Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Berisha: I them Edi Ramës, në zgjedhje të lira do marrësh ato që mori Spiro Koleka në vitin 1992

By: Oldi
16 September 2024 at 20:58

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e mbajtur mbrëmjen e sotme tha se ka ardhur koha për qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Berisha tha se kryeministri Edi Rama në zgjedhje të lira do marrë “ato që mori Spiro Koleka në vitin 1992. Sipas tij, Rama po përdor SPAK, për […]

The post Berisha: I them Edi Ramës, në zgjedhje të lira do marrësh ato që mori Spiro Koleka në vitin 1992 appeared first on BoldNews.al.

“Largohu me dinjitet mos ‘vdesësh’ politikisht me turp”/ Basha tregon çfarë i tha Berishës para 3 vitesh

16 September 2024 at 14:58

“Takimin e parë për rithemelimin unë ju thashë shqiptarëve se i kisha deklaruar Lulzim Bashës, më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur. Dhe ky është një parim i lashtë, por një parim që shpreh betejën e njeriut për dinjitet, dinjitet njerëzor dhe dinjitet kombëtar.” Pas kësaj deklarate të kreut të PD-së, Sali Berishës […]

The post “Largohu me dinjitet mos ‘vdesësh’ politikisht me turp”/ Basha tregon çfarë i tha Berishës para 3 vitesh appeared first on BoldNews.al.

Mblidhet grupi i PS, Peleshi zbardh detaje nga takimi

By: E.K
16 September 2024 at 10:36

Kreu i grupit parlamentar të PD, Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit, u shpreh se një nga gjërat ku u vu theksi është se duhem ë shumë angazhim dhe përfshirje. “Vijmë pas një takimi në Elbasan të premten, qëllimi ishte krijimi i më shumë sinergjie dhe kuptim më të mirë […]

The post Mblidhet grupi i PS, Peleshi zbardh detaje nga takimi appeared first on FaxWeb.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Bardhi takon demokratët e Lushnjës: Është në dorën tonë që t’u fitojmë besimin qytetarëve

15 September 2024 at 19:04

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi vijon takimet si drejtues politik i PD-së në Fier, teksa ka zhvilluar një takim me demokratët e Lushnjës. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se u ka ritheksuar se sipas tij, qytetarët e ndershëm i kanë sytë nga opozita dhe PD-ja, teksa është në dorë […]

The post Bardhi takon demokratët e Lushnjës: Është në dorën tonë që t’u fitojmë besimin qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

“Qeveri që ka mblesëri me krimin”/ Alimehmeti: Detyra e opozitës për zgjedhje, të ofrojë alternativën

15 September 2024 at 17:38

Anëtar i kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti, i ftuat në në Syri Tv, komentoi sfidat e opozitës për zgjedhjet e vitit 2025, vendosur përballë të ‘qeverisë e cila tashmë komandohet nga krimi’, siç u shpreh ai. Gjithashtu anëtari i kryesisë së PD, shtoi se e vetmja gjë që mund të bëjë opozita, është të ofrojë […]

The post “Qeveri që ka mblesëri me krimin”/ Alimehmeti: Detyra e opozitës për zgjedhje, të ofrojë alternativën appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq përmbyt Durrësin, Hysaj me ironi: Mos harroni çizmet e llastikut/ PAMJET

By: Ela
15 September 2024 at 12:11

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur, situatë e cila është e njejtë prej shumë vitesh dhe kryebashkiakja Sako s’bën asgjë për ta përmirësuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi […]

The post Moti i keq përmbyt Durrësin, Hysaj me ironi: Mos harroni çizmet e llastikut/ PAMJET appeared first on BoldNews.al.

Takimi me drejtuesit e strukturave në Elbasan, Salianji: Ndamë vizionin për projektin e fitores

By: M C
14 September 2024 at 23:27

Deputeti demokrat Ervin Salianji, drejtues politik i PD-së në Qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar sot takime me drejtues të strukturave të kësaj partie në këtë qark.

