Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës arkëtoi 93 milionë euro nga taksa e ndërtimit, por investime për qytetarët nuk ka

By: V K
7 October 2024 at 15:40

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, teksa ishte i ftuar në “MCN economy”, u shpreh se për tetë muajt e parë të këtij viti, Bashkia Tiranë, ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndërtimit një shifër rekord prej 93 milionë €.

Kjo për anëtarin e Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti, përkthehet me faktin se taksat i shtojnë dhe i marrin, teksa investime dhe shërbime për qytetarët e bizneset e kryeqytetit, nuk ka.

E thënë në një fjali shumë të shkurtër, sepse i doli përtej parashikimeve, kur vjen puna të na marrin taksat, për të na shtuar taksat e bëjnë tërë qejf, kur vjen puna ti shpenzojmë taksat tona, në investime apo shërbime por këtë nuk e bëjnë. Kjo nuk është ndonjë gjë e re.

Ndërkohë që kjo u rrit me 57% në 8 muajt e fundit, kryesisht si rrjedhojë e çmimit të referencës, nga krahu tjetër e di se sa përqind kapital për shpenzime ka shpenzuar Bashkia Tiranë nga ajo që kishte përgatitur vet për të njëjtën periudhë, vetëm 25%.

Sepse këtë ka bërë çdo vit, kur vjen puna te investimet kapitale, nuk i ka realizuar kurrë.
Për këshilltarin Alimehmeti, kjo situatë është e përsëritshme çdo vit pasi krahas ngritjes së taksave, investimet i mbajnë të ulëta dhe nuk realizohen as me buxhetin e planifikuar.

Në vitin 2021, ka realizuar vetëm 39% që kishte vendos në buxhet për këtë vit, vitin 2022, ka realizuar 34% dhe në vitin 2023, ka realizuar vetëm 50% të asaj që kishte planifikuar.

Si rrjedhojë këtë 25% i bërë për tetë muaj e fundit, është në linjë se ç`ka ka ndodh çdo vit tjetër.

Pra, taksat i ngrenë, ndërkohë që investime e dinë që do t’i mbajnë të ulëta dhe nuk do t’i realizojnë as ato që kanë miratuar vet në buxhetin përkatës”,-tha Alimehmeti.

The post Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës arkëtoi 93 milionë euro nga taksa e ndërtimit, por investime për qytetarët nuk ka appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh te kryeministria pak orë para protestës së opozitës? Dy autobotë me ujë jashtë godinës

By: V K
7 October 2024 at 15:08

Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.

Dy autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të kryeministrisë, ndërsa dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instilacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.

Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat në të cilat ato janë vendosur, janë lyer me graso në mënyrë që të mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatërrojnë.

 

Nga ana tjetër, policia ka hartuar prej ditës së djeshme planin e masave, ku janë caktuar edhe akset në kryeqytet që do të bllokohen.

Ditën e sotme 1200 forca policia “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Çfarë po ndodh te kryeministria pak orë para protestës së opozitës? Dy autobotë me ujë jashtë godinës appeared first on Albeu.com.

Viti i ri akademik/ Të rinjtë kërkojnë të bëhen arkitektë e doktorë, 5 studentë zgjedhin “Fizikën” dhe 8 “Kiminë”

By: V K
7 October 2024 at 14:41

Këtë të hënë, mijëra studentë iu drejtuan për herë të parë auditorëve. Por, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re një tkurrje e numrit të studentëve në Universitetet e vendit tonë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Portali i Aplikimit Universitar, deri ditën e premte (4 tetor), 8,775 mijë kuota nga Universitetet publike ishin të lira nga 19,212 të miratuara në total.

Sipas të njëjtit portal, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuara, teksa ishin regjistruar gjithsej 10,437 studentë.

Kjo rënie drastike e numrit të maturantëve, të cilët nuk kanë preferuar që të vijojnë studimet e tyre, ka sjellë dhe rrezikun për mbylljen e disa degëve.

Shkenca Natyre Mjedisore, rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, ku vetëm 2 maturantë kanë vendosur që të regjistrohen këtë vit.

Më pas, dega tjetër e cila është më pak e pëlqyer është dhe ajo e Fizikës ku vetëm 5 studentë janë regjistruar.

Gjithashtu edhe në Kimi ka pasur një numër të vogël regjistrimesh, me 8 studentë.

Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës, rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura.

Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh.

Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik.

Ndërkohë, Universiteti Bujqësor, është zgjedhur deri tani nga 638 studentë. Në këtë Universitet, degët më të pëlqyera janë; menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Këtë vit sytë e maturantëve kanë qenë të drejtuara nga degët e mjekësisë. Referuar të dhënave të U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë, ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej.

Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

The post Viti i ri akademik/ Të rinjtë kërkojnë të bëhen arkitektë e doktorë, 5 studentë zgjedhin “Fizikën” dhe 8 “Kiminë” appeared first on Albeu.com.

