Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 October 2024Main stream

Të dehur në timon dhe pa lejedrejtimi, 38 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës

By: V K
6 October 2024 at 16:00

Drejtoria e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane e rurale, akset rrugore nacionale e ato dytësore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen në afërsi të akseve rrugore, ka hartuar një plan të detajuar masash.

Nisur edhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, Policia Rrugore vijin të intensifikojë monitorimet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas njoftmit të policisë, gjatë kësaj jave janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa lejedrejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve, janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje nga 3 deri në 8 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,717 masa administrative, nga këto: 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese. 1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 1984 për parakalime të gabuara; 199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 83 për manovra të rrezikshme në rrugë; 256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit; 10154 për parkim të gabuar; 2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për javën në vijim, Policia Rrugore, ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Policia Rrugore, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

The post Të dehur në timon dhe pa lejedrejtimi, 38 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës appeared first on Albeu.com.

Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike: Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten

By: V K
6 October 2024 at 15:39

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur.

Ajo ka treguar dy operacione, por që nuk janë estetike.

Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin.

Bora Zemani, shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë, teksa ka shtuar se vetë ka bërë trajtime por jo ndërhyrje.

Po ashtu, ajo ka zbuluar se nëse do të bënte një operacion, do të dëshironte të zvogëlonte gjoksin.

“Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë t`i bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin “Goca dhe Gra”.

Pjesë nga diskutimet:

Pyetje: Bora ka bërë ndonjë ndërhyrje ti?

Bora Zemani: Kështu ndërhyrje kirurgjikale, jo, nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe njëherë kam hequr apendicitin.

Kaq operacione kam bërë, pastaj gjera të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Ka ndryshim një ndërhyrje kirurgjikale me mirëmbajtjen. Jo se unë jam kundër operacioneve, përsa kohë që dikush do ta kryerje një ndërhyrje të tillë që të ndihet më mirë, patjetër që le ta bëjë.

Pyetje: Për ty lexojmë vetëm që je e bërë Bora?

Bora Zemani: E di, ma thonë shumë. Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin.

Pyetje: Ca do kishe bërë ndërhyrje kirurgjikale, që e ka frikë po do të doje ta bëje?

Bora Zemani: Nëse do mendojë të bëja ndonjë ndërhyrje, do ishte gjoksi.

Pyetje: Ça do i bësh gjoksit?

Bora Zemani: Do doja ta zvogëloja.

 

The post Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike: Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten appeared first on Albeu.com.

Berisha një ditë para protestës: Fillojmë mosbindjen civile, s’ka kthim pas deri në krijimin e qeverisë teknike

By: V K
6 October 2024 at 15:22

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha, shprehet se nesër do të nisë mosbindja civile dhe nuk do të ketë më kthim prapa deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Ish-kryeministri tha se mosbindja civile është rruga e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Sipas Berishës, mosbindja civile nuk fillon nga hiçi, por ka tre vite që kërkohet.

Sali Berisha tha gjithashtu, se në 7 protesta të realizuara kanë kërkuar që të dëgjohet zëri i tyre, por si përgjigje kanë marrë vetëm burgosjet politike dhe mohim të të drejtave.

“24 orë na ndajnë nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit dëshiroj tua adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri fillon mosbindja civile, pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar”, tha Berisha, i cili theksoi se do t`i pergjigjen regjimit “dhembe per dhembe”.

Mesazhi i Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, qytetarë dhe qytetare shqiptarë,
demokratë edhe demokrate, ku do që ndodheni.
Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit.

Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh.
Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.
Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët.

Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.
Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar.
Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.

Është radha jone
Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11
vjeçare, të historisë së Shqipërisë.

Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet
Shqipëria dhe shqiptaria.

Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së
fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën,vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve.
Është radha jone!
Në këtë kontekst, dua të rikujtoj, se opozita shqiptare në 3 vite ka zhvilluar jo një, as dy, as
tre, por plot 7 protesta kombëtare.

Protesta masive, ndër më të mëdhatë që Shqipëria ka parë në historinë e saj.
Këtë mosbindje, ne kemi patur të gjitha mundësitë ta nisnim që 3 vite përpara, në protestën e 7 korrikut 2022. Madje ishte kërkesa kryesore e popullit opozitar për ta bërë këtë.