Salianji shkruan në rrjetet sociale se ka ndarë me drejtuesit e strukturave vizionin dhe projektin për fitoren në të gjithë qarkun për 2025!

“Është e dosmosdoshme të ndërtojmë dhe po ndërtojmë marrëdhënie besimi së pari me njëri tjetrin, përmes njohjes së vlerave dhe kontributit të gjithësecilit. Anjë sakrificë nuk harrohet dhe secili do të ketë rolin e tij në projektin e fitores, së bashku dhe pa humbur kohë do angazhohemi për të bindur çdo qytetar për nevojën jetike për ndryshim”, shkruan Salianji

The post Takimi me drejtuesit e strukturave në Elbasan, Salianji: Ndamë vizionin për projektin e fitores appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

A do të kandidojë për deputete? Argita Malltezi: Do të jem te lista e hapura nëse…

14 September 2024 at 22:09

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte e ftuar në “Off the Records” me Andrea Dangllin, ku foli edhe rreth mundësisë për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Teksa tregoi se ende nuk ka vendimmarrje prej saj për këtë çështje, vajza e ish-kryeministrit u shpreh se nëse do të kandidonte do […]

The post A do të kandidojë për deputete? Argita Malltezi: Do të jem te lista e hapura nëse… appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Qëllimi i Ballkanit të Hapur ishte kapitullimi përfundimtar i Kosovës dhe ndarja e saj

By: M C
14 September 2024 at 21:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, ka folur në lidhje me projektin e Ballkanit të Hapur.

Sipas tij, ky projekt ishte për të kapitulluar Kosovën dhe ndarjen e saj.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të thellë për ju qëndrestarë dhe qëndrestare të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Misionarë të kauzës së dinjitetit, të kauzës së atdhetarisë dhe interesit kombëtar.

Protestat tuaja janë protesta për çdo shqiptar.

Por janë protesta për çdo qytetar evropian, që beson tek liria, tek dinjiteti, vlerat dhe shteti ligjor.

Protesta juaj ka qenë dhe mbetet një protestë në mbrojtje madhore të interesit kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq, dy vite më parë ju u ngritët në këmbë në prag të samitit të Ballkanit ruso-serb, Ballkanit të Hapur, në një protestë që u shënua në rajon dhe në Europë.

Argati i Aleksandër Vuçiçit, Edi Rama, ndërmori një nismë ruso-serbe, mbështeti një nismë, të cilën ne e denoncuam që në takimin e saj të parë.

Një nismë që mbështetej fuqishëm nga Sergei Lavrov dhe Aleksis Soros, dy armiq të kombit shqiptar.

Me Ballkanin e Hapur, Edi Rama shtriu hegjemoninë serbe në Shqipëri, Maqedoni.

Izoloi Kosovën dhe kjo ishte nisma, e cila pas ndarjes dhe ndryshimit të kufijve, duhet të sillte kapitullimin përfundimtar të Kosovës, rënien e saj në prehrin e Serbisë, ndarjen e saj midis Vuçiçit dhe argatit të saj në Tiranë.

Por opozita shqiptare e denoncoi dhe nuk e pranoi kurrë.

Miq, dje i dërguari i posaçëm për rajonin i qeverisë gjermane, zoti Sarrazin, deklaroi pikërisht atë që opozita kishte deklaruar me dhjetëra e qindra herë, atë për të cilën opozita kishte protestuar, deklaroi se Ballkani i Hapur kishte synim izolimin e Kosovës.

Ky është Pashiqi i Tiranës, Pashiqi shqipfolës i Tiranës, të cilin e përkrahin vetëm e vetëm se i lëpihet Vuçiçit.

E përkrahin kudo, vetëm e vetëm se është një jesmen që padit Kosovën, qeverinë dhe autoritetet e saj.

Që vendos sanksione ndaj vendit vëlla.

