Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

37-vjeçarja humb foshnjën, ndërron jetë pas komplikacioneve të rënda

By: user 4
8 October 2024 at 17:40

Një 37-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e ditës së djeshme në ambientet e QSUT. Dy ditë më parë nëna e re kishte humbur foshnjën pas komplikacioneve, ndërsa vetë humbi jetën ne orën 07:00 të mëngjesit ditën e djeshme.

Fillimisht 37-vjecarja ka qenë në maternitetin Mbreteresha Geraldinë, por pas komplikacioneve është dërguar në QSUT. B.Deliu ka humbur foshnjën në bark të shtunën dhe me pas kanë nisur komplikacionet, që çuan në vdekjen e saj.

The post 37-vjeçarja humb foshnjën, ndërron jetë pas komplikacioneve të rënda appeared first on Lapsi.al.

Deputeti i PS del duke qeshur nga SPAK: Nuk u mora i pandehur!

By: user 4
8 October 2024 at 15:37

Ka dalë nga Prokuroria e Posaçme deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. Ai qëndroi për 5 orë në SPAK dhe në dalje tha se nuk është marrë i pandehur. ‘Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment’, ka thënë Çyrbja.

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00. Cyrbja u paraqit në Strukturën e Posaçme për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.

The post Deputeti i PS del duke qeshur nga SPAK: Nuk u mora i pandehur! appeared first on Lapsi.al.

Meta: Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe!

By: user 4
8 October 2024 at 15:06

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, duke folur për protestën e opozitës, tha se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe.

Meta theksoi se përballja me regjimin është e vetmja rrugë për të vendosur shtetin e së drejtës. Ai tha se arrestimet në protestë janë politikë, duke shtuar se zemërata e popullit vetëm rritet.

Ilir Meta: Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj.

Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur.

The post Meta: Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe! appeared first on Lapsi.al.

Konferenca e Sali Berishës/ PD: I ndërprenë internetin qëllimisht!

By: user 4
8 October 2024 at 14:26

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile. Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.

Sipas PD kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.

“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.

The post Konferenca e Sali Berishës/ PD: I ndërprenë internetin qëllimisht! appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë

By: user 4
7 October 2024 at 21:01

Protesta e opozitës, në të cilën ishte paralajmëruar mosbindje civile tentoi t’i vërë flakën selisë së Partisë Socialiste, të cilën protestuesit e Partisë Demokratike e sulmuan me molotovë dhe fishekzjarrë gjatë marshimit, që u thirr këtë të hënë me kërkesë kryesore qeverinë teknike.

Protesta nisi me grumbullimin e mbështetësve të thirrur nga e gjithë Shqipëria, fillimisht përballë kryeministrisë. Që në nisje të saj u tentua të ketë një përplasje me qindra forcat policore që ishin vendosur aty në pritje të qytetarëve të opozitës.

Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë
Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë

Drejt zyrës së Edi Ramës janë hedhur molotovë, ndërsa nuk munguan përleshjet me policinë.

Siç shihet nga pamjet më lart, ishin pikërisht deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që u përballën të parët me policët duke i hapur rrugën përleshjeve që pasuan. Ndërkohë dhjetëra protestues qëlluan policët me shkopa dhe pankarta.

Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria
Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria

Por kryeministria ka qenë e blinduar nga qindra forca policie, të pajisur me skafandra dhe mburojat përkatëse, ndërkohë që një pjesë e efektivëve më të specializuar ishin vendosur në tarracat e godinave përreth.

Protesta tek kryeministria nuk ka zgjatuar shumë. Pasi ndaluan aty për disa minuta grupi i deputetëve që udhëheqin protestuesit kanë lëvizur në bulevard drejt qendrës.

Shpërthimet e molotovit tek kryeministria
Shpërthimet e molotovit tek kryeministria gjatë protestës së opozitës

Në heshtje, pa mbajtur asnjë fjalim apo pa asnjë thirrje për protestuesit, drejtuesit e protestës kanë nisur një marshim nga kryeministria në drejtim të qendrës. Kur kanë mbërritur tek unaza, janë kthyer drejt Shallvareve, në rrugën përballë kompleksit Tajvan.

