❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore libaneze thonĂ« se tĂ« paktĂ«n tetĂ« persona janĂ« vrarĂ« dhe 59 janĂ« plagosur nĂ« njĂ« sulm izraelit nĂ« Bejrut – sulmi i parĂ« i tillĂ« nĂ« kryeqytetin libanez.

Ministria e Shëndetësisë nuk dha detaje mbi identitetin e viktimave, raporton skynews.

Kryeministri libanez, Najib Mikati tha se sulmi tregon se Izraeli “nuk i jep asnjĂ« rĂ«ndĂ«si asnjĂ« konsiderate humanitare, ligjore apo morale”.

❗ Locals publish the first footages from the scene of the strike in #Beirut pic.twitter.com/FjVqsrbviF

— NEXTA (@nexta_tv) September 20, 2024

Sulmi në periferitë e Bejrutit kishte për shënjestër një figurë të lartë të Hezbollahut.

Bëhet fjalë për komandantin e operacioneve të grupit militant, Ibrahim Aqil, thanë për reuters dy burime të sigurisë në Liban.

Ndryshe, agjencitë e lajmeve ndërkombëtare nuk kanë arritur të konfirmojnë nëse është vrarë apo jo komandanti libanez. /Telegrafi/

The post Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut appeared first on Telegrafi.

Amerikani befasohet nga ariu

Një burrë nga Connecticut ndau videon e takimit me një ari të zi që e gjeti të fshehur në një garazh.

Andrew Hart i Hart Curb Appeal LLC tha se ai ishte në një vend pune në Bloomfield kur takoi mysafirin e papritur tek garazha.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Hart duke ecur në rrugë drejt garazhit kur ariu papritur nxjerr kokën nga dera e hapur e garazhit, duke bërë që ai të ikë.

“ËshtĂ« e sigurt tĂ« them se mĂ« duhen pantallona tĂ« reja pas kĂ«saj”, tha Hart pĂ«r WFSB-TV.

Departamenti i Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Connecticut tha se popullsia lokale e ariut të zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me pamjet e raportuara në 165 nga 169 qytetet dhe qytezat e shtetit në vitin 2023. /Telegrafi/

The post Amerikani befasohet nga ariu appeared first on Telegrafi.

Zgjidhet enigma: Dihet pse dështojnë bateritë e veturave elektrike!

Bateritë humbasin kapacitetin me kalimin e kohës. Kjo vlen edhe për ato që gjenden në telefonat celularë dhe ato që gjenden në veturat elektrike.

Fenomeni nuk është shpjeguar kurrë plotësisht më parë, por tani një ekip ndërkombëtar hulumtues nga Universiteti i Kolorados Boulder (SHBA) ka arritur të zgjidhë enigmën.

Bateria litium-jon është një nga bateritë më të zakonshme në botë dhe zakonisht përmban kobalt, i cili është një substancë e rrezikshme për mjedisin.

Inxhinierët u përpoqën të zëvendësonin substancën me nikel dhe magnez, por nuk funksionoi shumë mirë dhe zvogëloi sasinë e energjisë që bateria mund të ruante.

Ekipi shkencor nga CBU vendosi të hetojë arsyen pse bateria litium-jon degradohet dhe zbuloi se molekulat e hidrogjenit nga elektroliti i baterisë zënë vende në katodën që normalisht duhet të zënë jonet e litiumit.

Si rezultat, jonet e litiumit kanĂ« mĂ« pak vende pĂ«r t’u lidhur me katodĂ«n, duke zvogĂ«luar kapacitetin e baterisĂ«.

Tani shkencëtarët e CBU shpresojnë se zbulimi i tyre do të çojë në prodhuesit e baterive që të prodhojnë një lloj të ri veshjeje në katodën e baterive që bllokon molekulat e hidrogjenit. /Telegrafi/

The post Zgjidhet enigma: Dihet pse dështojnë bateritë e veturave elektrike! appeared first on Telegrafi.

Hezbollahu vret dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin

Dy ushtarë izraelitë janë vrarë pranë kufirit me Libanin, ka njoftuar ushtria izraelite.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë vazhduar shkëmbimet e zjarrit pas shpërthimeve vdekjeprurëse në të gjithë Libanin, shkruan skynews.

Ushtria izraelite ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r “Major (res.) Nael Fwarsy, 43 vjeç, njĂ« komandant kompanie logjistike nĂ« Batalionin 299 tĂ« BrigadĂ«s Rajonale 300 “Baram”, nga Maghar. Sgt. Tomer Keren, 20 vjeç, nga Batalioni i 51-tĂ« i BrigadĂ«s Golani, nga Haifa”.