Të dashur miq, me këtë politikë, Edi Rama ka garantuar pa diskutim mbështetje.

Por unë përsëri u deklaroj partnerëve të Shqipërisë dhe rajonit se kjo politikë qëndron absolutisht si shkak themelor i bllokimit të procesit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë gjatë 11 viteve.

Ideja se Edi Ramën e kemi me vete, ndërkohë që ai është me Vuçiçin dhe kundër Kosovës, është një ide bllokatore.

Është një qëndrim bllokues tërësisht për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Kjo ide ka sjellë në vetvete inkurajimin e Putinit të vogël në Beograd, paraqitjen para Brukselit, Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit të Aleksandër Vuçiçit, mentorit të Bjellivukut, si një njeri që po moderohet. Si një njeri që edhe shqiptari, antishqiptari apo Pashiqi i Tiranës, thotë llafe të mira për të.

Dhe solli në një mënyrë apo në një tjetër demonizimin e viktimës, demonizimin e Kosovës, të drejtuar qoftë nga kryeministrat para Albin Kurtit, dhe së fundmi nga Albin Kurti.

Solli përpjekjet e fshehta të Tiranës dhe Beogradit për ndarjen e Kosovës, duke besuar dhe shpresuar se do të bindin për këtë diplomatë perëndimorë.

Unë ftoj diplomatët perëndimorë, të shtrojnë një pyetje: si ka mundësi që në vitet 2010-2013, u firmosën dhjetëra marrëveshje.

U firmos marrëveshja e përgjithshme.

Çfarë ndodhi me këto marrëveshje pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet?

Pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet u shpalosën pazaret Tiranë-Beograd për ndarjen e Kosovës.

Dhe këto pazare janë shkaku kryesor i bllokimit të procesit të negociatave të paqes, të marrëveshjeve në Kosovë.

Ndaj dhe ju mund të mbani sa të doni Edi Ramën si ‘good guy’ që na dëgjon, por gaboheni se historia ka provuar se ata që tradhtojnë kombin e tyre, nuk mund të jenë ndryshe veçse ‘pis guy’.

E drejta del miqtë e mi, përveç kësaj, dje revista më e madhe e tokës gjermane dhe e vendeve gjermanfolëse, i bëri portretin më autentik narkodiktatorit të Tiranës.

I bëri radiografinë para publikut gjerman të gjitha aspekteve të narkoregjimit të Edi Ramës dhe jo vetëm nga ndonjë deklaratë nga opozita, por nga dokumente zyrtare ndërkombëtare.
Nga deklarata nga vetë mazhoranca.

Nga deklarata ndërkombëtare.
Nga fakte.

Uollter Mejer, ky publicist, ndër më të njohurit e Europës, i bëri portretin Edi Ramës ashtu siç e ka, themeluesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Olsi Ramën, të lidhur këmbë e xhep me drogën, korrupsionin që ngrihet direkt te Edi Rama, vjedhjet, vjedhjet, vjedhjet.
Kontrollin total të drejtësisë së reformës së Xhorxh Sorosit.
Farsat e tij elektorale.

Miq, ndokush mund të thotë se ky është një artikull. Po, por ky është një artikull themelor i një publicisti me reputacion europian dhe botëror.

Dhe sot e tutje, cilido që i jep dorën Edi Ramës, cilido që përqafohet, e di se i jep dorën një zyrtari të korruptuar kokë e këmbë.

E di se i jep dorën një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin.
E di se përqafohet dhe puthet me një narkodiktator dhe kjo nuk është pak.
Duhet t’i shpreh mirënjohje shtypit të lirë, të cilin Edi Rama ishte përpjekur ta intimidonte.

Por miq, të gjitha këto janë zhvillime pozitive në drejtimin e duhur.
Por u garantoj se çdo qytetar gjerman që lexon artikull.
Çdo qytetar shqiptar që lexon atë artikull.

