❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Jepet verdikti/ Gjykata e Lartë në Kroaci: Komunikimet në Sky ECC janë prova ligjore

By: user 11
8 October 2024 at 10:58

Gjykata e LartĂ« Penale nĂ« Kroaci ka nxjerrĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar qĂ« konfirmon se komunikimet “Sky ECC” janĂ« prova ligjore, tĂ« cilat mund tĂ« pĂ«rdoren nĂ« procedimet penale nĂ« sistemin gjyqĂ«sor.

Sipas Slobodna Dalmacija, vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë Penale më në fund ka marrë një qëndrim ligjor për çështjen që shqetëson prej muajsh të gjithë ata që ndodhen pas hekurave në Kroaci në kuadër të organizatave të ndryshme kriminale, dhe që u arrestuan pas analizës së komunikimeve. kryer përmes aplikacionit të koduar SKY ECC.

“TĂ« gjithĂ« shpresonin qĂ« provat e mbledhura nga USKOK bazuar nĂ« analizĂ«n e komunikimit tĂ« bĂ«rĂ« nga anĂ«tarĂ«t pĂ«rmes aplikacionit tĂ« koduar “SKY ECC”, i cili ishte marrĂ« me urdhra hetimor evropian nga autoritetet franceze, do tĂ« shpalleshin tĂ« paligjshme”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Vendimi pĂ«rfundimtar konfirmoi vendimin e mĂ«hershĂ«m tĂ« gjyqtarit hetues tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Qarkut tĂ« Splitit, i cili nĂ« shkurt tĂ« kĂ«tij viti i shpalli tĂ« ligjshme provat e mbledhura nga USKOK bazuar nĂ« analizĂ«n e komunikimit tĂ« kryer nga anĂ«tarĂ« tĂ« organizatĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« drejtuar nga i arrestuari, sipĂ«rmarrĂ«si i ndĂ«rtimit Nenadom Petrakom nga Zagrebi nĂ«pĂ«rmjet aplikacionit tĂ« koduar “SKY ECC” , i cili gjithashtu ka punuar ngushtĂ« me klanin “Kavac” malazez.

Pas marrjes sĂ« aktgjykimit pĂ«rfundimtar se “Sky ECC” Ă«shtĂ« provĂ« ligjore, USKOK javĂ«n e kaluar ngriti aktakuzĂ« kundĂ«r organizatĂ«s kriminale tĂ« Nenadom Petrakom, i cili nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar u arrestua nĂ« Turqi dhe mĂ« pas u ekstradua te autoritetet kroate.

The post Jepet verdikti/ Gjykata e Lartë në Kroaci: Komunikimet në Sky ECC janë prova ligjore appeared first on Lapsi.al.

Itali/ I gjendet me 36 kg kοkainë në shtëpi, arrestohet i riu shqiptar

By: user 11
8 October 2024 at 10:42

NjĂ« 26 – vjeçar shqiptar Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« Bolonja tĂ« ItalisĂ« pasi u kap me 36 kilogramĂ« kokainĂ« nĂ« shtĂ«pi.

Ai u vu re nga oficerët e policisë në rrugë në gjendje jo të mirë, i cili dyshohet se kishte konsumuar ndonjë substancë. I riu filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij.

Në fillim policia gjeti një çantë me rreth 70 mijë euro ndërsa më pas gjetën edhe 36 kilogramë kokainë të fshehura në banesë.

Në atë moment, përveç agjentëve të komisariatit të Santa Violës dhe karabinierëve, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë 118: duke qenë se i dyshuari ishte ende në zemërim, i cili rezultonte i pakontrollueshëm, u desh që të transportohej në spital me ambulancë.

Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan mijëra euro cash, me shumë gjasa që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike; këto të fundit më pas do të analizohen në laboratorët përkatës nga hetuesit. Hetimet e mëvonshme do të kryhen nga policia. 26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua  nga policia dhe karabinierët dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike

The post Itali/ I gjendet me 36 kg kοkainë në shtëpi, arrestohet i riu shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja paraqitet nĂ« SPAK

By: user 11
8 October 2024 at 10:18

Nuk dihet arsyeja pse deputeti socialist është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

KujtojmĂ« qĂ« pak vite mĂ« parĂ«, konkretisht nĂ« 2017, Çyrbja u denoncua nga opozita, si person qĂ« rezultonte i ‘pĂ«rfshirë’ nĂ« çështjen e Emiljano Shullazit.

Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i PartisĂ« Socialiste, ka qenĂ« drejtor i HipotekĂ«s sĂ« DurrĂ«sit gjatĂ« kohĂ«s kur Shullazi ka marrĂ« Hotel VollgĂ«n.

Çyrbja ka dĂ«shmuar nĂ« vitin 2017 nĂ« seancĂ«n ndaj Shullazit dhe grupit tĂ« tij qĂ« akuzohen pĂ«r gjobĂ«vĂ«nie, duke folur pĂ«r lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja.

NĂ« atĂ« kohĂ« opozita reagoi ashpĂ«r duke kĂ«rkuar arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.

The post Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja paraqitet nĂ« SPAK appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet hajduti i makinave në Elbasan, në kërkim bashkëpunëtori i tij

By: user 11
8 October 2024 at 09:58

 

Policia e Elbasanit ka zbardhur 2 raste të vjedhjes së automjeteve, ku një person mje inicialet F. B., 26-vjeç është vënë në pranga dhe një tjetër L. P., 35- vjeç është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Retro”, zbardhen 2 raste tĂ« vjedhjes sĂ« automjeteve.

Vihet në pranga njëri nga autorët, vijon puna për kapjen e tjetrit.

Të 2 autorët, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje/prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjendet dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri nga automjetet e vjedhura.

SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Elbasan, nĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r goditjen e veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e vjedhjes sĂ« pronĂ«s dhe pĂ«r vĂ«nien pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale, tĂ« autorĂ«ve, kanĂ« organizuar dhe finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Retro”.

Si rezultat, u arrestua njĂ«ri nga autorĂ«t e dyshuar, shtetasi F. B., 26 – vjeç, banues nĂ« Elbasan.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit tjetër, shtetasit L. P., 35 -vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore tĂ« kryera dyshohet se kĂ«ta shtetas, mĂ« datĂ« 06.10.2024, kanĂ« vjedhur nĂ« lagjen “ShĂ«nkoll”, njĂ« automjet tip “Benz”, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit E. D., 65- vjeç.

Gjithashtu, shtetasit F. B. dhe L. P. dyshohen autorĂ« tĂ« vjedhjes sĂ« ndodhur mĂ« datĂ« 24.09.2024, nĂ« lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, tĂ« njĂ« automjeti tip “BMË”, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit I. M., 78- vjeç.

Automjeti tip “Benz” i vjedhur, u gjet nĂ« lagjen “ShĂ«nkoll” dhe u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet hajduti i makinave në Elbasan, në kërkim bashkëpunëtori i tij appeared first on Lapsi.al.

Protestuesi merr flakë/ Bardhi: Policia shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve, u plagos një i moshuar

By: user 11
8 October 2024 at 09:51

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të protestës,  shfaq momentin që një efektiv polici shtyn me këmbë një molotov drejt protestuesve.

Protestuesi për një moment ka marrë flakë.

Gazment Bardhi po ashtu shkruan se i moshuari është plagosur rëndë, ndërsa hedh akuza drejt ministrit të Brendshëm.

“Ky Ă«shtĂ« momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovĂ«t drejt turmĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tĂ« pa pajisur me mjete mbrojtĂ«se dhe qĂ« plagosi rĂ«ndĂ« njĂ« qytetar tĂ« moshuar pjesĂ«marrĂ«s nĂ« protestĂ«.

Ushtari i Ergys Agasit nĂ« krye tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme sajon foto me policĂ« “tĂ« dĂ«mtuar”, ndĂ«rkohĂ« nuk ka informacion qĂ« janĂ« plagosur qytetarĂ«.

E siguroj qĂ« si trashĂ«gimtar i familjes sĂ« Enver HoxhĂ«s, do tĂ« ketĂ« fatin e tĂ« parĂ«ve tĂ« tij! Kriminel”, shkruan Gazment Bardhi.

