Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sot Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

By: V K

Mbrëmjen e sotme, do të luhet derbi i parë i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Ndeshja Partizani-Tirana, do të zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Policia e Tiranës, ka përgatitur planin e masave për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë derbit të kryeqytetit që luhet sot mes Partizanit dhe Tiranës.

Masat përfshijnë bllokimin e disa segmenteve rrugore për lëvizjen e tifozëve.

Bllokimet do të fillojnë nga ora 17:00 dhe do të përfshijnë:

Rrugën “Lek Dukagjini” përreth stadiumit
Rrugën “Dervish Hima”
Rrugën “Gjergj Filipi”
Rrugën “Papa Gjon Pali II” (nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi)
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”)
Tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, ndërsa tifozët e KF Tiranës do të nisen nga sheshi “Skënderbej”.

Policia do të ushtrojë kontrolle për sende të ndaluara, dhe çdo tifoz duhet të ketë me vete dokument identifikimi. Hyrja në stadium do të ndalohet për ata pa dokumente identifikimi dhe për fëmijët nën 16-vjeç pa shoqërimin e prindit.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozëve dhe qytetarëve për të evituar lëvizjet me automjete në segmentet e bllokuara.

The post Sot Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Fundjava me vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për sot

By: user7

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpasherëshme në pjesën tjetër të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqëndruar në relievet malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14°C ndërsa ato maksimale deri në 28°C. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 10 km/h shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

The post Fundjava me vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për sot appeared first on Lapsi.al.

U nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare, kush ishte ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

By: V K

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Po kush ishte Gerti Bogdani?

Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe, vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011, ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Demokrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.

Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

The post U nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare, kush ishte ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, porositë që pritet të lërë kryeministri

By: V K

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri i vendit Edi Rama, do të mbledhë drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit.

Mësohet se pjesë e takimit do të jenë edhe kryebashkiakët socialistë.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pritet të nisë prej orës 14.00.

Kjo është mbledhja e parë e drejtuesve politikë, nën drejtimin kryesocialistit që prej ndarjes së detyrave në Asamblenë Kombëtare të 8 shtatorit.

Në takimin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama, pritet të lërë porositë lidhur me organizimin e punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dhe veçanërisht vota e Diasporës, e cila do të jetë edhe risia e madhe e parlamentareve të vitit të ardhshëm.

Drejtuesit politikë të PS në 12 qarqet e vendit

Qarku Tiranë
Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

Qarku Durrës
Emirjana Sako

Qarku Lezhë
Ulsi Manja

Qarku Shkodër
Benet Beci

Qarku Kukës
Pandeli Majko

Qarku Dibër
Blendi Gonxhja

Qarku Elbasan
Arbjan Mazniku

Qarku Korçë
Niko Peleshi

Qarku Fier
Belinda Balluku

Qarku Vlorë
Bledi Çuçi

Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro

Qarku Berat
Ervin Demo

The post Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, porositë që pritet të lërë kryeministri appeared first on Albeu.com.

Kthjellime dhe kalime vranësirash, mësoni parashikimin e motit për sot

By: user7

Kjo e martë, ashtu si ditët e mëparshme, do të shoqërohet me kthjellime dhe kalime vranësirash. Si pasojë e një qendre ciklonare, e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit dhe më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas europën qëndrore, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites, shpjegon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, që në zonat kodrinore dhe malore mund të jenë në formën e rrebesheve.

The post Kthjellime dhe kalime vranësirash, mësoni parashikimin e motit për sot appeared first on Lapsi.al.

Vranësira, shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

By: user7

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vëndin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

The post Vranësira, shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot appeared first on Lapsi.al.

Deputetët i rikthehen punës, nis sot sesion i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës

By: V K

Këtë të hënë, do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar. Në orën 17:00 do të mbahet seanca ku do të mbajnë fjalën kryetarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare, Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka, përkatësisht kryetarë të grupeve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, “Demokraci dhe Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.

Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.

Rendi i ditës
Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i
ditës është si më poshtë:

1.Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë.
(Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores)

2.Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024.
(Neni 44, pika 2, i Rregullores)

3.Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend.
(Neni 44, pika 3, i Rregullores)
Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.

Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

The post Deputetët i rikthehen punës, nis sot sesion i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses

By: V K

Diten e sotme, do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, pas kërkesave të opozitës.

Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës, për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të partisë Demokratike.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë, që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

The post Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

❌