesjave ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Pas javës së nëntë ‘Los Blancos’ kanë 21 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën që nesër (e diel) do të luajë ndaj Alavesit në udhëtim./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Real Madridi kthehet tek fitoret dhe mposht me rezultat komod Villarrrealin appeared first on Telegrafi.

Inter fiton në shtëpi përballë Torinos, shkëlqen Thuram me het-trik

5 October 2024 at 22:40

Inter ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Torinos në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit italian.

Të parët që rrezikuan ishin mysafirët përmes Samuele Riccit i cili në minutën e 14-të e detyroi Yann Sommer që të intervenojë për ta parandaluar golin.

Në minutën e 20-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi qendërmbrojtësi Guillerme Maripan u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë e shfrytëzoi Interi të cilët arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 25-të me Marcus Thuram që realizoi me kokë për 1-0 pas krosimit të Federico Dimarcos.

IN LOOP 🔁🔥#ForzaInter #InterTorino | @MarcusThuram pic.twitter.com/YoZZfqXR07

— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 5, 2024

I njëjti lojtar në të njëjtën mënyrë shënoi për 2-0 në minutën e 36-të, por kësaj radhe asistues ishte Francesco Acerbi.

Mysafirët megjithatë ia dolën që ta shënojnë një gol dhe këtë e bën përmes Duvan Zapatas që në minutën e 37-të realizoi për të ngushtuar shifrat në 2-1.

Në pjesën e dytë sërish në skenë doli Thuram i cili realizoi për 3-1 në minutën e 60-të duke kompletuar kështu edhe het-trikun.

Si Tikus hai ragione, sono 3 😜#ForzaInter #InterTorino pic.twitter.com/GXNMTJ7rGA

— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 5, 2024

Deri në fund mysafirët ia dolën që të shënojnë edhe një gol përmes Nikola Vlasic (86’) i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 3-2.

Pas javës së shtatë, Interi renditet në pozitën e dytë në Serie A me 14 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri Napoli që ka 16 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Inter fiton në shtëpi përballë Torinos, shkëlqen Thuram me het-trik appeared first on Telegrafi.

Mikel Arteta zbulon ‘sekretin’ që fshihet prapa formës fantastike të Havertz këtë sezon

5 October 2024 at 20:58

Mikel Arteta ka thënë se Kai Havertz ka pasur nevojë që ta ndjejë dashurinë dhe ky është sekreti për formën e tij fantastike tek Arsenali.

Gjermani iu bashkua ‘Topçinjve’ vitin e kaluar pas një aventure dëshpëruese tek Chelsea aty ku shumë tifozë kritikuan vendimin për blerjen e tij prej 65 milionë eurosh.

Havertz pati një start të ngadaltë tek Arsenali, por ai tani është bërë pjesë shumë e rëndësishme e tyre dhe është zhvilluar në një sulmues ‘vdekjeprurës’ ani pse ishte transferuar në cilësinë e mesfushorit.

25-vjeçari tashmë numëron pesë gola në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon, pasi kishte shënuar 14 paraprakisht sezonin e kaluar.

Për këtë Arteta ka thënë se Havertz ka pasur nevojë për paksa trajtim të veçantë.

“Dashuri. Ai është një lojtar që ka nevojë për shumë dashuri. Ai ka nevojë të ndihet i mbrojtur, ai ka nevojë për të ndjerë lidhje rreth tij”.

“Në futboll dhe në jetë ju dhuroni shumë për të tjerët, kështu që atij i nevojitet kjo lidhje me njerëzit”.

“Ai e ka marrë këtë nga vetja dhe momenti kur ai ka filluar të rritet së bashku me tifozët tanë mendoj se kjo i ka dhuruar atij një dimension tjetër, një besim tjetër”, ka thënë Arteta./Telegrafi/

The post Mikel Arteta zbulon ‘sekretin’ që fshihet prapa formës fantastike të Havertz këtë sezon appeared first on Telegrafi.

Donat Rrudhani ka shënuar golin e parë këtë sezon me Luzernin në kampionatin zviceran

5 October 2024 at 20:28

Mesfushori kosovar Donat Rrudhani e ka gjetur golin e tij të parë në këtë edicion të ri të garave me fanellën e Luzernit në Superligën e Zvicrës.

Luzerni luajti baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Laussannes në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit zviceran.

25-vjeçari kishte gjetur golin në minutën e 30-të duke shënuar për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve në vetëm 2-1.

Eventualisht deri në përfundim të takimit Luzerni ia doli që të shënojë edhe një herë tjetër për të shpëtuar një pikë.

Në anën tjetër tek mysafirët e Laussanes për 71 minuta u paraqit edhe sulmuesi Alban Ajdini i cili po ashtu ka realizuar gol.

Për Rrudhanin pra ky ishte goli i parë këtë sezon teksa ka edhe një asistim tjetër.