Presidenti Bajram Begaj uron studentët për vitin e ri akademik: Shfrytëzojeni këtë mundësi, studioni dhe mësoni sa më shumë

By: V K
7 October 2024 at 14:05

Këtë të hënë, nisi viti i ri akademik 2024-2025 në Shqipëri për mijëra studentë. Pesidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar nisjen e vitit të ri akademik.

Presidenti Begaj, zgjodhi të përshëndesë studentët dhe pedagogët këtë vit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, një nga më të vjetrit në Shqipëri dhe i pari në të gjitha rankimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj ka këshilluar studentët të përkushtohen në studime për të dhënë modelin e arritjes së suksesit përmes mundit që shpërblehet, e jo përmes rrugës së shkurtër të arritjeve pa meritë: “Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë! Studioni e mësoni shumë! Mësoni edhe nga ata, rinia e të cilëve ofronte shumë pak mundësi. Kurrë mos u dorëzoni! Eksploroni gjithçka në fushën që keni zgjedhur dhe bëni miq të mirë!”, shpreht Begaj.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, inkurajoi studentët të ndjekin shembuj motivues. Ndërsa jemi në “Tetorin e librit”, Presidenti Begaj rekomandoi “Make Your Bed” të Admiralit Ëilliam H. McRaven, një libër që të frymëzon me këshillat e tij, filozofia e të cilit është: “Nëse nuk arrijmë të bëjmë siç duhet gjërat e vogla, ne nuk do të mundim të kryejmë asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha. Gjërat e vogla mund t’ju ndryshojnë jetën dhe ndoshta botën”.

Patjetër që shembuj pozitivë ka plot”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili ndau me studentët edhe modelet shqiptare që frymëzojnë:

“Dua t’ju them se gjatë këtyre 2 viteve si President i Republikës kam shkuar në shumë treva të Shqipërisë dhe vërtetë ka shumë shembuj që meritojnë të vlerësohen, meritojnë të përqafohen, nga Shkodra, nga Saranda, nga Konispoli, nga Peqini, nga Elbasani, ka shumë e shumë që realisht meritojnë medalje, por unë dua të përmend një shembull që më ka prekur shumë, një shembull që vjen nga nxënësit e shkollës profesionale të Cërrikut. Ata nxënës, me shumë dashuri dhe pasion, demonstronin bankën e tyre të farërave, fara të drithërave, të cilave ata iu kushtonin një rëndësi të madhe, jo vetëm sepse i mbronin, jo vetëm se i promovonin, por sepse ata i shkonin çdo fermeri për t’ju treguar se cila ishte fara e duhur për t’u mbjellë. Unë besoj se shembullin e këtyre nxënësve do ta kemi nesër me ju kur të diplomoheni”.

Mes të tjerash, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përgëzoi të rinjtë që kanë zgjedhur të qëndrojnë e të studiojnë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi si detyrim të autoriteteve shtetërore plotësimin e kushteve të jetës universitare, si dhe garantimin e tregut të punës.

Ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e të nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë, dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj. Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, – u shpreh Begaj, i cili duke iu referuar avancimit të pandalshëm të teknologjisë, theksoi se të rinjtë shqiptarë duhet të përgatiten për sfidat e të ardhmes, duke thelluar njohuritë dhe përvetësimin e aftësive të reja.

Ndër të tjera, Begaj inkurajoi studentët të fokusohen në jetën Universitare dhe të kërkojnë çdo të drejtë që u përket: “Kërkoni atë që ju duhet në jetën tuaj universitare! Kërkoni të drejtën tuaj! Këmbëngulni që të merrni dijen! E ardhmja varet nga ju!”.

Gjithashtu, Presidenti Bajram Begaj, u kërkoi drejtuesve të Universiteteve dhe pedagogëve të jenë udhërrëfyes dhe frymëzues për të rinjtë përmes promovimit të lirisë akademike, investimeve në kërkimin shkencor dhe rritjes së cilësisë së edukimit, një nga elementët thelbësorë për rininë shqiptare.

FJALA E PLOTË:

“Për nga përkatësia, sot, në fakt, duhet të isha në Universitetin e Mjekësisë, sepse jam mjek, kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë dikur, shumë larg, në vitin 1989. Po ashtu, për nga përkatësia, duhet të isha sot në Akademinë e Forcave të Armatosura për faktin që vij nga ushtria. Kam qenë mjek ushtarak dhe së fundi Gjeneral. Por, për nga rëndësia, unë zgjodha të jem këtu, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. E mbaj mend qysh në rininë time se sa i rëndësishëm ishte dhe sa shumë vlerësohej diploma e Universitetit Bujqësor.