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi ne krye te protestës
Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi ne krye te protestës

Me marshimin e mijëra qytetarëve në qendër të Tiranës, qarkullimi i makinave është bllokuar tërësisht. Edhe aksi i unazës që zakonisht lihet i lirë në rastet e protestave është bllokuar, ndërkohë që protestuesit kanë ndezur në flakë kazanët e mbeturinave apo stacionet e autobuzëve.

Flakë në kazanet e mbeturinave
Flakë në kazanet e mbeturinave
Stacioni i autobusëve në flakë
Stacioni i autobusëve në flakë

Marshimin drejt qendrës, protestuesit e kanë ndalur tek selia e Partisë Socialiste. Kjo nuk është hera e parë që protesta e opozitës kalon në selinë e Partisë Socialiste por për herë të parë demokratët janë ndalur duke sulmuar me molotov selinë e kundërshtarëve të tyre politikë.

Kjo lëvizje e protestuesve duhet thënë se e ka kapur në befasi policinë, që kishte vendosur një numër të madh policësh në bashkinë e Tiranës. Kur demokratët kanë mbërritur në selinë e PS aty kanë gjetur vetëm pak policë. Menjëherë kanë nisur të hedhin kapsolla dhe molotovë, duke i vënë flakën banerit që ishte në selinë e PS, me fotografinë e Edi Ramës. (fotot më poshtë)

Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve
Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve
Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov
Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov
Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës
Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës

Flakët në selinë e PS janë shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa dhjetëra forca policie janë zhvendosur me shpejtësi për të mbrojtur godinën. Përgjatë kohës që protestuesit hodhën molotovë, deputetët e opozitës kanë qëndruar aty pranë.

Hedhja e molotovëve drejt selisë së PS dhe përpjekja për t’i vënë flakën godinës duket se ishte edhe momenti kulmor i protestës, si një akt që kishte ndodhur në Shkodër në 2020, por jo në Tiranë, ku dy partitë kryesore i kanë mbajtur larg militantët nga sulmet direkte të selive dhe përplasjeve në rrugë.

Fill pas sulmit në selinë e PS-së, protesta e opozitës është zhvendosur drejt bashkisë së Tiranës, ku qindra policë ishin në pritje të përballjes me opozitarët.

Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës

Pas hedhjes së disa molotovëve tek Bashkia e Tiranës, policia ka reaguar menjëherë. Nga pas radhëve të policisë janë hedhur gaz lotsjellës në sasi të konsiderueshme, ndërsa protestuesit janë përgjigjur me kapsolla apo fishekzjarre.

Ndryshe nga protestat e kaluara, lëvizja e protestuesve nuk ka pasur goditjen e një institucioni të veçantë. Turma e irrituar e njerëzve ka lëvizur në qendër të kryeqytetit duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të makinave apo lëvizjen e çlirët të qytetarëve.

Irritimit të protestuesve që kanë hedhur kapsolla dhe molotovë i është përgjigjur menjëherë policia që nuk e ka kursyer gazin lotsjellës, pavarësisht lëvizjes së shumë qytetarëve në qendër të kryeqyetit. Protestuesit kanë hedhur molotovë edhe tek ministria e brendshme, edhe tek një nga kullat e ngritur me kate të paligjshme në qendër dhe në fund janë ndalur tek parlamenti.

Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme
Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme
Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës
Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës
Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit
Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit
Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës
Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës

The post Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë appeared first on Lapsi.al.

Protestuesit largohen nga kryeministria, turma i afrohet Partisë Socialiste

By: user 4
7 October 2024 at 19:26

Pak minuta kanë qëndruar protestuesit e opozitës përballë kryeministrisë, ku ishin vendosur qindra forca policie. Pas një përplasjeje të lehtë me policët, ku janë hedhur disa molotovë, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të paqartë, por duke paralizuar totalisht trafikun në zonën e Shallvareve. Drejtuesit e Partisë Demokratike janë drejtuar drejt selisë së Partisë Socialiste, ndërsa mijëra vetë i ndjekin nga pas duke bllokuar unazën dhe rrugën tek kompleksi Tajvan.

