Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/10/2024

8 October 2024 at 07:33

STOKHOLM (Suedi) – Shpallja e çmimit Nobel në Fizikë.

BOTA – Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë.

VIENTIANE (Laos) – Samiti i 44-të dhe i 45-të i vendeve të ASEAN-it.

TAJPEI (Tajvan) – Dita e Teknologjisë ”Foxconn”.

MOSKË (Rusi) – Takimi i krerëve të shteteve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.

BRUNSWICK (Gjermani) – Verdikti i mundshëm për të dyshuarin kryesor në aferën ”Maddie”.

ANKARA (Turqi) – Seancë speciale në parlament për Izraelin.

SASARI (Itali) – Dëgjimi i Giorgia Melonit në një gjyq në lidhje me imazhet pornografike në të cilat është përdorur fytyra e saj.

PARIS (Francë) – Hapja e ekspozitës “Caillebotte, Painting Men” në Musée d’Orsay.

LUKSEMBURG – Takim i ministrave të Financave të BE-së.

TOULON (Francë) – Takimet strategjike të Mesdheut 2024.

STRASBURG (Francë) – ECJ vendos për rastin e ish-deputetit evropian Adrian Severin, për korrupsion të dyshuar.

VITORIA (Spanjë) – Konferenca ndërkombëtare për viktimat e terrorizmit, organizuar nga OKB dhe qeveria spanjolle.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte me presidentin finlandez Alexander Stubb.

TORINO (Itali) – Tapet i kuq para një masterklase nga regjisori amerikan, Martin Scorsese.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Publikimi i kujtimeve të Melania Trump.

MIAMI (SHBA) – Donald Trump merr pjesë në një tryezë të rrumbullakët me personalitete të Amerikës Latine./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/10/2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Vdes Johan Neeskens ylli i futbollit holandez

7 October 2024 at 20:03

AMSTERDAM, 7 tetor /ATSH/ – Ish-futbollisti holandez Johan Neeskens ka vdekur në moshën 73-vjeçare, sipas ”The Guardian”.

Mesfushori ishte pjesë e brezit që u vlerësua me prezantimin e “futbollit total” dhe pjesë e ekipit që arriti dy finale radhazi të Kupës së Botës në vitet 1970.

Federata holandeze e Futbollit, KNVB tha në një deklaratë se ”u tronditëm nga lajmi se Johan Neeskens ka ndërruar jetë papritur në moshën 73-vjeçare. Gjatë dy ditëve të fundit ai ishte në Algjeri duke punuar për një program trajnerësh të KNVB’s World. Fatkeqësisht, ndihma mjekësore nuk mund të bënte ndryshim për të”.

Neeskens pati 49 paraqitje për Holandën dhe i dha epërsinë në finalen e Kupës së Botës 1974 pas dy minutash, me një penallti kundër Gjermanisë Perëndimore, e cila fitoi 2-1.

Holanda humbi edhe finalen katër vjet më vonë, këtë herë 3-1 pas kohës shtesë kundër Argjentinës.

Në nivel klubesh ai përfaqësoi Ajaxin (ku fitoi tre Kupa Evropiane dhe dy tituj ligë) dhe Barcelonën përpara se të transferohej në SHBA, ku luajti për New York Cosmos dhe Kansas City Comets./  a.jor.

The post Vdes Johan Neeskens ylli i futbollit holandez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Nafta ”Brent” kalon 80 dollarë për fuçi, pas konfliktit në Lindjen e Mesme

7 October 2024 at 19:19

PARIS, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimi i një fuçie nafte ”Brent” kaloi sot shenjën simbolike prej 80 dollarësh, me investitorët që i frikësohen një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme, pikërisht një vit pas sulmeve të kryera nga lëvizja islamike palestineze Hamas në Izrael, më 7 tetor 2023.

Rreth orës 17:25, çmimi i një fuçie ”Brent” nga Deti i Veriut, u rrit 2,63% në 80,1 dollarë.

Ekuivalenti i tij amerikan, një fuçi ”West Texas Intermediate” (WTI), u rrit me 2,85% në 76,51 dollarë.

