Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

OKB apelon për 58.8 milionë dollarë ndihmë për të luftuar linë e majmunit

By: user7

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka nisur një apel për 58.8 milionë dollarë për të trajtuar krizën në rritje të lisë së majmunit në gjashtë vende afrikane ku fëmijët janë më të prekur. Agjencia e OKB-së tha që nga fillimi i vitit, janë raportuar rreth 22,000 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit, me 60 për qind të rasteve tek fëmijët nën 15 vjeç.

Përafërsisht 80 përqind e më shumë se 700 vdekjeve të lidhura me linë e majmunit janë në mesin e fëmijëve, veçanërisht në komunitetet e nënshtruara. Apeli ka për qëllim arritjen e fëmijëve të prekur nga shpërthimi në Burundi, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Ruanda dhe Uganda, ku varianti i clade 1 është në rritje dhe ku mijëra fëmijë janë në rrezik të infektimit.

Në përgjigjen e tij, UNICEF-i do të ofrojë një qasje të integruar për të thyer transmetimin aktiv të sëmundjes, për të parandaluar dëmtimin dytësor të fëmijëve dhe për të mbështetur përpjekjet e gatishmërisë. Kjo përfshin koordinimin, komunikimin e rrezikut, kontrollin e infeksionit, vaksinimin, menaxhimin e rasteve, mbështetjen e shëndetit mendor dhe shërbimet thelbësore. DR Kongoja është vendi më i prekur nga shpërthimi, me më shumë se 15,000 raste dhe 700 vdekje të raportuara sipas Care, një agjenci ndërkombëtare humanitare me seli në Gjenevë.

“Gratë që ikin nga dhuna tani përballen me infeksion i cili po përhapet me shpejtësi në kampet e mbipopulluara ku sapuni, uji i pastër dhe kujdesi i duhur shëndetësor janë të pakta,” tha në një deklaratë Sidibe Kadidia, Drejtoresha e Kujdesit në DR Kongo.

Ajo tha se vajzat e mitura që janë detyruar të merren me punë seksuale. Gratë dhe vajzat që kujdesen për anëtarët e infektuar të familjes, veçanërisht foshnjat, janë shumë të ekspozuara.

“Përveç të gjithave, stigma dhe mungesa e informacionit të saktë rreth sëmudjes janë shumë të zakonshme, shpesh që do të thotë se njerëzit kërkojnë trajtim vetëm kur simptomat janë tashmë të rënda dhe shumë infektive”, tha Kadidia.

Kadidia bëri thirrje për solidaritet urgjent global për të ndihmuar në frenimin e përhapjes shkatërruese të lisë së majmunit në DR Kongo.

“Ne po bëjmë gjithçka për të kontrolluar këtë shpërthim, por e vërteta është, ne nuk mund ta bëjmë atë vetëm. Pa mbështetje të menjëhershme të shtuar ndërkombëtare, ne rrezikojmë një katastrofë humanitare që jo vetëm do të shkatërrojë DR Kongon, por mund të përfshijë të gjithë rajonin”, tha ajo.

Kadidia tha se qeveria duhet t’u japë përparësi grave dhe vajzave, të cilat përballen me rreziqe unike.

The post OKB apelon për 58.8 milionë dollarë ndihmë për të luftuar linë e majmunit appeared first on Lapsi.al.

SPAK kërkon 5 vite burg për Rexhep Rapin, 4.8 vite për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

By: V K

SPAK jep pretencën për Rexhep Rapin, i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve ne policinë e shtetit Dedan Gjoni.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie, për Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.

E njëjta kërkesë, u lexua nga SPAK në pretenc edhe për Dedan Gjoni ish-shefin e krimeve në komisariatin nr e 6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua denimi me 4.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Këta shtetas, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.

The post SPAK kërkon 5 vite burg për Rexhep Rapin, 4.8 vite për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni appeared first on Albeu.com.

Mësuesi në Elbasan i kërkon nxënëses numrin e telefonit në FB/ Edhe pse i pezulluar, shkon në shkollë

By: V K

Mbrëmjen e sotme, emisioni “Fiks Fare”, solli rastin e një shkolle 9- vjeçare në Elbasan, e cila është bërë objekt hetimesh dhe inspektimesh, sepse një mësues i ka shkruar në “Facebook” një nxënëseje të klasës së 9-të, duke i kërkuar numrin e telefonit që të flasin ndonjëherë.

Kjo situatë për këtë mësues është e përsëritur, gati 1 vit më parë ka bërë po të njëjtën gjë me një tjetër nxënëse, por situata ka kaluar në heshtje.

Emisioni Fiks Fare, solli dëshminë e një mësuesi të shkollës ,i cili tregoi se është bërë objekt sulmesh nga drejtoresha e shkollës vetëm sepse e denoncoi rastin, pasi edhe ky rast do kalonte në heshtje si rasti i parë.

Ermali thotë se pas kësaj situate, drejtoresha e shkollës e ka vlerësuar dosjen e tij me “dobët”, ndërkohë që për 10 vite e njëjta dosje është vlerësuar me “shumë mirë”.

