Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 October 2024Main stream

Surprizat e motit për javën e ardhshme, ja si do të jenë temperaturat

By: gaze tare
6 October 2024 at 16:00

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si një javë “normale” në stinën e vjeshtës me ditë me diell por pa munguar edhe ditët me shi. Kjo situatë vjen si pasojë e alternimeve mes anticikloneve shoqëruar me masa ajrore të ngrohta me orijginë jugore dhe kalimeve (të shpejta) të fronteve të ftohta shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare.

Për ditën e Mërkurë mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Enjte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët.

Ashtu si për ditën e Mërkurë edhe për ditën e Premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të cilat deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në veriperëndim dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Pavarsisht ditëve (apo më saktë orëve) me shi përgjatë ditëve të caktuara; temperaturat në vlerat e mesditës do të mbeten relativisht të larta në vlerat 27-29 grad celcius për shkak të masave ajrore me origjinë jugore (aktiviteti i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

The post Surprizat e motit për javën e ardhshme, ja si do të jenë temperaturat appeared first on iconstyle.al.

Fansi ngjitet në skenë dhe i ndërpret performancën The Weeknd

By: gaze tare
6 October 2024 at 15:03

Koncerti i The Weeknd në Melburn mori një kthesë të papritur të shtunën mbrëma, kur një fans e “sulmoi” këngëtarin në mes të performancës.

Superylli kanadez, 34 vjeç, kishte rreth një orë duke kënduar setin e tij kur një fans, i njohur si “Pyjama Man”, u ngjit në skenë në përpjekje për ta përqafuar.

Pamjet tregojnë The Weeknd, emri i vërtetë Abel Tesfaye, duke u larguar përpara se siguria të ndërhynte me shpejtësi dhe të shoqëronte individin jashtë skenës.

Pavarësisht ndërprerjes, ai vazhdoi kocertin e tij pa incidente të mëtejshme.

The post Fansi ngjitet në skenë dhe i ndërpret performancën The Weeknd appeared first on iconstyle.al.

Nëntë të plagosur, një në gjendje kritike, në sulmin terrorist në Izrael

By: gaze tare
6 October 2024 at 14:57

Nëntë persona janë plagosur në sulmin terrorist në stacionin qendror të autobusëve Beersheba, thonë mjekët.

Shërbimi i ambulancës Magen David Adom thotë se një viktimë në gjendje kritike po trajtohet në vendngjarje, ndërsa tetë të tjerë po dërgohen në spitalin Soroka në qytet.

Të tetë përfshijnë një viktimë në gjendje mesatare deri në të rëndë, katër në gjendje mesatare dhe tre të lënduar lehtë.

Terroristi që kreu sulmin u qëllua për vdekje, shton MDA.

The post Nëntë të plagosur, një në gjendje kritike, në sulmin terrorist në Izrael appeared first on iconstyle.al.

Justin Bieber rrëfehet për betejen me varësinë nga droga

By: gaze tare
6 October 2024 at 14:26

Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën me varësinë nga droga.

Mail Online zbuloi se këngëtari 30-vjeçar i bëri rrëfimet në intervistën e tij në serialin dokumentar, “Justin Bieber: Seasons”, ku tregoi për kohën kur vendosi të pastrohej.
Sipas Bieber, ai ndiente sikur po vdiste.

“Ekipi im i sigurisë vinte në dhomën time natën për të kontrolluar pulsin tim,” tha ai, duke shtuar, “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa keq ishte, ishte sinqerisht e tmerrshme.”

Këngëtari tha se abuzimi i tij me substancat doli aq jashtë kontrollit saqë iu desh ta ndryshonte plotësisht jetën e tij për të mbijetuar.

Gruaja e tij Hailey Baldwin Bieber iu bashkua këngëtarit dhe tregoi takimin e tyre dhe vendimin e tij për të lënë drogën.

“Justin dhe unë nuk ishim të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit derisa ai mori vendimin të pastrohej dhe u përpoq ta linte drogën vetë”, -tha Hailey.