Gjithashtu edhe tetë ushtarë të tjerë u plagosën, duke përfshirë një rëndë, pasi dy raketa antitank të lëshuara nga Hezbollahu i Libanit goditën një pozicion në zonën Ramim Ridge, në kufirin në Panhandle Galilee.

Ndërkohë, shpërthimet e së martës dhe të mërkurës dukej se ishin rezultat i një operacioni të përgatitur prej Izraelit për të shënjestruar sa më shumë anëtarë të Hezbollahut.

Si pasojĂ« e shpĂ«rthimeve tĂ« “pagers” dhe radiolidhjeve tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« organizatĂ«s, kanĂ« mbetur tĂ« vrarĂ« tĂ« paktĂ«n 37 persona dhe janĂ« plagosur rreth 3000 tĂ« tjerĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« Libanin.

Ndryshe, kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka deklaruar se Izraeli ka kaluar vijën e kuqe dhe se së shpejti do të hakmerren. /Telegrafi/

The post Hezbollahu vret dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin appeared first on Telegrafi.

Amerikanja shiti pronĂ«n pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« njĂ« anije turistike, por shkaku i njĂ« gabimi â€œĂ«ndrra nuk i realizohet”

Jenny Phenix nga Florida, shiti pasurinë në mënyrë që të mund të udhëtonte nëpër botë me anijen e lundrimit Villa Vie Odyssey.

Por, ëndrra iu shkatërrua kur iu ndalua të hipte në anije për shkak të mesazheve që dërgonte përmes WhatsApp, raporton thetelegraph.

Në një grup WhatsApp, Phenix shprehu pakënaqësinë për vonesën katërmujore të lundrimit, e cila ia prishi planet që kishte në Miami.

Ajo shprehu gjithashtu shqetësimin se puna në anije mund të vazhdojë pas nisjes, duke e detyruar atë të përdorë një kabinë të përkohshme.

Pas kĂ«tyre mesazheve, ajo Ă«shtĂ« njoftuar se kontrata i Ă«shtĂ« shkĂ«putur pĂ«r shkak tĂ« “sjelljes qĂ« ndikon negativisht nĂ« moralin e komunitetit”.

Kathy Villalba, shefi operativ i anijes, tha se ata morën rreth një duzinë ankesash prej saj.

Phenix pohon se nuk ishte kurrë e vrazhdë dhe se këto ishin biseda private. Sipas saj, zhgënjimi i pasagjerëve u rrit për shkak të vonesave të vazhdueshme dhe shumë e falënderuan atë që u bëri pyetje të rëndësishme në emër të tyre. /Telegrafi/

The post Amerikanja shiti pronĂ«n pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« njĂ« anije turistike, por shkaku i njĂ« gabimi â€œĂ«ndrra nuk i realizohet” appeared first on Telegrafi.

Trump ‘i papĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer’ – mbi 110 ish-zyrtarĂ« republikanĂ« i japin mbĂ«shtetje Harrisit

Saktësisht 111 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare kanë mbështetur kandidaten demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris.

NĂ« njĂ« letĂ«r tĂ« hapur, grupi i ish-zyrtarĂ«ve dhe politikanĂ«ve tĂ« Kongresit dhe Senatit deklaroi se lideri i ardhshĂ«m i SHBA-sĂ« duhet tĂ« jetĂ« dikush qĂ« mund tĂ« “pĂ«rparojĂ« e mbrojĂ« sigurinĂ« dhe vlerat amerikane, tĂ« forcojĂ« aleancat tona dhe tĂ« mbrojĂ« demokracinĂ« tonĂ«â€.

“Ne presim tĂ« mos pajtohemi me Kamala Harrisin pĂ«r shumĂ« çështje tĂ« politikĂ«s sĂ« brendshme dhe tĂ« jashtme, por ne besojmĂ« se ajo zotĂ«ron cilĂ«sitĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer si presidente dhe jo Donald Trump. Prandaj, ne mbĂ«shtesim Harrisin pĂ«r presidente”, thanĂ« ata.

Grupi vazhdoi duke thĂ«nĂ« se “kundĂ«rshtojmĂ« fuqishĂ«m” kandidaturĂ«n e Trumpit, shkruan skynews.

