Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Pamje lufte/ Policia hedh pafund gaz lotsjellës drejt protestuesve

By: user7
7 October 2024 at 21:20

Policia nuk ka lejuar protestuesit që të afrohen pranë parlamentit të Shqipërisë.

Ndërsa protestuesit duket se kishin plan për të qëlluar me molotov parlamentin, policia ka hedhur gaz lotsjellës me pushkë.

Siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga Lapsi.al, gazi është hedhur në mënyrë të pakontrolluar drejt turmës, duke bërë që këto pamje të ngjajnë si në luftë.

Qytetarët janë shpërndarë me shpejtësi për shkak të sasisë së përdorur.

The post Pamje lufte/ Policia hedh pafund gaz lotsjellës drejt protestuesve appeared first on Lapsi.al.

Qytetarët drejt Parlamentit/ Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

By: user7
7 October 2024 at 21:02

Qytetarët kanë vazhduar protestën kundër qeverisë Rama ne godinën e Parlamentit. Qytetarët janë mbledhur në Parlament, ndërkohë që Policia ka bërë kordon rrethues.

Ndërkohë që për tu kundërpërgjigjur policia ka hedhur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

The post Qytetarët drejt Parlamentit/ Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës appeared first on Lapsi.al.

Video/ Hidhet gaz lotsjellës nga policia, nuk kursejnë as fëmijët

By: user7
7 October 2024 at 20:23

Një vajzë e mitur është lënduar nga gazi lotsjellës në protestën e sotme.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, vajza është duke qarë për shkak të gazit lotsjellës. Në ndihmë i vjen një zotëri që e udhëzon që të lajë sytë me ujë për të hequr ndjesinë që i shkaktohet nga gazi lotsjellës.

Sigurisht që këto imazhe janë prekëse dhe tregojnë që uniformat blu, nuk po kursejnë as fëmijët.

Ndërkohë që një veprim i tillë ka ngjallur urrjetje ndaj efektivëve të Policisë që kanë hedhur gaz losjellës pranë një fëmije.

The post Video/ Hidhet gaz lotsjellës nga policia, nuk kursejnë as fëmijët appeared first on Lapsi.al.

Dënimi i Salianjit, KQZ i jep nesër mandatin e deputetit Andrea Manos

By: user7
7 October 2024 at 14:24

Nesër do të mblidhet Komisioni Qendror Zgjedhor, ku pritet t’i japë mandatin Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji që është dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Kryetarja e Kuvendit gjatë seancës, e cila u zhvillua me shumë tensione për shkak të protestës së opozitës, tha se për të marrë një vendim ndaj ish-deputetit Salianji nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Menjëherë pas burgosjes së kolegut të tyre, deputetët e opozitës kanë ndërmarrë një sërë aksionesh.

Ata protestuan gjatë mbledhjes së Kuvendit më 29 shtator, ku dogjën karriget në oborr dhe gjuajtën me sende drejt Spiropalit. Pas kësaj u mblodh Sekretariati i Etikës, ku vendosi përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës deri më 60 ditë. Opozita sot ka bërë thirrje për mosbindje civile që do të fillojë në orën 18:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 22:00.

The post Dënimi i Salianjit, KQZ i jep nesër mandatin e deputetit Andrea Manos appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës/ Vendosen kamera monitorimi, shtyllat lyhen me graso

By: user7
7 October 2024 at 13:57

Në shtyllat përballë me kryeministrinë janë vendosur kamera monitorimi me rezolucion të lartë, pak orë para nisjes së protestës së opozitës. Ndërkohë, me qëllim që qytetarët të mos shkulin kamerat, shtyllat janë lyer me graso.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë rreth orës 18:00 dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës. Ndërkohë sot dyert e kryeministrisë janë të “blinduara”, ndërsa instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij institucioni është hequr. Policia ka bërë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Protesta e opozitës/ Vendosen kamera monitorimi, shtyllat lyhen me graso appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin rrugor Fier- Patos, përplasen dy automjete

By: user7
7 October 2024 at 13:42

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos.

Dy automjete tip “ Toyota” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasoje e goditjes së fortë fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit por edhe për të drejtuar automjetet nga trafiku.

