Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 October 2024Main stream

Punonjësja e policisë përplas për vdekje me makinë këmbësorin në Laç

By: Java News
6 October 2024 at 21:39

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Laç mbrëmjen e sotme, ku një këmbësor është përplasur nga një makinë.

Viktima është 51-vjeçari me iniciale V.H., banues në Kurbin. Këmbësori mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, por fatkeqësisht humbi jetën në spital.

Ndërkohë, makina drejtohej nga një punonjëse e policisë, F.Z. 43 vjeçe. Kjo e fundit ka qenë jashtë orarit të punës kur ndodhi aksidenti.

43-vjeçarja është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

/a.r

Sarandë, 65-vjeçari vritet në oborrin e banesës me shishe qelqi! Arrestohet autori i dehur

By: Java News
6 October 2024 at 21:09

Një 65 vjeçar humbi jetën pasi u godit me shishe qelqi. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, Admir Ferik Beqiri rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gezim Bizioni, rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes’ informoi sot policia e qytetit.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“La Nina”, meteorologët paralajmërojnë dimër më të ftohtë se ai i vitit të kaluar

By: Java News
6 October 2024 at 21:00

Meteorologët paralajmërojnë ditë shumë të ftohta gjatë dimrit që po vjen në disa pjesë të Europës.

Pas të nxehtit përvëlues në verë, disa pjesë të Europës po përballen me temperatura shumë të ulëta.

Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta.

Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata. Europa perëndimore dhe qendrore do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.

Kushtet në perëndim të Afrikës nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit. Kjo po krijon pasiguri të konsiderueshme në modelet e motit dhe po i bën kushtet në Europë të vështira për t’u parashikuar gjatë javëve të ardhshme.

Çfarë është La Nina dhe a do të sjellë një dimër më të ftohtë dhe më të lagësht në Europë?

La Nina është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño. Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.

Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.

La Nina përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit. Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve. Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndërsa largohemi më shumë nga epiqendra në Paqësor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndërpriten më lehtë nga modelet lokale të motit. Kjo i bën efektet e tyre të sakta në Evropë të vështira për t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtësisht të njëjta.

Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme. Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPÇ).

Me këto modele ‘normale’ të motit që ndryshojnë nga ndryshimet klimatike, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë e ardhmja.

PD konfliktuale, eklipson opozitarizmin shqiptar

By: Java News
6 October 2024 at 20:57

Nga Klevis Bakillari

PD identifikohet me rebelimin e rinisë e me themelimin e lirisë demokratike në Shqipëri. Për këtë u krijua. Vazhdimi është një histori që duhej të shkruhej ndryshe! Fatalizëm në fenomenologjinë politike të PD është venitja e dy cilësive të mësipërme. Zhveshja nga keto dy cilësi dhe mbajtja veshur e palltos së vjetëruar politike , e ka bllokuar PD në një konflikt frontal, gjithëpërfshirës, total, me PS. Konflikti i përflaktë fakultativ sëbashku me bashkëautorësinë e vendosjes së ”regullave të lojës” si psh.Kodi Zgjedhor, s’e bën miqësor ambientin opozitar për shtimin e forcave të reja kundër PS.

Zgjerimi artificial i rrezes së konfliktit

me PS dhe rezonanca e gjerë mediatike është një strategji për të mbajtur larg çdo faktor të ri që mund të marrë protagonizëm. Strategjia e intimidimit dhe uzurpimi i lirive të tjetrit janë dy shpata që kanë ndërprerë frymë të reja politike në Shqipëri.

Por nëse bashkëjetesa 30-vjeçare e PD me PS ka sjellë kolaps thuajse fatal tek demokratët, përse s’ka refleksion?! Kur demokratët reflektojnë ,fyhen, kur demoktratët flasin, ua kyçin gojën me frikë, kur demokratët mendojnë, përbuzen dhe kur demokratët veprojnë drejtë, i përzënë. Një PD që ka humbur shumë lidhje kapilare në çdo bashki të vendit dhe një PD që pret me sytë nga qielli , meriton të ndalet këtu. Keqkuptimi se Dielli i PD lind në atë penxhere, është jo vetëm mashtrim por dhe një eklips mbi vetë PD dhe terrenin opozitar shqiptar.

Dhe kjo strategji e limituar në zotërimin e opozitës, i ka dhënë PD një autonomi okupuese, tërësisht të pamerituar. Kjo gjëndje të bën të kuptosh se ata që duhen mundur në momentin më të parë, janë vetë demokratët regresivë. Ky grup që ka fikur vullnetet e rinisë dhe thyer themelet e lirisë në parti.

Konflikti i forte dhe i izoluar PD-PS, le t’i shërbejë qytetarëve për të parë kthjellët, krijuar alternativa të tjera, përtej tymit dhe hirit të PD.

Të rrëzosh një qeveri të pasuruar, nuk është më e ndryshme sesa të rrëzosh një opozitë të pasur.