“Si president, ai promovoi kaosin e pĂ«rditshĂ«m nĂ« qeveri, lavdĂ«roi armiqtĂ« tanĂ« dhe minoi aleatĂ«t tanĂ«, politizoi ushtrinĂ« dhe shpĂ«rfilli veteranĂ«t tanĂ«. Ai i dha pĂ«rparĂ«si interesit personal mbi atij amerikan dhe tradhtoi vlerat tona, demokracinĂ« dhe dokumentet themeluese tĂ« kĂ«tij vendi”, deklaruan ata.

Sipas mendimit të tyre, Trump ka nxitur sulmin e dhunshëm në Kongresin amerikan më 6 janar 2021 dhe duke mbrojtur ata që kryen sulmet, ai ka shkelur betimin në detyrë dhe ka rrezikuar vendin.

Letra vazhdoi duke thĂ«nĂ« se “ndjeshmĂ«ria e ish-presidentit ndaj lajkave dhe manipulimeve” tĂ« presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping, janĂ« “tĂ« rrezikshme”.

“Ai Ă«shtĂ« i papĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer pĂ«rsĂ«ri si president, apo nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« ndonjĂ« zyrĂ« tĂ« besimit publik”, shtuan ata.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/

The post Trump ‘i papĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer’ – mbi 110 ish-zyrtarĂ« republikanĂ« i japin mbĂ«shtetje Harrisit appeared first on Telegrafi.

SHBA po blen gjashtë milionë fuçi nafte

Qeveria amerikane planifikon të blejë deri në gjashtë milionë fuçi nafte për rezervat strategjike, pasi dëshiron të përfitojë nga çmimet e favorshme dhe të mbushë rezervuarët, tha një burim.

Nëse plani zbatohet, kabineti i presidentit amerikan, Joe Biden do të blejë naftën më të madhe në historinë e prokurimit për rezervat strategjike.

Kabineti dëshiron të rimbushë rezervat pasi kishte shitur deri në 180 milionë fuçi në vitin 2022, gjithashtu më së shumti në histori, për të siguruar furnizimin pasi u vendos tavani i çmimit të naftës nga Rusia për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Grupi G7 ka kërcënuar siguruesit dhe transportuesit me sanksione nëse i blejnë fuçitë ruse për më shumë se 60 dollarë.

Qeveria amerikane kishte shitur fuçi me një çmim mesatar prej 95 dollarëve dhe tani po mbush rezervat duke blerë më shumë se 50 milionë fuçi, shkruan reuters.

Rezervat në pronësi federale mbahen në shpella të mëdha kripe nëntokësore në katër vende përgjatë Bregut të Gjirit, sipas të dhënave të Departamentit të Energjisë.

Ministria kishte vendosur një çmim prej 79,99 dollarëve për fuçi për ciklin e ri të blerjes dhe vendosi të shfrytëzojë mundësinë pasi fuçia aktualisht kushton pak më pak se 72 dollarë në tregun vendas.

Çmimet janĂ« aktualisht nĂ«n nivelin e vendosur nga ministria, por mund tĂ« rriten nĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r shkak tĂ« konfliktit nĂ« Lindjen e Mesme dhe faktorĂ«ve tĂ« tjerĂ«. NĂ« muajin prill, SHBA anuloi blerjen e saj pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« çmimeve.

Shtetet e Bashkuara aktualisht mbajnĂ« 380 milionĂ« fuçi rezerva strategjike, kryesisht naftĂ« “tĂ« thartĂ«â€ me pĂ«rmbajtje tĂ« lartĂ« squfuri, pasi rafineritĂ« amerikane janĂ« kryesisht tĂ« pajisura pĂ«r tĂ« pĂ«rpunuar kĂ«tĂ« lloj nafte. Niveli mĂ« i lartĂ« i rezervave u regjistrua nĂ« vitin 2009, kur arriti nĂ« 727 milionĂ« fuçi. /Telegrafi/

The post SHBA po blen gjashtë milionë fuçi nafte appeared first on Telegrafi.

Shkon në nëntë numri i të vrarëve pas shpërthimeve të reja në Liban

Nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 janë plagosur në shpërthimet e sotme në të gjithë Libanin.

Kështu raporton ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila ka dhënë edhe disa të reja, shkruan skynews.

ShpĂ«rthimet sot vijnĂ« njĂ« ditĂ« pas njĂ« sulmi qĂ« synonte “pagers” e pĂ«rdorur nga militantĂ«t e Hezbollahut.

