Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Rrëfimi ‘pa dorashka’ i Majlinda Kelmendit: Kam munguar në ditëlindjet e prindërve

By: gaze tare
8 October 2024 at 15:38

Ish-xhudistja, Majlinda Kelmendi ka rrëfyer vështirësitë me të cilat ajo është përballur gjatë kohës që ishte aktive në xhudo. Në një intervistë, ajo ka thënë se karriera i ka kushtuar jetën familjare pasi ka munguar në shumicën e datave të rëndësishme në familjen e saj.

“Nuk kam shkuar në asnjë dasmë apo fejesë. Babai i ka 71 vjet ndërsa nëna gati 70 dhe unë kam munguar në këto vitet e fundit në pjesën më të madhe të ditëlindjeve të tyre. Kam dalë shumë pak, madje as në restorant nuk kam shkuar, njerëzit kanë pasur shumë pritshmëri prej Majlindës dhe unë këtë e kam ditur. Kam sakrifikuar shumë gjatë karrierës, kam pasur një karrierë 22-vjeçare, sidomos ato 15 të fundit kanë qenë shumë intensive”

Po ashtu, ajo ka prekur edhe temën e refuzimit të milionave për ta përfaqësuar Kosovën, e po ashtu komentoi edhe ofertën që kishte nga Kazakistani.

“Edhe sot njerëzit vazhdojnë të më pyesin se si i kam refuzuar milionat, mënyra se si më shohin njerëzit ajo as nuk blihet e as nuk shitet. Derisa je garues gjithmonë duhet ta kesh parasysh se mund t’iu vijnë lëndimet, janë pjesë e rrugëtimit dhe ndoshta vijnë në momentin më të keq për ty, nuk i pret asnjëherë. Nuk e di unë si do të isha ndjerë ose a do ia kisha falur vetes nëse do kisha shkuar në vitin 2015 në Kazakistan dhe do ta kisha marrë medaljen e artë olimpike për Kazakistanin”

The post Rrëfimi ‘pa dorashka’ i Majlinda Kelmendit: Kam munguar në ditëlindjet e prindërve appeared first on iconstyle.al.

Helmim masiv në Dibër, 30 banorë paraqiten në spital, mes tyre dhe të mitur

By: gaze tare
8 October 2024 at 15:22

Disa persona janë paraqitur mesditën e sotme me simptoma helmimi në spitalin e Peshkopisë. Policia e Dibrës në një njoftim paraprak, bën me dije se mes personave që kanë shfaqur shenja helmimi ka edhe disa të mitur.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”.

Pritet që në përfundim të hetimeve nga policia të ketë edhe informacion më të detajuar për atë çfarë e ka shkaktuar helmimin masiv në Dibër.

The post Helmim masiv në Dibër, 30 banorë paraqiten në spital, mes tyre dhe të mitur appeared first on iconstyle.al.

Do e provoni? Dua Lipa bën viral një tjetër kombinim të çuditshëm ushqimesh

By: gaze tare
8 October 2024 at 14:48

Dua Lipa është bërë sërish virale në internet!

Ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëng turshie.  Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për të përfunduar pijen.

@dualipaofficialWhat do we call her?

♬ original sound – Dua Lipa

Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh:

“Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.

Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.

Do e provoni recetën e Duas?

The post Do e provoni? Dua Lipa bën viral një tjetër kombinim të çuditshëm ushqimesh appeared first on iconstyle.al.

Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi: Secili merr atë që meriton

By: gaze tare
8 October 2024 at 13:50

Këngëtarja e njohur Fifi ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë mendimet e saj për vlerësimin në skenën muzikore dhe estradën shqiptare. Në përgjigje të një pyetje nga ndjekësit, ajo thekson se secili merr atë që i takon, duke përmendur konceptin e “rriskut”. Fifi shton se ajo meriton më shumë, por që vetëm Zoti i Madh e di nëse do të marrë atë që meriton.

Pyetja që ndezi këtë reagim ishte: “A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton? Me zërin që e ki ti!”.

Përgjigja e saj tregon një qëndrim të qetë dhe besim tek fati, duke lënë të kuptohet se suksesi do të vijë kur të jetë koha e duhur. Ajo u shpreh:

“Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.

The post Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi: Secili merr atë që meriton appeared first on iconstyle.al.

Si po trajtohet Diddy në burg? Zbulohen detaje nga qëndrimi pas hekurave

By: gaze tare
8 October 2024 at 13:02

Edhe pse Sean “Diddy” Combs u arrestua dhe u burgos me akuzat për trafik seksual, abuzim dhe përdhunim, ai ende duket se po shkakton frikë, sikurse thotë një burim anonim për revistën People.

