Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Zbuloni arsyet pse gjithnjë ndjeheni të uritur

By: gaze tare
5 October 2024 at 22:06

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas here, nuk është normale që të ndodhë shpesh.

Prandaj, nëse arrijmë në këtë situatë, duhet të kemi parasysh se mund të përballemi me një nga arsyet e shpjeguara më poshtë.

Pabarazitë hormonale

Një nga faktorët pas kësaj ndjesie mund të jetë çekuilibri hormonal. Ghrelin dhe leptina luajnë një rol vendimtar në stimulimin e urisë dhe ngopjes, respektivisht. Një çekuilibër në këto hormone mund të shkaktojë ndjenjën e urisë, edhe pas ngrënies. Gjendje të tjera si pengesat gastrike, urthi dhe ulçera peptike mund të shkaktojnë ngopje të hershme, duke ju lënë të uritur pavarësisht se keni ngrënë.

Ankthi, një ndjenjë e ngjashme

Një nga shkaqet që mund t’ju bëjë të mendoni se jeni të uritur është ankthi. Shumë njerëzve u ndodh kur e gjejnë veten në situata që krijojnë ankth. Kjo mund të shkaktojë konsum të lartë të ushqimit, gjë që mund të çojë në shtim në peshë dhe një marrëdhënie të dobët me ushqimin

Mbajtja e një diete të ekuilibruar të pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për trupin tonë është thelbësore për t’u ngopur në momentet e nevojshme dhe që ushqimi të ketë efektin e dëshiruar.

The post Zbuloni arsyet pse gjithnjë ndjeheni të uritur appeared first on iconstyle.al.

Reshjet në Malin e Zi/ Analisti: Situatë e vështirë dhe në qytetet bregdetare, Budva po përmbytet për herë të tretë

By: lia rda
5 October 2024 at 16:45

Edhe në Malin e Zi, situata nga reshjet paraqitet e vështirë për shkak të reshjeve të denduara të shiut. Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati.

Lidhur me këtë ka folur për “Faqja 4”, në një lidhje me Skype, analisti Sami Flamuri, i cili ka thënë se reshjet kanë prekur dhe vendet bregdetare, si Budva, e cila është hera e tretë që përmbytet.

Ai pranoi se ka pasur dhe problematika të tjera, si bujqësia, pasi uji është në nivele të larta.

“Vërshimet që ndodhën mbrëmë në Mal të Zi ishin kryesisht në Veri-Perëndim të Malit të Zi. Reshjet e dendura i kanë ndryshuar rrugët tek këto vende. Edhe në Podgoricë ishte vështirësuar gjendja për shkak të reshjeve. E njejta gjë ishte dhe për qytetet bregdetare, si në rastin e Budvës, që është hera e tretë që po përmbytet për shkak të reshjeve. Gjithashtu dhe në Tivar, ku u shkatërrua një monument, në bulevard.

Ka pasur problematika, edhe në bagëti dhe pamundësia që njerëzit t’i prekin, pasi uji është në nivele të larta. Këto reshje janë jashtë të zakonshmes, por paralajmërimet kanë qene dhe institucionet kanë qenë të papërgatitura”.

Sa i përket gjendjes së rrugëve, Flamuri tha: “Rruget kryesore janë të kalueshme në Mal të Zi, por do i lutesha qytetarëve të kenë kujdes dhe të vozisin ngadalë, për shkak të lagështirës”./abcnews.al

Prokurori Xhemal Saliaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

By: Ela
5 October 2024 at 09:48

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u përball të premten më 4 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dhe shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Saliaj po kryhet nga trupa e KPk e kryesuar […]

The post Prokurori Xhemal Saliaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

4 October 2024 at 20:16

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri në një debat në njërin nga televizionet në Kosovë më 03.10.2024, deri sa po diskutohej edhe për çështjen e veriut u drejtua me pyetjen  “çka nëse nuk kishin ndërhy forcat e Kosovës qato që i kemi në rastin e Banjskës dhe të kishim pritë që NATO me na nxjerrë nga situata?”. 