The post Justin Bieber rrëfehet për betejen me varësinë nga droga appeared first on iconstyle.al.

Shuhet në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares!

By: gaze tare
6 October 2024 at 13:05

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.

Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare në Facebook e ekipit të Luftëtarit.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

The post Shuhet në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares! appeared first on iconstyle.al.

Ish-banorja e BBVK, pjesë e kinematografisë evropiane

By: gaze tare
6 October 2024 at 12:05

Ish-banorja e BBVK, Kader Kicaj, ka bërë një hap të madh drejt një karriere ndërkombëtare.

Prive ka bërë të ditur se Kaderi ka pranuar një ofertë për një rol në një prodhim kinematografik në Evropë.

Kaderi po e shqyrton këtë mundësi si një hap të rëndësishëm për të debutuar në tregun evropian të filmit.

Sakaq pas modelingut duket se Kaderi dëshiron të provojë veten në fushën e aktrimit.

The post Ish-banorja e BBVK, pjesë e kinematografisë evropiane appeared first on iconstyle.al.

Pse Kiara Tito vëzhgohet nga kamerat në shtëpinë e saj?

By: gaze tare
6 October 2024 at 10:46

Kiara Tito ka qenë personazhi i parë që ka hapur dyertë e shtëpisë për emisionin “Goca dhe Gra”.

Gjatë prezantimit të shtëpisë, Kiara tregoi se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera, duke thënë me shaka, “Luizi na vëzhgon”. Më tej, Kiara tregoi arsyen pse kamera është e pozicionuar aty.

“Kemi vendosur kamera për çështje sigurie. Bëj shaka. Në fakt, plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado. Por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt,” -tha ajo

The post Pse Kiara Tito vëzhgohet nga kamerat në shtëpinë e saj? appeared first on iconstyle.al.

Pse mamaja e Markut s’është e preferuara e saj? Rudina flet hapur për vjehrrat

By: gaze tare
6 October 2024 at 09:37

Në puntatën e mbrëmshme, tema në “Goca dhe Gra” kishte të bënte me vjehrrat dhe raportin që nuset kanë në ditët e sotme. Lidhur me këtë çështje dhe moderatoret e programit kanë rrëfyer historitë e tyre personale. Rudina Dembacaj siç e dimë është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku dhe mbrëmjen e djeshme ka folur për raportin që ka me nënën e tij duke krahasuar me dy vjehrrat që ka patur përpara vjehrrës aktuale.

“Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën. Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua. Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetojë me të me thënë të drejtën.”- tha ajo.

The post Pse mamaja e Markut s’është e preferuara e saj? Rudina flet hapur për vjehrrat appeared first on iconstyle.al.

Nuk fshihen më! Ledri Vula kapet “mat” me partneren e tij të re në rrugët e Londrës

By: gaze tare
6 October 2024 at 09:16

Këngëtari i mirënjohur Ledri Vula kohëve të fundit ka qenë në qendër të mediave rozë dhe kjo për shkak të lidhjes që ai ka krijuar me Rina Zaitin, vajzën nga Prishtina. E gjitha kjo nisi nga një foto teksa Ledri pushonte në Jug të Shqipërisë.

Edhe pse nuk kishim asnjë konfirmim prej tyre lidhur me romancën duket se çifti nuk fshihet më.

Ata janë kapur “mat” teksa ecin në rrugët e Londrës. Shikoni imazhin më poshtë, të siguruar nga Kryefjala.com.

The post Nuk fshihen më! Ledri Vula kapet “mat” me partneren e tij të re në rrugët e Londrës appeared first on iconstyle.al.

Bora Zemanit nuk i pëlqen ta pyesin për “vjehrrën”! Përse vallë?

By: gaze tare
6 October 2024 at 09:00

E para e ftuar në programin e “Goca dhe Gra” i cili startoi mbrëmjen e djeshme ishte Bora Zemani, e cila foli për programin e ri që do të nisë më 15 tetor në ekranin e Top Channel. Ajo gjithashtu, i gjeti vajzat në një temë që lidhej me – marrëdhëniet mes vjehrrës dhe nuses.