Ai është shumë i fortë. Të gjithë kishin frikë të dilnin kundër tij. Edhe tani, pas hekurave, ai mbetet i fortë. Të gjithë e dinim atë në atë kohë” tha ai, duke shtuar: “Të gjithë ia atribuonin obsesionin e tij për kontroll gjenialitetit të tij krijues.”

I njëjti burim anonim shtoi se ai është “tepër inteligjent. Ai njeh shumë njerëz dhe ka ndihmuar shumë – dhe shumë ia kanë borxh dhe ai e di këtë. Ai është i aftë për shumë – shumë më tepër nga sa mund ta imagjinojë kushdo, edhe sot.’

Ndër viktimat e tij të supozuara është Ally Carter. Pasi kaloi një fëmijëri traumatike, sot ajo akuzon Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve të Qarkut Riverside se janë përgjegjëse për përfshirjen e saj në një rrjet prostitucioni të fëmijëve

Gjatë një periudhe, siç thotë ajo në një nga videot që qarkullojnë në internet, ka takuar një burrë, “Keith”, me të cilin ka pasur një lidhje të shkurtër për disa javë. Derisa një ditë, e pushtuar nga dyshimet se partneri i saj nuk ishte ai që dukej, ajo kontrolloi portofolin e tij dhe gjeti ID të ndryshme false me emra të ndryshëm. Kur e kapi duke kaluar vetë gjërat e tij, “më goditi, më theu brinjët dhe më dërgoi në spital. Më tha, tani ti më përket mua. Unë bëra atë që më tha‘.

Kjo u pasua nga pjesëmarrja e saj në festa të ndryshme orgjish me personazhe të famshëm, nga Muzeu Getty në Los Anxhelos te Pallati Buckingham dhe bazat ushtarake.

The post Si po trajtohet Diddy në burg? Zbulohen detaje nga qëndrimi pas hekurave appeared first on iconstyle.al.

Dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në fizikë

By: gaze tare
8 October 2024 at 12:52

John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2024 për zbulimet që mundësuan mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.

Hans Ellegren, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, e dha çmimin në Stokholm. Hopfield është nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara dhe Hinton është nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896. Ajo vjen me një çmim në para prej 11 milionë korona suedeze, që është gati 976,000 €. Nga viti 1901 deri në vitin 2023, janë dhënë 117 çmime Nobel në Fizikë. Më i riu nga 225 laureatët ishte 25 vjeç, ndërsa më i moshuari 96.

Çmimi i fizikës i vitit të kaluar iu dha Pierre Agostini nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në Shtetet e Bashkuara, Ferenc Krausz nga Instituti Max Planck i Optikës Kuantike në Gjermani dhe Anne L’Huillier nga Universiteti Lund në Suedi.

The post Dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në fizikë appeared first on iconstyle.al.

U dhunuan nga serbët, dy motrat: Nuk e dini si është të zgjohesh prej të bërtiturave

By: gaze tare
8 October 2024 at 12:15

Dy motrat ishin dhunuar dhe torturuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atyre u ishin prerë e vënë në zjarr edhe gjymtyrët. Me njërën këmbë, Flutura përkund mbesën e saj në djep, teksa pi një kafe. Por, as zëri i mbesës nuk i sjell buzëqeshje fytyrës së 45-vjeçares, që s’e heq dot nga mendja vitin 1999.

Njëzet e pesë vjet më parë, Flutura e kishte hapur e lumtur derën e shtëpisë për të pritur në vizitë motrën e saj, Fitoren. Por, pak kohë më vonë, atyre iu shkuan edhe disa vizitorë të padëshiruar.

Dy motrat ishin dhunuar dhe torturuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atyre u ishin prerë e vënë në zjarr edhe gjymtyrët.

Të ulura pranë njëra-tjetrës, sërish në shtëpinë e Fluturës, ato tregojnë problemet shëndetësore që i kanë.

“Mjekët më kanë thënë që krejt problemet që i kam, më vijnë prej nervave, prej trurit. Është krejt shkaku i mendimeve të mia. Krejt natën veç mendoj”, thotë Flutura për Radion Evropa e Lirë.

Flutura thotë se, para luftës, nuk kishte pasur ndonjë problem shëndetësor dhe nuk kishte vizituar kurrë mjekë. Por, pas luftës, për të ndryshoi shumëçka.

Plagët që ia shkaktuan dhunuesit, ia bënë të vështirë ecjen. Por, Flutura refuzon të përdorë karrocë. Ajo nuk i pi as ilaçet kur ka mysafirë në shtëpi. Gjithçka e bën të frikësohet se sekreti i saj do të zbulohet nga njerëzit përreth në fshatin e saj të vogël.