Vokrri vazhdoi deklarimin e tij duke thënë se nëse do të ishte për KFOR-in, kufiri i Kosovës do të vendosej ose në Vushtrri ose në Mitrovicë apo edhe diku tjetër.

“Tash sikur të ishim bazu në vullnetin e ndonjë komandanti të këtyre trupave të KFOR-it na ishim kanë tu negociu ku po e lëmë kufirin a në Vushtrri a në Mitrovicë apo ku, pra ka qenë gjaku i Afrim Bunjkaut dhe sakrifica e vetëmohimi i kolegëve të tij dhe jo i ushtarëve të NATO-s të pranishëm që kanë qenë aty”, tha në Context në ATV, Vokrri.

Tutje ai ngriti dyshimet nëse KFOR ishte apo jo në dijeni se brenda territorit të Kosovës u futën automjete të blinduara e arsenal armësh ushtarake.

“Të hyjnë 24 xhipa e mjete të blinduara e gjithë ai arsenal ushtarak e paramilitar aty e s’ka ditë asgjë asnjë vëzhgues i NATO-s. Çka po du me thanë është që nëse lëshohemi në atë mendësinë që s’ka nevojë me u brengosë askush për shtetin tonë as për sigurinë se i ka tjetër kush ato punë, e po i presim e këqyrim ata se çka po bëjnë me ne, sa ja vlen me jetu ashtu tek e fundit”, shtoi Vokrri.

Në lidhje me këtë çështje, KALLXO.com ka kërkuar edhe një sqarim nga ana e KFOR-it.

Të njëjtit në një përgjigje kanë thënë se qëndrimi për ngjarjet e ndodhura në Banjska është një çështje publike dhe ka qenë transparente dhe konsistente gjatë gjithë kohës.

“Ajo që ndodhi në Banjska ishte e papranueshme dhe ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR ka thënë se ishin në gjendje gatishmërie për mbështetje të Policisë së Kosovës në ngjarjet e shtatorit të vitit 2023 konkretisht në rastin Banjska.

“Ngjarjet në Banjskë panë një bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet Policisë së Kosovës, misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it, respektivisht si reagues i parë, i dytë dhe i tretë i sigurisë. Policia e Kosovës udhëhoqi reagimin e menjëhershëm në terren, ndërsa KFOR-i dhe EULEX-i ishin të pranishëm dhe të gatshëm për të ofruar mbështetje, nëse kërkohet”, thuhet tutje në përgjigje.

Gjithashtu KFOR tha se reagimi efektiv i Policisë së Kosovës parandaloi çdo përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës dhe ndihmoi në stabilizimin e shpejtë të situatës në zonë.

Tutje të njëjtit kanë thënë sërish se për shkak të situatës gjatë vitit 2023 KFOR-i ka rritur praninë e tij në Kosovë me rreth 1 mijë trupa shtesë nga rezervat.

“Ne kemi katërfishuar praninë tonë në veri dhe kemi trefishuar patrullimet, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Ata ishin hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së në mënyrë efektive, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas tyre ky ka qenë edhe përforcimi më i madh i kontingjentit të KFOR-it në Kosovë në një dekadë dhe se kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen.

Fillet e planit që dështoi

13 tetor 2021 është data që shënon fillet e organizimit për sulmin terrorist në Banjskë. Të paktën kështu është thënë nga organet e drejtësisë në Kosovës.

Dyshimet e bazuara në dëshmi të fuqishme të Prokurorisë Speciale tregojnë se gjithçka filloi gjatë një takimi të mbajtur në Rashkë të Serbisë, ku pjesëmarrës në takim ishin edhe udhëheqësit shtetëror të Serbisë– përfshirë këtu presidentin serb, Aleksandar Vuçiq

“Sa herë tjetër do të mbrohemi deri në fund, deri në vdekje” – kështu është cituar Radoiçiq në aktakuzën e Prokurorisë, e që ky fjalim është vlerësuar se është kërcënues për organet e sigurisë në Kosovë.