Kur u pyet se si i ka ajo raportet me vjehrrën, ajo u kthye menjëherë: “Po pse e shan?” pyeti me të qeshur duke sqaruar se fjala “vjehrrë” asaj nuk i pëlqen, sepse ajo i ka shumë të mira raportet me të:

Kam marrëdhënie shumë të mira, ne jemi shumë të ngjashme, në fakt. Kalojmë me orë të tëra, ulemi dhe bisedojmë. Jemi dhe të dyja nga Kuçi i Vlorës…” – thotë ajo me të qeshur.

Rikujtojmë që Bora Zemani është në një marrëdhënie me aktorin e humorit, Donald Veshaj!

The post Bora Zemanit nuk i pëlqen ta pyesin për “vjehrrën”! Përse vallë? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ka ndodhur pas “BBV”, Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar

By: gaze tare
6 October 2024 at 08:04

Me nisjen e emisionit “Goca dhe Gra”, një prej moderatoreve, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me eksperiencën e saj në “BBV3” nga ku doli dhe fituese e atij edicioni.

Aktorja u shpreh se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.

The post Çfarë ka ndodhur pas “BBV”, Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Diel 6 Tetor 2024

By: gaze tare
6 October 2024 at 07:54

Dashi

Dashuria: Edhe sot do të jetë një ditë me fat, marrëdhëniet tuaja me të tjerët do të ndriçohen nga një diell i veçantë. Ju vetëm duhet të përfitoni nga kjo! Edhe beqarët do të kënaqen, do të keni lajme dhe përfitime nga disa takime.

Puna: Ju mund të keni garanci të shkëlqyera për një punë të re që do të propozohet për ju, por mos i dështoni duke marrë parasysh vetëm vlerësimet tuaja.

Demi

Dashuria: Nëse jeni ndër ata që janë të pakënaqur me periudhën e fundit në aspektin e dashurisë, dijeni se që nga sot mund të keni mundësi potenciale për të ndryshuar situatën. Beqarët sot mund të marrin lajme të mira në jetën e tyre.

Puna: lodhje në punë dhe gricje midis kolegëve, sot ju mund të mërziteni nga njerëz ndërhyrës dhe imponues.

Binjakët

Dashuria: Dëgjo më shumë për ata që janë përreth jush me kujdes dhe sinqeritet. Mos u mashtroni nga këshilla e njerëzve të pabesë që ju fërkojnë krahët. Për beqarët mund të ketë lajme të mira në dashuri, takime interestante.

Puna: Përpiquni të jeni të zënë për të përfunduar sa më parë një projekt që është shumë afër zemrës suaj, por pa e mbingarkuar atë.

Gaforrja

Dashuria: Ajo që ju do të filloni në këtë pothuajse fund vit do të jetë me fat dhe do të kenë sukses, dhe së shpejti do të keni përfitime të mëdha. Vetëm përpiquni të qëndroni gjithmonë. Dita e çiltër për shumicën e beqarëve, do të jetë e vështirë të gjeni ekuilibrin e duhur dhe një mënyrë tjetër për të shprehur veten.

Puna: Aktivitetet e grupit janë shumë të mira, mundësia për të kryer projekte të reja dhe stimuluese do t’ju vënë në disponim.

Luani

Dashuria: Sot nuk do të humbisni të gjitha mundësitë për të njohur ose për të rivendosur kontaktin me një person që ka shumë rëndësi më shumë sesa ju besoni. Nëse jeni vetëm, vendosni shpresat tuaja në vitin e ri tashmë afër, sot mund të ndodhin gjëra të këndshme.

Puna: Perspektiva të mëdha për të ardhurat e parave.