“Më duket që krejt po e dinë, që krejt po e marrin vesh. As te mjeku s’kam qejf të shkoj. Edhe pse s’iu tregoj mjekëve çka më ka ndodhur, frikësohem se do ta marrin vesh”, thotë Flutura.

Edhe pse e mban sekretin, Flutura sërish kërkon ndihmë nga të tjerët. Ajo pyet njerëzit përreth se si arrijnë t’i heshtin mendimet e këqija, si arrijnë të flenë natën kur janë të stresuar, si arrijnë të…

Në Kosovë besohet se ishin dhunuar 20 mijë persona gjatë luftës. Një studim i publikuar në shtator nga organizata Medica Gjakova tregon se vetëm 6.5 për qind e të mbijetuarve jetojnë pa probleme shëndetësore.

Për problemet e shkaktuara nga dhuna, pothuajse të gjithë kanë vizita të rregullta mjekësore. Gjysma e të mbijetuarve detyrohen të shkojnë edhe në kontrolle të rregullta gjinekologjike.

Gjatë një vizite, një mjek e kishte pyetur Fluturën për një shenjë të mbetur nga prerjet që i ishin shkaktuar dhe Flutura ende beson se, në atë moment, mjeku e kishte zbuluar se ajo ishte dhunuar.

“Ai nuk më tha gjë. Po, ti s’e di qysh është për ne. Gjithmonë tentoj t’i fsheh shenjat, s’dua të më pyesë askush për to”, thotë ajo.

Përveç frikës nga zbulimi i sekretit, të cilin e dinë vetëm motrat dhe partnerët e tyre, ditët e Fluturës vështirësohen nga gjërat e shumta që ia kthejnë traumat në mendje.

Kur mysafirë në shtëpinë e saj kishin përmendur rrezikun e nisjes së një lufte në Kosovë – pas sulmit në Banjskë – Flutura kishte dalë e shqetësuar nga shtëpia dhe ishte fshehur nën llastikun që mbulon perimet e mbjella në oborrin e saj.

Kur një fëmijë i lagjes kishte gjuajtur me gurë drejt shtëpisë së Fluturës, zhurma e kishte bërë Fluturën të ngrinte në vend në korridorin e shtëpisë, para se të alivanosej.

“Gjërat që ndodhin tani, i harroj menjëherë. Por, gjërat prej së kaluarës, ato s’harrohen kurrë. Me ato do të vdes. Po të mundja, veç ta ndalja mendjen, të mos mendoja hiç”, thotë Flutura.

Nganjëherë, kur dikush më bën muhabet të mirë, harroj për 5-6 minuta.

Por, pastaj më kthehet sërish. Këtë s’po e kuptoj. Pse po më kthehen ato mendime? Qysh t’ia bëj për t’i larguar?, pyetet ajo.

Flutura dhe motra e saj e kanë statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që do të thotë se çdo muaj i marrin nga 230 euro ndihma në formë pensioni.

Por, pensioni konsiderohet i pamjaftueshëm nga organizatat joqeveritare vendore.

Flutura dhe Fitorja tregojnë se paratë nuk u dalin për t’i mbuluar shpenzimet e kontrolleve mjekësore dhe të ilaçeve që marrin.

Por, edhe sikur t’i kishin të gjitha paratë e botës, Flutura thotë se ato s’do të ishin të kënaqura.

“Besomë, po betohem në Zot, edhe po ta kisha këtë dhomë të mbushur me para, s’më duhen gjë. Para prej tepihut deri në tavan… asgjë s’ka rëndësi. Ju s’mund ta kuptoni se qysh është [jeta] për ne… Të zgjohesh çdo natë prej gjumit prej të bërtiturave tua”, thotë Flutura.

Sa herë që faqet e Fluturës përshkohen nga lotët, ajo ndal së foluri. Sytë i fokuson në distancë dhe qëndron në heshtje, deri kur motra e saj i afrohet dhe e përqafon.

Të përqafuara, ato qajnë së bashku teksa tregojnë se të dyja kanë tentuar disa herë t’i japin fund jetës.
“Jemi lodhur, jemi ligështuar. Më mirë të mos ishim fare”, thotë Fitorja. Por, që 25 vjet, forcën për të vazhduar e kanë gjetur vetëm te njëra-tjetra.

E, përveç problemeve të shumta shëndetësore, të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë edhe probleme të shumta psikologjike. Frika nga diskriminimi, izolimi e përqeshja bën që shumica e të mbijetuarve të mos i tregojnë përjetimet e tyre.

