Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Çfarë i ndodhi? Morena Taraku përfundon në spital

By: gaze tare
9 October 2024 at 14:49

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka ndarë një foto shqetësuese në Instagram, duke treguar dorën e saj të lidhur me një infuzion në spital. Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet e shtrirë, ndërsa një staf mjekësor është i pranishëm në sfond.

Për momentin, nuk ka detaje të plota mbi shkakun e shtrimit të saj në spital, por kjo situatë ka shkaktuar shqetësim tek fansat e saj.

Morena, e njohur për hitet e saj dhe stilin e veshjes, ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me ndjekësit e saj, pasi ndan herë pas here pamje nga përditshmëria e saj.

The post Çfarë i ndodhi? Morena Taraku përfundon në spital appeared first on iconstyle.al.

Motrat Berisha dhunuan Klean, ekzaminimi: Ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës

By: gaze tare
9 October 2024 at 14:39

Kur kanë kaluar muaj nga dhuna e ushtruar ndaj Klea Prengësm ekspertiza tregon se dëmtimet e shkaktuara nga motrat Berisha, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore. Në ekspertizë thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë.

‘U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”-thuhet në aktekspertizë.

Aktekspertiza e plotë:

‘Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme. Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve.

Në regjionin zigomatik suborbital të djathtë, vërehet mbetje e një plage në trajtën e gërmes “L” të përmbysur, me drejtim horizontal që fillon nga mollëza e djathtë dhe shkon në drejtim të kurrizit të hundës, me gjatësi të krahut të shkurtër 2.1 cm dhe krahut të gjatë 5.2 cm, në trajtë ulluku, me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca të bardha e të zeza, në të cilën projektohen shenjat e 13 qepjeve.

Zona përreth mbetjes së plagës paraqitet edematoze, me trajtë elipsoide, me diametra 7 x 3.5 cm. Në regjionin tëmthor të djathtë vihet re një tjetër mbetje plagë, me të njëjtat karakteristika, trajtë gjatësore, pak e harkuar, 2.3 cm, me drejtim vertikal, me praninë e mbetjeve të 6 suturave. Në regjionin frontal të djathtë vihet re prania e një zone me nxirje të lëkurës me përmasa 3×2 cm, me konsistencë të ashpër, e dukshme në distancë të konsiderueshme.

Dëmtime të tjera të jashtme trupore nuk u konstatuan. E dëmtuara ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:

“Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmimeve të vogla të fibrave muskulare apo degeve fundore të nervit facial”.

Konkluzion: Duke u mbështetur në të dhënat e mësiperme arrijmë në përfundimin se:

Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës.

Këto demtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” keto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.

The post Motrat Berisha dhunuan Klean, ekzaminimi: Ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës appeared first on iconstyle.al.

Sa po e shet Angelina Jolie makinën e saj?

By: gaze tare
9 October 2024 at 13:45

Një Ferrari i vjetër do të kushtonte shumë para për ta blerë. Ky çmim rritet edhe më shumë kur pronari që e shet është një personazh i famshëm i showbizit.

Angelina Jolie, aktorja e famshme dhe një nga femrat më të bukura në botë, vendosi të nxjerrë në shitje makinën e rrallë Ferrari 250 GT që kishte në garazhin e saj. Makina u ndërtua në vitin 1958 në vetëm 353 njësi dhe ishte e pajisur me motorin e famshëm V12 Colombo.

Ferrari 250 GT bëri debutimin e tij në Motor Show në Paris dhe u projektua nga Pininfarina.

Makina e Angelina Jolie ka lëkurë të kuqe në brendësi dhe është e lyer me të zezë nga jashtë. Ka bërë vetëm 10300 kilometra dhe rrallëherë është parë me aktoren amerikane në timon. Ndoshta paraqitja e saj e vetme me 250 GT ishte në një reklamë të Mon Guerlain.

Ferrari i rrallë do të dalë në ankand nga Christie’s, me çmimin që pritet të arrijë në 800,000 euro. Keni kohë deri më 20 Nëntor!

The post Sa po e shet Angelina Jolie makinën e saj? appeared first on iconstyle.al.

