Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Ndryshimet ligjore për funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor, Balla: Cilësi dhe standarde

By: redi
19 September 2024 at 19:09

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla prezantoi sot në seancën plenare në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se, ndryshimet mundësojnë që informacioni që do të mblidhet të ketë më…

Source

Before yesterdayMain stream

Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç

17 September 2024 at 15:19

Nënkomisioni i Posaçëm i Ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në organet drejtuese të drejtësisë dështoi sërish të gjente konsensus për emrat që do t’i dërgohen për të votuar Kuvendit për dy vende vakante në KLGJ e KLP duke ia lënë në dorë shortit. Në garë ishin vetëm dy emra për dy vende vakante, Erjon Fejzulla […]

The post Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç appeared first on Reporter.al.

Vota e diasporës, Balla: Jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik

By: M C
12 September 2024 at 19:48

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend teksa po diskutohet projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për qeverisjen elektronike”. Balla i ka bërë thirrje opozitës të votojë aktin normativ për t’i dhënë fondin që i duhet KQZ-së për ngritjen e një regjistri. Ai shtoi se sot janë në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kanë miratuar më 26 korrik.

Balla foli sërish lidhur me datën e mundshme të zgjedhjeve teksa tha se shqiptarët do të votojnë në prill apo në maj, bazuar në ligj, duke iu referuar lajmeve që tha se kishte lexuar për fjalën e tij. Ai shtoi se listat vazhdojnë të jenë të hapura. Balla tha se shpreson që rregullatori i KQZ të përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin e diasporës.

“Tanimë kemi ndrequr më në fund një borxh që u kemi vëllezërve dhe motrave tonë që jetojnë jashtë territorit. Shqiptarët e diasporës do të vazhdojnë të jenë kontributorë të mëdhenj të ekonomisë tonë. Kanë qenë të tillë në këto 30 vite dhe nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen për vijimin e dërgimit në Shqipëri remitancave. Për investimet në Shqipëri. Këtu ripërsëris shtesën e qeverisë tonë, ndaj të gjithë ata që janë të gatshëm për të investuar në Shqipëri në format më të ndryshme.

Sot jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik. Të çojmë deri në fund procesin e ushtrimit të të drejtës të zgjedhjes nga ana jo vetëm e qytetarëve shqiptarë që kanë mbushur 18 vjeç dhe që jetojnë në Shqipëri, po dhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Shqiptarët në diasporë, në pranverë, në prill apo në maj, se pashë që ishte bërë lajm se unë iu referova datave të kodit zgjedhor, për të shkuar deri te ajo ditë, na duhet që sot në aktin normativ, t’i japim KQZ-së një pjesë të fondeve që i duhen për të ngritur regjistrin.

Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë përgjatë këtij viti dhe në buxhetin e 2025 me të gjitha aktet e nevojshme. Përfitoj nga ky komunikim publik qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, për tu bërë dhe ju pjesë e drejtimit që doni të vijojë Shqipëri, e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sepse listat vazhdojnë të jenë të hapura, ajo që na duhet të krijojmë regjistrin, për krijiimin e regjistrit, duhet që KQZ t’i propozojë rregullatorit, rregullatori me një shumicë të cilësuar të përcaktojë procedurën mbi të cilën të ngrihet regjistri.

Prandaj ata duhet të regjistrohen, procesi i regjistrimit fillon 120 ditë opara ditës së zgjedhjeve dhe mbyllet 60 ditë para zgjedhjeve. Ata duhet të vetëregjistrohen. Shpresoj që rregullatori i KQZ ta përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin, në mënyrë që të realizojmë këtë hap historik. Në fund të kësaj pjesë, ashtu si më 26 korrik një pjesë e opozitës votoi ndryshimet e kodit zgjedhor, nuk e fsheh kërkesën që të votoni dhe sot aktin normativ që mundëson financimin e këtij hapi të rëndësishëm nga autoriteti i ngarkuar me ligj për organizimin e zgjedhjeve. Ftesa ime për opozitën është ta votoni”, tha Balla.

The post Vota e diasporës, Balla: Jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik appeared first on Albeu.com.

