Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

Liga e Kombeve/ Gjermania dhe Holanda nuk falin, Greqia mposht Finlandën

By: armand
7 September 2024 at 23:04

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 18 gola. Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë “të vetën” duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, në sfidat e tyre hapësë, të këtij sezon, të Ligës së Kombeve. Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mahnitur tifozët në […]

The post Liga e Kombeve/ Gjermania dhe Holanda nuk falin, Greqia mposht Finlandën appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 7 September 2024Main stream

Shpërthimi në “Nord Stream”, Gjermania akuzon Poloninë për sabotim të hetimeve

By: Ardit
7 September 2024 at 20:24

Pothuajse dy vjet më parë, disa shpërthime në Detin Baltik bënë bujë në mbarë botën. Shumë shpejt u bë e ditur se tre nga katër këmbët e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe 2, të cilat ishin vendosur për të sjellë gazin rus në Gjermani, janë shkatërruar. Hetuesit gjermanë besojnë se mund ta kenë […]

The post Shpërthimi në “Nord Stream”, Gjermania akuzon Poloninë për sabotim të hetimeve appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Procesi i Berlinit, Gjermania: Nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën për momentin

By: D Marku
5 September 2024 at 18:48

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka dhënë detaje nga vizita e emisarit special gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në Kosovë.

Në një postim në rrjetin X, diplomati gjerman ka shkruar se Sarrazin vizitoi Kosovën për t’i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të bëjë kompromis për marrëveshjen për CEFTA-s.

“Përfaqësuesi i Gjermanisë Manuel Sarrazin vizitoi përsëri Kosovën për të nxitur kryeministrin e Kosovës për të bërë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët Kosovës (liria e lëvizjes së mallrave), duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bordin e CEFTA-s, por pa sukses”, ka shkruar ai.

Rohde ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën.

“Nëse ka nevojë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë përpara pa Kosovën për momentin, në mënyrë që të avancojnë bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai.

Sarrazin gjatë vizitës që zhvilloi në Kosovë tha se ishte i brengosur që nuk kishte parë rezultate konkrete për avancimin e lirisë së lëvizjes, mallrave dhe parasë në kuadër të Procesit të Berlinit.

The post Procesi i Berlinit, Gjermania: Nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën për momentin appeared first on Albeu.com.

Procesi i Berlinit, Gjermania: Nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën

By: Mirgen
5 September 2024 at 19:15

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka dhënë detaje nga vizita e emisarit special gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në Kosovë. Në një postim në rrjetin X, diplomati gjerman ka shkruar se Sarrazin vizitoi Kosovën për t’i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të bëjë kompromis për marrëveshjen për CEFTA-s. “Përfaqësuesi i Gjermanisë […]

The post Procesi i Berlinit, Gjermania: Nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Scholz në bisedë telefonike me Vuçiqin thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

5 September 2024 at 17:32

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar sot në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për raportet bilaterale midis dy shteteve dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Zyra e kancelarit gjerman njofton se kancelari federal foli gjithashtu për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin.

“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Kurse Scholz i ofroi mbështetjen gjermane Vuçiqit edhe për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.

“Kancelari Federal ofroi mbështetjen gjermane, ndër të tjera, për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi. Ai iu referua projekteve përkatëse gjermane për minierat e litiumit dhe sugjeroi ndarjen e ekspertizës ekzistuese mbi projektimin e qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit të projekteve të tilla,” thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane. /Telegrafi/

The post Scholz në bisedë telefonike me Vuçiqin thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

5 September 2024 at 12:48

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar pas vizitës së nënkryetarit të qeverisë serbe, Aleksandar Vulin në Moskë.

Vulin ishte në një udhëtim zyrtar në Rusi ku është takuar me presidentin Vladimir Putin, për të cilin pati vetëm fjalë të mira – duke ia bërë të qartë se Serbia që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s, si dhe nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.

Në një postim në llogarinë e tij në X, Roth ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, deklarata këto të Vulinit që sipas tij bisedimet për anëtarësim në BE po i bën gjithnjë e më të kota.

“Zotëri presidentit Vuçiq, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të kota. Miqësia me kriminelët e luftës/prishësit e demokracisë mund të çojë në Kremlin, por defitinivisht jo në BE”, ka shkruar Roth.

Ndër tjera në takimin mes Vulin dhe Putin, zyrtari serb i dërgoi “përshëndetjet më të përzemërta nga Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se nuk është vetëm partner i Rusisë, por edhe aleat”. /Telegrafi/

Mr President @avucic, if this is the official position of the Serbian Government, the EU accession talks are becoming increasingly pointless. Friendship with war criminals+the dismantling of democracy may lead to the Kremlin, but definitely not to the EU.
pic.twitter.com/N9XmUvMukG

— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) September 5, 2024

The post Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth appeared first on Telegrafi.

