Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryeministri Rama: Librat falas, mbështetje për familjet

By: V K
6 September 2024 at 09:55

Këtë vit, më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas, falë një buxheti prej mbi 9 milionë dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale momente nga shpërndarja e librave falas, nismë që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.

“Me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet”, u shpreh Rama.

Nga ana e tyre prindërit vlerësuan se nisma e librave falas është një lehtësim për buxhetet e tyre familjare.

“Jam prind i dy fëmijëve binjakë dhe përtej misionit tim si mësuese kam ardhur sot në rolin e prindit për të bërë tërheqjen e librave. Falënderojmë për nismën që është marrë për librat falas sepse është një lehtësim i madh për buxhetin tonë familjar”, u shpreh një prind.

Po ashtu, falë kësaj nisme 12 500 nxënës të gjimnazeve marrin librat falas.

“Jam e kënaqur pasi im shoq gëzon statusin e Kemp-it dhe të tre fëmijët çdo vit i kanë marrë librat falas. I kam ruajtur dhe çdo vit i kam sjellë që t’i marri dikush”, u shpreh një tjetër prind.

Janë rreth 227 mijë nxënës nga klasa I deri në klasën IX që do të pajisen me tekste falas dhe rreth 12,500 nxënës nga klasa e dhjetë, deri në klasën e dymbëdhjetë që i përkasin kategorive të caktuara të cilët përfitojnë mbështetje për tekstet falas.

Ky program i mbështetjes së librave falas, është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

Shpërndarja e librave, do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

The post Kryeministri Rama: Librat falas, mbështetje për familjet appeared first on Albeu.com.

Nis shpërndarja e teksteve shkollore/ Kryeministri Rama: Mbi 238 mijë nxënës përfitojnë libra falas

By: V K
27 August 2024 at 08:29

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, shkruan se më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm, do të marrin libra falas me nisjen e vitit të ri shkollor.

Sipas kreut të shtetit, kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor.

Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

The post Nis shpërndarja e teksteve shkollore/ Kryeministri Rama: Mbi 238 mijë nxënës përfitojnë libra falas appeared first on Albeu.com.

Beteja për të fituar implantin koklear falas

By: FAKTOJE
20 August 2024 at 16:00

Autore: Afize Nelaj, studente 

Prindërit e Giselit e kuptuan se ai kishte probleme me dëgjimin vetëm kur mbushi dy vjeç. Pas një vizite në poliklinikë e Pogradecit, për një kontroll më të specilizuar ata ju drejtuan shërbimit ORL në spitalin qëndror Nënë Tereza në Tiranë . Mjekët konfirmuar frikën e tyre, Giseli vuante nga humbja e dëgjimit- Hypoacusia.

Dy vjeçari kishte nevojë për implantin koklear, një pajisje që mund t’ju rikthejë dëgjimin e dobishëm personave me humbje të rënda ose të thella të dëgjimit (shurdhim nervor), implantohet në fëmijët që kanë shurdhësi të thellë dhe nuk përfitojnë më nga asnjë ndihmesë tjetër dëgjimi. 

Ky shërbim ofrohet falas dhe në të tilla raste, mjekët rekomandojnë që implanti të vihet deri në moshën 4 vjeçare. 

Por, labirinthi i procedurave administrative dhe shëndetësore bëri që Giseli të mos përfitonte në kohën e duhur aparatin që përmirëson dëgjimin. Pas një procesi gjyqësor administrativ dhe civil, drejtësia vendosi që mjekët t’i mundësonin pajisjen e dëgjimit kur Giseli ishte 7 vjeç.

I mituri, në bashkëpunim me përfaqësuesit ligjor të Komitetit Shqiptar të Helsinkit mundën t’a fitonin gjyqin. 

Por shkak të vonesës, problemi në dëgjim u shtua, dhe rrjedhimisht Giseli shfaqi probleme edhe në të folur. Ndaj, krahas impiantit falas, familja u dëshmpërblye pasi institucionet përgjegjëse, u gjobitën me masën 6.838.590 lekë (të reja) për dëmin e shkaktuar.

32 ndërhyrje falas në 5 vite

Historia e Giselit nuk është një rast i izoluar. Pranverën e vitit 2021, B.M mamaja e një foshnje të porsalindur i rrëfeu mjekës pediatre shqetësimin e saj. Me kalimin e javëve të para, nëna e djalit kuptoi se foshnja nuk reagonte ndaj zhurmave. 