Përpjekjet e mëparshme u refuzuan, Diddy tenton sërish t’u liruar nga burgu

By: gaze tare
9 October 2024 at 13:21

Ekipi ligjor i Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të tretë për lirim paraprak në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Dytë, raporton ‘Page Six’.

Ankesa sfidon vendimin e marrë nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut për të mohuar dy herë lirimin me kusht të reperit.

Ekipi i Combs po kërkon lirimin e tij të menjëhershëm me kushte të përshtatshme lirimi me kusht, duke përmendur pretendimet e provave të pamjaftueshme për paraburgimin dhe gabimet e supozuara ligjore në vendimin e gjykatës.

Diddy u arrestua muajin e kaluar me akuzën e shantazhit; trafikimi seksual me forcë, mashtrim ose detyrim; dhe detyrim për t’u angazhuar në prostitucion. Ai u deklarua i pafajshëm dhe mbetet në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, në pritje të gjykimit të tij.

Prokurorët ishin të shqetësuar se Combs do të frikësonte dëshmitarët dhe do ta pengonte çështjen nëse ai do të lirohej nga burgu, si dhe sugjeruan se ai ishte një rrezik duke pasur parasysh pasurinë e tij dhe aksesin në avionë privatë.

Ylli i hip-hop-it ishte i gatshëm të paguante deri në 50 milionë dollarë si garanci, duke ofruar rezidencën e tij prej 48 milionë dollarësh në Miami, si dhe shtëpinë e nënës së tij si kolateral.

Për më tepër, Combs i tha gjykatësit se ishte i gatshëm të mbante një monitor GPS, premtoi se do të kufizonte udhëtimin e tij në Miami dhe Nju Jork dhe pretendoi se do të shiste avionin e tij privat, i cili thuhet se ndodhet në Los Anxhelos.

Mbrojtja argumentoi se qeveria ka dështuar të sigurojë prova të qarta dhe bindëse që Combs përbën një rrezik për komunitetin ose është përfshirë në manipulime të dëshmitarëve, duke i quajtur pretendimet “të paqarta” dhe “spekulative”.

Avokatët e tij vazhduan të këmbëngulin se gjykata e rrethit bëri një gabim ligjor duke vendosur “pa gjetje të fakteve apo analiza”.

The post Përpjekjet e mëparshme u refuzuan, Diddy tenton sërish t’u liruar nga burgu appeared first on iconstyle.al.

Kontrollon ushqimin e shqiptarëve! Profesori ngre alarmin: AKU ka vetëm një agronom

By: gaze tare
9 October 2024 at 12:04

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Gjok Vuksani, ka ngritur një shqetësim që lidhet me sigurinë ushqimore. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë”, ai deklaroi se në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për Tiranën që kontrollon ushqimin e gati 1 milionë shqiptarëve, në sektorin e mbrojtjes së bimëve dhe imputeve bujqësore, ka vetëm një agronom.

Sipas tij, problemi qëndron tek stafi, pasi thotë se 64% e stafit të kësaj agjencie janë jashtë profilit që u takon.

“Ne nuk është se kemi prodhim dhe nuk është cilësor. Ne po themi që kemi një uri të jashtëzakonshme të Bujqësisë shqiptare për hortikulturistë dhe veterinerë. Po ju jap një shembull: Në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për Tiranën që kontrollon ushqimin e gati 1 milionë shqiptarëve në Tiranë, në sektorin e mbrojtjes së bimëve dhe imputeve bujqësore, që duhet të jenë të gjithë agronomë, ka vetëm një agronom. Problemi është i tillë, sipas një studimi të 2022 te Agjencia e Pagesave të Industrisë së Bujqësisë që jep subvencionet, 64% e stafit të kësaj agjencie janë jashtë profilit. Thënë ndryshe ata i kanë zënë vendin e punës një studenti që ka mbarur tek unë apo te Ekonomiku në Tiranë. Në qoftë se je kontrollor për blegtorinë, duhet të jesh ose veteriner, ose zooteknik dhe duhet të kesh mbaruar bachelor-in dhe masterin. Vetëm ai është i zoti, ka aftësi që të përshkruajë me një akt kontrolli investimin. Por në vendin e tij mund të jetë një jurist, apo një teknolog që nuk ka aftësi profesionale për të bërë këtë punë. Ky është problemi kryesor, që ta kapim demin nga brirët”, tha Vuksani.