Dëbime dhe ndalime në kufi/ Gjermania do ndryshojë politikat për emigrantët

By: user 6
4 September 2024 at 23:47

Ministri gjerman i Financave, dhe kreu i liberalëve, FDP, Christian Lindner në daljen publike pas zgjedhjeve në Saksoni dhe Tyringi shfaqi një zhgënjim të thellë. “Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës, që ky shtet, me gjasë e ka humbur kontrollin tek imigrimi dhe azili në Gjermani”.

Por shfajësimet nuk i interesonin më kujt. Qytetarët “duan zgjidhje”, sipas Lindner, ministër në koalicionin qeveritar të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve. Në të dyja landet, AfD, e kategorizuar si ekstremiste e djathtë, fitoi më shumë se dyfishin e votave të partive të koalicionit qeverisës të marra së bashku.

Më shumë se tre milionë refugjatë në Gjermani

Sondazhet paszgjedhore tregojnë, se azili dhe migracioni janë tema vendimtare kur vjen puna tek dhënia e votës. Në tërësi në Gjermani në fund të vitit 2023 jetonin 3,2 milionë vetë që kanë ardhur si refugjatë, mes tyre më shumë se 1 milionë ukrainas. Grupi i dytë më i madh i refugjatëve janë sirianët. Në vitin 2023 ka pasur 352 000 kërkesa për azil, për vitin 2024 priten 270 000 kërkesa. Shumica e kërkesave për azil në Gjermani refuzohen.

Në fund të vitit 2023 në Gjermani jetonin 44 000 refugjatë me status të njohur të azilit. Shumë më tepër njerëz marrin mbrojtje të përkohshme. Rreth 745 000 vetëve u njihet një status i tillë i mbrojtjes së përkohshme bazuar në konventën e refugjatëve të Gjenevës. Rreth 326 000 të tjerë gëzojnë statusin e mbrojtjes subsidiare, që hyn në fuqi kur personit nuk i jepet mbrojtja e refugjatit dhe as e drejta e azilit dhe në vend ka luftë civile.

Për më shumë se 1 milionë refugjatë janë ende në procedim e sipër kërkesat e tyre. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjermani qëndrojnë 227 000 vetë që duhet të largohen nga vendi. Por 80% e tyre kanë Duldung, qëndrim i përkohshëm i toleruar i dhënë për shkaqe të ndryshme që pengojnë dëbimin.

Pas atentatit islamist me thikë në Solingen, një javë para zgjedhjeve në dy landet, qeveria gjermane ka bërë të ditura ashpërsime të reja të politikës së migracionit dhe forcimit të sigurisë. Azilkërkuesit, për të cilët sipas rregullores së Dublinit është përgjegjës një vend tjetër i BE, nuk do të marrin mbështetje financiare.

Po ashtu planifikohet shtimi i dëbimeve. Dëbimet do të lehtësohen sidomos për personat që kryejnë vepra penale, atyre do t’iu hiqet më lehtë statusi i mbrojtjes që çon në dëbime. Do të çohen drejt përfundimit po ashtu marrëveshje migrimi me vende të treta jashtë BE, që mund të marrin refugjatët, si Moldavia, Kenia dhe Filipinet.

Unioni vë në dyshim të drejtën për azil

Për CDU dhe CSU, që përbëjnë grupin më të madh opozitar në Bundestag, këto ashpërsime nuk mjaftojnë. Që para zgjedhjeve, Unioni kërkoi që të hiqet në Gjermani e drejta kushtetuese për azil dhe që refugjatët të dëbohen në kufi.

Pas zgjedhjeve në lande, kreu i CDU-së, Friedrich Merz tha, se nuk ka për të lëvizur “asnjë milimetër”. “Problemi i vërtetë është si edhe më parë presioni i imigracionit të pakontrolluar”, tha Merz. Sipas Merz, “për pesë dëbime vijnë 100 të tjerë” dhe kërkoi korrigjime të tjera të politikës së migracionit.

SPD dhe Të Gjelbrit e refuzojnë këtë. Propozime të tilla “nuk pajtohen me kushtetutën tonë”, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, Saskia Esken. “Tek gjithçka që bëjmë, tek politika që kujdeset për kontrollin dhe monitorimin, por edhe tek humaniteti dhe detyrimet tona, ne nuk do ta prekim kushtetutën. Ne nuk do të shkelim detyrimet tona ndërkombëtare dhe ato që rrjedhin nga rregulloret europiane.”