Fjalimi i shkurtër i Radoiçiq, sipas aktakuzës, lë të kuptohet se ai e ka rolin kyç në udhëheqjen e grupeve kriminale që veprojnë në pjesën veriore.

Në këtë takim, organet e drejtësisë thonë se Radoiçiq e Vladimir Radivojeviq me pseudonimin “Mami” kërkuan edhe armatosjen dhe fillimin e rezistencës së armatosur kundër institucioneve të Kosovës në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Hetimet e bëra në Kosovë dëshmuan se që nga viti 2021 e deri në shtator të 2023-ës, Radoiçiq e të tjerët planifikuan në detaje se si do të zhvillohej sulmi terrorist.

Dëshmitë, edhe të vizualizuara, tregojnë se grupi në fjalë përpos komunikimeve e takimeve që kishin me njëri-tjetrin për t’u bërë gati për sulm, edhe kryen ushtrime ushtarake në zona malore të Serbisë.

Plani i mirëmenduar për të marr nën kontroll veriun nuk iu zgjati shumë, videot që u bën publike treguan se të uniformuar dhe një-pas-një pjesëtarët e grupit u larguan nga Kosova.

Tre prej anëtarëve të grupit terrorist u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes Policisë dhe sulmuesve, teksa tre të tjerë u arrestuan, e të njëjtët vazhdojnë të jenë në paraburgim.

Minutë pas minute – si u mblodh grupi terrorist

Më 24.09.2023 rreth orës 02:09 dyshohet se filloi gjithçka, disa pamje që janë marrë nga një biznes në fshatin Joshevik vërtetojnë kohën e fillimit e të realizimit të planit.

Në orën e lartcekur u identifikuan dy kamionë duke hyrë në fshatin Banjskë e që kamionët më pas u përdorën nga grupi për të formuar barrikadën para fillimit të sulmit.

Pak minuta më pas, Policia e Kosovës kishte pranuar edhe informatën se ura ishte bllokuar. Në ato momente niset njësiti i policisë. Më pas me automjete të blinduara nisen edhe ekipe të tjera për në vendin e ngjarjes, ndërsa pas kësaj vjen edhe sulmi ndaj automjetit të blinduar të policisë me armë të kalibrit të rëndë.

Pamjet tregojnë se grupi terrorist para se të bllokonte rrugën te ura e Banjskës ka monitoruar vendin dhe automjetet.

Një automjet i tipit “Mercedes” kishte monitoruar rrugën kryesore nga udhëkryqi i Zherovinës deri tek rrethi  “Fontanës” në Banjskë. E më pas rreth orës 01:50 ishte ndaluar dhe nga vetura kishin dalë grupi i parë i personave të armatosur, në pjesën e epërme të Manastirit, të cilët shkojnë në drejtim të bujtinës.

Pas disa minutave vetura largohet, ndërsa një tjetër veturë – “Jeep Cherockee” me ngjyrë të kaltër ka monitoruar pjesën e kufirit deri te rrethi i Banjskës.

Këto dy vetura më pas largohen nga fshati Banjskë në drejtim të udhëkryqit në rrugën kryesore që lidh Zveçanin me Leposaviqin apo në drejtim të fshatit Zherovnicë.

Automjeti i tipit “Mercedes” është vërejtur se ka pasur lëvizje të vazhdueshme përgjatë datave 23 dhe 24 shtator 2023.

Një pjesë e grupit të armatosur sipas dosjes ka arritur në Bujtinë në orën 01:59 të datës 24.09.2023.