Death toll in new wave of communications device bombings in Lebanon rises to 9, more than 300 injured – Lebanese Health Ministry. pic.twitter.com/0W6eEmpwlz

— NEXTA (@nexta_tv) September 18, 2024

Televizioni Al Manar raportoi për shpërthime në zona të shumta të Libanit ndërsa një zyrtar i grupit militant libanez tha për Associated Press se kanë shpërthyer radio-lidhjet (walkie-talkies).

Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit ka raportuar se edhe disa sisteme të energjisë diellore të vendosura në çatitë e shtëpive kanë shpërthyer.

Ndryshe, Hezbollahu për shpërthimet e fundit ka fajësuar shtetin izraelit ndërsa ky i fundit nuk reaguar deri më tani rreth shpërthimeve në Bejrut. /Telegrafi/

The post Shkon në nëntë numri i të vrarëve pas shpërthimeve të reja në Liban appeared first on Telegrafi.

Shpërthime të reja në Bejrut, synim ishin telekomandat e Hezbollahut

Mediat kanë raportuar për të paktën dy shpërthime të reja në periferi të Bejrutit, Liban.

Siç konfirmoi një burim i Hezbollahut për reuters, shpërthyen telekomandat e përdorura nga grupi militant ndërsa qindra njerëz u plagosën.

Mediat shtetërore raportojnë se tre persona kanë mbetur të vdekur, shkruan skynews.

Lebanese media reports that several pagers exploded during the funerals of Hezbollah fighters killed in explosions in Beirut yesterday. pic.twitter.com/G6SbqG4rMK

— NEXTA (@nexta_tv) September 18, 2024

Nuk ishte menjĂ«herĂ« e qartĂ« se çfarĂ« i shkaktoi shpĂ«rthimet, por ato erdhĂ«n njĂ« ditĂ« pasi ‘pagers’ e pĂ«rdorur nga grupi i armatosur Hezbollah shpĂ«rthyen nĂ« tĂ« gjithĂ« Libanin.

Burimi thotĂ« gjithashtu se Hezbollahu i bleu telekomandat pesĂ« muaj mĂ« parĂ«, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« me ‘pagers’ qĂ« shpĂ«rthyen gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se tre persona u vranë në rajonin Bekaa në lindje të vendit në shpërthimet e fundit.

Një burim sigurie tha se shpërthimet ishin të vogla, të ngjashme me sulmin e djeshëm ndërsa deklaroi se agjencitë e sigurisë do të hetojnë më tej çështjen. /Telegrafi/

❗ Lebanon’s capital Beirut is in chaos and numerous fires after a new series of simultaneous explosions across the city – media reports

This time the explosions were reportedly caused by walkie-talkies and radios in cars. pic.twitter.com/GFOrOWlAE5

— NEXTA (@nexta_tv) September 18, 2024

The post Shpërthime të reja në Bejrut, synim ishin telekomandat e Hezbollahut appeared first on Telegrafi.

Prezantohen pantallona me motor që rritin forcën e këmbëve me 40 për qind

Pantallonat e ecjes, Arc’tryx MO/GO vijnĂ« me njĂ« ekzoskelet tĂ« integruar tĂ« fuqizuar nga motorĂ« tĂ« fuqishĂ«m qĂ« mund tĂ« rritin forcĂ«n e kĂ«mbĂ«s sĂ« pĂ«rdoruesit me 40 pĂ«r qind dhe t’i bĂ«jnĂ« ata tĂ« ndihen 13 kilogram mĂ« tĂ« lehta.

Ekskeletet me motorĂ« kanĂ« qenĂ« realitet prej vitesh, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e mjekĂ«sisĂ«, por jo aq shumĂ« nĂ« departamentin e kohĂ«s sĂ« lirĂ«. Kjo Ă«shtĂ« gati tĂ« ndryshojĂ«, pasi marka e jashtme “Arc’teryx” dhe “Spinoff Google Skip” sĂ« fundmi u bashkuan pĂ«r tĂ« krijuar “pantallonat e para me energji nĂ« botĂ«â€.

E quajtur MO/GO, veshja novatore është më shumë se një copë veshje; ai vjen me struktura mbështetëse të personalizuara nga fibra karboni që ushqejnë energji nga motorët e integruar të kontrolluar nga Inteligjenca Artificiale (AI) në gjunjë te muskujt e këmbëve të përdoruesit gjatë ngjitjeve dhe uljes së presionit mbi gjunjët e tyre gjatë zbritjes. Të tregtuara si një pajisje lëvizëse, pantallonat MO/GO janë krijuar për ta bërë ecjen më të qasshme për njerëzit që mund të mos kenë qëndrueshmëri për të, raporton odditycentral.