Por në këto 3 vite, ne ndoqëm një qasje tjetër. Kemi mbajtur fjalime. Kemi denoncuar me fjalë. Kemi ngritur zërin. Kemi bërtitur. Por a u dëgjuam ne?
Cila është përgjigja që kemi marrë?

Në 2022, na vodhën flamurin e partisë. Na detyruan të shkojmë në zgjedhje, pa vulë, pa
simbole pa financa, pa komisionerë, pa emrin e liderit në fletën e votimit.

Një vendim kriminal që sot historia, e fakton se ishte plumb i qëllimshëm ndaj opozitës për ta asgjësuar atë!
Ne vijuam sërish protestat kombëtare. Ne vazhduam sërish ngritëm zërin. Sërish kërkuam të drejtat tona.
Por kujtoni pak çfarë përgjigje morëm.

Në 2023, me urdhër te Edi Rames mercenaret e skrapit arrestuan pa asnjë fakt dhe provë, në mënyrë antikushtetuese, liderin e opozitës.
Kërkuan të paraqesin Sali Berishën, si një të korruptuar.

Por në hetimet 4 vjeçare, që shkuan deri në tre breza të familjes sime, të vetmet prova që u
paraqitën si korrupsion, për paturpësinë e tyre, ishin pagesa që vajza ime kishte bërë për
trajtime të mia shëndetësore dhe bamirësi për fëmijë me aftësi ndryshe.

Të gjitha këto me para të justifikuara ligjërisht deri në qindarkën e fundit! Dhe se dhëndri im si njëri nga 510 mijë qytetarë shqiptar, ish-pronar që morën pronat e tyre në vitet 2005-2013, mori dhe ai 410 m2 te pasardhësve te tij edhe te pushkatuar ne regjimi komunist

Ne vijuam sërish me protestat më masive. Me fjalime dhe denoncime. Me kërkesa legjitime
për qeveri teknike. Por çfarë përgjigje morëm?
Vitin tjetër, kjo luftë kundër opozitës vazhdoj dhe u egërsua.

2024, ishte viti i zi, ku kryetarit te zgjedhur me votën e qytetarëve Edi Rama për interesa te tij mafioze e burgos dhe e dënon me dëshmitar te rreme. Ku deputetë të opozitës, burgosen mbrapa hekurave po me dëshmitar te rrem sepse denoncuan publikisht vëllain narkotrafikant të Fatmir Xhafës, i cili sot, për shkak të këtij denoncimit të guximshëm të Ervin Salinjit, Geron Xhafa gjendet në burg në Itali.

Ku drejtues te partive tjera opozitare ndiqen penalisht vetëm se janë kundërshtar politik te Edi Rames.
E pra u përpoqëm miq, në 3 vite, me 7 protesta kombëtare. Të kërkojmë të drejtat tona
themelore. Nuk na dëgjuan. Gjysma e shqiptarëve u trajtuan paturpësisht si të ishin qytetarë të dorës së tretë, pa të drejta të barabarta.

Ndërkohë qe ne nuk kërkuam asgjë më shumë, se respektimin e Kushtetutës. Dhe zgjedhje
të lira.
Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë!
Na u përgjigjën me arrestime politike!

Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë!
Dhe sot opozita… mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash
kombëtare… ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin.

Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve.
Vendimin për të t’iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire
Vendimin që t’i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë.

Me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona.
Por miqtë e mi. Shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të
Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut.

Sepse nëse krimet ndaj opozitës shqiptare marrin vëmendje mediatike, sot krimet ndaj
shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen.
Krime të cilat mund të konsiderohen dhjetëra herë më të rënda se ato që u janë bërë opozitës.

Për këtë arsye, me këtë mesazh, unë ju drejtohem sot, ju, shumicës së heshtur të shqiptarëve.
Nuk ju drejtohem si kryetari i Partisë Demokratike. As si lideri i opozitës.
Unë sot dua t’iu flas juve, si shqiptari shqiptarit. Njeriu-njeriut.
Thirrja ime sot, është një thirrje për bashkim!

Thirrja ime sot, shkon për të gjithë të gjithë rinjtë, te rejat gjimnazistet, studentet. Mendoni për një moment se sa, vëllezër, motra, kushërinj shoqe shoke tuaj janë larguar këto vite nga Shqipëria, mendoni për një moment se ju largoi për ne dhera te tjera, por me vete merrni jo vetëm te ardhmen tuaj dhe familjeve tuaja por edhe atë te vendit dhe kombit tuaj.