Prandaj, më mirë një opozitë të re sot sesa një qeveri mot.

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

By: Java News
6 October 2024 at 20:51

Është ndarë nga jeta Sefedin Braho, emër i madh i Luftëtarit të Gjirokastrës, kampion me Partizanin, pjesë e Kombëtares shqiptare.

Ish-sulmuesi i Kombëtares si ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas disa komplikacioneve shëndetësore të shfaqura ditët e fundit.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe driblimit të tij.

Me kombëtaren ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Gjirokastra numëron 400 mijë turistë, të huajt tërhiqen nga historia dhe arkitektura unike

By: Java News
6 October 2024 at 20:42

“Mbi 400 mijë turistë kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin e Gjirokastrës dhe rethinat përreth.”

Të huajt zënë mbi 80% të vizitorëve të këtij viti në Gjirokastër, ndërkohë që harta prej nga vijnë është mjaft e larmishme, nga Europa Perëndimore dhe vendet skandinave deri në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine.

“Jemi nga Gjermania dhe është hera e parë këtu në Shqipëri. Kemi vizituar disa prej qyteteve të Shqipërisë. Na pëlqejnë shumë dhe qytetet me arkitekturën e tyre të mrekullueshme”.

“Vijmë nga Londra dhe është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Kemi parë disa qytete dhe kemi vizituar disa site dhe parqe, të cilat na kanë lënë përshtypje mjaft të mira”.

Vlera të tilla historike dhe ariktekturore si pazari karakteristik, kalaja, komplekset muzeale, dhjetëra banesa të gurta me elementët e tyre të papërsëritshëm zgjojnë interesimin e të huajve, duke e bërë një nder qytetet me 365 ditë turizëm.

Argita drejt politikës? “Të mos angazhohesh është dëmi më i madh”

By: Java News
6 October 2024 at 20:33

Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të diel e ftuar në “Interview” në Euronews Albania ku e pyetur nga Mirela Milori nëse e mendon të futet në politik, ajo tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë për të hyrë në politik.

Ajo tha se edhe në këtë moment kjo gjë nuk ka ndryshuar, por siç u shpreh ajo tha se dëmi më i madh që një njeri mund të bëjë është të mos angazhohet në jetën politike.

“Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani. Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”,-tha Argita Malltezi.

Trump dhe Harris qëndrime të ndryshme për Kinën, analistët: Rreziku nga Pekini është shumë më serioz

By: Java News
6 October 2024 at 20:24

Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump tek ajo e Presidentit Joe Biden. Të dy e kanë konsideruar Kinën si konkurenten më të madhe të Amerikës. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee, dy kandidatët e tanishëm, Harris dhe Trump kanë përqasje disi të ndryshme për marrëdhëniet me Kinën.

trump harris

Megjithëse kanë përplasje për një seri tematikash, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump janë dakort për një çështje: për rrezikun nga Kina.

Robert O’Brien shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare gjatë administratës së ish-Presidentit Trump.

“Mendoj se rreziku që kemi nga Kina është shumë më serioz se nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë”, thotë zoti O’Brien.

Zoti O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me Kinën duke demonstruar forcë.

“Nuk është vetëm fuqia ushtarake. Është fuqia ekonomike. Fuqia diplomatike. Është fuqia e butë dhe ajo kulturore. Kjo i tremb këta kundërshtarë”, tha zoti O’Brien.

Në aspektin ekonomik, administratat e ish-Presidentit Trump dhe ajo e Presidentit Biden kanë përdorur tarifat për t’iu kundërvënë praktikave kineze të mbingopjes së tregut me produkte të lira.

“Kina do ju marrë të gjithë biznesin për shkak të makinave elektrike dhe materialeve që kanë. Ne nuk i kemi”, tha ish-Presidenti Trump.

Ai propozon vendosjen e tarifave deri në 60% ndaj importeve kineze. Nënpresidentja Harris flet gjithashtu për konkurencën SHBA-Kinë.

“Do të sigurohem që ta udhëheq botën drejt një të ardhmeje për hapësirën kozmike dhe inteligjencën artificiale. Që ta fitojë garën Amerika, dhe jo Kina”, tha Nënpresidentja Harris.

“Ajo ka mbështetur disa nga kufizimet për tregtinë të administratës Biden. Por nuk është shumë në favor të tarifave”, thotë Jeremi Suri, nga Universiteti i Teksasit.

Analistët thonë se ish-Presidenti Trump e shikon çështjen si më praktike.

“Do të jetë ndoshta telefonata ime e parë, me Presidentin Xi. Do t’i them se duhet të zbatojë marrëveshjen për të cilën ranë dakord, që të blejnë 50 miliardë dollarë produkte të fermave amerikane. Dhe ju garantoj se ai do t’i blejë”, tha ish-Presidenti Trump.

Në fushën e politikës së jashtme, zoti O’Brien thotë se është e rëndësishme të ndërtohen aleanca me vendet që kanë perceptime të ngjashme.