The post Protestuesi merr flakë/ Bardhi: Policia shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve, u plagos një i moshuar appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për ditën e martë

By: user 11
8 October 2024 at 09:10

Këtë të martë, më 08 tetor 2024, në tregun e këmbimit valutor euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet 99.2 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.5 lekë dhe shitet me 90.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.3 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

The post Këmbimi valutor për ditën e martë appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës/ Arrestohet një person, shoqërohen 5 të tjerë

By: user 11
8 October 2024 at 08:30

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shoqëruar 5 të tjerë në lidhje me protestën e mbrëmshme të opozitës. Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovë në drejtim të institucioneve dhe policëve.

Protesta nisi te kryeministria dhe vijoi te ministria e Brendshme, ku më pas u zhvendosë drejt bashkisë së Tiranës ku pati përplasje me policinë. Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së parlamentit. Kjo ishte protesta e parë pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

The post Protesta e opozitës/ Arrestohet një person, shoqërohen 5 të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Punonjësit shqiptarë përdorin matematikë elementare në punë, shumë më pak se rajoni dhe BE

By: user 11
8 October 2024 at 08:03

Punonjësit shqiptarë përdorin përllogaritje matematikore në vendin e punës më pak se në Ballkan dhe në vendet e BE-së, pasi ekonomia jonë është e bazuar në një model ekonomik që nuk kërkon shumë aftësi.

Më shumë se gjysma (54%) e shqiptarëve raportojnë se kryejnë llogaritje të thjeshta me numra, për shembull, duke shtuar, duke zbritur, duke shumëzuar ose duke pjesëtuar, si pjesë e punës së tyre kryesore, vuri në dukje Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës. Kjo përqindje është më pak se mesatarja e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB5 60%) dhe BE-së (76%),

Të dhënat e anketës tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë (57% kundrejt 51%) që të kryejnë llogaritje të thjeshta, si dhe punëtorët më të rinj (66% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 33% e atyre të moshës 55-64).

Detyra të tilla janë gjithashtu më të zakonshme tek ata me arsim të nivelit të lartë (70%), krahasuar me 58% të atyre me arsim të mesëm dhe 31% të atyre me arsim të nivelit të ulët.

Në mënyrë të ngjashme, përqindja e atyre që punojnë në profesione të kualifikuara që i përgjigjen kësaj pyetjeje në mënyrë pozitive është shumë më e lartë (74%) sesa tek ata me profesione që lidhen me punë manuale (54%), gjysmë të kualifikuar (47%) dhe elementare (31%).

Rreth 9% e të anketuarve shqiptarë thonë se kanë përdorur matematikë më të avancuar, algjebër ose statistikë, për shembull llogaritje, regresione, simulime, që është më e ulët se në BE (16%) dhe në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (11%).

Përdorimi i matematikës së avancuar ka më shumë gjasa te punëtorët më të rinj (10% dhe 14% e të anketuarve të moshës 25-34 dhe 35-44) sesa midis moshave më të vjetra (2% midis atyre të moshës 55-64 vjeç).

Përdorimi i matematikës së avancuar kërkohet gjithashtu më shumë tek ata që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (12%) dhe shërbime (10%), për dallim nga ata që punojnë në industri apo bujqësi (6%).

Sipas anketës, shumica e punonjësve kryejnë aktivitete për zgjidhjen e problemeve në punën e tyre kryesore. Afro gjashtë në dhjetë (58%) shqiptarë raportojnë se kryejnë aktivitete të zgjidhjes së problemeve të paktën shpesh si pjesë e punës së tyre kryesore , që është mbi mesataren e WB5 (52%). Gratë kanë pak më shumë gjasa ta bëjnë këtë sesa burrat (61% kundrejt 56%).

Përfshirja në aktivitetet e zgjidhjes së problemeve është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (70%) dhe shërbime (62%), për dallim nga ata që punojnë në bujqësi ose industri (48%)./Monitor

The post Punonjësit shqiptarë përdorin matematikë elementare në punë, shumë më pak se rajoni dhe BE appeared first on Lapsi.al.

U qëllua me thikë nga dy kushërinjtë e tij, humb jetën 28-vjeçari shqiptar në Greqi

By: user 11
8 October 2024 at 07:44

Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët kanë pretenduar se viktima i abuzonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e policisë rrugore, gjetën të gjakosur 28-vjeçarin në rrugë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Dy vëllezërit shqiptarë janë paraqitur vetë në komisariat. 17 vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit, ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor. Siç pretendojnë dy vëllezërit shqiptar me nënshtetësi greke, 28-vjeçari po i abuzonte.