Virgjëresha

Dashuria: Mundohuni të hapni veten më shumë për të dashur dhe për të dhënë më shumë përkushtim ndaj marrëdhënies me të tjerët, të jeni të ëmbël dhe të dini t’i jepni buzëqeshje të tjerëve. Sot mendja juaj do të udhëtojë në shënimet e dashurive të vjetra që nuk harrohen kurrë! Beqarët do të jenë në gjendje për të parë dikë pranë … në një mënyrë tjetër!

Puna: Detyrat e ndarjes do t’ju mbajnë të zënë aq shumë sa që mund të rrezikoni neglizhimin e të dashurve tuaj.

Peshorja

Dashuria: Qetësia nuk është forca juaj, por sot ju duhet të keni shumë për t’u marrë me një çështje të rëndësishme me partnerin/en tuaj. Prisni që Jupiteri të fshijë nervozizmin. Beqarët mund të gjejnë veten duke imagjinuar ekzistencën e tyre me dikë në krah.

Puna: Sot disa mund të propozojë bashkëpunime të reja, vendosni mirë për ato që janë të drejta për ju.

Akrepi

Dashuria: Do të jetë një ditë e re në të gjitha aspektet, do ta lini të kaluarën pas jush definitivisht dhe duke filluar të ndërtoni një jetë të re. Perspektiva të mëdha për beqarët, një frymë e freski do të hyjë në jetën tuaj dhe do ta përmbyë me gjëra pozitive.

Puna: Këmbëngulni në një projekt, bëni gjithçka në mënyrën e duhur dhe e sillni përpara me gjithë forcën tuaj, do të keni një kënaqësi të mirë.

Shigjetari

Dashuria: Vështirësia në dashuri, duke jetuar një marrëdhënie jashtëmartesore mund të zbulohet. Nëse keni ndonjë keqardhje, sot është koha për të menduar për të ardhmen. Sot, Hëna i bën marrëdhëiet veçanërisht atraktive, përfitoni prej tyre që të hiqni dikë nga këmbët tuaja.

Puna: Në këtë ditë pozitive, ju do të jeni në gjendje të plotësoni atë që keni filluar disa muaj më parë.

Bricjapi

Dashuria: Hapni dhe tregoni qartë dashurinë tuaj, më në fund Hëna duket se buzëqesh dhe ju frymëzon me energji të tillë që me të vërtetë do të dukeni si njerëz të rinj dhe të rigjeneruar. Edhe beart mund të kenë momente emocionuese dhe kënaqësi të mëdha.

Puna: Nëse ju duhet të përballeni me një test apo një intervistë, vendosni të gjitha forcat tuaja për të fituar.

Ujori

Dashuria: Jupiteri i favorshëm ndihmon në zgjidhjen e problemeve me shkëlqim dhe në qartësimin e situatave edhe të komplikuara. Lajme të mira në frontin e shtëpisë dhe familjes për shumë beqarë, mësoni të jeni optimistë.

Puna: Mërkuri do të jetë i favorshëm për ta në punë, por kujdesuni për të mos u hutuar nga objektivat reale.

Peshqit

Dashuria: Çaste tensioni midis çifteve, ndoshta për arsye ekonomike ose për fëmijët. Çiftet e angazhuara do të ndjejë mungesën e ideve dhe projekteve dhe do të detyrohet të shtyjnë ato. Beqarët do të jenë më të lirë të veprojnë dhe të vendosin se çfarë duhet të bëjnë afër fundit të vitit.

Puna:Puna ju duket e angazhuar në një fazë veçanërisht të vështirë, ju do të keni për të gjetur energjitë emocionale për të kryer veten tuaj në fund.

The post Horoskopi ditor, e Diel 6 Tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Tuneli i gjendur në shtëpinë e Diddy-t lidhej me shtëpinë e Michael Jackson?

By: gaze tare
5 October 2024 at 23:30

Disa postime në mediat sociale pretenduan se FBI gjeti tunele nën shtëpinë e Diddy-t, të cilat lidhen me një bodrum në rezidencën e Michael Jackson.