Kujtojmë se ai është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet që Kosova i luan në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë dhe Qipros gjatë muajit tetor./Telegrafi/

The post Donat Rrudhani ka shënuar golin e parë këtë sezon me Luzernin në kampionatin zviceran appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi – gjen golin edhe ndaj Akhmat Groznyt

5 October 2024 at 20:10

Rubin Kazani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Akhmat Groznyt në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit rus.

Kjo ishte fitorja e parë për ta pas katër ndeshjeve pa fitore në Superligën e Rusisë, ndërkaq nuk kishte si mos të mungonte edhe kontributi i Mirlind Dakut.

Ylli shqiptar ka vazhduar me formën e tij pozitive të golave këtë sezon duke gjetur golin edhe kësaj radhe ndaj Akhmat Groznyt.

26-vjeçari shënoi në minutat shtesë të pjesës së dytë për rezultatin 2-0 pas asistimit të Dmitry Kabutov.

ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2⃣:0⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m

— «Рубин» Казань (@fcrk) October 5, 2024

Ky ishte goli i gjashtë i Dakut në 11 ndeshje këtë sezon për Rubin Kazanin teksa ka edhe dy asistime në emrin e tij.

Kujtojmë se pasi kishte munguar në grumbullim e kaluar, Daku ka marrë ftesën e përzgjedhësit Sylvinhos për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve këtë muaj./Telegrafi/

The post Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi – gjen golin edhe ndaj Akhmat Groznyt appeared first on Telegrafi.

Simone Inzaghi ‘ia mbyll derën’ Unitedit – italiani refuzon që ta zëvendësojë Ten Hagun

5 October 2024 at 19:59

Simone Inzaghi e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Manchester Unitedit, teksa ‘Djajtë e Kuq’ po vlerësojnë alternativat e mundshme për ta zëvendësuar Erik Ten Hag.

Ten Hag pati një fillim të dobët të sezonit në Ligën Premier dhe përkundër faktit që iu dhurua një kontratë e re në verë, ai po lufton që ta shpëtojë punën e tij.

Sipas SportItalia, hierarkia e Unitedit e ka kontaktuar trajnerin e Interit për të pyetur nëse do të dëshironte të kalonte në Angli, por morën përgjigje negative.

Inzaghi ka mahnitur gjatë këtyre viteve si trajner dhe kjo duket qartësisht se ka kapur syrin e drejtuesve të Unitedit.

Italiani e udhëhoqi Lazion drejt Ligës së Kampionëve para se të punësohej nga Interi. Inzaghi i ka udhëhequr më pas ‘Nerazzurrët’ drejt titullit të Serie A, dy trofeve të Kupës së Italisë dhe një finale të Ligës së Kampionëve.

Pasi Harry Maguire me golin e tij ndaj Portos ‘shpëtoi kokën’ e Ten Hagut, tekniku holandez e di se duhet patjetër të marrë një rezultat pozitiv ndaj Aston Villës për të vazhduar tutje si trajner i tyre.

Në rast se Unitedi vendos që ta shkarkojë atë, atëherë duhet të vlerësojnë opsionet e tjera pas Inzaghi nuk ka për synim të lëviz nga Interi./Telegrafi/

The post Simone Inzaghi ‘ia mbyll derën’ Unitedit – italiani refuzon që ta zëvendësojë Ten Hagun appeared first on Telegrafi.

Arsenali nuk gabon në shtëpi ndaj Southamptonit dhe vazhdon serinë pozitive të rezultateve

5 October 2024 at 17:58

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Pjesa e parë nuk prodhoi asgjë nga asnjëra prej skuadrave me mysafirët të cilët u organizuan shumë mirë në fazën defanzive duke mos i lejuar Arsenalit që të rrezikojë.

Të gjitha golat ishin rezervuar për pjesën e dytë, aty ku u shënuan tre të tillë dhe në fund triumfuan ‘Topçinjtë’.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi të parët me anë të Cameron Archer (55’) i cili vrapoi me top brenda zonës dhe shënoi në cepin e djathtë të David Rayas për rezultatin 0-1.

Shumë i shpejtë ishte reagimi i Arsenalit të cilët u kundërpërgjigjën menjëherë me gol duke realizuar me Kai Havertz (58’) për rezultatin 1-1 pas asistimit të Bukayo Sakas.

WE’RE LEVEL! 👊

Kai Havertz with a brilliant finish to get us back in the game!

🔴 1-1 🟡 (58) pic.twitter.com/0ObRpgdMRI

— Arsenal (@Arsenal) October 5, 2024

Saka ishte i përfshirë sërish edhe tek goli i dytë, këtë herë duke asistuar për Gabriel Martinellin që shënoi në minutën e 68-të për rezultatin 2-1.