“Ishte dikur një kohë kur Amerika mund ta përballonte e vetme. Nuk ja dalim dot më të vetëm”, tha zoti O’Brien.

Një ekspert thotë se ish-Presidenti Trump është shkëputur nga politika e jashtme tradicionale republikane për krijimin e aleancave të forta.

“Trump-i nuk është fare për aleancat dhe më tepër shtron pyetjen se çfarë fitojmë ne?”, thotë Richard Murray, Universiteti i Hjustonit.

Ndërsa po shtohet retorika elektorale për konkurencën kineze dhe rreziqet e sigurisë, disa amerikanë kanë frikën se pasojat mund t’i ndjejnë aziatiko-amerikanët dhe kinezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, thotë Steven Pei, i cili emigroi nga Tajvani dhe tashmë punon si profesor universiteti në Shtetet e Bashkuara.

“Mendojnë se e gjithë shoqëria amerikane po përballet me një rrezik nga Kina. Kështu që duhet një reagim nga mbarë shoqëria për ta trajtuar këtë rrezik që u vjen nga fabrikat, studentët, studiuesit nga Kina. Do më përfshijnë edhe mua, pasi njerëzit nuk dallojnë dot nëse jam nga Tajvani apo Kina, apo Koreja?”, thotë zoti Pei.

Me retorikën e ashpër të ish-Presidentit Trump, disa aziatiko-amerikanë shqetësohen për ndjesinë në rritje anti-kineze, në rast se ai zgjidhet president. Por aziatiko-amerikanët republikanë thonë se shpresojnë që duke qenë sipërmarrës, ai mund të arrijë marrëveshje me Kinën nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë amerikanët.

LaLiga/ Rikthehet “Lewangoalski”, “bomberi” polak shënon tre në triumfin ndaj Alaves

By: Java News
6 October 2024 at 20:15

Nën drejtim e teknikut Hansi Flick, duket t’i jetë “zgjuar” dëshira për të shënuar si dikur.

“Bomberi” polak Robert Lewandowski po kalon një moment fantastik te “Katalanasit” e Barcelona, teksa pasditen e kësaj të diele realizoi plot tre gola në fitoren e thellë, 3-0 të skuadrës së tij, në transfertën e Alaves.

Në tre golësh i shpejtë në minutat 7’, 22’ e 32’ majftoi për t’i dhënë fitoren skuadrës së Hansi Flick, si dhe për rikonfirmuar vendin e parë të polakut në garën për golashënuesin e kampionatit, me “yllin” Lewandowski, që ka shënuar plot 10 gola e ka dhuruar 2 asiste, në 9 javët e para të kampionatit.

Ndërkaq, sa i përket renditjes, Barcelona mbetet në vendin e parë të tabelës me plot 24 pikë e ndjekur nga Real Madrid, me 21 pikë.

Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë, efektet negative në shëndet nëse hani vonë

By: Java News
6 October 2024 at 20:06

Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga e sigurt drejt shtimit në peshë. Por pavarësisht këtyre këshillave, kur vjen puna tek të ngrënit, gjërat nuk janë kurrë bardhë e zi.

Në të vërtetë, ngrënia e disa ushqimeve të caktuara gjatë natës mund ta përshpejtojë arritjen e objektivit për një peshë ideale. Njerëzit janë më pak aktivë gjatë natës, që do të thotë se djegin më pak kalori.

Por nga ana tjetër, darka është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të konsumojnë kalori të panevojshme. Mos konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë glicemie që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Kur është koha e duhur?
Gjëja kryesore që duhet të dini? Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës. Darka duhet konsumuar të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat.

Urthi

Një nga mënyrat për të shmangur urthin është që të shmangni ushqime të bollshme e të yndyrshme në orët e vona. Duke ngrënë më herët, trupi ka kohën e nevojshme për të tretur ushqimin dhe ulur rrezikun e akumulimit të aciditetit në stomak. Urthi përkeqësohet edhe duke u shtrirë pas ngrënies, ndaj duhet të krijoni një hapësirë kohore mes darkës dhe gjumit.

Gjumi

Urthi ndikon tek cilësia e gjumit. Nëse ushqeheni vonë dhe e teproni me ushqimin do të keni probleme me stomakun dhe nuk do të bëni një gjumë të qetë. Nga ana tjetër nëse pini shumë lëngje përpara gjumit atëherë do të keni nevojë të shkoni shpesh në tualet. Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të lehta e me racione të vogla por jo në darkë vonë.

Shqiptarët vijojnë të blejnë ushqime me listë

By: Java News
6 October 2024 at 19:57

Kur ekonomia e një vendi rritet, kjo rrjedhimisht përkthehet në më shumë mirëqenie për njerëzit. Kjo është një tezë tashmë e gjithë-pranuar në pjesën dërrmuese të ekonomive në botë. Por analiza e shifrave tregon se rritja ekonomike në Shqipëri nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për familjet dhe individët.