‘’Çmimi i naftës po rritet, në nivelin më të lartë në më shumë se një muaj, sepse nuk ka asnjë rezultat në horizont për konfliktin në Lindjen e Mesme që rrezikon të përhapet më tej’’, thotë Susannah Streeter, analiste në ‘’Hargreaves Lansdown’’.

Investitorët kanë frikë veçanërisht nga një sulm nga Izraeli në infrastrukturën iraniane të prodhimit të naftës.

Shumë operatorë spekulativë folë për një rënie masive për çmimin e arit të zi deri në mes të shtatorit, por sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe përgjigja e pritshme e këtij të fundit kanë tensionuar tregun.

“Investitorët kanë ndjenjën e një reagimi të afërt nga Izraeli ndaj Iranit”, konfirmon Jorge Leon nga ‘’Rystad Energy’’.

Irani është një nga dhjetë vendet më të mëdha prodhuese të naftës dhe ka rezervat e treta më të mëdha në botë, pas Venezuelës dhe Arabisë Saudite.

Irani prodhoi 3,4 milionë fuçi në ditë në gusht, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

‘’Rrjedhimisht, spekulantët po mbrojnë tani një rritje të çmimeve, nga frika e ndërprerjeve të naftës në Lindjen e Mesme”, shpjegon Giovanni Staunovo, analist në UBS./  a.jor.

The post FOKUS – Nafta ”Brent” kalon 80 dollarë për fuçi, pas konfliktit në Lindjen e Mesme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Barrot: Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit

7 October 2024 at 16:40

JERUZALEM, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Franca beson se vetëm forca nuk mund të jetë e mjaftueshme për të garantuar sigurinë e Izraelit, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot në Jeruzalem, në përvjetorin e parë të sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit.

“Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit”, tha Barrot në një konferencë shtypi.

“Për t’i kthyer më në fund pengjet te të dashurit e tyre, për të lejuar përfundimisht kthimin e të zhvendosurve nga veriu në shtëpitë e tyre, pas një viti lufte, ka ardhur koha për diplomaci”, shtoi ai, ndërsa lufta që Izraeli po bën në Rripin e Gazës kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, po zgjerohet në Liban kundër Hezbollahut.

“Hezbollahu mban një përgjegjësi të rëndë për situatën në Liban, ku ushtria izraelite vazhdon bombardimet e saj dhe nisi atje një javë më parë një ofensivë tokësore kundër lëvizjes islamike libaneze“, theksoi Barrot, pas takimit me homologun e tij izraelit, Israël Katz.

“Ky përvjetor i trishtuar i 7 tetorit është një mundësi për të na kujtuar. Franca është e përkushtuar në mënyrë të pandërprerë për sigurinë e Izraelit”, deklaroi Barrot.

“Ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë dhe këto nuk janë vetëm fjalë”, theksoi ai.

“Parisi mobilizoi burimet e tij ushtarake, në prill si në tetor, për të ndihmuar Izraelin të shmangë sulmet balistike të papranueshme nga Irani, nga të cilët Hamasi dhe Hezbollahu janë aleatët kryesorë në rajon“, vijoi ai.

“Dhe ne kemi vazhduar të jemi në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të parandaluar Republikën Islamike të Iranit të sigurojë armë bërthamore ose për të penguar axhendën e tij të destabilizimit rajonal“, tha Barrot./  a.jor.

The post FRANCË – Barrot: Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – Izraeli një vit pas masakrës së 7 tetorit

7 October 2024 at 09:44

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Ka kaluar një vit që nga ai mëngjes, kur në të gjitha televizionet e botës pamjet e terroristëve në kamionçina që gjuanin me breshëri pa dallim mbi civilët në rrugë dukej se vinin nga një qytet fatkeq arab i sulmuar nga ISIS.

Një moment fillestar konfuzioni, më pas televizionet koordinuan: vendi ishte Sderot, një qytet izraelit afër kufirit me Gazën, i banuar kryesisht nga hebrenj me origjinë nga Maroku, Rumania, Rusia dhe Kurdistani.