Konkursi për kreun e Gardës zgjedh fitues kandidatin e paralajmëruar nga opozita

10 September 2024 at 17:32

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi të martën drejtorin e ri të Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, i cili, sipas ministrit u zgjodh pas një konkursi të hapur ku garuan profesionistë të fushës së sigurisë. Onuzit iu dha e drejta për të kandiduar për këtë detyrë të rëndësishme pas ndryshimeve ligjore që Partia Socialiste në […]

The post Konkursi për kreun e Gardës zgjedh fitues kandidatin e paralajmëruar nga opozita appeared first on Reporter.al.

ZBARDHET DOSJA/ Vrau të atin dhe e hodhi në pus! Akuza e plotë e prokurosë për Esmerald Ballën

By: D Marku
7 September 2024 at 20:41

Është zbardhur dosja e vrasjes së Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij, Esmerald Balla.
Trupi 62-vjeçarit u zbulua 21 ditë pas, ndërkohë që i biri e deklaroi si largim nga banesa me një femër të panjohur, si dhe zhdukjen e 75 mijë eurove nga kasaforta e familjes.

Pas shoqërimit të tij në polici dhe më tej të Edison Brahajt, është kryer edhe përgjimi ambiental nga ana e Komisariatit Durrës për të gjetur detaje shtesë që do shërbenin për interes hetimor.

Më datë 15 gusht, djali i viktimës, ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e të atit. Ai tha se i ati ishte larguar nga ora 09:00 e 13 gushtit, me një grua të panjohur.

Gjatë inskenimit ka treguar sikur Enver Balla e kishte marrë më 15 Gusht, me një numër telefoni të fshehur dhe ndër të tjera i ka thënë se “paratë që kanë qenë në kasafortë bashkë me kasafortën i ka marrë, pasi dëshironte të jetonte më vete tani e tutje”.

Pas bisedës, Esmeraldi gjoja ka verifikuar në banesë dhe kasaforta nuk ishte te dollapi ku ishte lënë.

Pastaj ka dërguar mesazh te telefoni i të vëllait, Andi Balla, djali tjetër i viktimës, nga një profil i rremë në rrjetin social “Instagram” me emrin Entila. Në të shkruhet: “Familjarët të mos e kërkonin Enverin, pasi ishte larguar me pushime dhe me Enverin priste një fëmijë”.

Kasaforta u gjet më pas në rrugë, në afërsi të portës së hyrjes së stallave të bagëtive, në njëfarë distancë nga banesa. Kasaforta ishte e dëmtuar e prerë me mjet prerës në anën e pasme, dhe në të nuk kishte para.

Partnerja e viktimës: Djemtë e tij më akuzuan për kasafortën dhe se isha me Enverin.

Por duket se gjithçka u çmontua më pas. Enver Balla kishte lidhje intime me një shtetase të quajtur Lindita. Kjo e fundit ka rrëfyer për hetuesit dinamikën, duke thënë se një ditë para humbjes (12 Gusht), kishte qenë në prani të viktimës bashkë me vajzën dhe dhëndrin e saj, duke darkuar së bashku.

Të nesërmen Lindita ka pohuar se është interesuar për Enverin, pasi nuk po lidheshin dot me të dhe ka telefonuar djalin e tij, Esmeraldin, ku i ka kërkuar informacion se ku mund të jetë.

“Por dy djemtë e Enverit kanë shprehur akuza se mos babai i tyre ishte fshehur me shtetasen Lindita dhe bashkë me paratë që kishte marrë në kasafortë. Që në momentin që djali i Enverit i ka sharë në telefon duke i akuzuar që ata kishin dorë në zhdukjen e babait të tyre, ata nuk janë interesuar më për Enverin”, theksohet në dosje, referuar dëshmisë së kësaj shtetaseje.