Jo vetëm aq, por mësuesi i cili i shkruajti nxënëses dhe mori nga shkolla paralajmërim për heqje nga puna për shkelje etike, po ashtu u pezullua pas nisjes së procesit hetimor është vlerësuar me “mjaftueshëm” .

Ermali thotë se e kanë mbështetur të gjithë mësuesit e shkollës, të cilët kanë bërë dhe një peticion për drejtoreshën. Por nuk po merret asnjë masë, madje mësuesi në hetim dhe i pezulluar vjen në shkollë dhe është përfshirë edhe në përgatitjet për nisjen e vitit të ri akademik.

Drejtoresha e shkollës në takim me gazetarët i gënjeu këta të fundit, duke thënë se mësuesi nuk ka marrë pjesë në mbledhje, madje ajo tha se për mësuesin që shkruajti në “Facebook” edhe herën e parë e ka paralajmëruar me heqje nga puna.

Ndërkohë për vlerësimin e mësuesit në dosje “dobët” pranon se ka gabuar, duke u shfajësuar se ka qenë në momente tensioni dhe inati, duke anashkaluar profesionalizmin.

Mësuesi që i shkruajti në “Facebook”, nxënëses pranon se e bëri këtë gjë në një moment dobësie dhe nuk e arsyeton dot veprimin e tij.

Mësuesi pranon se ka shkuar në shkollë dhe është përfshirë në proces, ndërkohë që drejtoresha e mohon.

Për herën e parë që i dha një numër një nxënëse me anë të Facebook-ut thotë se drejtoresha ka bërë një procesverbal.

Ndërkohë që drejtoresha kërkon të shfajësohet dhe të thotë se gjithmonë ka vënë në dijeni zyrën vendore arsimore, kjo e fundit e mohon këtë gjë.
Zyra Vendore Arsimore Elbasan në një përgjigje për emisionin Fiks Fare thotë se nuk ka pasur asnjëherë dijeni më parë për situatë të njëjtë me mësuesin duke hedhur kështu poshtë atë që deklaroi drejtoresha. ZVA Elbasan po ashtu mohon të ketë dijeni që mësuesi ka shkuar në shkollë.

Ky institucion sqaron se mësuesi nuk duhet të hyjë në ambientet e shkollës deri në vendimin e prokurorisë.

The post Mësuesi në Elbasan i kërkon nxënëses numrin e telefonit në FB/ Edhe pse i pezulluar, shkon në shkollë appeared first on Albeu.com.

PD kërkon dorëheqjen e Ballukut/ Muçollari: Mashtroi për lëndët toksike në Portin e Durrësit

By: V K

Partia Demokratike, akuzon zv/kryeministren dhe ministren e Energjetikës, Belinda Balluku, se mashtroi për lëndët toksike që eksportohen përmes Portit të Durrësit.

Përmes një deklarate, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, kërkoi dorëheqjen e Ballukut dhe ministrit të Brendshëm, Pirro Vengu.

Ai tha se Balluku në mashtrim të hapur dhe papërgjegjshmëri, po merr në mbrojtje ministrin e Mbrojtjes i cili ka qenë drejtor i Portit të Durrësit, kur është bërë eksortimi i ngarkesës së mbetjeve të dyshuara toksike.

Ai tha se Balluku gënjeu kur tha se mbetjet toksike janë përgjegjësi e një kompanie private dhe jo e Portit të Durrësit.

“Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave. Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale”, u shpreh Muçollari.

Ai theksoi se “është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut, Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij”.

“Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent“, shtoi më tej anëtari i Kryesisë së PD.

Deklarata:

Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës, me vendimin nr. 16, të 21 dhjetorit 2021, ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Ky është një detyrim automatik sepse Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Rrjedhimisht Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kjo do të thotë se është në detyrimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të Autoritetit Portual të Durrësit, pra të ish-drejtorit Pirro Vengu, tashmë ministër i Mbrojtjes, dhe ministres së linjës Belinda Balluku, inspektimi dhe ndalimi ose lejimi i çdo ngarkese me mbetje toksike që del, hyn apo kalon nga Porti i Durrësit në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Sa për dijeni të ministres, Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi Shqipëria, me ligjin nr. 9594, të 27 korrikut 2006, ka aderuar në Konventën MARPOL dhe me ligjin nr. 9213, të 1 prillit 2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale.

Pra,

-zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

-udhëzimi i të gjithë agjentëve, përdoruesve/punonjësve/strukturave përgjegjëse të Portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.

-Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

-Trajnimi i të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme

-Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International MaritimeDangerous Goods Code).

Këto janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Loja e padijes bëhet për tëfshehur përgjegjësinë të Balluku-Vengut, përgjegjësinë e Edi Rames qe duket se është kreu i këtij trafiku dhe të qeverisë së tij të korruptuar.

Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij.

Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent.

The post PD kërkon dorëheqjen e Ballukut/ Muçollari: Mashtroi për lëndët toksike në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

❌