Viti i shkuar ishte i mbarë për arkën e shtetit, por jo edhe për aq për buxhetet e familjeve shqiptare. Në një kohë që rritja ekonomike ishte gati 4 për qind, shpenzimet mujore të familjeve në raport me vitin 2022 u zgjeruan me vetëm 3.7 për qind. Nga 88 mijë e 367 lekë në 2022-shinb, vitin e shkuar një familje shpenzoi mesatarisht 91 mijë e 675 lekë, 3 mijë e 209 lekë më shumë në muaj.

Nëse do të llogarisnim inflacionin që ishte mesatarisht 4.8 për qind, atëherë del që shqiptarët të kenë shpenzuar më tepër nga rritja e çmimeve, por ka marrë në këmbim më pak mallra e shërbime.

“Kjo vjen për dy arsye. E para janë të ardhurat e ulëta. Duke qenë pagat e ulëta, atëherë një pjesë e mirë e tyre rrjedhimisht shkon për ushqimeve. E Dyta është se në Shqipëri çmimet e ushqimeve janë ndjeshëm më të larta se në vendet e Bashkimit Europian”, shprehet Xhonsila Hoxha, eksperte për ekonominë.

Gati 40 për qind e asaj që një familje shqiptare shpenzoi gjatë vitit të shkuar shkoi për t’u ushqyer. Në vendet e Rajonit ky tregues nuk e kalon nivelin e 27 për qind, ndërsa në Bashkimin Europian vetëm 15 për qind. Fakti që pesha e shpenzimeve për ushqim në raport me totalin në vend është në nivele kaq të larta nuk do të thotë se shqiptarët ushqehen më mirë se qytetarët e tjerë të Europës apo Rajonit, transmeton A2.

“Pra familjet nuk është se patën më tepër para në xhepa, por thjesht shpenzimet u rritën nga inflacioni. Pra shqiptarët duket se kanë jetuar gjatë vitit 2023 më keq se sa gjatë 2022-shit. Me pak fjalë, ndërsa çmimet janë rritur, shqiptarët kanë blerë më pak mallra e shërbime se sa gjatë vitit 2022”, tha për A2 CNN, Teuta Nunaj, eksperte për ekonominë.

Kriza e çmimeve, vitin e shkuar thelloi hendekun mes jetesës në Tiranë dhe rrethe duke i dhënë jetë fenomenit të ri të blerjeve me lista veçanërisht në periferi.

“Më shumë se gjysma e banorëve të lagjes marrin veresie. Më shumës e gjysma!”, thotë një shitëse.

Tirana është vetëm “maja e ajsbergut” për sa i përket varfërisë. Fotografia “bardh e zi” e mospasjes gati në mjerin shfaqet më e gjallë se kurrë në rrethe. Bashkë me kryeqytetin, vetëm Fieri, Durrësi dhe Korça patën vitin e shkuar sipas Institutit të Statistika të ardhura për frymë afër me mesataren kombëtare, transmeton A2.

“Kemi vetëm Tiranën mbi mesataren kombëtare dhe gjithë qarqet e tjerë nën mesatare. Ky është shkak kryesor se pse sot të vitin 2024 ne kemi këto çrregullime demografike”, tha Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike.

Qytetarët e Durrësit, Vlorës, Beratit, Korçës, Dibrës, Elbasanit, Shkodrës, Lezhës e Kukësit sipas INSTAT, patën të ardhura vjetore gati sa gjysma e mesatares vendore. Kukësi rezulton edhe qarku më i varfër në shkallë vendi. Aty, të ardhurat e banorëve në një vitin ishin më pak se 3 mijë euro, thënë ndryshe sa gjysma e Tiranës e rreth 40 për qind më pak se mesatarja vendore.

Pasojat e mos-pasjes janë të shumta. Shpopullimi është më i dukshmi.

“Thuajse gjithë qarqet e veriut po përballen me këtë problem. Kjo për shkak të lënies në harresë për kaq shumë kohë”, tha Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike.

“Kjo është dilema e madhe në qarqe, por edhe në nivel kombëtar. Në raport me atë që prodhohet në qarqe, ajo që kthehet në interesin publik është shumë e pakët. Ndaj ka edhe kështu disbalancash”, tha Agron Haxhimali, ekspert i politikave vendore.

Një në tre shqiptare jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të niveli të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen social.

“Kemi dështim të politikave të zhvillimit të rajoneve. Nuk dimë se ku duhet të mbështet zhvillimi i atij qarku, Kjo ka bërë që njerëzit të kenë më pak të ardhura e rrjedhimisht të shpenzojnë më pak”, tha Agron Haxhimali, ekspert i politikave vendore.