The post Aksident në aksin rrugor Fier- Patos, përplasen dy automjete appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Partizani:/ Avokatët e Berishës dorëzojnë kundërshtimet për aktakuzën e SPAK

By: user7
7 October 2024 at 12:38

Avokatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, dorëzuan të shtunën prapësimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish-klubit “Partizani”. Mësohet se avokatët e Malltezit kanë bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale ndërsa për pasuritë ata pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.

Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre. SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin dhe seancën paraprake.

The post Dosja “Partizani:/ Avokatët e Berishës dorëzojnë kundërshtimet për aktakuzën e SPAK appeared first on Lapsi.al.

Noka dhe drejtues politikë takim në selinë e PD-së, ja dy skenarët e mundshëm

By: user7
7 October 2024 at 12:21

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e opozotës e cila është paralajmëruar se do të mbahet në orën 18:00. Pak orë para protestës në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë. Ky takim po mbahet në kuadër të protestës ndërsa raportohen se dy janë skenarët në lidhje me tubimin.

Mësohet se fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria e më pas ata do të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore. Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.

The post Noka dhe drejtues politikë takim në selinë e PD-së, ja dy skenarët e mundshëm appeared first on Lapsi.al.

Degët drejt zhdukjes, gati gjysma e kuotave ende të lira në Universitete

By: user7
7 October 2024 at 11:56

– Gati 45 përqind e auditorëve do të jenë bosh, sot në ditën e parë të këtij viti akademik. Të dhënat e verifikuara nga Faktoje.al dëshmojnë se deri të premten, 8,775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19,212 të miratuara në total.

Në Portali i Aplikimit Universitar, ku maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe programin ku janë shpallur fitues, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuar, teksa ishin regjistruar gjithsej 10,437 studentë.

Por në urimin e ndarë për nisjen e vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu duket se i referohet kuotave fillestare kur thotë se “Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit…”, shkruan Manastirliu në profilin e saj zyrtar në facebook.

Degët drejt zhdukjes

Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit. Më pas vjen Fizika me 5 studentë të regjistruar dhe Kimia me 8.

“Duhet të kishim një emergjencë kombëtare ndërkohë që radhët e mësuesve pakësohen dhe shkollat kërkojnë mësues për të plotësuar nevojat e tyre. Sidomos fizika, matematika dhe gjuha, apo lëndë të tjera bazike janë të paplotësuara. Me këtë trend parashikohet që vitet e ardhshme disa nga këto degë sipas ligjit do të mbyllen nëse për dy vite nuk plotësohen me të paktën 10 studentë.”, paralajmëron Rigers Xhemollari nga Qendresa Qytetare.

Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

Degët drejt zhdukjes, gati gjysma e kuotave ende të lira në

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura.

Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh. Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik.

Universiteti Bujqësor është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural. Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Referuar të dhënave nga U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë vijon të jetë i zgjedhur nga shumica e studentëve. Aktualisht, ky universitet ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

Rrethet me rënie drastike

Sipas të dhënave nga U -Albania, universitetet e rretheve vijojnë të shënojnë rënie drastike studentësh edhe këtë vit. Gjirokastra dhe Korça shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve.

Degët drejt zhdukjes, gati gjysma e kuotave ende të lira në

Deri në këtë fazë aplikimesh, në universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër rezultojnë të regjistruar 195 studentë gjithsej nga 599 kuota fillestare.

Degët si menaxhimi i turizmit, histori-gjeografia dhe matematika kanë vetëm nga 1 studentë të regjistruar.

“Interesi i të rinjve shqiptar për të përzgjedhur degët e mësuesisëë është në rënie drastike. Shkodra ka një student për histori dhe dy për gjeografi. Në Elbasan ka vetëm 6 studentë për gjuhë dhe dy studentë të tjerë për mësuesi.”, vëren Rigers Xhemollari nga Qendrësa Qytetare.

Edhe universiteti “Fan S. Noli” në Korçë rezulton me 357 studentë të regjistruar për herë të parë këtë vit. Degët e fizikës, matematikës rezultojnë me nga dy të regjstruar. Ndërsa, infermieria e përgjithshme nuk ka asnjë vend të lirë. Nga 75 kuota gjithsej, aktualisht nuk ka asnjë vend të lirë./ Faktoje.al

The post Degët drejt zhdukjes, gati gjysma e kuotave ende të lira në Universitete appeared first on Lapsi.al.