“MO/GO ndihet si njĂ« zgjatim natyral i trupit, duke rritur lĂ«vizshmĂ«rinĂ« pa tĂ«rhequr vĂ«mendjen te vetja”, thanĂ« krijuesit e pantallonave dhe shtoi se “ky dizajn elegant dhe i hollĂ« e veçon atĂ« shumĂ« nga pajisjet e mjekĂ«sisĂ« tĂ« disponueshme deri mĂ« sot”.

Motorët e vendosur në anën e gjunjëve ushqehen nga një paketë baterie e vendosur rreth belit të pantallonave dhe thuhet se mund të ndihmojnë përdoruesin gjatë ngjitjeve për rreth tre orë me një karikim të plotë. Bateria rikarikohet automatikisht ndërsa përdoruesi është duke ecur drejt tatëpjetë.

MegjithĂ«se pantallonat MO/GO peshojnĂ« rreth shtatĂ« kilogramĂ« me motorĂ«t dhe paketĂ«n e baterive tĂ« pĂ«rfshira, themeluesit e Skip, Kathryn Zealand dhe Anna Roumiantseva thonĂ« se ato mund t’i bĂ«jnĂ« pĂ«rdoruesit tĂ« ndihen 30 kilogramĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« kur ecin. NjĂ« seri sensorĂ«sh ushqejnĂ« tĂ« dhĂ«na nĂ« njĂ« modul kompjuteri me fuqi AI qĂ« rregullon nivelin e ndihmĂ«s nĂ« kohĂ« reale nĂ« varĂ«si tĂ« terrenit dhe stilit tĂ« ecjes sĂ« pĂ«rdoruesit. SidoqoftĂ«, pĂ«rdoruesit mund tĂ« anashkalojnĂ« modalitetin e ndihmĂ«s automatike me prekjen e njĂ« butoni.

MegjithĂ«se motorĂ«t e Pantallonave Hiking Arc’tryx MO/GO nuk janĂ« saktĂ«sisht tĂ« padukshĂ«m, ata janĂ« shumĂ« mĂ« elegant se shumica e ekzoskeleteve moderne qĂ« kemi parĂ« dhe integrohen mjaft mirĂ« me pantallonat e ecjes Gamma tĂ« kompanisĂ«.

FatkeqĂ«sisht, njĂ« gjĂ« qĂ« Pantallonat Hiking MO/GO nuk janĂ« Ă«shtĂ« e lirĂ«. Ata pritet tĂ« dalin nĂ« treg nĂ« vitin 2025 me njĂ« çmim me pakicĂ« prej rreth 5 mijĂ« dollarĂ«sh, qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa shumica e njerĂ«zve janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« shpenzojnĂ« pĂ«r veshjet e ecjes. MegjithatĂ«, nĂ«se kĂ«to pantallona me tĂ« vĂ«rtetĂ« mund tĂ« rrisin forcĂ«n e kĂ«mbĂ«ve me 40 pĂ«r qind, ato padyshim ia vlen t’i shikoni, veçanĂ«risht pĂ«r njerĂ«zit qĂ« i duan aktivitetet nĂ« natyrĂ«, por nuk kanĂ« forcĂ«n ose qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e nevojshme.

PĂ«r fat tĂ« mirĂ«, blerja e pantallonave MO/GO nuk Ă«shtĂ« alternativa e vetme. Arc’tryx ka njoftuar se krijimi i tij inovativ do tĂ« jetĂ« gjithashtu i disponueshĂ«m pĂ«r qira tetĂ«-orĂ«she nĂ« shtigje tĂ« zgjedhura ecjeje nĂ« SHBA perĂ«ndimore dhe Kanada pĂ«r 80 dollarĂ«. Kjo nĂ« fakt ka shumĂ« kuptim, pasi shumica e njerĂ«zve do tĂ« ngurrojnĂ« tĂ« shpenzojnĂ« mijĂ«ra dollarĂ« pĂ«r diçka qĂ« as nuk e kanĂ« provuar. Plus, disa njerĂ«z nuk ecin mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« justifikuar investimin dhe mĂ« mirĂ« do t’i marrin me qira pĂ«r kĂ«tĂ« rast.