The post U qëllua me thikë nga dy kushërinjtë e tij, humb jetën 28-vjeçari shqiptar në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

By: user 11
8 October 2024 at 07:14

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira disi më të dukshme në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Deri nĂ« mesditĂ« republika e KosovĂ«s paraqitet nĂ«n ndikimin e motit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, duke bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« kthjellime dhe vranĂ«sira tĂ« lehta, por pjesa e dytĂ« e ditĂ«s do tĂ« sjellĂ« vranĂ«sira tĂ« shpeshta duke sjellĂ« vetĂ«m momente me pika shiu, nĂ« zonat veriore – veriperĂ«ndimore tĂ« KosovĂ«s. Parashikohet qĂ« tĂ« njĂ«jtat kushte meteorologjike tĂ« vijojnĂ« edhe gjatĂ« natĂ«s. Temperaturat e ajrit do tĂ« pĂ«sojnĂ« rritje nĂ« vlerat minimale, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera mĂ« e ulĂ«t deri nĂ« 22°C vlera maksimale nĂ« rang territorit. Era do tĂ« fryjĂ« mesatare deri e fortĂ« me shpejtĂ«si 55 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e MV. Herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë, por nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare paradites, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi jugor.

Europa

Gadishulli Apenin dhe Europa qendrore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira të dendura dhe reshje shiu paraqitet Britania e Madhe dhe Europa veriore, ku reshjet herë pas here do të jenë në formë shtrëngate. Ndërsa Europa lindore dhe pjesa me e madhe e pellgut të Mesdheut priten të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet shoferi 19-vjeçar në Klos

By: user 11
7 October 2024 at 10:52

Policia e Dibës ka arrestuar, 19- vjeçarin Ergis Selimi, i cili në datën 6 tetor, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor në fshatin Suç të Bashkisë Klos.

41- vjeçari u pĂ«rplas pĂ«r vdekje nĂ« rrugĂ«n e fshatit Kurdari pak metra larg kishĂ«s sĂ« fshatit. Leonard Doçi po lĂ«vizte nĂ« kĂ«mbĂ« nga fshati Kurdari pĂ«r nĂ« rrugĂ«n nacionale Klos – Burrel kur Ă«shtĂ« goditur nga automjeti tip benz mĂ« drejtues 19- vjeçarin Ergis Selimi.

Përplasja ka qenë e fortë teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41- vjeçarin duke e nxjerrë jashtë rrugës dhe ka humbur jetën. Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« DibĂ«r. NĂ« vijim tĂ« informacionit tĂ« dhĂ«nĂ« ditĂ«n e djeshme, pĂ«r njĂ« aksident nĂ« rrugĂ«n dytĂ«sore tĂ« fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmĂ« se, Sektori i PolicisĂ« Rrugore ka bĂ«rĂ« arrestimin nĂ« flagrancĂ« tĂ« shtetasit Ergis Selimi, 19 vjeç, banues nĂ« fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte njĂ« automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojĂ« vdekjen njĂ« 42-vjeçar (kĂ«mbĂ«sor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

The post Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet shoferi 19-vjeçar në Klos appeared first on Lapsi.al.

Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: Ska kthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri

By: user 11
7 October 2024 at 10:34

Jo rikthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri.

“Jo vetĂ«m se Ă«shtĂ« shkelje ligjore, por Ă«shtĂ« edhe shkelje e vullnetit politik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s”.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

“DorĂ«heqja e kĂ«tyre zyrtarĂ«ve policorĂ«, nĂ« fakt ka qenĂ« po ashtu pĂ«r njĂ« masĂ« tĂ« madhe tĂ« tyre, pastrim i elementit kriminal nĂ« atĂ« zonĂ«. As qĂ« bĂ«het fjalĂ« qĂ« tĂ« plotĂ«sohet kĂ«rkesa e Aleksandar Vuçiçit qĂ« ish-policĂ«t tĂ« kthehen nĂ« radhĂ«t e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Kjo jo vetĂ«m se Ă«shtĂ« shkelje ligjore, por Ă«shtĂ« edhe shkelje e vullnetit politik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai sot nĂ« KĂ«shillin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje.

Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

The post Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: Ska kthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri appeared first on Lapsi.al.

Korçë/ 53-vjeçari hidhet nga tarraca e katit të 7-të të një pallati

By: user 11
7 October 2024 at 10:05

Një 53-vjeçar është hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve tĂ« para mĂ«sohet se ngjarja ka ndodhur nĂ« afĂ«rsi tĂ« pazarit tĂ« qytetit nĂ« vendin i quajtur ‘pallati i kinezĂ«ve’.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa viktima është identidikuar si 53-vjeçari me iniciale J. K..

“MĂ«ngjesin e sotĂ«m, nĂ« lagjen nr.8, dyshohet se Ă«shtĂ« vetĂ«hedhur nga tarraca e katit tĂ« shtatĂ« tĂ« njĂ« pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojĂ« e dĂ«mtimeve ka humbur jetĂ«n.

Grupi hetimor po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« rastit”, njoftoi policia.

The post Korçë/ 53-vjeçari hidhet nga tarraca e katit të 7-të të një pallati appeared first on Lapsi.al.

Dyert e kryeministrisĂ« tĂ« “blinduara”, para protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s hiqet edhe kĂ«rpudha

By: user 11
7 October 2024 at 09:53

Ashtu si çdo protestë të opozitës edhe këtë herë janë marrë masa për të siguruar hyrjen e kryeministrisë. PD ka paralajmëruar se tubimi do të nisë para godinës së kryeministrit Edi Rama më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Dyert e kryeministrisĂ« janĂ« tĂ« “blinduara”, ndĂ«rsa instalacioni i kĂ«rpudhĂ«s qĂ« ndodhet nĂ« lulishten e kĂ«tij institucioni Ă«shtĂ« hequr.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Dyert e kryeministrisĂ« tĂ« “blinduara”, para protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s hiqet edhe kĂ«rpudha appeared first on Lapsi.al.

Itali/ Ngjarje e rënde vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë

By: user 11
7 October 2024 at 09:44

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në  Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin, Beni Arshiaj 37 vjeç, i cili u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar në sy të djalit të tij.

Ndaj të riut shqiptar u qëllua me pesë plumba, por vetëm një do të ishte fatale, pasi e kapi në kokë.

Disa qytetarë, që ishin dëshmitarë janë marrë në pyetje. Ata thanë se kishin parë dy persona duke ikur me skuter menjëherë pasi kishin dëgjuar të shtënat.

Sipas dëshmitarëve 37-vjeçari ndodhej në një furgon kur u qëllua me disa plumba të kalibrit të vogël, por hetimet vijojnë ende.

Në vendngjarje shkoi ambulanca dhe policia, e cila po heton për vrasjen.

 

The post Itali/ Ngjarje e rënde vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë appeared first on Lapsi.al.

Shifrat/ Një vit luftë shkatërruese e Izraelit në Gazë

By: user 11
7 October 2024 at 08:32

Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardimeve në historinë moderne në Rripin e Gazës.

Nisi vetĂ«m disa orĂ« pasi Hamasi – grup palestinez qĂ« kontrollon GazĂ«n, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja – kreu njĂ« sulm tĂ« paprecedentĂ« kundĂ«r Izraelit mĂ« 7 tetor tĂ« vitit 2023 – mĂ« vdekjeprurĂ«sin nĂ« historinĂ« e kĂ«tij vendi. QĂ«llimi i Izraelit pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar Hamasin, pasoi me dĂ«me tĂ« mĂ«dha pĂ«r civilĂ«t dhe infrastrukturĂ«n nĂ« GazĂ« – njĂ«rĂ«n prej zonave mĂ« tĂ« populluara nĂ« botĂ«.

Të vrarët

Më 7 tetor, Hamasi kreu një sulm disaorësh ndaj Izraelit nga Gaza. Izraeli tha se 1.139 persona u vranë, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj.

