Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi përplaset me Spiropalin në Konferencën e Kryetarëve

By: Ela
17 September 2024 at 10:10

Mbledhja e Konferencës së kryetarëve ka nisur me debate dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar. […]

The post Mandati i Xhaçkës/ Bardhi përplaset me Spiropalin në Konferencën e Kryetarëve appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca nuk e miraton, mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohemi “Venecias”

By: V K
13 September 2024 at 07:36

Mbrëmjen e djeshme, pas një seance maratonë, Kuvendi vendosi të mos dërgojë mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese për verifikim.

Mazhoranca ka votuar me 65 vota pro dhe 9 kundër, ndërsa 25 votat pro të opozitës nuk kanë mundur të dërgojnë çështjen në GJK.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se në lidhje me këtë çështje do t’i drejtohen Komisionit të Venecias.

“Që nesër, si kryetare e Kuvendit do t’i drejtohem komisionit të Venecias për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, u shpreh Spiropali.

Kujtojmë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, më 11 korrik ja bëri të qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

“Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionin në Gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas GJK, është vlerësuar se Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimit të saj, duke mos zbatuar nenin, i cili parashikon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

Gjykata ritheksoi se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit dhe se asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë.

“Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të saj është i tillë që ju imponon të gjithë organeve shtetërore fuqinë detyruese të vendimit të saj. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit”, sqarohej më tej.

The post Mazhoranca nuk e miraton, mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohemi “Venecias” appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi u drejtohet socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK

By: V K
27 August 2024 at 12:18

Anëtarja e Këshillit të Legjislacionit, deputete e PS-së Klotilda Bushka, shprehu dakordësinë e saj lidhur me draft-raportin e paraqitur nga opozita, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, me përjashtim të propozimit për paraqitjen e një raporti.

Bushka tha se është plotësisht dakord që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancë “Për dërgimin në

Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.

Por Bushka tha se nuk ka pse të kemi një raport, por të veprohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Bushka tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një replikë me deputeten Bushka, tha se çështja nuk është aq e thjeshtë saç mundohet ta paraqesë ligjvënësja socialiste.

Bardhi tha se deputetët e PS injoruan Kushtetutën dhe vendosën të mos zbatojnë vendimin e Kushtetutës.

“Dhatë mesazhin më të gabuar, sepse vutë në diskutim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju dhatë mesazhin se nuk zbatoni vendime të drejtësisë nëse bien ndesh me interesat tuaja. Duhet të kishte një veprim nga drejtësia në këtë rast, pasi pengimi për të zbatuar një vendim gjyqësor është krim”, tha Bardhi.

Duke iu drejtuar deputetëve të PS-së, Bardhi tha se tashmë Kuvendi është i detyruar edhe në dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese, që të detyrojë Parlamentin të sjellë mocionin që të ushtrojë detyrimet kushtetuese.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo gjë, kemi një dispozitiv të Gjykatës Kushtetuese, pasi ju nuk pranoni të zbatoni vendimin. Për mbi dy vjet mbrojtët Olta Xhaçkën, shpërfillët vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Bardhi.

The post Mandati i Xhaçkës/ Bardhi u drejtohet socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Zbardhet raporti i Këshillit të Legjislacionit: Kuvendi të ekzekutojë vendimin e Kushtetueses

By: V K
27 August 2024 at 11:49

Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi, ka paraqitur raportin e PD sa i takon debateve për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Çupi ka kërkuar nga Kuvendi të ekzekutojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në raportin e përgatitur nga deputetja demokrate, bëhet me dije se Kuvendi duhet të ekzekutojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të shmangur çdo tentative për zvarritje nga ana e mazhorancës socialiste.

Gjithashtu, demokratët kërkojnë që kryeparlamentarja Spiropali te përfshijë në seancën e 2 shtatorit projektvendimin për dërgim menjëherë në Gjykatën Kushtetuese te mandatit te Xhaçkës, ndërsa i sugjerojnë që t’i kujtojë deputetëve që kanë detyrimin vetëm për të votuar “PRO”.

Sipas Partisë Demokratike, “Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash”.

Mandati i Xhqaçkës, PD prezanton raportin në Këshillin e Legjislacionit:

“Mënyra e vetme për zbatimin e këtij vendimi te Gjykatës Kushtetuese është ndjekja e procedurës parlamentare si më poshtë:

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin”, thuhet ne raportin e hartuar nga demokratja Dhurata Çupi.

Beteja e demokratëve për mandatin e Olta Xhaçkës vijon prej dy vitesh mes ecejakeve Parlament-Gjykatë Kushtetuese. Opozita po nxiton ti heqe mandatin Xhackës para se ti mbarojë natyralisht pasi neni 66/a i ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit mund të paraqitet në Kushtetuese jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të tij”.

The post Mandati i Xhaçkës/ Zbardhet raporti i Këshillit të Legjislacionit: Kuvendi të ekzekutojë vendimin e Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses

By: V K
27 August 2024 at 08:35

Diten e sotme, do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, pas kërkesave të opozitës.

Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës, për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të partisë Demokratike.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë, që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

The post Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

❌
❌