Patjetër që rrugëtimi ynë në jetë lidhet me ëndrrat, lidhet me dëshirat, lidhet me mundësitë dhe me pasionin. Ëndrrat dhe dëshirat më së shumti janë në fëmijëri, ku edhe ndryshojnë shumë. Patjetër që kemi ëndrra dhe dëshira të bëhemi dikush në jetë, të kemi një profesion të caktuar, të bëhemi mjekë, të bëhemi veterinerë, të bëhemi agronomë, të bëhemi inxhinier, të bëhemi profesionistë të shkëlqyer, të bëhemi shkencëtarë dhe profesorë, por patjetër që në këtë rrugë, për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat tona, duhet të kemi edhe disa mentorë që të na udhëheqin dhe të na drejtojnë.

Më së shumti, përveç familjarëve tanë, këta janë profesorët që ne gjejmë në universitet, të cilët, me shumë përkushtim, na drejtojnë në rrugëtimin e pasionit tonë. Ka shumë fjalime, ka shumë libra, ka shumë shembuj, të cilët janë shprehje e motivimit dhe frymëzimit, fjalime që mund të jenë politike, mund të jenë fjalime ekonomike, mund të jenë fjalime të lidhura me shëndetin, me mirëqenien apo me trendin e fundit, të jenë fjalime të cilat lidhen me atë se si mund të bëhemi të pasur shumë shpejt, apo si të bëhemi influencues, por unë, në fakt, sot, meqenëse jemi edhe në “Tetorin e librit”, do të doja t’ju rekomandoja juve, të dashur studentë, një libër, që mua më pëlqen shumë, dhe besoj se do t’ju pëlqejë edhe juve, që titullohet “Rregulloni krevatin”, i shkruar nga një Admiral amerikan.

Patjetër që shembuj pozitivë ka plot. E pamë këtu, ishte studentja e viteve të dikurshme, dhe tani biznesmene e shkëlqyer në fushën e profesionit tuaj. Unë dua t’ju them se gjatë këtyre 2 viteve si President i Republikës kam shkuar në shumë treva të Shqipërisë dhe vërtetë ka shumë shembuj që meritojnë të vlerësohen, meritojnë të përqafohen, nga Shkodra, nga Saranda, nga Konispoli, nga Peqini, nga Elbasani, ka shumë e shumë, që realisht meritojnë medalje, por unë dua të përmend një shembull që më ka prekur shumë, një shembull që vjen nga nxënësit e shkollës profesionale të Cërrikut.

Ata nxënës, me shumë dashuri dhe pasion, demonstronin bankën e tyre të farërave, fara të drithërave, të cilave ata iu kushtonin një rëndësi të madhe, jo vetëm sepse i mbronin, jo vetëm se i promovonin, por sepse ata i shkonin çdo fermeri për t’ju treguar se cila ishte fara e duhur për t’u mbjellë. Unë besoj se shembullin e këtyre nxënësve do ta kemi nesër me ju kur të diplomoheni.

Jam i nderuar të jem sot me ju në këtë fillim të një udhëtimi të ri akademik.

Është kënaqësi të jem në universitetin tuaj, universitet me histori, traditë, ndikim dhe kontribut të merituar.
Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësisë në fillim, e më pas Universiteti Bujqësor, ka luajtur dhe luan një rol të jashtëzakonshëm si institucion unik në edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj në fusha me rëndësi mjaft jetike.

Këtu ku jemi ne sot kanë studiuar dhe janë diplomuar specialistë, profesionistë, profesorë e akademikë të nderuar, të cilët, me punën, përkushtimin, sakrificën e pasionin e tyre, kanë lënë gjurmë dhe kontribut në zhvillimin e vendit, kanë bërë të mundur që ky universitet të renditet më i miri në vend dhe ndër më të mirët në rajon.

Për ju studentë që sot filloni për herë të parë studimet universitare kalimi në këtë faqe të re të jetës suaj ka pasur dilema e vështirësi, pyetje pafund se cilin universitet do të besoni, çfarë programi do të zgjidhni e studioni, e shumë të tjera të lidhura me periudhën pas mbarimit të studimeve.

Ky status i ri shënon një ndryshim të rëndësishëm në stilin, qëllimet dhe rutinën e jetës suaj të përditshme.

Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë! Studioni e mësoni sa më shumë! Mësoni edhe nga ata, rinia e të cilëve ofronte shumë pak mundësi. Kurrë mos u dorëzoni! Eksploroni gjithçka në fushën që keni zgjedhur dhe bëni miq të mirë!

Është tërheqëse në moshën tuaj të kërkosh të bësh jetë të lehtë, të kesh gati gjithçka, por a është kjo e dobishme? A do të ndiheni në fund të plotësuar?

Jeta ka provuar se gjithçka e arritur lehtë, pa mund dhe përkushtim, nuk ka jetëgjatësi.

Ndaj, këshilla ime sot është të fokusoheni në këtë etapë thelbësore për jetën e gjithsecilit për më shumë suksese dhe më shumë arritje!

