Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama ende i preferuari i ndërkombëtarëve? Berisha: Besoj se unë jam i shqiptarëve

By: redi

Sali Berisha është shpallur “non grata” në Shtetet e Bashkuara më 19 Maj 2021. Ai u pyet këtë Enjte në “Opinion” se a e dëmton kjo gjë imazhin e Partisë Demokratike, sidomos në garën e saj elektorale. Sali Berisha: Besoj fort se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aktet mafioze të kryera ndaj Sali Berishës, përsëri këto nuk janë dominuese. Është shteti ligjor…

Source

Arbëri tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë eja. Pashë 15 veta mbi kokën e tij

By: redi

Rrëfimi më i vështirë i Arbër Çepanit, ku ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut të tij, Gerti Bogdanit. Teksa fliste, lotët nuk thaheshin nga sytë e tij, e shpesh shpërthente në të qara me ngashërim, por thekson se donte motra e tij, bashkëshortja e Gertit, që të ishte në studio e të fliste për të! Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen…

Source

Argita Berisha rol drejtues në PD? Ja si përgjigjet kryedemokrati

By: redi

Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, kryedemokrati Sali Berisha u pyet nëse vajza e tij Argita Malltezi do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike. A do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike vajza juaj, Argita Berisha? Sali Berisha: Kjo është një çështje krejtësisht personale e Argita Berishës dhe jo e Sali Berishës.

Source

Kryeministri Rama me Von der Leyen: Fillim i ri me Shqipërinë 2030 në BE

By: redi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel i ftuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila mblodhi sot në një drekë pune në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor. Rama ndau në rrjetet sociale një foto me Presidenten e KE, von der Leyen teksa e cilësoi si një fillim i ri drejt Europës 2030. “Fillim i ri drejt Europës 2030 me Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”…

Source

Analisti Andi Bushati: SPAK ka gazetarë papagallë, por Berisha nuk është viktimë e tyre!

By: redi

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar sulmin e Sali Berishës ndaj disa gazetarëve të cilët i konsideroi si pjesë e “organizatës kriminale të SPAK” dhe tha se do të trajtohen si të tillë. “Shpërthimi nuk është lajm sepse Berisha i ka në natyrën e tij shpërthimet dhe shpesh merr përpara çfarë gjen. Debati ka lindur nga shpallja e akt-akuzës për…

Source

Rrëfimi zemërthyer i Arbërit: Nuk bëmë dot gjë për Gertin, Edlira shikonte celularin sepse…

By: redi

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. Në studion e Top Story këtë mbrëmje është kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mban dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak. “E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do…

Source

Zelensky drejt Uashingtonit, do të takohet me Biden dhe Harris

By: redi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të zhvillojë takim me homologun e tij amerikan Joe Biden, si dhe me zv/presidenten Kamala Harris. Takimi është planifikuar të mbahet më datë 26 shtator, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë. “Udhëheqësit do të diskutojnë gjendjen e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë planifikimin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e SHBA-së në luftën…

Source

Berisha sqaron deklaratën e një dite më parë: Nuk kam kërcënuar asnjë gazetar! Kërkova të jenë profesionistë

By: redi

Gjatë një video-konference të zhvilluar një ditë më parë me gazetarët, Sali Berisha ka deklaruar se disa gazetar, “tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi” dhe se “keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj”. Më tej ai shtoi se “Me këtë unë ju them kaq; do ti trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë”.

Source

Ilir Demalia: Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje” në funeralin e Lamtumirës të Gerti Bogdanit

By: redi

Ilir Demalia ka reaguar ashpër ndaj demokratëve pas vdekjes së ish-deputetit të PD Gerti Bogdani. Në një reagim në Facebook, ai shkruan se “servilët e vanitozët bënin mirë të heshtnin sot për Gerti Bogdanin”, teksa shton se ishin ata që e larguan nga të gjitha strukturat e PD në vitin 2021. Postimi i plotë Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje”në…

Source

PE miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

By: redi

Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin të gjitha kufizimet në mënyrë që Ukraina të përdorë armët perëndimore kundër objektivave brenda territorit rus. Eurodeputetët përsërisin thirrjen e tyre për shtetet anëtare që të përmbushin angazhimin e tyre të marsit 2023 për të dorëzuar një milion…

Source

Lapaj: Nëse fitojmë në Kushtetuese, në zgjedhje shkojmë me lista të hapura

By: redi

Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, 3 ditë pas depozitimit të padisë në Gjykatën Kushtetuese ku së bashku me “Nismën Thurje” kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, thotë se nëse Gjykata Kushtetuese i gjen si antikushtetuese ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, atëherë zgjedhjet e ardhshme do të jenë me lista 100% të hapura. Nga ana tjetër, ai shpjegoi edhe propozimin e tij dhe…

Source

Mjeti lundrues iu pësoi defekt dhe rrezikonin mbytjen, shpëtohen 4 turistët e huaj

By: redi

Njësia Policore Detare, në koordinim me Policinë Kufitare kanë shpëtuar katër shtetas të huaj. Atyre iu rrezikohej jeta, pasi mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt. Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë…

Source

Ndryshimet ligjore për funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor, Balla: Cilësi dhe standarde

By: redi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla prezantoi sot në seancën plenare në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se, ndryshimet mundësojnë që informacioni që do të mblidhet të ketë më…

Source

FOTO-LAJM / Bashkia e Tiranës vendos stola të rinj dhe riparon ato të dëmtuar në kryeqytet

By: redi

Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë të re për përmirësimin e infrastrukturës publike, duke vendosur stola të rinj dhe riparuar ato të dëmtuar në disa nga zonat e qytetit. Kjo iniciativë synon krijimin e më shumë hapësirave të rehatshme për pushim dhe relaks, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët. Ndër zonat që kanë përfituar nga ky projekt janë rrugët “Ibrahim Kodra” dhe “Ramazan…

Source

Zëri i Amerikës/ Ursula von der Leyen: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

By: redi

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha të enjten se Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor po i afrojnë ekonomitë dhe tregjet e tyre përmes planit të Rritjes prej gjashtë miliardë eurosh për rajonin. Presidentja von der Leyen, e cila mblodhi në një drekë pune në Bruksel udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkroi në rrjetet sociale se këto vende i përkasin…

Source

Von Der Leyen i bashkon në Bruksel. Kurti: Hiqni masat; Vuçiç kërkon mbrojtje për serbët në veri

By: redi

Në drekën e shtruar nga Ursula Von Der Leyen këtë të enjte në Bruksel, ishin të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit, përshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Presdentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e shfrytëzoi për të përsëritur thirrjen për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar zgjerimin si përgjigjien më të mirë për ata që…

Source

PS voton e vetme në Kuvend, 73 vota pro për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

By: redi

Me 73 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme vetëm me votat e PS-së projektligjin për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin 60/2023, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë. …

Source

Ministri Malaj pret drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë

By: redi

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë, Ekaterina Solovova. Malaj bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus sektorë prioritarë, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, investimet e gjelbra, por edhe përmirësimin e klimës së biznesit. “Banka Evropiane për Rindërtim dhe…

Source

VIDEO/ 1 minutë heshtje për Gerti Bogdanin në Kuvend, më pas demokratët ikin nga seanca plenare

By: redi

Pas homazheve që u mbajtën gjatë paradites për të ndjerin Gerti Bogdanin, seanca plenare në Kuvend ka nisur me një 1 minutë heshtje për ish-deputetin që u nda nga jeta pas një arresti kardiak. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit. Pas këtij momenti, deputetët demokratë janë larguar nga seanca, për të respektuar vendimin e…

Source

💾

❌