Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve

By: Ardit
7 October 2024 at 15:26

Numri i të vdekurve nga uragani Helene shkoi në 227 të shtunën, ndërsa vazhdojnë përpjekjet mbi njëjavore për gjetjen e trupave nga stuhia vdekjeprurëse që shkatërroi juglindjen amerikane duke shkaktuar viktima në gjashtë shtete. Më 26 shtator, uragani goditi brigjet jugore amerikane, një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shkatërrime të rrugëve dhe përmbytje të […]

The post Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve appeared first on BoldNews.al.

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni tubimin

By: Ardit
7 October 2024 at 15:11

Ambasada e SHBA ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës. Ambasada amerikane udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. “Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit […]

The post Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni tubimin appeared first on BoldNews.al.

“Drejtues pa integritet”/ Vokshi: Rektorët dhe dekanët e Universiteteve janë caktuar nga partia

By: Ardit
7 October 2024 at 14:50

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi gjatë një deklarate për mediat në nisje të vitit të ri shkollor, ka deklaruar se drejtuesit e universiteteve janë paracaktua pa garë dhe me zero konkurrencë. “Mbi 90% e drejtuesve rektore, dekanë e përgjegjës departamentesh drejtojnë sot institucionet e arsimit të lartë si të preferuarit e partisë”, tha ajo. Vokshi […]

The post “Drejtues pa integritet”/ Vokshi: Rektorët dhe dekanët e Universiteteve janë caktuar nga partia appeared first on BoldNews.al.

Viti i ri akademik, ironia e Lufti Dervishit: Ja kaluam edhe Harvardit

By: Ardit
7 October 2024 at 14:31

Viti i ri akademik ka nisur me problematika të shumta, ku numri i studentëve është më i ulëti në histori, teksa shumë degë në Universitetin e Tiranës dhe në fakultetet e tjera kanë nga pak studentë, ose edhe aspak dhe janë në rrezik mbyllje. Ndërsa në rrethe situata është edhe më dramatike, ku numri i […]

The post Viti i ri akademik, ironia e Lufti Dervishit: Ja kaluam edhe Harvardit appeared first on BoldNews.al.

Kontrabanda/ Dogana e Gazhelit akuzohet për mijëra ton naftë, kapet “fakiri” me 150 lt

By: Ardit
7 October 2024 at 13:47

Nga Boldnews.al Kushdo që mendon se autoritetet shqiptare nuk e luftojnë kontrabandën e naftës, e ka gabim. Por, natyrisht, nuk luftohet kontrabanda me mijëra ton lëndë djegëse, për të cilat ka akuza të forta publike dhe që kanë “mbyllur” gojën e Drejtorisë së Doganave të Drejtuar nga Gent Gazheli e Shoqatës së Hidrokarbureve, të udhëhequr […]

The post Kontrabanda/ Dogana e Gazhelit akuzohet për mijëra ton naftë, kapet “fakiri” me 150 lt appeared first on BoldNews.al.

Asbesti në çatitë e banesave rrezikon jetën e banorëve të Beratit

By: Ardit
7 October 2024 at 13:27

Jeta në lagjen periferike “Jani Vruho” të qytetit të Beratit nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tani mund të jetë bërë dhe e rrezikshme. “Shiko shtëpitë si janë copë-copë”, shfryn Fitim Fusha, 70-vjeç, i cili mbijeton fal një biçikletë që e ka shndërruar në karrocë transporti dhe me të cilën mbledh kanaçe alumini për […]

The post Asbesti në çatitë e banesave rrezikon jetën e banorëve të Beratit appeared first on BoldNews.al.

PD e Vlorës bën kallëzim në Prokurori: Përmbytja erdhi nga neglizhenca e kryebashkiakut

By: Ardit
7 October 2024 at 13:08

Disa ditë pasi qyteti i Vlorës u përmbyt, dega e Partisë Demokratike në këtë qytet ka bërë një kallëzim në Prokurori. Në një deklaratë për mediat kreu i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha thekson se ka depozituar kallëzim në prokurori me një sërë faktesh brenda për ngjarjet e 4 tetorit dhe i kërkon prokurorisë të […]

The post PD e Vlorës bën kallëzim në Prokurori: Përmbytja erdhi nga neglizhenca e kryebashkiakut appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditimin e disa institucioneve

By: Ardit
7 October 2024 at 12:46

Pas përmbytjeve në qytetin e Vlorës, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim. U bë me dije se pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike. Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre […]

The post Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditimin e disa institucioneve appeared first on BoldNews.al.

E rëndë, shqiptari plagos me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase

By: Ardit
7 October 2024 at 12:20

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Novate Milanese në Itali, ku një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka plagosur rëndë djalin 18-vjeçar e partneres së tij ukrainase. I riu raportohet se është qëlluar me plumb në qafë nga 45-vjeçari dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda në Milano. Shqiptari […]

The post E rëndë, shqiptari plagos me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase appeared first on BoldNews.al.