Që gjashtë vjet, institucionet shtetërore ftojnë të mbijetuarit të aplikojnë për njohje të statusit si të mbijetuar që të përfitojnë një pension mujor. Por, deri në dhjetor të vitit 2023, këtë status e kishin marrë më pak se 2.000 persona.

Kur Flutura e Fitorja dëgjojnë se ka edhe gra të tjera që kanë përjetuar dhunë gjatë luftës, ato befasohen.
“A po e sheh, motër? Nuk jemi vetëm ne. A po thua ti që ka edhe të tjera si ne? Sa janë?… Në një anë, po më dhimben. Por, në anën tjetër, po them, a po e sheh, s’qenkemi vetëm ne…”, thotë Fitorja.

Flutura përsërit disa herë se do të donte shumë që atë ditë të 1999-tës të kishte qenë e vetme, të mos i kishte shkuar Fitorja për vizitë.

Problemet e Fluturës shtohen nga ndjenja e fajit që s’arriti ta mbronte motrën.

“Gjithmonë më shkon në mendje… Po të mos kishte ndodhur ajo, unë s’do të isha sot kështu”, thotë Flutura.

Shumica e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndodhën mes marsit dhe qershorit të vitit 1999, kur NATO-ja bombardoi caqet ushtarake të ish-Jugosllavisë. Histori të ngjashme me Fluturën dhe Fitoren kanë përjetuar shumë gra dhe burra kudo nëpër Kosovë. Të izoluar, shumë prej tyre nuk punojnë dhe jetojnë në kushte të vështira financiare.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për historitë e tyre: si janë përjashtuar nga familjet, si janë gjykuar nga shoqëria, si nuk kanë gjetur mbështetje tek askush e as forcë brenda vetes për ta treguar historinë e tyre publikisht. Për këtë arsye, emrat e të mbijetuarve janë emra fiktivë të vendosur nga redaksia e REL-it, për t’ua ruajtur identitetin të mbijetuarve./REL

The post U dhunuan nga serbët, dy motrat: Nuk e dini si është të zgjohesh prej të bërtiturave appeared first on iconstyle.al.

Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime

By: gaze tare
8 October 2024 at 12:02

Paris Hilton ka folur hapur për diagnozën e saj me çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD).

Në një rrëfim përTeen Vogue”, 43-vjeçarja, reflektoi mbi vështirësitë me simptomat e ADHD-së, para se të merrte diagnozën e saj përfundimtare.

“Gjatë rritjes, gjithmonë më thoshin që isha shumë energjike, shumë e shpërqendruar, shumë e zëshme — thjesht shumë në çdo gjë. Nevoja ime e përhershme për stimulim, e kombinuar me një sistem arsimor që nuk i përshtatej mënyrës sime natyrore të të mësuarit, përfundimisht më çoi në ambiente ku kaloja kohë me adoleshentët problematikë në industri,’” shkroi ajo në rrëfimin e saj.

Hilton më parë ka folur se si rebelimi i saj si adoleshente e bëri që prindërit ta dërgonin në një seri institucionesh dhe programesh trajtimi për fëmijë me probleme të sjelljes, varësi dhe çështje të shëndetit mendor. Në moshën 17-vjeçare, ajo kaloi 11 muaj në shkollën Provo Canyonnë Utah, ku pretendon se u abuzua seksualisht.

Duke kujtuar atë periudhë të jetës së saj, Hilton shkroi, “Do të doja që dikush të kishte pyetur, ‘Çfarë po ndodh vërtet me të? Përkundrazi, kalova vite duke u ndjerë e keqkuptuar, duke u ndëshkuar për mënyrën se si funksiononte truri im,” shtoi ajo. “Nuk ishte deri shumë më vonë në jetë që zbulova çfarë po ndodhte vërtet: Kisha ADHD.”

Hilton theksoi se ADHD shpesh është një “luftë e heshtur” për vajzat dhe gratë, të cilat sipas studimeve shpesh mbeten pa diagnozë.

Ajo kujtoi që fillimisht ishte e pasigurt se si ta përballonte diagnozën e saj.

“Në fillim, të diagnostikohesha më dukej si një etiketë — diçka që më kufizonte, duke më përkufizuar nga ajo që nuk mund të bëja, nga ajo që më bënte të ndryshme,” shkroi ajo. “Ishte diçka që më dukej e nevojshme ta fshehja, duke u shqetësuar se si mund të perceptohej. A do mendonin njerëzit që isha shumë e shpërndarë, shumë e paqëndrueshme ose e paaftë për sukses?”