Protesta/ Partia Demokratike 4 orë leje për tubimin

By: user7
7 October 2024 at 11:01

Ditën e sotme Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë ditën e sotme në orën 18:00. Ndërkohë PD ka marrë leje nga policia ku mësohet se leja është marrë për katër orë, pra nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Nuk dihet nëse ky orar do të respektohet nga opozita apo do të tejkalohet.

Ende nuk ka një skenar të qartë të bërë publik për protestën e opozitës por tubimini do të nisë duke u mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe te selia e PD, teksa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Aty nuk do të ketë fjalime dhe më pas pritet që turma të lëvizë dhe do të bllokohen disa akse rrugore.

Në lidhje me prptestën Policis e Shtetit është mobilizuar ndërsa bëhet me dije se në terren do të jenë 1500 forca të policisë, FNSH, Shqiponjat. Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve.

The post Protesta/ Partia Demokratike 4 orë leje për tubimin appeared first on Lapsi.al.

Sherr në Shkozë/ Një i plagosur, arrestohet autori

By: user7
7 October 2024 at 10:30

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri që dyshohet për motive të dobëta në Shkozë.

Sipas burimeve, shkak për sherrin është bërë një parakalim i gabuar. Personi i plagosur është qëlluar me mjet prerës.

Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore.

The post Sherr në Shkozë/ Një i plagosur, arrestohet autori appeared first on Lapsi.al.

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, braktiset në derën e spitalit

By: user7
7 October 2024 at 09:50

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët që kanë kryer krimin e kanë braktisur atë në derën e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ndërsa raportohet se fillimisht personi ishte i plagosur me plagë në kokë, por më pas ndërroi jetë.

Mediat raportojnë se tre janë autorët e krimit, ndërsa njëri prej tyre është dorëzuar në polici. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën.

Policia në Spanjë thotë se kanë arrestuar një person i cili është paraqitur në komisariat, por për momentin nuk dihet se çfarë roli ka luajtur ai në ngjarjet, nëse ka qenë një nga tre personat në automjet apo nëse ishte ai që e plagosi për vdekje shqiptarin e braktisur.

Autoritet dyshojnë se kjo vrasje lidhet edhe me trafikun e drogës, një biznes fitimprurës dhe shumë i rrezikshëm, i cili e ka kthyer Katalonjën në prodhuesin më të madh, e cila eksportohet në të gjithë Evropën dhe gjeneron miliona përfitime.

The post Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, braktiset në derën e spitalit appeared first on Lapsi.al.

Fakulteti Ekonomik nis me bojkot dhe protestë

By: user7
7 October 2024 at 09:27

Studentët e Fakultetit e kanë nisur shkollën me bojkot dhe protestë.

Në derën e fakultetit studentët kishin hapur një banderolë ku shkruhej, “Ekonomiku bojkoton, larg dhuna nga tempulli dijes”.

Ndërkohë që sot opozita ka thirrur një protestë të madhe në orën 18 në Tiranë kundër narkoqeverisë dhe me kërkesën për një qeveri teknike.

The post Fakulteti Ekonomik nis me bojkot dhe protestë appeared first on Lapsi.al.

365 ditë terror që nga sulmi i 7 tetorit/ 41,000 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 300 persona të marrë peng

By: user7
7 October 2024 at 08:37

Në orët e para të 7 tetorit, saktësisht një vit më parë, brigadat Kassam dhe Hamasi pushtuan tokat e Izraelit kur askush nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte. Një nga vendet më të fuqishme në botë, një nga vendet me shërbimet sekrete më të afta dhe vendi me sistemet më të sofistikuara të vëzhgimit në planet – së bashku me SHBA-në ishin gjetur në qendër të synimeve terroriste të Hamasit. Çmimi për Izraelin është i rëndë: më shumë se 1000 civilë të vdekur, më shumë se 300 të marrë peng nga Hamasi brenda Gazës dhe terror kudo.