Profesori evidentoi edhe problemin e nepotizmit në punësimin e të rinjve, duke thënë se ata fillimisht duhet t’i shërbejnë një partie politike përpara se të jenë specialistë të denjë të një fushe të caktuar.

“Nuk ka meritokraci në vendin e punës. Një student që mbaron shkollën është më pak i prirur për t’u marrë në punë nëse nuk ka lidhje me një parti politike. Sidomos me partitë politike që janë në pushtet. Një student një specialist përveçse duhet të jetë specialist duhet t’i shërbejë edhe partisë politike, duhet të marrë vota që të punojë”,- shtoi ai më tej.

Ky është një skandal tjetër që del në dritë për AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) dhe përgjegjësit për sigurinë e ushqimeve, të cilët vazhdojnë të “kyçin gojën” para skandaleve të tregtimit të ushqimeve, por edhe të shkeljeve që bëhen brenda vetë institucionit.

The post Kontrollon ushqimin e shqiptarëve! Profesori ngre alarmin: AKU ka vetëm një agronom appeared first on iconstyle.al.

“Para 3 dite u viktimizove”/ Anuloi koncertin, klubi akuzon Bardhin: Na mashtruat!

By: gaze tare
9 October 2024 at 11:52

Klubi Antique ka kritikuar publikisht këngëtarin Bardhi, duke e akuzuar për anulimin e një performance të planifikuar për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare. Sipas një postimi të ndarë nga klubi, Bardhi ishte planifikuar të performonte më 12 Tetor. Megjithatë, këngëtari dyshohet se e anuloi ngjarjen pasi iu ofrua një pagesë më e lartë për një aktivitet tjetër.

Klubi gjithashtu pretendon se ata kishin rezervuar tashmë biletat dhe hotelin për Bardhin, por menaxhimi i tij i ri papritur anuloi performancën, duke përmendur si arsye që Bardhi “kishte humbur dokumentet e udhëtimit.”

Kjo situatë ka shkaktuar polemika, veçanërisht pas deklaratave të fundit të Bardhit për viktimizimin nga ish-menaxhmenti i tij.

Postimi i Klubit Antique:

“Ky artisti që para 3 dite u viktimizojke në kang që kinse ish-menaxhmenti po ja anulon koncertet po del e kundërta, ai po merka vesh me njerëz për me performu dikun dhe masanej veç pse po ja ofrojka dikush 500€ ma shumë po i anulojka datat e mara.

Unë personalisht jom marrë vesh me menaxherin e tij të ri që Bardhi me performu më 12 Tetor në Antique tek une dhe pasi kom bo publicitet të shumtë dhe pasi jau kom rezervu biletat dhe hotelin, ma kanë anulu mbramjen me pretekstin kinse Bardhi i ka humb dokumentat e udhëtimit.

Mua më mashtruat por mos mashtroni të tjerë se marr!”

The post “Para 3 dite u viktimizove”/ Anuloi koncertin, klubi akuzon Bardhin: Na mashtruat! appeared first on iconstyle.al.

Shkoi për të lindur fëmijën, fetusi s’jetonte, si ndërroi jetë 36-vjeçarja në Tiranë

By: gaze tare
9 October 2024 at 11:52

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Tiranë ku një 36-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e QSUT, ndërsa më herët ishte konstatuar i vdekur në bark edhe foshnja, ka reaguar policia.

Në njoftim theksohet se e ndjera është paraqitur në maternitet me komplikacione shëndetësore, ndërsa foshnja është konstatuar e pajetë.

“Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë”, njofton policia.

Më pas, 36-vjeçarja ndërroi jetë, ku siç theksohet në njoftim zyrtar, shkak dyshohet të jetë bërë arresti kardio-respirator.

“Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator.”, thuhet më tej.