Asnjë nuk ikën nga ju se nuk e don familjen dhe vendin as dhe për aventure, por ju largoi sepse njeriu qe ka vjedhur gjer ne palce prindërit dhe vendin tuaj ka grabitur votën, bllokuar rrotacionin dhe se bashku me te ka vrare shpresën tuaj për një Shqipëri tjetër ku ju mund te ndërtoni ëndrrën e jetës tuaj.

Te dashur nxënës nxënëse, studente dhe student mendoni për një moment metamorfozën qe shkolla juaj pësoj këto 11 vite, ne arsimin parauniversitar ajo sipas testit te cilësisë Pisa për shkak te korrupsionit vjedhjeve pësoj rënien me te madhe me te dhimbshme me te turpshme ne bote, rënien me 68 pike Kurse ne arsimin universitar Edi Rama mbylli me dhjetëra programe dhe universitet publike për ti zëvendësuar me fabrika te mijëra e mijëra diplomave false.

Ai nëpërmjet rritjes se mesatares se pranimeve mbylli dyert e universiteteve për shumicën e te rinjve qe merrnin maturën. Ndërsa atyre qe nuk i lejoj te ndjekin universitet ju tha ikni se do ju zëvendësoj me bangladeshas dhe senegalez ndaj dhe ju bej thirrje ‘O sot o kurrë, mirrni në dorë fatin tuaj, fatin e votës se lire fatin e Shqipërisë! O sot o kurrë, Është radha jonë’.
Thirrja ime sot, shkon për të gjithë prindërit. I ftoj të shohin në sy fëmijët e tyre.

Nëse vogëlushëve tuaj, u keni kursyer qoftë një vakt ditor, sepse nuk keni patur mjaftueshëm
para. Nëse ndiheni të shtrënguar, për tu siguruar fëmijës suaj, veshëmbathje, një vizitë te dentisti, një dhuratë për datëlindje. Atëherë mosbindja civile për ju, bëhet një detyrim. Pa qeveri teknike pa votën e lire pa zgjedhje te lira viti qe vjen me i vështire do te jete për ju.
O sot o kurrë Është radha jonë.

The post Berisha një ditë para protestës: Fillojmë mosbindjen civile, s’ka kthim pas deri në krijimin e qeverisë teknike appeared first on Albeu.com.

Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, ja arsyeja

By: V K
6 October 2024 at 14:52

Disa pjesë të Europës po përballen me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, pas një vere ekstreme në të gjithë kontinentin. Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia, do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta.

Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata.

Europa perëndimore dhe qendrore, do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.

Kushtet në perëndim të Afrikës, nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit.

Kjo po krijon pasiguri të konsiderueshme në modelet e motit dhe po i bën kushtet në Europë të vështira për t’u parashikuar gjatë javëve të ardhshme.

Çfarë është La Niña dhe a do të sjellë një dimër më të ftohtë dhe më të lagësht në Europë?

La Niña, është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor, bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño.

Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.

Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike, kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët, deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.

La Niña, përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen, ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit.

Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve.

Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndërsa largohemi më shumë nga epiqendra në Paqësor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndërpriten më lehtë nga modelet lokale të motit. Kjo i bën efektet e tyre të sakta në Evropë të vështira për t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtësisht të njëjta.

Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme.

Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Me këto modele ‘normale’ të motit që ndryshojnë nga ndryshimet klimatike, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë e ardhmja.

The post Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, ja arsyeja appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Erisa Xhixho: Nuk do ketë fjalime, ja skenari që do të ndjekim

By: V K
6 October 2024 at 14:30

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet se rasti i burgosjes politike të Ervin Salianjit, por edhe mbrojtja e mandatit të Olta Xhaçkës nga mazhoranca, janë ndër arsyet kryesore të protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 7 tetor.

Xhixho u shpreh se qytetarët kanë edhe shumë arsye të tjera për të protestuar, sipas saj, duke nisur nga rritja e çmimeve dhe rrënimi ekonomik që po pëson vendi.