Brenda një viti Izraeli i shpall luftë të gjithë atyre që ishin para ose prapa planit të tij të shkatërrimit. Nga 8 tetori 2023 e deri më sot, forcat e vendit kanë çmontuar Rripin e Gazës. Prania tokësore e ushtrisë izraelite në Rrip është universale, ndërsa Ismail Haniya, njeriu që prej vitesh qëndron pas çdo plani të Hamasit, ka muaj që ka vdekur.

Kostoja për civilët palestinezë është e madhe. Më shumë se 20,000 gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga gjithsej 41,000 të vdekur nga operacionet izraelite. Por fronti me Hamasin nuk është i mbyllur për Tel Avivin pasi edhe sot pas kalimit gjithëpërfshirës të Izraelit nga enklava, raketat po bien ende në pjesët jugore të Izraelit.

Kur, një muaj më parë, ministri i mbrojtjes i Izraelit njoftoi se fronti i Gazës ishte nën kontrollin absolut të ushtrisë, analistët politikë dhe ushtarakë nxituan të flisnin për të nesërmen në rajon. Por për Izraelin, Gaza ishte vetëm fillimi. Që nga mesi i shtatorit, Tel Avivi e ka bërë të qartë se do të “pastrohet” sa më shpejt që të jetë e mundur me Hezbollahun në Veri.

Organizata shiite, që në orët e para të reagimit izraelit ndaj Gazës, filloi të gjuante qindra raketa drejt veriut izraelit, duke deklaruar hapur partneritetin e saj me Hamasin. Izraeli brenda 20 ditëve i ka zhveshur nga njëra anë organizatës pro-iraniane të gjithë udhëheqjen e saj – jo vetëm Nasrallah ka vdekur, por edhe pasardhësi i tij – dhe nga ana tjetër, me njësitë speciale të ushtrisë së tij, po pushton sërish Libanin jugor. Fronti i dytë është i hapur dhe aktualisht punëson mijëra rezervistë, si dhe pjesën më të madhe të luftëtarëve izraelitë.

Izraeli, në mes të gjithë kësaj lëvizje lufte nga Veriu në Jug, u godit nga një sulm raketor nga Irani për herë të dytë. Sulmi i parë i 13 prillit ishte edhe hera e parë në historinë mes dy vendeve që një nga të dyja vendosi të godasë drejtpërdrejt dhe jo me “ndërmjetës”. E dyta të martën e kaluar ishte për Izraelin dhe rasti që kërkonte për të hapur një front të tretë – paralel, ndoshta më thelbësori për Tel Avivin.

Benjamin Netanyahu ka deklaruar se përgjigja që do të marrë Irani do të jetë “e ashpër” dhe sot ai i ka të gjitha opsionet në duart e tij: bërthamore, naftë, infrastrukturë ushtarake. Ky front i veçantë, paralelja e tretë për Tel Avivin, nuk është një front që “pret” dhe duhet marrë si e mirëqenë që Izraeli do të lëvizë menjëherë.

Izraeli gjithashtu ka një front të hapur me Houthit nga Jemeni. Raketat dhe dronët nga perëndimi i Jemenit kanë goditur objektiva edhe në Tel Aviv jo shumë kohë më parë dhe e kanë kthyer kalimin përmes Adenit në ferr për të gjitha anijet perëndimore. Aleatët e Izraelit, SHBA-të dhe Britania kanë qenë gjithashtu të përfshirë hapur me Houthi, të cilët brenda një viti kanë goditur disa objektiva nga ajri në portin e madh në jug të Gadishullit Arabik. Për Tel Aviv-in, Houthi-t nuk janë një sasi e papërfillshme dhe është e qartë se ata do të tentojnë ta eliminojnë këtë kërcënim pas Libanit dhe Iranit.

Kryeministri i Izraelit, vetë Netanyahu dhe jo vendi i tij, përveç ushtrisë, ka frontin e tij të hapur me shoqërinë. Netanyahu nuk ka mundur të kthejë pengjet e 7 tetorit dhe protestat në Tel Aviv kanë qenë të përjavshme dhe masive ndër vite. Përshkallëzimi i frontit në Veri dhe synimi për eliminimin e Hezbollahut ka “ngrirë” përkohësisht sulmet e brendshme. Por problemi është aty dhe në varësi të zhvillimeve do të bëjë sërish pamjen.

The post 365 ditë terror që nga sulmi i 7 tetorit/ 41,000 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 300 persona të marrë peng appeared first on Lapsi.al.