Për këtë rast, nuk ka pasur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve, duke mos i implikuar bluzat e bardha në këtë ngjarje.

The post Shkoi për të lindur fëmijën, fetusi s’jetonte, si ndërroi jetë 36-vjeçarja në Tiranë appeared first on iconstyle.al.

Ish-miss Shqipëria bëhet nënë për herë të parë!

By: gaze tare
9 October 2024 at 11:25

Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Klea nuk ka zgjedhur ta komunikojë menjëherë ardhjen në jetë të djalit por një muaj pasi një gjë e tillë ka ndodhur.

‘Më shumë se një muaj kaloi që ti erdhe në këtë botë i vogli im. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat që kam për ty. Babi Millosh dhe mami të duan pa fund’, është shprehur ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KLEA BUSHI 🧿 (@kleabushi_)

The post Ish-miss Shqipëria bëhet nënë për herë të parë! appeared first on iconstyle.al.

A është Florida kryeqyteti i uraganeve në botë?

By: gaze tare
9 October 2024 at 11:06

Florida ka një reputacion për të qenë një magnet uragani, me stuhi tropikale pas stuhisë tropikale që godet shtetin çdo vit. Por a është Florida me të vërtetë kryeqyteti i goditjeve të uraganeve?

Sipas statistikave, më shumë se 41% e uraganeve që kanë goditur Shtetet e Bashkuara që nga viti 1851 ka goditur Floridan. Kjo e bën Florida të jetë objektivi më i mundshëm në vend. Pse viti 1851? Ky është viti kur u miratua shkalla e erës së uraganit Saffir/Simpson – ajo që rendit stuhitë sipas shpejtësisë së tyre maksimale të qëndrueshme të erës.

Vendi i dytë shkon për Teksas, e ndjekur nga Karolina e Veriut, Luiziana dhe Karolina e Jugut.

Pse uraganet godasin Florida?

Florida është një objektiv i uraganeve për disa arsye. Sipas studiuesve në Universitetin e Floridës së Jugut në Tampa, vendndodhja e shtetit pranë Ekuatorit ka shumë të bëjë me të, duke e vendosur Florida në rrugën e motit që niset nga erërat perëndimore përgjatë bregut afrikan.

Shtojini kësaj gjeografinë unike të Floridës – shteti ka bregdetin e dytë më të gjatë në vend, i dyti vetëm pas Alaskës. Gadishulli thjesht ngjitet në mes të ujërave më të ngrohta në Gjirin e Meksikës, Oqeanin Atlantik dhe Detin Karaibe aty pranë.

Rajonet bregdetare të Tampa Bay dhe Jacksonville janë ndër zonat që zakonisht kursehen. Majami shpesh është emëruar qyteti më i prekshëm nga uraganet.

Bahamas janë kryeqyteti i vërtetë i uraganeve

Të gjitha të njëjtat arsye që e bëjnë Florida një objektiv për stuhitë ekstreme janë të përforcuara me ishujt e Bahamas. Në fakt, ishujt Abaco përmenden përgjithësisht si “kryeqyteti i stuhive të botës”.

Ishujt Abaco janë në zonën veriore të Bahamas. Shumica e ishujve janë të pabanuar, por Marsh Harbor i Abaco është qyteti i tretë më i madh në Bahamas.

Vargu i ishujve ka pësuar të paktën 17 uragane që nga viti 2000.

The post A është Florida kryeqyteti i uraganeve në botë? appeared first on iconstyle.al.

‘X Factor Albania 2024’, këngëtarja e njohur shqiptare bëhet pjesë e jurisë

By: gaze tare
9 October 2024 at 10:12

Ledina Çelo, një nga ikonat më të njohura të muzikës shqiptare, është konfirmuar si anëtare e jurisë së spektaklit të njohur X Factor Albania 2024.

Pasi ka shkëlqyer me karrierën e saj ndër vite, Çelo rikthehet në një rol që kërkon të evidentojë talentet e reja shqiptare. Ajo do të jetë pjesë e jurisë së edicionit të pestë të këtij spektakli që ka fituar zemrat e shqiptarëve.