The post Protestuesit largohen nga kryeministria, turma i afrohet Partisë Socialiste appeared first on Lapsi.al.

Nis përleshja tek kryeministria, protestuesit hedhin molotovë (VIDEO)

By: user 4
7 October 2024 at 19:06

Protestuesit hedhin molotovë drejt kordonit të policisë që ka rrethuar kryeministrinë, ndërsa një pjesë e tyre janë përleshur me uniformat blu. Përplasjet kanë nisur në momentin kur grupi i deputetëve të PD janë afruar në krye të protestës. Video më poshtë tregon momentin kur protestuesit janë përplasur me policinë.

The post Nis përleshja tek kryeministria, protestuesit hedhin molotovë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

S’ka fjalime, por protestuesit e thonë fjalën e tyre nëpërmjet pankartave

By: user 4
7 October 2024 at 18:52

Protestuesti e opozitës janë derdhur në shesh në një protestë që kërkon qeveri teknike para zgjedhjeve të 2025.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi janë nisur nga selia blu në drejtim të kryeministrisë për të protestuar.

Protesta do të jetë pa fjalime, por kjo nuk i ka penguar protestuesit që ta thonë fjalën e tyre përmes pankartave dhe fotomontazheve si ai më lart.

The post S’ka fjalime, por protestuesit e thonë fjalën e tyre nëpërmjet pankartave appeared first on Lapsi.al.

Fotot/ Kryeministria rrethohet nga qindra policë para protestës

By: user 4
7 October 2024 at 18:12

Këto janë pamjet e kryeministrisë disa minuta para se të nisë protesta e sotme e thirrur nga opozita. Rrugët kryesore të Tiranës janë të bllokuara, ndërkohë që opozita ka bërë thirrje për sulm kundër pushtetit.

Lidershipi i opozitës ka paralajmëruar mosbindja civile, ndërsa ka ashpërsuar fjalorin politik në thirrjen që është bërë për simpatizantët e saj. Një nga kërkesat kryesore mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

The post Fotot/ Kryeministria rrethohet nga qindra policë para protestës appeared first on Lapsi.al.

Netanjahu i përgjigjet Macron për embargon e armëve: T’ju vijë turp!

By: user 4
7 October 2024 at 16:44

Emmanuel Macron po përballet me kritika nga brenda dhe jashtë Francës pas deklaratës se duhen ndalur dërgesat e armëve të përdorura nga Izraeli në Gaza.

Gjatë fundjavës, deklaratat e Macron u dënuan nga anëtarët e partisë së tij, si dhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili iu drejtua drejtpërdrejt një video-mesazh kundër liderëve perëndimorë që bënin thirrje për një embargo armësh. “Turp për ta,” tha ai.

Të hënën, një nga aleatët më të afërt ushtarakë të Francës hodhi poshtë gjithashtu qëndrimin e Macron. I pyetur nëse është dakord me pikëpamjen e kreut të shtetit francez, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar John Healey i tha Sky News: “Jo, ne punojmë në një sistem tjetër”.

Londra pezulloi shitjen e një grupi komponentësh armësh që përdoreshin nga Izraeli në Gaza, pasi konkludoi se ekziston një rrezik real që armët mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, por ka refuzuar bllokadën e plotë të armëve.

Komentet e presidentit francez u transmetuan në radion franceze France Inter dy ditë përpara përkujtimit të sulmeve të 7 tetorit nga militantët e Hamasit, të cilët vranë rreth 1200 izraelitë dhe morën 251 pengje.

Si hakmarrje, Izraeli nisi një luftë në Gaza që deri më tani ka vrarë 41,500 njerëz, shumë prej të cilëve civilë.

Thirrja e Macron për një embargo armësh i bën jehonë kërkesave të ngjashme të bëra vitin e kaluar nga OJQ-të dhe ligjvënësit si deputetët laburistë të Britanisë së Madhe dhe deputetët e krahut të majtë francez, si dhe politikanë të profilit të lartë, duke përfshirë senatorin e Shteteve të Bashkuara Bernie Sanders.