Të gjithë ata që lexojnë deklaratën e Sarrazinit, shtrojnë vetëm një pyetje:
Mirë se burrështetasit e tjerë e përkrahkan Edi Ramën si jesmen, si njeri që bën çfarë i thonë, por që shet pasurinë publike për njerëzit e vet, që nuk ndjek asnjë kod, asnjë ligj, asnjë moral, pyetja shtrohet, po shqiptarët çfarë bëjnë?
Pyetja shtrohet: e kujt është përgjegjësia?

Përgjegjësia miq është e jona, e jona dhe vetëm e jona.
Përgjegjësia është e guximtarëve.
Vetëm guximtarët bëjnë historinë.
Vetëm guximtarët firmosin fitore.

Vetëm guximtarët meritojnë fitore.
Vetëm guximtarët mbrojnë dinjitetin dhe lirinë e njeriut.
Vetëm guximtarët mbrojnë interesin kombëtar.

Vetëm guximtarët do krijojnë qeverinë teknike.
Vetëm guximtarët do u rikthejnë shqiptarëve votën e lirë.
Vetëm guximtarët do firmosin ndryshimin e pushtetit.

Vetëm guximtarët do firmosin fitoren e opozitës.
Duke përshëndetur të gjithë ata që protestuan tek bashkia, ftoj qytetarët të nisim betejën e madhe, betejën e pandalshme, betejën pa kthim për qeverinë teknike, votë të lirë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

The post Berisha: Qëllimi i Ballkanit të Hapur ishte kapitullimi përfundimtar i Kosovës dhe ndarja e saj appeared first on Albeu.com.

Berisha i pandehur nga SPAK/ Tabaku: Lajm jo i mirë, mund të ndikojë në PD

14 September 2024 at 18:21

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka konsideruar një lajm jo të mirë marrjen si të pandehur të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me çështjen “Partizani”. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Tabaku tha se një zhvillim i tillë do të ndikojë edhe në Partinë Demokratike. Ajo është shprehur dhe ka uruar që një proces […]

The post Berisha i pandehur nga SPAK/ Tabaku: Lajm jo i mirë, mund të ndikojë në PD appeared first on BoldNews.al.

Bardhi prezantohet si drejtues në Fier: Së bashku të bëjmë më të mirën për PD-në

14 September 2024 at 17:44

Këtë të shtunë, kreu i grupit të parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është prezantuar para demokratëve të Fierit si drejtuesi politik i PD-së në këtë Qark, teksa të pranishëm në takim kanë qenë dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, si dhe deputeti Luan Baçi. Teksa ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi, […]

The post Bardhi prezantohet si drejtues në Fier: Së bashku të bëjmë më të mirën për PD-në appeared first on BoldNews.al.

Salianji takim me simpatizantët e PD në Librazhd, deputeti demokrat: Besimi që i është dhënë Rilindjes ka mbjellë vetëm varfëri

14 September 2024 at 15:33
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim më strukturat dhe simpatizantët  demokrat në Librazhd. Teksa ka ndarë disa momente nga takimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se bashkia e Librazhdit është simbol ku besimi dhe mbështetja që i është dhënë Rilindjes ndër vite ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë. Ndër

“Armik i Partisë Socialiste”/ Malltezi: Edhe bamirësia të shkruhet për vepër penale

By: Oldi
14 September 2024 at 14:33

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka publikuar një ndër akuzat më të çuditshme të ngritura nga Prokuroria e Posaçme. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se në diktaturën e Edi Ramës edhe “bamirësia” është vepër penale duke iu referuar kontributit të tij ndaj fondacionit të fëmijëve autikë që drejtohet nga vjehrra e […]

The post “Armik i Partisë Socialiste”/ Malltezi: Edhe bamirësia të shkruhet për vepër penale appeared first on BoldNews.al.

PD HAP LETRAT/ Vangjeli: Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit, miliona euro tendera kompanive të të dënuarit me 2 vite burg

By: D Marku
14 September 2024 at 11:11

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit.

