Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj

By: V K

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane “La7”, është shprehur i bindur se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

I pyetur lidhur me raportin e tij me kryeministren e së djathtës ekstreme Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që e njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama, në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.

Po ashtu, Rama ka sqaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e Qeverisë së Italisë.

The post Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj appeared first on Albeu.com.

Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi gazetarë të pacilësuar me emër, duke deklaruar se “do t’i konsiderojë si pjesë të një strukture kriminale” pas publikimeve të detajeve nga dosja e akuzës së prokurorëve specialë kundër tij, akuzë që zbardh marrëdhënie kontroverse të bizneseve të ndryshme me atë vetë dhe të afërm të tij. Asociacioni i Gazetarëve të […]

The post Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij appeared first on Reporter.al.

Gazetaria ‘copy-paste’ cenon të drejtat e autorit dhe rrit rrezikun për dizinformim

Saktësia dhe paanshmëria janë dy parimet bazë të Kodit të Etikës së Gazetarit, që i detyron këta të fundit që të verifikojnë informacionin përpara botimit si dhe të bëjnë çmos që t’i ofrojnë publikut raportim të paanshëm dhe të balancuar. Por në epokën e mediave dixhitale, Kodi i Etikës po zëvendësohet përditë e më shumë […]

The post Gazetaria ‘copy-paste’ cenon të drejtat e autorit dhe rrit rrezikun për dizinformim appeared first on Reporter.al.

Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në panoramën mediatike shqiptare

Katër televizionet më të mëdha komerciale të vendit rritën shkallën e dominimit të tregut në masën 79.1% gjatë vitit 2023, nga 75.1% që kontrollonin në vitin 2022. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e pasqyrave financiare të kompanive të licencuara për shërbime televizive komerciale, të analizuara nga BIRN. Kjo është shkalla më e lartë […]

The post Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në panoramën mediatike shqiptare appeared first on Reporter.al.

Mbyllet versioni i shtypur i “Gazeta Shqiptare”

“Gazeta Shqiptare”, një prej të përditshmeve më të vjetra në vend ka vendosur të ndalojë publikimin e saj të shtypur, ndërsa do të vazhdojë të botojë në versionin e saj online. “Gazeta Shqiptare” ishte një nga 7 të përditshmet që ende botoheshin dhe mbyllja e saj varfëron më tej shtypin e shkruar në Shqipëri. “Nga […]

The post Mbyllet versioni i shtypur i “Gazeta Shqiptare” appeared first on Reporter.al.

❌