Në shkurt, një gjykatë në Holandë i kërkoi qeverisë holandeze të ndalonte dërgesat e komponentëve të avionëve luftarakë F-35 për qeverinë izraelite për shkak të sulmit të saj të vazhdueshëm në Gaza.

Ndarjet në Francë

Në Francë, ku është një nga komunitetet më të mëdha hebreje në Evropë dhe gjithashtu një pakicë e madhe myslimane, konflikti izraelito-palestinez ka qenë veçanërisht përçarës.

Izraeli nuk duhet “çarmatosur” dhe duhet “të qëndrojë në kapacitetin e plotë për të qenë në gjendje të mbrohet”, argumentoi të dielën kryetari i Asamblesë Kombëtare, Yawl Braun-Pivet, i cili është nga partia e Rilindjes së Macron.

Kundërshtimi i saj pati jehonë në të gjithë spektrin politik francez. Ligjvënësi i djathtë Eric Ciotti dënoi një “gabim politik” që “dobëson Izraelin në një kohë kur ai është i rrethuar nga diktaturat armiqësore islamike”, ndërsa deputeti socialist Emmanuel Grégoire kritikoi propozimin e Macron si “të padëshiruar”.

“Reagimi i Izraelit është krejtësisht i kuptueshëm,” pranoi Jean-René Cazeneuve, një deputet nga kampi i presidentit francez, duke iu referuar përgjigjes së furishme të Netanyahut. Megjithatë, ai u pajtua gjerësisht me Macron, duke thënë se “dhuna e përgjigjes [e Izraelit] po krijon breza palestinezësh që do të luftojnë nesër”.

Në qershor, ekspertët e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan se vendet dhe kompanitë që dërgojnë armë në Izrael rrezikojnë “bashkëfajësi në krimet ndërkombëtare, ndoshta duke përfshirë gjenocidin”.

Uashingtoni – ofruesi më i madh i armëve i Izraelit – ndaloi dërgesat e disa bombave të rënda për Izraelin në maj për shkak të ofensivës së tij në Gaza, por fluksi i pajisjeve të tjera ushtarake ka vazhduar. Berlini thuhet se ka ngadalësuar në heshtje miratimet e eksporteve të armëve të luftës këtë vit.

Një zyrtar izraelit, i cili kërkoi të mos identifikohej me emër, i tha POLITICO se kritikat nga evropianët nuk e pengojnë Netanyahun. “Në fakt e ndihmon atë me mbështetësit e tij kryesorë – nënvizon se si ai është kampion i Izraelit. Kjo është arsyeja pse ai e shtyn me kaq forcë Macron-in apo të tjerët dhe gjithmonë do ta bëjë”.

Marrëdhënia më e rëndësishme për Izraelin është me SHBA-në, furnizuesin kryesor të armëve, jo me Evropën, shtoi ai./ Përshtati nga Politico.eu, Lapsi.al

The post Netanjahu i përgjigjet Macron për embargon e armëve: T’ju vijë turp! appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Autobotë me ujë tek kryeministria, para protestës

By: user 4
7 October 2024 at 16:25

Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.

Dy autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa dyert e godinës janë blinduar. Gjithashtu është hequr instilacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.

Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat në të cilat ato janë vendosur, janë lyer me graso në mënyrë që të mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatërrojnë. Ditën e sotme 1200 forca policia “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Shtyllat e lyera me graso para kryeministrise
Shtyllat e lyera me graso para kryeministrise
Autobotet me uje para kryeministrise
Autobotet me uje para kryeministrise
Kryeministria para protestes
Kryeministria para protestes

 

The post FOTO/ Autobotë me ujë tek kryeministria, para protestës appeared first on Lapsi.al.

Nga ky muaj pensionet rriten me 20%, thotë Albin Kurti

By: user 4
7 October 2024 at 14:23

Nga ky muaj për një pjesë të mirë të pensionistëve të Kosovës dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, pagesat do të rriten me 20 për qind. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kreu i qeverisë, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj do të përfitojnë ata që trajtohen me pensionin bazik të moshës, kontributpaguesit e plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pënsionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, “përkatësisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”.

Ndërkohë në Shqipëri, rritja e fundit e pensioneve ndodhi pak javë më parë dhe pjesa më e madhe e pensionistëve përfituan 400 apo 600 lekë, afërsisht 4 apo 6 euro.