Sikurse shihet edhe në postimin e publikuar në ‘story’, ajo ka nisur provat bashkë me kolegët e saj.

Në natën e parë të audicioneve, disa prej konkurrentëve kanë performuar këngë të njohura si “Always Remember Us” dhe “Before I Go,” duke tërhequr vëmendjen e jurisë.

X Factor Albania 2024 pritet të jetë një platformë për artistët e rinj të cilët do të sfidojnë veten për të fituar zemrat e publikut dhe për të shënuar një fillim të ri në karrierën e tyre muzikore.

The post ‘X Factor Albania 2024’, këngëtarja e njohur shqiptare bëhet pjesë e jurisë appeared first on iconstyle.al.

20 vite diferencë! Luiz Ejlli tregon ditën dhe datën që ia ndryshoi jetën

By: gaze tare
9 October 2024 at 09:58

Luiz Ejlli, do mbajë mend gjithë jetës së tij 1 datë të rëndësishme.

Ditën e djeshme, ai ndau një datë dhe ditë që e përcjelli fati për dy gjëra të rëndësishme në jetë.

Është, 30 Prilli 2004, kur Luizi fitoi Ethet e të premtes, dhe 30 Prilli 2024 kur ai morri epitetin baba për herë të parë nga Luna Mari

Rastësi apo jo, këto dy data ndryshuan jetën e Luizit!

The post 20 vite diferencë! Luiz Ejlli tregon ditën dhe datën që ia ndryshoi jetën appeared first on iconstyle.al.

Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’?

By: gaze tare
9 October 2024 at 09:28

Moderatorja e njohur Roza Lati përflitet se është në një lidhje dashurie!

Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori i “Big Brother VIP 2” i ka marrë zemrën.

Sikurse shihet edhe në këto foto, ora e djalit që ndodhet pranë Rozës, përkon me atë të Xhonatanit.

Dyshja janë parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për lidhjen e tyre.

Fansat mbeten në pritje të konfirmimit të këtij çifti të përfolur, ndërkohë që spekulimet vazhdojnë të rriten.

The post Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’? appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Itali, shqiptari mbyt gruan para dy fëmijëve të mitur

By: gaze tare
9 October 2024 at 09:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në provincën e Caserta-s në Itali.

Një 30-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 24-vjeçare, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, katër dhe gjashtë vjeç.

Autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët bërë me dije se 30-vjeçari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.

Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë

The post E rëndë në Itali, shqiptari mbyt gruan para dy fëmijëve të mitur appeared first on iconstyle.al.

E pazakontë! Lisa Marie Presley e mbajti djalin e vdekur në shtëpi, ja ku e vendosi

By: gaze tare
9 October 2024 at 09:11

Lisa Marie Presley e mbajti trupin e djalit të saj të ndjerë për dy muaj në shtëpi pasi nuk e kapërcente dot pikëllimin e vdekjes së tij. Fakti i tmerrshëm zbulohet në librin e sapo publikuar të Presley, “From Here to the Great Unknown” që u përfundua nga e bija, Riley Keough.

54-vjeçarja ishte vajza e vetme e Elvis Presley. Nipi i tij, Benjamin Keough vrau veten në vitin 2020 duke i dhënë fund jetës në moshën 27-vjeçare. Tragjedia e goditi rëndë nënën e tij.

“Nëna e mbajti vëllain në shtëpi me ne në vend që ta çonte në morg. Ata na thanë se nëse ne mund të kujdeseshim për trupin, mund ta mbanim në shtëpi dhe ajo kështu bëri, duke e vendosur në akull të thatë. Ishte shumë e rëndësishme për nënën time që të kishte kohë të mjaftueshme për t’i thënë lamtumirë, njësoj siç kishte bërë me të atin. Unë shkoja dhe ulesha pranë tij”, tha Riley.

Në Kaliforni nuk ka ligj që përcakton kohën e saktë se kur një trup duhet varrosur ose asgjësuar.

The post E pazakontë! Lisa Marie Presley e mbajti djalin e vdekur në shtëpi, ja ku e vendosi appeared first on iconstyle.al.