Esmerald Balla: U zumë për delet dhe kasafortën

Kurse vetë Esmerald Balla, pas pranimit të krimit, ka rrëfyer dinamikën e krimit teksa u dorëzua para hetuesve dhe pasi dështoi në përpjekjen e inskenimit.
Ai ka thënë se më 13 Gusht kanë qenë rrugës për në fermën e tyre të quajtur “Ferma Balla”, pasi do shkonin te delet dhe kur arritën afër stallave, i ati sipas tij ka filluar ta fyejë për faktin që tek kopeja e deleve nuk kishte bari dhe delet ishin vetëm.

“Pasi kanë zbritur nga makina dhe siç ishte i acaruar pas fyerjeve që vazhdonte t’i bënte babai, e ka pyetur nëse e kishte parë kasafortën. I ka thënë që nuk e ka parë dhe se kasaforta ishte te dhoma”, vijon dëshmia. Por më tej, sipas Esmeraldit, “babai më tha se kasafortën e kishte marrë dhe e kishte hapur tek Lida (Lindita, gruaja me të cilën kishte lidhje), i ka marrë lekët dhe kasafortën e ka lënë te kodra”.

I dyshuari vijon se “pasi u trondit për këtë fakt, u acarua duke i thënë se çfarë kishte bërë kështu, por duke ju afruar ka parë që babi ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe e mbajti në dorë duke e mbushur”.

I riu është mbrojtur duke thënë se në ato momente paniku ka mundur t’i kapi dorën dhe ja ka kthyer pas, “e në këto momente pistoleta është shkrepur dhe babai ka rënë në tokë”.

“Pasi ja mora armën i tronditur, e ngaqë nuk dija çfarë të bëja, e qëllova dhe një herë tjetër me sa kujtoj. Babai ra në tokë dhe nuk kishte më shenja jete”, thuhet në dëshminë e dosjes ndaj 30-vjeçarit.

Plani për të inskenuar zhdukjen: Entila shkruajti se priste një fëmijë me babanë

Më tej ka ngritur planin e inskenimit dhe denoncimit të rremë, teksa i ka dërguar mesazh vëllait në Itali nga telefoni i tij, për humbjen. Për ta bërë të besueshme ka dërguar edhe një mesazh nga Instagrami në emër të një femre, Entila, sikur Enver Balla ishte larguar me të dhe të mos e kërkonin, pasi ajo “po priste një fëmijë me Enverin”.

“Gjithashtu ai deklaron se s’ka pasur ndihmë nga person tjetër”, thuhet në dosje, gjë që rrëzohet sipas Prokurorisë nga dëshmia e parë e Edison Brahajt, që rrëfeu se ka qenë në makinë në momentin e krimit.

Vrasja, me pistoletë dhe hedhja në kanal

Në dosje, shoku i tij Brahaj rrëfen dinamikën e plotë të ditës së ngjarjes dhe skenës së krimit. I riu që punonte shpesh edhe në fermën e familjes Balla, ka treguar se Esmeraldi e kishte telefonuar për humbjen e të atit dhe që të shkonte ta ndihmonte për qumështin.

“Por kur hyra në makinë atë ditë (13 Gusht), pashë që Esmeraldi ishte me Enverin. Esmeraldi ishte shofer dhe babai i tij ishte pasagjer në vendin e parë, kurse unë u futa pas. Kur shkuam te stallat ndaluam pak dhe u nisëm për në Shënavlash, por rrugës babë e bir nisën nisën debatin dhe filluan të kapen me duar edhe pasi kishin zbritur nga makina”, ka dëshmuar Brahaj.

“Në atë moment, pasi u rrahën me grushte, Esmeraldi nxori një pistoletë të bardhë dhe i gjuajti Enverit, i cili u rrëzua në tokë dhe më pas të dy e shtymë në kanal, pasi Esmeraldi më kërkoi ndihmë dhe më tej ikëm në shtëpi”, ka vijuar i dyshuari si bashkëpunëtor.

Esmeraldi i ka thënë që mos të tregonte për këtë ngjarje, duke i dhënë 200 mijë lekë. Prokuroria e mbështet këtë detaj edhe me faktin e përgjimeve ambientale, ku Esmeraldi i thotë Edisonit të mos provokohej dhe të mbante qëndrimin siç e kishin biseduar.

