Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë

Anëtarët e opozitës kundërshtuan kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë si Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i propozuar nga Këshilli i Ministrave. Gjatë një dëgjese të zhvilluar të martën në Komisionin e Ligjeve, Dervishi u përball me akuza për konflikt interesi dhe për moskompetencë në […]

The post Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë appeared first on Reporter.al.

Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç

Nënkomisioni i Posaçëm i Ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në organet drejtuese të drejtësisë dështoi sërish të gjente konsensus për emrat që do t’i dërgohen për të votuar Kuvendit për dy vende vakante në KLGJ e KLP duke ia lënë në dorë shortit. Në garë ishin vetëm dy emra për dy vende vakante, Erjon Fejzulla […]

The post Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç appeared first on Reporter.al.

AKIP kundërshton nismën e qeverisë për importin e mbetjeve

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve, AKIP, organizoi të hënën një takim me aktivistë dhe qytetarë për të kundërshtuar projekligjin e ri të qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ku parashikohet lejimi i importit të lëndëve djegëse alternative në favor të industrisë së prodhimit të çimentos dhe importimin e mbetjeve për industritë prodhuese dhe ricikluese. […]

The post AKIP kundërshton nismën e qeverisë për importin e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme

Procedura e hedhjes së shortit publik e mbajtur në ndërtesën ‘Poli i Drejtësisë” përzgjedhi trupën e re gjyqësore me mandat 4-vjeçar, që do të nisë nga puna me gjykimin e procesity zgjedhor më të afërt, atë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në pranverën e vitit tjetër. Në përfundim të shortit gjyqtarët e kësaj trupe do […]

The post Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme appeared first on Reporter.al.

Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”

Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një fluturimi nga Zvicra, ku iu nënshtrua punimeve të thella të mirëmbajtjes. Sipas një postimi në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, punimet e mirëmbajtjes u kryen falë bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimeve të NATO, NSPA. “…Jemi në rrugën e […]

The post Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar” appeared first on Reporter.al.

BE kritika Kuvendit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Në një reagim për mediat delegacioni i BE-së në Tiranë shfaqi kritika ndaj mazhorancës pas një votimi ku ajo refuzoi të zbatojë një vendim të gjykatës që i kërkonte Kuvendit të votonte pro dërgimit për interpretim të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, “Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, u […]

The post BE kritika Kuvendit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet […]

The post PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën appeared first on Reporter.al.

“U bë me porosi”, PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni etike për të hetuar procedurat parlamentare të ndryshimeve në ligjin “Për Gardën e Republikës”, pasi 6 muaj pas miratimit të tyre u zgjodh në krye të Gardës kandidati i paralajmëruar nga opozita. “Do duhet të ngrini komision etike për të […]

The post “U bë me porosi”, PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës appeared first on Reporter.al.

Kryeministri nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme

Në fillim të gushtit ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se 100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, që del nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike, ishin ngarkuar në korrik në Portin e Durrësit me destinacion Tajlandën. Por kryeministri tha se nuk kishte asnjë analizë apo provë të […]

The post Kryeministri nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme appeared first on Reporter.al.

Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë

Kuvendi ka përfshirë në seancën plenare të së enjtes votimin e projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka“, i shoqëruar me dy raporte të ndryshme të shumicës dhe pakicës parlamentare në Këshillin e Legjislacionit. Sipas dokumenteve të publikuar të mërkurën në faqen […]

The post Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë appeared first on Reporter.al.

Konkursi për kreun e Gardës zgjedh fitues kandidatin e paralajmëruar nga opozita

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi të martën drejtorin e ri të Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, i cili, sipas ministrit u zgjodh pas një konkursi të hapur ku garuan profesionistë të fushës së sigurisë. Onuzit iu dha e drejta për të kandiduar për këtë detyrë të rëndësishme pas ndryshimeve ligjore që Partia Socialiste në […]

The post Konkursi për kreun e Gardës zgjedh fitues kandidatin e paralajmëruar nga opozita appeared first on Reporter.al.

Ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ pritet me kritika në Kuvend

Akti Normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 u prit me kritika të hënën gjatë shqyrtimit të tij në komisionet parlamentare. Kritikat u adresuan kryesisht nga deputetët e opozitës të cilët e cilësuan shqetësues përdorimin e këtij mekanizmi si një praktikë të vazhdueshme në ndryshimin e buxhetit të shtetit duke i mohuar […]

The post Ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ pritet me kritika në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Ndërkombëtarët angazhohen në komisionin anti-korrupsion të mazhorancës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi të premten përmes një mesazhi në platformën X se do të angazhohej në mbështetje të komisionit të posaçëm anti-korrupsion, të ngritur nga mazhoranca në parlament. “Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA […]

The post Ndërkombëtarët angazhohen në komisionin anti-korrupsion të mazhorancës appeared first on Reporter.al.

Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i televizionit publik

Dorëheqja u konfirmua nga kryetari i Bordit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, i cili i tha BIRN-it se në letrën e dorëheqjes Peza nuk jep arsye për largimin, por  vendimi është i parevokueshëm. Zgjedhja e Pezës në drejtimin e televionit publik u kontestua për shkak të së shkuarës së tij politike, ish-deputet dhe sekretar i […]

The post Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i televizionit publik appeared first on Reporter.al.

“Nuk jam në dijeni”, deputeti Sinaj mbrohet para Këshillit të Mandateve

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores në Kunvend mori të mërkurën në shqyrtim mocionin e iniciuar nga 1/10 e deputetëve të opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi bizneset në pronësi të tij kanë përfituar pagesa nga fonde publike. Sinaj, i njohur si pronar i rrjetit “Big market” zgjodhi të ishte i […]

The post “Nuk jam në dijeni”, deputeti Sinaj mbrohet para Këshillit të Mandateve appeared first on Reporter.al.

Kompania gjermane shet koncesionin e kalatës lindore në portin e Durrësit

Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të portit të Durrësit më 31 korrik 2024, pasi ia shiti aksionet një kompanie kroate për një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh, sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kontrata e shitjes në favor të […]

The post Kompania gjermane shet koncesionin e kalatës lindore në portin e Durrësit appeared first on Reporter.al.

Kuvendi nis procedurën parlamentare për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi të enjten urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thirrjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren më 4 shtator, për diskutimin e mocionit të 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i njohur si pronar i rrjetit “Big Market”. Ky këshill është organizmi parlamentar që shqyrton […]

The post Kuvendi nis procedurën parlamentare për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj appeared first on Reporter.al.

“Kërkon ndërhyrje urgjente”: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë, u akuzuan nga prokuroria në muajin qershor për krijimin e një skemë abuzive të transferimit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi. Skema abuzive shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve pavarësisht […]

The post “Kërkon ndërhyrje urgjente”: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor appeared first on Reporter.al.

Organizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme

Një nga lagjet më të populluara të Tiranës u trondit me datë 19 gusht, pasi një oficer i policisë së Kufirit, Fatjon Goxhara plagosi me armë zjarri një shtetas tjetër në mes të rrugës në orët e mesditës. Ngjarja u trajtua gjerësisht nga media për shkaqet që çuan në këtë krim, por ajo që tronditi […]

The post Organizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme appeared first on Reporter.al.

Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë […]

The post Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka appeared first on Reporter.al.

❌