Uragani Milton, mijëra persona evakuohen në Florida, thirrja: Nëse qëndroni, vdisni

By: gaze tare
9 October 2024 at 08:59

Shteti amerikan i Floridës është në alarm për shkak të rrezikut të madh që paraqet uragani Milton, i dyti në më pak se dy javë pas atij të quajtur Helene. Gjendja emergjente është shpallur në disa qarqe ndërsa qindra mijëra njerëz janë duke u evakuuar, gjë që ka shkaktuar kaos dhe bllokim nëpër rrugë.

Milton u riforcua në një uragan të kategorisë 5, niveli më i lartë në shkallën pesë pikëshe Saffir-Simpson, dhe parashikohet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës mbrëmjen e së mërkurës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA (NHC).

Milton ndodhet aktualisht rreth 775 kilometra në jugperëndim të Tampa, me erëra të qëndrueshme deri në 270 km/orë, tha NHC. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një stuhi “të egër”, duke e quajtur atë uraganin më të fortë që ka goditur Gjirin e Meksikës që nga viti 2005.

“Le të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që të dobësohet. Nëse zgjidhni të qëndroni në një nga zonat e evakuimit, do të vdisni”, u shpreh ai.

Nëse nuk ndryshon kursin, Milton parashikohet të bëhet uragani më i keq që ka goditur zonën Tampa në një shekull, paralajmëruan parashikuesit.

Për shkak të madhësisë së madhe të Milton, erërat tropikale me forcë stuhie priten në pothuajse të gjithë Florida. Këto erëra ka të ngjarë të shkaktojnë dëme të mëdha në prona dhe pemë dhe të lënë miliona pa energji elektrike.

Hurricane Milton is expected to bring a destructive storm surge to Florida’s west coast. @StephanieAbrams uses our FloodFX simulation technology to show you what that could look like ⬇ pic.twitter.com/rg996zNHy2

— The Weather Channel (@weatherchannel) October 8, 2024

The post Uragani Milton, mijëra persona evakuohen në Florida, thirrja: Nëse qëndroni, vdisni appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 9 tetor 2024

By: gaze tare
9 October 2024 at 08:04

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë ditës e mbrojtur sot. Nuk do keni asnjë debat me partnerin tuaj, përkundrazi do dashuroheni ne mënyrë pasionante me te. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te bëjnë gabime. Ata qe do dine te durojnë do jene me te fituarit. Ne planin financiar do kryeni transaksionet e menduara prej kohesh sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.

Demi

Zjarri i dashurisë do qëndrojë i ndezur edhe gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire pranë te dashurit te zemrës suaj. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur qe te mundin dhe te mos ju besojnë te gjitha fjalëve te bukura qe do ju thonë. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju mbështesë dhe do ju beje te jeni me te qarte për gjendjen ekzistuese.

Binjaket

Nëse e lini pas dore partnerin tuaj sot ka rrezik qe ai t’ju rrëshqasë nga duart. Kujdesuni me tepër për te dhe mos ngurroni ne çdo moment ta surprizoni. Beqaret nuk do rreshtin se kërkuari dashurinë, por nuk do ja dalin dot mbanë as sot. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Duhet t’i menaxhoni me kujdes ato nëse nuk doni te mbeteni pa para.

Gaforrja

Dite shume e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do përjetoni as emocione te jashtëzakonshme, por fatmirësisht nuk do keni as debate. Beqaret duhet t’ia lënë gjithçka ne dore yjeve. Ata do kujdesen qe gjithçka te shkoje me se miri. Financat fatmirësisht do jene me te mira se disa dite me pare. Mund te shpenzoni për gjerat me te nevojshme.

Luani

Do jeni shume te shqetësuar gjate kësaj dite për mbarëvajtjen e jetës suaj ne çift. Nuk do ndiheni aspak mire dhe here pas here do konfliktoheni me partnerin. Beqaret do e kenë me te lehte ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ata e dine mire mënyrën qe duhet te përdorin. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin qe te mos keni vështirësi.