FDP mendon ndryshe. Kreu i saj, Lindner thotë se është e gabuar të flasësh që në fillim për ndalime. Partia e tij është e hapur për ndryshime në ligje, edhe kushtetutën, tha ai pas zgjedhjeve në lande duke kaluar në krah të opozitës, CDU/CSU.

Takimi i grupit të punës për migracionin

Një grup pune i federatës dhe landeve, i thirrur nga kancelari Scholz pas atentatit në Solingen zhvilloi takimin e parë të martën. Edhe kreu i CDU, Friedrich Merz ofroi bashkëpunimin. Në tryezë qëndrojnë propozimet e bëra ndërkohë nga qeveria për ashpërsimin e politikës së migracionit dhe forcimin e sigurisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet, se jemi të hapur për propozime të Unionit dhe landeve dhe do t’i konsultojmë ato. “Nëse koalicioni do të flasë me ne për një zgjidhje, atëherë në krye duhet të qëndrojësi tema nr 1 e kufizimit të migracionit, dhe kufizimi bëhet vetëm me kthim që në kufijtë gjermanë”, është shprehur Merz.

Ndërkohë ka plasur debati, nëse është e mundur nga ana ligjore të kthehen refugjatët në kufi. Merz është i bindur, se Gjermania e ka këtë mundësi dhe i referohet nenit 72 të marrëveshjes së punës me BE, që e lejon këtë, “këtë kur siguria dhe rendi i vendit tonë nuk janë më të garantuar”.

Shfuqizim i rregullores së BE? “Kjo do të ishte një bombë atomike.”

Juristi ekspert për kushtetutën, Daniel Thym e quan propozimin e Merz “të arsyetueshëm nga ana juridike”. Për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung ai tha se një ligj i tillë nuk shkel as ligjin themelor gjerman dhe as konventën për refugjatët të Gjenevës, por mund të dalë edhe para Gjykatës Europiane. Ai shikon këtu mundësinë që Gjermania të fitojë.

Kurse studiuesi i migracionit, Gerald Knaus paralajmëron nga pasojat, nëse Gjermania i kthen refugjatët në kufi. “Të shfuqizosh rregulloret e BE, kjo do të ishte një bombë atomike, dhe do të çonte aty që shumë vetë në BE do të vepronin po kështu”, tha Knaus në ZDF.

Por është e rëndësishme që të ndërmerret diçka kundër migracionit ilegal. “Rruga për të bëtë këtë nuk është të shtysh njerëzit sa andej këtej nëpër BE dhe mes vendeve, por të reduktosh migracionin e parregullt në BE.” Për shembull përmes zhvendosjes së procedurave të azilit në shtete të treta të sigurta jashtë BE. /DW

The post Dëbime dhe ndalime në kufi/ Gjermania do ndryshojë politikat për emigrantët appeared first on Lapsi.al.

Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë

4 September 2024 at 17:03

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, ka thënë të mërkurën kancelari Olaf Scholz, duke u përpjekur të largojë frikën se Berlini mund të zhgënjejë Kievin mes një “shtrëngimi” të buxhetit të brendshëm dhe raporteve të mediave për “një ngrirje” të ndihmës së re ushtarake gjermane.

“Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë. Ne kemi bërë dispozita, kemi arritur marrëveshje (të mbrojtjes) dhe kemi siguruar fondet në kohën e duhur, në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Scholz, përcjell Telegrafi.

Shqetësimet janë rritur në mes të gushtit pasi gazeta Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS) tha se ministria gjermane e financave nuk do të miratojë aplikime shtesë për ndihmën ushtarake për Ukrainën për shkak të kufizimeve buxhetore.

Por një zëdhënës i qeverisë gjermane më vonë e quajti atë raport “të pasaktë” dhe përsëriti mbështetjen e Berlinit për Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”.

Scholz po fliste në një bazë ushtarake afër qytetit verior të Todendorf, ku sistemi i parë i mbrojtjes ajrore gjermane IRIS-T SLM u shpall funksional.

Edhe përpara se Luftwaffe të merrte në dorëzim njësinë e saj të parë, Gjermania financoi disa sisteme IRIS-T SLM për Ukrainën, ku ato përdoren kryesisht për të mbrojtur Kievin kundër sulmeve me raketa ruse, duke e bërë atë një nga donacionet më të lakmuara të armëve perëndimore.

Deri më tani, Gjermania ka furnizuar Kievin me katër nga gjithsej 12 njësi IRIS-T SLM të premtuara, me dy sisteme të tjera që do të dërgohen deri në fund të vitit.