Ekzoskeletet po bĂ«hen vĂ«rtet tĂ« njohura kĂ«to ditĂ«. Vitin e kaluar, pĂ«r shembull, ne shfaqĂ«m njĂ« veshje tĂ« lehtĂ« qĂ« mund t’i ndihmonte njerĂ«zit tĂ« vrapojnĂ« mĂ« shpejt. /Telegrafi/

The post Prezantohen pantallona me motor që rritin forcën e këmbëve me 40 për qind appeared first on Telegrafi.

Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve

Vlerësimet e popullaritetit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz janë ndër më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë nga një udhëheqës gjerman me vetëm 18 për qind, sipas një sondazhi të publikuar në shtator nga Infratest Dimap.

E kundĂ«rta e Scholzit, ish-kancelarja Angela Merkel gĂ«zonte njĂ« vlerĂ«sim mesatar tĂ« besimit prej 76 pĂ«r qind gjatĂ« 16 viteve tĂ« qeverisjes – ku vlerĂ«simin mĂ« tĂ« ulĂ«t e kishte 46 pĂ«r qind shkaku i politikave tĂ« saja pĂ«r kufijtĂ« e hapur gjatĂ« krizĂ«s sĂ« refugjatĂ«ve tĂ« vitit 2016.

Scholzit, i cili Ă«shtĂ« kreu i njĂ« qeverie koalicioni trepalĂ«sh thellĂ«sisht tĂ« pĂ«rçarĂ«, popullariteti po i bie vazhdimisht gjersa kulmoi nĂ« zgjedhjet evropiane tĂ« qershorit, ku partia qĂ« drejton mori besimin e 14 pĂ«r qind tĂ« qĂ« qytetarĂ«ve – pas partisĂ« mĂ« tĂ« madhe opozitare tĂ« GjermanisĂ« dhe partive tĂ« tjera siç Ă«shtĂ« ajo e ekstremit tĂ« djathtĂ«, Alternativa pĂ«r GjermaninĂ« (AfD).

Megjithëse popullariteti i Scholzit është veçanërisht i ulët, liderët e tjerë evropianë nuk po ecin shumë më mirë, ku shumë fytyra të njohura të kontinentit po marrin rezultate të ulëta sipas të dhënave të disponueshme të sondazheve të mbledhura gjatë tre muajve të fundit në vendet e tyre përkatëse, shkruan euronews.

Sa kanë mbështetje liderët e Evropës?

Pse evropianët janë të zhgënjyer me liderët e tyre?

MegjithĂ«se masa e popullaritetit tĂ« secilit lider Ă«shtĂ« shpesh pĂ«r shkak tĂ« rrethanave nĂ« vendin e tyre, Jan Kubik, drejtor i ShkollĂ«s UCL tĂ« Studimeve Sllave dhe tĂ« EvropĂ«s Lindore nĂ« University College London, tha pĂ«r euronews se njĂ« ndjenjĂ« e pĂ«rgjithshme zhgĂ«njimi me “politikĂ«n si zakonisht” mund tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r vlerĂ«simet pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« ulĂ«ta tĂ« liderĂ«ve nĂ« EvropĂ«.

“Ka njĂ« ndjenjĂ« tĂ« prekshme pakĂ«naqĂ«sie tĂ« shkaktuar nga perceptimi se bota nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« mirĂ«, dhe askush nuk e di se si ta pĂ«rmirĂ«sojĂ« situatĂ«n”, tha Kubik, duke shtuar se Evropa gjithashtu ka mungesĂ« tĂ« “vizionarĂ«ve pozitivĂ«â€ nĂ« peizazhin e saj politik, i cili Ă«shtĂ« i trazuar nga dy luftĂ«ra tĂ« mĂ«dha dhe rritja e popullaritetit tĂ« sĂ« djathtĂ«s ekstreme.

Megjithatë, disa liderë mund të marrin frymë lehtë pasi mbështetja e tyre nuk është shumë më e ulët sesa e paraardhësve të tyre, transmeton Telegrafi.

Kubik vë në dukje se kryeministri polak, Donald Tusk po ballafaqohet me ulje të besimit që nga marrja e detyrës.

MegjithatĂ«, deri mĂ« tani, mosbesimi ndaj tij nuk Ă«shtĂ« aq i lartĂ« sa ishte pĂ«r liderin e ish-partisĂ« “Ligj dhe DrejtĂ«si” nĂ« pushtet, ose partinĂ« PiS, dhe rivalin kryesor politik tĂ« Tuskut, JarosƂaw KaczyƄski.