Virgjeresha

Dashuria do jete me e privilegjuar se kurrë gjate kësaj dite. Do i kushtoni kohen dhe vëmendjen e duhur personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Saturni do ndikoje pozitivisht tek financat tuaja. Do jeni me te organizuar dhe ne asnjë mënyrë nuk do shpenzoni kuturu.

Peshorja

Do debatoni kot se koti me atë qe keni ne krah sot dhe kjo do e përkeqësoje klimën ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar deri me sot. Beqaret do kenë mundësi te zgjedhin personin e duhur për te filluar një jete te re mjaft emocionuese. Ne planin financiar edhe pse situata nuk do jete problematike, nuk rekomandohet te luani me zjarrin.

Akrepi

Edhe ata qe janë ne një lidhje do jene te interesuar për aventura kalimtare sot. Ata do ju japin me tepër rëndësi emocioneve te momentit, por ne fakt shume shpejt do pendohen. Beqaret do joshin dhe do joshen pa fund. Mundësitë për te krijuar një lidhje te bukur do jene te shumta. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mos keni probleme.

Shigjetari

Do jeni shume sensuale sot dhe do e bëni edhe partnerin te ndihet me se miri. Ne mbrëmje do organizoni edhe një darke romantike, me qirinj dhe me muzike te përshtatshme për ambientin. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete e njëjtë. Duhet te shpenzoni me shume kujdes.

Bricjapi

Do ketë shume probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do jete goxha e turbullt. E mira do jete te qëndroni pak larg partnerit dhe te reflektoni me kujdes. Beqaret do e gjejnë papritur shpirtin e tyre binjak. Me ne fund do ndihen te plotësuar. Financat nuk do jene te këqija. Me mire mbajini aq sa keni sesa te ndërmerrni rreziqe te mëdha për t’i përmirësuar shpejt.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa vështirësi te vogla me personat qe kane ne krah. Mundohuni te bëni lëshime dhe te toleroni nëse nuk doni probleme serioze. Beqaret nuk do jene edhe për shume kohe ne këtë gjendje. Sot do ndodhe një takim i mrekullueshëm i cili mund t’ua ndryshoje rrjedhën e jetës. Financat do jene me te mira se disa kohe me pare.

Peshqit

Do tregoheni shume autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do krijoje here pas here debate me personin qe keni ne krah. Mundohuni te ndryshoni sjellje nëse nuk doni probleme serioze. Beqaret do e ndiejnë me shume se kurrë peshën e vetmisë. Ne planin financiar do e dini mire çfarë te bëni qe situata te normalizohet. Do jeni me te qete ne këtë sektor.

The post Horoskopi ditor, 9 tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Florida në alarm/ Autoritetet për uraganin “Milton”: Stuhia e shekullit

By: gaze tare
8 October 2024 at 23:59

Autoritetet në Tampa, Florida, po japin një përditësim përpara uraganit “Milton” dhe të gjithë po theksojnë se sa e keqe mund të jetë kjo stuhi. Shefi i policisë Lee Bercaw thotë se ai nuk mund të dërgojë oficerë jashtë në kulmin e stuhisë, kështu që njerëzit duhet të ndjekin evakuimet e detyrueshme.

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, kjo është stuhia e shekullit”, thotë ai.

Shefi i policisë i lutet banorëve të qëndrojnë të qetë, veçanërisht në pikat e karburantit ku mund të ketë pritje të gjata ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga shtegu i stuhisë.

The post Florida në alarm/ Autoritetet për uraganin “Milton”: Stuhia e shekullit appeared first on iconstyle.al.

Dietologët shpjegojnë shkakun numër një të shtimit në peshë

By: gaze tare
8 October 2024 at 23:12

Sipas dietologëve marrja e tepërt e kalorive është shkaku kryesor i shtimit në peshë. Ata thonë se edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, do të shtoni në peshë.

Dhe kjo ndodh lehtësisht në ditët e sotme, sepse njerëzit konsumojnë më tepër ushqime të përpunuara dhe me shumë kalori, se kurrë më parë.