Vetura “Mercedes” që kishte dërguar grupin në Banjskë në bazë të të dhënave, pra regjistrimit dhe pamjeve të pikë kalimit kufitar Jarinje, ishte  larguar nga Kosova në drejtim të Serbisë në ora 17:32 me datë 25.09.2023.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar hetuesia për veturën e dytë, atë të llojit “Jeep” shihet se në ditën kritike, rreth orës 02.11, ai bën disa lëvizje te ura e fshatit e cila ishte e bllokuar, e më pas largohet përfundimisht nga Banjska.

Vetëm pak minuta më pas, sipas dosjes, tre persona shihen në pamje të veshur me rroba civile duke u nisur nga ura në drejtim të fshatit. Të njëjtit pretendohen se kanë qenë vozitësit e kamionëve që u shfrytëzuan si barrikadë.

Në bazë të verifikimeve, vozitësi i veturës “Jeep” ishte Milan Nedelkoviq i cili kishte hyrë në Kosovë më datë 23.09.2023 në orën 18:22, ndërsa ishte larguar nga Kosova nga pika kufitare Jarinje më 24.09.2023 në orën 19:47.

Në orën 02:39 të 24 shtatorit 2023, pamjet dëshmojnë se në Banjskë u panë persona të uniformuar deri sa lëviznin. Në të njëjtën kohë pretendohet edhe se u bë njoftimi i njësive të policisë për bllokimin e urës.

Në ora 03:31, prokuroria thotë se në bazë të pamjeve ka arritur që të dëshmojë se ka ardhur edhe pjesa tjetër e grupit që iu printe Millan Radoiçiq. Nga ora 03:46 e tutje në pamje që ka në dorë Prokuroria Speciale, shihen pjesëtarët e grupit të armatosur rëndë dhe të uniformuar të cilët sulmojnë zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes te ura e fshatit dhe më pas tentojnë të rigrupohen përsëri te Manastiri i Banjskës për të vazhduar më pas sërish sulmet ndaj policisë.

Në ora 04:19 të ditës kritike, në pamje që ka prokuroria shihet se edhe një pjesë e grupit me automjete bashkëngjitet te Manastiri.

Veturat lëvizin kohë pas kohe bashkë me pjesëtarët e grupit pas sulmit që ishte kryer ndaj njësitit në të cilin bënte pjesë edhe rreshteri që u vra, Afrim Bunjaku. /Kallxo.com/

The post Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje appeared first on Telegrafi.

Zbulimi/ Krijohet për herë të parë harta e trurit të një të rrituri

By: user 6
3 October 2024 at 23:55

Si është i ndërtuar truri i një njeriu të rritur? Tani dimë diçka më shumë. Falë inteligjencës artificiale, është realizuar harta e parë e plotë e këtij organi me të gjitha lidhjet e tij, neuron më neuron. Ajo tregon “instalimin” e trurit të mizës së frutave, një nga modelet e kafshëve më të përdorura në kërkimet biomjekësore.

Ky është konsideruar një rezultat vendimtar për neuroshkencën, të cilës revista “Nature” i ka kushtuar kopertinën e saj. Ky hap përpara është bërë nga konsorciumi kërkimor FlyWire i udhëhequr nga Universiteti Amerikan i Princeton, i cili përfshiu pothuajse 300 studiues nga 76 laboratorë në mbarë botën.

Kjo është hera e parë që krijohet një hartë e plotë e lidhjeve të një truri të rritur të një kafshe të aftë për të ecur dhe parë, siç është miza e frutave. Organi i tij i trurit, edhe pse shumë më i thjeshtë se ai i njeriut përbëhet nga 140 000 neurone dhe mbi 50 milionë sinapse. Më parë, ishte krijuar vetëm lidhja e organeve shumë më të vogla të trurit, si ajo e larvës së mizës së frutave (e cila ka 3016 neurone) dhe ajo e krimbit nematod (me 302 neurone).