Pas krimit kanë bërë punë së bashku duke shpërndarë qumështin në Durrës me furgon dhe pasi kanë mbaruar me shpërndarjen në orët e vona, Esmeraldi e ka dërguar në shtëpi (13 Gusht).

Hedhja në pus

Dëshmitë janë kontradiktore dhe sa i takon kohës se kur e kanë hedhur trupin e pajetë në pus. Edison Brahaj thotë se trupi u hodh disa ditë më pas. Kurse Esmeraldi dëshmoi se e hodhi atë ditë pas krimit, teksa fshehu dhe armën.

“Mbas disa ditësh Esmeraldi më mori në telefon dhe më tha t’i shkoja te puna. Pasi shkova në këmbë te stalla e takova dhe nuk ka pasur njeri tjetër, teksa më tha ta ndihmoja me trupin që kishin hedhur në ferra, për ta kaluar në pus”, vijon dëshmia.

Dhe më tej të dy, me makinën tip “Ford” të Ballës, “e morën trupin i cili ishte aty ku e kishin lënë, e futën brenda dhe e çuan tek pusi tek toka me kumbulla, afër me stanin”. Kur shkuan atje, “Esmeraldi e hodhi brenda dhe për shkak të errësirës nuk pa shumë, teksa u larguan”.

Kurse kasafortën që u bë shkak i ngjarjes, Edisoni ka dëshmuar se e ka parë më pas kur po kthente lopët për tek stalla, në rimorkion e zetorit të Esmeraldit, e cila ishte në oborrin e banesës, anash. Ndërkohë që Esmeraldi kishte dëshmuar në fillim se kasaforta ishte marrë nga i ati, bashkë me 75 mijë euro.

Ndërkohë djali, Esmeraldi ka thënë se e kishin hedhur trupin në pus po atë ditë.

“Më pas e ka hedhur pistoletën dhe ka marrë kufomën e babait dhe e ka vendosur në furgonin “Ford” mbrapa dhe ka lëvizur me të rreth një kilometër, ku gjatë lëvizjes i shkoi mendja ta fshehi kufomën tek një pus që ndodhej tek ara dhe stallat e një bashkëfshatari, shtetasit Musa Gashit”, thuhet në dosje.

Mos ha provokimet

Pas shoqërimit të tij në polici dhe më tej të Edison Brahajt, është kryer edhe përgjimi ambiental nga ana e Komisariatit Durrës për të gjetur detaje shtesë që do shërbenin për interes hetimor.
Dhe duket se kanë zbuluar elementë me rëndësi. Në dosjen e masës, që ka siguruar edhe “Shqiptarja.com”, theksohet nga prokuroria se gjatë përgjimit në paraburgim, Esmeraldi i ka thënë Edisonit që të “mos i ha provokimet” nga Policia. Më tej i ka thënë se “mos kishte treguar për pistoletën e fshehur”, si dhe për faktin se “ishin marrë vesh shumë mirë me njëri-tjetrin”.

Kurse Brahaj i është kthyer duke i kujtuar çështjen e lekëve, me idenë se “përse s’mi le lekët te bunkeri, por më detyrove të vij deri këtu”.

Prokuroria thotë në aktet e dosjes se të dy kanë biseduar edhe për ato që kishin folur pas ngjarjes dhe se “ishin marrë vesh shumë mirë mes tyre”. Gjatë kontrollit të banesës së Brahajt policia gjeti edhe 145 mijë lekë, që dyshohet se i përkasin pagesës për bashkëpunimin në fshehjen e ngjarjes dhe ndihmës për fshehjen e kufomës së 62-vjeçarit në pus.

Mbledhja e provave

Policia më tej ka nisur me mbledhjen e provave më të rëndësishme. Përveç kasafortës së shqyer dhe bosh janë sekuestruar telefonat e të dyshuarve për ekspertim dhe zbërthim nëpërmjet tabulateve. Gjithashtu edhe profili i remë në rrjetin Instagram me emrin Entila që përdori Esmerald Balla për të dërguar mesazhin se i ati ishte larguar me një femër.