Një tjetër faktor është edhe qëndrimi ulur për orë të gjata. Kjo gjë bën që të digjni më pak kalori dhe rrit rrezikun e obezitetit dhe të sëmundjeve shoqëruese.

Po pse kaloritë e tepërta janë arsyeja kryesore e shtimit në peshë dhe çfarë mund të bëni për këtë?

Zgjidhja e thjeshtë e matematikore

Mënyra për të zgjidhur këtë enigmë është duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe duke krijuar një defiçit në kalori. Këtë deficcit në kalori mund ta arrini duke reduktuar kaloritë që merrni përmes ushqimit dhe duke qenë sa më aktivë fizikisht.

Më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë? Por mund të bëhet. Dhe fillon duke kuptuar matematikën e thjeshtë të shtimit në peshë.

Studiuesit kanë llogaritur se në 1 kg yndyrë trupore ka rreth 3.500 kalori.

Pra, le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Supozojmë se keni reduktuar 500 kalori në ditë, për një javë. Kjo do të llogaritet si: 500 x 7 = 3.500 kalori të humbura. Pra ju do të humbisni 1 kilogram yndyrë në shtatë ditë.

Ekziston gjithashtu një mënyrë tjetër për të humbur kilogramët e padëshirua, që nuk kërkon të reduktoni shumë kalori në ditë. Ajo është: lëvizni sa më shumë.

Teorikisht, nëse digjni 200 kalori në ditë përmes aktivitetit fizik dhe reduktoni vetëm 300 kalori nga regjimi juaj ushqimor, në fund të javës do të përfundoni me një defiçit prej 3.500 kalorish. Pra një kile yndyrë e zhdukur.

Siç e shihni, për të arritur një deficcit në kalori, ose mund të reduktoni një sasi kalorish në ditë nga ushqimi ose t’i digjni përmes aktivitetit fizik ose të bëni një kombinim të të dyjave.

Bëni zëvëndësime në regjimin tuaj ushqimor

Dietologët këshillojnë të zëvendësoni ushqimet tuaj të preferuara të cilat përmbajnë shumë kalori, me një ushqim të shëndetshëm i cili ju shijon po njëlloj.

Për shembull në vend të akullores ju mund të konsumoni kos me fruta të freskëta, të cilin mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi.

Eliminoni ushqimet dhe pijet që përmbajnë shumë kalori

Dy këshillat më të lehta të dietologëve për humbjen e peshës janë: të pini më shumë ujë dhe të hani më pak ushqime të përpunuara. Këto dy ndryshimeve në stilin e jetesës do të zvogëlojnë automatikisht kaloritë që merrni gjatë ditës.

Nëse jeni nga ata persona që konsumojnë çdo ditë pije të gazuara dhe të ëmbëlsuara me shumë sheqer, hani shumë ëmbëlsira, biskota, ushqime të kripura dhe ushqim të shpejtë, është koha të filloni me reduktimin e tyre./aw/

The post Dietologët shpjegojnë shkakun numër një të shtimit në peshë appeared first on iconstyle.al.

Humbën jetën nënë e foshnje/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë

By: gaze tare
8 October 2024 at 22:54

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë, ku nëna dhe foshnja e saj ndërruan jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Sakaq detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen.

Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 37-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

Sipas informacioneve nga burimet e gazetares së Top Channel, Alma Demiraj, shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.
Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore.

The post Humbën jetën nënë e foshnje/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

E rëndë në Gjermani! Përplasen dy autobusë, 50 të plagosur

By: gaze tare
8 October 2024 at 21:52

Rreth 50 persona raportohet se janë lënduar në një aksident mes dy autobusëve në qytetin gjerman të Regensburg.

Një zëdhënës i policisë tha se 13 persona janë lënduar rëndë. Aksidenti ndodhi në urën Nibelungen mbi lumin Danub dhe autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e rrëzimit, tha zëdhënësi.

Përafërsisht 30 personel policie, 110 zjarrfikës, 170 punonjës të shpëtimit dhe një helikopter shpëtimi u dërguan, shtoi ai.

The post E rëndë në Gjermani! Përplasen dy autobusë, 50 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

❌
❌