Il connettoma cerebrale del moscerino della frutta è il cervello più  complesso mai mappato

Hulumtuesit përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mbi 100 terabajt të dhëna të marra nga skanimi i trurit të një mize femër, të prerë në shtatë mijë feta secila vetëm 40 nanometra të trasha, në një mikroskop elektronik.

Studimi i 21 milionë imazheve lejoi shkencëtarët të identifikonim më shumë se 8 400 lloje qelizash, nga të cilat 4 581 ishin të panjohura deri më tani. 0.5% e neuroneve u zbulua gjithashtu se kishin ndryshime zhvillimore që mund të shkaktojnë lidhje të gabuara.

Questo è il cervello di un moscerino della frutta: 130 mila cellule e 50  milioni di connessioni

“Këto rezultate vendosin themelet për aplikimin e këtyre metodave të hetimit dhe analizës së të dhënave në trurin më kompleks: po i referohem për shembull atij të miut, ndërsa besoj se është ende herët për të menduar për hartimin e trurit të njeriut”,tha Albrecht Haase, profesor i asociuar i Departamentit të Fizikës të Universitetit të Trentos. ©LAPSI.al

The post Zbulimi/ Krijohet për herë të parë harta e trurit të një të rrituri appeared first on Lapsi.al.

Angelina Jolie mesa duket konfirmon lidhjen me të dashurin e përfolur

By: D Marku
3 October 2024 at 17:54

Angelina Jolie, së fundmi është parë në disa evente me të dashurin e saj të përfolur, 40 vjeç. Ajo mesa duket e ka konfirmuar se ka gjetur një dashuri të re. Duket se ajo është gati t’i japë dashurisë një tjetër shans me reperin Akala, i cili është më i ri se ajo. Aktorja mesa duket e ka konfirmuar lidhjen e saj me të përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Daily Mail, Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompaninë e saj Atelier Jolie gjatë fundjavës në New York City.

Faqja zyrtare në Instagram e kompanisë së Jolie ka postuar një galeri fotografish dhe në një prej imazheve shfaqet reperi 40-vjeçar.

Rikujtojmë se thashethemet për lidhjen e tyre u ndezën fillimisht kur këngëtari iu bashkua Jolie dhe vajzave të saj në Festivalin Letrar Calabash në Xhamajka, në maj 2023.

Një dëshmitar okular thuhet se pohoi se në atë kohë Akala ishte “shumë mbrojtës ndaj tyre”. E njëjta media raportoi se aktorja ndezi përsëri spekulimet për lidhje me Akala-n kur u panë duke dalë nga një hotel në Itali gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në gusht 2024.

Përveç kësaj, In Touch raportoi gjithashtu se çifti i përfolur ishte takuar privatisht me njëri-tjetrin prej më shumë se një viti.

The post Angelina Jolie mesa duket konfirmon lidhjen me të dashurin e përfolur appeared first on Albeu.com.

Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë pritet të pakësohen deri në 15%

3 October 2024 at 08:45

Kultura e grurit ka qenë një nga drithërat që mbillej më gjerësisht në vend prej fermerëve. Muaji tetor është periudha e mbjelljes së grurit, por sipas përfaqësuesve të kompanive të shitjes së farave dhe agronomëve është në rënie interesi i fermerëve për mbjellje. Vasfi Sherifi, drejtues i kompanisë AGROVAS-SHE, për tregtimin e farave, fidanëve dhe […]

The post Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë pritet të pakësohen deri në 15% appeared first on BoldNews.al.

Ndihmësi ligjor, Roland Agolli përballet me vetingun

By: Ela
3 October 2024 at 08:17

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Roland Agolli u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime të përmbledhura për barrat e provës që i janë kaluar për pasurinë. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut për Agollin […]

The post Ndihmësi ligjor, Roland Agolli përballet me vetingun appeared first on BoldNews.al.