U sekuestrua arma pistoletë tip “Ekol Special”, 3 fishekë, gëzhojat, sende personale të viktimës dhe madje 145 mijë lekë që iu gjetën Edison Brahajt si pagesë nga 200 mijë lekëshi i dyshuar për ndihmën e dhënë dhe që të mos tregonte.

Provë u mor edhe makina, në xhamat e të cilës u gjetën njolla të ngjashme me të gjakut, teksa u dërguan edhe kampione për analizë në laborator.

Nga këqyrja e trupit u konstatua se kishte dy plagë hyrëse-dalëse nga plumbat, në kokë dhe në gjoks, që i shkaktuan vdekjen. Për shkak të kohës, 23 ditë, trupi kishte nisur dekompozimin në pus, edhe për shkak të ujit.

Esmerald Balla u arrestua më 4 shtator 2024 ndërsa na pranga ka rënë dhe shoku i tij Edison Brahaj një ditë më pas.

Për çfarë akuzohen Balla dhe Brahaj, nga 3 vepra penale për secilin

Esmerald Balla gjatë masës së sigurisë ditën e sotme (7 Shtator) në Gjykatën e Durrësit, shprehu pendesë dhe tha se veproi për vetëmbrojtje, teksa “ajo që u bë nuk kthehet më pas”.

Ai akuzpohet për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/C i Kodit Penal, “mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në Nenin 278/3 dhe “fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, Neni 303 i Kodit Penal.

Edison Brahja akuzohet për veprat penale “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, të parashikuara nga Nenet 300, 301 dhe 303 të Kodit Penal.

The post ZBARDHET DOSJA/ Vrau të atin dhe e hodhi në pus! Akuza e plotë e prokurosë për Esmerald Ballën appeared first on Albeu.com.

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, gjykata lë në burg Esmerald Ballën dhe bashkëpunëtorin e tij

By: V K
7 September 2024 at 11:20

Këtë të shtunë 7 shtator 2024, Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Esmerald Ballën, i cili vrau babanë e tij duke e hedhur trupin e tij në pus.

Po të njëjtën masë sigurie, ka caktuar edhe për personin që ndihmoi në fshehjen e trupit, shoku i autorit, Edison Brahaj.

Esmerald Balla, 30-vjeç, kreu një krim makabër që tronditi sërish opinionin publik. Me gjakftohtësi thuri planin e vrasjes së babait dhe skenarin që do të ndiqte për t’u mos u zbuluar.

Enver Balla, u vra me armë zjarri nga i biri dhe 20 ditë pas ekzekutimit, autori denoncoi në polici zhdukjen e të atit, duke theksuar se kishte humbur kontaktet me të.

Për të krijuar një alibi që do të mbështeste versionin e tij, ai dëshmoi para uniformave blu se babai kishte krijuar një histori dashurie, ndaj ky mund të ishte shkaku i largimit pa njoftuar.

Policia mbërriti në banesë dhe indicia e parë për zbardhjen e ngjarjes ishte kasaforta, brenda së cilës ndodheshin 75 milionë lekë të vjetra.

Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.

Mjaftoi kjo indicie dhe policia konfiskoi telefonin e denoncuesit, i cili do të ishte elementi kyç për zbardhjen e krimit makabër.

The post Vrau babanë dhe e hodhi në pus, gjykata lë në burg Esmerald Ballën dhe bashkëpunëtorin e tij appeared first on Albeu.com.

Vrau babain dhe e hodhi në pus, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij

By: V K
7 September 2024 at 10:18

Në Gjykatën e Durrësit, po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili është autori i vrasjes në Shënavlash, ku i mori jetën babait të tij Enver Balla.

Gjykata do të caktojë masën e sigurisë edhe për Edison Brahaj, shoku i autorit, i cili e ndihmoi këtë të fundit të fshehë trupin e viktimës.