Ajo vazhdoi:

“ADHD nuk është një kufizim; është një superfuqi. Është arma ime sekrete në një botë që shpesh na thotë të luajmë të sigurt.”

The post Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime appeared first on iconstyle.al.

“Po babi ku është?”/ Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë: Malli veç shtohet

By: gaze tare
8 October 2024 at 11:33

Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me kancerin duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët e tij.

Ronaldo shkruan se e gjen veten shpesh duke pyetur për të pasi ka shumë mall.

“E gjej veten shpesh duke pyetur mamin çdo ditë që kthehem në shtëpi: Po babi ku është? S’di a e kupton nga atje lart se sa shumë më mungon, por thjesht s’di ç’të bëj e çfarë të them e s’di pse po e shkruaj këtë story, por kisha nevojë ta shprehja, askujt në veçanti ndaj ndonjëherë zgjedh këtë formë të shprehuri. Uroj të jem njeri i mirë sa gjysma jote, më ka marrë malli me ta ndjerë aromën e të zihemi ndopak. Plagët fillojnë mbyllen, por ky dreq malli veç se shtohet”- shkruan ai.

The post “Po babi ku është?”/ Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë: Malli veç shtohet appeared first on iconstyle.al.

A po rikthehen vetullat e holla të viteve 1990?

By: gaze tare
8 October 2024 at 11:16

Nuk është sekret: vitet ’90 dhe ’00 janë rikthyer në modë, duke fituar çdo ditë e më shumë terren. Ndërsa ka tendenca që ne jemi të lumtur t’i provojmë, ka edhe disa që shpresojmë se nuk do t’i shohim më kurrë. Mes tyre janë padyshim pantallonat e ulëta dhe vetullat e holla.

Në veçanti Gen Z është ai që duket se shfaq entuziazmin më të madh për trendet e asaj kohe, duke shfaqur veshjet dhe grimin me këtë estetikë në TikTok dhe Instagram.

Pra, vetullat e holla janë ato që duket se po rritet ngadalë në popullaritet, por për fat si të gjitha trendet, edhe kjo po kthehet paksa ndryshe. Vetullat e holla që janë në trend tani janë të holla, por jo shumë të shtrira.

Megjithatë, duke qenë se është e vështirë të ndryshoni trashësinë dhe formën e vetullave në mënyrë të vazhdueshme, ju këshillojmë që thjesht të tregoni vetullat tuaja natyrale, pa ekzagjerim në asnjërën anë.

Nëse e keni të vështirë të pranoni vetullat tuaja të holla, shikoni Bella Hadid, Iris Law, Lila Moss dhe Gabriette dhe ndoshta do t’i doni ato.

Në fund të fundit, është trendi i radhës në rritje në fushën e bukurisë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gabbriette B (@gabbriette)

The post A po rikthehen vetullat e holla të viteve 1990? appeared first on iconstyle.al.

Arbana Osmanin apo Ledion Liçon, kë zgjedh Ilir Shaqiri?

By: gaze tare
8 October 2024 at 10:41

Ilir Shaqiri pritet të nisë së shpejti talent show-t “Yjet Shqiptarë të Diasporës”. Në intervistën për “Canape” në T7, koreografi foli me shumë pasion për këtë projekt në të cilin është përfshirë plotësisht.

Sigurisht që në intervistë nuk u la pa përmendur “Big Brother VIP”. Iliri tha se arsyeja që asokohe pranoi menjëherë ishte fakti që mori pjesë në edicionin e parë dhe jo të mëvonshmit, për të cilët do të ishte menduar disa herë.

Në fund, ai u vendos edhe përpara një zgjedhjeje për dy moderatorët e formatit: Arbana Osmani apo Ledion Liço.

“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”

The post Arbana Osmanin apo Ledion Liçon, kë zgjedh Ilir Shaqiri? appeared first on iconstyle.al.

Në lidhje me yllin 21 vjeçar të Real Madridit? Kim Kardiashian komenton aludimet

By: gaze tare
8 October 2024 at 10:22

Kim Kardashian, ka vizituar së fundmi ambientet e Real Madridit dhe në rrjetet sociale, ajo ndau foto dhe video me fëmijët e saj dhe yjet e klubeve si Camavinga, Courtois dhe Alaba.

Por vëmëndjen më të madhe e mori sulmuesi Jude Bellingham. Thashethemet ishin aq të forta sa e bënë Kardashian të flasë për një romancë të mundshme mes tyre.

