Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Benet Beci: Me Elisën Shkodra gjithmonë në fokusin e takimeve tona, gjëra të reja për të mësuar

By: redi

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka publikuar në Facebook, një foto me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin e cila ka qenë drejtuese politike në qarkun e Shkodrës, dhe shihen teksa konsumojnë një kafe. Në zgjedhjet vendore së bashku me Becin siguruan një fitore të madhe të PS-së në Shkodër, një bastion i zjarrtë i PD-së. ”Me Elisën Shkodra gjithmonë në fokusin e takimeve tona…

Source

Italia përmbytet, kurse zjarret mbërthejnë Portugalinë. 5 viktima dhe 182 të plagosur

By: redi

Teksa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend europian është mbërthyer nga zjarret që nga 15 shtatori. Në Portugali janë regjistruar 5 viktima dhe 182 të plagosur, ndërsa sipërfaqja e tokës së shkatërruar nga zjarret vlerësohet të jetë mbi 122,000 hektarë. Rreth 83% e tokës ndodhet në veri dhe në qendër të vendit dhe sipas Institutit Portugez të Ruajtjes së Natyrës dhe…

Source

Malltezi: Pagesat Berishës nuk ia kam bërë unë, por e bija! Prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik

By: redi

Jamarbër Malltezi ka sqaruar se çdo pagesë që evidentohet në dosjen e SPAK në lidhje me gjyqet e liderit të opozitës, të zhvilluara jashtë vendit, është përballuar nga e bija. Malltezi është shprehur se të gjitha pagesat janë bërë publike dhe janë raportuar në institucionet përgjegjëse. Deklarata e plotë Prokurorët politikë gënjejnë kur shkruajnë se Jamarbër Malltezi ka paguar faturat e…

Source

Rama konsumon kafe në shkollën profesionale, apel nga Elbasani: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagat

By: redi

Kryeministri Edi Rama konsumoi një kafe pa pagesë në “barin” e praktikës së shkollës profesionale në Elbasan. Shefi i qeverisë përfitoi nga ky moment për t’u bërë thirrje punonjësve të cilëve nuk u deklarohen pagat e plota, që të denoncojnë punëdhënësit e tyre. “Deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro të pagës minimale, edhe për një punonjës të zakonshëm edhe për…

Source

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës

By: redi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, konform Rregullores ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale. Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete…

Source

Koçiu në shkollën “Kristo Isak” në Berat: Arsimi profesional, mundësi për punësim në qendra socio-shëndetësore

By: redi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka zhvilluar një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat ku për këtë vit arsimor janë rreth 224 nxënës të cilët kanë zgjedhur të ndjekin degët që ofrohen. Shkolla e mesme profesionale “Kristo Isak” përgatit profesionistë të rinj edhe në profilin socio…

Source

Sa hipokritë me Gerti Bogdanin, këta politikanët!

By: redi

Editorialin e shikoni duke klikuar videon! U nda nga jeta një politikan i ri që kishte premisa lidershipi. Gerti Bogdani gjatë gjithë jetës së tij politike manifestoi kulturë, besueshmeri dhe ishte larg pazarëve të politikës së ditës, pazare të cilat mbizotërojnë prej 34 vitesh politikën shqiptare. Por në PD nuk e donin sepse ai fliste sinqerisht dhe hapur. Ndërkohë që në varrimin e…

Source

Kurti për Reuters: Brukseli përkëdhel Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim

By: redi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë. Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, ku ai ka thënë…

Source

Koka e Ibrahim Aqil vlente plot 7 milionë dollarë, Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut

By: redi

Komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil besohet të jetë në mesin e të vrarëve nga një sulm raketor izraelit në Bejrut. Aqil u vra në sulmin e ndodhur në periferitë jugore të kryeqytetit, që në total shkaktoi 8 viktima dhe la 59 të tjerë të plagosur. Ai u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut, “Radwan”, teksa po zhvillonin një takim. Për këdo që do të siguronte…

Source

Ç’po ndodh me përmbytjet në Itali? Gazetarja Kepi: Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur

By: redi

Në Itali vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive. Më e prekur është zona e Emilia Romagna, ku vijon ende alarmi i kuq. Nesër do mblidhet Këshilli i Ministrave për të miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për këtë rajon pas kërkesës së guvernatores Irene Priolo. Gazetarja Alba Kepi në Itali ka dhënë detaje mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq.