“Në Ukrainë, IRIS-T ka rrëzuar më shumë se 250 raketa, dronë dhe raketa deri më tani dhe ka shpëtuar jetë të panumërta, me një shkallë goditjeje mbresëlënëse prej 95% ose edhe më shumë”, tha Scholz.

Me një rreze prej rreth 40 km (25 milje) dhe një pamje 360 gradë, sistemi i ndërtuar nga prodhuesi gjerman i armëve Diehl është përdorur për të rrëzuar raketat – të vendosura nga Rusia për të sulmuar termocentralet – dhe gjithashtu fluturake, duke përfshirë dronët Shahed të prodhuar nga Irani. /Telegrafi/

The post Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë appeared first on Telegrafi.

Scholz: Gjermania s’do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

4 September 2024 at 16:46

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas druajtjeve se Berlini mund ta zhgënjejë Kievin si pasojë e buxhetit të kufizuar dhe raportimeve se do ta ngrijë ndihmën e re ushtarake për të.

“Përkrahja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë. Ne kemi bërë provizione, kemi nënshkruar marrëveshje [për mbrojtjen] dhe e kemi siguruar financimin në kohë të mira, në mënyrë që Ukraina mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen”, tha Scholz.

Në gusht, gazeta Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS) raportoi se Ministria e Financave e Gjermanisë nuk do t’i aprovonte kërkesat shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën, për shkak të kufizimeve buxhetore.

Megjithatë, një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha më vonë se ky raportim ishte “i pasaktë” dhe përsëriti se Berlini do ta mbështeste Ukrainën “aq gjatë sa të jetë e nevojshme”.

Scholz foli të mërkurën në një bazë ushtarake afër qytezës veriore Todendorf, ku sistemi i parë kundërajror me rreze të mesme veprimi i Gjermanisë, IRIS-T SLM, u vu në funksion.

Edhe para se Forcat Ajrore të Gjermanisë (Luftwaffe) ta pranonin njësitin e parë të këtij kundërajror, Gjermania i financoi disa sisteme IRIS-T SLM për Ukrainën, ku ato përdorën kryesisht për ta mbrojtur Kievin kundër sulmeve raketore ruse.

Deri tani, Gjermania ia ka dhuruar Kievit katër prej 12 kundërajrorëve të premtuar IRIS-T SLM.

“Në Ukrainë, IRIS-t i ka rrëzuar më shumë se 250 raketa, dronë dhe raketa lundruese deri tani, si dhe ka shpëtuar jetë të panumërta njerëzish, me një saktësi mesatare mahnitëse prej 95 për qind apo më shumë”, tha Scholz.

Me një gamë prej 40 kilometrash dhe me pamje 360 shkallë, ky sistem i ndërtuar nga prodhuesi gjerman i armëve, Diehl, është përdorur për t’i rrëzuar raketat lundruese – që përdoren nga Rusia për t’i sulmuar termocentralet – dhe gjithashtu avionët luftarakë, përfshirë dronët e prodhimit iranian, Shahed.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Scholz: Gjermania s’do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Nga largimet e bujshme te problemet fizike të yjeve bavareze, si paraqitet situata te Gjermania

4 September 2024 at 15:51
Një ditë pasi Joshua Kimish u emërua kapiten i ri, filloi përgatitja sportive e kombëtares e Gjermanisë në kuadrin e ndeshjes hapëse të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë.PROBLEMET – Edhe pse të 23 lojtarët fillimisht morën pjesë në seancën e parë stërvitore, Xhamal Musiala nga Bajerni përfundoi vetëm programin e ngrohjes. Më pas 21-vjeçari pushoi për

“Të shfuqizosh rregulloret e BE, një bombë atomike”- Refugjatët dhe azili, analiza e DW: Cilin kurs do të ndjekë Gjermania?

4 September 2024 at 14:12
Të shfuqizohet e drejta e azilit? Të kthehen refugjatët që në kufi? Këto janë kërkesat e opozitës. Pas sukseseve zgjedhore të partisë ekstresmiste të djathtë, AfD, një parti e qeverisë mbështet kërkesat e opozitës. Ministri gjerman i Financave, dhe kreu i liberalëve, FDP, Christian Lindner në daljen publike pas zgjedhjeve në Saksoni dhe Tyringi shfaqi

“Një situatë shumë serioze”: Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

3 September 2024 at 18:10

Volkswagen po vlerëson nëse do të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në historinë e tij 87-vjeçare.