Një video në TikTok sugjeronte se ekipi i Diddy-t ishte nervoz dhe bllokoi hyrjen, duke kërkuar që të mos hynin në tunel, dhe përmendte gjithashtu gjetjen e rrobave fëmijësh në atë tunel.

Megjithatë, nuk ka asnjë burim të besueshëm që të vërtetojë këto pretendime. Në mars të vitit 2024, Reuters kontrolloi faktet mbi një imazh të fabrikuar që pretendonte se CNN kishte raportuar për gjetjen e tuneleve. Përfaqësuesja e CNN, Emily Kuhn, e mohoi këtë, duke thënë se imazhi ishte i manipuluar dhe nuk përfaqësonte asnjë raport të vërtetë.

Gjithashtu, nuk duket se Diddy dhe Michael Jackson kishin një marrëdhënie të ngushtë. Të dy u fotografuan duke festuar së bashku në një festë të VMA në vitin 2003, por Diddy tha se ishte atje pa paralajmërim për të kërkuar Beyoncé. Ai e shprehu dëshirën për të punuar me Michael, por oraret e tyre nuk u përputhën kurrë.

Kështu, është e rëndësishme të jemi skeptikë ndaj informacionit në mediat sociale dhe të verifikojmë burimet para se të besojmë ose të shpërndajmë informacion të tillë./ TAR

The post Tuneli i gjendur në shtëpinë e Diddy-t lidhej me shtëpinë e Michael Jackson? appeared first on iconstyle.al.

Skandali P Diddy dhe abuzimet seksuale, Heidi rrëfen historinë e ngjashme

By: gaze tare
5 October 2024 at 23:14

Mbrëmjen e sotme ka startuar emisioni “Goca dhe Gra”. Në puntatën e sotme nuk ka mbetur pa u diskutuar dhe skandali i P.Diddy-t i cili dhe në vendin tonë është përfolur tepër shumë qoftë nga figura publike dhe jo vetëm.

Një prej moderatoreve të programit “Goca dhe Gra”, Heidi Baci, ka rrëfyer një histori të ngjashme me atë të skandalit të manjatit të hip hop-it.

Ajo tha se në shtetin fqinj, Itali, një biznesmen që organizonte parti akuzohet për abuzim seksual në të njëjtën mënyrë.

“Është pak e vështirë që një vip të shkojë në një club dhe të mos e dijë se si është atmosfera atje. Më duket e çuditshme që ta vip-a kanë shkuar dhe sot thonë nuk e dinim se si ishte. Është fare e lehtë të kuptosh situatën.

Për mendimin tim është një gjë që ndodh rrugës, degradon situata, droga, alkooli. Të gjithëve besoj ju ka rastisur. Në Itali ka pasur skandale, të një biznesmeni. Aty është parë vërtetë degradimi. Nga një parti normal, ka arritur në abuzim seksual të dy vajzave minorene”, tha Heidi Baci.
 

The post Skandali P Diddy dhe abuzimet seksuale, Heidi rrëfen historinë e ngjashme appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Mamaja e Selena Gomez flet për lindjen e së bijës: U rritëm bashkë!

By: gaze tare
5 October 2024 at 22:22

Mamaja e Selena Gomez ka folur për lindjen e Selenës, duke pranuar se ato ‘u rritën’ së bashku.

Mandy Teefey, 47 vjeç, nëna e Selenës dhe motrës së saj më të vogël, Gracie, u shfaq si një nga nënat në  numrin e grave të vitit të Glamou .

Mandy, e cila është edhe partnerja e biznesit të 31-vjeçares, iu bashkua Donna Kelce, Tina Knowles dhe Maggie Baird, ku ata ndanë atë që duhej për të rritur disa nga të rinjtë më të suksesshëm të ditëve të sotme.

Në këtë numër, Mandy foli për shtatzëninë e saj në adoleshencë, duke pranuar se “nuk e kishte idenë se çfarë të priste” kur lindi Selenën në moshën 16-vjeçare.