The post Nga ky muaj pensionet rriten me 20%, thotë Albin Kurti appeared first on Lapsi.al.

Kriza e studentëve/ Dega e fizikës dhe kimia drejt “falimentit”

By: user 4
7 October 2024 at 14:04

Këtë të hënë, 7 tetor, mijëra studentë iu drejtuan për herë të parë auditorëve.

Por, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re një tkurrje e numrit të studentëve në universitetet e vendit tonë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Portali i Aplikimit Universitar, deri ditën e premte (4 tetor), 8.775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19.212 të miratuara në total.

Sipas të njëjtit portal, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuara, teksa ishin regjistruar gjithsej 10.437 studentë.

Kjo rënie drastike e numrit të maturantëve të cilët nuk kanë preferuar që të vijojnë studimet e tyre ka sjellë dhe rrezikun për mbylljen e disa degëve.

Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, ku vetëm 2 maturantë kanë vendosur që të regjistrohen këtë vit. Më pas dega tjetër e cila është më pak e pëlqyer është dhe ajo e Fizikës ku vetëm 5 studentë janë regjistruar. Gjithashtu edhe në Kimi ka pasur një numër të vogël regjistrimesh, me 8 studentë.

Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura. Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh.

Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik, shkruan newsbomb.

Ndërkohë, Universiteti Bujqësore është zgjedhur deri tani nga 638 studentë. Në këtë universitet degët më të pëlqyera janë; menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Këtë vit sytë e maturantëve kanë qenë të drejtuara nga degët e mjekësisë. Referuar të dhënave të U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

The post Kriza e studentëve/ Dega e fizikës dhe kimia drejt “falimentit” appeared first on Lapsi.al.

Blindohet Kryeministria, hiqet edhe instalacioni i kërpudhës

By: user 4
7 October 2024 at 13:04

Disa orë para nisjes së protestës së opozitës janë marrë masa për të siguruar hyrjen e kryeministrisë. Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë rreth orës 18:00 dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Ndërkohë sot dyert e kryeministrisë janë të “blinduara”, ndërsa instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij institucioni është hequr. Policia ka bërë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Blindohet Kryeministria, hiqet edhe instalacioni i kërpudhës appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Berisha: Nesër nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë!

By: user 4
6 October 2024 at 15:19

Opozita ka thirrur të hënën një protestë kombëtare pa fjalime, për të cilën thotë se është fillimi i “mosbindjes civile”. Në një fjalë të fundit para protestës së të hënës, Berisha tha se mosbindja do të jetë pa kthim deri në arritjen e qeverisë teknike.

“Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës” u shpreh Berisha.

Ende nuk është e qartë nëse mosbindja civile për të cilën bën thirrje Berisha, është konceptuar si një seri protestash kundër qeverisë apo do të jetë një protestë e pandalur, si në rastin e “çadrës”, me të cilën Lulzim Basha arriti të bëhet pjesë e qeverisë teknike me Edi Ramën.  Në fjalimin e tij këtë të dielë, Berisha foli për “sakrifica të qytetarëve” në mosbindjen civile të paralajmëruar.

Policia ka njoftuar bllokimin e rrugëve të hënën pas orës 18:00 në të gjitha pikat kyçe të Tiranës dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet me automjetet e tyre.

The post Berisha: Nesër nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë! appeared first on Lapsi.al.

Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe këtej kufirit

By: user 4
4 October 2024 at 17:46

Një popull që nuk pengohet më nga kufijtë mes dy shteteve, por qw ka diferenca të mëdha në kulturën e korrupsionit. Në njërën anë, ku jetojnë shqiptarët e Shqipërisë metasatazat e korrupsionit po bëjnë kërdinë, ndërsa në anën tjetër ku jetojnë shqiptarët e Kosovës, korrupsioni është në nivelet më të përmirësuara të rajonit.

Ky përfundim del nga një raport i publikuar së fundmi nga SELDI (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore) që e nxin qeverisjen në Shqipëri si më të korruptuarën e Europës Juglindore, por e vendos Kosovën në vendin me më pak korrupsion në rajon.

Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon
Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon

Grafiku më lart tregon nivelin e ryshfetit, në Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Shqipëria është me të kuqe dhe siç shihet ka nivelin më të lartë të ryshfetit në rajon me 40% të fitimit. Për ta ilustruar grafikun e parë me një shembull vlen të përmendet rasti i kompanisë “5D” që ryshfetin nga 20% e çoi në 100%, pasi të gjitha paratë e parashikuara për një rrugë apo një projekt të bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erjon Veliajt i çonin në kompaninë që menaxhonin vetë dhe kështu fusnin në xhep të gjithë fitimet e mundshme.

Në Kosovë nuk funksionon kështu. “Taksa e korrupsionit” në formën e ryshfetit është ndër më të ultat, me 10%, njësoj si në Malin i Zi.

Por ky nuk është treguesi i vetëm që bën dallimin mes qeverisjes në të dy vendet.

Sipas të njëjtit raport, shqiptarët e Shqipërisë mund të konsiderohen ndër popujt më të “pajtuar” me korrupsionin, pasi 80% e tyre është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet. Kjo e dhënë tronditëse dëshmon se pas dekadash bashkëjetesë me korrupsionin dhe të korruptuarit, ka mbetur vetëm 20% e popullsisë që vazhdon t’i rezistojë vjedhjes dhe futjes në xhep të parave të pista.

Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet
Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet

Një tregues po kaq domethënës për diferencat në dy anët e kufirit është edhe grafiku më lart, që tregon se shqiptarët e Shqipërisë janë nën presion më të madh për të paguar ryshfet (mbi 52% thonë se iu janë kërkuar para nga zyrtarët shtetërorë). Kjo e dhënë bie në kundërshtim me një mesazh që propagandohet vazhdimisht lart e poshtë sikur reforma në drejtësi i ka dhënë efektet e para dhe zyrtarët e korruptuar janë trembur nga hetimet e SPAK. Fakti që 52% e qytetarëve të pyetur thonë se iu është kërkuar ryshfet, tregon se kultura e korrupsionit mbetet ende e përhapur dhe do të duhet më shumë se një drejtësi me regji për ta zmbrapsur.

Por nga raporti i publikuar nga SELDI, (grafiku me lart) bie në sy fakti se shqiptarët e Kosovës që pranojnë se iu është kërkuar ryshfet janë fare pak , vetëm 7% (grafiku lart). Kjo e dhënë i rendit ata në vendin që është më pak i ngarkuar nga klima e korrupsionit në të gjithë rajonin.

Gjithnjë është folur për diferencat mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, por siç tregojnë raportet ndërkombëtare, cilësia e pushtetit që prodhon njëri apo tjetri komunitet, rezulton të jetë një nga ndarjet më radikale që ekzistojnë mes nesh.

Në 30 vitet e fundit metodat korruptive të qeverive të Shqipërisë kanë prodhuar skandale të nivelit botëror, siç ishte më i fundit rasti McGonigal.

Në tetor të vitit të kaluar një raport i World Justice e renditi Shqipërinë të fundit në Europë për korrupsion, ndërsa atë të Albin Kurtit si ndër vendet e para në rajon.

Nga një krahasim i shpejtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në raportin e organizatës World Justice për Indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2023, del se diferencat mes dy qeverive shqiptare janë shumë të mëdha. Shqipëria rezultonte në vendin e 91 këtë vit, (Tabela më lart) duke lënë pas Marokun ku mbretëron monarku Muhamet dhe Serbinë, autokracinë e sunduar nga Vuçiç. Kosova ndërkohë qëndronte në distancë, shumë më lart, në vendin e 58, duke lënë pas Bullgarinë dhe Senegalin. LINK/ Lapsi.al

The post Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe këtej kufirit appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Enea Themollarit/ Në SPAK thanë “Dumani ka dashur t’ju trembë”

By: user 4
4 October 2024 at 12:11

Natën e 14 korrikut, Enea Themollari ishte ngritur nga gjumi në mesnatë pas zhurmave që kishte dëgjuar, pa e ditur se disa sekonda më pas do të shpërthente një sasi e madhe tritoli. Themollari ndërroi jetë sot dhe fati i tij i keq ishte se kishte fqinje dy motrat Nikolli, të dyja në një marrëdhënie me të penduarit e drejtësisë, Amarildo Xhanej dhe Nuredin Dumani.