Një tjetër problem që lind si pasojë e varfërisë në rrethe është edhe shitimi i familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike. Kjo përkthehet më pas në më shumë para’ të harxhuara nga Buxheti i Shteti e frenim të investimeve.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të pabarazisë ndërmjet shtresave sociale se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor. Vendi përherë dhe më shumë po shkon drejt shtresëzimit dypolar vlerëson Banka Botërore në një raport të fundit, teksa paralajmëron se mungesa e shtresës së mesme është e rrezikshme për të ardhmen e shoqërisë.

“Janë dy Shqipëri që ndeshen gjithë kohën. Është një Shqipëri reale e atyre që përbëjnë më shumë se 50 për qind të të punësuarve në sektorin privat dhe atë publik me të ardhura të pamjaftueshme dhe kemi Shqipërinë virtuale që rreket të krijohet përgjithësisht nga zoti Rama, ekipi i tij dhe elita politike e vendit.”

Teksa e cilëson si një “realitet të dhimbshëm”, Banka Botërore argumenton se rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në shtim të mirëqenies së popullatës. Ushqimi përbën 70 për qind të konsumit të përgjithshëm për 25 përqindëshin me të ardhura më të ulëta të popullsisë thuhet në dokument.

“Për fat të keq ne kemi individë që qeverisin, por ende nuk kemi institucione. Ajo çfarë ne nuk kemi qenë në gjendje të ndërtojmë janë urat mes kontributeve dhe taksave dhe përfitimet që vijnë nga ato. Pra shndërrimit të tyre në të mira publike”

Zhvillimet në vend, veçanërisht në dekadën e fundit ka kthyer në tavolinat e ekonomistëve diskutimet nëse duhet të kemi rritje ekonomike apo zhvillim ekonomik e social? Qeveria duket se ka zgjedhur rrugën e parë. Megjithëse në Buxhetin e Shtetit po futen si kurrë më para, vjet nga rritja e çmimeve dhe këtë vit nga puna e qytetarëve dhe fitimet e bizneseve, asnjë hap nuk është marrë deri më tani për rishpërndarjen e këtyre të ardhurave shtesë. Kjo do të thotë se pavarësisht nëse rritja ekonomike do të jetë 3.6 për qind siç së fundmi Banka Botërore parashikoi apo edhe më shumë, ajo që familjet do të kenë më shumë në xhepa për të shpenzuar do të jetë fare pak./A2

U kap me drogë dhe 48 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali! Mediat: Ishte “koka” e narkotrafikut

By: Java News
6 October 2024 at 19:48

Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në Latina.

Arrestimi i 33-vjeçarit shqiptar u bë në zonën e Sabaudia. Mediat italaine raportojnë se shqiptari dyshohet se ishte “koka” e narkotrafikut në zonë.

Në momentin e arrestimit shqiptarit ju kapën 3 kilogram drogë e llojit kokainë e cila ishte stampuar me një markë luksoze të roëve “ROLEX”.

Raportimet për një aktivitet të çuditshëm në një magazinë të braktisur në zonën e Latinas bënë që forcat e policisë të nisnin hetimet.

Gjatë hetimit policia vuri re disa lëvizje të çuditshme të 33-vjeçarit shqiptar i cili hynte dhe dilte nga magazina.

Pas vëzhgimeve dhe hetimeve të vazhdueshme, policia vendosi të hyjë në magazinë mëngjesin e 3 tetorit.

Gjatë aksionit u gjetën drogë e paketuar gati për shitje. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën 48 mijë euro cash, të fshehura brenda një çante në garderobë.

Horoskopi ditor, e hënë 7 tetor 2024

By: Java News
6 October 2024 at 19:39

Dashi

Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar. Në sferën e ndjenjave, yjet ju këshillojnë që të mbani nën kontroll xhelozinë dhe të shmangni sjelljet shumë të ashpra. Ëmbëlsia që do të shfaqë personi që dashuroni, do ju ofrojë siguri.

Demi

Gjatë kësaj dite do të shfaqeni tejet nervoz, por do të jeni të mirëkuptuar nga partneri/ja, i/e cili duket se ju do shumë. Në sferën profesionale do të bëni një udhëtim, i cili do të sjellë mjaft fryte. Këshilla për ju: jini dinamik!

Binjakët

Gjatë kësaj dite Dielli do ju favorizojë tej mase, ndaj shumë gjëra do të shkojnë në drejtimin e duhur dhe ju do të ndiheni të kënaqur, sidomos sa i takon punës. Në fushën e ndjenjave, duhet të nxirrini “thonjtë” dhe të mos bini pre e kërkesave që shkojnë kundër vullnetit tuaj.

Gaforrja

Yjet këshillojnë që të jeni sa më korrekt dhe të përpiktë. Rrezikoni që të shkoni vonë në një takim pune dhe kjo gjë mund t’iu hapë probleme për të ardhmen. Sa i takon ndjenjave, shihni mirë ndaj një miqësie të rremë, në mënyrë që të mos e pësoni. Këshillohet që të mos flisni shumë hapur për ndjenjat tuaja me këdo.