 “Është pothuajse sikur të jemi rritur bashkë”, tha ajo ëmbël. 

The post Mamaja e Selena Gomez flet për lindjen e së bijës: U rritëm bashkë! appeared first on iconstyle.al.

Zbuloni arsyet pse gjithnjë ndjeheni të uritur

By: gaze tare
5 October 2024 at 22:06

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas here, nuk është normale që të ndodhë shpesh.

Prandaj, nëse arrijmë në këtë situatë, duhet të kemi parasysh se mund të përballemi me një nga arsyet e shpjeguara më poshtë.

Pabarazitë hormonale

Një nga faktorët pas kësaj ndjesie mund të jetë çekuilibri hormonal. Ghrelin dhe leptina luajnë një rol vendimtar në stimulimin e urisë dhe ngopjes, respektivisht. Një çekuilibër në këto hormone mund të shkaktojë ndjenjën e urisë, edhe pas ngrënies. Gjendje të tjera si pengesat gastrike, urthi dhe ulçera peptike mund të shkaktojnë ngopje të hershme, duke ju lënë të uritur pavarësisht se keni ngrënë.

Ankthi, një ndjenjë e ngjashme

Një nga shkaqet që mund t’ju bëjë të mendoni se jeni të uritur është ankthi. Shumë njerëzve u ndodh kur e gjejnë veten në situata që krijojnë ankth. Kjo mund të shkaktojë konsum të lartë të ushqimit, gjë që mund të çojë në shtim në peshë dhe një marrëdhënie të dobët me ushqimin

Mbajtja e një diete të ekuilibruar të pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për trupin tonë është thelbësore për t’u ngopur në momentet e nevojshme dhe që ushqimi të ketë efektin e dëshiruar.

The post Zbuloni arsyet pse gjithnjë ndjeheni të uritur appeared first on iconstyle.al.

“Sot do të ishte 17 vjeç.”, Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës

By: gaze tare
5 October 2024 at 20:26

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij.

17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.

Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.

Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.

The post “Sot do të ishte 17 vjeç.”, Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës appeared first on iconstyle.al.

Familja e Tupac punëson një avokat për të hetuar nëse Diddy lidhet me vdekjen e tij

By: gaze tare
5 October 2024 at 19:38

Familja e të ndjerit Tupac Shakur ka punësuar avokatin e Nju Jorkut Alex Spiro për të hetuar një lidhje të dyshuar midis vdekjes së reperit dhe Sean “Diddy” Combs.

Shakur ishte 25 vjeç kur u qëllua dhe u vra duke vozitur në Las Vegas në shtator 1996. Reperi legjendar përfundimisht iu nënshtrua plagëve gjashtë ditë më vonë më 13 shtator 1996.

Ish-udhëheqësi i bandës  Duane “Keefe D” Davis  u arrestua në shtator 2023 dhe akuzohet për vrasje me një armë vdekjeprurëse në lidhje me sulmin. Davis, gjyqi i të cilit fillon në mars 2025, ka pohuar më parë se Combs i ofroi atij 1 milion dollarë për të qëlluar në Shakur.

Që atëherë, lidhja e supozuar mes të dyve është shfaqur në kulturën pop, më së fundmi në bashkëpunimin e Eminem me JID në vitin 2024, “Fuel”, në të cilin ai shprehet: “Vdekja e Notorious BIG ishte efekti domino i vrasjes së Tupac, si pëlhura e fytyrës, e cila është a duhet ta pastroj orën tjetër? Puff’s? “Derisa të jetë në prangat e policisë, fajtor, a do të ngrihet ai?”

Në vitin 2008, Diddy mohoi çdo lidhje me sulmin e Tupac. “Historia është një gënjeshtër,” tha manjati i hip-hopit në një deklaratë, pas një raporti nga Los Angeles Times që raportonte se bashkëpunëtorët e Diddy ishin përgjegjës për incidentin. “Është përtej qesharake dhe krejtësisht e rreme. As (reperi i ndjerë Notorious BIG) dhe as unë nuk kemi pasur dijeni për ndonjë sulm para, gjatë apo pas ndodhjes. Jam i tronditur që Los Angeles Times do të ishte kaq e papërgjegjshme sa të publikonte një histori kaq të pabazë dhe krejtësisht të pavërtetë.”