“Mjekja pediatre më tha të prisja gjashtë muaj pasi në këto muaj fëmijët nuk reagojnë nga zhurmat. Pas gjashtë muajsh, ju drejtuam ORL-së, ku mjekja më tha që duhet të vija përsëri pas një viti sepse sipas saj djali mund të ishte autik. Fëmijët shurdh në spitale quhen ‘budallenj’, kështu ma kanë quajtur djalin edhe në praninë time”, rrëfen e ema e djalit të vogël. 

Të dëshpëruar për të mësuar të vërtetën, prindërtit e djalit të vogël shkuan në Itali.

“Pas vizitave atje, mësova se djali nuk mund të dëgjonte dhe për pasojë nuk reagonte nga zhurmat.” -tregon ajo.

Kur u kthyen në Tiranë, çifti nisi të interesohej për ndërhyrjen e implantit koklear, sipas rekomandimit të mjekëve italianë. 

“Përpara ndërhyrjes djali duhet të bënte rezonancën magnetike, por mjeku përgjegjës thjesht na tha; ‘Nuk dua t’jua bëj, nuk më bie mendja kush jeni’. Pas shumë vajtje-ardhjesh dhe pa asnjë zgjidhje, qoftë nga Fondi, qoftë nga spitali, shkuam në Gjermani dhe e kryem ndërhyrjen atje falas.” – tregon B.M.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2020 e deri në gjysmën e parë të këtij viti, 32 fëmijë kanë përfituar implante kokleare falas në shtet.

“Ju informojmë se në shërbimin ORL, QSUNT nuk ka listë pritjeje për implantim.”- thekson shërbimi i O.R.L-së pas një kërkese për informacion.

Prapavijë

Në vitin 2012, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Petrit Vasili shprehej se po rishikoheshin fondet e buxhetit të shtetit për të mundësuar ndërhyrjen krirugjikale falas për fëmijët që nuk dëgjojnë. 

Por ndërhyrjet e para falas u kryen pas pesë vitesh dhe jo nga shteti, por falë një donacioni të huaj. Në vitin 2017, pranë shërbimit të ORL-së në Qendrën Spitalore ‘Nënë tereza’ u realizuan tre ndërhyrjet e para kirurgjikale për vendosjen e implanteve koklear tek tre fëmijë me probleme të thella dëgjimi. 

Më tej, ky shërbim u zyrtarizua falas në tetor të vitit 2020, ku për herë të parë në vendin tonë 5 fëmijë nga mosha 2 deri në 7 vjeç mundën të përfitonin nga kjo paketë me financim të plotë nga shteti.

Nisur nga ky premtim, familja e Giselit pasi nuk gjeti zgjidhje për 2 vjet, ndërmori një betejë ligjore të përfaqësuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Padia e ngritur, bazohej në Vendimin e Këshillit të Ministrave, që miraton një sërë paketash shëndetësore që financohen nga shteti. Garantimi falas i shërbimit të implantit koklear është pjesë e kësaj VKM-je.

Kostoja totale e këtij shërbimi, arrin vlerën 290 mijë lekë nga të cilat 270 mijë janë për impiantin dhe 20 mijë si kosto për ndërhyrjen kirurgjikale. Kjo paketë është një nga ndërhyrjet më të shtrenjta që rimbursohet nga shteti.

Institucionet e ngarkuara janë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe QSUT “Nënë Tereza”.

E gjithë procedura që nga buxhetimi e deri tek konsultat e vizitat që duhet të kryejë fëmija përpara ndërhyrjes, janë të pasqyruara në Regjistrin Kombëtar të Paketave të Shërbimeve Shëndetësore – që administrohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 

Në rastin e Giselit, Fondi nuk kishte përmbushur detyrimin administrativ edhe pse kishte në përgjegjësi vendimin e konsultës, formularin që tregon se fëmija kishte nevojë urgjente për këtë ndërhyrje dhe regjistrimin e të miturit në Regjistrin Kombëtar të Paketave.

Nga ana tjetër, Ministrisa e Shëndetësisë dhe QSUT kanë detyrimin e gjetjes së implantit koklear dhe realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale. Po edhe këto institucione nuk e ndihmuan Giselin.

The post Beteja për të fituar implantin koklear falas appeared first on Faktoje.al.

❌
❌