Arrin në 20 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnjë

By: user7
7 October 2024 at 08:18

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja në fshatin Donja Jablanica të dielën pas përmbytjeve më vdekjeprurëse të Bosnjës në vite që goditën vendin ballkanik të premten.

Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 20, 15 prej të cilëve në zonën e Jabllanicës, 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës.

Për shkak të përmbytjeve të së premtes, një gurore mbi Donja Jabllanicë u shemb dhe rrënojat mbuluan shtëpi dhe makina në fshat.

Përmbytjet pasojnë një thatësirë të pashembullt të stinës së verës, e cila shkaktoi tharjen e shumë lumenjve dhe liqeneve dhe dëmtoi bujqësinë dhe furnizimin me ujë të zonave urbane në të gjithë Ballkanin dhe pjesën më të madhe të Evropës.

Meteorologët thanë se ndryshimet ekstreme të motit mund t’u atribuohen ndryshimeve klimatike. Ekipe shpëtimi nga vendet fqinje dhe te BE-se u janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit në Bosnje./VOA

The post Arrin në 20 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnjë appeared first on Lapsi.al.

Shtohet evazioni? Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike

By: user7
7 October 2024 at 07:39

Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vitet e fundit, por grumbullimi i tatimeve dhe taksave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto po vjen në rënie.

Të dhënat e fundit të INSTAT në lidhje me rezultatet e reja të Prodhimit të Brendshëm Bruto tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2023, taksat dhe tatimet e mbledhura mbi PBB-në kanë pësuar rënie (taksat mbi produktet janë taksat e pagueshme për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si: Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importe. Në këto taksa nuk përfshihen tatimet mbi pagën dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore).

Gjatë 2018-2023, viti më i mirë ishte 2021, ku taksua 16.03% e vlerës së prodhimit, ndërsa viti më i dobët ishte 2020 kur u taksua vetëm 13.4% e PBB-së.

Raporti i taksave ndaj PBB-së është një matës i të ardhurave tatimore të një vendi në lidhje me madhësinë e ekonomisë së tij, e matur nga Produkti i Brendshëm Bruto (GDP). Ky raport mundëson efikasitetin e drejtimit të përgjithshëm të politikës tatimore të një vendi.

Vendet e zhvilluara zakonisht kanë raporte më të larta të taksave ndaj PBB-së sesa vendet në zhvillim. Të ardhurat më të larta nga taksat nënkuptojnë se një vend mund të shpenzojë më shumë për përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, të cilat të gjitha janë çelësi për perspektivat afatgjata për ekonominë e një vendi dhe njerëzit e tij.

Të ardhurat nga taksat mbi 15% të PBB-së të një vendi janë një përbërës kyç për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, sipas Bankës Botërore.

Raporti i taksave ndaj PBB-së në Shtetet e Bashkuara ishte 27.7% në 2022, ndërsa raporti i taksave ndaj PBB-së së Bashkimit Evropian ishte 26.7% në 2022.

Raporti i taksave ndaj PBB-së mat të ardhurat tatimore të një vendi ndaj produktit të brendshëm bruto. Ai tregon se sa nga produkti i brendshëm bruto i një vendi shkon në financimin e qeverisë./Monitor

The post Shtohet evazioni? Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike appeared first on Lapsi.al.

Po raportonte nga lufta, vritet gazetari 19 vjeçar në Gaza

By: user7
7 October 2024 at 07:10

Forcat izraelite kanë vrarë gazetarin palestinez Hassan Hamad në një sulm ajror në shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Jabalia të Gazës veriore, disa ditë pasi gazetari i vrarë tha se ishte paralajmëruar nga një oficer izraelit që të ndalonte xhirimet në Gaza. Me vrasjen e gazetarit 19-vjeçar, puna e të cilit u shfaq në Al Jazeera dhe rrjete të tjera, numri i gazetarëve palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës është rritur në 175.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se të paktën 128 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e më shumë se 41,000 njerëzve të vrarë që kur Izraeli filloi luftën shkatërruese në Gaza në tetor 2023. Kolegët dhe Zyra e Qeverisë për Media në Gaza konfirmuan vdekjen e Hamadit, duke thënë se shtëpia e gazetarit ishte sulmuar qëllimisht për t’i mbyllur gojën pasi ai mori kërcënime.