Ekonomia është në alarm të kuq, turizmi nuk është më, të rinjtë janë në batalionet që luftojnë në Gaza dhe në kufirin me Libanin.

Shumë banorë, mijëra, janë larguar nga shteti hebre, duke zgjedhur të kthehen për të jetuar në Evropë, në vendet ku kanë edhe shtetësinë. Shumë të tjerë po mendojnë për këtë.

Por, shumica nuk do të dinin ku të shkonin, veçanërisht ata 900 000, me fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre, të cilët mbërritën në Izrael pas vitit 1948, pasi u dëbuan nga vendet arabe dhe Irani.

Tani që po afron koha e ceremonive të përkujtimit të viktimave të 7 tetorit, atmosfera duket se po errësohet dita-ditës në Izrael, madje edhe në qytetin që nuk fle kurrë, në Miamin e Mesdheut: Tel Avivi vazhdon me festat e tij në plazh, me pije në breg të detit, por duket më shumë një formë e rezistencës së nevojshme sesa spontane.

Sapo flisni individualisht me dikë, të çdo moshe, shfaqet kriza e një popullate të tërë. Atë mëngjes sirenat e sulmit ajror filluan të bien rreth orës 06:30.

Raketat u lëshuan me breshëri nga Gaza drejt Izraelit jugor. Pothuajse në të njëjtën kohë, mijëra militantë fondamentalistë nga Hamasi, Xhihadi Islamik dhe civilët palestinezë zbritën me tufa në Izrael me makina, motoçikleta, furgona, kamionçina dhe paragliderë.

Duke bërtitur ”Allahu akbar” në çdo hap, duke rrëzuar mburojën superteknologjike të vendosur nga Izraeli në kufi me granata dhe RPG. Gjashtë mijë dhe jo 3 000, siç besonte shërbimi sekret deri në muajin e kaluar, zbritën në kibuci dhe vendbanimet jugore, disa vetëm disa qindra metra larg kufirit me Rripin.

Një ushtri fondamentalistësh me një arsenal të madh armësh.

Gazetarët palestinezë që Hamasi solli me vete, dokumentuan me kamerat e tyre kapjen e bazave ushtarake, sulmet dhe nxitimin drejt territorit armik.

Terroristët më me përvojë filmuan çdo veprim të vetëm drejtpërdrejt me kamerat Go-Pro, të tjerët me telefona celularë: çdo masakër u postua menjëherë për ta parë bota.

Izraeli u fundos në kaos.

Ushtria, policia, personeli i sigurimit nuk mbërrinin në vendet nën sulm për orë të gjata, madje edhe ditë në disa zona. Edhe sot, arsyeja e mungesës së koordinimit të menjëhershëm në reagimin ndaj sulmit mbetet e paqartë. Milicët kishin mjaft kohë për të kryer masakrën e planifikuar prej vitesh nga Yahya Sinwar dhe Mohammed Deif.

Ata morën ushqim nga frigoriferët e viktimave të tyre, përdornin tualetet e tyre, përdhunuan gra dhe vajza të reja, duke i vrarë në fund me një të shtënë në pjesën e pasme të kokës. Ata qëlluan të moshuar në fytyrë, vranë baballarë dhe nëna në sy të fëmijëve të tyre, gjyshërit në sy të nipërve, therën foshnjat në krevate fëmijësh.

Ushtria, duke humbur fytyrën dhe duke dështuar në mandatin e saj për të mbrojtur izraelitët (së bashku me shërbimin sekret, policinë dhe qeverinë), arriti në disa kibuci pas një dite.

Në festivalin e muzikës Nova, në pyllin me eukalipte pranë kibucit Beeri, u masakruan më shumë se 350 të rinj.

Shpëtimtarët e parë gjetën grumbuj kufomash, gra të dhunuara dhe më pas të djegura, të mbetura me këmbët e hapura për t’u shpërfytyruar./  a.jor.

The post ANALIZË – Izraeli një vit pas masakrës së 7 tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