Kërkoni atë që ju duhet në jetën tuaj universitare! Kërkoni të drejtën tuaj! Këmbëngulni që të merrni dijen! E ardhmja varet vetëm nga ju!

Leksioni më i rëndësishëm i karrierës dhe jetës, dhe themeli për arritjen e suksesit është studimi, disiplina, dashuria dhe pasioni për atë që keni zgjedhur të bëni.

Pas jush janë sakrificat dhe ëndrrat e familjarëve tuaj për t’jua dhënë këtë mundësi. Çdo student që ulet në auditor ka lutjet dhe bekimet e prindërve për t’jua lehtësuar këtë rrugëtim.

Të dashur studentë,

Të nderuar pedagogë dhe staf akademik,

Teknologjia po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si studiojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën rreth nesh. Me zhvillimet e fundit në fushën e inteligjencës artificiale, robotikës dhe teknologjive të gjelbra ne po shikojmë lindjen e një epoke të re, një epokë ku risitë teknologjike do të jenë motori kryesor i zhvillimit të së ardhmes.

Cili është roli ynë? A duhet të përgatitemi, të jemi gati për këtë realitet të ri? Përgjigjja jeni ju, studentët dhe rinia, që janë fuqia e vërtetë e vendit tonë. Për këto arsye, roli i studimit, edukimit dhe formimit në universitet është fillimi i mbarë dhe i duhur. Nuk ka rrugë më të mirë për t’u përgatitur për sfidat e të ardhmes se sa të mësoni, të thelloni njohuritë tuaja dhe të përvetësoni aftësi të reja.

Universiteti, vetëm universiteti është vendi i duhur ku fitohen dije teorike, ku mësohet dhe mendohet në mënyrë kritike, ku bashkëpunohet dhe krijohet. Në këtë udhëtim akademik është e rëndësishme të motivohemi nga shembuj të mirë, nga ata që kanë arritur suksese falë përkushtimit dhe pasionit. Investoni në arsimimin tuaj, mësoni dhe përfitoni nga të gjitha mundësitë që ju ofrohen, nga programet e shkëmbimit dhe projektet që universiteti juaj është lider në Shqipëri. Zgjedhja juaj për të qëndruar dhe studiuar në Shqipëri, është e lavdërueshme.

Detyra jonë është të krijojmë e të plotësojmë kushtet që juve ju nevojiten, t’ju garantojmë se mundi, djersa, sakrifica, puna e merita, të shpërblehen. Kështu, do të kontribuojmë për zhvillimi e vendit, për zhvillimin e Shqipërisë. Në veçanti juve, studentë, që keni zgjedhur të studioni këtu, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dua t’ju them se përtej këtyre godinave, Shqipëria ka nevojë për ju, për dijen, energjinë dhe pasionin tuaj. Ju siguroj se fermerët kanë nevojë për ju, bujqësia ka nevojë për ju.

Të nderuar pedagogë,

Roli juaj është i një rëndësie të jashtëzakonshme për përgatitjen e brezit të ri. Ju jeni udhërrëfyesit dhe frymëzuesit e këtyre të rinjve. Përmes përkushtimit tuaj për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies, për të promovuar lirinë akademike dhe për të investuar në kërkimin shkencor, ju luani një rol kyç në përgatitjen e të rinjve për sfidat e të ardhmes.

Përmes punës suaj, ju kontribuoni jo vetëm në zhvillimin akademik të studentëve, por edhe në formimin e tyre me përgjegjësi dhe dashuri për vendin.
Në një botë ku dijet dhe teknologjitë ndryshojnë me një shpejtësi marramendëse, është detyra jonë të sigurojmë që studentët tanë të jenë të përgatitur jo vetëm për sfidat e të sotmes, por edhe për ato që do të sjellë e nesërmja. Për këtë arsye, investimi në kërkimin shkencor dhe në rritjen e cilësisë së edukimit është mjaft thelbësor.

Së fundmi, dua t’ju them se ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e të nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë, dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që ju dëshironi. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj.

Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ju rekomandova një libër në fillim të fjalës sime për të lexuar, që është shkruar nga Admirali Ëilliam McRaven, Komandanti i Forcave Speciale të Marinës Amerikane, i cili u ftua në Universitetin Texas në Austin për të mbajtur një fjalë përshëndetëse, duke qenë student i atij universiteti. Për motiv të fjalës së tij, përdori moton e universitetit, e cila thoshte: “Ajo që fillon këtu, ndryshon botën”.