“Së pari, mendoj që shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar. Kemi disa ngjarje shumë të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit. Kemi krizë në Kuvend, kemi vendim të Gjykatës Kushtetuese të rrëzuar, e cila kërkon shqyrtimin e rastit me themel për Xhaçkën. Me arrogancën e kartonit në mënyrë të koordinuar. Kemi puç kushtetues, kemi rënie të reformës në drejtësi. Paralelisht me këtë ngjarje ndodhi edhe dënimi me burg i kolegut dhe deputetit Salianji, dënohet pa ligj, kallëzimi i rremë në publik nuk ekziston në kodin penal. Ka bërë denoncim publik nga foltorja e PD. Ky është alarm shumë i madh për shoqërinë shqiptare. Salianji po vuan dënimin sepse ka bërë denoncim publik. Po analizoj ngjarjet që kanë ndodhur. Protestat e opozitës do të vazhdojnë, por kjo e 7 tetorit ka moment të rëndësishëm, ka rënë shteti ligjor, gjykata përdoret si instrument i politikanëve. Kjo është shumë e rëndë. Kur i ndodh një deputeti, imagjinoni çfarë i ndodh një qytetari të thjeshtë. Shqiptarët kanë dhe arsye të tjera, rritje e çmimeve, tallja me pensionistët, indeksimi 4.1 përqind. Pensioni mesatar në Shqipëri është 160 euro në muaj”, – deklaroi deputetja e Partisë së Lirisë.

Gjithashtu, Xhixho tha se në protestë nuk do të ketë fjalime, por grumbullim përpara godinës së Kryeministrisë, e më pas protestuesit do të shpërndahen në pika kyçe të Tiranës.

Mes të tjerash, nënkryetarja e PL-së shtoi se se qytetarët nuk kanë më nevojë për fjalë dhe se ata kërkojnë protesta të vazhdueshme dhe të forta.

“Nuk do ketë fjalime, do ketë grumbullim para Kryeministrisë. Më pas, protestusit do shpërndahen në pika kyçe të Tiranës. Skenarin në detaje nuk mund ta themi. Mendoj që qytetarët nuk kanë nevojë më për fjalë, janë duke e vuajtur në kurriz keqqeverisjen, rrënimin e tyre ekonomik, dëshirën për t’u larguar nga vendi. Ndaj është menduar të kemi një grumbullim. Protesta e 7 tetorit është shumë e rëndësishme, mesazhi i fortë që do të japin qytetarët. A janë vërtet të lirë qytetarët për të vendosur? Ne e kemi mbështetur kërkesën për qeverinë teknike. Jemi në një moment kur nuk mund të zhvillojmë zgjedhje të lira në Shqipëri. Ne jemi në koordinim, jemi pjesë e një fronti opozitar. Mendoj se kjo është alternativa më e mirë që i shërben Shqipërisë. Kërkesat e qytetarëve janë për protesta të vazhdueshme”, theksoi Xhixho.

The post Protesta e opozitës/ Erisa Xhixho: Nuk do ketë fjalime, ja skenari që do të ndjekim appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës më 7 tetor/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

By: V K
6 October 2024 at 13:44

Policia e Shtetit, ka publikuar planin e masave të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën e orgnaizuar nga opozita, që do të zhvillohet ditën e nesërme, 7 Tetor në orën 18:00.

Përmes një njoftimi, policia sqaron se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: ”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiwanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Shtetit, respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

The post Protesta e opozitës më 7 tetor/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Fermerët braktisin tokat: U penduam që u kthyem nga emigrimi sepse falimentuam, nuk nxjerrim dot shpenzimet

By: V K
6 October 2024 at 13:17

Me dhjetëra familje në fshatin Moravë në Bashkinë Dimal, mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë. Kjo zonë njihet për prodhimet e saj bujqësore, megjithëse vitet e fundit vihet re një neglizhencë e fermerëve për të shtuar të mbjellat e tyre ose për të punuar tokat, për shkak të problematikave të shumta që fermerët po hasin nga dita në ditë, që nga mungesa e tregut për shitjen e produkteve bujqësore, mungesa e fuqisë punëtore, dëmet e përvitshme të shkaktuara nga moti etj.

Avni dhe Xhevaire Ferra, çifti i bashkëshortëve që para disa vitesh lanë emigrimin në shtetin grek dhe zgjodhën që ato pak para që kishin siguruar nga puna e tyre në bujqësi t’i investonin në tokën e tyre në fshatin Moravë, pohojnë se janë penduar që janë kthyer në vendin e tyre.