Luani

Gjatë kësaj të hëne, një gabim në përqendrim mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Duhet të tregoheni me mjaft vullnet dhe të siguroheni që nuk do të ndodhë asgjë e re. Në fushën e ndjenjave partneri/ja do ju surprizojë me një mbrëmje speciale.

Virgjëresha

Duhet të jeni të fortë dhe të qetë në të njëjtën kohë, pasi mundësitë që do t’iu ofrohen në punë, janë vërtetë të rëndësishme. Sa i takon ndjenjave, nuk është momenti për të marrë një vendim përfundimtar. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për pamjen tuaj.

Peshorja

Në vendin e punës duhet të jeni më shumë të vendosur, pasi dikush do tentojë që t’iu dëmtojë dhe rrezikoni që të mos e vini re. Sa i takon ndjenjave, mund të nisni një histori premtuese dashurie. Lëreni veten të lirë!

Akrepi

Ndikimet e yjeve mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhurat tuaja. Sa i takon punës, do dini si të përfitoni nga çdo mundësi. Në fushën e ndjenjave, më në fund mund të ndaleni drejt një njohje të re.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite yjet këshillojnë që të pranoni ftesën e një miku të cilin nuk e shihni prej kohësh, mund të kaloni një mbrëmje shumë të kënaqshme në shoqërinë e tij/saj. Sa i takon sferës profesionale, mos jini shumë anksioz dhe reagoni me qetësi, shkruan noa.al. Në fushën e ndjenjave, do të keni stimuj të rinj në raport me partnerin/en.

Bricjapi

Do të keni nevojë për ndihmën e dikujt, për të kuptuar rrugën që duhet të ndiqni në punë. Në fushën e ndjenjave, këshillohet që të mos e nënvlerësoni një raport i cili nuk funksionon më. Këshilla për ju, është që të jeni sa më të shoqërueshëm.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për një hapësirë tuajën personale për tu relaksuar dhe mund të jeni disi konfliktualë me familjarët. Sa i takon ndjenjave, duhet të luftoni kundër tyre. Këshilla për ju, të jeni sa më të thjeshtë dhe të lirshëm.

Peshqit

Gjatë kësaj dite, do të bëni një gabim në punë, por ka shumë mundësi që askush të mos e kuptojë. Në fushën e ndjenjave duhet të bëni disa sqarime lidhur me veprimet tuaja të fundit. Këshilla për ju, mundohuni të jeni sa më bindës.

Turizmi në lupën e qeverisë, nga shezlonget, agjencitë turistike e deri te shërbimi i transportit

By: Java News
6 October 2024 at 18:54

Mbyllja e një viti të suksesshëm në 2023, por vështirësitë e arritjes së më shumë turistëve edhe fitimeve në 2024, e ka vënë qeverinë në lëvizje për sektorin e turizmit, pas përfundimit edhe të këtij sezoni veror.
Një analizë thelluese parashikohet të kryhet duke nisur nga taksat, çmimet e deri tek performanca e shërbimeve.

“Kjo analizë do të synojë në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve, prioritizimi i tyre, përcaktimi i shkaqeve të mospajtueshmërisë në sektorin e turizmit. Në analizë, përpos tatimpaguesve që operojnë në “Akomodim/Shërbimi ushqimor” do të përfshihen edhe tatimpaguesit që operojnë në sektorin, shërbime plazhi, transporti qytetas e ndërqytetës, dhënia me qira e makinave/mjeteve ujore, shërbime turistike, etj”.

Fokusi kryesor i analizës do të jetë TVSh-ja, ndjekur nga tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat biznesore, si dhe problematikat që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve, shkruan A2.

“Burimet e të dhënave që gjenerohen tashmë në kohë reale nga sistemi i fiskalizimit, do përdoren për të evidentuar tatimpaguesit mospërmbushës si dhe përdorimi i çdo të dhëne nga palë të treta ose burime të jashtme publike, të cilat ndihmojnë administratën tatimore në realizimin e misionit të saj.”

Në bazë të të dhënave rezulton se për subjektet deklarues deklaratë TVSH që janë në sektorët “Akomodim” dhe “Aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve” dhe kanë mbi 100.000 lekë shitje të tatueshme me 6 %, rezulton të ketë rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH-je në këto fasha ndër vite. Rritje me 8% në vitin 2022, 17% në 2023.

Në analizë do të përfshihet dhe zbatimi i ligjit të turizmit së bashku me ndryshimet e fundit. Kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me regjistrimin pranë institucionit përgjegjës për sektorin e turizmit./A2

“Nuk jam fajtore për asgjë”/Fqinji i vdiq tre muaj pas shpërthimit të tritolit pranë banesës së saj, reagon sërish Giovana Nikolli: As unë nuk do të isha gjallë sot nëse…

By: Java News
6 October 2024 at 18:45

Giovana Nikolli ka reaguar sërish pas vdekjes së 29-vjeçarit, Enea Thomaraj, i cili humbi jetën gati 3 muaj pas shpërthimit me tritol në derën banesën ku ajo jetonte me qira së bashku me të motrën, Alda Nikolli.