Në atë fjalim, i cili ishte i jashtëzakonshëm, me mbi 10 milionë klikime, ai ndau disa parime të rëndësishme, parime praktike, të cilat i kishte përfituar nga koha e pas universitetit dhe përvoja e jetës së tij 37-vjeçare duke qenë ushtarak, parime të cilat e kishin bërë atë të ndryshonte veten dhe pastaj të ndihmonte të ndryshonin të tjerët, kuptohet, për më mirë. Duke qenë se fjalimi ishte i jashtëzakonshëm, duke qenë se fjalimi i tij niste: “Nëse do të ndryshosh botën, fillo duke rregulluar krevatin”, pati një jehonë dhe më pas u botua libri, i cili ishte best seller, numri një në Neë York Times, por nuk ishte për nga shitjet, por për mesazhet që ai përcillte.

Mesazhet ishin që ne duhet të jemi të fortë dhe duhet të kemi kurajë për të arritur suksesin edhe në momente të vështira të jetës sonë, dhe kjo gjë fillon nga rregullimi i krevatit, duke bërë rregullimin e krevatit përditë.

Është një punë e vogël, por një punë e bërë mirë, sepse pa bërë punët e vogla mirë, nuk kemi se si të bëjmë punët e mëdha mirë. Meqenëse fola me rektorin dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk kishte një slogan, unë shpika një, dhe ju them: “Ajo që filloni ju sot këtu, ndryshon jetën tuaj, pse jo, ndoshta ndryshon për mirë dhe vendin”, u shpreh presidenti Bajram Begaj.

The post Presidenti Bajram Begaj uron studentët për vitin e ri akademik: Shfrytëzojeni këtë mundësi, studioni dhe mësoni sa më shumë appeared first on Albeu.com.

Basha uron vitin e ri akademik: Reformim i thellë në programin tonë për arsimin e lartë

By: V K
7 October 2024 at 13:49

Me anë të një postimi në rrjetet sociale,  ish-kryetari i PD-Lulzim Basha, uroi sot studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri universitar.

Basha u shpreh se; “arsimi ndodhet në një krizë të thellë, me shumë degë të mbyllura për shkak të mungesës së studentëve, pasojë e shpopullimit dramatik që po pëson vendi”.

Sipas tij, buxheti është në nivelin më të ulët, vetëm 2.4%, ç`ka tregon mungesën e vullnetit dhe strategjisë për të adresuar problematikat e pedagogëve dhe studentëve.

“Në programin e Demokratëve Euroatlantikë arsimi universitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, e cila do të synojë që universitetet shqiptare të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionistë për një treg pune në ekonominë e së ardhmes”, theksoi ai.

Basha theksoi se programi i PD-Demokratët Euroatlantikë, parashikon kampuse kombëtare në 4 qytete ku 25 mijë të rinj do të trajnohen në fusha prioritare të teknologjisë.

“10.000 të rinj do të përfitojnë stazhe me pagesë pas përfundimit të shkollës së lartë. Parashikohet rikonceptimi i ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë; dyfishimi i buxhetit për Arsimim e Lartë; modernizimi i infrastrukturës mësimore; bursë e plotë për çdo student në familjet me të ardhura të ulëta; bursë e plotë për studentët ekselentë; rritje të rolit të studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës e të cilëve shkon deri në 30%”, theksoi Basha.

The post Basha uron vitin e ri akademik: Reformim i thellë në programin tonë për arsimin e lartë appeared first on Albeu.com.

Me skedë të pastër dhe baba i dy fëmijëve/ Kush ishte muratori 37-vjeçari shqiptar, i cili u vra mbrëmë në Itali

By: V K
7 October 2024 at 13:27

Viktima e atentatit vdekjeprurës mbrëmjen e djeshme (6 tetor) në Piza, është shqiptari Beni Arshiaj. Nga hetimet e deritanishme rezulton se 37-vjeçari ishte një emigrant pa precedentë penalë dhe me skedë të pastër, teksa punonte si murator dhe lëvizte me furgonin e tij të bardhë për punë.

Arshiaj ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej si një banor i rregullt në zonë dhe jo problematik. Policia tha se po heton të gjitha pistat, teksa ka mbledhur dëshmitë.

Beni Arshiaj, ishte i martuar me dy fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte dëshmitar i të shtënave, të cilat ndodhën pikërisht kur babai sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin, shkruan “IlMessaggero”.

Madje kur mbërriti policia e zonës, mjeti ishte ende i ndezur, sepse trupi i tij u gjet pothuajse brenda, teksa ishte duke hapur derën për të zbritur.

Autorët lëviznin me një skuter dhe u larguan me shpejtësi, teksa besohet se e kanë ndjekur apo pritur në kurth objektivin.

The post Me skedë të pastër dhe baba i dy fëmijëve/ Kush ishte muratori 37-vjeçari shqiptar, i cili u vra mbrëmë në Itali appeared first on Albeu.com.

Avokatët e Berishës dhe Malltezit dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

By: V K
7 October 2024 at 13:01

Ditën e  shtunë, avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, dorëzuan prapsimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për dosjen “Partizani”.

Mbrojtja ligjore e Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale dhe se SPAK sipas saj ka bërë një hetim jo etik.