Çifti Ferra, edhe pse në moshë të madhe, kujdesen të dy për serën, në pamundësi për të marrë e paguar një punëtor, ndërsa pohojnë që i ka munguar dhe mbështetja me grante nga ana e institucioneve, pasi përgjatë këtyre viteve ata nuk kanë përfituar asgjë nga skemat e mbështetjes me subvencioneve.

Sikurse shprehet Avniu, kostot e mirëmbajtjes së një sere janë të larta, ndërsa luhatja e çmimeve dhe mungesa e tregut ka bërë që fermerët të ndihen të pasigurt.

“Shpenzimet për serën janë të larta, deri tani kemi vjelë 30 kuintal domate dhe nuk kemi arritur akoma të mbulojmë shpenzimet, po u ul çmimi i domates (që varion me ditë) ne dalim me minus. Në 12 vjet kam hedhur 23 milion lekë në këtë serë dhe s’kam marrë as lekët e mia. Punojmë në serë vetëm të dy ne, burrë e grua pasi nuk kemi lekë të marrim punëtorë. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveç serës e bujqësisë për t’u ushqyer dhe duke parë si shtypet fermeri nga shteti jemi bërë shumë pishman që jemi kthyer në Shqipëri”, shprehen Avni dhe Xhevaire Ferra.

Një tjetër fermer, Lavdrim Metani, pohon se ka hequr dorë nga bujqësia pasi nuk ka treg dhe nuk shitet asgjë. Ai deklaron se i ka lënë tokat pa mbjellë prej dy vitesh, si shumë fermerë të tjerë të zonës, pasi prodhimet nuk kanë gjetur treg dhe janë hedhur kanaleve, pasi janë kalbur në arë.

Siç thotë ai, tashmë mbjell vetëm sa për vete pasi mungesa e tregut, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë si dhe breshëri i rënë çdo vit, ka falimentuar jo vetëm atë por të gjithë fermerët e fshatit Moravë.

Thuajse çdo vit, fermerët e fshatit Moravë hasin problematika të shumta gjatë periudhës së dimrit për shkak të motit, ku përgjatë viteve të fundit breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore të kësaj zone.

The post Fermerët braktisin tokat: U penduam që u kthyem nga emigrimi sepse falimentuam, nuk nxjerrim dot shpenzimet appeared first on Albeu.com.

Rudina Dembacaj: Mamaja e Mark Frrokut nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur, ka një mentalitet ndryshe nga i imi

By: V K
6 October 2024 at 13:07

Në puntatën e mbrëmshme, tema në emisionin “Goca dhe Gra”, kishte të bënte me vjehrrat dhe raportin që nuset kanë në ditët e sotme.

Lidhur me këtë çështje, moderatoret e programit kanë rrëfyer historitë e tyre personale.

Aktorja Rudina Dembacaj, siç e dimë është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku, ajo ka folur për raportin që ka me nënën e tij, duke krahasuar me dy vjehrrat që ka patur përpara vjehrrës aktuale.

Ajo tha se vjehrra që ka aktualisht, nuk është më e dashura për të nga ato që ka pas më përpara dhe prandaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

“Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë, por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën. Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua. Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme, por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetoj me të me thënë të drejtën”,- shprehet Rudina.

The post Rudina Dembacaj: Mamaja e Mark Frrokut nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur, ka një mentalitet ndryshe nga i imi appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 3 persona (EMRAT)

By: V K
6 October 2024 at 12:55

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjilan -Prishtinë, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident trafiku, i përfshirë ka qenë një automjet.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident.

Mediat kosovare raportojnë se viktimat janë shtetasit e identifikuar si; Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër me emrin Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badocit.

Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka shkruar kryetari i Prishtinë, Përparim Rama në Facebook.

The post Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 3 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Biblioteka e Vlorës e mbuluar nga balta/ Drejtoresha: Kati i parë i librave komplet i shkatërruar

By: V K
6 October 2024 at 12:50

Përmbytjet e regjistruara pas reshjeve të shiut dy ditë më parë në Vlorë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe bansesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.

Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka, bën me dije për mediat se kati i parë i bibliotekës, është thuajse i shkatërruar.

Sipas saj, kjo është hera e tretë që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.

“Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vite. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”, tha për Report Tv, drejtuesja e bibliotekës”, – tha ajo.