Për t’i shuar përfundimisht shpresat e mysafirëve u përkujdes Bukayo Saka i cili kësaj radhe ishte në rolin e golashënuesit duke realizuar për 3-1 pas një gabimi fatal të mysafirëve.

Pas javës së shtatë, Arsenali numëron 17 pikë të tubuara dhe renditet në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Man Cityn dhe një më pak se Liverpooli që si lider ka 18 pikë./Telegrafi/

The post Arsenali nuk gabon në shtëpi ndaj Southamptonit dhe vazhdon serinë pozitive të rezultateve appeared first on Telegrafi.

Man City rikthehet tek fitoret dhe mposht me përmbysje të rezultatit Fulhamin

5 October 2024 at 17:53

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.

Rasti i parë serioz në këtë sfidë i takoi vendasve të cilët iu afruan seriozisht golit përmes Ilkay Gundogan në minutën e 25-të, por gjuajtja e tij me kokë nuk përfundoi në rrjetë.

Mysafirët shkaktuan befasinë duke kaluar të parët në avantazh me anë të Andreas Pereiras (26’) i cili pranoi një top të bukur brenda zonës duke shënuar për rezultatin 0-1.

Fulhami pati mundësinë që ta dyfishojë rezultatin kur në minutën e 29-të Adama Traore gaboi përballë Edersonit duke gjuajtur mbi traversë.

‘Qytetarët’ eventualisht ia dolën që ta gjejnë golin e barazimit dhe këtë e bën me Mateo Kovacic (32’) i cili shënoi për 1-1 me një top të devijuar që përfundoi në portë.

HALF-TIME | Level after 45.

🩵 1-1 ⚪ #ManCity pic.twitter.com/ZEZ3rQAvyx

— Manchester City (@ManCity) October 5, 2024

I njëjti lojtar arriti që të shënojë edhe në pjesën e dytë, duke realizuar në minutën e 47-të për t’i dhënë epërsinë Cityt prej 2-1.

Për rezultatin 3-1 u përkujdes Jeremy Doku i cili pasi u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë shënoi në minutën e 82-të.

Deri në fund gjithçka që mund të bënin mysafirët ishte ta ngushtonin diferencën me anë të Rodrigo Muniz që realizoi për 3-2 në minutën e 89-të.

Pas javës së shtatë City numëron 17 pikë të grumbulluara dhe mban pozitën e dytë në tabelë me një më pak se lideri Liverpooli që ka 18 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Man City rikthehet tek fitoret dhe mposht me përmbysje të rezultatit Fulhamin appeared first on Telegrafi.

Van Dijk shqetëson tifozët e Liverpoolit me deklaratën për lëndimin e Alisson

5 October 2024 at 17:24

Virgil Van Dijk ka dhënë një përditësim shqetësues sa i përket lëndimit që portieri brazilian Alisson e pësoi në fitoren e Liverpoolit ndaj Crystal Palace në udhëtim.

‘Të Kuqtë’ triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Palace për të shkuar kështu në kuotën e gjashtë fitoreve nga shtatë ndeshjet e para në elitën e futbollit anglez.

Ekipi i drejtuar nga Arne Slot qëndron në krye të tabelës me 18 pikë të fituara derisa humbja e tyre e vetme ka ardhur ndaj Nottingham Forest.

Sidoqoftë, gjatë kësaj ndeshje ata morën një goditje të rëndë kur Alisson u detyrua të largohej nga loja në minutën e 78-të.

Braziliani raportohet se ka pësuar një lëndim të muskujve hamstring dhe për këtë arsye pritet që me gjasë të mbetet jashtë fushave deri pas pushimit me kombëtare.

Pas pauzës me kombëtare Liverpooli do të përballet me një kalendar të ngarkuar me ndeshjet ndaj Chelsea, Arsenal dhe Aston Villa që janë paraparë të zhvillohen në tetor dhe nëntor, për të mos e përmendur këtu duelin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve më 27 nëntor dhe atë ndaj Brightonit në Carabao Cup.

Në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes, Van Dijk tha se lëndimi i Alissonit nuk duket aspak mirë.

“Lëndimi i Alisson nuk duket aspak mirë. Duket si një lëndim i muskujve hamstrig diçka që tashmë e kishte shqetësuar atë dhe nga kjo ishte rikuperuar”, ka thënë holandezi.

Në një prononcim të shkurtër për TNT Sports, Slot kishte thënë se nuk pret që Alisson të rikthehet para pushimit me kombëtare./Telegrafi/

The post Van Dijk shqetëson tifozët e Liverpoolit me deklaratën për lëndimin e Alisson appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Man United do të nis bisedimet me trajnerin e njohur nëse vendosin ta shkarkojnë Ten Hagun

4 October 2024 at 14:43

Manchester United pritet të rifillojë bisedimet me Thomas Tuchel në rast se vendosin të ndajnë rrugët me Erik Ten Hag.