Ajo shprehet se nuk është fajtore për asgjë, ndërsa thotë se dhe vetë mund të kishte humbur jetën nëse do të kishte qenë në kuzhinë në momentin e shpërthimit.

“Sa më shume të më mallkoni aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë ,edhe ne ishim viktima në atë mes nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë as un as motra ime mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot.

Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit qe i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”, shprehet ajo në TikTok.

Fqinji i saj, Enea Thomaraj ndodhej brenda banesës së tij, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut. Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua tek Trauma ku humbi jetën ditën e sotme (4 Tetor).

Vetë Giovana dhe motra e saj, Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit, nuk pësuan dëmtime pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.

Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.

E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.

“Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën”, i drejtohej ajo, partneres së Nuredin Dumanit.

Mirjeta Hajdini është 22-vjeçarja nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin dhe u kap në banesën me të mesnatën e 29 Marsit 2022, pasi vrasësit me pagesë iu bë atentat në Elbasan dhe mbeti i plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.

Si nisi përplasja mes dy motrave Nikolli dhe vrasësit me pagesë

Një romancë mes Nuredin Dumanit dhe Alda Nikollit duket se ishte arsyeja e nisjes së përplasjes mes dy motrave dhe vrasësit me pagesë.

Mirjeta Avdiu është 22-vjeçarja nga Kosova, e cila ishte në banesën me Nuredin Dumanin në momentin që ai u arrestua më 29 Mars në Fier, ku ishte strehuar pasi u plagos gjatë një atentati që i bënë në qytetin e Elbasanit po atë ditë.

“Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar”, rrëfeu ajo në një intervistë për TCH.

Gjithashtu tregoi se vrasësi me pagesë i kishte rrëfyer disa prej krimeve të tij.

“Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera”, tha ajo, duke pohuar se Nuredin Dumani në fakt po e përdorte, pasi sipas saj kërkonte t’i hiqte statusin e të pandehurit kunatit të saj, Amarildo Nikoll (Xhanej).

Nga foto me Trump, te protesta e së hënës, Këlliçi flet mbi vizitën në SHBA dhe skenarin e “mosbindjes civile”

By: Java News
6 October 2024 at 18:36

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli, fill pas mbërritjes nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belind Këlliçi, tregoi mbi fotografinë dhe bisedën me Donald Trump, burgosjen e Ervin Salianjit dhe protestën e së hënës.

Në intervistën e plotë që do të transmetohet në orën 21:00, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranës tregon edhe mbi skenarin e “mosbindjes civile” që nis nga Kryeministria.

“Udhëtimi ka kushtuar një biletë avioni, që unë kam shkuar në SHBA dhe akomodimin e kam pasur nga njerëz të njohur.

Unë e kuptoj, politikanëve në Shqipëri i është dashur shpeshherë që të hiqen edhe si gruaja e Bilalit, e biznesmenit shqiptar, në rastin konkret Edi Rama. Dikush tjetër ka paguar 500 mijë dollarë për foto me Trump.

Ka edhe njerëz si unë që shkojnë me zero. Askush, jo vetëm unë, nuk ka paguar asgjë për atë takim.

Një deputet, Ervin Salianji, është dënuar me burg pasi ka denoncuar lidhjet e trafikut të drogës të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Unë nuk i hyj fare, në interpretim se çfarë tenton të bëjë Rama në ofertën e bërë për ishullin e Sazanit në raport me Trump, por nuk besoj se ka naivë që mendojnë se do të joshet presidenti i Shteteve të Bashkuara nga një ofertë e tillë nga qeveria shqiptare.

Nesër ka një reagim të qytetarëve, ka një protestë dhe qytetarët janë nesër të lirë të veprojnë si t’ia dojë kokrra e qejfit”, është shprehur ndër të tjerë Këlliçi./A2

Kombëtarja fillon përgatitjet të hënën për Ligën e Kombeve, kapiteni Gjimshiti mbetet në dyshim deri në fund

By: Java News
6 October 2024 at 18:27

Kohë ka deri ditën e ndeshjes.

Për më tepër, “uqezinjtë” do të vazhdojnë të jenë të ngarkuar këtë fundjavë, ndaj edhe grumbullimi në “Shtëpinë e Futbollit” do të bëhet ngadalë.

Edhe pse trajneri Sylvinho e zbardhi që të premten listën e 24 futbollistëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ekipi do të jetë i bashkuar vetëm këtë të hënë, teksa sipas burimeve në stafin e ekipit përfaqësues, vetëm Mario Mitaj pritet të jetë që këtë të diel në Tiranë.

Disa lojtarë kanë qenë në fushë të shtunën, disa të tjerë të dielën, ndërsa shlodhja dhe udhëtimi kërkojnë kohën e vet.