The post Vrau babain dhe e hodhi në pus, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Shënavlash të Durrësit/ Dëshmia tronditëse e Esmerald Ballës: E mora trupin në makinë, më kapi paniku…

By: V K
5 September 2024 at 11:13

Një ditë pas zbulimit të krimit makabër në Shënavlash të Durrësit, ku 62-vjeçari Enver Balla u vra me armë dhe më pas u hodh në një pus larg shtëpisë nga djali i tij Esmerald Balla, i cili ka dhënë dëshminë e tij para policisë dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

33-vjeçari para policisë tregon se debati nisi pasi zbuloi se kasaforta e kursimeve të shtëpisë ishte dëmtuar. I riu ka pyetur 62-vjeçarin se ku ndodhen paratë, por viktima i ka thënë se nuk i di se ku janë dhe më pas ka nisur konflikti mes tyre.

Sipas Esmerald Ballës, babai i tij e ka kërcënuar se do e vrarë dhe në atë moment i ka drejtuar pistoletën.

Sipas autorit, ai është afruar dhe ka nisur përleshje fizike me të atin, dhe në momentin që ai është përpjekur që t’i heqë të atit armën e krimit, pistoleta është shkrehur.

“Ne kemi nje ferme te vogel dhe aty punonim te dy me babane dhe pjestaret e tjere te familjes. Gjerat nga ana ekinomike po shkonin shume mire dhe skishim asnje problem pasi secili bente detyrat e veta. Une kam mare lejen e ndertimit dhe do ndertoj nje shtepi te re (prane asaj qe jetojne) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtepi nga puna disavjeçare kishim nje sasi afro 75 mije euro. Diten e ngjarjes shkova te merja leket pasi sipermarresi i punimeve kerkoi pagesen sepse e kishte mbyllur punen per te cilen kishim rene dakord. Shkova te vendi per te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku jane parate”!? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte demtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Une te vras me tha dhe mori pistoleten dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u perpoqa tia hiqja nga dora pistoleten ajo u shkreh”, tha para policisë Esmerald Balla.

Pas vrasjes, i riu ka deklaruar se i është shembur bota kur ka parë të atin që është qëlluar dhe ka thënë se e ka kapur paniku pas krimit.

“Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa karten dhe e hodha edhe telin ne pus”, deklaron ai.

Ndërsa më tej i riu deklaron se nuk ndjeheshe mirë dhe ka bërë një vizitë në spitalin e Durrësit dhe pas dy ditësh ka denoncuar ‘zhdukjen’ e të atit në polici, ku kishte deklarua se i ati ishte larguar me një femër tjetër.

Më pas, ai ka lajmëruar vëllezëri që babai i tyre është larguar nga shtëpia dhe i njëjti version ka mbetur deri në momentin që është zbuluar krimi i rëndë.

“Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qelluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte keshtu. Me kapi paniku. Nuk dija cfare te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa karten dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirepo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bera keq. Shkova ne spitalin e durresit per vizite. Mjeket me dhane ca ilace. Pas nja dy ditesh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me nje femer tjeter. Lajmerova edhe vellezerit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtepia. Keshtu vazhdoi per disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte keshtu”, ka thene mes te tjerash Esmarald Balla.

Ndihmoi Esmerald Ballën, të hidhte trupin e pajetë të të atit në pus, arrestohet Edison Brahaj

Edison Brahaj, është 25-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në krimin e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku 33-vjeçar Esmerald Balla vrau me armë zjarri të atin, Enver Balla dhe më pas trupin e tij të pajetë e hodhi në pus.

Policia njofton se Edison Brahaj, ka bashkëpunuar me autorin e krimit në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes, deri te vendi ku u gjet nga policia.

“Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”,– njofton policia.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja në Shënavlash të Durrësit/ Dëshmia tronditëse e Esmerald Ballës: E mora trupin në makinë, më kapi paniku… appeared first on Albeu.com.

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla rrëfen ngjarjen e rëndë: Më kërcënoi se do më vriste

By: V K
5 September 2024 at 09:40

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrarë babanë dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.

Esmerald Balla, ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mije euro. Ditën e ngjarjes shkova te merrja leket pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për te cilën kishim rene dakord. Shkova te vendi për te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,– me tha.

Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Unë te vras me tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar me tej rrëfimin e tij, autori deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste te atin dhe e konsideroi aksident.

“Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinën dhe kemi një pus diku 1 mije metra larg shtëpisë. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirëpo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova ne spitalin e Durrësit për vizite. Mjeket me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte kështu”,- ka thënë Esmarald Balla.

The post Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla rrëfen ngjarjen e rëndë: Më kërcënoi se do më vriste appeared first on Albeu.com.

“Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë”/ Postimi rrëqethës i vajzës së Enver Ballës

By: D Marku
4 September 2024 at 23:01

Vajza e familjes Balla ka reaguar me një postim prekës, pasi vëllai i vrau babanë me armë zjarri.

Esmerald Balla vrau dhe hodhi në pus babanë e tij Envder Balla dhe më pas fshehu ngjarjen.
Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e të ndjerit.

Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, djali ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes. Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë me armë zjarri tip pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen. Trupi i 62-vjeçarit u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

The post “Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë”/ Postimi rrëqethës i vajzës së Enver Ballës appeared first on Albeu.com.

Perimetri i ‘padukshëm’ i sigurisë në plazhe

By: FAKTOJE
1 September 2024 at 12:00

Edhe këtë sezon veror autoritetet paralajmëruan dënime të ashpra ndaj shkelësve që cënojnë sigurinë e pushuesve në bregdet. Verifikimet e Faktoje tregojnë se pavarësisht disa gjobave, perimetri i sigurisë në disa plazhe shkelet, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Afrovita Hysaj

Në hyrje të sezonit veror, ish ministri i Brendshëm Taulant Balla, paralajmëroi ndëshkime të ashpra për të gjithë shkelësit e perimetrit të sigurisë në bregdet.

‘Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë. Operatorët turistikë, duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të pacertifikuar dhe se në çdo rast masat ndëshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve’, deklaroi më 1 maj Balla, teksa përshëndeste Policinë Kufitare dhe Rojen Bregdetare për shpëtimin e 11 turistëve në det, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Verifikim

Në mbyllje të muajit gusht, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim lidhur me sigurinë e pushuesve në disa plazhe. Në Vlorë, vendqendrimi i mjeteve lundruese ndodhet pranë kalatës së portit të mallrave, ndaj dhe plazhi në këtë zonë është i ndaluar.  

Por, në plazhe të tjera si ai i Karaburunit apo Sazanit, destinacione të shumicës së mjeteve lundruese nga Vlora, nuk kanë vendqendrime të përcaktuara. Në këto plazhe mjetet lundruese gjendet pranë pushuesveqë lahen në det, duke përbërë rrezik.

E njëjta panoramë të shfaqet në plazhet e Radhimës, më tej Dhërmiut dhe një pjesë të mirë të rivierës- kryesisht plazhet e mbyllura.

Pamjet më poshtë janë xhiruar në Porto Palermo, në zonën ku njihet si vendqëndrim i mjeteve lundruese, por që njëkohësisht ka leje edhe për përdorim plazhi. Kështu, pushuesit në këtë plazh duhet të notojnë pranë mjeteve lundruese, duke rrezikuar jetën.

Nga vëzhgimet në terren, krahas mungesës së vendqendrimeve për këto mjete, një tjetër problematikë lidhet me zbatimin e korridoreve për daljen e mjeteve lundruese.

Ndëshkime për shkelësit

E gjithë vija bregdetare Vlorë – Sarandë, kontrollohet nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin që dispozicion 18 mjete lundruese Jet Ski të Njësisë Policore Detare dhe 6 mjete lundruese B.P.

Nga fillimi I vitit e deri në fund të korrikit janë kontrolluar dhe verifikuar 4791 mjete lundruese, nga të cilat 133 mjete lundruese janë bllokuar dhe gjobitur- për tu liruar pas shlyerjes së gjobave. 

Policia e Kufirit ka vendosur 133 masa administrative, por nuk jep asnjë informacion mbi numrin apo personat e proceduar penalisht për shkelje të ligjit detar.