Erozioni gradual i besimit te Tusk mund tĂ« shpjegohet duke parĂ« polarizimin nĂ« rritje tĂ« PolonisĂ«, sipas Kubik, si dhe pĂ«rpjekjet kontroverse tĂ« Tusk pĂ«r tĂ« riparuar dĂ«met e bĂ«ra ndaj demokracisĂ« nga paraardhĂ«sit e tij tĂ« krahut tĂ« djathtĂ« nga PiS — njĂ« proces qĂ« pĂ«rfshin pĂ«rballjen e tij me rregullat e futura nga ish-qeveria e PolonisĂ«.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka besimin e 30 për qind të qytetarëve, nuk është i vetmi politikan që ka popullaritet të ultë brenda Francës, pasi që edhe udhëheqës të tjerë kanë qenë në të kaluarën jopopullor.

Në vitin 2016, ish-presidenti francez, François Hollande kishte vetëm 4 për qind të mbështetjes së francezëve sipas një sondazhi.

MegjithatĂ«, analisti politik francez, François Valentin i tha euronews se Macron e ka bĂ«rĂ« veten tĂ« papĂ«lqyer nĂ« FrancĂ« pasi e vendosur vetveten nĂ« qendĂ«r tĂ« vendimeve politike – duke u ekspozuar ndaj reagimeve tĂ« mĂ«dha tĂ« francezĂ«ve nĂ«se kĂ«rkesat e tyre nuk pĂ«rputhen me politikat e qeverisĂ« sĂ« tij.

“Kjo qasje funksionoi nĂ« favor tĂ« tij kur ishte i ri, tani po punon kundĂ«r tij. Sidomos tani qĂ« Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« i izoluar, madje edhe brenda sferĂ«s sĂ« tij politike”, tha Valentin.

Sa i përket Scholzit, mungesa e prezencës së tij në skenën publike është përmendur shpesh si një arsye për jopopullaritetin e tij.

“ShumĂ« njerĂ«z e ndjejnĂ« mungesĂ«n e tij nĂ« skenĂ«n publike, duke shpjeguar vendimet e tij dhe politikat e qeverisĂ« federale pĂ«r votuesit. Ai gjithashtu nuk duket tĂ« jetĂ« shumĂ« i pĂ«rgjegjshĂ«m ndaj kĂ«rkesave publike”, tha Antonios Souris, profesor i shkencave politike nĂ« Universitetin Freie nĂ« Berlin.

“Ka pasur periudha kĂ«tĂ« vit nĂ« tĂ« cilat ai dukej se ishte zhdukur plotĂ«sisht”, pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

The post Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Si mund tĂ« shpĂ«rthen njĂ« “pagers” – mjet i vjetĂ«r i telekomunikimit

TetĂ« persona u vranĂ« dhe rreth 2750 u plagosĂ«n – 200 prej tyre nĂ« gjendje kritike – nĂ« njĂ« seri shpĂ«rthimesh tĂ« njĂ«kohshme tĂ« “pager” nĂ« tĂ« gjithĂ« Libanin, tha Ministri i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Firass Abiad.

Viktimat e shpĂ«rthimeve janĂ« kryesisht anĂ«tarĂ« tĂ« Hezbollahut pro-iranian. NĂ« njĂ« deklaratĂ«, grupi militant fajĂ«soi Izraelin pĂ«r shpĂ«rthimet dhe deklaroi se do tĂ« “dĂ«nohej me tĂ« drejtĂ«â€.

Zyrtarët thanë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah nuk u lëndua nga shpërthimet.

Shtrohet pyetja, si Ă«shtĂ« e mundur qĂ« “pagers” tĂ« shpĂ«rthejnĂ«, sidomos nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«? Sabotimi masiv i njĂ« numri kaq tĂ« madh tĂ« sinjalizuesve libanezĂ« kĂ«rkonte inteligjencĂ« dhe aftĂ«si teknike nĂ« kohĂ«, shkruan bbc.

QĂ« nga fillimi i konfliktit nĂ« Gaza vitin e kaluar, Hezbollahu ka paralajmĂ«ruar anĂ«tarĂ«t qĂ« tĂ« mos pĂ«rdorin telefona celularĂ« nga frika se mos manipulohen nga inteligjenca izraelite. NĂ« vitin 1996, agjencia izraelite “Shin Bet” vrau njĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« Hamasit pĂ«rmes njĂ« shpĂ«rthimi tĂ« telefonit.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, Hezbollahu pĂ«rdori “pagers” pĂ«r tĂ« komunikuar. KohĂ«t e fundit iu dorĂ«zua njĂ« grup i ri “pagers”. Dikush – dhe Hezbollahu nuk dyshon se Izraeli qĂ«ndron pas kĂ«saj – arriti tĂ« futet fshehurazi nĂ« zinxhirin e furnizimit tĂ« atyre sinjalizuesve.