“Hassan Hamad, gazetari që nuk i ka kaluar të 20-at, rezistoi për një vit të plotë në mënyrën e tij. Ai rezistoi duke qëndruar larg familjes së tij në mënyrë që ata të mos ishin në shënjestër. Ai rezistoi kur u përpoq të gjente një sinjal interneti, duke qëndruar ulur për një ose dy orë në çati vetëm për të dërguar videot që arrijnë tek ju brenda sekondave,” tha një postim në llogarinë X Hamad të postuar nga kolegu i tij.

Hamad kishte dokumentuar luftën e Izraelit në Gaza për më shumë se një vit dhe punonte si reporter televiziv i pavarur. Sipas gazetarit palestinez Maha Hussaini, disa ditë para vdekjes së Hamadit, ai ishte kërcënuar nga një oficer izraelit përmes një mesazhi në Whatsapp dhe disa telefonata, duke e urdhëruar që të ndalonte xhirimet në Gaza.

“Dëgjo, nëse vazhdoni të përhapni gënjeshtra për Izraelin, ne do të vijmë për ju dhe do ta kthejmë familjen tuaj në […]”, ky ishte paralajmërimi i fundit për gazetarin.

The post Po raportonte nga lufta, vritet gazetari 19 vjeçar në Gaza appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Përmbytje në Vlorë/ Prokuroria nis verifikimet, sistemi i kullimit nuk funksionoi

By: user7
6 October 2024 at 14:52

Dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytja e shiut në Vlorë, pritet të iniciojnë nisjen e një dosje penale në prokurorinë e qytetit bregdetar. Në fokus të hetimit, janë zyrtarë të Bashkisë Vlorë, Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave dhe bordi i kullimit në Vlorë.

Mësohet se shkak për nisjen e hetimeve janë bërë raportimet e shumta në media, ku qytetarët e Vlorës janë shprehur se kanë bërë kërkesa për pastrimin e kanalizimeve, por askush nuk i ka dëgjuar në institucione. Verifikimet pritet të nisin këtë javë, duke sekuestruara dokumentacionin dhe rregulloren e bashkisë, por dhe marjen në pyetje të personave që kanë për detyrë të mirëmbajnë dhe kujdesën për sistemin menaxhimit të ujrave në qytetin e Vlorës.

Shumë prej punëve, si pastrim dhe sistemimi i kanaleve dhe pusetave të kullimit, janë raportuar si të përfundura por reliasht asgjë nuk është kryer dhe asgjë nuk ka funksionuar. Për më tepër, nuk ka funksionuar njëri nga hidrovorët që shërben për largimin e ujit si dhe një sistem i tërë kanalizimesh të nëndheshme, që për një kohë të gjatë nuk është pastruar nga ana e bashkisë së Vlorës.

Megjithëse stuhia e shiut ka përfunduar 3 ditë më parë, prania e ujit dhe balta, vijojnë të jenë prezente në shumë lagje të Vlorës, ku banesa dhe garazhet e pallateve vijojnë të qëndrojnë të përmbytur.

The post Përmbytje në Vlorë/ Prokuroria nis verifikimet, sistemi i kullimit nuk funksionoi appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës më 7 tetor/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

By: user7
6 October 2024 at 13:40

Një ditë para zhvillimit të protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka ndarë planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se ditën e nesërme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Po ashtu Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;
Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiwanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Gjithashtu, Policia e Shtetit shton se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Në njoftim thuhet se Policia apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

The post Protesta e opozitës më 7 tetor/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Aksident i trefishtë në rrugën Tiranë-Elbasan, krijohen radhë të gjata trafiku

By: user7
6 October 2024 at 13:16

Një aksident është regjistruar në rrugën Tiranë-Elbasan nga ku mësohet se tre automjete janë përplasur dhe njëra është përmbysur. Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar momentalisht.

Ndërkohë, shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë teksa është krijuar radhë kilometrike në drejtim të Elbasanit pas kësaj përplasjeje.

The post Aksident i trefishtë në rrugën Tiranë-Elbasan, krijohen radhë të gjata trafiku appeared first on Lapsi.al.

❌
❌