Kësaj rradhe denoncojmë 57 kontrata publike tenderash që Veliaj në mënyrë korruptive ka lidhur në shkelje të ligjit me 3 subjekte tregtare.

Subjekti i parë Regli shpk me administrator dhe pronar në shtetas të dënuar nga gjykata me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve për një tender me objekt:  “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë.

Subjekti i dytë “MC Catering shpk” në pronësi të personit të dënuar përmendur më lart deri 2012 dhe aktualisht në pronësi të djalit të tij.

Subjekti i tretë që ka ndërruar 3 herë emrin aktualisht  “Eagle Cons shpk” ( ish Eglenti shpk , ish 2 Binjaket) në pronësi të vajzës së të dënuarit.

Kompania e kapur në vjedhje me tender në 2018 për të cilën u dënua administratori njëherësh  pronari i saj, nuk e ka penguar Erjon Veliajn të lidhë këto kontrata:

Sipas Open Corporates Albania, Regli shpk në bashkëpunim me “MC catering shpk” përfituan 14 kontrata me vlerë totale 3 milion euro pa tvsh;

“Regli shpk” në bashkëpunim me “MC catering shpk” dhe “Eglenti shpk” përfituan 9 tendera vlera totale 2.3 milion euro pa tvsh;

 

“MC catering shpk” i vetëm 23 procedura total 1.4 milion euro;

“Eglenti shpk” i vetëm 11 procedura vlera total 489 mijë euro.

Kështu pra, Veliaj në vend ta skualifikonte ofertën e paraqitur nga kompania në pronësi të të dënuarit apo ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve pjesë e të cilit ishte subjekti me pronar të dënuarin, i  jep në total rreth 7 milion euro tendera atij së bashku me familjarët e tij.

Në shkelje të ligjit për prokurimin publik të kohës neni 45 pika 1/b si dhe vkm për rregullat e prokurimit publik neni 15.

 

The post PD HAP LETRAT/ Vangjeli: Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit, miliona euro tendera kompanive të të dënuarit me 2 vite burg appeared first on Albeu.com.

Teliti denoncon hapjen e procedurave të prokurorimit: Buxheti i shtetit, ‘plaçkë’ në tepsinë e rilindjes

By: Oldi
14 September 2024 at 11:41

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti denoncon hapjen e procedurave të prokurimit, në atë që e cilëson ‘shiritat elektoralë të vitit të ardhshëm’. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Teliti thotë se këto procedura prokurimi, nisin në një kohë kur projektbuxheti 2025, as nuk është prezantuar, as nuk është diskutuar e as është […]

The post Teliti denoncon hapjen e procedurave të prokurorimit: Buxheti i shtetit, ‘plaçkë’ në tepsinë e rilindjes appeared first on BoldNews.al.

Alibeaj për Bashën: Nuk kam kontakte, por s’ka qejf-mbetje

By: redi
13 September 2024 at 15:38

Deputeti i pavarur Enkelejd Alibeaj, thotë se PD-ja ka qenë dhe mbetet një parti rreshti, ku nuk ka shumë demokraci. Alibeaj u pyet nëse është ndarë me Bashën. Ai tha se nuk ka raporte më me Bashën, duke shtuar se gjithsesi nuk ka hatër-mbetje me të. ”Edi Rama dhe Sali Berisha janë në aleancë. Ne duam të çajmë sistemin politik dhe sistemi politik çahet duke i dhënë mundësi reale që të çojë në…

Source

20 mijë ton mbetje toksike/ Teliti: Skandal ndërkombëtar! Po flasim për ekonomi kriminale

By: Oldi
13 September 2024 at 09:43

Këshilltari i Ekonomisë në PD, Dorian Teliti ngriti shqetësimin pas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mbetjet toksike teksa tha se është skandaloze që numri për ton i sasisë së eksportuar është më i lartë nga sa është raportuar më herët. Teliti theksoi se tashmë nuk bëhet fjalë më për 800, por 20 mijë […]

The post 20 mijë ton mbetje toksike/ Teliti: Skandal ndërkombëtar! Po flasim për ekonomi kriminale appeared first on BoldNews.al.