Këtë vendim, kjo kompani thuhet se po e shqyrton ndërsa po përpiqet të thellojë uljet e kostove mes konkurrencës në rritje nga prodhuesit e automjeteve elektrike të Kinës, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë të hënën, prodhuesi gjerman i automjeteve, një nga kompanitë më të mëdha të makinave në botë, tha se nuk mund të përjashtonte mbylljen e fabrikës në vendin e saj.

Masa të tjera për “provën e së ardhmes” të kompanisë përfshijnë përpjekjen për të përfunduar një marrëveshje për mbrojtjen e punësimit me sindikatat, e cila ka qenë në fuqi që nga viti 1994.

“Industria evropiane e automobilave është në një situatë shumë serioze”, citohet të ketë thënë CEO i Volkswagen Group, Oliver Blume.

“Mjedisi ekonomik u bë edhe më i ashpër dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në tregun evropian. Gjermania në veçanti si një vend prodhimi po mbetet më mbrapa për sa i përket konkurrencës”.

Volkswagen, i cili filloi një përpjekje për uljen e kostove prej 10 miliardë euro (11.1 miliardë dollarë) në fund të vitit të kaluar, po humbet pjesën e tregut në Kinë, tregun e saj të vetëm më të madh.

Në gjysmën e parë të vitit, dërgesat për klientët në atë vend ranë 7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Fitimi operativ i grupit ra 11.4% në 10.1 miliardë euro (11.2 miliardë dollarë).

Performanca e dobët në Kinë vjen pasi kompania humbet ndaj markave lokale të EV, veçanërisht BYD, të cilat gjithashtu përbëjnë një kërcënim në rritje për biznesin e saj në Evropë.

Planet e uljes së kostove të Volkswagen do të përballen me rezistencë të madhe nga përfaqësuesit e punës, të cilët mbajnë pothuajse gjysmën e vendeve në bordin mbikëqyrës të kompanisë, organi që emëron menaxherët ekzekutivë.

IG Metall, një nga sindikatat më të fuqishme të Gjermanisë, fajësoi të hënën keqmenaxhimin për mangësitë e firmës dhe u zotua të luftojë për të mbrojtur vendet e punës. /Telegrafi/

The post “Një situatë shumë serioze”: Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori appeared first on Telegrafi.

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

1 September 2024 at 19:21

Partia e ekstremit të djathtë, AfD fitoi sot zgjedhjet shtetërore në shtetin gjerman lindor të Turingisë me 30.5 për qind të votave, sipas exit poll-eve, duke shënuar fitoren e parë të partisë në zgjedhjet shtetërore.

Pothuajse pesë milionë njerëz kishin të drejtë të votonin për parlamentet e reja shtetërore në shtetet lindore gjermane të Saksonisë dhe Turingisë të dielën (1 shtator), shkruan dw.

Në shtetin më të vogël të Turingisë, AfD-ja e ekstremit të djathtë (Evropa e Kombeve Sovrane) fitoi zgjedhjet e para shtetërore ndonjëherë në historinë gjermane me 30.5 për qind të votave, sipas sondazheve të daljes nga transmetuesi publik ARD.

Germany, Thuringia regional parliament election today:

6 PM CEST Infratest dimap exit poll

AfD-ESN: 30.5% (+7.1)
CDU-EPP: 24.5% (+2.8)
BSW-NI: 16.0% (new)
LINKE-LEFT: 12.5% (-18.5)
SPD-S&D: 7.0% (-1.2)
GRÜNE-G/EFA: 4.0% (-1.2)
FDP-RE: 1.3% (-3.7)

+/- vs. 2019 election… pic.twitter.com/uI1dP9RYJM

— Europe Elects (@EuropeElects) September 1, 2024

Në vend të dytë, sipas exit poll-eve, ishte CDU (EPP) e qendrës së djathtë me 24.5 për qind të votave, përpara partisë së re populiste të krahut të majtë BSW me 16 për qind.

Partia e majtë e kryeministrit aktual të shtetit Bodo Ramelow – i cili deri më tani ka qeverisur në një qeveri të pakicës me socialdemokratët dhe të gjelbrit – humbi më shumë se gjysmën e votave të saj në krahasim me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2019, duke siguruar vetëm 12.5 për qind të votave.

Ndërkohë, SPD (S&D) e kancelarit Olaf Scholz fitoi 7 për qind, ndërsa partnerët e tyre të koalicionit kombëtar, të Gjelbrit dhe FDP liberale, nuk arritën të fitonin vota të mjaftueshme për t’u përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm të shtetit. /Telegrafi/

The post Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias appeared first on Telegrafi.

❌
❌