“Është tentuar të sabotohet”, “Politika rrezikon pjesën profesionale”, analistët flasin për gjendjen e krijuar në FSK

2 October 2024 at 19:04

Gjatë ditëve të fundit janë ngritur shqetësime mbi gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Që nga data 1 tetor punëtorët e Qendrës së Studentëve dhe atyre të Shërbimit Korrektues të Kosovës po punojnë edhe në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përgatisin ushqimin për ushtarët.

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj ka theksuar se në rastet ku implikimet politike janë të pranishme, lëshimet dhe gabimet janë pothuajse të pashmangshme, duke rrezikuar kështu profesionalizmin e FSK-së.

“Kur disa gjëra kalojnë në rregull dhe shihet që janë me komplekse. Opinioni duhet ta dijë këtë çështje dhe të informohet drejt. Këtu janë disa lëshime, po i quaj me një term tepër të butë, të cilat janë tepër të ndjeshme edhe për vetë FSK-në dhe për opinion”.

“Më herët e përmenda që janë dy struktura është ajo e FSK-së që e ka pjesën profesionale dhe është kjo e Ministria e Mbrojtjes ku ka implikime edhe politike. Dhe zakonisht aty ku ka implikime politike, ka këso lëshime dhe gabime. Sepse njerëzit e politikës janë mësuar që disa gjera ti bëjnë në një interes të një grupi të ngushtë ose të një individ apo me direktiva nga lart prej politikës. Kjo e rrezikon pjesën profesionale të FSK-së… dhe kjo është për shqetësim. Është fatbardhësi që ka mekanizma që janë kujtesë rezervë që mi evitu këto probleme të mundshme”, ka thënë Gecaj, në “FIVE” të Dukagjinit .

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Drizan Shala theksoi se ka pasur një neglizhencë nga ana e personave përgjegjës dhe kërkoi që ata të sillen para përgjegjësisë penale.

Ai e përshkroi këtë situatë si një sabotazh ndaj strukturave të FSK-së.

“… Ka një neglizhencë. Personat përgjegjës duhet të silleshin para përgjegjësisë penale, sepse mos të harrojmë se FSK-ja është element kushtetuese i Republikës së Kosovës. Dhe një veprim i tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në kuptimin e asaj shpërfaqjes si një kabotazh ndaj FSK-së. Është tentuar të sabotohet përmes këtij elementi. Ndoshta në opinion duket si shumë banal. Por ka një peshë të rëndësishme strukturë e uniformuar brenda FSK-së”, ka thënë Shala. /Dukagjini/

The post “Është tentuar të sabotohet”, “Politika rrezikon pjesën profesionale”, analistët flasin për gjendjen e krijuar në FSK appeared first on Telegrafi.

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo

By: user 8
1 October 2024 at 15:38

Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo. Mësohet se Lulo akuzohet për mosdeklarim ose fshehje pasurie. Dënimi i kërkuar nga SPAK, të pezullohet dhe të konvertohet në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në “Rrugën e Durrësit”.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

The post SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo appeared first on Lapsi.al.

ONM rekomandon ankimin në Kolegj për prokurorin Afrim Shehu

By: Ela
1 October 2024 at 09:24

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM u rekomandoi të hënën më 30 shtator Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Sipas ONM, vendimi i Komisionit është i paqartë dhe duhet kontrolluar në Kolegj. Prokurori Afrim Shehu u konfirmua në […]

The post ONM rekomandon ankimin në Kolegj për prokurorin Afrim Shehu appeared first on BoldNews.al.

Këshilltari ligjor Ervin Xhihani jep shpjegime për pasurinë e prindërve

By: Ela
1 October 2024 at 09:03

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani pranoi të hënën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se ai nuk kishte prova për të rrëzuar barrën e provës mbi pamundësitë financiare të prindërve në krijimin e kursimeve në bankë dhe ndërtimin e një shtëpie, por tha se këto nuk duhej ta penalizonin. “Parimisht […]

The post Këshilltari ligjor Ervin Xhihani jep shpjegime për pasurinë e prindërve appeared first on BoldNews.al.