Sa u përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.

Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim.

Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja, po ashtu, brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.

Materialet i janë dorëzuar me postë Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë, për të caktuar gjyqtarin përmes shortit si dhe seancën paraprake.

Hetimet për dosjen “Partizani” u mbyllën në datë 25 shtator, ku SPAK komunikoi akuzat.

The post Avokatët e Berishës dhe Malltezit dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave appeared first on Albeu.com.

Një muaj më parë i vdiq vajza/ Zbardhet shkaku i vrasjes në Sarandë, viktima i kërkoi të ulte muzikën se ishte në zi

By: V K
7 October 2024 at 12:33

Shkak për vrasjen e 65-vjeçarit Gëzim Bizgjoni mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, dyshohet të ketë qenë debati për uljen e muzikës.

65-vjecarit mësohet se në 9 shtator të këtij viti, i kishte ndërruar jetë vajza 29-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ai i ka kërkuar 40-vjeçarit Admir Beqiri, të cilin e strehonte në banesë, që të ulte muzikën pasi mbante zi. Kjo mendohet të ketë qenë zanafilla e konfliktit që degjeneroi në dhunë.

Beqiri e ka goditur me shishe e grushte 65-vjecarin, ndërsa dyshimet janë se ka përdorur edhe sëpatë, duke e lënë te vdekur në vend.

Trupi i viktimës mësohet se është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të kryer ekspertizën.

Bizgjoni punonte në ndërtim me mure guri dhe gëzonte respekt në komunitet, pa krijuar asnjëherë shqetësime.

Nuk dihet arsyeja se pse Bizgjoni strehonte Admir Beqirin, duke ditur që ky i fundit është banor autokton në Gjashtë dhe ka shumë familjarë të tij në këtë fshat.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mendon se e pranishme ka qenë edhe një shtetase femër, e cila është larguar nga vendngjarja. Kjo e fundit është bashkëjetuesja e Admir Beqirit.

40-vjecari Admir Beqiri, njihet si person me precedentë penalë që në fillim të viteve 2000. Ai ka qenë edhe vitet i fundit i shoqëruar nga policia për veprime të dhunshme të kryera në fshatin Dërmish të Bashkisë Finiq.

Burime konfidenciale pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Beqiri, dyshohet edhe si autor i një ngjarje të rëndë të kryer në Athinë.

Në shtator 2012 në fshatin Gjashtë është vrarë me armë zjarri një nga vëllezërit e Beqirit, 42-vjecari Ardian Beqiri, edhe ky me precedentë penalë. Shkak për vrasjen ishte bërë një konflikt për pazare droge.

The post Një muaj më parë i vdiq vajza/ Zbardhet shkaku i vrasjes në Sarandë, viktima i kërkoi të ulte muzikën se ishte në zi appeared first on Albeu.com.

Viti i ri akademik/ Ilir Meta: Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret

By: V K
7 October 2024 at 11:59

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, presidenti i PL-së, Ilir Meta, teksa ka uruar studentët që ulen sot për herë të parë në auditoret e Universitetit dhe stafeve pedagogjike, ka listuar problematikat që sipas tij, përballen sot Univesitetet në vend.

“Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze”, shkruan Meta.

Gjithashtu, ai thekson se arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare.

Postimi i plotë:

‍ Suksese dhe plot urime për fillimin e vitit të ri akademik për studentët të cilët ulen sot për herë të parë në auditoret e universitetit dhe stafeve pedagogjike.

Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze.

Ndaj dhe viti i ri akademik nisi sot me protesta, të cilat i mbështes dhe i inkurajoj sepse është koha që zëri i studentëve dhe pedagogëve të dëgjohet fort.

Depolitizimi i sistemit arsimor, veçanërisht çrrënjosja e “patronazhimit” është domosdoshmëri për rritjen e besimit dhe shpresës te të rinjtë tanë për të studiuar, qëndruar, ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në Shqipëri.

Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare dhe Partia e Lirisë e ka prioritet kryesor për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres, të ardhme të sigurt europiane dhe vende pune me produktivitet të lartë.

The post Viti i ri akademik/ Ilir Meta: Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret appeared first on Albeu.com.

Gati 45% e Universiteteve bosh/ Disa degë drejt zhdukjes, rrethet me rënie drastike

By: V K
7 October 2024 at 11:31

Sot në ditën e parë të këtij viti akademik, gati 45 përqind e auditorëve do të jenë bosh. Të dhënat e verifikuara nga Faktoje.al, dëshmojnë se deri të premten, 8,775 mijë kuota nga Universitetet publike ishin të lira nga 19,212 të miratuara në total.

Në Portali i Aplikimit Universitar, ku maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe programin ku janë shpallur fitues, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuar, teksa ishin regjistruar gjithsej 10,437 studentë.