“Kjo nuk është ajo që dua unë. Është në fakt për të qeshur pasi fëmijët e mi mundohen të më bindin duke më thënë se janë gati, por nuk jam unë! Ata janë shumë të veçantë. Ata vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista”, shpjegoi ajo duke qeshur.

“Saint do që unë të lidhem me një basketbollist apo futbollist me çdo kusht. Dhe unë u them: Ah sikur ju ta dinit…”, tha duke qeshur Kim Kardashian duke aluduar për lidhjet e shumta me sportistë në të kaluarën e saj.

The post Në lidhje me yllin 21 vjeçar të Real Madridit? Kim Kardiashian komenton aludimet appeared first on iconstyle.al.

Kaq zgjati! Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

By: gaze tare
8 October 2024 at 09:59

Kanye West raportohet se është ndarë nga gruaja e tij, Bianca Censori, disa javë më parë.

Të hënën në mëngjes, TMZ pretendoi se reperi dhe gruaja e tij kanë qenë në lidhje për një kohë dhe ‘ndoshta’ planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc. 47-vjeçari ishte në Tokio ndërsa 29 vjeçarja, udhëtoi në Australi për të qenë me familjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Burimi shtoi se ish-burri i Kim Kardashian u ka thënë miqve se i ka dhënë fund me Biancan dhe dëshiron të jetë beqar, ndërsa kalon kohë në Japoni. Ende nuk është thënë asnjë arsye për ndarjen.

Çifti u fotografua së bashku për herë të fundit më 20 shtator, duke bërë pazar në Tokio.

West ka qenë i martuar me Censori që nga dhjetori i vitit 2022. Ata u martuan vetëm një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

The post Kaq zgjati! Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori appeared first on iconstyle.al.

Ndryshon lista, kush u bë njeriu i dytë më i pasur në botë?

By: gaze tare
8 October 2024 at 09:49

Mark Zuckerberg, CEO i Meta, ka një titull të ri: personi i dytë më i pasur në botë.

Themeluesi i Facebook ka kaluar zyrtarisht themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Pasuria neto e biznesmenit arriti në një shifër marramendëse prej 206.2 miliardë dollarësh, duke e bërë atë më të pasur se Jeff Bezos me më shumë se 1 miliard dollarë.

Të dy mbeten prapa Elon Musk me rreth 50 miliardë dollarë.

Këtë vit ka qenë një vit i rritjes drastike për Meta-n, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Meqenëse aksionet e Meta Platforms Inc. janë rritur këtë vit, veçanërisht në tremujorin e dytë, kur u rritën me 23%, pasuria e CEO-së është rritur gjithashtu. Të enjten, aksionet u mbyllën në një nivel të lartë historik prej 582.77 dollarësh, që do të thotë se Zuckerberg, i cili ka 13% të aksioneve të kompanisë, pa një rritje të madhe në pasurinë e tij neto.

Vetëm këtë vit, pasuria neto e CEO-së është rritur me 78 miliardë dollarë. Kjo e ka çuar atë jo vetëm një, por katër vende më lart në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.

The post Ndryshon lista, kush u bë njeriu i dytë më i pasur në botë? appeared first on iconstyle.al.

Nga Elvana Gjata te Djemtë e Detit, publikohet lista me artistët e “Fest 63”

By: gaze tare
8 October 2024 at 09:16

Ditën e djeshme është bërë publike lista me pjesëmarrësit e Festivalit të Këngës 63.

Lista përmban 30 këngëtarë të cilët do të konkurojnë për të na përfaqësuar në Eurovison 2025, që do të mbahet në Bern të Zvicrës.

Në këtë edicion vihet re rikthimi i këngëtares Elvana Gjata, pas konkurimit të saj në Fest 58 ku nuk arriti të ‘rrëmbente’ fitoren. Gjithashtu, edhe fituesi në fuqi, Mal Retkoceri ka zgjedhur të konkurojë këtë herë por duket se me synim për çmimin “Eurosong”.

Lista e plotë:

Algert Sala

Alis Kallacej

Ardit Çuni

Devis Xherahu

Djemtë e Detit

Elvana Gjata

Endrik Beba

Epos Grup

Erma Mici

Frensi Revania

Gjergj Kaçinari

Gresa Gjocera

Jet

Kejsi Jazxhi

Kleansa Susaj

Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj

Lorenc Hasrama

Luna Çausholli

Mal Retkoceri

Martina Serreqi

Mihallaq Andrea

Nita Latifi

Olsi Bylyku

Orgesa Zaimi

Rea Nuhu

Ronaldo Mesuli

Santino De Bartolo

Shkodra Elektronike

Stine

Vesa Smolica

The post Nga Elvana Gjata te Djemtë e Detit, publikohet lista me artistët e “Fest 63” appeared first on iconstyle.al.