Shkullaku: Sikur PD të vendosë Harris në Shkodër e Macron në Gjirokastër, prapë nuk fiton përballë regjimit

12 September 2024 at 22:58

Listën e drejtuesve të Partisë Demokratike në qarqe, gazetari dhe analisti Armand Shkullaku thotë se opozita duhet të kishte një grup rezistence për t’i bërë ballë mazhorancës. E kjo sipas tij, për shkak se nuk ka zgjedhje të lira. I ftuar në emisionin “Opinion”, Shkullaku u shpreh se figurat më të mira të PD-së nuk […]

The post Shkullaku: Sikur PD të vendosë Harris në Shkodër e Macron në Gjirokastër, prapë nuk fiton përballë regjimit appeared first on BoldNews.al.

“Nga gjyqi në Francë për non-gratën, te spitali dhe fondacioni i Lirisë”, Argita zbulon tre “çështjet e nxehta” në dosjen e SPAK kundër babait

By: M C
12 September 2024 at 21:52

Argita Malltezi ka sqaruar 3 akuzat nga dosja 500 faqëshe ndaj ish-kryeminstrit Sali Berisha dhe bashkëshortit të saj.

Duke përmendur një pagesë mijëra euro që Berisha ka bërë për të hapur proces gjyqësor në Paris ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, Malltezi tha se procesi gjyqësor është hapur nga 4 persona dhe jo vetëm nga Berisha, por duke qenë se dikush duhej të paguante shpenzimet, 3 te tjerët do duhet të kthejnë pjesën e detyruar.

Ajo përmendi disa shpenzime për shërbime shëndetësore të familjes së saj, ku tregoi se nuk është krim që ajo si e bija e tyre të paguaj për prindërit. Po ashtu përmendi edhe një pagesë për fondacionin e Liri Berishës. Sipas Argita Malltezit, nëna e saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondacioni dhe se çdo para shkon për trajtimin e fëmijëve.

“Kanë përmendur trajtime shëndetësore, të gjitha të kryera në bankë. Prindërit më kanë thënë merri paratë në bankë, por une i kam paguajtur vetë. Sigurisht që nuk është ndonjë arsye për të akuzuar Berishën. Ime më nuk ka marrë kurrë para, fondacioni nuk është personal, Liri Berisha aty ka një funksion dhe çdo para shkon për trajtimin e fëmijëve. Ky është përfitimi i paligjshëm për të cilën Berisha akuzohet,

Nga 500 faqe të dosjes, 100 faqet e para janë njësoj si 100 faqet e fundit, 200 faqe janë vendimi i arrestit dhe pjesa tjetër janë ujëra vetëm për të zgjatur fjalitë kotë dhe pa asnjë lloj prove,” tha Malltezi.

The post “Nga gjyqi në Francë për non-gratën, te spitali dhe fondacioni i Lirisë”, Argita zbulon tre “çështjet e nxehta” në dosjen e SPAK kundër babait appeared first on Albeu.com.

Berisha nesër në SPAK, Bardhi: Nesër në orën 12 do të jemi para Prokurorisë së Posaçme!

By: M C
10 September 2024 at 22:28

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00, kohë kur pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha.

Kjo është dalja e parë nga banesa e Berishës pas 8 mujash, me qëllim për tu njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”. Në mesazhin e tij Bardhi shkruan se mbledhja e Grupit Parlamentar lidhur me seancën plenare, është shtyrë për të enjten.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, shkruan Bardhi.

Përveç Berishës, nesë pritet të paraqitet në SPAK për të njëjtën arsye dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.Ky i fundit duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14:00.

The post Berisha nesër në SPAK, Bardhi: Nesër në orën 12 do të jemi para Prokurorisë së Posaçme! appeared first on Albeu.com.

❌
❌