Hamasi po ashtu mori 251 pengje izraelite. Pothuajse gjysma e tyre janë liruar, disa janë shpëtuar e të tjerë janë liruar nga Hamasi. Pak më shumë se 100 nga pengjet besohet se janë në Gazë, ndërkaq të tjerët besohet se kanë vdekur. Disa u vranë pa dashje gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Izraeli tha se 346 ushtarë të tij janë vrarë gjatë ofensivës tokësore në Gazë, të cilën e nisi disa javë pasi nisi sulmet ajrore ndaj enklavës.

Mbi 41.000 palestinezë u vranë në Gazë që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, të drejtuar nga Hamasi.

Shumica besohet se ishin civilë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre fëmijë, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh.

Shefi i OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha nĂ« prill se “çdo 10 minuta, njĂ« fĂ«mijĂ« vritet ose plagoset” nĂ« GazĂ«. FĂ«mijĂ«t, tha ai, “po paguajnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« joproporcionale çmimin nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«â€. Numri i tĂ« vrarĂ«ve besohet tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i lartĂ«.

Mbi 10.000 njerëz besohet se janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të banimit në Gazë, sipas OKB-së.

Mbi 700 palestinezë, përfshirë më shumë se 150 fëmijë, u vranë gjithashtu në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Forcat izraelite u akuzuan për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse gjatë të shtënave fatale kundër palestinezëve, përfshirë edhe ekzekutimin e qëllimshëm të palestinezëve që nuk përbënin kërcënim të dukshëm për sigurinë.

Sipas OKB-së, Izraeli ka shkatërruar mbi gjysmën e të gjitha strukturave në Rripin e Gazës. Rreth 360 mijë njësi të tjera banimi janë dëmtuar.

ShkatĂ«rrimi i infrastrukturĂ«s sĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s nga Izraeli. Imazhet satelitore tregojnĂ« se sĂ« paku 53 shkolla janĂ« shkatĂ«rruar qĂ« nga fillimi i konfliktit. Izraeli thotĂ« se shĂ«njestron infrastrukturĂ«n dhe ndĂ«rtesat e “terrorit” nĂ« GazĂ« dhe akuzon Hamasin se pĂ«rdor civilĂ«t si mburojĂ« njerĂ«zore.

Të plagosurit në luftë

Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë plagosën mbi 95.000 palestinezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Së paku një e katërta e tyre përballen me lëndime që ua ndryshuan jetën, si amputime dhe rehabilitim i gjatë, tha OBSH-ja.

Vrasja e punonjësve të mediave dhe të ndihmës
Së paku 116 gazetarë dhe punonjës të mediave u vranë në Gazë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Së paku pesë gazetarë ishin shënjestër e drejtpërdrejtë e forcave izraelite dhe organizata mbikëqyrëse e mediave me bazë në Nju Jork i klasifikoi ato si vrasje.

Shifrat e bënë luftën e Izraelit në Gazë konfliktin më vdekjeprurës ndonjëherë për gazetarët.

Gjatë punës në terren u vranë edhe punonjës të ndihmës. Sipas OKB-së, numri i tyre është mbi 250.

Kriza humanitare në Gazë

Pothuajse e gjithë popullata e Rripit të Gazës përballet me uri, për shkak të mungesës së jashtëzakonshme të ushqimit, sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore.

Organizata Human Rights Watch tha në dhjetor se Izraeli përdor vdekjen nga uria si armë lufte në Rripin e Gazës.

Palestinezët e zhvendosur brenda vendit Më shumë se 85 për qind e banorëve të Gazës, ose mbi 1.9 milion njerëz u zhvendosën nëpër enklavë deri në fund të vitit 2023, sipas OKB-së./ REL

The post Shifrat/ Një vit luftë shkatërruese e Izraelit në Gazë appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës/ 15 akse të bllokuara, Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim

By: user 11
7 October 2024 at 08:07

Policia zgjeroi hartën e rrugëve që do të bllokohen sot për protestën e thirrur nga opozita. Ndërsa 1000 forca policore priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës.

Protesta nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha në videomesazhin e sotëm e cilësoi protestën e nesërme si fillim të mosbindjes civile pa ndalim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike.