Shehaj paralajmëron burgosjen e tij: Mund të kem fatin e Salianjit në gjyqin me Gjiknurin

By: Oldi
30 September 2024 at 21:42

Deputeti Agron Shehaj paralajmëroi burgosjen në emisionin “Top Story” në Top Channel, lidhur me çështjen e Ervin Salianjit, i cili që prej ditës së premte vuan dënimin në burgun e Fierit, pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë. Shehaj u shpreh se mund të ketë fatin e Salianjit, pasi vetë demokrati ka një gjyq […]

The post Shehaj paralajmëron burgosjen e tij: Mund të kem fatin e Salianjit në gjyqin me Gjiknurin appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Vëllain trafikant droge në Angli, punonjëses së Shërbimeve Qeveritare i sekuestrohen pasuritë

30 September 2024 at 12:50

Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar pasuritë shtetases Irma Hasani, punonjëses së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, pasi dyshohet se i përkasin vëllait të saj Oltion Hasani, i cili është dënuar në Angli për drogë. Pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Tiranës thotë se ka arritur në konkluzion se pasuritë e Irma Hasanit dhe familjarëve të […]

The post EMRAT/ Vëllain trafikant droge në Angli, punonjëses së Shërbimeve Qeveritare i sekuestrohen pasuritë appeared first on BoldNews.al.

Vjeshta rrit hemorragjitë cerebrale

By: Ela
29 September 2024 at 17:32

Jo vetëm infarktet e zemrës por edhe ato të trurit dhe po ashtu hemorragjitë cerebrale janë rritur, sidomos në këtë periudhë. Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 qytetarë që kanë pësuar hemorragji cerebrale në shërbimin neurovaskular në QSUT. “Sidomos në këtë periudhë ku ka luhatje të temperaturave  rritet numri i tyre. Pasi në verë […]

The post Vjeshta rrit hemorragjitë cerebrale appeared first on BoldNews.al.

Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, Oltian Bistri kërkon zhbllokimin në Gjykatën e Lartë

By: armand
29 September 2024 at 14:46

Ish-shefi i Forcave Operacionale Oltian Bistri dhe familjarët e tij i janë drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkojnë zhbllokimin e pasurive të sekuestruara me urdhër të SPAK. Rekursi pritet të shqyrtohet nga një trupë gjykuese, ndërsa relator i çështjes është caktuar Sokol Binaj. SPAK njoftoi pak muaj më parë  se kishte vendosur […]

The post Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, Oltian Bistri kërkon zhbllokimin në Gjykatën e Lartë appeared first on BoldNews.al.

Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç

17 September 2024 at 15:19

Nënkomisioni i Posaçëm i Ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në organet drejtuese të drejtësisë dështoi sërish të gjente konsensus për emrat që do t’i dërgohen për të votuar Kuvendit për dy vende vakante në KLGJ e KLP duke ia lënë në dorë shortit. Në garë ishin vetëm dy emra për dy vende vakante, Erjon Fejzulla […]

The post Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç appeared first on Reporter.al.

Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, KAS hap kutitë e votimit

22 August 2024 at 15:09

Hapja e kutive të votimit do të bëhet për të verifikuar kopjen e të gjithë regjistrave të posaçëm, procesverbalëve dhe dokumenteve të tjera brenda kutive të votimit, pasi opozita pretendon për parregullsi në zgjedhje. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS, u vu në lëvizje pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që pretendojnë […]

The post Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, KAS hap kutitë e votimit appeared first on Reporter.al.

KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri

20 August 2024 at 16:57

Gjyqtari i Durrësit, Petraq Çurri u shkarkua nga detyra më 12 maj 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ai kishte kryer deklarim të paplotë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij gjatë hetimit administrativ. Qëndrimi jo bashkëpunues dhe dorëzimi të dhënave […]

The post KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri appeared first on Reporter.al.

❌
❌