The post Biblioteka e Vlorës e mbuluar nga balta/ Drejtoresha: Kati i parë i librave komplet i shkatërruar appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Burrel/ Zbardhet emri i shoferit dhe viktimës

By: V K
6 October 2024 at 12:20

Mëngjesin e kësaj të diele, një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin kombëtar Burrel-Klos. Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti me vdekje, ku mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Ergis Selimi, 19-vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka përplasur nje këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Viktima është shtetasin Leonard Doçi, 44-vjeç.

Për shkak të përplasjes së fortë, makina e ka zhvendosur disa metra larg 44-vjeçarin, duke e nxjerrë jashtë rrugës.

Ndërsa automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksidenti i rëndë në Burrel/ Zbardhet emri i shoferit dhe viktimës appeared first on Albeu.com.

Pas Championsit Aziatik, sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani shënon dhe në kampionat

By: V K
6 October 2024 at 12:10

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, vjen në formën më të mirë për sfidat me Rep. Çeke dhe Gjeorgjinë.

Asani ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-1 të Gwangju përballë Seoul.

Në minutën e fundit të takimit, 29-vjeccari i Kombëtares, u shkëput mirë nga mbrojtja kundërshtare dhe i vetëm përballë portës tundi rrjetën.

Ky gol vjen pikërisht pas golit qe Asani realizoi në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke shkuar kështu në kuotën e 8 realizimeve këtë sezon.

The post Pas Championsit Aziatik, sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani shënon dhe në kampionat appeared first on Albeu.com.

Bardhi thirrje nga Fieri për protestën e 7 tetorit: Shteti i Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit

By: V K
6 October 2024 at 11:57

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur nga Fieri iu ka bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së 7 tetorit.

Bardhi deklaron se si asnjëherë më parë, qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për t’i treguar Edi Ramës se boll është boll.

Sipas tij, shteti personal i Edi Ramës, shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës!
Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për t’i bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar t’i nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur.

Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

The post Bardhi thirrje nga Fieri për protestën e 7 tetorit: Shteti i Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Vlorë/ Flet banori: Hera e fundit kur u pastrua kanali, ishte 6 vite më parë

By: V K
6 October 2024 at 11:31

Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën, ku shkak kryesor duket se kanë mospastrimin e kanaleve të ujërave të larta në qytet, të cilët nga mbeturinat dhe prurjet shumta të shiut kthyen pas ujin që vërshuar kryesisht në lagjet pranë tyre.

Se kush ka përgjegjësi për situatën në Vlorë, do të bëhen verifikime. Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite. Lagjja “Kushtrimi’ ku kalon dhe kanali është një nga lagjet më të dëmtuara.

Banorët e saj thonë për mediat se kanali kishte vite pa u pastruar, edhe pse ata i kishin bërë thirrje disa herë bashkisë. Hera e fundit që ishte pastruar, ishte 6 vite më parë.

“U pastrua para 6 vitesh me një skrep të madh zinxhir. 15 vite më parë e pastruan me goma e bënë xham. Në kohën e Lelit i prishi të gjitha e u bënë mure. Kishim kohë që u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri. Shirat u përplasën skishin ku të venin. U bllokua aty. Gjithë mbeturinat prishën murin aty, shpërtheu atje (Foto) shpërtheu. Ky është kanali u ujrave që mbledh ujrat që nga pas spitalit. Atje ka qenë liqen por e kanë prishur këta miqt. E ujrat vijnë të gjithë këtu. Aty janë të bllokuara. Duhet të vijnë ta pastrojnë,”, – thotë banori Agim Dinaj.

Më tej, ai thotë se kanali është i papastruar në të gjithë vijën e tij, teksa tregon edhe dëmet e rënda nga përmbytja.

“Dynjanë është bërë dëm. Unë kam dyqanet poshtë janë prishur të tëra. Edhe këtu mirë që ishte plaku që mori fëmijët se do I kishte marrë uji para”, – shprehet ai.

Edhe një banore, banesa e të cilës është dëmtuar shumë nga përmbytjet thtoë se familja e saj ka bërë disa kërkesa për vite të tëra, duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin të pastronin kanalin, por kërkesa e tyre kishte rënë në vesh të shurdhët.

Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite

Është bërë katastrofë të keqen nëna. Kam hedhur poshtë dhe po hedh poshtë’ thotë një banore tepër e tronditur nga humbjet me të cilat përballen.