“Na u pĂ«rgjigjĂ«n me vjedhje tĂ« flamurit te partisĂ«! Na u pĂ«rgjigjĂ«n me arrestime politike! Na u pĂ«rgjigjĂ«n me burgosje tĂ« kandidatĂ«ve fitues dhe deputetĂ«ve tanĂ«! Dhe sot opozita
 mbas 3 vitesh paralajmĂ«rimi pĂ«r mosbindje civile. Mbas 7 protestash. kombĂ«tare, ku ka pĂ«rsĂ«ritur nĂ« dhjetĂ«ra fjalime kĂ«rkesat e saj, ka marrĂ« vendimin. Vendimin pĂ«r t’i dal zot fatit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, si shpresa e vetme qĂ« u ka mbetur shqiptarĂ«ve. Vendimin pĂ«r tĂ« t’iu pĂ«rgjigjur fushatĂ«s sĂ« terrorit tĂ« Edi RamĂ«s, me sakrificat qytetare fisnike tĂ« mosbindjes civile pĂ«r votĂ«n e lirĂ«. Vendimin qĂ« t’i pĂ«rgjigjemi deklaratave pĂ«r luftĂ« ndaj nesh tĂ« Edi RamĂ«s, dhĂ«mbĂ« pĂ«r dhĂ«mbĂ«â€, tha Berisha.

Kërkesa kryesore e PD-së është shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.

Berisha nuk zbuloi skenarin e protestës së 7 tetorit, por ajo që dihet është se do të nisë para godinës së kryeministrisë e më pas protestuesit do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. Nisur nga ky skenar, policia ka marrë masat, ndërsa njofton se do të jenë të paktën 15 akse dhe kryqëzime të të gjithë kryeqytetit që mund të bllokohen nga grumbujt e protestuesve.

“NĂ« orĂ«n 18:00, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nga kryqĂ«zimi i MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza” dhe nĂ« rrugĂ«t: “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

KryqĂ«zimet e bllokuara do tĂ« jenĂ«: KryqĂ«zimi i Librit Universitar, kryqĂ«zimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”, kryqĂ«zimet nĂ« zonĂ«n ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”, kryqĂ«zimi te ish-stacioni i trenit, kryqĂ«zimi i urĂ«s sĂ« TaiĂ«anit, kryqĂ«zimi i rrugĂ«s sĂ« KavajĂ«s me hyrjen e sheshit “SkĂ«nderbej”, kryqĂ«zimi i urĂ«s sĂ« ish-hotel “Dajti”, kryqĂ«zimi i 9-katĂ«sheve me RrugĂ«n e Barrikadave, kryqĂ«zimi i pallatit me shigjeta”, njofton policia.

The post Protesta e opozitës/ 15 akse të bllokuara, Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

By: user 11
7 October 2024 at 07:39

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë nuk priten reshje. Ndërsa në orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira të shpeshta vetëm zonat përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shenohet në Elbasan dhe Cërrik. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës, ku më të theksuara priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 19°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së hënë do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e MV. Kjo situatë do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Ohër deri në 21°C vlera më e lartë në Shkup. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Skandinav dhe ishujt britanikë duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe përmbytje lokale. Po ashtu, alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga vranësira dhe shira konvektivë, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira appeared first on Lapsi.al.

Izraeli kryen sulme në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

By: user 11
7 October 2024 at 07:21

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në kohën kur Izraeli po ashtu po shqyrton mundësitë për përgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian.

Izraeli tha se ka kryer njĂ« seri tĂ« “sulmeve tĂ« shĂ«njestruara” ndaj “depove tĂ« armĂ«ve” dhe infrastrukturĂ«s sĂ« Hezbollahut – grupit militant dhe partisĂ« politike qĂ« kontrollon shumicĂ«n e Libanit jugor – qĂ« mbĂ«shtetet nga Irani.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se bastioni i Hezbollahut në këtë zonë është goditur me mbi 30 sulme ajrore. Një pikë karburanti dhe një depo me furnizime shëndetësore po ashtu ka qenë cak i sulmeve izraelite.

Videot e publikuara kanë shfaqur shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri pas sulmeve të kryera gjatë natës, teksa banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre. Në videot e publikuara janë dëgjuar edhe shpërthime të fuqishme.

Izraeli për ditë të tëra po sulmon periferitë e Bejrutit, dhe gjatë sulmeve ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah. Në sulmet izraelite mund të jetë vrarë edhe pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut, Hashem Safieddine.