Në dyshim gjithmonë mbetet kapiteni Berat Gjimshiti, pasi nuk ishte i grumbulluar tek Atalanta në ndeshjen e fundjavës në Serinë A kundër Genoa.

Mbrojtësi i qendrës ka qenë i dëmtuar që në mesjavë, dhe pritet që mjekët e kombëtares të bisedojnë me ata të klubit nga Bergamo për të parë nëse Gjimshiti mund të jetë në ekip këtë herë apo jo.

Ai mungoi ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë në shtator, sërish për lëndim.

Broja dhe Manaj nuk luajnë kundër Çekisë dhe gjeorgjanëve, përkatësisht në 11 e 14 tetor, sepse nuk janë riaftësuar dot në kohë, ndërkaq Sylvinho ka thirrur për herë të parë mesfushorin ofensiv, Adrion Pajaziti, ka rikthyer Muçin, dhe Daku vjen nga dëmtimi, ndërsa mesfushori Medon Berisha mungon i lënduar.

Sulm terrorist në një stacion autobusi në jug të Izraelit, sulmuesi dhe një 25 vjeçare të vdekur, disa të plagosur

By: Java News
6 October 2024 at 18:18

Të shtëna me armë zjarri u shënuan në një stacion autobusësh në Beersheba në jug të Izraelit të dielën, raportuan mediat izraelite.

Autori dhe një 25 vjeçare kanë mbetur të vdekur ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur.

Policia po e trajton ngjarjen si një akt terrorist. Autoritetet izraelite emëruan Ahmad al-Uqbi, 29 vjeç, i cili ka nënshtetësi izraelite, si autor të sulmit.

Sipas raporteve, personi i armatosur dyshohet se kishte lidhje me Muhanad Alukabi, i cili kreu një sulm me armë në të njëjtin stacion autobusi Beersheba në tetor 2015.

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, përplasen dy automjete! Lëndohet një person

By: Java News
6 October 2024 at 18:09

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier- Lushnjë pranë vendit të quajtur pushimi i shoferit.

Manovra e gabuar në parakalim e drejtuesit të mjetit tip ‘Benz’ si dhe mos ruajtja e distancës ka sjellë përplasjen nga pas me mjetin tip ‘Volkswagen’.

Nga përplasja është lënduar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Sipas policisë në vendngjarje dyshohet paraprakisht se ‘Benzi’ lëvizte me shpejtësi të madhe dhe nuk ruajti distancën e duhur. Dëme materiale në të dy mjetet dhe policia po dokumenton ngjarjen dhe po disiplinon trafikun e krijuar.

Trump kthehet në vendin ku për pak humbi jetën: Nuk do të kemi një Luftë të Tretë Botërore, do t’i jap fund kaosit

By: Java News
6 October 2024 at 18:00

Donald Trump kthehet në Butler të Pensilvanisë, ku desh humbi jetën nga atentati me armë zjarri.

Kandidati republikan për president e vazhdoi fjalimin e tij aty ku e la, 3 muaj më parë, pasi Thomas Crooks qëlloi në drejtim të tij duke e lënduar në vesh.

“Lëvizja jonë është për të kthyer një Amerikë Madhështore që i përket këtij vendi dhe pas një muaji do të hapim një epokë të re të artë”, deklaroi Trump duke shtuar se kërkon një fitore aq të madhe sa që sipas tij, nuk mund ta ia vjedhin.

Ai sulmoi rivalen demokrate, Kamala Harris, gjithashtu dhe presidentin Joe Biden, duke i konsideruar të paaftë për të kryer detyrat, ndërsa nuk ngurroi të premtonte se do të vendosë paqen në botë, shkruan A2.

“Do ta mbyll luftën në Ukrainë. Do t’i jap fund kaosit në Lindjen e Mesme dhe do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore. Nuk do të kemi një Luftë të Tretë Botërore dhe tani e shihni se sa afër jemi për ta pasur një të tillë”, tha Trump.

Në skenë për fushatë iu bashkua dhe një ndër mbështetësit më të mëdhenj, Elon Musk. “Ai krijoi kompaninë e parë të madhe amerikane pas disa gjeneratash. Ai dhe firma e tij e raketave janë arsyeja e vetme që ne dërgojmë astronaut amerikanë në hapësirë”, tha Trump.

“Është një nder për mua të jem këtu. Është një provë e vërtetë karakteri mënyra se si reagon kur po qëllohesh. Dhe ne kemi patur një president që nuk ngjit dot shkallët në avion dhe një tjetër që ngriti grushtin pasi u qëllua”, u shpreh Musk.

Menjëherë premtimet u bënë hapësinore. “Ne do të udhëheqim botën me ushtri dhe do të arrijmë në planetin Mars përpara fundit të mandatit tim. Elon ma premtoi këtë gjë”, u shpreh Trump. Një ndër premtimet e tjera të Trump ishte se do të ndalonte burrat të marrin pjesë në kompeticione sportive femërore.

❌
❌