Para dy ditësh këtu është bërë një katastrofë e paparë. E pallogaritur. Vetëm nga kanali. Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit. Kemi bërë kërkesa të mirëmbahet kanali. Kemi kohë që e kemi bërë. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujësjellësi, tek të gjithë kemi vajtur. Njëri thotë kështu, tjetri ashtu. Njëri do ta pastrojë. Por nuk u pastrua. S’kemi lënë institucion pa bërë kërkesë. Shtëpia më ka krisur. Brenda dhe jashtë.

Goditja e parë ka qenë këtu. Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar”, – thotë ajo.

The post Përmbytjet në Vlorë/ Flet banori: Hera e fundit kur u pastrua kanali, ishte 6 vite më parë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë foshnja 5 ditëshe, vihet nën hetim mjekja e maternitetit

By: V K
6 October 2024 at 11:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Vlorës, ku një foshnje 5-ditëshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Dyshohet se foshnja ka ndërruar jetë për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, teksa ngjarja ka ndodhur më 4 tetor.

Policia e Vlorës bën me dije se ka vënë nën hetim mjeke neonatologe të maternitetit, shtetasen I. C., 53-vjeçe, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53-vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H”, njofton policia.

Uniformat Blu raportojnë se; vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

The post E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë foshnja 5 ditëshe, vihet nën hetim mjekja e maternitetit appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, humb jetën 44-vjeçari

By: V K
6 October 2024 at 10:35

Mëngjesin e kësaj të diele, një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin kombëtar Burrel-Klos.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplas një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendin e ngarjes.

Viktima mësohet se është një 44-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, humb jetën 44-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Sa shpenzon Bora Zemani për pamjen? Rrëfehet moderatorja: Gjej kënaqësinë për t’u kujdesur për veten…

By: V K
6 October 2024 at 10:28

Moderatorja e njohur Bora Zemani, ka zbuluar për emisionin “Goca & Gra”, se sa para shpenzon për pamjen e saj dhe mirëmbajtjen.

Ajo u shpreh se më shumë gjen kënaqësinë te trajtimet se sa të bërit ‘shopping’.

“Janë të kushtueshme, më parë blija shumë, ndërsa sot blej 3-4 kremra që përdor. Mendoj se çdo grua e ka kënaqësinë për t’u kujdesur për veten. Dikush e ka të veshja, dikush në trajtime. Unë vetë preferoj që të bëj trajtim, sesa të blej një veshje të një brand-i të shtrenjtë. Pata një moment çmendurie, thashë t’i provoja një herë të gjitha. Ka ndodhur para nja 2-3 vitesh. Dy javë i mbajta dhe i shkriva, por kanë dashur nja 3 seanca shkrirje. Aty thashë ‘Stop!’, nuk duhen aq shumë”, u shpreh moderatroja.

Në lidhje me këtë çështje foli edhe moderatorja e emisionit Heidi Baci u shpreh se “Unë mendoj se në rrjetet sociale kërkohet më shumë natyraliteti. Besoj që njeriu është natyrë konsumiste. Në momentin që sheh diçka, mësohet me atë gjë, mërzitet dhe më pas do të shohë diçka tjetër. Jemi në një pikë që po ndryshojnë gjërat”.

The post Sa shpenzon Bora Zemani për pamjen? Rrëfehet moderatorja: Gjej kënaqësinë për t’u kujdesur për veten… appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Kombëtares

By: V K
6 October 2024 at 10:01

Mëngjesin e sotëm, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, ish-futbollisti i shquar i Kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80.

Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

By: V K
6 October 2024 at 09:47

Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, teksa fliste në emisionin “Goca dhe Gra”, ka rikujtuar përvojën e saj edhe pse kanë kaluar muaj që nga përfundimi.

Ajo shprehet se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

“Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.

The post Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për… appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë, makina humb kontrollin dhe përfundon në trotuar

By: V K
6 October 2024 at 09:28

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në Tiranë. Raportohet se një mjeti tip “Golf”, ka humbut kontrollin dhe ka hipur mbi trotuar.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar edhe pse ka pasur shumë kalimtarë.

Automjeti ka marrë para barrierat metalike dhe është futur në rrugën e këmbësorëve. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Tiranë, makina humb kontrollin dhe përfundon në trotuar appeared first on Albeu.com.

❌
❌