Mosmarrëveshjet me këtë të fundit mendohet se çuan në shpërthimin e tritolit, që i morën jetën Enea Themllarit, 26 vjeç. Gjithsesi kur një nga motrat Nikolli denoncoi Nuredin Dumanin në SPAK, oficerët i thanë “Thjesht ka dashur t’ju trembë”.

Alda Nikolli pati guximin të dalë publikisht në Top Channel ku hodhi dyshime se si policia, ashtu edhe prokuroria është e kompromentuar në rastin e Dumanit. Ajo dha prova se vrasësi me pagesë, aktualisht i penduar i drejtësisë jeton në kushte të privilegjuara, ku nuk mungon edhe komunikimi i tij me jashtë burgut nëpërmjet internetit. “Nuredini është drejtori i burgut” ka rrëfyer Alda Nikolli.

Alda Nikolli tregoi se bëri denoncim, por policia e refuzoi, ndërsa në SPAK i thanë se Dumani ka dashur “vetëm ta trembë”.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tregoi ajo. (Rrëfimi i plotë në Top Channel)

The post Vrasja e Enea Themollarit/ Në SPAK thanë “Dumani ka dashur t’ju trembë” appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit

By: user 4
4 October 2024 at 11:53

26-vjeçari Enea Themollari që ndërroi jetë sot në spital ishte viktimë e pafajshme e një sherri mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe motrave Nikolli, njëra prej të cilave është në një marrëdhënie me një person tjetër të penduar të drejtësisë.

Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët, pasi u dëmtua nga një sasi tritoli që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli. Themollari ishte një viktimë e pafajshme e sherrit dhe në fund nuk ia doli.

Për sasinë e tritolit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”– ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Më pas ato publikuan edhe një video që tregonte se Nuredin Dumani jetonte në kushte shumë të mira, falë lidhjeve që kishte në polici dhe në prokurori. Në dhomën e tij, ai kishte palestër dhe një kompjuter të lidhur me internetin.

Njëra nga motrat, Alda Nikolli tregoi në një intervistë për Top Channel se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën, e cila më kërcënoi, më tha “më fakto që flet me Nuredinin”. Kur ja faltova me një voice. 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.

Alda tregoi se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (Xhanej) Nikollit, ai veproi hapur në burg.

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë…Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, tha ajo.

Alda Nikolli tha se për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo.

Nga shpërthimi i tritolit ndërrroi jetë sot fqinji i dy vajzave, Enea Themollari i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë.

The post Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit appeared first on Lapsi.al.

Edhe Prokuroria e Përgjithshme i thotë JO ftesës së Fatmir Xhafajt

By: user 4
4 October 2024 at 11:29

Pas SPAK, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe ILD, edhe Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar në një reagim se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në punën e komisionit “Xhafaj”.

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se do të bashkëpunojë me komisionin për të dhënë opinione në çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor sa i takon drejtësisë, por nuk mund të bëhen pjesë e komisionit.

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtësisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij,” thuhet në reagimin zyrtar.

The post Edhe Prokuroria e Përgjithshme i thotë JO ftesës së Fatmir Xhafajt appeared first on Lapsi.al.

Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në shtëpi 500 mijë euro të padeklaruara

By: user 4
3 October 2024 at 17:22

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin.

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave së bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi u shpallën fajtorë ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim.

“Më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion”, është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A. K. Për kryerjen e kësaj vepre panale, është akuzuar pastruesja e saj me iniciale R. D si dhe djali i kësaj të fundit me iniciale H. D”, thuhet në vendim.

Alda Klosi është dënuar me 1.8 vite burg, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djali i saj Havier Dobi me 3.8 vite burg, me gjykim të shkurtuar.

Në dhjetor 2022 ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja ‘e penduar’ e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares.

The post Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në shtëpi 500 mijë euro të padeklaruara appeared first on Lapsi.al.

❌
❌