NjĂ« ish-ekspert i municioneve tĂ« ushtrisĂ« britanike, i cili nuk donte tĂ« identifikohej, tha pĂ«r BBC-nĂ« se pajisjet ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ishin tĂ« mbushura me eksploziv ushtarak tĂ« sasisĂ« midis 10 dhe 20 gram – tĂ« fshehur brenda njĂ« komponenti elektronik tĂ« rremĂ«.

Ky eksploziv, tha eksperti, do të aktivizohej me një sinjal, diçka që quhet mesazh tekstual alfanumerik.

Pas aktivizimit, personi i radhës që do të përdorte pajisjen do të shkaktonte shpërthimin. Megjithëse më pak se 1 për qind e pajisjeve shpërthyese të aktivizuara deri tani kanë qenë vdekjeprurëse, qindra janë lënduar rëndë, gjë që përbën një goditje të madhe psikologjike për Hezbollahun. /Telegrafi/

The post Si mund tĂ« shpĂ«rthen njĂ« “pagers” – mjet i vjetĂ«r i telekomunikimit appeared first on Telegrafi.

Momenti i shpërthimit në tregun e Libanit

Një video duket se ka kapur momentin e një shpërthimi në një treg në Liban.

Në pamjet, njerëzit duke se po bëjnë tregti përpara se të dëgjohet një shpërthim dhe njerëzit të bërtasin.

Pretendohet se shpĂ«rtheu njĂ« nga ‘pagerĂ«t’ e pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« Hezbollahut, shkruan skynews.

Dozens of Hezbollah fighters have had radio transmitters explode in their pockets

They fear that Israeli intelligence agents hacked into the devices and somehow caused them to detonate. pic.twitter.com/XZK6RimB3R

— NEXTA (@nexta_tv) September 17, 2024

NjerĂ«zit lĂ«shojnĂ« çantat e tyre dhe ikin shkaku i shpĂ«rthimit – pĂ«rpara se tĂ« kthehen dhe tĂ« kontrollojnĂ« njeriun qĂ« mund tĂ« shihet nĂ« tokĂ«.

Theksojmë se deri më tani tetë persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 persona janë lënduar.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e Libanit u bĂ«ri thirrje spitaleve qĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« pranuar pacientĂ«t ndĂ«rsa njerĂ«zit qĂ« kanĂ« “pager” t’i çaktivizojnĂ« sepse janĂ« hakuar. /Telegrafi/

The post Momenti i shpërthimit në tregun e Libanit appeared first on Telegrafi.

Rusia ka humbur shërbimet e mbi 610 mijë ushtarëve, thotë Ministria britanike e Mbrojtjes

Rusia ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« humbur mĂ« shumĂ« se 610 mijĂ« ushtarĂ« qĂ« nga fillimi i luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« – tĂ« vrarĂ« dhe tĂ« plagosur – tha Ministria e Mbrojtjes e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.

Taktikat e bazuara nĂ« “valĂ«t e masave tĂ« kĂ«mbĂ«sorisĂ«â€ kanĂ« kĂ«rkuar qĂ« Moska tĂ« “riformojĂ« vazhdimisht forcat nĂ« front me njĂ« fluks tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m rekrutĂ«sh tĂ« rinj”, shtoi ministria.

Ka të ngjarë që normat e rekrutimit këtë vit të kenë rënë në krahasim me vitin 2023, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit të inteligjencës.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 17 September 2024.

Find out more about Defence Intelligence’s use of language: https://t.co/pyg0nlxocb #StandWithUkraine đŸ‡ș🇩 pic.twitter.com/tZlwY3Z0oJ

— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) September 17, 2024

Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« Rusia tĂ« “rrisĂ« bonuset e hyrjes nĂ« muajin gusht tĂ« vitit 2024”.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se “vlerĂ«simet sugjerojnĂ« se pagesat e personelit ushtarak arritĂ«n nĂ« rreth 8 pĂ«r qind tĂ« shpenzimeve federale nĂ« vitin deri nĂ« qershor tĂ« vitit 2024”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

The post Rusia ka humbur shërbimet e mbi 610 mijë ushtarëve, thotë Ministria britanike e Mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

❌