Protesta/ Makina ngeci në trafik, qytetarja lind fëmijën në automjet

By: gaze tare
8 October 2024 at 08:39

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Një qytetare ka lindur fëmijën në makinë, për shkak se nuk ka mundur të mbërrijë në spital nga rrugët e bllokuara.

Sipas burimeve, makina që po e transportonte u bllokua në trafik, pasi protesta e opozitës solli pasojë edhe bllokimin e shumë rrugëve, gjë që krijoi paralizë të trafikut.

Nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore e nënës apo fëmijës së sapolindur, por nënës i është dhënë ndihma e parë edhe nga qytetarë.

The post Protesta/ Makina ngeci në trafik, qytetarja lind fëmijën në automjet appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 8 tetor 2024

By: gaze tare
8 October 2024 at 08:01

DASHI

Në dashuri ka pak tension, por asgjë që nuk mund të zgjidhet me një dozë të mirë durimi dhe dialogu. Në punë gjërat duket se po ecin ngadalë, por mos u dekurajoni: shumë shpejt do të korrni frytet e angazhimit tuaj. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

DEMI

Një ditë e favorshme për ndjenjat: ata në çift do të ndjejnë një lidhje të fortë me partnerin, ndërsa beqarët mund të kenë takime interesante. Në punë keni mundësi të merrni projekte që kanë mbetur të papërfunduara. Mos e humbisni këtë mundësi.

BINJAKËT

Në dashuri, përpiquni të shmangni polemikat e panevojshme: keqkuptimet mund të shkaktojnë tension në çift. Në punë, jini më të fokusuar: disa pengesa të vogla mund të ngadalësojnë projektet tuaja, por asgjë e pakapërcyeshme. Qëndroni të qetë dhe gjithçka do të jetë mirë.

GAFORRJA

Dashuria do të jetë protagoniste sot, me momente mirëkuptimi dhe pasioni të fortë. Në punë ndiheni veçanërisht të motivuar dhe krijues. Përfitoni nga kjo energji për të realizuar projektet tuaja me vendosmëri.

LUANI

Sot mund të ndiheni pak acaruar, veçanërisht në dashuri: përpiquni të shmangni diskutimet e kota. Në punë keni sfida për t’u përballur, por me vendosmërinë tuaj do të arrini t’i kaloni ato. Qëndroni të qetë dhe mos lejoni që të mbingarkoheni.

VIRGJËRESHA

Në dashuri, dita do të kalojë e qetë, me momente të këndshme për t’i ndarë me partnerin. Në punë është koha e duhur për të propozuar ide të reja: kreativiteti juaj do të vlerësohet dhe mund të merrni shpërblime.

PESHORJA

Në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë kërkues me partnerin, sidomos në këtë periudhë stresi. Në punë gjërat po shkojnë më mirë, por nuk ka ardhur ende koha për të ulur vigjilencën: vazhdoni të punoni me përkushtim dhe qëndrueshmëri.

AKREPI

Dashuria do t’ju dhurojë momente emocioni dhe qetësie të madhe. Në punë, jeni në një fazë fuqie dhe vendosmërie të madhe: yjet ju favorizojnë, ndaj mos kini frikë të guxoni dhe të shtyni veten përtej kufijve tuaj.

SHIGJETARI

Në dashuri është një ditë pozitive, veçanërisht për beqarët: mund të keni një takim të veçantë. Në punë po hapen mundësi të reja, por do të duhet të jeni gati për t’i kapur shpejt. Fati është në anën tuaj.

BRICJAPI

Në dashuri keni nevojë për qartësi: përpiquni të trajtoni çështjet e pazgjidhura me partnerin tuaj. Në punë, mos u shqetësoni: gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, edhe nëse rezultatet duken të ngadalta në arritje.

UJORI

Dashuria është në plan të parë sot: lëreni veten të udhëhiqeni nga emocionet dhe mos kini frikë të tregoni ndjenjat tuaja. Në punë po përjetoni një moment të madh krijimtarie dhe intuite, që do t’ju lejojë të bëni përparime të rëndësishme.

PESHQIT

Në dashuri, yjet ju buzëqeshin dhe ju ndihmojnë të kapërceni çdo vështirësi në çift. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi për të pasur një takim të veçantë. Në punë, intuita juaj do t’ju drejtojë drejt zgjedhjeve të duhura, duke ju lejuar të zgjidhni çështje komplekse me lehtësi.