Por në urimin e ndarë për nisjen e vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, duket se i referohet kuotave fillestare kur thotë se “Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit…”, shkruan Manastirliu në profilin e saj zyrtar në facebook.

Degët drejt zhdukjes

Shkenca Natyre Mjedisore, rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit. Më pas vjen Fizika me 5 studentë të regjistruar dhe Kimia me 8.

“Duhet të kishim një emergjencë kombëtare ndërkohë që radhët e mësuesve pakësohen dhe shkollat kërkojnë mësues për të plotësuar nevojat e tyre. Sidomos fizika, matematika dhe gjuha, apo lëndë të tjera bazike janë të paplotësuara. Me këtë trend parashikohet që vitet e ardhshme disa nga këto degë sipas ligjit do të mbyllen nëse për dy vite nuk plotësohen me të paktën 10 studentë”, paralajmëron Rigers Xhemollari nga Qendresa Qytetare.

Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

 

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura.

Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh.

Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik.

Universiteti Bujqësor, është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime, ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Referuar të dhënave nga U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë, vijon të jetë i zgjedhur nga shumica e studentëve.

Aktualisht, ky universitet ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

Rrethet me rënie drastike

Sipas të dhënave nga U -Albania, Universitetet e rretheve vijojnë të shënojnë rënie drastike studentësh edhe këtë vit.

Gjirokastra dhe Korça, shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve.

 

 

Deri në këtë fazë aplikimesh, në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër, rezultojnë të regjistruar 195 studentë gjithsej nga 599 kuota fillestare.

Degët si menaxhimi i turizmit, histori-gjeografia dhe matematika kanë vetëm nga 1 studentë të regjistruar.

“Interesi i të rinjve shqiptar për të përzgjedhur degët e mësuesisëë është në rënie drastike. Shkodra ka një student për histori dhe dy për gjeografi. Në Elbasan ka vetëm 6 studentë për gjuhë dhe dy studentë të tjerë për mësuesi”, vëren Rigers Xhemollari nga Qendrësa Qytetare.

Edhe universiteti “Fan S. Noli” në Korçë, rezulton me 357 studentë të regjistruar për herë të parë këtë vit.

Degët e fizikës, matematikës rezultojnë me nga dy të regjstruar. Ndërsa, infermieria e përgjithshme nuk ka asnjë vend të lirë. Nga 75 kuota gjithsej, aktualisht nuk ka asnjë vend të lirë.

The post Gati 45% e Universiteteve bosh/ Disa degë drejt zhdukjes, rrethet me rënie drastike appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Zbardhen dy skenarët që do të ndiqen nga Partia Demokratike

By: V K
7 October 2024 at 11:19

Në kuadër të protestës që nis në orën 18:00, këtë të hënë, në selinë e Partisë Demokratike, po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë.

Ndërsa drejtuesit politikë, kanë qenë shumë aktivë me takime në zonat e tyre përkatëse ditët e fundit.

Raportohet se dy janë skenarët në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme.

Fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria.

Më pas, ata mund të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore, ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore.

Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete, në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.

The post Protesta e opozitës/ Zbardhen dy skenarët që do të ndiqen nga Partia Demokratike appeared first on Albeu.com.

Ky është 22-vjeçari nga Vushtria që humbi jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

By: V K
7 October 2024 at 11:13

Një 22-vjeçar është goditur nga energjia elektrike ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Indeksonline, mëson se 22-vjeçari që vdiq është Endrit Krasniqi.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

‘’Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22-vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është iniciuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

The post Ky është 22-vjeçari nga Vushtria që humbi jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike appeared first on Albeu.com.

34 mln euro për zgjerimin e 6 km në autostradën Tiranë-Durrës

By: V K
7 October 2024 at 10:59

Nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, rrugët në Shqipëri vazhdojnë të shtrohen me ‘florinj’. Në një tender të fundit, pak më pak se 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria e Edi Ramës ka vendosur që të japë 34 milionë euro vetëm për zgjerimin e 6 kilometrave rrugë në autostradën Tiranë-Durrës.

Punimet pritet të bëhen brenda dy vitesh, ndërkohë që nuk ka asnjë transparencë në lidhje me tenderin e dhënë.

Ndërhyrjet do të bëhen përgjatë 6 km të autostradës nga kthesa e Kamzës, deri tek mbikalimi i Kasharit.

Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë.

Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës, varion nga 90 000 deri 120 000 makina në 24 orë.

The post 34 mln euro për zgjerimin e 6 km në autostradën Tiranë-Durrës appeared first on Albeu.com.

Klos/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

By: V K
7 October 2024 at 10:50

Policia e Dibës ka arrestuar, 19- vjeçarin Ergis Selimi, i cili në datën e djeshme, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor në fshatin Suç të Bashkisë Klos.

41- vjeçari u përplas për vdekje në rrugën e fshatit Kurdari, pak metra larg kishës së fshatit.