Edhe drejtoria vendore te Policisë Vlorë, në komunikatat e bëra publike për periudhën Janar- korrik tregon dhjetra raste të personave të cilët abuzojnë jo vetëm duke shkelur kufirin e lundrimit me mjete lundruese por duke rrezikuar edhe jetën e pushuesve. Mirëpo, në Prokurori nuk janë referuar të gjithë rastet.

Kullat e vrojtimit bosh

Në mungesë janë dhe vëzhguesit bregdetar, veçanërisht në plazhet publike. Ndërsa në plazhet private, zbulohet praktika e regjistrimit fiktiv (kryesisht vetë pronarët) në rolin e vëzhguesve, por kullat e vrojtimit mbeten bosh.

‘Roje nuk kam parë fare, asnjëherë nuk e kemi parë.’- thotë një pushuese në Vlorë

Referuar të dhënave nga Policia, gjatë këtij sezoni ka pasur 6 viktima në plazhe- shtetas që janë mbytur apo kanë humbur jetën për shkak të problemeve kardiake.

Leneda Halili, trajnuese e vrojtuesvë të plazheve thotë se Vlora edhe këtë vit është përballur me mungesa të theksuara të vrojtuesve.

‘Interesi nga të rinjtë e qytetit të Vlorës për të ushtruar profesionin sezonal të vrojtuesit të plazhit mbetet i ulët. Janë rreth 35 persona të cilët deri më tani janë trajnuar për të ushtruar rolin e vrojtuesit të plazhit.’

Më tej ajo shton se për këtë arsye, bizneset gjejnë zgjidhje fictive.

‘Në Vlorë vazhdon tendenca që për vrojtues plazhi trajnohen pronarët e bizneseve, subjekteve private vetëm për të plotësuar dokumentacionet e shfrytëzimit të hapësirës publike si plazh.’ – thotë Halili.

‘Shumica e vrojtuesve të trajnuar janë për punësim jashtë vendit, sepse në vendet e Bashkimit Europian ata paguhen shumë më tepër, pra marin Certifikatën dhe ikin jashtë’- argumenton ajo.

Edhe pse është një detyrim ligjor, bregdeti i Jugut në pjesën më të madhe të plazheve ka mungesë të kufizueseve të notit.

‘Nuk ka shirita, mirë do të ishte të kishte.’ – thotë një pushues në Vlorë.

Mungesa e kufizuesve të notit në det vihet re brenda në qytet por edhe në periferi të Vlorës. Verifikimet tregojnë se vetëm 40% e plazheve e respektojnë këtë detyrim.

Përfundim

Nisur nga verifikimet e kryera, deklaratën e ish ministrit të brendshëm Taulant Balla, mbi perimetrin e sigurisë në plazhe do ta kategorizojmë gjysmë të vërtetë.

The post Perimetri i ‘padukshëm’ i sigurisë në plazhe appeared first on Faktoje.al.

Kuvendi voton mes tensionit ministrat e rinj të Ramës

30 July 2024 at 20:29

Votimi u bë në një situatë të tensionuar, pasi deputetë të opozitës protestuan duke bllokuar foltoren dhe goditur tryezat e tyre, pasi kryetarja e Kuvendit në ikje, Lindita Nikolla nuk u dha fjalën. Ndërsa deputetët e mazhorancës socialiste vijonin procesin e votimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë akuzonin […]

The post Kuvendi voton mes tensionit ministrat e rinj të Ramës appeared first on Reporter.al.

Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

29 July 2024 at 11:25

Të hënën është arrestuar në Vlorë drejtuesi i Prokurorisë Aurel Zarka, si dhe hetuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Dautaj, njëkohësisht magjistrate në Shkollën e Magjistraturës. Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë natës dhe është transferuar në Tiranë. Se bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmen Astrit […]

The post Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka appeared first on Reporter.al.

Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

By: BIRN
28 July 2024 at 14:49

Në përmbyllje të fjalimit të tij në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi zëvendësimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla – e dorëhequr për arsye shëndetësore, me Elisa Spiropalin. Rama njoftoi se deputeti Blendi Çuçi do të emërohej nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë mininistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi do të marrë kryesimin e grupit […]

The post Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit appeared first on Reporter.al.

❌
❌