Burimet e sigurisë kanë thënë se me Safieddinen nuk ka mundur të kontaktohet që nga 4 tetori, kur Izraeli kreu një sulm ajror në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar në Bejrut, sulm që raportohet se ka pasur atë për shënjestër. Hezbollahu nuk ka komentuar lidhur me fatin e Hashem Safieddine.

Izraeli tha se Nasrallahu u vra gjatë sulmeve në selinë qendrore të komandës së Hezbollahut në Bejrut më 27 shtator.

Izraeli tha më 5 tetor se forcat e tij kanë vrarë 440 luftëtarë të Hezbollahut gjatë operacionit tokësor në jug të Libanit dhe kanë shkatërruar 2.000 caqe të grupit. Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani në jug të Libanit, thanë autoritetet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, pothuajse 2.000 persona janë vrarë në Liban gjatë konfliktit, shumica që nga 23 shtatori.

Izraeli ka thënë se sulmet e tij ndaj Hezbollahut synojnë që të mundësojnë kthimin e sigurt të dhjetëra mijëra izraelitëve në shtëpitë e tyre në veri të Izraelit, ku grupi militant ka kryer bombardime që nga tetori i vitit të kaluar.

Forcat izraelite janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« lartĂ« para pĂ«rvjetorit tĂ« parĂ« tĂ« sulmit tĂ« 7 tetorit tĂ« vitit 2023, qĂ« nxiti luftĂ«n nĂ« GazĂ« mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Sipas të dhënave të Izraelit, afër 1.200 persona u vranë dhe afër 250 të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit.

Zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 6 tetor kanë raportuar se të paktën 41.870 palestinezë janë vrarë gjatë luftës pothuajse njëvjeçare në enklavën palestineze.

Izraeli po ashtu po e shqyrton një sulm hakmarrës ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor gjuajti të paktën 180 raketa balistike drejt Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Uashingtoni po diskuton me Izraelin lidhur me mundësinë e sulmeve izraelite ndaj infrastrukturës së naftës të Iranit. Më 4 tetor, udhëheqësi amerikan i bëri thirrje Izraelit që të shqyrtojë alternativa të tjera dhe të mos godasë caqe të tilla.

Ministri i Naftës i Iranit, Mohsen Paknejad, vizitoi ishullin Karg më 6 tetor, mes shqetësimeve se Izraeli mund të godasë terminalin më të madh të naftës të Iranit që ndodhet në këtë vend.

“Paknejad arriti kĂ«tĂ« mĂ«ngjes pĂ«r vizitĂ« nĂ« ndĂ«rtesat e naftĂ«s dhe u takua me stafin nĂ« ishullin Karg”, u tha nĂ« ueb-faqen e MinistrisĂ« sĂ« NaftĂ«s.

Ky terminal i naftës ka kapacitet që të ruajë 23 milionë fuçi të naftës së papërpunuar.

The post Izraeli kryen sulme në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Të paktën 21 viktima nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien qendrore

By: user 11
5 October 2024 at 23:00

Shirat e furishëm që përfshinë papritur dje zonat qendrore të Bosnie Herzegovinës kanë shkaktuar 21 viktima. Të tjerë njerëz mbeten të humbur. Shumë rezidentë të Donja Jablanica dhe fshatra të tjerë në zonat qendrore të vendit po kërkojnë për të humburit.

Shirat e rëndë shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje dheu në zonën e Jablanicës, rreth 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajeva. Stuhia vrasëse e natës prishi rrugë, hekurudha e ura, duke bllokuar kalimet me mbetjet e duke lënë komunitetet të izoluar.

“Ka akoma fshatra nĂ« zonĂ« qĂ« nuk mund tĂ« arrihen prej bllokimit tĂ« kalimeve, nuk e dimĂ« çfarĂ« do tĂ« gjejmĂ« aty”, tha njĂ« zyrtar i agjencisĂ« sĂ« emergjencave .

Shumë shtëpi në Donja Jablanica janë të varrosura nga mbetjet, çka u përkeqësua dhe nga gurët që stuhia e tmerrit përfshiu nga një gurore mbi fshat.

Te tjera fshatra kanë raportuar viktima, numri i të vilave tragjikisht pritet të rritet.

The post Të paktën 21 viktima nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien qendrore appeared first on Lapsi.al.

❌
❌