Leonard Doçi, po lëvizte në këmbë nga fshati Kurdari për në rrugën nacionale Klos-Burrel, kur është goditur nga automjeti tip benz më drejtues 19- vjeçarin Ergis Selimi.

Përplasja ka qenë e fortë, teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41- vjeçarin, duke e nxjerrë jashtë rrugës dhe ka humbur jetën.

Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ergis Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Klos/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet 19-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ky është astrologu i njohur që i dha fund jetës sot në Korçë (EMRI)

By: V K
7 October 2024 at 10:12

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 53-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.

U raportua se 53-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog.

Ai ishte shpesh i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Ky është astrologu i njohur që i dha fund jetës sot në Korçë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Takimi i kryepolicit Ilir Proda me shefat e komisariateve: Ruani qetësinë, mos u provokoni

By: V K
7 October 2024 at 10:00

Mbrëmjen e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës, që kishte në fokus masat për protestën e opozitës, e cila mbahet sot në orën 18:00.

Opozita e konsideron protestën mosbindje civile.

Raportohet se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren, që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve”, mësohet se ka qenë këshilla e kryepolicit Proda.

Një porosi e veçantë ka qenë për personat me precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Kujdes listat me emrat e personave qeë kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, ka kërkuar më tej Drejtori i Policisë së Shtetit.

The post Takimi i kryepolicit Ilir Proda me shefat e komisariateve: Ruani qetësinë, mos u provokoni appeared first on Albeu.com.

A i frikësoheni burgut? Flamur Noka: Mua s’ma ndjente për Enver Hoxhën, e jo më për minjtë e Rilindjes

By: V K
7 October 2024 at 09:27

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, teksa ishte i ftuar në News24, u shpreh se “Rilindja po bën gjithçka për të asgjësuar opozitën”.

I pyetur nëse i frikësohet burgut, referuar asaj që ka ndodhur me Ervin Salianjin, ai u shpreh se nuk i frikësohet Rilindjes, kur më parë i është dashur të përballet me regjimin e Enver Hoxhës.

“Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes?! Jam përballur me regjimin e Enver Hoxhës, kam bërë edhe burg.
Frikë kam vetëm Zotin e të vërtetën.

Këta janë raca më e ndyrë e njerëzimit. Sepse në demokraci kundërshtari shihet si kundërshtar jo asi armik për ta likuiduar politikisht e fizikisht”, tha ai.

The post A i frikësoheni burgut? Flamur Noka: Mua s’ma ndjente për Enver Hoxhën, e jo më për minjtë e Rilindjes appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Korçë/ Një person hidhet nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në vend

By: V K
7 October 2024 at 09:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një shtetas në Korçë hidhet nga kati i 5-të . Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin i quajtur pallati i kinezëve.

Policia sqaron se ky shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa ende nuk është identifikuar nga policia dhe as nuk dihen shkaqet dhe rrethanat.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.

The post E rëndë në Korçë/ Një person hidhet nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në vend appeared first on Albeu.com.

Bora Zemanit nuk i pëlqen ta pyesin për “vjehrrën”, ja arsyeja

By: V K
7 October 2024 at 09:10

E para e ftuar në programin e “Goca dhe Gra” ishte Bora Zemani, e cila foli për programin e ri që do të nisë më 15 tetor.

Ajo gjithashtu, i gjeti vajzat në një temë që lidhej me marrëdhëniet mes vjehrrës dhe nuses.

Kur u pyet se si i ka ajo raportet me vjehrrën, ajo u kthye menjëherë: “Po pse e shan”?- pyeti me të qeshur duke sqaruar se fjala “vjehrrë” asaj nuk i pëlqen, sepse ajo i ka shumë të mira raportet me të:

“Kam marrëdhënie shumë të mira, ne jemi shumë të ngjashme, në fakt. Kalojmë me orë të tëra, ulemi dhe bisedojmë. Jemi dhe të dyja nga Kuçi i Vlorës…”, – thotë ajo me të qeshur.

Moderatorja Bora Zemani, është në një marrëdhënie me aktorin e humorit, Donald Veshaj!

The post Bora Zemanit nuk i pëlqen ta pyesin për “vjehrrën”, ja arsyeja appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Itali/ Vritet në sy të djalit 37-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

By: V K
7 October 2024 at 08:42

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pisa të Italisë, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave italiane, raportohet se vitkima është  37-vjeçari Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi me furgonin e tij pas orës 21:00, kur dy burra e qëlluan në kokë dhe më pas u larguan me vrap.

Disa fqinjë thanë se panë dy persona duke u larguar me një motoçikletë pas të shtënave, por nuk është e qartë nëse ata janë të lidhur me krimin. 37 vjeçari që mbeti i vrarë ishte i martuar me dy fëmijë.

The post E rëndë në Itali/ Vritet në sy të djalit 37-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