The post Horoskopi ditor, 8 tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

“Me besim çdo sekondë në Zot”/ Si është gjendja e babait të Jonida Vokshit?

By: gaze tare
7 October 2024 at 15:34

Moderatorja Jonida Vokshi tregoi para disa ditësh se babai i saj po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Ajo ka bërë një përditësim të fundit duke u shprehur ndjekësve falenderimet për mbështetjen në ato që i quan “4 ditët më të vështira të jetës”.

Jonida tregon se situata s’ka kaluar ende dhe gjendja është kritike. Jonida përmbyll duke thënë se do të përpiqet t’i rikthehet përditshmërisë për të ndihmuar edhe veten.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jush, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime. Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje. Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo sekondë në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do të më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju!”

The post “Me besim çdo sekondë në Zot”/ Si është gjendja e babait të Jonida Vokshit? appeared first on iconstyle.al.

Po Shqipëria? Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20%

By: gaze tare
7 October 2024 at 15:15

Nga muaji tetori Qeveria e Kosovës do të rris pensionit për 20%, ndërsa nga janar për 20% do të rriten pensionet për personat që përfshihen në ligjin për kategoritë e luftës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie.

“Duke filluar nga ky muaj 2024 do të rrisim për 20% të gjitha pensionet si vijon , pensioni bazik i moshës, pensioni kontribuespagues i plotë dhe parcial, pension i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës. Nga muaji janar i viti 2025 pra për më pak se 3 muaj do të rritet për 20% pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës”, tha ai.

Ky është një hap pozitiv për mbështetje socialen në Kosovë, ndërsa në Shqipëri, rritja e çmimeve dhe mungesa e transparencës ekonomike po dëmtojnë qytetarët. Në vend që qeveria shqiptare të fokusohet në politikën e qëndrueshme dhe mbrojtjen e standardit të jetesës për të gjithë, po vjedh akoma më shumë nga qytetarët që po vuajnë për bukën e gojës.

The post Po Shqipëria? Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20% appeared first on iconstyle.al.

Nara Smith zbulon arsyen se përse flet në atë mënyrë në videot e saj

By: gaze tare
7 October 2024 at 15:00

Nara Smith ka treguar mënyrën se si u krijuan videot e saj virale të gatimit nga e para.

Në një intervistë me ‘The Sunday Times’, të publikuar më 5 tetor, modelja 23-vjeçare shpjegoi se përse flet me pëshpëritje kur bën gatime në ‘TikTok’.

Smith tha se ajo është një “fanse e madhe” e ASMR, një term i famshëm në internet që shpesh i referohet videove të njerëzve që flasin me zëra të butë ose bëjnë zhurma të vogla.

“Zëri filloi sepse fëmijët e mi flinin pranë meje, kështu që më duhej të flisja shumë qetë për të mos i zgjuar. Pastaj mora disa komente të njerëzve që e donin atë që po bëja, dhe unë thashë, “OK, le të qëndrojmë me të”. “

Smith tregon se fillimisht i filloi serinë e saj në TikTok, për dëshirën që kishte për të gatuar ushqime të papërpunuara për tre fëmijët e saj.

“Ndihem ende pak e huaj në Amerikë. Kultura e ushqimit atje është e çmendur: gjithçka është kaq e përpunuar. Unë jam rritur duke shkuar me gjyshen dhe babin në dyqan ushqimor çdo ditë. Ishte normale të bëja bukë të freskët, ndonjëherë makarona të freskëta.”

Smith gjithashtu iu drejtua kritikëve që e quajnë atë një “gruaja tradicionale”. Termi ka fituar konotacion negativ në mediat sociale dhe shpesh lidhet me lëvizjet politike konservatore, të ekstremit të djathtë – diçka me të cilën Smith tha se nuk ka interes.

“Unë nuk jam një grua e zakonshme. Unë jam një nënë që punon,” tha ajo për gazetën, duke vënë në dukje se ajo dhe burri i saj ndanë shumicën e detyrave të kujdesit për fëmijët dhe të shtëpisë. “E kam trajtuar disa herë, por njerëzit ende duan të vrapojnë me atë narrativë. Doja fëmijë, por nuk doja të komprometoja karrierën time. Unë bëj punë që më lejon të jem edhe në shtëpi me fëmijët. E di që është një privilegj”.

Smith u martua me burrin e saj në shkurt 2020 dhe dyshja kanë tre fëmijë, djalin Slim Easy dhe vajzat Rumble Honey dhe Whimsy Lou.

The post Nara Smith zbulon arsyen se përse flet në atë mënyrë në videot e saj appeared first on iconstyle.al.

❌
❌