Dikur një nga figurat më të fuqishme dhe me ndikim në muzikë, Combs u padit nga prokurorët federalë  muajin e kaluar me akuza të shumta që pretendojnë se ai ishte kreu i një operacioni masiv kriminal për dekada që synonte të kënaqte nevojën e tij për “kënaqësi seksuale”. Deri më tani, 12 viktima kanë paraqitur raste të abuzimit seksual civil kundër Combs gjatë vitit të kaluar.

The post Familja e Tupac punëson një avokat për të hetuar nëse Diddy lidhet me vdekjen e tij appeared first on iconstyle.al.

Lindi në avion, foshnja merr udhëtime falas për gjithë jetën

By: gaze tare
5 October 2024 at 18:37

EgyptAir i ka dhuruar një biletë falas për gjithë jetën një foshnjeje të sapolindur, e cila lindi gjatë një fluturimi nga Kajro drejt Doualas, Kamerun.

Mediat egjiptiane raportuan të shtunën se një grua nga Kameruni ka lindur gjatë fluturimit MS887 të EgyptAir, i cili po operonte me një avion Boeing 737-800. Linja ajrore njoftoi se pasagjeri i papritur do të marrë bileta falas për gjithë jetën si një dhuratë të veçantë. “Ekuipazhi i kabinës së EgyptAir ndihmoi pasagjeren në lindjen e foshnjës gjatë fluturimit. Pas lindjes së suksesshme, ekuipazhi ofroi të gjithë ndihmën e parë të nevojshme për nënën dhe të sapolindurin,” thuhet në raporte.

Fluturimi bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Kufra në jug të Libisë, ku ishin bërë marrëveshje me autoritetet libiane për të pritur nënën dhe foshnjën dhe për t’i transferuar në Spitalin Kufra për kujdes të mëtejshëm.

Pas konfirmimit se të dy ishin në gjendje të mirë shëndetësore, fluturimi vazhdoi udhëtimin e tij drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Doualas në Kamerun.

The post Lindi në avion, foshnja merr udhëtime falas për gjithë jetën appeared first on iconstyle.al.

5 tetor, Dita Botërore e Mësuesve

By: gaze tare
5 October 2024 at 17:55

Dita Botërore e Mësuesve 2024: Mësuesit janë prindërit tanë të dytë. Ata na duan, na ushqejnë, na udhëheqin dhe na japin mençuri. Ata na mësojnë aftësitë dhe vlerat që na nevojiten për të lundruar nëpër jetë në fazat e mëvonshme. Me mësimet e tyre, ne mund të kapërcejmë çdo pengesë që na del përpara. Çdo vit, Dita Botërore e Mësuesve festohet për të nderuar mësuesit që na mësuan bazat e jetës dhe që thyen barrierat e një klase dhe na mësuan se si të bëjmë jetën.

Çdo vit, Dita Botërore e Mësuesit shënohet më 5 tetor. Këtë vit, dita e veçantë bie të shtunën.

Dita Botërore e Mësuesve 2024: Tema
Tema e Ditës Botërore të Mësuesve të këtij viti është – Vleresimi i zërave të mësuesve: drejt një kontrate të re sociale për arsimin. Sipas faqes zyrtare të UNESCO-s, Dita Botërore e Mësuesit sivjet do të përqendrohet në “urgjencën e thirrjes dhe vëmendjes ndaj zërave të mësuesve për të adresuar sfidat e tyre, por, më e rëndësishmja, për të njohur dhe përfituar nga njohuritë dhe kontributet e ekspertëve që ata sjellin në arsim.”

The post 5 tetor, Dita Botërore e Mësuesve appeared first on iconstyle.al.

❌
❌