Grabitet i riu në Shkodër, policia arreston një 19-vjeçar nga Rumania

By: Ardit
7 October 2024 at 12:00

Një 19-vjeçar rumun ka përfunduar në prangat e policisë në Shkodër, pasi së bashku më një person tjetër, ka grabitur me dhunë një 18-vjeçar. Policia njofton se i riu nga Rumania dhe një shtetas i paidentifikuar, e ndaluan 18-vjeçarin në bulevardin “Zogu i Parë” dhe i grabitën me dhunë sendet personale. Gjatë kontrollit fizik, policia […]

The post Grabitet i riu në Shkodër, policia arreston një 19-vjeçar nga Rumania appeared first on BoldNews.al.

“Ule muzikën se jam në zi”/ Detaje të reja nga vrasja në Sarandë, viktima u qëllua me shishe në fytyrë

By: Ardit
7 October 2024 at 11:46

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku 65-vjeçari Gëzim Bizioni u vra brutalisht në oborrin e banesës së tij, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet të jetë miku i tij Admir Beqiri. Viktima, i divorcuar, kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë dhe kishte marrë 42-vjeçarin Admir […]

The post “Ule muzikën se jam në zi”/ Detaje të reja nga vrasja në Sarandë, viktima u qëllua me shishe në fytyrë appeared first on BoldNews.al.

Viti i ri akademik, Meta: Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret

By: Ardit
7 October 2024 at 11:31

Presidenti i PL-së, Ilir Meta në ditën e parë të vitit të ri akademik, teksa ka uruar studentët që ulen sot për herë të parë në auditoret e universitetit dhe stafeve pedagogjike, ka  listuar problematikat që sipas tij, përballen sot Univesitetet në vend. “Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional […]

The post Viti i ri akademik, Meta: Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret appeared first on BoldNews.al.

Sot është një ditë e madhe! Mos mungoni!

By: Ardit
7 October 2024 at 11:10

Nga Luçiano Boçi Regjimet në kohërat tona moderne nuk vijnë me tanke. Vijnë me propagandë e lule, zbukurime e mashtrime, korrupsion dhe degradim. Vijnë me deformim të zgjedhjeve, censurë të lirisë së fjalës me blerje mediash e shitje interesash. Vijnë me sklajone bandash që ushqehen e rriten me kujdes, për tu përdorur si qen lufte […]

The post Sot është një ditë e madhe! Mos mungoni! appeared first on BoldNews.al.

Protesta e opozitës, ja sa qytetarë do t’i bashkohen tubimit nga qarku i Korçës

By: Ardit
7 October 2024 at 10:59

Teksa na ndajnë pak orë nga protesta e Partisë Demokratike, mbi 1000 simpatizantë, qytetarë dhe anëtarë të PD nga juglindja e vendit do t’i bashkohen tubimit të opozitës orën 18:00 në Tiranë. U mësua se numrin më të madh të protestuesve do ta ketë dega e PD në Korçë me 300 protestues ndërkohë që Maliqi […]

The post Protesta e opozitës, ja sa qytetarë do t’i bashkohen tubimit nga qarku i Korçës appeared first on BoldNews.al.

U konfliktua për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në Shkozë

By: Ardit
7 October 2024 at 10:26

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Shkozës në Tiranë. U raportua se një person ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për një parakalim të gabuar. Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore Ndërsa i plagosur ndodhet në […]

The post U konfliktua për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në Shkozë appeared first on BoldNews.al.

Rama i trembet protestës së opozitës/ ‘Blindon’ Kryeministrinë dhe vendos

By: Ardit
7 October 2024 at 09:15

Teksa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet në orën 18:00, policia është vendosur në gatishmëri. U raportua se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës, ku në gatishmëri do të jenë edhe forcat […]

The post Rama i trembet protestës së opozitës/ ‘Blindon’ Kryeministrinë dhe vendos appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ E rëndë Itali, 37-vjeçari shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë

By: Ardit
7 October 2024 at 08:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes të së dielës në Pisa të Italisë, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij. Nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas informacioneve […]

The post EMRI/ E rëndë Itali, 37-vjeçari shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë appeared first on BoldNews.al.

Video/ Studentët e ekonomikut e nisin vitin e ri akademik me protestë

By: Ardit
7 October 2024 at 08:49

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, studentët e Fakultetit e kanë nisur shkollën me bojkot dhe protestë. Në derën e fakultete studentët kishin hapur një banderolë ku shkruhej, “Ekonomiku bojkoton, larg dhuna nga tempulli dijes”. Ndërkohë që sot opozita ka thirrur një protestë të madhe në orën 18 në Tiranë kundër qeverisë […]

The post Video/ Studentët e ekonomikut e nisin vitin e ri akademik me protestë appeared first on BoldNews.al.

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit

By: Ardit
7 October 2024 at 08:31

Në shumë nga rrokaqiejt e Tel Avivit sheh flamurin izraelit dhe dy fjalë hebraike: “Beyachad Nenatze’ach” – “Së bashku do të fitojmë”. Por një vështrim më nga afër të zbulon një pamje tjetër në rrugët e metropolit ekonomik dhe kulturor të Izraelit: Nga njëra anë posterat nga të afërmit e pengjeve të Hamasit, të cilët […]

The post Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 7 tetor/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

By: Ardit
7 October 2024 at 08:12

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 90.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik […]

The post Këmbimi valutor 7 tetor/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera appeared first on BoldNews.al.

❌
❌