Source

Bardhi në Roskovec: Qeveria punon kundër qytetarëve. Kjo zonë është lënë në harresë

By: redi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me mbështetës të partisë nga Roskoveci. Bardhi shprehet se qeveria këtu ka punuar vetëm kundër interesave të qytetarëve. Sipas tij, zona është lënë në harresë, ndërsa thotë se PD është gati për betejë. “Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar…

Source

Më 5 nëntor qytetarët amerikanë do të zgjedhin presidentin, ka një rritje për Kamala Harris

By: redi

Më 5 nëntor, qytetarët amerikanë do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin. Në fund të muajit korrikut, presidenti aktual i SHBA Joe Biden hoqi dorë nga oferta e tij për 2024 pas javësh presioni pas një debati të dobët dhe pyetjeve në rritje mbi shëndetin e tij. Kush parashikohet të fitojë zgjedhjet presidenciale? Sipas sondazheve kombëtare dhe të dhënave historike të…

Source

Rusia mbështet planin nga Vuçiç, Moska: Me Kurtin shqiptarizimi u bë kërc@nues

By: redi

Një javë më parë Aleksandër Vuçiç në një fjalim të jashtëzakonshëm shpalli një plan me 7 pika për Kosovën, ku e klasifikoi si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe kërkoi krijimin e një prokurorie special. Ky plan i Vuçiç ka marrë këtë të premte mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova që tha se nisma e Beogradit për zgjidhjen e situatës në…

Source

Programi i Praktikave të Punës, ministrja Denaj: 50 të rinj i bashkohen institucioneve të Bujqësisë

By: redi

50 të rinj e të reja, kanë nisur sot Programin Kombëtar të Praktikave të Punës pranë institucioneve të Bujqësisë. Në takimin e zhvilluar me ta, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj diskutoi mbi zgjedhjen e tyre për të zhvilluar praktikën 3-mujore në sektorin e bujqësisë. “Shumë e lumtur që bashkë me Zv. ministrin Dhimo Kote, Zv. ministrin Roland Kristo, mirëpritëm 50 të rinj…

Source

Nënat duhet ta lexojnë mesazhin e Kiara Titos

By: redi

Kiara Tito e cila është pjesë e videos së re të Top Channel u përball me një koment të pahijshëm, i cili praktikisht i sugjeronte që të vishte diçka në ngjyrë të zezë, pasi Kiara dukej jo në formë në video. “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes. Në dorë e kisha, por në fundit të fundit, pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk…

Source

Zëri i Amerikës: Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

By: redi

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me të cilën po përballet ushtria ruse në vitin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, analistët thonë se mbështetja e përkrahjes për mobilizimin dhe faktorë të tjerë, po e shtyjnë Rusinë të kërkojë mercenarë nga vende të tjera.

Source

Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeç, policia shoqëron 57-vjeçaren. Pamjet që bënë xhiron e rrjetit

By: redi

Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pesë ditë më parë në një market në “Rrugën e Barrikadave”, ku u raportua se një vajzë 2-vjeç u tentua të rrëmbëhej nga një grua. Pamjet bënë xhiron e rrjetit tregonin zonjën duke marrë në duar vajzën e mitur, të cilën e ktheu sërish në market pas pak kohe. Në lidhje me ngjarjen policia sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e 57-vjeçares që…

Source

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

By: redi

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet se rastet e vdekjeve si ajo e ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdani quhen vdekje të papritura. “Vdekje të papritura janë të njohura në një patologji që përbën një problematikë të madhe në sistemin shëndetësor.

Source

Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: Hekurudha Shkodër-Gjakovë, projekt kombëtar

By: redi

Projekti i Korridorit VIII dhe Korridori X kanë qenë në fokus të diskutimeve të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest. Balluku njoftoi se ka folur me homologun kosovar për hekurudhën e përbashkët kombëtare që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën dhe që do të bëhet më pas pjesë e Korridorit të X…

Source

❌