Tekniku holandez është nën një presion të madh pas fillimit të dobët të sezonit në Ligën Premier, që përfshin humbjet 3-0 ndaj Liverpoolit dhe Tottenhamit në ‘Old Trafford’ dhe barazimin 3-3 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Siç raportojnë mediat angleze, Tuchel ishte shumë afër emërimit si zëvendësues i Ten Hag këtë verë, por bisedimet morën fund për shkak të mosmarrëveshjeve se sa fuqi do të kishte gjermani dhe aspekti financiar.

Përveç Tuchel, opsion real në tavolinë mbetet edhe Gareth Southgate i cili po pëlqehet mjaft shumë nga grupi INEOS.

Është lënë të kuptohet se Sir Jim Ratcliffe, pronari i Ineos, ka preferuar Southgate dhe Graham Potter për këtë detyrë, por ka disa figura të ndryshme tek Unitedi që do të marrin vendimin final.

Më herët gjithashtu ishte raportuar se drejtuesit e klubit kanë intervistuar edhe Mauricio Pochettinon dhe Thomas Frank, por që ato nuk patën ndonjë rezultat.

Përndryshe, pas humbjes ndaj Tottenhamit tekniku Ten Hag kishte thënë se nuk është i shqetësuar për pozitën e tij duke insistuar se këtë e kishte sqaruar me drejtuesit./Telegrafi/

The post Man United do të nis bisedimet me trajnerin e njohur nëse vendosin ta shkarkojnë Ten Hagun appeared first on Telegrafi.

Ylli i Man Cityt pritet të largohet në fund të sezonit pasi është zbuluar ‘kontrata verbale’

4 October 2024 at 12:45

Një përditësim i madh është bërë sa i përket situatës së njërit prej lojtarëve të Manchester Cityt, që tashmë është raportuar se ai pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për portierin Stefan Ortega i cili jo shumë kohë më parë nënshkroi një kontratë një vjeçare me ‘Qytetarët’.

Kishte shumë thashetheme se ish-portieri i Arminia Bielefield, mund ta nis sezonin si numri një i portës pasi Ederson po lidhej me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite.

Sidoqoftë, portieri brazilian vendosi që të qëndrojë në Angli dhe kështu Ortega vazhdoi si opsioni i dytë teksa deri më tani numëron vetëm dy paraqitje.

Siç raporton BILD, Ortegas po i mbaron durimi për faktin se është zgjedhja e dytë pas Ederson dhe e përditshmja gjermane ka raportuar se ai do të shtyjë për largim në rast se nuk merr pozitën e titullarit nga Pep Guardiola.

Ortega beson se ai ka një mundësi reale për t’u ftuar nga kombëtarja e Gjermanisë dhe ta sfidojë Marc-Andre ter Stegen për fanellën e titullarit.

Gjatë muajve në vazhdim, Ortega dëshiron të kuptojë nëse ai do të jetë ose jo zgjedhja e preferuar e Guardiolës mes dy shtyllave.

Përkundër faktit se rinovoi kontratën, Ortega thuhet se ka një ‘kontratë verbale’ me klubin sipas së cilës ai mund të largohet nëse arrin një ofertë e kënaqshme.

Kujtojmë se 31-vjeçari iu bashkua Manchester Cityt si lojtar i lirë pasi Arminia Bielefeld nuk ia doli ta sigurojë mbijetesën në Bundesliga./Telegrafi/

The post Ylli i Man Cityt pritet të largohet në fund të sezonit pasi është zbuluar ‘kontrata verbale’ appeared first on Telegrafi.

Sylvinho jep mendimin e tij për organizimin e Evropianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë

4 October 2024 at 12:20

Shqipëria do t’i luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve me përzgjedhësin Sylvinho që tashmë ka publikuar edhe listën e lojtarëve të ftuar.

‘Kuqezinjtë’ do të zhvillojnë dy ndeshje ndaj Republikës Çeke (11 tetor) dhe ndaj Gjeorgjisë (14 tetor) që të dyja në udhëtim.

Para këtyre dy ndeshjeve, Sylvinho ka diskutuar për listën e lojtarëve, por ai nuk i shpëtoi dot pyetjes as për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sylvinho refuzoi që të jap koment se a ishte veprim i duhur apo jo nga kombëtarja ky vendim, por që tha se atij i interesojnë shumë lojtarët e grupmoshave U21.

“Është  e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më interesojnë shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin”.

“Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

Në fund ai tha se nuk i takon që të vendos ose të jap opinione, por që nga ana sportive ai është i lumtur për faktin që lojtarët e U21 të vijnë tek Shqipëria në një gjendje të mirë fizike.

“Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket”.

“Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”, përfundoi tekniku brazilian./Telegrafi/

The post Sylvinho jep mendimin e tij për organizimin e Evropianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